IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Hyrje ne kontabilitetin e kosto-drejtimit
Kontabiliteti I Kosto-Drejtimit
Lindi si nje  nevoje  per njesite ekonomike per shkak te rritjes se kompleksitetit te prodhimit  dhe shumellojshmerise se tij si dhe lindja e nevojes per nje informacion me te te detajuar dhe real te costos se produkteve dhe te fitimit te realizuar.Kjo dhe per shkak te rritjes se ekonomise kombetare dhe globale

Kontabiliteti I kostos siguron informacion per kontabilitetin e kostos dhe kontabilitetin financiare.K.kostos realizon  identifikimin, grumbullimin, matjen , analizen dhe raportimin e informacionit financiar dhe jofinanciar ne lidhje me  koston e sigurimit apo te perdorimit te burimeve ne njesine ekonomike.
Kontabilitetin e drejtimit  perfshihen metoda dhe procedura te zgjedhje dhe vleresimit te informacionit kontabel per marrjen e vendime te biznesit , hartimin e planeve dhe buxheteve , vleresimeve dhe kontrollet e veprimeve te ndermarrjes.
Sistemet e informacionit kontabel mundesojne evidentimin e kostove qe krijohen nga prodhimi I te mirave dhe realizimi I sherbimit, mundesojne analiza te thelluara per te permirsuar shperndarjen e burimeve dhe matjen e performances.

         Kontabiliteti I kostos  merret me percaktimin e costos dhe me saktesisht me klasifikimin , regjistrimin shperndarjen dhe rishperndarjen e kostos sipas qendrave te costos .Ajo perfshin disa veprimtari funksionale:
         1-Funksionimin e sistemit dhe percaktimin e procedurave te kalkulimit te kostove , me te pershtatshmen qe kenaq nevojat e njesise ekonomike dhee ben me te lehte calkulimin e kostos
         2-shperndarjen e kostos sipas qendrave te kostos  (sipas depatamenteve, qendrave te prodhimit,produkteve,klienteve, reparteve) dhe analiza e kostos dhe behet analiza e kostos sipas te ciles percaktohet cili produkt, klient, qender prodhimi ndikon me shume ne realizimin e fitimit dhe cila la kosto me te ulet apo me te larte.Nqs ka kosto me te larte duhet te merren vendime per uljen e costove.
         3-Kontrolli I kostos, do te thote te percaktoje se sa kostoja e realizuar I pergjigjet kostos  se vene objektiv nga ndermarrja, pra eshte pergjegjese per shmangiet e mundshme qe vihen e midis kostove te parashikuar , kostos standarte dhe kostos faktike dhe rritjen e metejshme te eficences.
Disa objektiva te kontabilitetit te kostos:
1-Percaktimi I costos I cili eshte objektivi kryesor I kontabilitetit te kostos dhe llogaritja e percaktimi I costos se produkteve e sherbimeve ehste shume e rendesishme  per njesine ekonomike per te njohur se sa I kushton asaj realzimi I produkteve te saj.
2-Kontrolli ;nepermjet tij realizohet ulja e kostos dhe permiresimi I burimeve te njesise ekonomike.Me kete proces kontrolli kuptojme kontrollin e plotesimit te treguesve te planifikuar
3-Vleresimi I  inventareve-Informacioni per inventaret kryesore, te prodhimit ne proces dhe te produkteve te gatshme eshte nje informacion I rendesihsem per manaxhimin e burimeve
4-rritja e eficences-eficenca e cdo operacioni mund te matet ne menyre reale  nepermjet shumes se pjeseve te tij. Nqs ka ineficence ne nje operacion ajo do te shkaktoje ineficence dhe ne operacione et tjera.
5-Percaktimi I cmimit te shitjes-me njeinformacion te detajuar te kontabilitetit te kostos mund te percaktohen cmimet optimale te produkteve duke marre parasysh ekonomine  evendit, sezonin etj.

Modeli I funksionimit te sistemit te informacionit te kontabilitetit te drejtimit

Sistemi I kosto -drejtimit  eshte nje sistem informacioni qe prodhon autpute duke perdorur inpute dhe procese  per te plotesuar objektivat specifike te drejtimit.Proceset e k.d kane te bejne me mbledhjen , ruajtjen, analizen, raportimin dhe administrimin e informacionit.Outputet perfshijne pasqyra te vecanta per kostot e produkteve, kostot  e klienteve, buxhetet dhe pasqyrat aportuese te performances.


·         Aktivitetet kryesore te kontabilitetit te drejtimit jane :
Planifikimi eshte formulimi I detajuar I veprimit per te arritur ne nje rezultat te caktuar.Planifikimi kerkon vendosjen e objektivave dhe percaktimin e metodave dhe strategjive per te arritur keto objektiva.Planet e drejtimit paraqiten ne formen e buxheteve qe jane shprehje sasiore e qellimeve te vendosura prej tij.Nepermjet ketij procesi  drejtuesit hartojne plane per vitet e ardhshme duke percaktuar dhe hapat qe nddermerren per plotesimin e tyre.
         Kontrolli-plani qe hartohet duhet te vihet ne zbatin dhe nderkohe qe vihet ne zbatim drejtuesit dhe punonjesit kontrollojne zbatimin e tij  per te pare nqs po zbatohet sipas planifikimit te bere.Pra aktiviteti I vazhgimit te zbatimit te planit dhe marrja e veprimeve korrigjuese atehere kur duhet quhet kontroll. Zakonisht kontrolli arrihet me perdorimin e feedback.Perdoren pasqyra qe quhen raporte te performances.
         Marrja e vendimeve eshte procesi I zgjedhjes nepermjet alternativave krahasuese, dhe ehste I lidhur me planifikimin dhe kontrollin .Qe te lehtesohet puna e marrjes se vendimeve  sistemet e informacionit t ekontabilitetit te drejtimit f duhet te furnizojne me informacion tedomosdoshem per marrjen e vendimeve.
         Faktoret qe kane sjelle ndryshime ne mjedisin e biznesit
1-Orientimi nga konsumtori
Firma duhet te  kete perparesi  permbushjen e nevojave konasumatore  duke krijuar nje vlere konsumatore me te larte se konkurrentet ose nje vlere konsumatore te njevlershme  me konkurrentet por me costo me te ulet. Vlera konsumatore eshte ajo qe konsumatori merr dhe ajo qe konsumatori jepAjo qe konsumatori merr eshte produkti total me teresine e perfitimeve te prekshme dhe te paprekshme.Sakrifica e konsumatorit eshte kostoja e blerjes  se produktit.
2-Perspektiva nderfunksionale-drejtimit te kuptoje shume funksione te biznesit nga prodhimi e marketingu.Zinxhiri I vlerave ka si qellim qe kontabilitet I u dhe kjo nevojitet me teper kur shoqeria eshte ne tregunnderkombetar.kur perdoret zinxhiri I vlerave dhe I vihet theksi vleres konsumatore keto disiplina jane te nderthurura me njera tjetren dhe vendimi ne njeren prej tyre ndikon ne tjetren
3-Konkurrenca globale-Mbas viteve 80  zhvillimi I transportit dhe rritja e shkalles se komunikimit cuan ne nje treg global per shume prodhues dhe sherbimesh , dhe shoqerive u duhej te perballonin jo vetem konkurrencen e brendshme por dhe ate te jashtme globale. Ne keto kushte dhe shoqerite me te mira ne bote nen presion rriten coston e marrjes se vendimeve te keqija.Kjo gje beri rritjen per nje informacion kontabel drejtimi te permiresuar.

4-Drejtimi total I cilesise-Ne nje mjedis konkurres firmat perpiqen ne permbushjen e nevojave konsumatore nepermjet permiresimit te vazhdueshem qe behet nga nje kerkim I vazhdueshem duke reduktuar costot,eleminuar shpenzimet e teperta dhe permiresuar cilesine dhe performancen e aktiviteteve dhe shtimin e vleres konsumatore.
5-Koha si element konkurrues-Koha eshte nje element I rendesishem konkurrues duke reduktuar kohen e zhvillimit e te hedhjes ne treg te produkteve te reja apo te prodhimit te produkteve ekzistuese.Koha e prodhimit  te produktit eshte shume e rendesishme per kontabilitetin e drejtimit pasi  pasi perben kosto per produktin e prodhuar.kemi kohe vlerekrijuese  qe eshte koha e prodhimit ndersa koha e pritjes , e inspektimit, levizjes eshte kohe jo vlerekrijuese
6-Perparimet ne teknologjine e informacionit-Automatizimi ka cuar ne rritjen e aksesit dhe shkurtimin e kohes se marrjes se informacionit.Duke qene se edhe kompleksiteti I tij eshte rritur  eshte shume e rendesishem qe te nxirret dhe te analizohet informacioni me efektivitet
7-Perparimet ne mjedisin e prodhimit –Permiresimi teknologjik dhe I proceseve te punes  ka efekt te rendesishem ne mjedisin e prodhimit dhe uljen e kostos se tij (ne sistemin kontabel te kostos).
 
Tema 14: Shitjet personale, reklama dhe promocioni në biznesin e vogël
Promocioni dhe reklama është një proçes informimi dhe bindje.

§  Komunikim midis biznesit dhe tregut të synuar.
§  Grupet e metodave promocionale:
ü Shitjet personale,
ü Reklama,
ü Promocioni i shitjeve.

Planifikimi i promocionit
§   Promovimi është një fushë komplekse.
§   Ai është në një shkallë shumë të madhe.
§   Arma e promovimit është komunikimi.

§   Proçesi i komunikimit.
§   Miksi promocional.
§   Metoda e përcaktimit të shpenzimeve promocionale.
§   Burimet e ekspertizës promocionale.

Proçesi i komunikimit
§   Komunikimi është i përditshëm.
§   Modelet e komunikimit:
ü  Komunikim personal: burimi – biseda personale, telefon, - marrësi.
ü  Komunikimi në biznesin e vogël: biznesi – shitje personale, reklama, promocioni i shitjeve – konsumatori.

§   Sa do të shpenzohen?
§   Si do të krijohen mesazhet?
§   Cilat instrumenta promocional do të përdoren?

Miksi promocional
q Miks ndërmjet shitjeve personale dhe jo personale.
q Miks të metodave promocionale.
q Ndikimi vjen nga faktorët:
Ø  Natyra gjeografike e tregut që synohet të arrihet – treg i madh përdor mbulim masiv nga reklama dhe shitje personale nga treg lokal.
Ø  Biznesi duhet të kuptojë se kush janë konsumatorët e tij – konsumatorët e potencial.
Ø  Karakteristikat e produktit – promocioni përdoret më shumë për produkte mikse.


Metoda e percaktimit të shpenzimeve promocionale
§   Përqindja mbi shitjet – e meta është se shpenzimet promocionale varen nga niveli i shitjeve.
§   Çfarë mund të kursehet – shpenzime pasi janë kryer të gjitha aktivitetet e tjera.
§   Krahasimi me konkurrentet – shpenzimi në të njëjtën nivel me konkurrentet.
§   Çfarë nevojitet për ta bërë punën – analizë e plotë e tregut dhe alternativat promocionale.

Burimet e ekspertizës promocionale
§   Mbështetja tek ekspertiza e për krijimin e mesazheve promocionale.

§   Asistencë tek burime të specializuara.

§   Disa burime: agjensitë e reklamave, furnizuesit, shoqëritë tregtare dhe media reklamuese.

Shitja personale
§  Shumë produkte kërkojnë shitje personale.

§  Shitja personale është shitje e përhapur në mjedisin ku konsumatorët janë konsumatorë përfundimtar.

§  Përfshirja e aktiviteteve të shitjes së produktit drejt destinacionit final.

Rendësia e njohjes së produktit
§   Shitjet efektive duhet të ndërtohen mbi njohuritë e produktit.

§   Shitësi duhet të njohi avantazhet, disavantazhet, përdorimi i produktit.

§   Edukimi i konsumatorëve.

§   Trajtimi i ankesave të konsumatorëve.

Prezantimi i shitjeve
§   Teknika e kërkimit të konsumatorve të mundshëm – kërkim sistematik për konsumatorët, referimet personale dhe jo personale.

§   Praktikimi – teknikat:
§   Krahasimi i produkteve,
§   Lidhja me një rast me të kaluarën,
§   Demostrimi,
§   Dhënia e garancive,


§   Tregimi se çfarë i vonon kostot,

§   Bërja e pyetjeve,

§   Pranimi dhe kundërpesha,

§   Dëgjimi deri në fund të konsumatorët,

§   Bërja e vërejtjeve,

§   Teknika “po, por”.

Shpërblimi i shitësve
§   Shpërblime në dy mënyra:
§   Shpërblime jo financiare
-        motivimi nga arritja e një kuote të caktuar shitje.
-        një fletë lavdërimi  e venë në këndin e informacionit të biznesit.

§   Shpërblime financiare
-        nëpërmjet komisioneve,
-        nëpërmjet pagës direkt.

Reklama
§   Ajo është prezantim jo personal i një ideje.

§   Identifikohet dhe kontrollohet nga një sponsor.

§   Media merret me projektimin e saj.

§   Në media përfshihen: televizori, radio, revistat, gazetat, etj.

Objektivat e reklamës
§   Synimi kryesor i reklamës është kushtimi i vemendjes superioteteve të produkteve dhe sherbimeve të saj.

§   Reklama tregon arsyet se pse duhet të blehet produkti nga konsumatorët.

§   Reklama transmeton pritshmëritë e produktit tek konsumatorët.

§   Reklama nuk duhet të jetë false sepse ul dhe rrezikon reputacionin e kompanisë.

Tipat e reklamave
§   Reklama e produktit – bëhet që konsumatorët të interesohen për produktin apo për shërbimet.


§   Reklama institucionale – qëllimi është mbajtja e publikut të informuar për ndërgjegjësimin e kompanisë dhe reputacionin e saj.

Sa shpesh duhet të bëhet reklama?
§   Ajo duhet të bëhet vazhdimisht.

§   Shpehtësia e saj varet edhe nga cikli i jetës së produktit.

§   Reklamë informuese është kur produkti është i ri.

 

§   Reklamë kujtuese kur produkti është i njohur në treg.

Ku duhet të bëhet reklama?
§   Bizneset e vogla zgjedhin mediat me kosto të ulët.

§   Zakonisht zgjedhin mediat lokale.

§   Synohet të arrihet tregu i synuar.

§   Zgjedhja e medias varet edhe nga tipi i biznesit.

Promocioni i shitjeve
§   Ai shërben si nxitës për shitjen e produkteve.
§   Përpiqet të ofrojë vlerë për konsumatorët.
§   Instrumentat e promocionit të shitjeve:
ü  Specialitetet,
ü  Publiciteti,
ü  Ekspozimet,
ü  Modelin,
ü  Kuponat,
ü  Çmimet,
ü  Garat,
ü  Paqaqitjen e pikës së blerjes,
ü  Reklamat kooperative,
ü  Tregtinë e lirë.



Linku i seminarit:

http://www.youtube.com/watch?v=Bd4vYW_FbS8



Kuptimi dhe esenca e të dalave publike
Të dalat publike janë shpenzimet në para që bënë shteti dhe subjektet e tjera publike për plotësimin e nevojave të shoqërisë dhe për interesin publik.
Dy karakteristikat e të mirave publike janë:
-            Shërbejnë për plotësimin e nevojave publike
-            Janë dalje në para

Kush janë më të rëndësishme të dalat publike apo të hyrat publike? Për një vend janë të rëndësishme se nga vijnë të ardhurat për një vend, por më të rëndësishme janë të dalat, pra shpenzimet publike. Nëse një vend ka mjaftueshëm të ardhura por i keqpërdorur kjo do të thotë që përsëri niveli i të ardhurave nuk do të mjaftojë.
Nevojat që plotësojnë të dalat publike:
       Nevojat e përgjithshme shoqërore (dhënia e subvecioneve, mbajtja e ambasadës në botën e jashtme, nevoja e administratës shtetërore)
       Nevojat e përbashkëta (nevoja e arsimit, kulturës, shkencës, shëndetësisë, pensioneve etj)
       Nevoja e natyrës ekonomike të shtetit(investimi i shtetit në ekonomi, investimi në infrastrukturë etj)
Vëllimi i të dalave publike
Të dalat publike duhet të jenë sa më të vogla dhe të sillen në intervalin 15%-25% të të ardhurave kombëtare.
Cfarë mendojnë teoricienët modernë financiar?
Nuk ka rëndësi limiti i të dalave publike por ka rëndësi produktiviteti i përdorimit të tyre.
Shkaqet e rritjes të të dalave publike
Shkaqet formale:
-            Zvogëlimi i fuqisë blerëse të parasë, kjo sjell rritjen e çmimeve si pasoj rritjen e pagave dhe rrjedhimisht rritjen e të dalave publike
Ekziston një lidhje e zhdrejtë ndërmjet vlerës së parasë dhe të dalave publike
Një rënie e vlerës së parasë sjell rritjen e të dalave publike
Shkaqet e rritjes të të dalave publike:
       Ndryshimet teknike në përpilimin e buxhetit janë, buxheti neto dhe buxheti bruto... Nëse kalojmë nga njëra metodë tek tjetra kjo do të sjellë rritjen e të dalave
       Ndryshimi i madhësisë së shtetit, rritja e territorit të shtetit dhe popullsisë sjell rritjen e së të dalave publike
Shkaqet e rritjes të dalave publike
Shkaqet reale:
-            Shkaqet e natyrës ekonomike, këto shkaqe lidhen ngushtë me zhvillimin ekonomik pasi ky krijon nevoja të reja publike të cilat shteti duhet ti plotësoj me buxhetin e vetë (ngritja e shkollave, spitaleve, teatro etj)
-            Shkaqet e natyrës politike: nëse bëhet fjalë për shkaqe të jashtme politike përfshihen shpenzimet në ushtri, për rritjen e sigurisë. Nëse kemi shkaqe të brenshme kemi ndryshimet politike në vend
Shkaqet e natyrës financiare
-            Shkaqet e natyrës financiare, pagimin e borxheve publike që ka aktualisht ose të akumuluar nga vitet e mëparshme

Parimet e të dalave
-            Kursimi dhe Ekonomizimi, S duhet të zbatohet tek të dalat joproduktive. Ndërsa Ekonomizimi duhet të zbatohet tek të dalat produktive, pra me mjete sa më të vogla të arrihen rezultate sa më të larta
-            Radhitja e drejt periodike e të dalave publike, të dalat publike duhet të radhiten në përputhje kohore me të hyrat
-            Plotësimi i nevojave sipas urgjencës dhe proporcionalitetit, dmth në fillim realizohen ato të dala që janë më të nevojshme. Nëse buxheti nuk mjafton për të gjitha atëhere zbatohet parimi i proporcianilitetit pra realizohen në mënyrë të pjesshme.
-            Parimi i produktivitetit të të dalave, financohen ato shpenzime që  sjellin rritjen e të ardhurave
- Parim i interesit të përgjithshëm, të dalat publike duhet të shërbejnë vetëm për realizimin e të mirave publike.
- Të dalat publike të jenë të arsyeshme, të dalat publike nuk duhet të kalojnë të hyrat publike

Klasifikimi i të dalave publike
Kriteri periodik:
-            Të dala të rregullta, paraqiten periodikisht çdo vit dhe janë të nevojshme
-            Të dala të jashtëzakonshme, nuk paraqiten për çdo vit por vetëm në situata të jashtëzakonshme
Kriteri i produktivitetit:
-            Të dala produktive, sjellin rritjen e të ardhurave publike
-            Të dala joproduktive, nuk ndikojnë në rritjen e të ardhurave (shpenzimet në ushtri)

Kriteret e rentabilitetit:
-            Të dalat rentabile, janë ato të dala që i sjellin aq të ardhura shtetit sa vlera e shpenzimit që është bërë për ato.
-            Të dala jorentabile, vlera e shpenzimit që bëhet për këto të dala është më e madhe sesa vlera e të ardhurave që sjellin.


Sipas objektit të shpenzimit:
-            Të dala personale, përfshijnë ato të dala që kanë të bëjnë me pagesën e administratës shtetërore dhe institucionet e tjera
-            Të dala materiale, ato të dala që shkojnë për furnizimin e administratës me materiale ë nevojshme

Video ilustruese:


Menaxhimi i burimeve njerzore është funksioni bazë organizativ.
•       Jep një kontribut të rëndësishëm për arritjen e objektivave.
•       Në vitet ‘30 dolën ligje që nuk lejonin diskriminimin e punonjësve.

•       Në vitet ’70 u krijuan departamentet e para.

•       MBNj është procesi që merret me relacionet njerëzore dhe sigurimin e mirëqenies së tyre më qëllim që ata të japin kontributin maksimal në punë.

•       Menaxhimi i personelit dhe menaxhimi i burimeve njerëzore.

Aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore
•       është përgjegjëse për planifikimin e burimeve njerëzore, rekrutim, seleksionim, trajnim, vlerësim të stafit.

•       Menaxhimi i punonjësve të ndryshëm nga menaxherët e burimeve njerëzore.

Fazat e planifikimit të burimeve njerëzore
•       Faza e parë - vlerësimi aktual i burimeve njerzore.
•       Faza e dytë - parashikimi i nevojave planifikuese për periudhën 1-2 vjeçare.
•       Faza e tretë - projektimeve të programeve për trajnim dhe rekrutim të punonjësve.

Analiza, përshkrimi dhe specifikimi i punëve
•       Planifikimi i burimeve njerëzore nëpërmjet planifikimit të tyre.
•             Analiza e punës – studim i detajuar i çdo pune për të identifikuar karakteristikat e tyre dhe kërkesat që plotësojnë personat që do të kryejnë këto punë.

Analiza kryhet:
-                      Kur fillon aktivitetin,
-                      Kur krijon një punë të re,
-                      Kur ka ndryshime në pune.
2. përshkrimi i punës – specifikimi i objektivave të punës.
3. Specifikimi i punës – pasqyrim me shkrim i kualifikimeve, aftësive, arsimit, eksperiencës.

Rekrutimi dhe seleksionimi
•       Rekrutimi – identifikim dhe tërheqje kandidatësh.
•       Burimet janë: burime të brendshme dhe të jashtme.
•       Seleksionimi – përzgjedhja e kandidatëve.
•       Fazat janë shoshitja dhe testimi i kandidatëve.

Intervistimi
•       Kryhet nga persona të trajnuar.
•       Intervistat janë:
ü Të strukturuara
ü Pjesërisht të strukturuara
ü Të pastrukturuara

•         Kontrolli i backgroundin – informacion të detajuar për njohuritë, arsimin, etj., të kandidatëve.

Vendimi për marrjen në punë
•       Mbështetje tek intervistimi.

•       Mbështetje tek arsimimi.

•       Mbështetje tek kualifikimet.

•       Mbështeje tek aftësitë, etj.

Shpërblimi i punonjësve
•       Paga e punonjësve dhe përfitimet e tjera.
•       Ndërtimi i një sistemi të drejtë shpërblimi është detyra më e vështirë e menaxherit të BNj.
•       Arsyet konsistojnë në:
ü Koston e punës që zë një peshë të madhe në koston e produktit.
ü Tërheqjen e punonjësve më të kualifikuar.
•       Punonjësit janë të ndjeshem edhe nga madhësia e pagave të tjera në biznes.

Metodat e shpërblimit
•       Paga me copë - pagesë në bazë të njësisë së produktit.

•       Paga me kohë pune – paga e bazuar në kohë pune.

•       Paga me stimuj – kur punonjësi arrin një shkallë të lartë përformance.

Përfitimet e punonjësve
•       Përveç pagës punonjësit marrin përfitime.
•       Përfitimet lidhen me:
•       Aksidentët në pune,
•       Paaftësi të parakoshme apo përhershme, etj.
•       Në SHBA dhe Europën perëndimore ofron plan fleksibël.

Të drejtat e punonjësve
•       Mbrojtja nga pushime të padrejta nga puna – shkarkimi pas disa masash disiplinore.

•       Trajtim të individëve me paaftësi të pjesshme – mos diskriminim dhe krijim kushtesh të përshtatshme.

•       E drejta privatësisë - disa aspekte të jetës së punonjësve duhen të jenë të fshehta ndaj punonjësve të tjerë.

Linku i seminarit:
http://www.youtube.com/watch?v=Kpb_9Mj_DBs
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels