IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts






 Finance-Banke
http://eseshkolle.blogspot.com/Lenda: Analiza e pasqyrave financiare


tema: "Analiza e PASH"




Çeshtja I SHPENZIMET

Nisur nga ky motiv ato ndahen ne:

  Shpenzime te veprimtarise se zakonshme, te cilat ndahen;

          -shpenzime te zakoneshme
          -shpenzime financiare.

b.     Shpenzime nga ngjarje te jashtezakoneshme.   


Ne shpenzimet e shfrytezimit hyjne: shpenzimet e zakoneshme si ato per blerjet pervec ndryshimi i gjendjeve, shpenzime per punime e sherbime nga te tretet, shpenzime personeli, amortizime, te tjera te zakoneshme.
Ne shpenzimet e jashtezakoneshme hyjne  ato qe kane nje natyre te vecante e qe nuk lidhen me veprimtarine  e zakoneshme sic mund te permendimhubjet nga termetet, zjarret, permbytjet, vjedhjet e medha, mbyllja e nje veprimtarie dege sektori, zhvleresimet e menjehershme te aktiveve, ndryshimet e strategjive te prodhimit, gabimet dhe haresat e viteve te meparshme etj.

SHPENZIMET
USHTRIMI I MBYLLUR
PAKESIMI I GJENDJES TE PRODHIMIT TE VET

SHPENZIME TE SHFRYTEZIMIT E TE TJERA RRJEDHESE
89,935,817
1- Materiale te para & Materiale te tjera
58,732,757
            -Blerjet gjate ushtrimit
65,482,428
            -Ndryshimi I gjendjeve (+ -)
-6,699,671
2-Mallra

            -Blerjet gjate ushtrimit

            -Ndryshimi I gjendjeve (+ -)

3-Furnitura, nentrajtime dhe sherbime
25,633,193
4-Shpenzime per personelin
1,118,680
            -a)Pagat
655,477
            -b)trajtime dhe shperblime te tjera

             c)Sigurime shoqerore & te ngjashme
463,203
5-Tatime, Taksa e derdhje te ngajshme
145,800
6-Shpenzime te tjera rrjedhese
57,607
            a)Vlera kontabel e AQ te shitura

            b)Humbje nga mosarketimi I debitoreve (gjoba)

            c)Te tjera  (shpenzime te panjohura)
57,607
7-Amortizime & Provizione
4,247,776
            a)Amortizimi I aktiveve te qendrueshme
195,306
            b)Provizione per zhvleresim te AQ

            c)Provizione per zhvleresime te aktiveve qarkulluese

            d)Kuota te shpenzimeve per t'u shperndare
4,052,470
TOTALI I+II
89,935,817
SHPENZIME FINANCIARE
15,401
8-Interesa te paguara dhe per t'u paguar
15,401
9-Minusvlera nga shitja e letrave me vlere te vendosjes

10-Diferenca negative nga kembimi

11-Provizione per aktivet financiare te Qend. Qark

12-Te tjera shpenzime financiare

TOTALI I+II+III
89,951,218
REZULTATI NGA VEPRIMTARITE E ZAKONSHME
14,149,560
SHPENZIME TE JASHTEZAKONSHME

REZULTATI I JASHTEZAKONSHEM

FITIMI PARA TATIMIT
13,656,995
TATIMI MBI FITIMIN & TE NGJASHME

          a)Tatimi mbi fitimin
3,141,109
          -Per fitimin nga veprimet e zakonshme

          b)Zbritje te tjera (Gjoba + Shp. Te panjohura)



FITIMI NETO (OSE I BILANCIT)V-VI
11,008,451

Siç e thame firma ka ndertuar ne dy objekte gjate kesaj periudhe. Ne kete lloj aktiviteti zerin kryesor te shpenzimeve e zene ato materiale. Pra gjate periudhes firma ka perdorur pasurine e saj monetare (leket ne arke dhe banke), ka zvogeluar (rritur) inventaret e saj ne magazina apo ka rritur (zvogeluar) broxhin ndaj firmave te ndryshme furnitore te materialeve duke rritur vleren e objekteve me vlere materiale. Per objektet jane blere gjate vitit 58,732,757 leke materiale te para dhe materiale te tjera. Nga keto materiale 6,699,671 leke nuk jane perdorur duke rritur gjendjet ne magazinat prane objekteve.
            Ne kete menyre sigurohet qe materiale hyn ne magazine dhe perdoret me pas per ciklin e prodhimit. Evidentimi ne magazine behet permes llogarise 323 dhe 6031. Llogaria 323 eshte nje llogari aktive qe tregon vleren e materialeve gjendje dhe si te tille ata ”ngarkojne” njokohesisht llog 603.
            Ne perfundim permes fillimisht kreditimit dhe me pas debitimit te 6031 sigurojme nje llogari me saldo kreditore (nese ka mall ne magazine) e cila n`a redukton llogarine 601. Ky reduktim ne kete vit per kete firme eshte 6,699,671 leke, pra llogaria 6031 ka nje saldo kreditore prej 6,699,671 leke.
            Ne total shpenzimi i periudhes qe i perket materialeve te perdorura ne objeket e ndertuara eshte:
Llogaria  “Furnitore, nentrajtime  dhe sherbime” prej  25,633,193 leke perbehet nga:      
-Blerjet e pa stokushme (qe nuk magazinohen) sic jane energji elektrike, avull dhe uje  ( llogaria 604 ) prej, te tjera te pa stokushme (llogaria  606) .
-Vlera e perpunimit te produkteve te ndermarrjeve nga te tretet siç jane nensipermarrje, ne veprimtarine ndertuese, prodhimit me fason apo nentrajtime te tjera, te cilat hyjne drejtepersedrejte ne koston e produkteve e te tjera  (llogaria  607 dhe 608) .
-Vlera e punimeve  dhe e sherbimeve nga te tretet  (llogarite e grupit  61 dhe 62) .
Vlera e ketij posti ne kete vit eshte:

Celular, qera etj
618
1,743,622
nenkontraktor
611
21,418,532
konsulence
621
2,303,800
energji avull uje
604
167,244


25,633,193

            Llogaria 618 mbledh shpenzimet e kryera gjate vitit nga administrata. Ky eshte nje shpenzim qe i “perket” qendres se firmes aty ku merren dhe vendimet menaxheriale.
Llogaria 611 perfshin nenkontraktoret qe kane punuar ne objekt. Keta jane zakonisht brigada muratoresh, karpentieresh etj te cilet ndihmojne puntoret e firmes ne ndertimin e objektit. Kjo percakton nivelet minimale te vleres se shtuar per nivel te siperfaqes se ndertuar dhe per pasoje percaktohen nivelet minimale fiskale te Tatimit te Vlere se Shtuar.
4          Shpenzime  per personelin .
a) Pagat .   Ketu perfshihet  shuma e pagave bruto  te punonjesve te ndermarrjes , te cilat kane statusin  e te punesuarit te perhereshem  apo te perkoheshem ,pavaresisht  ne se jane punetore ,specialist apo kryejne funksione te drejtimit  dhe te administrimit  si dhe pagat e antareve  te jashtem te keshillit  drejtues
b) Trajtime  dhe shperblime te tjera.  Ketu do te perfshihet çdo shpenzim ne natyre  ( psh  vlera e ushqimeve falas ) apo çdo shpenzim tjeter  ne para qe kryhet per punonjesit.  .
c) Sigurime shoqerore dhe te ngjajshme .  Ne kete  post perfshihen kontributet per sigurimet shoqerore  e perkrahje sociale  qe perballohen nga ndermarrja  punedhenese  ( llogaria 644 e 645 ), duke perjashtuar pjesen qe perballon personi nga ndalesat e bera ne list pagesen  e pagave.
5.-  Tatime, taksa  dhe derdhje te ngjajshme .
Ne kete post perfshihen te gjithe taksat dhe tatimet direkte. Çdo tatim dhe takse  qe ndermarrja detyrohet te paguaj  dhe qe nuk i rikthehet mbetet nje element i kostos se subjektit. Taksat qe paguan nje firme ndertuese jane lokale, te bashkise ku ajo kryen aktivitet. Taksat kryesore jane ato te ndertimit, qe firma paguan per te marre lejen, taksat e pastrimit, tabeles etj. Keto Ne kete rast taksat e paguara gjate vitit jane 145,800 leke. Keto taksa jane:
Takse pastrimi dhe zbardhje e lejes                             123,400 leke
T.A.P                                                                   1,600 leke
Takse tabele                                                                20,800 leke

6 - Shpenzime te tjera rrjedhese. Ne kete ze jane perfshire shpenzimet prej 57,607 leke qe jane penalitete te marra nga firma gjate kontrolleve qe i jane kryer nga organet fiskale..

Çeshtja II TE ARDHURAT
Siç u shpjegua me lart te ardhurat ne nje firme ndertuese jane si rezultat i punimeve te kryera gjate vitit, per te shlyer borxhin ndaj klienteve qe kane porositur apartamentet. Kjo vlere punimesh deklarohet me ane te situacionit te punimeve, i cili perpilohet çdo muaj per shumen e punimeve te krera gjate ketij muaji. Ky situacion shoqerohet dhe me nje fature tatimore.
Permes situacioneve mujore qe perbehen nga deklarimi i vleres qe merrndertesa gjate muajit. Struktura eshte e tille:
Vlera e materialeve
hekur, beton, tulla etj plus puntoria ne objekt
Shpenzimet operative
shpenzimet qe ben nje firme ndertimi gjate muajit si shpenzimet kapitale (amortizimi i aktiveve te qendrueshme – zyrat prone e firmes, etj si dhe amrotizimi i shpenzimeve te nisjes dhe zgjerimit, zbardhjes se lejes etj) shpenzimet puntorise (ekonomisti, inxhinieri, admi)
Fitimi operativ
Per llogaritjen e fitimit te ndertimit te ndertesave te banimit sipas Marreveshjes per percaktimin e treguesve minimale per efekt te llogaritjes se detyrimeve tatimore ne ndertim. Me nr protokolli 2116 dt. 25.05.2004
Kur shoqeria ndertuese eshte 100% edhe investitore, te ardhurat nga shitja e siperfaqes se ciles i eshte zbritur siperfaqja e ndertimit qe i kalon per kompesim pronareve te truallit, vleresuar me cmimet e shitjes sipas structures. Kesaj vlere i zbriten shpenzimet e shitjes te cilat jane permendur me lart.
Kur se bashku me shoqerine ndertuese ka edhe investitore, te ardhurat nga shitja llogariten:
Shpenzimet gjithesej sic jane renditur me siper do te ndahen sipas perindjes se pjesemarrjes ne investim te bashkeinvestitoreve.
Pra ne te dyja keto raste Fitimi per nje objekt do te jete minimalisht i barabarte me siperfaqen e destinuar per shitje, shumezuar me diferencen midis çmimit minimal te zones sipas tabelave dhe kostos minimale te parashikuar ne Marreveshje.
Fitimi qe i vene vetes firmat sidomos ne rastin e ndertimit me investitore, por edhe ne rastin e ndertimit me fondet e veta eshte minimalisht 7%



Bibliografia


Prof.As.Dr Sotiraq M.Dhamo"Kontabiliteti Financiar"

Prof.Hysen Hoda "Hyrje ne kontabilitet"

Te dhena nga firma e ndertimit








http://eseshkolle.blogspot.com/Dhuna është një fenomen i lindur së bashku me natyrën njerëzore dhe si rrjedhojë e kësaj të fundit dhe historisë që shoqërojnë ngjarjet e njeriut. Dhuna jeton dhe na shoqëron si pa u ndjerë e pakontrolluar gati si një “epidemi”. Njerëzit që përjetojnë dhunën, si viktima ose dëshmitarë, mësojnë të kenë frikë, ta evitojnë dhunën ose të bëhen njëlloj të dhunshëm si dhunuesi. Shpesh dhuna kthehet në tragjedi, e në rastet më “fatlume” ajo shoqëron si hije jetën e njeriut. Nuk e ekzagjerojmë po të themi se dhuna e krimi në familje këto vitet e fundit ka triumfuar mbi llojet e tjera të krimeve.
 “Të gjitha prirjet e burrave janë prirjet e grave, dhe megjithë këto gruaja është më pak se burri.”


 Gjithmonë, qënia njerëzore është përpjekur të kuptojë dhe t’i japi kësaj dhune një ngjyrim gjakërues, atributi i mitologjisë hyjnore ose duket i friksuar disa rregulla tmoralit derisa kjo e fundit të mund të përmbahet dhe të kontrollohet. Pikërisht për këto motive çdo shoqëri civile lind dhe zhvillohet në momentin kur bëhet e përgjegjshme për një vetërrënim dhe për pasojë arrin dhe të kontrollojë efekte kriminale. Dhuna nuk është gjë tjetër veçse konkretizimi i më të degjeneruarës agresivitet që përcaktohet nga
 padrejtësitë e pësuara, nga pamundësia për t’i dhënë vlerat e duhura të drejtave nga pamundësia për të përballuar dhunën por edhe nga pamundësia për tu përballur qoftë me principin e realitetit apo qoftë dhe me frikën e të ndjerit i mohuar nga vetë identiteti.   

Të ndryshosh kuptimin kulturor edhe tani është një veprim i konsideruar ekstrem dhe kompleks ku madje shumica e të dhunurave arrin të dëmtojë veten ose të vetëvritet për të pushuar së jetuari prej asaj “njolle” dhe prej dhimbjes që ka përjetuar.
Dhuna ndaj grave është pasojë e një mendësie, që ushqehet në shumë kultura.
Të kërkosh me këmbëngulje një shpjegim të thjeshtë apo të vetëm mbi dhunën ndaj grave dhe ndikimin e saj mbi personalitetin, shkaqet e saj mund të çojnë në justifikime për mosveprim. Dhuna ndaj grave ka një ndikim dhe pasoja më të thella sesa dëmtimi i krijuar pas episodeve të dhunës dhe i ndikimit të saj në formimin e personalitetit të gjithësecilit prej nesh.
Ky fenomen është aq i hershëm sa ç’është edhe vetë historia e njerëzimit.
Dhuna është një fenomen i lindur së bashku me natyrën njerëzore dhe si rrjedhojë e kësaj të fundit dhe historinë që shoqërojnë ngjarjet njerëzore. Gjithmonë, qënia njerëzore është përpjekur të kuptojë dhe t’i japi kësaj dhune një ngjyrim flakërues.Pikërisht për këto motive, çdo shoqëri civile lind e zhvillohet në momentin kur bëhet e përgjegjshme për një vetërrënim (shkatërrim) dhe për pasojë, arrin edhe të kontrollojë efektet kriminale.
Dhuna ndaj gruas është mjaft e përhapur në shoqërinë tonë, ndodh mes partnerëve të ngushtë dhe në familje, në të gjitha klasat shoqërore, pavarsisht moshës, arsimit, fesë, gjendjes ekonomike, etnisë apo indentitetit kulturor. Ajo është një nga format e krimeve më pak të rapotuara dhe zakonisht kosiderohet si një çështje private, si rrjedhojë nuk dihen me saktësi përmasat, dhe frekuenca e fenomenit. Megjithatë studimet e kryera tregojnë se dhuna në familje, sidomos ajo ndaj grave dhe vajzave, është rritur gjatë periudhës së tranzicionit. Vështirësia e grumbullimit të informacionit mbi dhunën në familje vjen dhe si pasojë e gjendjes ekonomike të viktimave, të cilat në shumë prej rasteve janë të varfëra (sidomos në vendin tonë) dhe janë individë të cilët kanë aksesin më të kufizuar të informacionit për të drejtat e tyre, shërbimeve sociale, ndihmës juridike, apo dhe vëmendjes së medias.
Dhuna në familje është një sjellje e udhëhequr nga nevoja për të pasur kontroll. Mund të nisë nga kërcënimet, telefonatat bezdisëse dhe ndjekjet (si ndjekjet e viktimës kur shkon e kthehet nga puna dhe kërcënime), e deri tek marrëdhëniet seksuale të padëshiruara, goditjet dhe në rastin më të keq deri në vdekje.                                                                                                                                             
Dhuna ndaj grave zakonisht nuk është një rast i veçuar dhe shpesh bëhet më e ashpër dhe më e shpeshtë me kalimin e kohës. Shumë dhunues nuk janë të dhunshëm në marrdhënie të tjera, si p.sh. : në punë ose me miqtë. Në mënyrë të përsëritur ato e mohojnë dhunën ndaj grave dhe ashpërsinë e kësaj dhune. Kur ballafaqohen me sjelljen  e tyre abuzive, ata kanë tendencën të fajësojnë partneren e tyre se i ka provokuar ose refuzojnë të pranojnë përgjegjësinë.
Në kuptimin e tij më të ngushtë termi dhunë përdoret për të përshkruar incidente të sulmeve fizike, kur ato kanë formën e dhunës seksuale apo fizike, si për shembull:
goditje me grusht, zënie fryme, ngulje e thikës, hedhje e ujit të nxehtë / acid dhe herdhje në zjarr, pasojat e të cilave mund të shkojnë blanat e mavijosura deri tek vdekja; ajo çka shpesh herë fillon me sulme në dukje të vogla, mund të rritet si në intesitet ashtu edhe në shpeshtësi.
Edhe pse nuk kemi mundësi që të japim një pamje të plotë të përmasave të dhunës në familje, kryesisht ndaj grave në shtëpinë e tyre, rezultatet e kësaj dhune janë fare të qarta. Përveç dëmtimeve fizike që kemi përmendur, duke filluar nga shenjat e mavijosura deri tek vdekja, gratë e abuzuara vuajnë nga probleme psikologjike dhe shëndetësore. Ato kanë një nivel shumë të lartë ankthi, depresioni dhe ankesa somatike në krahasim me gratë që nuk kanë vuajtur nga një abuzim i tillë. Shpesh ato mund të paralizohen nga terrori dhe janë të stresuara nga prania e përhershme e rrezikut të ndonjë sulmi. Ato kanë më tepër gjasa të jenë në gjëndje depresive, gjë që mund të çojë në një shkallë të lartë vetëvrasjeje në krahasim me rastet ndaj personave mbi të cilët nuk është ushtruar dhunë, kjo vlen edhe për burrat, fëmijët ashtu si për gratë të cilat janë pjesa që janë më tepër pre e abuzimeve. Dhuna në familje është gjithashtu e rrezikshme për anëtarët e familjes apo për të tjerë që përpiqen të ndërhyjnë, të cilët mund të dëmtohen ose të vriten nga abuzuesi, nëse ato përfshihen në një incident dhune, qoftë rastësisht apo duke u përpjekur të mbrojnë nënën e tyre.
 Aktualisht vendin dhe vëmendjen kryesore e ka tërhequr dhuna ndaj gruas dhe dhuna    ndaj fëmijëve në familje.
Dhuna ndaj grave është një problem global dhe prek të gjitha shtresat e popullsisë,të arsimuar apo analfabetë, të martuar apo beqar, prek çdo kombësi, klasë, rracë, apo grup etnik.
Në shoqërinë tonë ky fenomen është shumë shqetësues. Ka gra të cilat dhunohen dhe nuk tregojnë, mendojnë se ky është fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Por ka edhe nga ato të cilat e denoncojnë dhunën, nuk lejojnë që të cënohet e drejta e tyre madje dhe ekzistenca e tyre. Kjo ndodh kryesisht me gratë të cilat kanë një farë arsimimi, kanë një mbështetje, ndërsa në periferi, në zonat rurale janë të pakta vajzat apo grate qe bejne nje gje te tille per të mos thënë fare.
Po të analizojmë të gjitha denoncimet në media të lenë për të dëshiruar pasi mungon etika e një lajmi që duhet të shkruhet në shtyp. Raportimi i dhunës në këtë rast është bërë në mënyrë sipërfaqësore, një raportim i plotë profesional do të thotë edhe analizën e shkaqeve dhe të pasojave.
Ligji“Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”, shënoi një hap  të sigurtë për përafrimin e legjislacionit kundër dhunës në familje. Çështja e zbatimit të tij është e domosdoshme pasi me mjetet që ofron, ai mund të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje. Zbatimi i ligjit është shtrirë në pjesën më të madhe të rretheve gjyqësore të vendit. Ka një rritje të ndërgjegjësimit tëgrave dhe vajzave për denoncimin e dhunës, jo vetëm të formës fizike të dhunës, por edhe të formave të tjera të saj, sidomos asaj psikologjike.
Edhe pse ligji parashikon qartë detyrimin e shtetit që të grarantojë për viktimat ndihmë ligjore falas,nuk ka ende asnjë akt  nënligjor që të përcaktojë mënyrën e ofrimit të kësaj ndihme nga avokatët kryesisht.
Mungesa e ndihmës ligjore falas, ka qenë një nga faktorët kryesorë të pushimit të gjykimit të çështjeve, sidomos gjatë verifikimit të urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes. Shumë shpejt do të fillojë infrastruktura rehabilituese për viktimat  dhe dhunuesit, e cila ende nuk ka filluar të krijohet. Nevojitet edhe rritja e njohurive të komunitetit për të drejtat dhe mjetet ligjore që parashikohen në të.
Dhuna ndaj gruas është një “plagë” e thellë në rrënjët e njerëzimit dhe si e tillë ndikimi i saj është i shtrirë thellë në personalitetin e çdo individi ose të gjithsecilit prej nesh. E lindur me shoqërinë e njerëzimit dhe vdes me vdekjen e tij.Dhe pavarsisht dëshires sonë për të arritur në zhdukjen e këtij  fenomeni ne e dimë që është e pamundur,por të përpiqemi sadopak për uljen e numrit të familjeve



 Platoni, Jacoby Edmund,Filozofet,Krisatlina-KH,Tirane,fq37








Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels