IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


Informacioni bazë:
Emri: XXX
Mosha: 9 vjeçe
Numri i vëllezërve dhe motrave: Nuk ka

Probleme fizike: Që në moshë të vogël mban syze, të cilat i mban gjithë kohës. Problem tjetër është gjuha, ka vështirësi në shkrim e lexim të gjuhës shqipe, sepse njohuritë e para i ka marrë në gjuhën greke.
Veprimtaritë e zgjedhura për fëmijën
Loja me gotat
Kemi dy gota me të njëjtën sasi uji, njërën gotë me ujë e hedhim tek gota e gjatë. Cila gotë ka më shumë ujë?
Përgjigjia: Njësoj të dyja, sepse ka njësoj ujë sa gota tjetër, nga gota e vogël e hodhëm tek gota e gjatë.”
Loja me pastelinë
http://eseshkolle.blogspot.com/Nëse unë kam një top prej pasteline dhe e petëzoj me shkop, ose e ndaj në 10 pjesë të vogla, cila nga këto të treja do të ketë masë më të madhe?
Përgjigjia: Të treja janë njësoj se topin e pastelinës i japim forma si të duam dhe prap e njëjta masë mbetet.
Loja me sipërfaqe
Kemi një sipërfaqe katrore ku kemi vendosur katër kuba në çdo cep, nëse kubat i vendosim në qëndër të katrorit, në cilin rast do kemi sipërfaqe më të madhe?
Përgjigjia: Në figurën e dytë se kubat janë në qëndër e zënë më pak vend.
Stadi i zhvillimit të kësaj fëmije sipas Piazhesë i përket fazës së tretë: Operacionale konkrete (7-11vjeç).
Të gjitha këto përgjigje të kësaj fëmije janë në lidhje me logjikën e moshës së saj dhe me aftësinë e saj për të kuptuar. Ato janë një tregues i strukturës së mendimit të saj që i korrespondon mesatarisht moshës dhe nivelit të saj të zhvillimit. Sepse ashtu siç ka një rritje organike, ekziston edhe një rritje mendore. Gjatë veprimtarive të kryera me këtë femijë, vëzhgova që në momente të caktuara ajo fliste me vete. Në këtë rast kemi të bëjme me të folurin vetjak që sipas Piazhesë kemi të bëjmë me “të folurit egocentrik”, ndërsa sipas Vigotskit e folura vetjake është e rëndësishme në zhvillimin konjitiv. Kështu e folura konjektive e ndihmon këtë fëmijë të rregullojë mendimet e saj, në zgjidhjen e detyrave etj.
Përfundime
Piazhe dhe Vigotski kanë si synim kryesor zhvillimin konjektiv të fëmijëve. Piazhe studioi mënyrat me anë të të cilave fëmijët përvetësojnë konceptet dhe organizojnë idetë dhe skicoi periudhat e parashikueshme sipas një rendi të caktuar të zhvillimit intelektual. Progresi i këtyre periudhave varet nga përshtatshmëria vazhdimisht në rritje e fëmijës ndaj situatave të reja. Për Piazhen, zhvillimi motorik dhe eksplorimi i mjedisit janë bazat për mendimin logjik që vjen më pas. Për zhvillimin kognitiv janë të rëndësishme dy procese: asimilimi dhe akomodimi. Teoria e Vigostskit thekson rolin e kulturës dhe gjuhës në zhvillimin konjektiv.
Në lidhje me të dy teoritë konjektive, unë parapëlqej të përdor teorinë e Vygotskit në klasë. Unë besoj se skeleritë, njohuritë e formuara, dialogu, dhe mjetet kulturore janë komponente të rëndësishme në përvetësimin e njohurive nga nxënësit. Duke i ndihmuar nxënësit në zonën e zhvillimit proksimal, ne i ofrojmë atyre strategji të të mësuarit të cilën e përdorim më vonë. Piazhe propozoi shumë strategji edukimi të zbatueshme, siç është zhvillimi i mësimit me ane të shprehjeve në veprimtari dhe lojëra. Megjithatë, Vigotski përfshiu rëndësinë e bashkëveprimit shoqëror dhe ndërtimin e njohurive bazuar në teorinë e zhvillimit konjektiv.
Në përfundim:
Mësuesi fokusohet të sigurojë një ndihmesë për nxënësit në nevojë, dhe të sigurojë mjetet kulturore si burim edukativ.
Mësuesit mund të sigurojnë grupe mësimore, në mënyrë që çdo nxënës të ndihmojë njëri tjëtrin nëpërmjet procesit të zhvillimit.
Veçanërisht në klasat e sotme të ndryshme, mësuesi duhet të bëhet i ndjeshëm ndaj kulturës dhe gjuhës së nxënësit, dhe të jetë lojtari kryesor në ndërtimin e njohurive të nxënësit.



NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Vlerat e çmuara të kulturës etnografike shqiptare më në fund do të kenë një strehë, ku do mund të ekspozohen. Pavioni i etnografisë do të përfundojë brenda këtij LEXONI ME SHUM....
viti sipas etnografes Afërdita Onuzi. Mbi 1000 objekte, si veshje tradicionale, argjendari, armë dekorative mbi 100 vjeçare do mund të shkunden nga pluhuri i fondeve dhe të prezantohen për publikun e gjerë në hapësirën e pavionit. Onuzi, e cila është marrë mirëfillazi me konceptimin e këtij muzeu thote se ky është një kurorëzim i punës së etnografëve ndër shekuj. Por shqetësim kryesor për specialisten është mos funksionimi i ekspeditave. Në këtë pavion do të pasqyrohen vlerat kulturore te krahinave të ndryshme të Shqipërisë Diskriminim i sertë ndaj monumenteve kulturore shqiptare Monumentet e trashigimisë kulturore shqiptare në gjithë Kosovën, janë nën presionin e vazhdueshëm dhe sistematik të dhunës fizike dhe keqpërdorimit që nuk kursen as vlerat më të shenjta, sic ka ndodhur, me monumentin më shpirtëror kulturor e historik gjithëshqiptar, me shtatoren e Skënderbeut në qendër të Prishtinës, që është cënuar rëndë, është poshtëruar keq, është përdhosur barbarisht! LEXONI ME SHUM....

