IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


Ndërtime të mëdha mbrojtëse, të përbëra nga mure rrethuese të forta me kulla të larta dhe nga ndërtesa e mjedise të brendshme të nevojshme për jetesë e për t’u mbrojtur në rast lufte. Kështjellat e para në trojet shqiptare janë ngritur qysh në neolitin e vonë.. Njihen disa kështjella ilire si Rozafa në Shkodër, Kështjella e Beratit, Lis, Bylis, etj. 
Më pasu ngritën kështjella edhe në zonat e ulëta dhe në vende strategjike si Kështjella e Durrësit, Kështjella e Gjirokastrës, Kështjella e Elbasanit e më vonë edhe Kështjella e Krujës. Këto kështjella janë një pasuri e madhe për kombin shqiptar. Ato tregojne për lashtësinë e tij në Ballkan, për artin e të ndërtuarit dhe për qendresën e tij në shekuj kundër armiqve që i janë kanosur. Kështjellat kanë vlera të mëdha kulturore dhe turistike.
Keshtjella e Beratit
Kështjellë e lashtë në Berat e ngritur në kodrën shkëmbore të qytetit, në lartësi 187 metra, në anë të lumit Osum. I përkiste fisit ilir të Desaretëve. Si pike e rëndësishme u shndërrua në qytet kështjelle me mure të lartë që përfshijne një sipërfaqe prej rreth 10 hektaresh. Përmendet me emrin e lashtë Antipatrea, kur u sulmua nga Skardilajdi gjatë luftimeve maqedono-romake. Perandori bizantin Teodori II e përforcoi dhe I vuri emrin Pulheriopolis. Nga romakët u quajt edhe me emrin Albanorum oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. XIV ishte qendër e principatës së Muzakajve. U pushtua nga osmanët më 1417. U shti në dorë nga Ali Pashë Tepelena më 1809, që ia përforcoi muret. Për madhështinë dhe objektet që ka, tërheq shumë vizitorë
Keshtjella e Shkodres
Kështjella e Shkodrës nga vendasit thirret me emrin Rozafa. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, midis lumenjëve Drin dhe Bunë. Muret e saj rrethojnë 9 hektarë tokë. Hyrjen kryesore e ka nga verilindja. Njihet si qendër e fortifikuar qysh në periudhën e mbretit ilir Gent. Me emrin Rozafa del që nga shek. VI. Sipas legjendës, në muret e saj u muros e gjallë Rozafa, nusja e vëllait më të vogël, e njërit nga tre vëllëzërit që e ngritën këtë kështjellë. azë të legjendës është mbajtja e fjalës së dhënë dhe flirti për hir të së ardhmes. Kështjella ka qenë simbol i qëndresës. Në periudha të ndryshme historike ka qenë edhe nën bizantinët, sllavët e më pas nën pushtuesit osmanë. Në shek XIV u zotërua nga Balshajt, ndërsa familja e Bushatasve aty pat ngritur pallatin e saj. Në përgjithësi Rozafa ruhet mirë dhe tërheq turistë e vizitorë të ndryshëm.

Kalaja e Durrësit muret e së cilës u ringritën në periudhën e perandorit bizantin Anastasi I me origjinë nga Durrësi, i cili e shndërroi atë në një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime në mure janë kryer edhe pas tërmetit shkatërrues të vitit 1273. Aktualisht muret mesjetare me lartësi afro 15 metra si dhe tre hyrje e disa kulla fortifikuese ruhen në afro një të tretën e gjatësisë fillestare të kështjellës së qytetit.

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë – veriun me jugun, lindjen me perëndimin. Në ambientet e Kalasë së Tiranës ka disa shtëpi tradicionale të cilat kanë krijuar stilin e ndërtesës qytetare Tiranase. Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së parë lokale.

Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.Edhe ne ditet e sotme njihet nje nder vendet me te njohura dhe me te vizituar nga turistet.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels