NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Ese - E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por është ajo që vlen.
E vërteta dhe gënjeshtra janë dy anë të një medaljoni të njëjtë. Ato nuk bëjnë pa njëra tjetrën. A do kishte kuptim e vërteta në qoftë se nuk do kishte gënjeshtër? LEXO ME SHUME...
Po gënjeshtra a do ekzistonte po të mos kishte të vërtetë? Jo, natyrisht që jo, sepse nëse nuk do të ekzistonte e kundërta nuk do të dihej rëndësia e një fakti. E vërteta për shumë njerëz është miku më i mirë dhe për shumë të tjerë është armiku kryesor. Njerëzit të cilët jetojnë dhe duan të ecin në hapat e të vërtetës rrugës pengohen edhe nga të vërteta të hidhura, por sërish duan të vazhdojnë dhe ecin në rrugën e saj. Mirëpo, ka nga ata njerëz, ku e vërteta e të tjerëve nuk i pëlqen sepse i prishet interesi i tyre ose thjesht nuk ia duan të vërtetën e mirë tjetrit. Nga ana tjetër, ka nga ata njerëz që duan të mohojnë të vërtetën e hidhur sepse nuk i pëlqen shija e saj! A ja vlen të pranohet një e vrëtetë edhe pse ajo nuk na pëlqen? Situatat janë nga më të ndryshmet pjesë e të cilave janë njerëz të mirë dhe jo të mirë, ku e vërteta mund të jetë shumë e dhimbshme dhe e papranueshme, por ja që është një e vërtetë. Pse ja vlen që të besohet një e vërtetë? E vërteta ja vlen që të besohet edhe kur është e papranueshme, e pabesueshme në mënyrë që të gjendet një mënyrë më e mirë për të vazhduar më tej, për të krijuar situata që të kënaqemi nga të vërteta të reja, të vërteta të pëlqyeshme. Në qoftë se shoqëria nuk do të kishte pranuar të vërtetat e hidhura do të kishte qëndruar në vend, pa lëvizur dhe e mbytyr në dëshpërim, por e ka parë të domosdoshme të ndërtojë rrugë të reja për t’u kënaqur nga të vërteta me shije të ëmbël. E kundërta është e domosdoshme për të kuptuar rëndësinë e çdo gjëje, por kjo nuk do të thotë që duhet të gënjejmë që të dimë rëndësinë e të vërtetës, përkundrazi, duke ditur vlerën “zero” që ka gënjeshtra, duhet të pranojmë të vërtetën edhe pse mund të jetë e hidhur, sepse ajo nuk është e pavlerë. LEXO ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tweet Follow @DIONISXHANI
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...