 Kultura në përgjithësi, e në veçanti çështja e monumenteve të kulturës shqiptare, në Republikën e Kosovës, skajshmërisht është e lënë pasdore, dhe shkarazi vetëm sa për sy e faqe zihet në gojë, kur entet, institucionet dhe asociacionet e kulturës kanë nevojë që të përpilojnë raportet e “punës” dhe të arsyetojnë financat që i kanë shpenzuar. Pra, monumentet e kulturës shqiptare në Kosovë, jenë në një gjendje tejet të palakmueshme: krejtësisht të pambrojtura, të lëna në pamëshirën e stihisë së kohës dhe të faktorit njeri, që me keqardhje duhet ta themi se, është shumë larg nivelit të dëshiruar të vetëdijës elementare kulturore për vlerësimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin shpirtëror të vlerave të gjithmbarshme të trashigimisë material kulturore e historike. 
 LEXONI ME SHUM....
2. Monumentet e kulturës shqiptare janë nën presionin e vazhdueshëm dhe sistematik të dhunës fizike, janë të injoruara nga pakujdesia masive popullore dhe neglizhenca e theksuar institucionale, që nuk ka ndonjë qëndrim të formuar përkitazi me mbrojten, trajtimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve kulturore shqiptare. Në këtë gjendje janë edhe monumentet që logariten si vlera të vecanta kombëtare të evidentuara si “nën përkujdesjen shtetërore”, por, as këto nuk e gëzojnë kujdesin dhe mirëmbajtjen minimale institucionale. Prandaj, është krejtësisht normale që monumentet e trashigimisë kulturore shqiptare i kërcënon shpërbërja e sistematike dhe e vazhdueshme, nga prekjet e ashpra iracionale dhe keqdashëse, por edhe nga “përdorimi” jokulturor i monumenteve me rastin e riteve të ndryshme ceremoniale nga qytetarët, që i cënojnë me mënyrën e sjelljes dhe të përdorimit të vlerës së tyre. Kjo ka ndodhur me monumentet më të lavdishme kulturore, historike e fetare, të cilat brutalisht “qëndisen” me lloj-lloj shenjash dhe cinglash tekanjoze që, nuk përkojnë aspak me karakterin dhe funksionin e monumentit dhe e dëmtojnë vlerën, funksionin dhe e devalvojnë imazhin e monumentit të caktuar. Në këtë gjendje, është e shpjegueshme dhuna sistematike që manifestohet ndaj monumenteve të trashigimisë kulturore shqiptare, në gjithë Ksovën, e cila nuk kursen as vlerat më të shenjta, sic ka ndodhur, me monumentin më shpirtëror kulturor e historik gjithëshqiptar, me shtatoren e Skënderbeut, në qendër të Prishtinës, që është cënuar rëndë, është poshtëruar keq, është përdhosur barbarisht! Ky rast e shpjegon krejtësisht gjendjen në të cilën ndodhen monumentet kulturore shqiptare në Kosovë. 
 3. Kur flasim për monumentet kulurore në Kosovë, cështja e ka edhe anën tjetër të medaljes – ekstrafaqen, që ka të bëjë me monumentet kulturore serbe, për të cilat Kosova ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e tyre! Për të qenë sa më mirëkuptues ndaj realitetit kosovar që vazhdon të jetë në periudhën e tranzicionit shtetëror, duhet ta kemi parasysh pafuqinë shtetërore të Kosovës për të refuzuar detyra poshtëruese. Mirëpo, në anën tjetër, përkushtimi i zjarrtë dhe efikasiteti brilant i masave të sigurisë për mbrojtjen e monumenteve te trashigimisë serbe, ta turbullon vrerin, sepse paraqet përkushtimin ekstrem të institucioneve për mbrojtjen me cdo kusht, ndërkohë që, monumentet kulturore shqiptare lihen krejtësisht pas dore! Për të mos i shprehur emocionet e mllefta për gjendjen, po themi vetëm se, mbrojtja e këtillë e monumenteve kulturore serbe në Kosovë është e pamerituar plotësisht! Problemi duket i vogël për në fakt është tepër i madh, sepse kemi të bëjmë me një diskriminim “pozitiv” të sertë në dobi të serbëve, e në dëm të shqiptarëve! LEXONI ME SHUM....
Përkujdesja speciale shtetërore për monumentet serbe dhe pakujdesia totale për monumentet shqiptare, është absurd i paparë, sepse nuk mund të gjindet në asnjë lloj përvoje botërore, që të shkel vlerat autoktone dhe të mbrojë vlerat e huaja, sidomos kur është fjala për vlera të kultivuara për qëllime armiqësore, sic dihet se janë sajuar monumentet e trashigimisë kulturore serbe në Kosovë! Kjo duhet të thuhet hapur dhe zëshëm, sepse është fakt konkret, i pamohueshëm. Në këtë situatë, angazhimi shtetëror i Kosovës për mbrojtjen e monumeneve serbe është joserioz dhe i dëmshëm. Pse u dashka që nga buxheti modest i Kosovës të shpenzohen mjete të majme për mbrojten speciale të monumenteve tendencioze të një populli tjetër të ardhur në Kosovë dhunshëm! Pse dhe si arsyetohet angazhimi i 140 policëve të specializuar ekstra, për mbrojtjen e monumenteve kulturore-historike e fetare serbe! Si shpjegohet kjo zemërgjerësi banale, që privilegjon vlerat e huaja në dëm të vlerave të vendase, që janë si mos më keq, pos tjerash, edhe sepse janë sakatuar nga dhuna gjenocidale e vendit dhe popullit që Kososva tash e merr nën mbrojtje special(!). Kjo është e tepërtë, sepse ajo që të duhet në shtëpi, nuk cohet në fqinjësi. 
Monumentet kulturore serbe janë problem i Beligradit. Prishtina ka monumentet e veta, dhe ndaj serbëve duhet të merr për obligim garancën e trajtimit sipas konventave ndërkombetare, që i përcaktojnë qartë detyrat obligative. Prishtina biles, duhet të jetë insistuese kategorike e kërkimit të veprimeve reciproke nga serbët për monumentet shqiptare matanë kufirit, sipas standardeve të garantuara dhe jo privilegjimin e kujdoqoftë! Kjo ëshë rruga e zgjidhjes, që duhet të realizohet sot, sepse nesër bëhet vonë.
 Korce:Voskopoja dhe zhvillimi i saj ka sjelle ne qytetin e Korces perfaqeses te nje fondacioni francez i quajtur "Trashegimi pa kufi" i cili mes vemendjes per restaurimin dhe kthimin ne identitet te monumenteve te rralla ne vende te ndryshme te botes ka mare ne mbrojtje ne Shqiperi Voskopojen. Ne nje takim me prefektin e Korces Niko Peleshi eshte kerkuar edhe mbeshtetja e ketij institucioni ne planin strategjik te zhvillimit te kesaj zone turistike dhe historike ne vend. Plani strategjik i zhvillimi prezantuar ne prefekturen e Korces eshte hartuar me komunen e Voskopojes dhe fondacionin francez "trashegimi pa kufi" dhe ka si qellim zhvillimin shoqeror, mjedisor te Voskopojes dhe vlerave unikale te saj. Pritet qe strategjia e zhvillimit ekonomik dhe social te ece paralelisht me zhvillimin e kesaj zone ne pikpamjen e ndertimeve mbas vendimit te KRRTSH-se per masterplanin e Voskopjes e cila do te ngrihet mbi ate ekzistuese duke ruajtur vlerat e saj dhe do te shtrihet ne nje siperfaqe prej 180 mije hektaresh. Prefekti korcar ka garantuar vemendjen e strukturave te shtetit per kete zone me nje status te vecante ne pikmamjen kulturore dhe historike, ndersa retsaturimi i kishave dhe manastireve mbetet nevoja me urgjente ne kete zone. Aktualisht fondacioni franzec qe ka mare persiper te hartoje planin strategjik te Voskopojes qe daton ne fillim te shekullit te XVII-te, eshte duke restauruar kishen e Shen Thanasit qe vjen qe nga krijimi i Voskopojes, ndersa afresket dhe ikonat e saj mbajne per autor vellezerit Zografi. LEXONI ME SHUM....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

PROTEINAT NË TRUPIN E NJERIUT
Proteinat janë lëndë organike, janë makromolekula të cilat kryesisht përbëhen nga elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azoti si dhe rrallë herë edhe prej sulfurit.
Proteinat janë baza kryesore të qelizave. Ato jo vetëm që i japin qelizave një strukturë, por janë edhe makina molekulare, ku bëjnë transportimin e materieve, pompojnë jonet, i katalizojnë reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues. Elementet ndërtues për ndërtimin e proteinave janë proteinogjenet, gjegjësisht aminoacidet, të cilat përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Tek njerëzit bëhet fjalë për 21 llojesh të aminoacideve, ku zinxhiri që përbëhet prej nën 100 aminoacide quhen dhe peptide dhe kur të krijohet zinxhiri më i gjatë atëherë mund të themi se bëhet fjalë për proteinë. Madhësia e një proteine sipas rregullës matet me kilo-Dalton (kDa). Proteina më e madhe tek njeriu është Titin dhe është diku 3600 kDa, përbëhet nga më shumë se 30.000 aminoacide dhe përmban 320 proteindomene. Numri për nga dallimi i zinxhirit aminoacide është gjigante. Formimi i një proteine, si dhe ndërtimi i saj është e koduar me gjenin përkatës. Proteinat janë molekula që të gjitha qeniet njerëzore janë në gjendje t’i sintetizojnë nga atomi i karbonit (C). Proteinat janë molekula shumë të gjata, dhe përbëhen nga amino acidet që janë elementet përbërëse të proteinave. Proteinat janë elemente ndërtuese të organizmit tuaj, glucidet dhe lipidet janë gjithashtu të rëndësishme pasi që janë përbërës të organizmit.Proteinat janë furnizuesi i vetëm i azotit në organizëm që është i domosdoshëm për rritjen, dhe mbajtjen në jetë .Ato përtërihen pa ndalur, deri 250-300gr në ditë. Shpejtësia e përtëritjes ndryshon sipas proteinave. Ato plaken dhe fillojnë të shkatërrohen. Ky shkatërrim furnizon energji. 1gr proteine = 4kalori(Kcal)
 PROTEINAT NË TRUPIN E NJERIUT
 Nevojat ditore varen nga pesha : llogaritet 0.8-0.9 gr për 1 kilogram të peshës në ditë, me ndryshime në bazë të rëndësisë së aktivitetit muskulor. Për bodybuilding nevojat janë mesatarisht 1.5-2gr për kilogram,në ditë:
 PESHA JUAJ PROTEINA GJATË DITËS
(FAKTORI 1.8G/KG/DITË
 45kg 81 gr në ditë
50kg 90 gr në ditë
55kg 99 gr në ditë
60kg 108 gr në ditë
65kg 117 gr në ditë
70kg 126 gr në ditë
 75kg 135 gr në ditë
80kg 144 gr në ditë
 85kg 153 gr në ditë
 90kg 162 gr në ditë
 Nevoja për proteina ndryshon sipas: moshës, gjinisë, (gratë kanë më pak nevojë pasi që masa e tyre muskulore është më e vogël).Këto nevoja ditore plotësohen duke konsumuar dy ose tri here në ditë ushqim me origjinë kafshësh ose bimësh të pasur me proteinë.
 EKZISTOJNË MË TEPËR SE 10000 PROTEINA
 Proteinat me prejardhje bimore:Këto proteina janë prezente në bishtaja (soja,qiqër etj.). Proteinat me origjinë bimore nuk kanë të gjitha aminoacidet esenciale (përveç sojës). Proteinat me prejardhje nga kafshët: Këto përmbajnë të gjitha aminoacidet e domosdoshme,dhe i gjejmë në mish, peshq, vezë dhe prodhime qumështi. Proteinet me prejardhje nga kafshët duhet të konsumohen çdo ditë për të plotësuar nevojat me aminoacide të domosdoshme. Proteinat “e nxjerrura”: vinë nga vezët dhe nga soja, këto janë burimet e amino-acideve të kualitetit më të mirë. Tri burime kryesore te gatshme: Nga i bardhi i vesë, kazeina dhe whey (hirra), kjo e fundit është më e njohur nga bodybuilder-ët. Këto prodhime ofrojnë përparësinë të ofrojnë proteinën pa materie yndyrore apo kaloritë që i shoqërojnë këto materie. Proteina është një proteinë e lactoserum-it, me prejardhje nga hirra (lactoserum), ideale për ta ndaluar katabolizmin (shkatërrimin e muskujve). Ajo tretet shpejtë nga organizmi. Ky burim i proteinave është i pasur me glutaminë. Është gjithashtu edhe një burim i shkëlqyeshëm i amino-acideve të Degëzuara (ose në angl. BCAA Branched Chains Amino Acids),të domosdoshëm për rikuperimin e rritjes muskulore. Një proteinë që nuk preferohet të merret para se të flemë pasi që nuk shpërndan gjatë kohë amino acide në trup. Në këtë rast preferohet kazeina ose proteina e vesë.Në mbrëmje: Së paku 3 orë pas darkës. Përzihet me qumësht(gjysmë yndyror ose me 0% yndyrë),eventualisht me qumësht nga soja, lëng portokalli(lëshon një sekrecion që është i dobishëm për tretjen e proteinave nga organizmi (por të shmanget marrja në mbrëmje))Nga 1.8 deri në 2 g proteine për kilogram të peshës trupore të ndarë në 4-5 ngrënie.Kujdes, shumë Whey të shitur në treg përmbajnë më tepër përbërës (amino-acide, glutaminë, kreatinë etj), lexoni mirë përbërjen që të evitoni mbi dozimin.
 AMINOACIDET
 Fenilamina është një nga aminoacidet.Struktura e përgjithshme e aminoacideve është e mëposhtmja: Ku grupi R përfaqëson një grup specifik për çdo aminoacid. Në bazë të vetive kimike të këtij grupi aminoacidet klasifikohen në acide, bazike, polare dhe apolare. Grupi amin i një aminoacidi lidhet me grupin karboksil të një tjetri dhe eliminohet një molekulë uji. Lidhja mes dy aminoacideve quhet lidhje peptide. Një zinxhir aminoacidesh të lidhur me lidhje peptide quhet polipeptid dhe shumë polipeptide përbëjnë një proteinë.
 VETITË
 Vetitë e proteinave lidhen me vetitë e përbërësve të tyre, aminoacideve: janë elektrolite amfotere. Për të matur peshën molekulare të proteinave duhen përdorur teknika mjaft të vështira një ndër të cilat është spektometria e masës. Proteinat janë kompozime amfotere. Proteinat, në përgjithësi, nuk treten mirë në ujë, por formojnë tretësira koloideale, gjë që është në pajtim me natyrën e molekulave të tyre. Disa prej tyre treten në ujë (p.sh e bardha e vesë), ndërsa disa të tjerë në tretësira të holluara të acideve, bazave ose të kripërave të holluar.
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Monumentet e kulturës së një qyteti e kombi janë simbole të rëndësishme që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin në shekuj dhe vite. Monumentet e kulturës jo vetëm në perëndim, por edhe në vendet ish-komuniste kanë LEXO ME SHUME....
patur dhe vazhdojnë të kenë një vëmendje të veçantë. Të gjithëve që na ka rënë rasti të vizitojmë vende të ndryshme të kontinentit tonë, dhe “shkrihemi” duke treguar një foto të bërë në këto monumente.
Mezi presim të bëjmë dhe publikojmë një foto, tashti në FB., për t’u treguar të gjithëve se kemi qenë në “filan” vend apo në "filan" monument të kulturës europiane. Po përse nuk duhet që këto institucione shpirtërore dhe materiale të një kombi të mos marrin vendin që ju takon edhe tek ne, të bëhen të vlefshëm deri të shenjta për të gjithë ne?! Zhvillimet sociale dhe urbane mbas viteve ‘90-të, zhvillimi dhe “nënvleftësimi” i këtyre monumenteve mund të takohet edhe në vende të tjera ish-komuniste por tek ne, në këto vite pati përmasa alarmante duke i kthyer biles edhe në “kioska” rakie e qoftesh dhe duke u marrë me to gjithkush qoftë edhe pa një formim dhe edukim në këtë fushë.    
Këto monumente shpesh u trajtuan si të “njerkës”, e në fakt janë tonat. Urbanizmi dhe krijimi i “monumenteve” shumë urbane personale, shtëpi banimi shpesh pa asnjë projekt dhe hapsira të tjera urbane, nuk i zëvendëson vlerat e vërteta materiale dhe shpirtërore të një qyteti ose një kulture të caktuar. Shpirti urban dhe urbanizimi material dhe shpirtërorë, nuk takohet vetëm në vendet e ish-komuniste. Ky koncept për urbanistikën dhe mënyrën e jetesës gati zuri vend edhe në perëndim. Por studjuesit dhe specialistët e zhvillimeve sociale dhe urbane përpiqen gjithnjë e më shumë të ruajnë traditën dhe monumentet e saj urbane materiale dhe shpirtërore territoret e tyre me të gjitha vlerat kulturore e shpirtërore.
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime :
“Ansambël arkitekturor” është tërësia e një numri ndërtesash, të cilat i lidh një koncept i njëjtë krijues.
“Ansambël historik” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me vlera historike.
“Ansambël muzeal” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike që mbrohet nga shteti.
“Ansambël urban” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me një qendër qytetare, e cila mund të formohet prej një ose disa pjesëve të një zone banimi.
“Ansambël urbanistik, arkitektonik, tradicional” është tërësia urbanistiko-arkitektonike e një qendre të banuar, e formuluar sipas kritereve kompozicionale të së kaluarës.
“Arkitekturë tradicionale” është arkitektura e së kaluarës me zbatim kohor relativisht të gjërë.
7.“Dëmtim” është ndërhyrja në dëm të pasurisë kulturore, materiale ose jomateriale, që cënon funksionin ose pamjen origjinale të këtyre pasurive. LEXO ME SHUME....

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Traktatet teorike të periudhës së Romantizmit, esencialisht janë edhe më afër konceptimeve humaniste për botën, sepse ato afirmojnë individualizmin, antidogmatizmin, aventurën, emocionalitetin, sakrificën dashurinë për natyrën dhe rebelizmin. Praktika e letërsisë romantike ndërtohet mbi synimin e gjallërimit të gjuhës dhe të kulturës popullore, e cila ishte në linjë të njëjtë me formimin e identiteteve kombëtare. LEXO ME SHUME....
I lindur si reaksion ndaj klasicizmit, romantizmi e afirmoi anën emocionale dhe iracionale të letërsisë, për të thyer klishenë dhe sterilitetin e racionalitetit klasicist. Arti romantik e afirmoi artistin si subjekt, e bëri atë që të ndjehej si vizionar dhe të ishte aventurier në kërkim të mitologjive të së shkuarës dhe të vendeve ekzotike. Duke qenë i konstituuar mbi një dinamizëm të lëvizjes nacionale, romantizmi më pak u ndërlidh me të kaluarën e largët antike greke e romake e më shumë me mitologjitë mesjetare. Në rastin e romantizmit gjerman, një prirje drejt evokimit të vlerave të kulturës antike greke ishte evident, por jo dominant. Duke synuar zbulimin e vendeve ekzotike, disa shkrimtarë romantikë bënë edhe udhëtime në Lindje dhe atje gjetën përmbajtjet të reja të veprave të veta. Në këtë kontekst ata u inkuadruan në rrymën e orientalizmit, i cili studimin e Lindjes e përdori për gjetjen e metodave më të mira të kolonizimit dhe të eksploatimit të atyre vendeve dhe për nxitjen e intolerancës etnike, racore dhe fetare. Duke e trajtuar Orientin si të prapambetur dhe popujt e tij si të rënë nga vakti e fenë islame si regresive, disa nga shkrimtarët romantikë krijuan themelet e racizmit dhe të urrejtjes fetare, që do të aktivizohej edhe si një projekt global politik e qytetërimor. Lamartini është njëri nga autorët romantikë, i cili përligji pushtimin e botës muslimane (ose Orientit), për të dëshmuar përparësinë racore dhe fetare të Europës: “ Ky lloj suzereniteti i përcaktuar në këtë mënyrë dhe i konsakruar si një e drejtë europiane, do të përbëjë kryesisht të drejtën për të pushtuar një territor a një tjetër, si edhe bregdetin, me qëllim që atje të themelohen ose qytete të lira, ose koloni europiane, apo porte tregtare… ( Said:220) Me këso vegimesh romantiko-imperiale, u shquan edhe romantikët e tjerë francezë, si Shatobriani, Floberi, Hygoi, Nervali, Gotjeja, Bodleri, etj. Konsolidimi i një botëvështrimi imperial dhe racist nga shkrimtarët romantikë dhe nga veprat e tyre, mbetet njëra nga gjërat e çuditshme të konceptimit romantik, i cili në esencë mbështetej në individualizëm, në zhgënjim dhe në ikje nga realiteti. Si arritën që të mbajnë baraspeshën ndërmjet këtyre prirjeje asociale dhe apolitike dhe në njërën anë dhe angazhimit e propagandimit imperial, në anën tjetër? Eduard Saidi ka bërë një analizë brilante të ideve dhe të mesazheve raciste të këtyre autorëve, duke e piketuar edhe motivimin kristian, si te Shatobriani dhe motivimin racist si te Lamaritni. Lidhur me burimin e kësaj tendence raciste dhe imperiale romantike, Martin Bernali mendon se “ Romanticizmi nuk ishte thjesht një besim në parësinë e emocioneve dhe një mëshim në mosadoptueshmërinë e arsyes. Të grumbulluara rreth tyre qenë ndjesia për pejzazhetveçanërisht të egra, të largëta, e të ftohta,- admirimi për guximtarët, virtuozët dhe njerëzitprimitivë, që jetonin dhe mbruheshin në këto vende. Këto ndjenja kombinoheshin me bindjen se ashtu si peizazhet dhe klima e Europës ishte më e mirë se ajo e kontinenteve tjerë, edhe vetë Europianët ishin më superiorë. Udhëheqësit e kësaj rryme qenë ,Monteskje dhe Ruso, edhe pse rrënjët më të forta i hodhi në Gjermani dhe Britani.”LEXO ME SHUME....
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Ese - E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por është ajo që vlen. 

 E vërteta dhe gënjeshtra janë dy anë të një medaljoni të njëjtë. Ato nuk bëjnë pa njëra tjetrën. A do kishte kuptim e vërteta në qoftë se nuk do kishte gënjeshtër? LEXO ME SHUME...
Po gënjeshtra a do ekzistonte po të mos kishte të vërtetë? Jo, natyrisht që jo, sepse nëse nuk do të ekzistonte e kundërta nuk do të dihej rëndësia e një fakti. E vërteta për shumë njerëz është miku më i mirë dhe për shumë të tjerë është armiku kryesor. Njerëzit të cilët jetojnë dhe duan të ecin në hapat e të vërtetës rrugës pengohen edhe nga të vërteta të hidhura, por sërish duan të vazhdojnë dhe ecin në rrugën e saj. Mirëpo, ka nga ata njerëz, ku e vërteta e të tjerëve nuk i pëlqen sepse i prishet interesi i tyre ose thjesht nuk ia duan të vërtetën e mirë tjetrit. Nga ana tjetër, ka nga ata njerëz që duan të mohojnë të vërtetën e hidhur sepse nuk i pëlqen shija e saj! A ja vlen të pranohet një e vrëtetë edhe pse ajo nuk na pëlqen? Situatat janë nga më të ndryshmet pjesë e të cilave janë njerëz të mirë dhe jo të mirë, ku e vërteta mund të jetë shumë e dhimbshme dhe e papranueshme, por ja që është një e vërtetë. Pse ja vlen që të besohet një e vërtetë? E vërteta ja vlen që të besohet edhe kur është e papranueshme, e pabesueshme në mënyrë që të gjendet një mënyrë më e mirë për të vazhduar më tej, për të krijuar situata që të kënaqemi nga të vërteta të reja, të vërteta të pëlqyeshme. Në qoftë se shoqëria nuk do të kishte pranuar të vërtetat e hidhura do të kishte qëndruar në vend, pa lëvizur dhe e mbytyr në dëshpërim, por e ka parë të domosdoshme të ndërtojë rrugë të reja për t’u kënaqur nga të vërteta me shije të ëmbël. E kundërta është e domosdoshme për të kuptuar rëndësinë e çdo gjëje, por kjo nuk do të thotë që duhet të gënjejmë që të dimë rëndësinë e të vërtetës, përkundrazi, duke ditur vlerën “zero” që ka gënjeshtra, duhet të pranojmë të vërtetën edhe pse mund të jetë e hidhur, sepse ajo nuk është e pavlerë. LEXO ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Elektriciteti është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedhja e ngarkesës. Nëse një trup është i ngarkuar me një lloj ngarkesë ai konsiderohet trup i ngarkuar elektrikisht. Nëse një trup ka numër të barabartë ngarkesash të kundërta atëherë ai nuk është i ngarkuar elektrikisht, është elektroasnjëanës. LEXO ME SHUME...
Shumë trupa janë përcjellës dhe të tjerë janë vecues. Ato lëndë të cilat përmbajnë elektrone të lira apo elektrone të cilat levizin lirisht në brendësi të trupit quhen përcjellës. Të tjerët janë vecues. Elektriciteti është një nevojë integrale e shoqërisë modern, e lidhur me cdo gjë, që nga frika e errësirës deri te puna e botës së super industrializuar.

 - Historia e energjisë elektrike fillon me William Gilbert , një mjek i cili i shërbeu Mbretëreshes Elizabeta eparë e Anglisë. Gilbert ngriti interesin per shkencën e re në masë të madhe . Ishte Gilbert i cili ka shpikurshprehjen " Electrica " në librin e tij të famshëm . E vërteta është se energjia elektrike ka qenëgjithmonë perreth për shkak se ajo natyrisht ekziston në botë . Rrufeja , për shembull , është thjesht njërrjedhë e elektroneve në mes tokës dhe reve . Kur ju prek diçka dhe merrë një goditje , e cila është me tëvërtetë të energji elektrike statike duke lëvizur drejt teje.Për këtë arsye , pajisjet elektrike si motore, llamba dhe bateri nuk janë të nevojshme për energjielektrike qe të ekzistojë . Ata janë vetëm shpikje kreative projektuar për të shfrytëzuar dhe të përdorurenergjinë elektrike .Zbulimet e para të energjisë elektrike janë bërë prapa në Greqinë e lashtë .Gjatë shekujve , ka pasur shumë Zbulimet e bëra në lidhje me energji elektrike . Ne e kemi dëgjuar tëgjithë njerëzit e famshëm si Benjamin Franklin dhe Thomas Edison , por ka pasur shumë Shpikës të tjeregjatë gjithë historisë që kishin secili një pjesë në zhvillimin e energjisë elektrike .Personalitete energjisë elektrikeBenjamin FranklinFranklin ishte një shkrimtar amerikan , botues , shkencëtar dhe diplomat , i cili ka ndihmuar për tëhartuar Deklaratën e famshme e Pavarësisë dhe Kushtetutën e SHBA . Në 1752 Franklin provuar se rrufedhe shkëndija nga qelibar ishin një dhe e njëjtagjë . Historia e këtij momenti të famshmem është enjohur , në të cilin Franklin ngului një gozhdë hekuri për një qift te mëndafshtë , të cilën ai fluturoi gjatënjë stuhie , duke mbajtur në fund të vargut qift nga një çelës hekuri . Kur shkrepi rrufeja , një shkëndijëe vogël u hodh nga çelësi ne doren e tij . Eksperimenti provoi teorinë Franklin, por ishte shumë errezikshme .Galvani dhe VoltaNë 1786 , Luigi Galvani , një profesor italian i mjekësisë , gjeti se kur këmba e një bretkocë te vdekurishte prekur nga një thikë metalike ,këmba leviz me dhunë . Galvani mendoi se muskujt e bretkocësduhet të përmbajnë energji elektrike . Nga 1792 një tjetër shkencëtar italian , Alessandro Volta , nuk upajtua : ai e kuptoi se faktorët kryesorë në zbulimin Galvanit ishin dy metale të ndryshme -thikë çelikudhe pjatë kallaj - toria e bretkocës ishte genjeshter . Volta tregoi se kur ka lagështi në mes të dymetaleve të ndryshme , energjaelektrike është krijuar . Kjo solli atë që të shpikin baterinë e parëelektrike, grumbull voltës , të cilën ai e bëri nga fleta të holla të bakrit dhe të zinkut të ndara me lagështiprej kartoni .Në këtë mënyrë , një lloj i ri i energjisë elektrike u zbulua , energjia elektrike që rrodhi nëmënyrë të vazhdueshme si një rrymë e ujit në vend të shkarkimit vetem në një shkëndijë të vetme osetronditje . Volta tregoi se energjia elektrike do të mund të bëhet për të udhëtuar nga një vend në tjetrinme tela , duke e bërë një kontribut të rëndësishëm në shkencën e energjisë elektrike . Njësia epotencialit elektrik ,volt , është emëruar pas Volt. LEXO ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Zonja Bovari, Gustav Flober 
 Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet
lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.

 Vepra "Madam Bovari" është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve. Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron ndryshimin në jetën e saj, por problemi qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia, por varet prej personazheve të tjerë. Në kohën që u shkrua romani shoqëria franceze kalonte një krizë shoqërore, ekonomike, psikologjike, morale dhe filozofike. Romani ka si qëllim të demaskojë vlerat false të shoqërisë, moralin hipokrit të saj, kotësinë e letërsisë romantike dhe influencën negative të saj. Romani është vepër realiste që shquhet për pasuri të vëzhgimeve të jetës dhe psikologjisë së shoqërisë së kohës për vërtetësinë e fakteve, për përgjithësimin e madh artistik që i bëhet fenomenit Ema. Ajo është viktimë e realitetit francez që ishte duke u bërë provincial dhe karakterizohej nga amullia dhe shpërbërja. Konflikti i romanit është ndeshja mes iluzioneve të prapambetura provinciale. Ideja e veprës është që njerëz si Ema që kapen pas idealeve false për t'iu larguar realitetit të vrazhdë përfundojnë duke rënë në një realitet edhe më të piste. Nëse për Balzakun provinca ishte diçka që kundërshtonte Parisin, për Floberin gjithë realiteti francez po bëhej provincial. Romani fshikullon përmbysjen e principeve në Paris ku shkelja e kurorës nuk përbënte skandal. Ema me ndihmën e Leonit apo Rodolfit mundohet të imitojë modelet që ofron Parisi, sepse siç i thotë Leoni: "Në Paris kështu bëjnë të gjithë". Floberi luhatet mes simpatisë për Emën si viktimë e librave romantikë dhe mjedisit meskin shoqëror dhe qëndrimit kritik ndaj falsitetit të saj, egoizmit dhe trillit. Floberi depërton shpesh në mendimet e Emës. Për lumturinë ajo mendon se mund ta gjej në disa vende që "duhej ta krijonin lumturinë si ndonjë bimë të veçantë që del në një vend dhe s'bëhet dot askund tjetër". Ajo mendon se do të ishte e lumtur nëse do të shkonte diku në Skoci apo do të mund të kishte një vilë zviceriane dhe një burrë të veshur me frak dhe çizme lëkure. Ëndrrat për këto vende të bukura janë prelud i zhgënjimit dhe tragjedisë në fund të romanit. Për Sharlin mendon se ai po të donte do ta kishte kuptuar dhe Ema do ta zbraste zemrën nga gjithçka ndiente. Ajo mendonte se sa më shumë e lidhte jeta bashkëshortore aq më tepër shkëputej shpirtërisht prej Sharlit. Mendonte se po t'i përkushtohej qeverisjes së shtëpisë do të dilte disi nga monotonia. Shijet e holla të Emës dukeshin në çdo gjë qe zinte me dorë, ashtu siç kuptohej se nuk e kishte idenë e masës së shpenzimeve. Për njerëzit e tjerë, të ndryshëm nga i shoqi ajo mendonte se s'kishte burrë që t'i ngjante Sharlit: çdo burrë tjetër mund të kishte qenë i pashëm, i zgjuar, i ngritur, joshës, ashtu siç ishin pa dyshim burrat e shoqeve të saj të manastirit. Për të harruar kopshtin e përjetshëm të shtëpisë së saj, ajo shëtit shpesh nëpër rrugët e provincës ku vëren me vëmendje bimët dhe gjallesat. Për jetën në fshat mendonte se ishte shumë monotone dhe e ftohtë si ndonjë pullaz me baxhën nga veriu ku mbizotëronte mërzitja si ndonjë merimange e heshtur që thurrte rrjetën e vet në errësirë, në të gjitha skutat e zemrës se saj. Jeta e saj i dukej në kontrast me jetën e zhurmshme të Parisit. Ema dhe Sharli kanë interesa të ndryshme kulturore. Ajo vizaton, i bie pianos, lexon libra. Sharli preokupohet vetëm për anën praktike të familjes: siguron të ardhurat, punon pafundësisht, kënaqet me poezitë që i lexon Ema, krenohet që ka një grua të tillë dhe fle me gërhima. Lindja e dashurisë mes Emës dhe Leonit do të sjellë një tronditje në dukje pozitive në jetën e Emës. 
Lidhja mes tyre duket në fjalët që shkëmbejnë: miratojnë shpesh njëri – tjetrin duke shprehur shije të njëjta artistike; në gjestet: Leoni krijon afrimitet me Emën që në momentin e parë të njohjes kur vendos këmbën te shkallëza e karriges së saj; në vështrimet: ai e vështron në heshtje ndërsa Ema i ngul dy sytë e saj të mëdhenj dhe të zinj. Emës i pëlqen fakti që Leoni është një djalë i ri me shpirt të lirë dhe ëndërrimtar. Mendon se ai ka shpirt të ndjeshëm ndaj artit dhe të bukurës në përgjithësi. Monotonia në roman kuptohet në atmosferën e përgjithshme kur në fshatrat Tot dhe Jonvil koha kalon pa larmi veprimesh. Vetëm darkat mes të njohurish mund te ndryshojnë monotoninë. Mediokriteti dhe injoranca i mbishtohen monotonisë në Jonvil. Kjo duket në gafat që bën Omeja kur kërkon t'u mburret të pranishmëve për njohuritë shkencore që ka. Në përgjithësi jeta provinciale karakterizohet nga mungesa e argëtimit kulturor, nga mungesa e prurjeve në njerëz dhe vizitorë, mungesa e shëtitoreve dhe variacionit jetësor. Ema është që në fillim të romanit personi që s'mund të përshtatet me realitetin ekzistues, pasi trurin e saj e kanë zaptuar modelet e përftuara nga veprat romantike. Ngjarjet e romanit morrën shkas nga një histori e vërtetë që pati ndodhur në qytetin e lindjes së Floberit. Atij i mbetej veç të realizonte përgjithësimin artistik të realitetit. Përgjithësimi ishte realist dhe lidhej me degradimin e shoqërisë franceze të kohës. Heroina është viktimë e kësaj shoqërie dhe pjesë organike e saj. Me Emën shfaqet dukuria e bovarizmit: prirja për të ëndërruar dhe për t'u zhgënjyer pafundësisht nga realiteti. Mbi autorin Gustav Flober ka lindur më 12 dhjetor 1821 në Rouen, Francë. Bir i njërit prej kirurgëve më të shquar të shekullit. Prej të atit, ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Në shkollë të mesme, Floberi u lidh ngushtë me Alfred de Puatvenin, i cili me aftësitë intelektuale dhe estetike që kishte, ushtroi një ndikim pozitiv mbi të. Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës së tij krijuese janë disa lidhje dashurore dhe miqësore. Ndjenjat gjithë pasion që ushqente ai ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë të romantizmit europian, pasqyrimin e jetës duke u nisur nga vetvetja dhe të shkruante "Kujtimet e një të marri" (1838) dhe "Nëntori" (1842), të cilat u shtohen kryeveprave autobiografike që nga "Rrëfimet" e Rusoit deri ato të Alfred de Mysset. Floberi besonte dhe ndiqte parimin e "le mot juste" (fjala e saktë) të cilin e konsideronte si faktorin kyç për të arritur cilësi në letërsi. Në vitin 1850, pasi u kthye nga Egjipti, Floberi filloi të shkruante "Zonja Bovari", i cili mori pesë vjet për ta shkruar. Në fillim, romani u botua pjesë – pjesë në Revue de Paris në 1856. Qeveria ndërmorri veprim kundër botuesit dhe autorit me akuzën e imoralitetit, por gjatë vitit në vijim, të dy u liruan. Kur "Zonja Bovari" u shfaq në format libri, ai u përball me një pritje të ngrohtë.
http://eseshkolle.blogspot.com/
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Tema : Zhvillimi I muzikes shqiptare
http://eseshkolle.blogspot.com/MUZIKA Arti muzikor ruan një traditë mjaft të pasur në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë muzika folklorike. Shqipëria ndodhet në Ballkan, rajon i cili njihet në gjithë botën për pasurinë mjaft të madhe të folklorit muzikor.
Në Shqipëri kjo e fundit është mjaft e pasur dhe e larmishme, gjë e cila shprehet me forma të ndryshme të interpretimit duke filluar që nga polifonia ( këngë pa instrumenta), polifonia e shoqëruar me fyej apo gajde si dhe këngë të shoqëruara me instrumenta të ndryshëm. Në veri të vendit bien në sy instrumenta muzikore specifike si lahuta, çiftelia, sharkia dhe daullja. Ndrërsa në jug të vendit bie në sy iso – polifonia, kjo e fundit e njohur si pjesë e trashëgimisë botërore muzikore. Krahas muzikës folklorike Shqipëria ka edhe një muzikë të pasur qytetare, e kultivuar dhe zhvilluar në qytete të tilla si Shkodra ( e njohur për jahret e famshme) Elbasani, Korça ( kjo e fundit e njohur për serenatat) Vlora, Përmeti, Leskoviku dhe Delvina ( këto të fundit të njohura për formacionet muzikore të quajtura saze) Berati etj. Kolona zanore e filmit artistik shqiptar "Liri a vdekje", kompozuar prej te madhit Kujtim Laro, regjistruar ne vitin 1979. Fragmentet jane: uvertura dhe vrasja e bimbashit .
http://eseshkolle.blogspot.com/2014/11/muzika-shqiptare-folklori-shqiptare.html

 JETA E KUJTIM LAROS
Kujtim Laro (1947-2004) u lind në maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970 në Institutin e Lartë të Arteve, më vonë shërbeu si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve. Ka punuar edhe si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë. Laro mbante titujt "Artist i Merituar" dhe "Naim Frashëri" i klasit të parë. Kompozitori Kujtim Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj.. Në kujtesën e shqiptarëve ai mbahet mend më së tepërmi si kompozitor filmash. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si "I teti në bronz", "Në fillim të verës", "Lulëkuqe mbi mure", "Udha e shkronjave", "Liri a vdekje", "Nëntori i dytë", "Militanti", "Vendimi", "Yjet e netëve të gjata", "Nusja dhe shtetrrethimi", "Partizani i vogël Velo", "Fletë të bardha" etj.. Krijimi i tij i fundit ka qenë muzika e filmit "Lule të kuqe, lule të zeza". Gjatë karrierës së tij, ka bashkëpunuar me regjisorët më të mirë shqiptarë, si Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Mevlan Shanaj, etj. dhe të gjithë ndihen të nderuar prej këtij bashkëpunimi dhe të ngushëlluar prej faktit që muzika e tij do të mbetet e gjallë në filmat e tyre. Krijimtarinë e tij në këtë gjini e ka nisur me filmin "I teti në bronz" dhe e mbylli me kolonën zanore të filmit "Lule të kuqe, lule të zeza", të shfaqur vetëm pak muaj më parë ngjarjes, në kinematë e kryeqytetit dhe që u quajt prej kolegëve të tij, si "kënga e fundit e mjellmës". Këtë muzikë filmi, kompozitori i madh i cilësuar nga kolegët si Enio Morricone, ia besoi Saimir Çilit ta shndërronte në këngë, një këngë e cila ishte edhe dëshira e fundit e kompozitorit për ta përcjellë në banesën e fundit. Ajo është një baladë e jashtëzakonshme, e cila për fat të keq, edhe për shkak të kohës në të cilën u shkrua, nuk mundi të masivizohej (është detyrë e Çilit ta ndajë këtë këngë me të gjithë ne), por personalisht jam e lumtur që i dhashë "play" për herë të fundit një magnetofoni për llogari të kompozitorit të madh.
 VEPRA E KUJTIM LAROS
Që në bankat e I.L.A-së, Kujtimi do të shkruante shumë vepra në procesin mësimor që do të ishin lajmëtaret e para të sukseseve të tij në fushën e krijimtarisë muzikore. Të tilla si: "Variacione për violonçel e orkestër" (1967), "Koncert nr. I për violinë e orkestër (1969), "Poema simfonike" (1971) që u shkruan në vitet e studimeve, do të përcaktonin dhe profilin krijues të autorit. Në periudhën 1970-1975, ai punon në redaksinë e krijimtarisë muzikore të RTSH-së së bashku me Gj. Simonin, F. Dedën, A. Lalon etj... ku jep një kontribut të vlefshëm për inkurajimin edhe të krijuesve të tjerë. Kësaj periudhe i takon një krijimtari e gjerë në shumë gjini e zhanre. Ndër më të rëndësishmet janë: "Baballarët", "Poemë simfonike nr. 2, muzika e filmave "Yjet e netëve të gjata" (1972), "Në fillim të verës" (1975), shumë këngë, vepra të mëdha vokale etj... Prej vitit 1975-së emërohet drejtor artistik i ansamblit të UP-së, detyrë që vazhdoi ta kryejë me shumë sukses deri në 1993, kur ky institucion artistik u mbyll. Puna 18-vjeçare në drejtimin artistik të ansamblit artistik të UP-së do t'i krijonte Kujtimit hapësira të reja. Nevojave për krijimtari të kësaj trupe, ai diti t'u përgjigjet më së miri e më se cilësisht. Ai u përshtat dhe u integrua plotësisht në profilin e ansamblit, ku vend të rëndësishëm zinte tema e mbrojtjes dhe atdheut. Kështu, në periudhën e ansamblit të UP-së ai krijoi mbi 16 tablo koreografike e ndër të cilat evidentohen: "Labëria", "Bilbilenj të trembëdhjetë", "Vëlla e motër", "Yje për liri", "Pesë heronjtë e Vigut" etj... Periudhës krijuese në ansamblin e UP-së i takojnë me dhjetëra këngë, korale, kantata, përpunime, suita vokale etj...ndër të cilat shquhen: "Baladë për Selam Musanë", "40 vjet shqiponjë e lirë", "Baladë për Ismail Qemalin", "Malet nuk tunden nga era" etj... Gjithashtu, kësaj periudhe i takojnë tre "Poema simfonike", katër "Rapsodi", "Koncerti nr.2 për violinë dhe orkestër", një "Uverture", e shumë krijime vokale e koreografike, si dhe muzikën e shumë filmave artistikë. Kjo është periudha kur kompozitori Kujtim Laro shpalos energji të pashtershme krijuese. Ai aktivizohet me krijimtarinë e tij në konkurset kombëtare, në dekadat e majit në festivalet e këngës në RTSH, në kinemanë shqiptare etj...duke u bërë një nga krijuesit më aktivë në jetën muzikore shqiptare. Prej vitit 1993 deri sa i pushoi zemra së rrahuri para kohe, ai drejtoi artistikisht Shtëpinë Qendrore të UP-së. Këtu ai përsëri dha një kontribut të rëndësishëm për varietenë dhe orkestrën frymore të UP-së. Pas viteve 1990, krijimtaria e Kujtim Laros kërkon rrugë e shprehje të reja. Ai bën përpjekje serioze për t'u integruar në zhvillimin muzikor-bashkëkohor. Një rol të madh në kurorëzimin e përpjekjeve të tij drejt të resë ka luajtur ISCM Albanian Section, duke aktivizuar Laron në aktivitetin "Vjeshta e Tiranës", aktivitet i cili i dha drejtime të reja krijimtarisë muzikore të kompozitorëve shqiptarë. Kujtim Laro la pasuri të jashtëzakonshme, jo vetëm në fondin e artë të kolonave zanore të filmave, por edhe në arkivin e muzikës së lehtë shqiptare, me këngë si: "Buka e duarve tona", "Gjurmë të arta", "Lauresha"etj
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels