IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
DHESHPERIMI DHE SHPRESA
DESHPERIMI I DHJETFISHON FORCAT E NJERIUT.
DESHPERIMI IA ZHDUK NJERIUT FORCAT E FUNDIT.
NE JETEN E NJERIUT ka caste kur permbyset bota. Ky quhet deshperim. Shpirti ne ate ore eshte plot yje qe bien.
Deshperimi eshte nje llogarites sh i madh. Ai kurdohere nxjerr shumen. Ai llogarit gjithcka, edhe qindarkat. Qorton zotin per rrufete dhe per shpimet e gjilperes. Kerkon te dije me saktesi se cfare duhet pritur nga fati. Ai arsyeton ,peshon dhe njeson. Njeriu qe qesh.
Deshperimi eshte arma e fundit ,e cila ngadonjehere sjell fitoren; kete e ka thene edhe Virgjili. Veprimet e eperme rrjedhin ga veprimet ekstreme. Te perdoresh vdjekjen si anije, disa here do te thote te gjesh menyren per te shpetuar nga mbytja. Njeriu qe qesh.
Njeriu nuk mjund ta kuptoje plotesisht se sa i forte eshte instikti qee e detyron te heshte kur e ndjen veten te tronditur thelle. Njeriu qe qesh.
Dhimbjet e medha e derrmojne njeriun. Ato ia shuajne edhe kurajen per te jetuar. Njeriu tek I cili hyjne keto dhimbje ndjen se dicka mergohet prej tij. Te mjeret.
Shpresa do t ishte forca me e madhe njerezore ne qofte se nuk do te ekzistonte deshperimi. Viti 93
Ndjenja e dhimbjes ashtu si ndjenja e gezimit eshte dicka e furishme dhe jeteshkurter.  Zemra njerezore nuk mund te qendroje per nje kohe te gjate ne ekstremitet. Katedralja e parisit.
Zemra njerezore …. Mund te mbaje vetem nje sasi te caktuar deshperimi. Pasi  sfungjeri mbushet deti mund te kaloje siper pa futur  asnje pike brenda. Katedralja e parisit.

DITURIA DHE PADITURIA
Filozofia e njerezimit eshte shtrati ne te cilin ai shtrihet. Te mjeret.
Dituria eshte nje autoritet qe buron nga e verteta. Njeriu duhet te udhehiqet vetem nga dituria.  Te mjeret.
Te mesosh shkrim e kendim eshte si te  ndezesh nje zjarr. Cdo rrokje e mesuar eshte nje shkendije. Te mjeret.
Ngritja intelektuale dhe morale nuk eshte me pak esenciale se permirsimi material. Dija eshte udherrefyesja te mendosh eshte nje domosdoshmeri e dores se pare e verteta eshte nje burim ushqimi po aq sa dhe buka. Kur argumenti vuan nga padija urtesia rritet e brishte. Mendjet e boshatisura ashtu si stomaket jane bosh, jane per tu qare hallin. Ne qofte se ka dicka me te dhimbeshme se nje trup qe vuan nga urija ,ky eshte shpirti qe vuan nga mungesa e dijes. Te mjeret.
 Drita e qirinjeve e ngjan urtesise se burracakeve. Ajo ndricon keq sepse dridhet. Te mjeret.
TE SUNDOJME MBI NATYREN ,KY ESHTE HAPI I PARE, HAPI I DYTE ESHTE TE ARRIJME IDEALIN. TE MJERET.
Niveli I qyteterimit ten je populli matet me nnivelin e nimagjinates se tij. Te mjeret
Kur nje shpirt e eshte plot terr aty behet edhe gabimi. Fajtor nuk eshte ai qe ben mekatin, por ai qe mbjell terrin  ne shpirtin e njerezve. Te mjeret
Te njohesh eshte dicka te dish eshte me mire. Njeriu qe qesh.
Nje ferr inteligjent do te qe me mire se nje parajse budallaqe. Njeriu qe qesh.
Dija rendon mbi vetedijen. Njeriu qe qesh.
Kush gjykon krahason.njeriu qe qesh.
…zakoni I  te lexuarit….rezulton dinjitet ne sjellje…. Udhetaret e detit.
Nga virtyti i te qenit nje filozof, ai ndjente ca mungesa ne urtesi. Udhetaret e detit.
Druajtja e injorances eshte nje hic ajo shquhet per nje guxim te marre. Kur injoranca duke guxuar hidhet perpara, kjo ndodh sepse ajo ka nje busull perbrenda. Kjo busull eshte intuita e vertete, shpesh shume me qarte ne nje mendje te thjeshte se ne nje mendje te ndritur….te gjitha keto nuk perjashtojne asgje nga shkenca e cila mbetet sundusja.njeriu injorant mund te zbuloje, njeriu I ditur edhe I vetem shpik. Udhetaret e detit.

A e dini cben mesuesi ? ai prodhon mendje.  Ai eshte mekanik endes,kopvac i kesaj pune. Ai eshte ndihmes i Zotit –i te ardhmes. Napoleoni i vogel.
Pavaresi e vertete eshte ajo e intelektualit. Mirabo
Nga pikepamja shkencore une e perbuz shkencen. Padituria eshte dicka me te cilen njeriu mund te fitoje buken e gojes. Dituria eshte dicka qe te le barkethare. Tani njera nga te dyja: ja te jesh dijetar dhe te ligesh, ja te jesh gomar dhe te kullosesh bar. O qytetare kullosni bar! Shkenca nuk vlen as sa edhe nje llokum e shijshme. Me mire ha biftek se sa te di se si I thone latinisht. Njeriu qe qesh.
Intoleranca e tolerantit ekziston ashtu si terbimi i te moderuarit. Udhetaret e detit.
Nata eshte nje , erresirat jane shume. Njeriu qe qesh.
Te planifikosh dhe te zbatosh jane dy gjera te ndryshme dhe prove eshte fakti se eshte e lehte te enderrosh dhe e veshtire te realizosh. Udhetaret e detit.
Ai bente gjera qe i dukeshin te padobishme shenje e nje parashikimi te kujdesshem. Udhetaret e detit.
Nata eshte nje erresirat jane shume njeriu qe qesh
DREJTESIA DHE LIGJI
Gjykimi eshte dicka relative drejtesia dicka absolute. Njeriu qe qesh.
Perfaqesuesit e drejtesise bejne pershtypje aq te tmerreshme dhe te pakuptueshme saqe edhe kur njeriu del i pafajshem iken me te katra. Njeriu qe qesh
Kemgulja e ligjit duhet te jete e barabarte me kokefortesine e kriminelit. Njeriu qe qesh.
Llahtaria qe misheron ligji i fal madheshti gjykatesit. Njeriu qe qesh
Burgu e kalb njeriun por njekohesisht edhe e ruan. Te mbash nen roje do te thote te ruash. Njeriu qe qesh.
Eshte pune e lehte te jesh I mire por eshte e veshtire te jesh I drejte. Te mjeret.trajtuar sin je favor
Nje e drejte nuk duhet

DREJTESIA DHE LIGJI
Gjykimi eshte dicka relative ,drejtesia dicka absolute. Njeriu qe qesh.
Kemgulja e ligjit duhet te jete e barabarte me kokefortesine e kriminelit.
Llahtaria qe misheron ligji i fal  madheshti gjykatesit. Njeriu qe qesh.
Nje gjyqtar eshte me shume dhe me pak se nje njeri. Eshte me pak se nje njeri sepse nuk ka zemer dhe me shume se ka shpaten e drejtesise ne dore. Viti 93
E drejta ka edhe ajo zemerimin e vet dhe zeemerimi i se drejtes eshte nje element perparimi. Te mjeret.
Eshte pune e lehte te jesh i mire por eshte sh e veshtire te jesh i drejte. Te mjeret
Nje e drejte nuk duhet trajtuar si nje favor. Defrimi i mbretit.
E drejtas duhet te jete e plote, ndryshe nuk eshte e drejte. Te mjeret.
Qetesia eshte dara e xhelatit. Njeriu qe qesh.

E VERTETA DHE GENJESHTRA
Vetia e se vertetes eshte se ajo nuk e tepron kurre. Te mjeret.ù
Per njeriun qe jeton ne rrena e verteta qelbet ere. Njeriut te etur per lajka i vjen per te vjelle nga e verteta kur e ngjeron ate padashur. Njeriu qe qesh.
Ka poa q aksioma ne ndershmeri ne pasterti, ne drejtesi, sa ka edhe ne gjeometri dhe te vertetate e moralitetit nuk jane me ne meshiren e nje vote sic nuk jane edhe te vertetat e algjebres. Napoleoni i vogli
Disa here e verteta do nje kohe te gjate te dale ne drite, por kurre nuk humbet.
FATI DHE FATKEQESIA
Fatin tone e ka endur djalli, perendia ka qepur vetem anet. Njeriu qe qesh.
Me fatin nuk mund te besh bisedime paraprake. E nesermja nuk eshte ne doren tende.rasti eshte mjaft i pabindur. Njeriu qe qesh.
Goditjet e ashpra te fatit kane nje veti te vecante qe sado te persosur te jemi sado te disiplinuar ato prapseprape na e nxjerrin ne dukje thelbin e vertete te karakterit tone. Te mjeret.
Fati asnjehere nuk ta hap nje dritare , pa te mbyllur tjetren. Njeriu qe qesh.
GRUAJA DHE BURRI
Gjithcka e madherishme ne kete bote venitet perpara madheshtise femerore. Njeriu qe qesh.
Nje rregull thote keshtu: po deshet te kini gra te bukura mos i zhdukni veset, perndryshe do tu shembnelleni atyre budallenjve qe i duan fluturat por shfarosin vjemjet. Njeriu qe qesh.
Ajo qe ste shpeton nga dora nuk te zgjon kurrefare deshire qe te ngutesh. Njriu qe qesh.
Rreziku i bukurise eshte budallalleku. Njeriu qe qesh.
Femra dhe gruaja jane dy gjera te ndryshme.
Shtati i hijshem ka pothuaj te drejte te jete i zhveshur. Bukuria e tij verbuese ze vendin e veshjes.
Martesa eshte nje zgjidhje tmerresisht e qarte. Gruaja i dorezohet burrit nepermjet nje noteri. Sa gje vulgare! Martesa ne vazhdimesine e saj krijon kushte te pandreqeshme ajo zhduk vullnetin, heq mundesine e zgjedhjes, vendos, si gramatika nje sintakse te vecante marredheniesh, zevendeson frymezimin me ortografi e ben dashurine nje diktat, i heq asaj cdo mister nxjerr ne shesh funksionet  periodike dhe fatale, e zbret nga rete figuren e gruas  duke e veshur me nje kemishe nate, u jep te drejta poshteruese atyre qe e ushtrojne dhe atyre qe u binden, e anon balancen krejt nga njera ane , duke prishur drejtepeshimin magjepses midis seksit te forte dhe seksit te dobet, midis forces dhe bukurise, burrin e ben zot dhe gruan sherbetore, kurse pa martesen ekzistojne vetem skllavi dhe mbreteresha








http://eseshkolle.blogspot.com/
 FAKULTETI I BIZNESIT
LËNDA: INSTITUCIONE FINANCIARE
TEMA : “FORMAT E BURSES DHE BURSA E TIRANES” 
Cfare kuptojme me Burse
Bursa  (lat. bursa - trastë, qese) është një treg i organizuar për aksionet, huane, valuten, apo mallra  të caktuara. Bursa është
një vend ku shoqeri aksionare dhe firma të ndryshme private drejtohen për të ngritur fondin e investimeve dhe siguruar kapitalet e tyre. Sigurimet tregetohen nga anetaret e burses, qe veprojne si agjente (komisionere) dhe kryetare (shites ose tregetare). Shumica e bursave kane nje vend real por edhe virtual ku komisionerë dhe tregetare takohen per te kryer urdherat e institucioneve dhe investoreve individuale qe perfaqesojne per te blere dhe shitur sigurime.
Bursa financiare eshte pjese themelore e tregut te organizuar si treg i hapur ne publik dhe funksionon me parimin e ankandit.1   Bursa nenkupton kryerjen e transaksioneve brenda nje mjedisi ne nje shesh/ dysheme. Te gjitha porosite per blerje dhe shitje individet ua ofrojne ndermjetesve(brokers) simetreike te krahut te kundert. Keshtu ndermjetesit per blerje takojne ndermjetesit per shitje. Emertimi burse ne gjuhen angleze eshte ‘exchange’ ne gjuhen fringe ‘ la bourse’, ne gjuhen gjermane ‘die borse’, ne gjuhen ruse ‘birzha’, ne gjuhen kroate ‘burza’ etj.2  
Sado qe origjinen bursat e kane nga shekulli I XV, kur per here te pare u themelua bursa ne Anvers ne vitin 1462, vetem ne mesin e shekullit te XVI paraqiten bursat e para te organizuara, si ajo e Parisit (1562) dhe ajo e Londres ( 1566). Bursat moderne ne kuptimin bashkekohore paraqiten nga mbarimi I shekullit XVII. Tregetia ne keto bursa zhvillohej sipas parakushteve bashkekohore, ne menyre te organizuar dhe te specializuar. Sot bursat jane akoma me te zhvilluara. Zhvillimet e teknologjise informatike kane bere qe me shume shkembime te kryhen shume shpejte dhe pa prezencen fizike te bleresit me shitesin.

Llojet e Bursave
Sipas menyres se organizimit te bursave, ato I ndajme ne tre lloje :
Forma angleze e burses
Forma franceze e burses
Forma e kombinuar e burses
Forma angleze e organizimit te burses eshte institucion plotesisht privat, i organizuar ne formen e shoqerise aksionare. Numri i aksionereve antare te burses eshte i kufizuar, ndersa pranimi i antareve te rinj behet sipas dispozitave dhe normave te burses. Ne pergjithesi keto lloje bursash karakterizohen nga tipare konservative per sa i perket shtimit te antareve te rinj. Ne keto lloje bursash bankat nuk jane antare te saj. Per shembull ne Britanine e Madhe bankat nuk jane antare te bursave. Edhe pse bursat e formes angleze mbeshteten ne kapitalin aksiones privat, shteti ka te drejten e  ushtrimit te kontrollit mbi punen qe ben bursa.
Nder bursat me te njohura te organizuara ne kete forme permendim: Bursa e Londres (Stock Exchange), e cila ka 2500 antare, nga te cilet 1250 jane te pavarur; Bursae Nju-Jork-ut ( Wall-Street Exchange), qe ka numer fiks te antareve 1475 antare, Bursa e Tokios, e cila ka 1146 antare, etj.
Forma franceze e organizimit te burses ka karakter juridiko-politik, te cilat themelohen sipas nje ligji te vecante. Ne keto lloje bursash mund te antaresohen edhe bankat. Keto bursa karakterizohen nga pjesemarrja e konsiderueshme e shtetit ne administrimin e tyre. Antaret jane te detyruar te paguajne tarifen e regjistrimit dhe ato jane te organizuar ne sindikaten e burses, e cila garanton te drejtat e antareve te saj.
Nder bursat me te njohura sipas kesaj forme permendim: Bursa e Parisit, Bursat e tjera ne France, Belgjike, Gjermani, Itali, Zvicer, Porugali,Spanje dhe Austri.
Forma e kombinuar e organizimit te burses eshte nje forme ku nderthuren karakteristikat e formes angleze me ate franceze. Themeluesi i bursave te kombinuara eshte shteti, i cili edhe administron edhe kontrollon punen ne burse. Antaret e bursave jane vetem bankat dhe institucionet e tjera financiare. Numri i antareve te bursees nuk eshte i kufizuar, ndersa antaret e rinj i pranon banka. Antaret jane te dertyuar te paguajne antaresine e burses. Bursat me te njohura te organizuara ne kete forme jane : Bursa e Frankfurtit, Bursa e Cyrihut, Bursa e Vjenes etj.

Transaksionet ne Burse : Mekanizmi i funksionimit te nje dite Burse
Organizimi i nje dite tregetimi nis me tingujt e nje kembane,qe se pari kembana eshte paraqitur ne vitin 1870 kur u institucianolizua tregetimii vazhdueshem. Zakonisht personat qe godasin kembanen jane njerez te ftuar nderi( biznesmene te medhenj, zyrtare, personalitete ekonomike dhe politike).  Renia e kembanes shihet si bestytni ndaj shpesh zgjidhen ‘njerez me dore te mbare’. Ne menyre te thjeshtezuar, mekanizmi i nje transaksioni ne burse eshte si vijon :
Nje person qe do te bleje aksone ne burse, pavarsisht nese eshte banues ose jo ne vendin qe ndodhet bursa , kontakton me nje ndermjetes broker, i cili lidhet me nje tregetues te dyshemese (specialist). Nese nuk ka shites te tjere te aksioneve qe do te bleje investitori, atehere specialisti mund te shese aksionet qe ka ai vete ne gjendje, nese ka. Nese nuk ka vete ne gjendje specialisti lidhet me nje specialist tjeter. Bursa vepron si nje ankand, i shitet atij qe ofron me shume. Palet qe kuotojne ne burse jane antare te burses dhe mbajne llogari ne te. Llogaria ne burse eshte llogaria ku evidentohet gjendja e titujve financiare ne fillim te dites se burses, shitjet, dhe blerjet me cmimin perkates gjate dites dhe ne fund te dites. Mbi kete baze llogaritet dhe cmimi mesatar i tregetimit.
Ne prag te celjes se burses palet e interesuara per shitje i regjistrojne kuotimet ne terminalin e shitjeve. Terminali ne menyre automatike i rrjeshton ato nga shitesi me cmimin me te ulete(ne fillim) e me renditje per tek shitesi me cmimin me te larte (ne fund), gjithnje per te njejtin titull.
Ndersa tek terminali i paleve blerese ndodhe e kunderta. Kuotimet e regjistruara te paleve blerese menjehere rrjeshtohen sipas bleresit me cmim me te larte (ne fillim) dhe ne vijim deri tek bleresi me cmimin me te ulet( ne fund).

Bursa e Tiranes

Ekonomia shqiptare, si nje ekonomi ne rritje dhe me burime te kufizuara financimi, ne stadin aktual te zbatimit te nje projekti ambicioz makroekonomik dhe privatizimi te potencialeve strategjike te saj, ka nevoje te zhvilloje tregun e letrave me vlere. Viti 2002 shenoi nje kthese ne zhvillimin e tregut te kapitaleve ne Shqiperi me shkeputjen e Burses se Tiranes nga Banka Qendrore.

Historiku
Bursa e Tiranës është e para bursë e krijuar në Shqipëri. Bursa e Tiranës u krijua fillimisht si departament i Bankës së Shqipërisë, me qëllimin për ta shkëputur atë pas një periudhë tranzitore disavjeçare. Ajo u organizua si treg i drejtuar nga porosia, dhe aktiviteti i saj bazë konsistoi në tregtimin sekondar të bonove të thesarit dhe të 5 obligacioneve qeveritare. Sesionet e tregtimit u zhvilluan fillimisht dy herë në javë, por pas tetorit 1997, sesionet filluan të kryheshin çdo ditë pune dhe si instrumente tregtimi u pranuan dhe bonot e thesarit 3 dhe 6 mujore. Ajo vuri në funksionim dhe tregun primar të bonove të thesarit deri në 1 gusht 1998. Pas kësaj date e në vijim, ankandet kryhen pranë Departamentit të Operacioneve Monetare të Bankës së Shqipërisë.
Bursa e Tiranës u shkëput përfundimisht nga Banka e Shqipërisë në 1 korrik 2002, për të vijuar me organizimin dhe funksionimin e saj si shoqëri aksionare. Bursa e Tiranës mori liçensën përfundimtare si treg titujsh në 1 korik 2003, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kjo liçensë u rinovua përsëri në vitin 2005 për një afat 2-vjeçar. Në vitin 2007, Bursa e Tiranës u liçensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për një afat të pacaktuar.

Misioni dhe vizioni

Misioni i Burses se Tiranes eshte organizimi dhe zhvillimi i tregut te titujve ne Shqiperi, duke krijuar kushtet me te favorshme per emetuesit, investitoret dhe ndermjetesit financiare, per shfrytezimin sa me eficent te tregut te kapitaleve.
Vizioni i Burses se Tiranes:
Te sisuroje nje fluks te mjaftueshem kapitali (vendas dhe te huaj) perfinancimin e shiqerive private dhe sektorit publik.
Te siguroje se investitoret si individuale ashtu edhe institucionale, te gezojne mundesi te medha per te investuar dhe diversifikuar portofolet e tyre.
T’u garantoje vecanerisht investitoreve individuale nivele te arsyeshme mbrojtjeje.
Te garantoje nje nivel te aryeshem kthyeshmerie nga kapitali i investuar ne tregjet e kapitaleve.

Anetaresimi ne Bursen e Tiranes
Te drejten per te qene antar sipas ligjit Nr.9879, date.21.02.2008 ‘Per Titujt’ e gezojne:
Shoqerite komisionere, te cilat jane shoqeri aksionere, me seli ne Republiken e Shqiperise, veprimtaria e te cilave eshte kryerja e transaksioneve me titujt ne perputhje me dispozitat e parashikuara ne ligj dhe me licencen e leshuar nga Autoriteti

Bankat, te cilat jane shoqeri aksionere te licesuara nga banka e Shqiperise per te ushtruar veprimtari financiare te parashikuara ne ligjin ‘Per Bankat’ dhe qe mund te kryejne veprimtari lidhur me titujt, vetem pasi te jene licensuar nga Autoriteti per te kryer kete veprimtari.

Proceduarat e antaresimit
Cdo shoqeri aksionere qe kerkon te antaresohet duhet te :
Te paraqese nje kerkese me shkrim prane Burses se Tiranes
Kopje e noterizuar e NIPT-it
Kopje e noterizuar e statutit dhe cdo ndryshim te pasqyruar ne QKR
Kopje e licences se marre nga Autoriteti
Kopje te marreveshjes se lidhur te pakten me nje komisioner burse
Te kete gjendje financiare te shendoshe,te provuar me bilancin e certifikuar nga Eksperti Kontabel I Autorizuar dhe vertetimin e zyres se Tatim-Taksave
Bursa do te njoftoje menjehere te gjithe antaret e tjere te burses ne lidhje me aplikimin per antaresim te antarit te ri. Cdo antari te burses i jepet e drejta qe te shpehe mendimin e tij me shkrim per aplikimin per antaresim te antareve te rinj dhe t’ia paraqese ate Burses. Keshilli merr ne shqyrtim aplikimet dhe e miraton ose e rrezon ate me shkrim brenda tridhjete diteve nga data e dorezimit te aplikimit.
Oraret dhe ditet e tregetimit

Cdo të hënë dhe të mërkurë për tregtimin në tregun zyrtar (10:00-12:00)
Cdo te premte  për tregtimin në tregun paralel
Tregtimi fillon në orën 10:00 dhe zgjat deri në 12:00, ose deri në arritjen e çmimit të mbylljes. Periudha e tregtimit mund të zgjatet ose shkurtohet nga Bursa, nëse një gjë e tillë kërkohet nga volumi i tregtimit. 

Instrumentet e  tregetimit

Instrumentet e tregetimit ne Bursen e Tiranes jane tituj te parashikuar ne nenin tre te ligjit ‘Per Titujt’, dhe instrumentave te tjere financiare te miratuara nga Keshilli Mbikeqyres i Burses. Keshtu nder instrumentet kryesore do te jene :
Tituj borxhi qeveritar ( Bonot e Thesarit dhe obligacione qeveritare)
Tituj borxhi te enteve lokale( Obligacione bashkiake)
Aksionet e shoqerive aksionere
Tituj borxhi te shoqerive aksionere ( Obligacione koorporative) etj.


Ecuria dhe problemet e burses se Tiranes
Fillimisht ,Bursa e Tiranes u organizua si treg ankandi i gejtuar nga porosite e marra per blerje dhe shitje. Duke qene se instrumentet e tregetueshem ishin vetem bonot e thesarit me afet 12 mujor, pese seri obligacionesh qeveritare te emetuara per ristrukturimin e huave te keqija te ish kooperativave bujqesore dhe Bonot e Privatizimit, veme re se Bursa e Tiranes ka vepruar vetem ne tregun monetar ( te parase) dhe jo ne tregun e kapitaleve.
Arsyet kryesore qe ndikuan ne mos funksionimin e Burses se Tiranes permendim: 4
Kriza ekonomike e politike e vitit 1997
Mosperputhja kohore e shperndarjes fizike te bonove te privatizimit me procesin e privatizimit te ndermarrjeve shteterrore

Skema e papershtatshme e tregetimit ne BT , seksionet e saj ne nuk ofronin ndonje cilesi interesante per tregetimin  e tyre duke bere qe shiteblerja ne tregun informal te ishte me komode.
Mosperfshirja e tyre ne procesin e privatizimit zvogeloi interesin e zoteruesve te tyre.

Arsyet e mosfunksionimit te Burses se Tiranes5
Pavarësisht përpjekjeve, tashmë disavjeçare për funksionimin e Bursës së Tiranës, ende askush nuk ka dëgjuar të flitet për shitblerje të aksioneve, apo për listimin e ndonjë shoqërie tregtare në të. Vënia në funksionim e Bursës së Tiranës, sigurisht që është një proces kompleks dhe i ndërvarur nga shumë faktorë:
Paqendrueshmeria politike e perseritur ne Shqiperi
Nivelin e ulet te zbatueshmerise se ligjeve dhe te rregullave ne Shqiperi
Mjedisi ekonomik i vendit i karakterizuar nga madhesia modeste e ekonomise se vendit mungesa e vizionit dhe e strategjise globale te zhvillimit ekonomik,
Mangesite dhe boshlleqet ne ligjin aktual ‘mbi shoqerite tregetare’;
Cilesite aktuale te arkitektures se sistemit financiar shqiptar si model me bosht kryesor sistemin e bankave. Ky i fundit, realisht mbetet ne pozita monopoli ne fushen e sherbimit te mobilizimit te burimeve financiare e monetare;
Mungesen pothuajse teresore te tregut te kapitaleve( ne vendet e Europes Qendrore e Juglindore Shqiperia eshte i vetmi vend pa treg kapitalesh;
Nivelin e larte te informalitetit ne vend
Jeten relativisht te shkurter te biznesit privat ne vend;
Mungesa e ndermjetesve finaciare te specializuar ( bankat e investimeve, shtepite e brokerimit, keshilltaret financiare)
Paaftesine e nje pjese te rendesishme te bizneseve per te plotesuar kriteret kryesore cilesore te listimit ne burse tek te cilet permendim: niveli i ulet i menaxhimit, cilesi e ulet dhe jo e besueshme e te dhenave  dhe e raportimeve financiare,kulture e ulet financiare e derjtueve dhe e pronareve, shtremberime ne procesin e vendimmarrjes.
Mosperfshirjen e Burses se Tiranes ne procesin e privatizimit masiv dhe ate te sektoreve strategjike,
Kulturen ekonomike dhe  financiare te pamjaftueshme te popullsise se vendit (modeli i vjeteruar individual e familjar i pasurise jashte konceptit te aksioneve, obligacioneve, etj, si mundesi investimi)
Mungesen e lehtesive fiskale ne fushen e veprimtarise bursiere si per palen investuese ashtu edhe per ata qe synojne kuotimin e ndermarrjeve te tyre ne burse.

Faktoret qe lehtesojne zhvillimin e Burses Se Tiranes

Kjo gjendje e pakenaqeshme ngerci e Burses se Tiranes dhe argumentet per te dale nga kjo gjendje jane kthyer ne nje nga temat me te diskutuara ne ekonomine shqiptare. Sipas specialisteve egzistojne disa faktore te cilet do te lehtesojne rrugen drejt zhvillimit te Burses se Tiranes. Nder te cilet mund te permendim.
Permiresimi I vazhdueshem I klimes se biznesit per sektorin privat I cili vleresohet se jep deri ne 80% te PBB dhe puneson rreth 67% te fuqise punetore.
Permiresimi dhe plotesimi i kuadrit ligjor mbi standartet e kontabilitetit dhe te pasqyrave financiare.
Prania e nje baze ligjore te mjaftueshme per privatizimet strategjike.
Prania e nje numri te mjaftueshem te institucioneve te tregut te kapitaleve.
Niveli i kenaqshem i kursimeve te popullsise te cilat, duke perjashtuar renien e nivelit te vitit 2002 te shkaktuar prej keqkuptimeve te lindura tek nje pjese e popullsise per Sistemin e Sigurimeve te Depozitave  ( SSD).
Zbatimi i nje politike monetare te arsyeshme dhe nivel i moderuar i inflacionit- mjafton te permendim qe objektivi i inflacionit te shenjestruar ( kufiri) eshte 2-4%.
Megjithate pavareshisht situates ne te cilen ndodhet aktualisht Bursa e Tiranes, ne shpersojme per nje zhvillim dhe funksionim te saj. Por nje nga çelsat kryesor e suksesit te mundshem te Burses se Tiranes mbetet kontributi me I madh I shtetit. Kerkohet nje vullnet dhe vendimmarrje e qarte dhe e prere politike per mundesine e perdorimit te burses si mjet per privatizimin e ndermarrjeve shteterrore qe i plotesojne kushtet per listim, per angazhimin e burses ne tregun paresor te bonove te thesarit, por edhe ne tregun dytesor, per zhvillimin e tregut te obligacioneve qeveritare, per zhvillimin e tregut te letrave me vlere te qeverisjes vendore ,per persosjen dhe plotesimit me te mire te legjislacionit ne fushen e tregjeve financiare.

Konkuzionet
Bursa eshte nje treg i organizuar ku blihen dhe shiten te mira dhe sherbime
Tre format e organizimit te Burses jane: forma angleze, forma franceze dhe e kombinuar
Bursa e Shqiperise eshte Bursa e Tiranes e cila u shkeput nga Banka Qendrore ne vitin 2002
Para vitit 2002 Bursa ka kryes shume pak transaksione, ndessa pas shkeputjes nga BQ Bursa e Tiranes nuk ka funksionuar.
Disa nga shkaqet qe kane cuar ne mosfunksionimin e Burses se Tiranes permendim: paqendrueshmerine politike, nivelin e ulet te zbatueshmerise se ligjeve, mangesite dhe boshlleqet e ligjit mbi shoqerite tregetare, mungesen thuajse teresore te kapitaleve, mosperfshirjen e Burses se Tiranes ne procesin e privatizimit masiv dhe ate te sektorve strategjike, jeten relativisht te shkuter te biznesit ne shqiperi, mungesen e ndermjetesve te specializuar financiare, nivelin e larte te inforamlitetit, kulturen ekonomike dhe financiare te pamjaftueeshme te popullesise, mungesen e lehtesirave financiare, paaftesine e nje pjese te madhe te bizneseve per te plotesuar kriteret cilesore te listimit ne burse, niveli i ulet i menaxhimit, cilesi e ulet dhe jo e besueshme e te dhenave dhe e raportimeve financiare.
Faktoret qe lehtesojne funksionimin dhe zhvillimin e metejshem te Burses se Tiranes : zbatimi i nje politike monetare te arsyeshme dhe niveli i moderuar i inflacionit (2-4%), permiresimi i vazhdueshem i klimes se biznesit per sektorin privat,prania e nje baze te mjaftueshme per privatizimet strategjike, permiresimi dhe plotesimi i kuadrit ligjor mbi standartet e kontabilitetit dhe te pasqyrave financiare, etj.




http://eseshkolle.blogspot.com/
Kartat e kreditit
Leshimi i kartes:
Bazuar ne aplikimin e aprovuar nga Banka, kjo e fundit i leshon klientit karten e kreditit pas dy javesh qe nga dita e aplikimit.
Kartembajtesi duhet te paraqitet personalisht per te marre karten e kredititdhe PIN-in perkates ne degen e bankes ne te cilen ai ka aplikuar.
Nese karta nuk merret nga klienti brenda nje periudhe te caktuar Banka ka te drejten e anullimit te saj.
Me marrjen ne dorezim te kartes kartembajtesi duhet te firmose ne panelin e nenshkrimit te kartes.
Perdorimi i kartes:
Kartembajtesi mund ta perdore karten per te paguar per mallra dhe sherbime ne POS, ose per te terhequr cash ne ATM qe kane logon qe mban karta si brenda territorit te Republikes se Shqiperise ashtu edhe jashte saj.
Nese dyshohet per perdorim te paautorizuar, Kartebmajtesi mund te kerkoje nga karta bllokimin e saj.
Kartembajtesi eshte i detyruar te mos ia beje te ditur PIN-in e kartes personave te tjere, duke e perjashtuar Banken nga cdo pergjegjesi. Gjithashtu Kartembajtesi mund te ndryshoje PIN-in e kartes sipas deshires ne cdo ATM te Bankes.
Banka percakton limite kufizuese ne perdorimin e kartes ne ATM dhe POS.
Cdo Kartembajtes qe pajtohet me kushtet e kartave dhe ka shlyer rregullisht detyrimet e llogarise se kartes se tij, eshte automatikisht i klasifikueshem per te marre pjese ne programin e Pageses me Keste te kartes se Kreditit, program i cili mundeson Kartembajtesit te kryeje blerje me me keste mujore per te mira dhe sherbime te caktuara, qe tregetohen ne pikat e shitjeve qe percaktohen nga BKT kohe pas kohe duke perdorur limitin e disponueshem te kartes se tyre. Kjo mundesi ofrohet vetem per Kartembajtesit e kartave MasterCard, si per kartat kryesore edhe per ato shtese.
Kartembajtesit e MasterCard mund te bejne blerje me Pagesen me Keste per ato te mira she sherbime cmimi I te cilave eshte minimalisht 2000 ALL.
Mjetet e identifikimit te nevojshme: 
Karte identiteti ose pasaporte, nuk pranohet patenta.
Afati i kartes se kreditit eshte 4 vjet.
Karta e kreditit ne BKT ofrohet vetem ne monedhen Lek dhe jo per monedha te tjera.
Procedurat ne rast vjedhjeje/ humbjeje:
Ne rast humbjeje ose vjedhjeje te kartes, Kartembajtesi eshte i detyruar te lajmerone brenda 24 oreve Banken ne numrat e emergjences te vene ne sherbim nga Banka.
Pari Banke merr ne shqyrtim njoftimin e bere nga Kartembajtesi vendos te anulloje ose te pezulloje karten e kreditit.
Karta e anulluar, me aprovimin e bankes do te zevendesohet nga nje e re, shpenzimet per zevendesimin e kartes do te mbahen nga llogaria e Klientit.

Rinovimi i kartes :
Karta do te rinovohet nga Banka nje muaj para afatit te skadences. Nese Kartembajtesi nuk deshiron rinovim te kartes duhet te njoftoje Banken dy muaj para, ne te kundert rinovimi do te konsiderohet i pranuar dhe Klienti duhet te marre karten e rinovuar.
Te dhenat per Karte Krediti :
Detyrimi vjetor i kartes : Prima- 1500 All;  Prima Gold: 3000All.
Komisione per blerje ne POS:  falas
Shuma minimale per tu paguar: 30 % e shumes se transaksioneve
Interesi mujor per pagese te vonuar : 2%
Penaliteti per pagese te vonuar te shumes minimale: 3%
Komisioni per pagese te vonuar te shumes minimale : 500 All
Komisioni per tejkalim te limitit: 1500All
Limiti maksimal i terheqjeve cash: 10% e limitit te kartes
Interesi mujor per terheqje cash:  2.5%
Komisione per terheqje cash prane BKT ose brenda vendit: 2% e shumes se transaksionit( min 500 All)
Komisioni per terheqje cash jashte vendit: 3 % se shumes se transaksionit( min 500 All).
Riprintim automatik i kartes/PIN-it: Falas
Riprintim I Kartes ne rast humbjeje/vjedhjeje: 750 All
Riprintim PIN-I ne rast huumbje/vjedhje: 350 All
Interesi  mujor I pageses me keste deri ne : 2.5%.  


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels