IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
 FAKULTETI I BIZNESIT
LËNDA: INSTITUCIONE FINANCIARE
TEMA : “FORMAT E BURSES DHE BURSA E TIRANES 
Cfare kuptojme me Burse
Bursa  (lat. bursa - trastë, qese) është një treg i organizuar për aksionet, huane, valuten, apo mallra  të caktuara. Bursa është
një vend ku shoqeri aksionare dhe firma të ndryshme private drejtohen për të ngritur fondin e investimeve dhe siguruar kapitalet e tyre. Sigurimet tregetohen nga anetaret e burses, qe veprojne si agjente (komisionere) dhe kryetare (shites ose tregetare). Shumica e bursave kane nje vend real por edhe virtual ku komisionerë dhe tregetare takohen per te kryer urdherat e institucioneve dhe investoreve individuale qe perfaqesojne per te blere dhe shitur sigurime.
Bursa financiare eshte pjese themelore e tregut te organizuar si treg i hapur ne publik dhe funksionon me parimin e ankandit.1   Bursa nenkupton kryerjen e transaksioneve brenda nje mjedisi ne nje shesh/ dysheme. Te gjitha porosite per blerje dhe shitje individet ua ofrojne ndermjetesve(brokers) simetreike te krahut te kundert. Keshtu ndermjetesit per blerje takojne ndermjetesit per shitje. Emertimi burse ne gjuhen angleze eshte ‘exchange’ ne gjuhen fringe ‘ la bourse’, ne gjuhen gjermane ‘die borse’, ne gjuhen ruse ‘birzha’, ne gjuhen kroate ‘burza’ etj.2  
Sado qe origjinen bursat e kane nga shekulli I XV, kur per here te pare u themelua bursa ne Anvers ne vitin 1462, vetem ne mesin e shekullit te XVI paraqiten bursat e para te organizuara, si ajo e Parisit (1562) dhe ajo e Londres ( 1566). Bursat moderne ne kuptimin bashkekohore paraqiten nga mbarimi I shekullit XVII. Tregetia ne keto bursa zhvillohej sipas parakushteve bashkekohore, ne menyre te organizuar dhe te specializuar. Sot bursat jane akoma me te zhvilluara. Zhvillimet e teknologjise informatike kane bere qe me shume shkembime te kryhen shume shpejte dhe pa prezencen fizike te bleresit me shitesin.

Llojet e Bursave
Sipas menyres se organizimit te bursave, ato I ndajme ne tre lloje :
Forma angleze e burses
Forma franceze e burses
Forma e kombinuar e burses
Forma angleze e organizimit te burses eshte institucion plotesisht privat, i organizuar ne formen e shoqerise aksionare. Numri i aksionereve antare te burses eshte i kufizuar, ndersa pranimi i antareve te rinj behet sipas dispozitave dhe normave te burses. Ne pergjithesi keto lloje bursash karakterizohen nga tipare konservative per sa i perket shtimit te antareve te rinj. Ne keto lloje bursash bankat nuk jane antare te saj. Per shembull ne Britanine e Madhe bankat nuk jane antare te bursave. Edhe pse bursat e formes angleze mbeshteten ne kapitalin aksiones privat, shteti ka te drejten e  ushtrimit te kontrollit mbi punen qe ben bursa.
Nder bursat me te njohura te organizuara ne kete forme permendim: Bursa e Londres (Stock Exchange), e cila ka 2500 antare, nga te cilet 1250 jane te pavarur; Bursae Nju-Jork-ut ( Wall-Street Exchange), qe ka numer fiks te antareve 1475 antare, Bursa e Tokios, e cila ka 1146 antare, etj.
Forma franceze e organizimit te burses ka karakter juridiko-politik, te cilat themelohen sipas nje ligji te vecante. Ne keto lloje bursash mund te antaresohen edhe bankat. Keto bursa karakterizohen nga pjesemarrja e konsiderueshme e shtetit ne administrimin e tyre. Antaret jane te detyruar te paguajne tarifen e regjistrimit dhe ato jane te organizuar ne sindikaten e burses, e cila garanton te drejtat e antareve te saj.
Nder bursat me te njohura sipas kesaj forme permendim: Bursa e Parisit, Bursat e tjera ne France, Belgjike, Gjermani, Itali, Zvicer, Porugali,Spanje dhe Austri.
Forma e kombinuar e organizimit te burses eshte nje forme ku nderthuren karakteristikat e formes angleze me ate franceze. Themeluesi i bursave te kombinuara eshte shteti, i cili edhe administron edhe kontrollon punen ne burse. Antaret e bursave jane vetem bankat dhe institucionet e tjera financiare. Numri i antareve te bursees nuk eshte i kufizuar, ndersa antaret e rinj i pranon banka. Antaret jane te dertyuar te paguajne antaresine e burses. Bursat me te njohura te organizuara ne kete forme jane : Bursa e Frankfurtit, Bursa e Cyrihut, Bursa e Vjenes etj.

Transaksionet ne Burse : Mekanizmi i funksionimit te nje dite Burse
Organizimi i nje dite tregetimi nis me tingujt e nje kembane,qe se pari kembana eshte paraqitur ne vitin 1870 kur u institucianolizua tregetimii vazhdueshem. Zakonisht personat qe godasin kembanen jane njerez te ftuar nderi( biznesmene te medhenj, zyrtare, personalitete ekonomike dhe politike).  Renia e kembanes shihet si bestytni ndaj shpesh zgjidhen ‘njerez me dore te mbare’. Ne menyre te thjeshtezuar, mekanizmi i nje transaksioni ne burse eshte si vijon :
Nje person qe do te bleje aksone ne burse, pavarsisht nese eshte banues ose jo ne vendin qe ndodhet bursa , kontakton me nje ndermjetes broker, i cili lidhet me nje tregetues te dyshemese (specialist). Nese nuk ka shites te tjere te aksioneve qe do te bleje investitori, atehere specialisti mund te shese aksionet qe ka ai vete ne gjendje, nese ka. Nese nuk ka vete ne gjendje specialisti lidhet me nje specialist tjeter. Bursa vepron si nje ankand, i shitet atij qe ofron me shume. Palet qe kuotojne ne burse jane antare te burses dhe mbajne llogari ne te. Llogaria ne burse eshte llogaria ku evidentohet gjendja e titujve financiare ne fillim te dites se burses, shitjet, dhe blerjet me cmimin perkates gjate dites dhe ne fund te dites. Mbi kete baze llogaritet dhe cmimi mesatar i tregetimit.
Ne prag te celjes se burses palet e interesuara per shitje i regjistrojne kuotimet ne terminalin e shitjeve. Terminali ne menyre automatike i rrjeshton ato nga shitesi me cmimin me te ulete(ne fillim) e me renditje per tek shitesi me cmimin me te larte (ne fund), gjithnje per te njejtin titull.
Ndersa tek terminali i paleve blerese ndodhe e kunderta. Kuotimet e regjistruara te paleve blerese menjehere rrjeshtohen sipas bleresit me cmim me te larte (ne fillim) dhe ne vijim deri tek bleresi me cmimin me te ulet( ne fund).

Bursa e Tiranes

Ekonomia shqiptare, si nje ekonomi ne rritje dhe me burime te kufizuara financimi, ne stadin aktual te zbatimit te nje projekti ambicioz makroekonomik dhe privatizimi te potencialeve strategjike te saj, ka nevoje te zhvilloje tregun e letrave me vlere. Viti 2002 shenoi nje kthese ne zhvillimin e tregut te kapitaleve ne Shqiperi me shkeputjen e Burses se Tiranes nga Banka Qendrore.

Historiku
Bursa e Tiranës është e para bursë e krijuar në Shqipëri. Bursa e Tiranës u krijua fillimisht si departament i Bankës së Shqipërisë, me qëllimin për ta shkëputur atë pas një periudhë tranzitore disavjeçare. Ajo u organizua si treg i drejtuar nga porosia, dhe aktiviteti i saj bazë konsistoi në tregtimin sekondar të bonove të thesarit dhe të 5 obligacioneve qeveritare. Sesionet e tregtimit u zhvilluan fillimisht dy herë në javë, por pas tetorit 1997, sesionet filluan të kryheshin çdo ditë pune dhe si instrumente tregtimi u pranuan dhe bonot e thesarit 3 dhe 6 mujore. Ajo vuri në funksionim dhe tregun primar të bonove të thesarit deri në 1 gusht 1998. Pas kësaj date e në vijim, ankandet kryhen pranë Departamentit të Operacioneve Monetare të Bankës së Shqipërisë.
Bursa e Tiranës u shkëput përfundimisht nga Banka e Shqipërisë në 1 korrik 2002, për të vijuar me organizimin dhe funksionimin e saj si shoqëri aksionare. Bursa e Tiranës mori liçensën përfundimtare si treg titujsh në 1 korik 2003, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kjo liçensë u rinovua përsëri në vitin 2005 për një afat 2-vjeçar. Në vitin 2007, Bursa e Tiranës u liçensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për një afat të pacaktuar.

Misioni dhe vizioni

Misioni i Burses se Tiranes eshte organizimi dhe zhvillimi i tregut te titujve ne Shqiperi, duke krijuar kushtet me te favorshme per emetuesit, investitoret dhe ndermjetesit financiare, per shfrytezimin sa me eficent te tregut te kapitaleve.
Vizioni i Burses se Tiranes:
Te sisuroje nje fluks te mjaftueshem kapitali (vendas dhe te huaj) perfinancimin e shiqerive private dhe sektorit publik.
Te siguroje se investitoret si individuale ashtu edhe institucionale, te gezojne mundesi te medha per te investuar dhe diversifikuar portofolet e tyre.
T’u garantoje vecanerisht investitoreve individuale nivele te arsyeshme mbrojtjeje.
Te garantoje nje nivel te aryeshem kthyeshmerie nga kapitali i investuar ne tregjet e kapitaleve.

Anetaresimi ne Bursen e Tiranes
Te drejten per te qene antar sipas ligjit Nr.9879, date.21.02.2008 ‘Per Titujt’ e gezojne:
Shoqerite komisionere, te cilat jane shoqeri aksionere, me seli ne Republiken e Shqiperise, veprimtaria e te cilave eshte kryerja e transaksioneve me titujt ne perputhje me dispozitat e parashikuara ne ligj dhe me licencen e leshuar nga Autoriteti

Bankat, te cilat jane shoqeri aksionere te licesuara nga banka e Shqiperise per te ushtruar veprimtari financiare te parashikuara ne ligjin ‘Per Bankat’ dhe qe mund te kryejne veprimtari lidhur me titujt, vetem pasi te jene licensuar nga Autoriteti per te kryer kete veprimtari.

Proceduarat e antaresimit
Cdo shoqeri aksionere qe kerkon te antaresohet duhet te :
Te paraqese nje kerkese me shkrim prane Burses se Tiranes
Kopje e noterizuar e NIPT-it
Kopje e noterizuar e statutit dhe cdo ndryshim te pasqyruar ne QKR
Kopje e licences se marre nga Autoriteti
Kopje te marreveshjes se lidhur te pakten me nje komisioner burse
Te kete gjendje financiare te shendoshe,te provuar me bilancin e certifikuar nga Eksperti Kontabel I Autorizuar dhe vertetimin e zyres se Tatim-Taksave
Bursa do te njoftoje menjehere te gjithe antaret e tjere te burses ne lidhje me aplikimin per antaresim te antarit te ri. Cdo antari te burses i jepet e drejta qe te shpehe mendimin e tij me shkrim per aplikimin per antaresim te antareve te rinj dhe t’ia paraqese ate Burses. Keshilli merr ne shqyrtim aplikimet dhe e miraton ose e rrezon ate me shkrim brenda tridhjete diteve nga data e dorezimit te aplikimit.
Oraret dhe ditet e tregetimit

Cdo të hënë dhe të mërkurë për tregtimin në tregun zyrtar (10:00-12:00)
Cdo te premte  për tregtimin në tregun paralel
Tregtimi fillon në orën 10:00 dhe zgjat deri në 12:00, ose deri në arritjen e çmimit të mbylljes. Periudha e tregtimit mund të zgjatet ose shkurtohet nga Bursa, nëse një gjë e tillë kërkohet nga volumi i tregtimit. 

Instrumentet e  tregetimit

Instrumentet e tregetimit ne Bursen e Tiranes jane tituj te parashikuar ne nenin tre te ligjit ‘Per Titujt’, dhe instrumentave te tjere financiare te miratuara nga Keshilli Mbikeqyres i Burses. Keshtu nder instrumentet kryesore do te jene :
Tituj borxhi qeveritar ( Bonot e Thesarit dhe obligacione qeveritare)
Tituj borxhi te enteve lokale( Obligacione bashkiake)
Aksionet e shoqerive aksionere
Tituj borxhi te shoqerive aksionere ( Obligacione koorporative) etj.


Ecuria dhe problemet e burses se Tiranes
Fillimisht ,Bursa e Tiranes u organizua si treg ankandi i gejtuar nga porosite e marra per blerje dhe shitje. Duke qene se instrumentet e tregetueshem ishin vetem bonot e thesarit me afet 12 mujor, pese seri obligacionesh qeveritare te emetuara per ristrukturimin e huave te keqija te ish kooperativave bujqesore dhe Bonot e Privatizimit, veme re se Bursa e Tiranes ka vepruar vetem ne tregun monetar ( te parase) dhe jo ne tregun e kapitaleve.
Arsyet kryesore qe ndikuan ne mos funksionimin e Burses se Tiranes permendim: 4
Kriza ekonomike e politike e vitit 1997
Mosperputhja kohore e shperndarjes fizike te bonove te privatizimit me procesin e privatizimit te ndermarrjeve shteterrore

Skema e papershtatshme e tregetimit ne BT , seksionet e saj ne nuk ofronin ndonje cilesi interesante per tregetimin  e tyre duke bere qe shiteblerja ne tregun informal te ishte me komode.
Mosperfshirja e tyre ne procesin e privatizimit zvogeloi interesin e zoteruesve te tyre.

Arsyet e mosfunksionimit te Burses se Tiranes5
Pavarësisht përpjekjeve, tashmë disavjeçare për funksionimin e Bursës së Tiranës, ende askush nuk ka dëgjuar të flitet për shitblerje të aksioneve, apo për listimin e ndonjë shoqërie tregtare në të. Vënia në funksionim e Bursës së Tiranës, sigurisht që është një proces kompleks dhe i ndërvarur nga shumë faktorë:
Paqendrueshmeria politike e perseritur ne Shqiperi
Nivelin e ulet te zbatueshmerise se ligjeve dhe te rregullave ne Shqiperi
Mjedisi ekonomik i vendit i karakterizuar nga madhesia modeste e ekonomise se vendit mungesa e vizionit dhe e strategjise globale te zhvillimit ekonomik,
Mangesite dhe boshlleqet ne ligjin aktual ‘mbi shoqerite tregetare’;
Cilesite aktuale te arkitektures se sistemit financiar shqiptar si model me bosht kryesor sistemin e bankave. Ky i fundit, realisht mbetet ne pozita monopoli ne fushen e sherbimit te mobilizimit te burimeve financiare e monetare;
Mungesen pothuajse teresore te tregut te kapitaleve( ne vendet e Europes Qendrore e Juglindore Shqiperia eshte i vetmi vend pa treg kapitalesh;
Nivelin e larte te informalitetit ne vend
Jeten relativisht te shkurter te biznesit privat ne vend;
Mungesa e ndermjetesve finaciare te specializuar ( bankat e investimeve, shtepite e brokerimit, keshilltaret financiare)
Paaftesine e nje pjese te rendesishme te bizneseve per te plotesuar kriteret kryesore cilesore te listimit ne burse tek te cilet permendim: niveli i ulet i menaxhimit, cilesi e ulet dhe jo e besueshme e te dhenave  dhe e raportimeve financiare,kulture e ulet financiare e derjtueve dhe e pronareve, shtremberime ne procesin e vendimmarrjes.
Mosperfshirjen e Burses se Tiranes ne procesin e privatizimit masiv dhe ate te sektoreve strategjike,
Kulturen ekonomike dhe  financiare te pamjaftueshme te popullsise se vendit (modeli i vjeteruar individual e familjar i pasurise jashte konceptit te aksioneve, obligacioneve, etj, si mundesi investimi)
Mungesen e lehtesive fiskale ne fushen e veprimtarise bursiere si per palen investuese ashtu edhe per ata qe synojne kuotimin e ndermarrjeve te tyre ne burse.

Faktoret qe lehtesojne zhvillimin e Burses Se Tiranes

Kjo gjendje e pakenaqeshme ngerci e Burses se Tiranes dhe argumentet per te dale nga kjo gjendje jane kthyer ne nje nga temat me te diskutuara ne ekonomine shqiptare. Sipas specialisteve egzistojne disa faktore te cilet do te lehtesojne rrugen drejt zhvillimit te Burses se Tiranes. Nder te cilet mund te permendim.
Permiresimi I vazhdueshem I klimes se biznesit per sektorin privat I cili vleresohet se jep deri ne 80% te PBB dhe puneson rreth 67% te fuqise punetore.
Permiresimi dhe plotesimi i kuadrit ligjor mbi standartet e kontabilitetit dhe te pasqyrave financiare.
Prania e nje baze ligjore te mjaftueshme per privatizimet strategjike.
Prania e nje numri te mjaftueshem te institucioneve te tregut te kapitaleve.
Niveli i kenaqshem i kursimeve te popullsise te cilat, duke perjashtuar renien e nivelit te vitit 2002 te shkaktuar prej keqkuptimeve te lindura tek nje pjese e popullsise per Sistemin e Sigurimeve te Depozitave  ( SSD).
Zbatimi i nje politike monetare te arsyeshme dhe nivel i moderuar i inflacionit- mjafton te permendim qe objektivi i inflacionit te shenjestruar ( kufiri) eshte 2-4%.
Megjithate pavareshisht situates ne te cilen ndodhet aktualisht Bursa e Tiranes, ne shpersojme per nje zhvillim dhe funksionim te saj. Por nje nga çelsat kryesor e suksesit te mundshem te Burses se Tiranes mbetet kontributi me I madh I shtetit. Kerkohet nje vullnet dhe vendimmarrje e qarte dhe e prere politike per mundesine e perdorimit te burses si mjet per privatizimin e ndermarrjeve shteterrore qe i plotesojne kushtet per listim, per angazhimin e burses ne tregun paresor te bonove te thesarit, por edhe ne tregun dytesor, per zhvillimin e tregut te obligacioneve qeveritare, per zhvillimin e tregut te letrave me vlere te qeverisjes vendore ,per persosjen dhe plotesimit me te mire te legjislacionit ne fushen e tregjeve financiare.

Konkuzionet
Bursa eshte nje treg i organizuar ku blihen dhe shiten te mira dhe sherbime
Tre format e organizimit te Burses jane: forma angleze, forma franceze dhe e kombinuar
Bursa e Shqiperise eshte Bursa e Tiranes e cila u shkeput nga Banka Qendrore ne vitin 2002
Para vitit 2002 Bursa ka kryes shume pak transaksione, ndessa pas shkeputjes nga BQ Bursa e Tiranes nuk ka funksionuar.
Disa nga shkaqet qe kane cuar ne mosfunksionimin e Burses se Tiranes permendim: paqendrueshmerine politike, nivelin e ulet te zbatueshmerise se ligjeve, mangesite dhe boshlleqet e ligjit mbi shoqerite tregetare, mungesen thuajse teresore te kapitaleve, mosperfshirjen e Burses se Tiranes ne procesin e privatizimit masiv dhe ate te sektorve strategjike, jeten relativisht te shkuter te biznesit ne shqiperi, mungesen e ndermjetesve te specializuar financiare, nivelin e larte te inforamlitetit, kulturen ekonomike dhe financiare te pamjaftueeshme te popullesise, mungesen e lehtesirave financiare, paaftesine e nje pjese te madhe te bizneseve per te plotesuar kriteret cilesore te listimit ne burse, niveli i ulet i menaxhimit, cilesi e ulet dhe jo e besueshme e te dhenave dhe e raportimeve financiare.
Faktoret qe lehtesojne funksionimin dhe zhvillimin e metejshem te Burses se Tiranes : zbatimi i nje politike monetare te arsyeshme dhe niveli i moderuar i inflacionit (2-4%), permiresimi i vazhdueshem i klimes se biznesit per sektorin privat,prania e nje baze te mjaftueshme per privatizimet strategjike, permiresimi dhe plotesimi i kuadrit ligjor mbi standartet e kontabilitetit dhe te pasqyrave financiare, etj.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels