IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Objektivat :
1- Te njihemi me historikun e ndertimit te llampave te ftohta.
2-Te percaktojme zbatimet teknike dhe perparsite e ketyre llampave.

3-Te shpjegojme rendesine e perdorimit te ketyre llampave.
Mjetet:Materiale nga internet , postera , mjete praktike .
Fazat e punes :
a) Njohja me temen.
b) Ndarja ne grupe.
c) Ndarja e detyrave
d) Udhezime nga mesuesi per ndertimin e projektit.
e)  Diskutim dhe shkembime mendimesh ( prezantimi i projektit )


AKUMULATORI
Akumulatori është një paisje e bazuar në elemente elektro - kimike, që shërben si burim i rrymës elektrike. Për dallim nga Bateria, falë rezistencës së vogël në të, akumulatori mund të rimbushet me energji elektrike vazhdimisht.

Elementet e Akumulatorit:
1-Anoda
2-Katoda
3-Lengu Kimik (H2SO4)
4-Elektroda Pozitive.
5-Elektroda Negative.
6-Seperatoret.
Funksioni I Paisjes:
1-Ngarkimi me energji elektrike
2-Elektroliza
3-Shkarkimi i energjisë së akumuluar

Perfaqesues I pajisjes :Bateri makine …
Llambat E Ftohta:
Siguria e llampave që kursejnë energji është vënë në pikëpyetje nga disa shkencëtarë që kanë thënë se këto lloj llampash përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer. Raporti i shkencëtarëve këshillon që llampat nuk duhen mbajtur ndezur për një kohë të gjatë, sepse ato tejçojnë materiale helmuese kur janë të ndezura.
Peter Braun, i cili bëri testet në Laboratorin Alab të Berlinit, tha: “Për të tilla substanca duhet që ato të mbahen sa më larg të jetë e mundur nga prania e njerëzve.” Llampat përdoren gjerësisht në Britaninë e Madhe pas direktivave të Bashkimit Evropian për fazën e kursimit tradicional të energjisë deri në fund të vitit. Megjithatë, shkencëtarët gjermanë deklarojnë se disa kimikate dhe toksina të ndryshme çlirohen kur llampat janë të ndezura, përfshirë këtu fenolin, naftalinën dhe stirenin.
Ekspertët britanikë këmbëngulën që situate duhëj studier më shumë dhe inkurajuan konsumatorët të mos panikohen. Dr. Michille Bloor, prefesor i Shkencave Mjedisore në Universitetin e Protsmouthit, tha për Daily Express: “Studime të tjera të pavarura duhet të ndërmeren për të mbështetur gjetjen e shkencëtarëve gjermanë”. Departamenti për Mjedisin këmbëngul që llampat janë të sigurta, pavarësisht faktit se përmbajnë sasi të vogla merkuri, që mund të derdhet nëse ato thyhen.
Këshillat në faqen e tij të internetit: “Llampat që kursejnë energji nuk janë të rrezikshme për publikun. Edhe pse ato përmbajnë merkur, i limituar në 5mg për njësi llampe, ai nuk mund të derdhet nëse llampa është e padëmtuar. Në çdo rast, sasia shumë e vogël e pranishme në çdo llampë nuk ka rrezik të shkaktojë ndonjë dëm, edhe nëse llampa është e thyer”.
Raporti i fundit hedh pretendime nga Abraham Haim, profesor i biologjisë në Universitetin e Haifa-s në Izrael, që llampat mund të ndikojnë në nivele më të larta të kancerit të gjirit nëse përdoren natën vonë. Ai tha se drita me nuancë blu e llampave që kursejnë energji, imitonte dritën e diellit gjatë ditës, duke çaktivizuar në trupin e njëriut prodhimin e hormonit melaninë, më shumë se llampat e tjera, të cilat ndriçojnë me një dritë në të verdhë.
Shoqata kundër migrenës ka paralajmëruar që këto llampa mund të shkaktojnë migrenë dhe specialistët për kujdesin ndaj lëkurës pretendojnë se drita e tyre intensive mund të përkeqësojë problemet ekzistuese të lëkurës.




Aksiomat

Aksioma quhet fjalia matematike, vertetesia e te ciles pranohet pa vertetim.

Etapat e organizimit të punës mësimore

1. Hyrja (përgatitja) në punën mësimore
Hyrja apo përgatitja në punën mësimore, zë vend të rëndësishëm si etapë e organizimit të punës mësimore. Varësisht se në çfarë mënyre do të zhvillohet puna me etapën përgatitore, ashtu do të zhvillohen etapat që pasojnë. Pra, suksesi i kësaj etape varet se çfarë qasje do t’ i bëhet hyrjes nga ana e arsimtarit.

Është me rëndësi të ceket se përmes kësaj etape mundësohet përgatitja për të vazhduar realizimin e etapave pasardhëse, prandaj mund ta quajmë etapa përgatitore.
Hyrja në parim zgjat shkurt, përafërsisht 5 minta aq sa të zhvillojë kurreshtjen tek nxënësit për atë që do të mësohet. Në pjesën hyrëse të orës arsimtari bën pëgatitjen “nxehjen” e nxënësve për të përvetësuar mësimin e ri. Në fillim arsimtari në mënyrë spontane duke marrë shembuj nga jeta e përditshme bën lidhjen e tyre me mësimin e ri, bën nxitjen e ndjenjave dhe emocioneve, stimulimin e funksioneve intelektuale, krijon atmosferë për punë mësimore dhe nxit nteresim për përvetësimin e njohurive të reja duke e vënë nxënësin para problemit mësimor, respektivisht duke e subjektivizuar edhe vetë nxënësin si faktor i rëndësishëm i punës mësimore.
Pra, hyrja fillon me parashtrimin e pyetjeve nga njësia mësimore e kaluar, me bisedë të lirë, me demonstrim, me të vërejturit e ilustrimeve, ndërlidhjen e problemit me ndonjë objekt, kontrollimi i detyrave të shtëpisë, etj.
Hyrja e cila ka për qëllim të krijojë atmosferë të punës ka një nënetapë që nuk vërehet shumë, ajo është paraqitja e qëllimit të mësimit. Pas krijimit të atmosferës së punës si dhe zgjerimit të komunikimit paraqitet qëllimi.
Qëllimi i etapës hyrëse, siç theksuam edhe më lartë është që në mënyrë graduale t’ i nxisë nxënësit për punë, të vë në funksion të menduarit e tyre, të bëjë të mundur ikuadrimin e plotë të nxënësve në mësim, të rrisë shkallën e produktivitetit dhe efikasitetit, të rrisë pavarësinë gjatë punës së mëtejshme, etj.
2. Shtjellimi – zhvillimi i lëndës së re
Është etapë më e rëndësishme e punës mësimore. Ndryshe quhet edhe zhvillimi i lëndës së re, e cila fillon nga faza përgatitore e orës dhe përfshinë pjesën qendrore të saj, realizon përmbajtjen edukative dhe arsimore, që është parashikuar sipas planit dhe programit, duke formësuar punën mësimore në pikëpamjë didaktiko-metodike, nxënësit fitojnë dituri të reja.
Kjo etapë zgjat 15-20 minuta dhe paraqet proces në të cilën realizohen qëllimet dhe detyrat e mësimit të definuar në njësinë mësimore. Siç theksuam edhe më lartë kërkesa themelore që shtron kjo etapë e orës mësimore është që nxënësi të përvetësojë e thellojë dituri, të ushtrojë, përforcojë e sistematizojë dituritë e përvetësuara.
Kjo etapë e punës mësimore për nga karakteri i veprimeve operative të saj, është një proces i angazhimit të përbashkët të mësimdhënësit dhe nxënësve, i cili rrjedh nga vetë karakteri bashkëkohor i organizimit të mësimit. Mbështetur në këto kërkesa, etapa e shtjellimit të lëndës së re ndodhet në varësi direkte (sikurse edhe etapat tjera) nga përgatitja paraprake e nxënësve, që zakonisht bëhet në pjesën hyrëse të orës, që ka për qëllim integrimin e nxënësve në punën dhe përmbajtjet e reja mësimore.
Në këtë etapë pozitë të rëndësishme ka nxënësi si subjekt aktiv, i cili ka rol me rëndësi në punën mësimore dhe në tërë procesin e organizimit didaktik të mësimit duke fituar përmasa të reja të angazhimit në të gjitha sferat dhe etapat e artikulimit mësimor.
Rezultatet përfundimtare të punës mësimore të kësajë etape mund të vlerësohen në fazën përfundimtare të saj duke vërejtur me anë të përsëritjes dhe kontrollimit se sa dhe si i kanë përvetësuar nxënësit përmbajtjet e reja mësimore.
3. Ushtrimet në punën mësimore
Si pjesë përbërëse e punës mësimore janë edhe ushtrimet në punën mësimore. Ushtrimet përbëjnë një etapë shumë të rëndësishme në organizimin e procesit mësimor.
Me ushtrime në mësim kuptojmë formimin e shkathtësive në përvetësimin e teknikës së kryerjes së ndonjë veprimi. Ushtrimet kanë për qëllim t’ i aftësojnë nxënësit për kryerjen me sukses të veprimtarive përkatëse.
Shpesh herë të ushtruarit identifikohet me përsëritje, që nga aspekti didaktik është e gabueshme. Të ushtruarit lidhet patjetër me përsëritjen, mirëpo këto dy funksione didaktike duhet të dallohen duke pasur parasyshë qëllimin dhe kuptimin themelor e çdonjërit prej tyre, pra, edhe dallimet në ekzekutimin didaktik. Qëllimi i të ushtruarit është formimi i shkathtësisë për përvetësimin e teknikës së punës, kurse qëllimi i përsëritjes është arritja qëndrueshmërisë së diturive.
Kjo etapë didaktike në procesin mësimor ndahet në disa faza, edhe atë:
  • Ushtrime fillestare
  • Ushtrime plotësuese dhe
  • Ushtrime korrektuese
Ushtrimet mund të ndahen në:
  • Ushtrime me gojë (ushtrime për të shprehurit e gjuhës amtare, në gjuhën e huaj, për zgjedhjen e problemeve mësimore, etj.)
  • Ushtrime me shkrim (për përvetësimin e shkrimit në gjuhën amtare, në formë të përshkrimeve dhe diktimeve, për punë gjysmë të pavarur, për t’ u shprehur drejtë në gjuhë të huaj, për zgjidhjen e problemeve në mësim, punimet krijuese me shkrim të nxënësve, etj.)
Ushtrimet mbështeten në aftësinë e të kuptuarit dhe të menduarit, sikurse edhe mbi bazën e zhvillimit të shumë proceseve të përbëra psikike, sidomos në të vërejturit, perceptimin, kujtesën dhe aktivitete të tjera intelektuale, të cilat ngrejnë ushtrimet në një shkallë më të lartë dinamogjene, duke mundësuar edhe zhvillimin e veçorive kreative të shprehjes individuale të veprimeve.
Gjatë ushtrimeve në punën mësimore shpeshherë përdorën rregullatorë apo mjete të veçanta didaktike, që u lehtësohet nxënësve kryerja e ndonjë veprimtarie. p. sh. gjatë ushtrimit të skrimit fillestar përdoren fletore me vija të ndryshme.
Është karakteristike për këtë etapë didaktike se ajo zbatohet kryesisht në mënyrë individuale, domethënë me të ushtruar individual nxënësit fitojnë shkathtësi.
Pra, ushtrimet si etapë e punës mësimore janë shumë të rëndësishme sidomos sa i takon aftësimit dhe përgatitjes së gjeneratave të reja për jetë dhe punë, për punë të pavarur e sidomos për punë prodhuese, d. m. th. ushtrimet janë pjesë përbërëse e çdo etape apo faze të organizimit të punës mësimore.
4. Përsëritja dhe përforcimi në punën mësimore
Sikurse etapat e cekura më lartë, edhe etapat e përsëritjes dhe përforcimit janë pjesë shumë me rëndësi në punën mësimore.
Në Fjalorin e Pedagogjisë, përsëritje është kthimi te matriali i mësuar, i bërë me qëllim ngulitjeje, thellimi, zgjerimi dhe sistematizimi të njohurive, aftësive dhe shprehive të nxënsve.
Sipas Dr. Nijazi Zylfiut, përsëritja përfshinë në vete edhe të gjithë strukturat përbërëse të përforcimit, dhe se përsëritja është një komponentë relativisht i pavaruri mësimit, i cili mbështetet në tërësi edhe në elemenete të veçanta të përforcimit të ligjeve të të nxënit, gjatë punës mësimore.
Detyrë e mësimit është që dituritë dhe shkathtësitë e fituara të bëhen pasuri e përhershme e nxënësit dhe të pengohet harresa. Për këtë qëllim organizohet përsëritja, që në tërësinë e procesit mësimor ka karakter të etapës së veçantë didaktike.
Prandaj, etapa e përsëritjes në punën mësimore aplikohet në të gjitha lëndët në harmoni me planin e paraparë për përsëritje apo sipas rasteve të veçanta. Ajo është pjesë përbërëse e procesit mësimor dhe në mënyrë të organizuar ajo në masë të caktuar aplikohet gjatë gjithë zhvillimit të punës mësimore.
Përsëritja dhe përforcimi janë dy forma ose dy nivele të njohjes mësimore, sepse kanë një burim – zhvillimin e mësimit, përmbajtjet mësimore të zhvilluara më parë – dhe përsëritja është fazë e natyrshme për thellimin dhe sistematizimin e njohurive.
Zakonisht, përsëritja organizohet në fund të orës, por edhe gjatë orës. Ajo organizohet kryesisht me anë të pyetjeve të shtruara nga ana e arsimtarit. Përsëritja mund të organizohet edhe në formë të kontrollit të njohurive si: me pyetje, me detyra, me aktivitete praktike, etj.
Përsëritja është e lidhur ngushtë me përforcimin e diturive e cila në esencë kërkon sistematizim në procesin e njohjes mësimore të mësimdhënies, pa kërcime, pa lëshime, respektimin e aftësive intelektuale të nxënësve, etj. Prandaj edhe procesi i përsëritjes dhe përforcimi mbështetet në procedura ngjashme me procesin e zhvillimit të mësimit të ri që shkohet prej së afërmems nga e largëta.
Nga kjo që thamë më lartë, mund të përfundojmë se përsëritja gjatë zhvillimit të mësimit të ri na ndihmon të bëjmë lidhjen e mësimit të ri me mësimn e kaluar. Pra, njohurtë e fituara më parë mund t’ i shfrytëzojmë si bazë mbështetjeje për t’ i kuptuar më lehtë njohuritë e reja.
5. Detyrat e shtëpisë të nxënësve
Detyrat e shtëpisë të nxënësve është etapë shumë e rëndësishme e organizimit të punës mësimore shikuar nga aspekti klasë-orë-lëndor i organizimit.
Detyrat shtëpiake janë pjesë e pandarë e punës mësimore, që nënkupton vazhdimin e detyrave mësimore të nisura në shkollë dhe përfundimin e tyre në shtëpi. Përmes tyre bëhet aktivizimi i drejtpërdrejtë dhe i pavarur i nxënësve për përforcimin dhe përsëritjen e lëndës mësimore pa mbikqyrje nga ana e arsimtarit.
Vlera e detyrave shtëpiake, sipas Dr. Nijazi Zylfiut është e dyfishtë:
1. Arsimore (nxënësit i përgatit dhe i aftëson për punë të pavarur në përvetësimin, thellimin dhe zgjerimin e diturive).
2. Edukative (krijojnë shprehi për punë sistematike, planifikim të kohës dhe angazhimeve, duke e rritur nivelin e përgjegjësisë ndaj obligimeve si dhe përgatitin për veprime vetëvlerësimi).
Didaktika ka përcaktuar disa kërkesa ndaj detyrave mësimore: të jenë konkrete, të paraqiten qartë dhe bukur, të mos krijojnë mbingarkesë për nxënësit. Që të përmbushen këto, nxënësit duhet të kenë të qartë metodikën e punës për kryerjen e detyrave, si duhet punuar me librin, si duhet mbajtur shënimet, kur duhen zgjidhur detyrat e vështira e kur ato të lehtat, si duhet bërë vetëkontrolli, etj. Gjithashtu për përmbushjen e këtyre detyrave duhen krijuar kushte të volitshme për punë si dhe kërkohet angazhimi i mësimdhënësit, prindërit dhe i vëtë nxënësve.
Sipas mënyrës së kryerjes së veprimeve, detyrat mund të ndahen në:
  • detyra me shkrim,
  • detyra me gojë dhe
  • detyra praktike.
Kurse sipas qëllimit se çfarë kemi përcaktuar si objektiv, ato ndahen në:
  • detyra përgatitore,
  • detyra për ushtrime dhe
  • detyra për përforcim.
Kërkesa themelore didaktike është që çdo punë e pavarur e nxënësit duhet të kontrollohet. Mënyra e kontrollimit mund të ndërrojë nga arsimtari; nganjëherë mjafton edhe një kontrollim i rezultateve kalimthi, por është shumë me rëndësi që arsimtari të kontrollojë kohëpaskohe imtësisht dhe me kujdes të madh detyrat e shtëpisë të nxënësve dhe nëse nuk ka kohë të mjaftueshmegjatë mësimit për këtë qëllim, këtë punë e kryen edhe jashtë mësimt, në shkollë ose në shtëpi.
Kontrollimi i detyrave të shtëpisë të nxënësve është shumë me rëndësi, sidomos kontrollimi i hollësishëm, sepse te nxënësit krijohet bindje e thellë se arsimtari i kontrollonë detyrat detajisht dhe në këtë mënyrë ata do të mundohen sa më shumë që punën e tyre ta kryejnë sa më saktë dhe në mënyrë të pavarur.
6. Kontrollimi dhe vlerësimi (notimi) i diturive
Kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve si pjesë përbërëse e organizimit të punës mësimore, është një fazë shumë e rëndësishme dhe e pashmangshme, përmes së cilës bëhet kontrollimi dhe vlerësimi i përvetësimit të njohurive, shprehive dhe aftësive të nxënësve.
Kontrolli i nxënësve, si një etapë paraprake dhe përcjellëse e procesit të vlerësimit, duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo ore dhe etape të punës mësimore dhe të krijojë bindjen e mësimdhënësit për efektet e punës së vet. Kontrollimi zhvillohet në orë të veçanta, por kryesisht është pjesë përëbërëse e çdo ore mësimore dhe përfshinë jo vetëm dituritë, por edhe shkathtësitë dhe shprehitë e fituara.
Kontrollimi i njohurive të nxënësve mund të jetë:
  • kontrollimi gojarisht, përmes të cilit arsimtari e kontrollon nxënësin në mënyrë verbale (bashkëbisedimi), d. m. th. nxënësit i parashtrohen pyetjet përkatëse dhe prej tij kërkohet që në mënyrë të pavarur të japë përgjigje të caktuar.
  • kontrollimi me shkrim, këtu kontrollimi bëhet në bazë të detyrave grafike ose me shkrim të nxënësit, detyrave të shtëpisë dhe atyre shkollore, përmes testeve të ndryshme, përmes zgjidhjes së detyrave në tabelë.
  • kontrollimi praktik, zakonisht kryhet nëpër laboratore apo jashtë me anë të ushtrimeve (punëve) të ndryshme.
Duke e kontrolluar procesin e të menduarit të nxënësit, mësuesi përcakton rrugën e drejtë apo të tërthortë, mekanike apo logjike që ka ndjekur nxënësi për të arritur në përgjithësime, në konkluzione, në formulimin e ligjeve, etj. Nga fillimi deri në fund të këtij procesi është e rëndësishme që të krijohet atmosferë serioze pune dhe pa tension. Këtu ka rolin e vet shprehja e mësuesit, mimika dhe qëndrimi i tij.
Pra, kontrollimi i diturive, i shkathtësive dhe i shprehive të nxënësve luan rol shumë pozitiv në përcaktimin e asaj se sa janë të qëndruëshme njohuritë e përvetësuara të nxënësve, se në çfarë mënyre i kanë kuptuar (përvetësuar) njohuritë e zhvilluara më parë, në ç’ nivel janë ato d. m. th. sa janë në gjendje që nxënësit t’ i manifestojnë ato praktikisht, etj.
Siç cekëm më lartë, edhe vlerësimi i diturive të nxënësve është pjesë përbërëse e organizimit të punës nësimore si dhe është një veprim shumë i ndjeshëm, si në aspektin pedagogjik ashtu edhe në atë psikologjik.
Qëllimet për të cilat aplikohet vlerësimi, shikuar nga aspekti i vleftës dhe rëndësisë që ka gjatë procesit të punës mësimore, janë mësimore, diagnostike dhe orientuese. Sa i takon formës se si bëhet vlerësimi, ai mund të jetë: në formë numerikepërshkruese (deskriptive) dhe me anën e testeve.
Përmes vlerësimit, mund të konstatojmë suksesin dhe mundësitë e nxënësit për përvetësimin e dijeve, gjithashtu vlen të theksohet se mund të zbulojmë prirjet për kreativitet, përparësitë dhe dobësitë në mësim të çdo nxënësi, qëndrimin ndaj punës (mësimit), aftësinë e të vlerësuarit kritik, etj.
Në fund, është me rëndësi të thuhet, se kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve, si etapë me peshë në organizimin e punës mësimore, duhet të jetë i plotë dhe objektiv, sa më i drejtë dhe i saktë, arsimtari gjithmonë duhet të merret me tërë klasën e jo vetëm me nxënësit e mirë, rezultatet e arritjeve të nxënësve t’ i bëjë publike si dhe të krijojë atmosferë humori në momente të caktuara.

Edukata morale

Koncepti mbi edukatën morale

S’ka dyshim se njeriu ka nevojë për një sistem moral i cili e udhëzon për sjellje të mirë në jetë.
Morali është një nga format e vetëdijes shoqërore të personalitetit, por edhe si vlerë e përhershme. Edhe morali zhvillohet, formohet në interaksion me mesin social
ku jeton dhe vepron edukanti. Mund të themi se edhe morali është një nga format e praktikës njerëzore, e njëherit edhe rezultat i asaj praktike ku edukanti shprehë dhe manifeston raportin konkret përmes procedimeve si të mira apo të këqia. Raporti i moralshëm apo i pamoralshëm shprehet në jetën dhe punën përditshme si ndaj njerëzve, familjes, bashkësisë shoqërore, ndaj punës, të mësuarit, etj.
Përmbajtja e edukatës morale shtrihet në shumë fusha të jetës personale, familjare dhe shoqërore. në familje nën shembullin e më të rriturve mësojnë të jenë me karakter të fortë, të mos bëjnë lëshime në asnjë fushë të jetës që nuk përputhet me normat morale shoqërore (qoftë në aspektin pozitiv apo negative). Ajo që është e mirë, përkrahet nxitet, mbështetet, ajo që është e ndaluar, e padenjë apo e pahijshme, frenohet, ndalohet.
Në familje problemet e edukimit moral zënë vendin kryesor. Çdo prind, por sidomos nëna kujdeset për fëmijën e vet, që ai të jetë i shëndetshëm, i ditur e në radhë të parë i sjellshëm. Aty ditë për ditë në mënyrë të vzhdueshme dhe shumë të natyrshme fëmija edukohet me normat morale. Tek brezi i ri ndikojnë një seri faktorësh dhe mjetesh shoqërore të ndërthurura njëra me tjetrën. Por tharmin, shtytjen, të gjitha virtytet e mira, sjelljet dhe qëndrimet e njeriut i marrin në familje.
Ta dijmë se, për të qenë të suksesshëm, nuk i duhet falur fëmijës fjala më e vogël cinike a banale ose mungesa e mirësjelljes ndaj të tjerëve, duke filluar nga familja e ngushtë e deri te kalimtari i rastit, kur ndodhin ekcese rastësie me ndokend.
Të habit fakti se si disa prindërve nuk u bën përshtypje qëndrimi i djalit të tyre që komunikion ashpër me vajzat duke përdorur shpeshherë edhe fjalë banale, fatkeqësisht ka prej tyre që këtë e quajnë qëndrim “burrëror”. Të kalosh lehtë dhe pa mbajtur qëndrim ndaj këtyre dukurive, do të thotë të rritësh një njeri arrogant, të pa kulturë dhe edukatë. Jo vetëm prindërit, por dhe mësimdhënësit në bashkpunim duhet të vëzhgojnë, dhe të edukojnë në raport të njejtë edhe djemt edhe vajzat, nëpër shtëpi, shkollë dhe gjetkë.
Pra, edhe shkolla luan rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri me normat e moralit. Tërë veprimtaria e saj, mësimi dhe praktika përmbanë edhe një system të plotë konceptesh, normash e rregullash morale, që në përshtatje me moshën dhe në mënyrë sistematike, u transmeton nxënësve me qëllim që të bëhen bindje dhe cilësi të karakterit dhe të udhëheqin veprimtarinë dhe qëndrimin e tyre.
Rrjedhimisht, mund të theksohet se faktorët që ndikojnë në edukimin moral janë: familja, shkolla, mjetet e informimit, veprimtaria botuese, ndërmarrjet, koha e lirë, grupmoshat, institucionet kulturore, etj.

Vetëdija morale dhe vlerat morale

Në jetën e përditshme në çdo bashkësi shoqërore caktohen kufijtë e sjelljeve të njerëzve dhe të drejtave e lirive të çdo personi ku janë disa dallime edhe në pikëpamje të moshës. Në aplikimin e këtyre normave-vlerave, kufinjëve në jetën praktike shoqërore ndikon edhe vetëdija morale. Me normat-vlerat morale përcaktohen raportet ndërnjerëzore ku duhet edhe personi të veprojë në harmoni me obligimet nga normat dhe vlerat e caktuara.
Në aspektin edukativ duhet nisur nga fakti se personi-fëmija s’është as i mirë as i keq dhe se vetëdija morale formohet gjatë zhvillimt dhe rritjes në moshën e fëmijërisë dhe rinisë e që varet nga edukimi, por diçka ndikon edhe trashëgimia. Se a do të ketë sjellje dhe veprim të moralshëm personi në harmoni me normat dhe vlerat e përgjithshme, pra varet nga vetëdija morale, nga vetëdija për funksionin e moralit, nga bindjet personale se a janë ato norma dhe vlera të drejta apo jo, si dhe prej vlerësimit të veprimeve të veta dhe të njerëzve të tjerë.
Edukimi moral, poashtu duhet të përfshijë si njohjen e moralit ashtu edhe ushtrimet për veprim të moralshëm sin ë familje ashtu edhe në kuadër të shkollës, kun ë qendër të moralit është personi i njeriut në vetëvetën dhe në raportet dhe veprimet ndaj të tjerëve.
Lidhur me vlerat morale (sipas L. Legrand) dallohen tri modele të vlerave morale edhe atë:
1. “Morali personal i mbyllur” ku mësimdhënia e vlerave është e kufizuar në njohjen e të mirës dhe të keqes,sepse ato konsiderohen të përherëshme dhe domosdo të vlershme.
2. “Morali kolektiv profetik” që do të thotë njohja e vlerave morale është e zgjeruar në civilizimet e ndryshme duke marrë qëndrimet e ndryshme, varësisht nga njeriu futurologjik.
3. “Morali i çiltër personal” do të thotë njohja e vlerave në tërësinë e mundshme. Njeriun duhet studiuar në të gjitha aspektet biologjike, pedagogjike, psikologjike, sociologjike, etj. të edukimit moral.
Edukata morale s’ mund të arrihet pa arsimimin e të rinjëve, të drejtat e njeriut, pa njohjen e konceptave si: diskriminimi, dhuna, trimëria dhe pushteti mbi vetëvetën, respektimi i jetës, solidariteti, etj.

Detyrat e edukimit moral

Detyrat kryesore të edukatës morale kanë vlerën e tyre, por familja e së bashku me të gjithë shoqëria duhet formojë tek fëmijët dhe të rinjtë konceptet dhe njohuritë me bazë morale, këto të kthehen në bindje, në shprehi dhe zakone të sjelljes dhe e gjitha kjo të çojë në formimin e ndërgjegjes morale.
Së parifëmija në gjirin e familjes duhet të formojë konceptet e njohuritë më themelore morale. Disa nga këto koncepte janë: koncepti i besimit, i mirësisë, i devotshmërisë, i jetës, i lirisë, i barazisë, i mirësjelljes, i shpresës, i sinqeritetit, i vendosmërisë, i falënderimit, i dashurisë, etj. Fëmijët duhet të formojnë parafytyrime të plota e të sakta mbi sjelljet dhe veprimet morale, të dallojnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta, të kontrollojnë veten dhe të jenë rigorozë dhe kërkues jo vetëm ndaj vetes, por edhe shokëve e miqve tjerë në jetë, të respektojnë normat dhe rregullat morale në familje, në shkollë në rrugë e kudo që të ndodhen në përpjekje me të tjerët. Nën kujdesjen e familjes, më vonë të shkollës, në shoqëri, fëmijët fillojnë të kuptojnë ç‘është e mirë apo e keqe, formojnë konceptet dhe parafytyrimet e para morale.
Së dytiformimi i bindjeve morale. Koncepti i edukimit moral si proces veprues i mëson prindërit që të punojnë me fëmijët në mënyrë të vazhdueshme, që të mos kufizohen vetëm në formimin e fëmijëve të vet me parimet, me kategoritë dhe rregullat e moralit, por të gjitha çfarë ka mësuar fëmija apo i riu në fushën e moralit të shndërrohet në bindje të brendshme të tyre. Vihet re se shumë fëmijë në familje, por edhe në shkollë edhe më gjërë i kanë të qarta konceptet apo normat e sjelljes, por nuk i zbatojnë apo edhe i shkelin ata kur janë larg prindit, mësuesit apo edhe më të rriturit. Njohuritë dhe normat e përvetësuara duhet t’i udhëheqin fëmijët në veprimtarinë dhe në sjelljen e tyre të përditshme. Fëmija apo i riu në mjedisin shoqëror dhe pikërisht me shokët e vet i afirmon bindjet e veta morale dhe sjelljen e vet.
Së tretiformimi i shprehive dhe i zakoneve të sjelljes morale. Pajisja e fëmijëve me një system sa më të plotë shprehishë e zakonesh të sjelljes në përputhje me normat morale ka për qëllim që ata të veprojnë kudo që gjinden dhe në çdo rrethanë me bindje të plotë e në mënyrë të pavarur. Ata duhet të mësohen të kontrollojnë veten dhe veprimet që bëjnë, të jenë të përgjegjshëm dhe të veprojnë me bindje të plota. Kërkesat e shtruara nga prindi për një normë a sjellje fëmija jo vetëm që duhet t’i kuptojë e të jetë i vetëdijshëm për to, por edhe duhet t’i zbatojë në jetë në të gjithë veprimtarinë që zhvillon e në çdo rrethanë që të ndodhet. Zbatimi dhe ushtrimi i vazhdueshëm në veprime praktike krijon mundësitë që të formohen shprehi dhe zakone të mira të sjelljes së drejtë morale tek fëmijët.
Së katërti, e gjithë puna për edukim moral duhet të na çojë në një përfundim themelor, formimin e ndërgjegjes morale. Fëmija, i riu apo i rrituri të gjykojnë e të veprojnë në bazë të primeve morale shoqërore. Pra, sjelljet e veta apo sjelljet e të tjerëve t’i analizojnë në bazë të normave morale shoqërore dhe shembullit të më të mirëve. Në rrethet ku jetojmë duhet që fëmijët të jenë që herët në kontakt me këto norma dhe të stërviten që t’i zbatojnë ato me kujdes dhe përpikëri. Kështu nuk do të kenë vetëm koncepte të thata, por bindjet e tyre të ushtruara dhe të zbatuara në veprimet e përditshme në mënyrë të ndërgjegjshme do të formojnë zakone e shprehi të drejta morale dhe në këtë mënyrë, hap pas hapiqë heret formohet ndërgjegja morale shoqërorë që i udhëheq ata në jetë.

Parimet dhe qëllimet e edukimit moral

Në literaturë në mënyrë të ndryshme përcaktohen parimet dhe qëllimet e edukimit moral. Parimet e edukimit moral do t’i paraqesim (sipas L. Legrand) në krijimin e vetëdijes morale në moshën e fëmijërisë dhe të rinisë:
  • Vlera njohëse
  • Arsyetimi teorik
  • Ndjenja e obligimit
  • Dëshira që ta adaptojë sjelljen e vetë sipas vlerave dhe
  • Veprimi në harmoni me ato vlera
Pra, edukimi moral patjetër duhet të përfshijë aspektin kognitiv dhe elementet afektive, përkatësisht aspektin e njohjes së vlerës dhe arsyetimit të saj dhe aspektin afektiv, përkatësisht supozimin personal të vlerës dhe përvetësimit të atyre.
Gjithashtu, (L. Legrand) edukimi moral duhet të përfshijë këto qëllime:
  • Të provojë, vrojtojë, pranojë (t’i zgjedhe faktet)
  • Të reagohet në objektin e vrojtuar (të pajtohet, dëshira)
  • Të merret qëndrimi në dobi të atij objekti (vlerësuar, përvetësuar)
  • Të organizojë vlerat e veta pasi që i ka theksuar (t’i udhëzojë, hierarki të vlerave), etj.
Pra, siç shihet nga kjo analizë e qëllimeve të edukimit moral është përfshirë analiza nga aspekti kognitiv, afektiv, dhe veprues.
Si përfundim mund të themi se koha kërkon që shoqëria jonë, veçanërisht familja, shkolla dhe komuniteti të kthejnë sytë nga edukimi. Shoqëria jonë do të bëhet moderne, kur njerëzit tanë të vetedukohen dhe të mësohen me jetën sociale, kur parimet dhe idetë morale të shoqërisë të përthithen organikisht, të bëhen pjesë e personalitetit të tyre. Shoqëria jonë ka sot më shumë se kurrë nevojë që konsensualisht të pranojë, të përpunojë dhe të transmetojë tek njerëzit, një sasi normash dhe rregullash morale, pa të cilat nuk mund të krijohet kohezion.
Mësimdhënia e diferencuar dhe inteligjenca e shumfishtë
Mësimdhënia është: “ veprimtari ndërpersonale, është akt i të dhënit mësim i drejtuar nga mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e procesit mësimor dhe të të nxënit, që zhvillohet në proceset e: paraveprimit, bashkëveprimit me nxënës dhe bashkëpunëtorë të tjerë në mësim dhe pasveprimit që ka për qëllim analizën dhe vlerësimin e punës mësimore të zhvilluar......

Mësimdhënia është ajo që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes realizimt të strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të cilat bëjnë që të ndërrohet roli i nxënësit dhe të mësimdhënësit ku nxënësi bëhet aktor kryesor (subjekt aktiv) e jo spektator i thjeshtë.
Realizimi i strategjive efikase (formave, metodave, teknikave) mundëson alternativa të shumta në procesin e të nxënit dhe kjo bën që te nxënësit të zhvillojë, aftësitë organizative e menaxhuese, aftësi komunikative, nxit diversitetin në të nxënit e nxënësve dhe kreativitetin e tyre. Kujtoj se përdorimi – realizimi i strategjive efikase i jep kuptim rolit (menaxher) të mësimdhënësit në procesin e të nxënit, krijon baza të shëndosha për realizimin e të nxënit gjatë gjith jetës.
Shkollës, atmosferën (klimën) dhe bukurinë nuk ia sjell godina, muret apo mjedisi se ku është e ndërtuar shkolla, por këtë bukuri shkollës ia sjellin larmija e nxënësve që përfshihen në të. Nxënësit janë të ndryshëm nga njëri tjetri, secili ka kërkesa të veçanta, secili percepton, secili degjon, secili flet, secili mendon, secili mëson ndryshe nga tjetri, prandaj secilit duhet dhënë rasti! Një shkencëtar finlandez thotë: “Çdo njeri në këtë botë në një farë mënyre është: Sikur të gjithë njerëzit e tjerë, sikur vetëm disa njerëz të tjerë dhe sikur asnjë njeri tjetër” ata dallojnë nga njëri tjetri si: nga zhvillimi psiko – fizik,nga  kërkesa e interesa të ndryshme, afinitete, stile të ndryshme etj. po ashtu dallojnë edhe në procesin e të nxënit. Kujtoj se, klasa pra nuk është kolektiv i individëve të njëjtë. Ajo nuk bën të shikohet si grumbull kukullash të përmasave e të veçorive të njëjta. Nuk bën të kuptohet as si “njësit ushtarak”, ku secili anëtar i të cilit është i detyruar të ecën në hap e me ritëm të njëjtë. Këto edhe ca arsye të të tjera kanë bërë që në vend të mësimdhënies tradicionale të kërkohet që të zbatohet mësimdhënia bashkëkohore, gjegjësisht mësimdhënia e diferencuar.
Sot në botën moderne, kur flasim për një gjithpërfshirje në procesin e të nxënit dhe kur flasim për arsimim të mesëm të obliguar (përfshirjen e të gjithë semimaturantëve në arsimim), mësimdhënësit duhet t’i përgjigjen strukturës dhe përmbajtjes së kurikulës me më shumë strategji gjithpërfshirëse. Kjo mund të arrihet me realizimin e formave të ndryshme të punës mësimore (puna në grupe, puna në çifte, puna individuale) dhe modeleve të ndryshme të mësimdhënies të cilat vendosin në qendër të vëmendjes “sui generis” dhe marrin për bazë potencialet dhe aftësitë individuale të nxënësve, gjë që bën t’u dilet në ndihmë të gjith nxënësve pa marrë parasyshë vështirësitë që kanë.
Meqë mënyrat e të nxënët të nxënësve thënë metaforikisht janë aq të ndryshme sikurse ngjyrat e ylberit ( ka nxënës që preferojnë stilin pamor – vizuel; ka disa që preferojnë stilin dëgjimor – tipa auditiv; ca të tjerë preferojnë aktivitetin psikomotorik), është e domosdoshme që mësuesit të njohin se cilin stil preferojnë më shpesh nxënësit dhe ta kenë parasishë në procesin e mësimdhënies.
Përdorimi i modeleve alternative, strategjive të larmishme, formave të ndryshme mësimore, metodave ndërvepruese, programeve individuale etj. lehtëson procesin e të nxënit te të gjithë nxënësit.
Inteligjenca e shumfishtë
Inteligjenca është aftësia për të zgjidhur problemin apo për t’i dhënë formë një produkti, i cili vlerësohet në një apo më shumë mjedise kulturore. (Gardnet- Struktura e mendjes, 2003).
Siç përmendëm më lartë se dallimet në mes të nxënësve (mund të krahasohen me ngjyrat e ylberit), imponojnë zbatimin e mënyrave të paparashikueshme të të mësuarit e të njohjes. Çdo subjekt ka stilin e vet të të mësuarit dhe një formë të vetme të inteligjencës, që çdo subjekt, edhe në rast se ka një mangësi, mund të ketë një mënyrë të veten dhe origjinale të njohjes. Gardneri thotë se mendja e njeritut është një bashkësi e inteligjencave të vaçanta, që ai e quan “struktura të të menduarit”. Ai veçon zona të trurit ku janë të lokalizuara shtatë lloje të inteligjencës: gjuhësore, logjike – matematikore, muzikore, trupore – kinestetike, pamore –hapsinore, ndërpersonale, intrapersonale dhe natyrore. Me zhvillimin e teorisë së inteligjencave të shumfishta, Gardner thotë  se koeficienti i inteligjencës (KI) nuk duhet të matet si një shifër absolute ashtu si: pesha, gjatësia apo presioni i gjakut. Është gabim thotë ai, të hamendësosh se KI është një tërësi e fiksuar e vetme, e cila mund të matet përmes një testi. Ai shton se: “Nuk ka rëndësi sa i zgjuar je, por ka rëndësi për çfar je i zgjuar”, dhe sipas tij ne si qenie njerëzore, të gjithë kemi një aftësi për të zgjidhur probleme të llojeve të ndryshme.  Ai proteston ndaj pohimit se inteligjenca e një njeriu është një sasi e dhënë një herë e përgjithmonë e cila nuk mund të ndryshohet.
Kujtoj se për mësimdhënësit, prandaj është e rëndësishme njohja e kësaj teorie. Mësimdhënësit krahas njohjes së vështirësive në të nxënë, ata duhet të përqëndrohen edhe në aftësitë e nxënësve, në atë që ata janë në gjendje ta bëjnë më mirë. Mendoj se një parakusht tjetër për të pasur rezultate në këtë drejtim është besimi i mësimdhënësit në aftësitë dhe mundësitë e secilit nxënës.
Sipas teorisë së inteligjencës së shumfishtë është e domosdoshme nga mësimdhënësi që të njohin dhe nxisin në një hapësirë më të gjërë talentet dhe aftësitë e nxënësve, që do të thotë, se mësimdhënësit krahas njohjes së vështirësive që kanë nxënësit në të nxënë dhe përpjekjet për t’i lehtësuar ato, ata gjithashtu duhet të përqëndrohen në talentet e nxënësve.
Kujtoj se, nxënësi që karakterizohet me ndonjë vështirësi në të nxënë, mund të jetë shumë i mirë në ndonjë nga fushat tjera të dijes. Një nxënës nëse mund të ketë vështirësi në llogaritje matematikore nuk do të thotë se nuk mund të jetë një talent iveçantë në fushën e muzikës apo në ndonjërën nga fushat tjeta. Të gjithë ne jemi inteligjentë, posedojmë me inteligjenca të shumfishta por nuk e kemi të zhvilluar në të njëjtin nivel secilën prej tyre. Hetimi i prijoriteteve të inteligjencave të shumfishta në familje nga prindërit dhe në shkollë nga mësimdhënësit, mundëson fuqizimin e talenteve të nxënësve.

CESHTE OBEZITETI, SI SHKAKTOHET, NGA TA DALLOJME QE JEMI OBEZE

1. Çfarë është obeziteti?

Obeziteti është një tepricë e sasisë së yndyrave. Nëse mbani një sasi të madhe yndyrash, ju mund të jeni....mbipeshë ose obezë. Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodhe nga marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt. 

Për të vlerësuar gjendjen ushqyese të trupit dhe te obezitetit, përdorim Body Mass Index ( BMI ).
BMI = Pesha / Gjatesia2 ( Kgr/m2 )
Nje person klasifikohet mbipeshe kur BMI eshte midis 25 – 30 ndersa si obez nese eshte ≥ 30.
Per shembull nje person qe eshte 97kg dhe gjatesi 1,76, ka BMI 31,3…eshte obez !

Klasifikimi
BMI
Nënpeshe
<18,50
Peshe normale
18,50 - 24,99
Mbipeshe
25,00 – 29,99
Obez
>30

Profesionistët e shëndetit shpesh përdorin llogaritësin e indeksit të masës trupore (BMI) – peshën në kilogram të pjesëtuar me gjatësinë në metër katror (kg/m2), për të kontrolluar nëse jeni në një peshë të shëndetshme, mbipeshë ose obezë.
Obeziteti: BMI 30 ose më e lartë;
Mbipeshë: BMI 25 deri në 29.9;
Peshë normale: BMI 18.5 deri në 24.9.
Masa të tjera, që mjekët mund të përdorin janë matja e belit, raporti bel – ije, që ndihmon mjekët për të zbuluar nëse keni shumë yndyra rreth mesit.

3. A janë gjithmonë tësakta vlerësimet e BMI-së?

BMI-ja nuk bën dallimin ndërmjet peshës si rezultat i muskulit dhe peshës si rezultat i yndyrave, kështu që nuk merr në konsideratë dallimet në përbërjen trupore. Një sportist mund të ketë një masë të lartë muskulore dhe BMI mbi 25, por nuk përmban yndyra të tepërta në trup. Nëse keni një BMI në një normë që klasifikohet mbipeshë (ndërmjet 25 dhe 29.9), mjeku mund t’ju këshillojë nëse jeni me të vërtetë mbipeshë. Nëse keni një BMI mbi 30, ka mundësi që të jeni mbipeshë dhe obez, por gjithmonë në varësi të përbërjes trupore. Kërkoni përsëri këshillën e mjekut.

4. Si mund ta mësoj nëse fëmija im është mbipeshë?

Llogaritësi i BMI-së për fëmijët, përdor matës të ndryshëm për të përcaktuar mbipeshën dhe obezitetin, pasi duhet të marrin në konsideratë moshën e fëmijës. Nëse jeni të shqetësuar për peshën e fëmijës tuaj, shkoni tek mjeku.

5. Çfarë e shkakton obezitetin?

Konsumimi i më shumë ushqimeve energjike sesa mund të përdoren në aktivitetet e zakonshme ditore dhe në funksionin normal të trupit (metabolizmin), sjell si pasojë një energji madhore, të formuar më pas si yndyrë trupore.
Në varësi të asaj që konsumoni, ushqime “me shumë energji” (ato që kanë shumë kiloxhaul në një volum të vogël), mund të ekzistojë një lidhje me marrjen e peshës, veçanërisht nëse hani më shumë sesa normalja. Këto ushqime kanë përqindje të larta sheqeri dhe/ose yndyrash, p.sh. pijet e ngrohta, patatinat dhe pastat. Nga ana tjetër e ekuacionit, sa energji ju shpenzoni, nga të qenit jo aktiv (duke mos lëvizur mjaftueshëm) është një shkak i rëndësishëm i obezitetit.
Në krye të të gjithë këtyre faktorëve është gjenetika e personit, predispozicioni gjenetik për të formuar yndyra.

6. Si është prekurshëndeti im nëse unë jam obez ose mbipeshë

Të qenit mbipeshë ose obez rrit rrezikun tuaj ndaj:
§  Presionit të lartë të gjakut;
§  Diabetit të llojit 2;
§  Atakut të zemrës;
§  Cermës;
§  Osteartritit;
§  Problemeve të gjumit;
§  Disa lloje kancerash;
§  Fshikëzës së tëmthit;
§  Sëmundjeve të veshkave; dhe
§  Problemeve të lëvizshmërisë.
Kohët e fundit, mjekët kanë identifikuar që shpërndarja e yndyrave në trup është një parashikues i rëndësishëm i sëmundjes. Dhjami i barkut dhe trashja e tij, janë të gjithë termat e përdorur për të përshkruar peshën ekstra rreth zonës së mesit, në vend të ijeve dhe kofshëve tuaja. Me fjalë të tjera, nëse keni një obezitet qendror, jeni në formën “e mollës”, në vend të formës së “dardhës”.
Mbajtja e sasisë së yndyrave ekstra përreth belit, e vendos personin, në një rrezik më të lartë ndaj sëmundjes së zemrës, diabetit, atakut dhe kancerit sesa dikush që është në formën e dardhës. Në fakt, perimetri i belit është një masë që mjekët mund ta përdorin, për të ndihmuar në parashikimin e rrezikut të kushteve të caktuara, që lidhen me obezitetin, të tilla si sëmundjet e zemrës.
Për të reduktuar rrezikun e sëmundjes, meshkujt duhet të kenë si qëllim perimetrin e belit më pak se 94 cm dhe femrat më pak se 80 cm. Flisni me mjekun, për atë që është më e përshtatshme për ju.



Diabeti – Sëmundjae sheqerit

Diabeti (diabetes mellitus) është një sëmundje kronike, degjenerative e shkaktuar nga  mungesa e insulinës për shkak të trupit të paaftë për të prodhuar insulinë në nivele normale, apo për shkak rë rezistencës së insulinës, një gjendje në........
të cilën qelizat e trupit rezistues ndaj insulinës  përpipqen për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Insulina është një hormon i prodhuar nga pankreasi për të metabolizuar glukozën, një formë e sheqerit që është një nga burimet kryesore të furnizimit të qelizave me energji. Nëse diabeti është shkaktuar nga rezistenca e insulinës ose mungesa e insulinës, rezultati përfundimtar në të dyja rastet është i njëjti: trupi nuk është në gjendje për të transportuar glukozë të mjaftueshme nëpërmjet qarkullimit të gjakut në qeliza, veçanërisht pas ushqimit, kur nivelet e sheqerit në gjak rriten si një rrjedhojë e natyrshme e tretjes.
Normalisht, nivelet e sheqerit në gjak mbahen nga mekanizmi i vetë-rregullimit të trupit, të njohur si homeostasis. Një rritje e glukozës në gjak, pas ngrënies, është programuar për të stimuluar prodhimin e hormonit insulinë në pankreas, dhe insulin e lëshuar në gjak duhet të mbajë nivelet e sheqerit në gjak, brenda një game të sigurt dhe të përdorshme. Por, kur qelizat insulinë prodhuese të pankreasit nuk funksionojnë normalisht, nivelet e glukozës mbeten të larta. Nëse kjo situatë bëhet kronike, atëherë ndodh diabeti.
Diabeti prek dhjetra miliona amerikanë, dhe është llogaritur se një e treta e të gjithë njerëzve që kanë diabet nuk janë në dijeni për gjendjen e tyre. Sipas statistikave, llogaritet që Diabeti të jetë shkak për gati dhjetë për qind të të gjitha vdekjeve të SHBA-së për moshat 25 vjeç e më të vjetër. Ai është gjithashtu shkaku kryesor i rasteve të reja të verbërisë në mesin e të rriturve 20-74 vjeç, dhe është shkaku kryesor i fazës së fundit të dështimit (mosfunksionimit) të veshkave. Përveç kësaj, diabeti është arsyeja kryesore për amputimin e gjymtyrëve, si dhe shkaku kryesor i sëmundjen e zemrës.
Në përgjithësi, diabeti testohet duke matur sasinë e glukozës në gjak. Ekzistojnë tri lloje të provave që mund të përdoren për këtë qëllim. Njëra është matja e drejtpërdrejtë e niveleve të glukozës në gjak duke qenë esëll. E dyta është matja e aftësisë së trupit për të menaxhuar sheqerin e tepërt, pas pirjes së një sasie glukoze të lëngshme. Një metodë e tretë është testi glycosylated hemoglobin A1c (HbA1c), me anë të cilit matet numri i molekulave të glukozës së bashkangjitur në hemoglobinë gjatë një periudhe prej 2-3 muaj.
Standardi i artë konvencional për diagnozën e diabetit është me ngritjen periodike të nivelit të sheqerit në gjak pas një nate agjërim (esëll në mëngjes). Në gjendjen esëll, nëse vlera e sheqerit në gjak është mbi 126 mg/dl, në të paktën dy raste të veçanta, kjo mund të jetë tregues i diabetit (ndërkohë që vlerat normale janë mes 64 dhe 110 mg/dl). Megjithatë, as problemet metabolike të glukozës, as fazat e para të diabetit Tipi II, nuk mund të diagnozohen me lehtësi pa nja 4-5 orë testi të Tolerancës së Glukozës që kontrollon të dyja nivelet: e insulinës dhe glukozës.
Qëllimi kryesor i trajtimit të diabetit është të rivendoset near-euglycemia (vlerat normale të nivelit të sheqerit në gjak) dhe të korrigjohen çrregullimet e lidhjes metabolike. Trajtimi i suksesshëm i kërkon diabetikëve të përfshihen në mënyrë aktive në menaxhimin e dietave të tyre të veçanta dhe të mënyrës së jetesës. Diabetikët insulin-vartës (Tipi I) duhet të jenë shumë të zellshëm në përkujdesjen e sëmundjes, dhe ne presim që diabetikët që do të trajtohen nga ne me anë të dietës ushqimore, menaxhimit të stresit, stërvitjes, ç’helmimit dhe bimëve natyrale, do të kenë sukses deri në rreth 95% të të gjitha rasteve, me vullnetin e Zotit Fuqiplotë.
Ka dy lloje kryesore të diabetit: Diabet insulin-vartës, apo diabeti i të miturve, ose Diabeti Tipi I, dhe Diabet jo insulin-vartës, zakonisht më i njohur si Diabeti Tipi II. Të dyja llojet e diabetit karakterizohen nga nivele të larta dhe kronike të sheqerit në gjak, si dhe nga çrregullime të tjera në karbohidrate, yndyrë, proteina dhe metabolizëm. Diabeti tipi II është forma më e përhapur e diabetit, me një kontabilitet  mes 90-95% e të gjitha rasteve të diabetit në Shtetet e Bashkuara.
Njerëzit me diabet tipi I nuk prodhojë insulinë të mjaftueshme, ose nuk prodhojnë aspak insulinë në qelizat pankreatike të tyre për shkak të dështimit të qelizave beta, ose shkatërrimit të tyre. Në diabetin tipi I, kemi rritje të sheqerit në gjak, sepse në gjak hyn vetëm pak insulinë ose aspak. Meqenëse insulina është e nevojshme për metabolizmin e sheqernave, qelizat e trupit nuk mund të marrin ushqimin e nevojshëm nga glukoza dhe kështu, glukoza e tepërt grumbullohet në gjak. Një pjesë e glukozës mund të konvertohet në yndyrë, por pjesa më e madhe derdhet në urinë.
Diabeti Tipi I zakonisht fillon në fëmijëri, por ai mund të ndodhë edhe më vonë në jetë, nëse pankreasi dëmtohet për shkak të sëmundjes apo lëndimit. Në mënyrë konvencionale, ky tip i diabetit konsiderohet si një gjendje degjenerative dhe trajtohet (dhe jo “shërohet”) nga mjekë konvencionalë me anë të administrimit të injeksioneve me insulinë me çdo vakt ngrënie për rregullimin e sheqerit në gjak.
Diabeti tipi II është shumë më i zakonshëm se diabeti tipi I, dhe quhet shpesh “insulin rezistues”. Në rastet e diabetit Tipi II, trupi prodhon insulinë, por insulina që ai prodhon nuk mund të lidhet siç duhet me yndyrën dhe muskujt për të lejuar glukozën në brendësi të qelizave që të prodhojë energji. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një sulm epidemik i diabetit tipi II po ndodh nëpër botë. Rastet e diabetit Tipi II janë rritur për shkak të faktorëve të tillë si dieta e varfër, trashja, mënyra e jetesës, etj.
Diabeti i shtatzanisë është gjithashtu një lloj i tretë i diabetit. Ai shkaktohet në mënyrë hormonale dhe zakonisht është një gjendje e përkohshme që ndodh te gratë shtatzëna. Diabeti i shtatzanisë (Gestational Diabetes) në përgjithësi është i butë, dhe zakonisht shtrohet me dietë të përshtatshme dhe ushtrime. Rrallë herë e bën pacienten të kërkojë injeksion insuline. Pavarësisht nga natyra e tij zakonisht e përkohshme, ky lloj diabeti duhet të trajtohet me kujdes, sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të jenë të dëmshme për fetusin dhe mund të dobësojnë sistemin imun të tij.


Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit në të cilën personi bie shumë në peshë sepse e kufizon të ngrënit. Ky problem vihet re më dendur te gratë e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt. Shkaqet e anoreksisë nuk janë zbuluar tërësisht, megjithatë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike.

Psikologët thonë se konsumi i tepër i ushqimit ka një njëanshmëri me alkoolin si dhe me pirjen e duhanit, sepse sipas saj kjo është një shprehi e fituar gjatë jetës së individit. Por zakonisht abuzimi i rritur i ushqimit është një lloj prehje për njerëzit që gjenden në situatat problemore. Thonë se disa njerëz duke ikur nga problemi aktual, ata gjen mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes.
Manifestimet klinike te anoreksise nervoze jane,pergjithesisht,shume te renda nder te cilat mund te permendim edhe manifestimet e sistemit endokrin.Amenorrea(çrregullime,nderprerja e ciklit menstrual tek femrat)qe vjen nga reduktimi i sekretimit te faktoreve te lirimit te gonadotropinave(si dhe reduktimi i sekretimit te hormoneve LH e FSH). Manifestime te tjera me te zakonshme ,te lidhura me me reduktimin e lirimit te hormoneve te tiroides,jane edhe intolerimi ndaj te fohtit,bradikardi(zvogelim i numrit te rrehjeve te zemres)dhe modifikim te lekures. Lekura duket e thate dhe luspor(kur fillon te rripet) dhe merr nje ngjyre ne te verdhe per shkak te rritje se sasise se karotenit ne gjak. Densiteti i kockave dobesohet sepse bie niveli i estogjeneve ,qe stimulon osteoporozen((dobesim i kockave dhe si rrjedhim frakturohen me shpejt)qe verifikohet me shume pas menopauzes. Mund te manifestohen anemi,linfopeni(zvogelim i numrit te linfociteve)dhe ipoalbuminemi. Nje nder komplikimet me te rendesishme te anoreksise nervoze është edhe rritja e rrezikut te aritmive te zemres(çrregullim e i numrit te rrahjeve te zemres)qe mund te shkaktojen vdekje te parakohshme,qe mund te jete rrjedhoje zvogelimit te ioneve Ka+
Crregullim i të ngrënit gjatë të cilit individi bie jashtëzakonisht në peshë, për shkak të kufizimeve që i ve vetë të ngrënit.
1.     Ushqimi i kufizuar
2.     Preokupimi me ushqime, kalori, reçet e kuzhinë, pesha trupore etj.
3.     Mendimet posesive
4.     Perfeksionimi
5.     Sjelljet rituale
6.     Ushtrimet kompluzive
7.     Zhvillimi i dobët social
8.     Izolimi social
Nga hulumtimet e bëra, shihet se në rastet e shumta janë të përfshirë fëmija dhe adoleshentë, të cilët i bartin konflikteve e të pazgjedhura familjare si dhe ngarkesat emocionale, si fjala vjen, shtypja e ndjenjave që vjen nga hidhërimi në prindërit e tyre, që do të ngushëllohen në çrregullimet e të ushqyerit. Në këtë fushë janë të përfshirë fëmija si dhe adoleshentët nga ato familje që mbretëron konfliktet e pandërprera brenda familjes posaçërisht në mes çiftit martesor, si dhe nga ato familje ku mbretëron tirania dhe ku iu mohohet e drejta anëtarëve për t’i shprehur ndjenja e brendshme, ku mungojnë ndjenjat e sinqerta si dhe nga ato familje që keqpërdorin ngarkesat psikike, fizike dhe emocionale. Shembull klasik janë fëmija e alkoolikëve, të cilët do të bartin në rastet e shumta ndjenjat e alkoolikut siç është faji dhe turpi. Fëmija nga babi ose nëna e alkoolikë do ta kërkojnë fajin për alkoolizim e vetë. Gjithherë ata do ta bindin veten, se prindërit e tyre janë të pa mundshëm, të teje kërkues, që nuk kuptojnë, për këtë nuk është për t’u habitur, se fëmija e tyre do ta kërkojnë daljen nga kjo situatë në çrregullimet e të ushqyerit. Sepse një alkoolik nuk mund ta marrin përgjegjësinë mbi vete, por ai këtë përgjegjësi do ta shpërndajnë anëtareve të familjes. Ashtu të gjithë do të bëhen të varur nga alkooli. Për shembull një fëmijë do ta fajësojë babin si dhe turpërohen para të tjerëve, sepse babai i tyre pi. Ai do tentojnë ta fshehin veprimin e babit, por e di se diçka me të nuk është në rregull, po ashtu ia fshehin babit alkoolin për mos t’i bie në dorë. Por nga ana tjetër frikohet se nuk di se si do të reagojë babi duke e ndërlidhur me dhunë në familje. Me një fjalë ai do të jetojë në një rreth të frikshëm dhe të paparashikueshme, dhe kuptohet se i lenë gjurmët e ndjenjave të një individit frustruam me kompleksin e pavlefshme, të padashur dhe pa përkatësi. Kurse në moshën e adoleshencës dalin edhe më tepër në sipërfaqe ndjenjat e ndrydhura dhe fillon ta urrejë dhe t’a përjashtojë prindërit, në disa raste edhe e braktis familjen. Fatkeqësisht ata për arsyet të pamundur në familje do të strehohen në boten e drogave, alkoolit, prostitucionit. Shpeshherë ju jepet e vetmja zgjedhje, si ta gjejnë rrugën nga ky kaos, dhe ajo shprehet tani në çrregullimet e të ushqyerit.
Anoreksia nervore atëherë nuk është asgjë tjetër përveç refuzimi i një situatës të pamëshirshme familjare. Këtë do ta tregojnë në refuzimin e ushqimit. Kurse bulimia është pamja e një adoleshentit, i cili gjinden në një krizë apo vështirësi, ku gjendjen e konfliktuoze në familje e pranon, por nuk mund të absorbojë për këtë ai do t’i refuzoj prindërit duke ikur problemit aktual dhe ata e gjejnë mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes në konsumimi i tepërt i ushqimit.
Çrregullimet e të ushqyerit te adoleshentët zakonisht e kanë zanafillën apo djepin te ato familjet, në të cilat mbretëron një atmosferë tiranike mos të themi një farë “kanibalizmit familjar” ku mungon besimi reciprok por në të kundërtën shfaqen konfliktet e pa ndërpreshme, shqetësimet e përhershme, brenga, ankthi, pasiguria deri te depresion si dhe emocionet e ftohta. Familjeve të tilla u mungon ngrohtësia, dashuria, prania, përkatësia si dhe kujdesi i mirëfilltë. Zakonisht i riu këto mungesë do tentojnë në mes të tjerash t’i zëvendësojnë me anë të ushqimit të tepruar. Me fjalë të tjera fëmija apo adoleshentët ose të tjerët kur ballafaqohen me situatat e tilla, ata bien jo vetëm në depresion, në ankth, frikë, pasiguri si në gjendjet emocionale të padurueshëm, atëherë janë gjasat se ngushëllimin do ta gjejnë te refuzimi i ushqimit (anoreksia nervore) ose bulimia nervore në ushqimin e tepruar. Vetvetiu janë të kuptueshme pasojat e kësaj varësie, si nënpesha ose mbipesha që mund të ndikojnë negativisht në vetëdijen e brishtë të adoleshentit posaçërisht gjinisë femërore. Shpesh bëhen tallje nga moshanikët e tyre apo mjedisi. Madje fillojnë të vuajnë nga kompleksi i pavlefshëm.
Problemi i varësisë nga çrregullimet e të ushqyerit nuk është në refuzimin ose ushqimin e tepruar por në marrëdhëniet familjare. Në të cilat familje nuk mund të zhvillohen raportet e drejta, ku mbretëron siguria, ngrohësi, dashuria dhe ndjenjat e përkatësisë, që nuk është asgjë tjetër përveç kushtrimi nëpër mes simbolikës së urisë për dashuria…
Nga ana tjetër adoleshentët mund ta refuzojnë ushqimin, të cilët dëshirojnë t’iu tregojnë prindërve, se nuk pajtohen me sjelljet e tyre të pakuptimta, të ashpëria si dhe frikësuese mos të themi të tmerrshme, që ju ofrojnë prindërit. Me refuzimin e ushqimit ata refuzojnë edhe këshillat e prindërve, të cilat janë pa ndjenja, të frikshme dhe të tmerrshme. Ashtu adoleshenti në mënyrë të vullnetshëm e refuzojnë ushqimin dhe dobësohet deri në atë masë që jeta e tyre rrezikohet.
Kemi po ashtu adoleshentë që ushqimin do ta konsumojnë dhe më vonë me mjetet kimike e vjellin ushqimin e konsumuar. Këta dëshirojnë t’u tregojnë se në familjet e tyre mbretëron marrëdhëniet e pamundura, posaçërisht ndjenjat e hidhërimit, të frikës, të tmerrit, e të pasigurisë. Mungesa emocionale tani zëvendësohet me ushqim, por nuk mund ta absorbojnë, si dhe nuk mund t’i absorbojnë situatën e tmerrshme në familje. Në familjet e tilla askush nuk është i aftë për ta kuptuar atë tjetrin dhe për t’i absorbuar ndjenjat e veta. Kurse emocionet i shprehinë publikisht por nuk gjejnë kohë t’i absorbojnë në mënyrë të arsyeshëm.
Te çrregullimet e të ushqyerit duhet të theksuar edhe komponentë hormonale apo nevrobilogjike. Fjala është për varësinë bio-kimike, sepse me ushqimin jo adekuatë përmbyset metabolizmi hormonal. Ashtu hormonet fillojnë të tajonë lëngje që iu lehtësojnë dhimbjen e urisë, kurse individ i tillë bie në varësin anoreksisë nervore. Hulumtimet e fundit flasin se funksionimi i trurit që e rregullon urinë, oreksin dhe metabolizmin është i ngarkuar si dhe i çrregulluar. Për shërimin e këtyre ngarkesave të ushqimin është mjaft i konkllavitur dhe kërkon mjaft durim dhe vullnet të fortë. Po ashtu trupi i hollë është model ideal i ngulitur te bota e njeriut të ri, këtyre mund ti shtojmë edhe sportin, gjimnastikën, ushtrimet tjera fizike etj. Por kjo terapi nganjëherë më tepër pengon se sa ndihmon për t’u pavarësuar nga varësia e çrregullimeve të ushqyerit.


NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels