IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts





http://eseshkolle.blogspot.com/Dhuna është një fenomen i lindur së bashku me natyrën njerëzore dhe si rrjedhojë e kësaj të fundit dhe historisë që shoqërojnë ngjarjet e njeriut. Dhuna jeton dhe na shoqëron si pa u ndjerë e pakontrolluar gati si një “epidemi”. Njerëzit që përjetojnë dhunën, si viktima ose dëshmitarë, mësojnë të kenë frikë, ta evitojnë dhunën ose të bëhen njëlloj të dhunshëm si dhunuesi. Shpesh dhuna kthehet në tragjedi, e në rastet më “fatlume” ajo shoqëron si hije jetën e njeriut. Nuk e ekzagjerojmë po të themi se dhuna e krimi në familje këto vitet e fundit ka triumfuar mbi llojet e tjera të krimeve.
 “Të gjitha prirjet e burrave janë prirjet e grave, dhe megjithë këto gruaja është më pak se burri.”


 Gjithmonë, qënia njerëzore është përpjekur të kuptojë dhe t’i japi kësaj dhune një ngjyrim gjakërues, atributi i mitologjisë hyjnore ose duket i friksuar disa rregulla tmoralit derisa kjo e fundit të mund të përmbahet dhe të kontrollohet. Pikërisht për këto motive çdo shoqëri civile lind dhe zhvillohet në momentin kur bëhet e përgjegjshme për një vetërrënim dhe për pasojë arrin dhe të kontrollojë efekte kriminale. Dhuna nuk është gjë tjetër veçse konkretizimi i më të degjeneruarës agresivitet që përcaktohet nga
 padrejtësitë e pësuara, nga pamundësia për t’i dhënë vlerat e duhura të drejtave nga pamundësia për të përballuar dhunën por edhe nga pamundësia për tu përballur qoftë me principin e realitetit apo qoftë dhe me frikën e të ndjerit i mohuar nga vetë identiteti.   

Të ndryshosh kuptimin kulturor edhe tani është një veprim i konsideruar ekstrem dhe kompleks ku madje shumica e të dhunurave arrin të dëmtojë veten ose të vetëvritet për të pushuar së jetuari prej asaj “njolle” dhe prej dhimbjes që ka përjetuar.
Dhuna ndaj grave është pasojë e një mendësie, që ushqehet në shumë kultura.
Të kërkosh me këmbëngulje një shpjegim të thjeshtë apo të vetëm mbi dhunën ndaj grave dhe ndikimin e saj mbi personalitetin, shkaqet e saj mund të çojnë në justifikime për mosveprim. Dhuna ndaj grave ka një ndikim dhe pasoja më të thella sesa dëmtimi i krijuar pas episodeve të dhunës dhe i ndikimit të saj në formimin e personalitetit të gjithësecilit prej nesh.
Ky fenomen është aq i hershëm sa ç’është edhe vetë historia e njerëzimit.
Dhuna është një fenomen i lindur së bashku me natyrën njerëzore dhe si rrjedhojë e kësaj të fundit dhe historinë që shoqërojnë ngjarjet njerëzore. Gjithmonë, qënia njerëzore është përpjekur të kuptojë dhe t’i japi kësaj dhune një ngjyrim flakërues.Pikërisht për këto motive, çdo shoqëri civile lind e zhvillohet në momentin kur bëhet e përgjegjshme për një vetërrënim (shkatërrim) dhe për pasojë, arrin edhe të kontrollojë efektet kriminale.
Dhuna ndaj gruas është mjaft e përhapur në shoqërinë tonë, ndodh mes partnerëve të ngushtë dhe në familje, në të gjitha klasat shoqërore, pavarsisht moshës, arsimit, fesë, gjendjes ekonomike, etnisë apo indentitetit kulturor. Ajo është një nga format e krimeve më pak të rapotuara dhe zakonisht kosiderohet si një çështje private, si rrjedhojë nuk dihen me saktësi përmasat, dhe frekuenca e fenomenit. Megjithatë studimet e kryera tregojnë se dhuna në familje, sidomos ajo ndaj grave dhe vajzave, është rritur gjatë periudhës së tranzicionit. Vështirësia e grumbullimit të informacionit mbi dhunën në familje vjen dhe si pasojë e gjendjes ekonomike të viktimave, të cilat në shumë prej rasteve janë të varfëra (sidomos në vendin tonë) dhe janë individë të cilët kanë aksesin më të kufizuar të informacionit për të drejtat e tyre, shërbimeve sociale, ndihmës juridike, apo dhe vëmendjes së medias.
Dhuna në familje është një sjellje e udhëhequr nga nevoja për të pasur kontroll. Mund të nisë nga kërcënimet, telefonatat bezdisëse dhe ndjekjet (si ndjekjet e viktimës kur shkon e kthehet nga puna dhe kërcënime), e deri tek marrëdhëniet seksuale të padëshiruara, goditjet dhe në rastin më të keq deri në vdekje.                                                                                                                                             
Dhuna ndaj grave zakonisht nuk është një rast i veçuar dhe shpesh bëhet më e ashpër dhe më e shpeshtë me kalimin e kohës. Shumë dhunues nuk janë të dhunshëm në marrdhënie të tjera, si p.sh. : në punë ose me miqtë. Në mënyrë të përsëritur ato e mohojnë dhunën ndaj grave dhe ashpërsinë e kësaj dhune. Kur ballafaqohen me sjelljen  e tyre abuzive, ata kanë tendencën të fajësojnë partneren e tyre se i ka provokuar ose refuzojnë të pranojnë përgjegjësinë.
Në kuptimin e tij më të ngushtë termi dhunë përdoret për të përshkruar incidente të sulmeve fizike, kur ato kanë formën e dhunës seksuale apo fizike, si për shembull:
goditje me grusht, zënie fryme, ngulje e thikës, hedhje e ujit të nxehtë / acid dhe herdhje në zjarr, pasojat e të cilave mund të shkojnë blanat e mavijosura deri tek vdekja; ajo çka shpesh herë fillon me sulme në dukje të vogla, mund të rritet si në intesitet ashtu edhe në shpeshtësi.
Edhe pse nuk kemi mundësi që të japim një pamje të plotë të përmasave të dhunës në familje, kryesisht ndaj grave në shtëpinë e tyre, rezultatet e kësaj dhune janë fare të qarta. Përveç dëmtimeve fizike që kemi përmendur, duke filluar nga shenjat e mavijosura deri tek vdekja, gratë e abuzuara vuajnë nga probleme psikologjike dhe shëndetësore. Ato kanë një nivel shumë të lartë ankthi, depresioni dhe ankesa somatike në krahasim me gratë që nuk kanë vuajtur nga një abuzim i tillë. Shpesh ato mund të paralizohen nga terrori dhe janë të stresuara nga prania e përhershme e rrezikut të ndonjë sulmi. Ato kanë më tepër gjasa të jenë në gjëndje depresive, gjë që mund të çojë në një shkallë të lartë vetëvrasjeje në krahasim me rastet ndaj personave mbi të cilët nuk është ushtruar dhunë, kjo vlen edhe për burrat, fëmijët ashtu si për gratë të cilat janë pjesa që janë më tepër pre e abuzimeve. Dhuna në familje është gjithashtu e rrezikshme për anëtarët e familjes apo për të tjerë që përpiqen të ndërhyjnë, të cilët mund të dëmtohen ose të vriten nga abuzuesi, nëse ato përfshihen në një incident dhune, qoftë rastësisht apo duke u përpjekur të mbrojnë nënën e tyre.
 Aktualisht vendin dhe vëmendjen kryesore e ka tërhequr dhuna ndaj gruas dhe dhuna    ndaj fëmijëve në familje.
Dhuna ndaj grave është një problem global dhe prek të gjitha shtresat e popullsisë,të arsimuar apo analfabetë, të martuar apo beqar, prek çdo kombësi, klasë, rracë, apo grup etnik.
Në shoqërinë tonë ky fenomen është shumë shqetësues. Ka gra të cilat dhunohen dhe nuk tregojnë, mendojnë se ky është fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Por ka edhe nga ato të cilat e denoncojnë dhunën, nuk lejojnë që të cënohet e drejta e tyre madje dhe ekzistenca e tyre. Kjo ndodh kryesisht me gratë të cilat kanë një farë arsimimi, kanë një mbështetje, ndërsa në periferi, në zonat rurale janë të pakta vajzat apo grate qe bejne nje gje te tille per të mos thënë fare.
Po të analizojmë të gjitha denoncimet në media të lenë për të dëshiruar pasi mungon etika e një lajmi që duhet të shkruhet në shtyp. Raportimi i dhunës në këtë rast është bërë në mënyrë sipërfaqësore, një raportim i plotë profesional do të thotë edhe analizën e shkaqeve dhe të pasojave.
Ligji“Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”, shënoi një hap  të sigurtë për përafrimin e legjislacionit kundër dhunës në familje. Çështja e zbatimit të tij është e domosdoshme pasi me mjetet që ofron, ai mund të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje. Zbatimi i ligjit është shtrirë në pjesën më të madhe të rretheve gjyqësore të vendit. Ka një rritje të ndërgjegjësimit tëgrave dhe vajzave për denoncimin e dhunës, jo vetëm të formës fizike të dhunës, por edhe të formave të tjera të saj, sidomos asaj psikologjike.
Edhe pse ligji parashikon qartë detyrimin e shtetit që të grarantojë për viktimat ndihmë ligjore falas,nuk ka ende asnjë akt  nënligjor që të përcaktojë mënyrën e ofrimit të kësaj ndihme nga avokatët kryesisht.
Mungesa e ndihmës ligjore falas, ka qenë një nga faktorët kryesorë të pushimit të gjykimit të çështjeve, sidomos gjatë verifikimit të urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes. Shumë shpejt do të fillojë infrastruktura rehabilituese për viktimat  dhe dhunuesit, e cila ende nuk ka filluar të krijohet. Nevojitet edhe rritja e njohurive të komunitetit për të drejtat dhe mjetet ligjore që parashikohen në të.
Dhuna ndaj gruas është një “plagë” e thellë në rrënjët e njerëzimit dhe si e tillë ndikimi i saj është i shtrirë thellë në personalitetin e çdo individi ose të gjithsecilit prej nesh. E lindur me shoqërinë e njerëzimit dhe vdes me vdekjen e tij.Dhe pavarsisht dëshires sonë për të arritur në zhdukjen e këtij  fenomeni ne e dimë që është e pamundur,por të përpiqemi sadopak për uljen e numrit të familjeve



 Platoni, Jacoby Edmund,Filozofet,Krisatlina-KH,Tirane,fq37








Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels