IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Llojet e ndryshme te imperializmit
Per ti studiuar ato eshte me mire qe me pare te shohim situatat qe favorizojne politikat imperialiste dhe qe me kushtet objektive dhe subjektive te nevojshme per nje politike te jashtme aktive do te prodhojne ne menyre thuajse te paevitueshme imperializmin.
Tre shtysat e imperializmit
1. Lufta fitimtare 2. Lufta e humbur 3. Dobesia
1. Lufta fitimtare
Kur nje vend perfshihet ne lufte me nje vend tjeter mundesia me e madhe eshte qe vendi i cili parashikon fitore do te ndjeke nje politike e cila kerkon ndryshim te perhershem te raportit te pushtetit me armikun e mundur. Psh Traktati i Versajes ne fund te Luftes se Pare Boterore. Ky qendrim ose kjo politike eshte imperialiste, sepse perpiqet te zevendesoje status-quo-ne e para luftes, kur fuqi afersisht te barabarta apo te pakten jo teresisht te pabarabarta i kundershtojne njera tjetren me nje status-quo ku fituesi behet padron i perhershem i te mundurit.
2. Lufta e humbur
Statusi i nenshtrimit mundet lehtesisht te provokoje tek i munduri deshiren per te permbysur balancen kunder fituesit, per te permbysur status-quo-ne e krijuar nga fitorja dhe per te kembyer vendet me fituesin ne hierarkine e pushtetit. Nese ai nuk do te shkaterrohet pergjithmone ose te bindet per kauzen e fituesit, i munduri do te kerkoje te rifitoje ate qe ai ka humbur dhe nese eshte e mundur te fitoje dhe pak me shume. Psh Politika e jashtme gjermane nga viti 1919-te deri me 1935-en. Dhe pse vepronte ne dukje brenda kuadrit te status-quose fshehtas pergatitej per permbysjen e saj.
3.Dobesia
Nje tjeter situate e cila favorizon politikat imperialiste eshte ekzistenca e shteteve te dobet apo hapesirave politike te zbrazeta qe jane terheqese dhe qe mund te arrihen nga nje shtet i forte. Psh Imperializmi kolonial, i Napoleon Bonapartit apo i Adolf Hitlerit gjate Luftes se Dyte Boterore.
Tre qellimet e imperializmit jane:
1. Perandoria boterore; 2. Perandoria kontinentale; 3. Sundimi lokal
1. Perandoria boterore
Shembuj te ketij imperializmi te pakufizuar jane politikat ekspansioniste te Aleksandrit te Madh, Romes, Arabeve ne shekujt e VII dhe te VIII, Napoleonit, Hitlerit etj. Te gjithe keta kane te perbashket nje shtyse drejt ekspansionit qe nuk njeh kufij racionale, ushqehet ne sukseset e veta dhe nese nuk ndalet nga ndonje fuqi superiore me te do te vashdoje te kerkoje te pushtoje deri gjithe boten.
2. Perandoria kontinentale
Ky lloj imperializmi duket me qarte ne politikat e fuqive europiane per te arritur pozite sunduese ne kontinentin europian. Shembuj jane Luigji i XIV, Napoleoni i III-te dhe Vilhelmi i II-te, pjesemarresit ne Lufterat ballkanike te viteve 1912-1913 qe aspironin per hegjemoni ne ballkan apo Benito Musolini qe u perpoq ta shnderronte Detin Mesdhe ne nje “liqen Italian”.
3. Sundimi lokal
Ky model i imperializmit gjendet ne politikat monarkiste te shekullit te XVIII-te dhe XIX-te si psh tek Luigji i XV-te, Maria Tereza, Katerina e II-te, apo Bismarku i cili konsiderohet si mjeshtri i kesaj metode.
Dallimi mes ketyre tre politikave imperialiste mund te shpaloset fare qarte ne pikesynimet qe kishin psh:
Bismarku – sundimi lokal – I cili kishte per qellim te sundonte ne Europen qendrore
Vilhelmi i II – sundimi kontinental – I cili kishte per qellim te sundonte ne te gjithe Europen.
Hitleri – i pakufizuar, boteror – I cili kishte per qellim te sundonte ne gjithe boten
Tri metodat e imperializmit
Imperializmi ushtarak
Imperializmi ekonomik
Imperializmi kulturor
Imperializmi ushtarak
Forma me e dukshme me e vjeter dhe njekohesisht me vulgarja e imperializmit eshte pushtimi ushtarak. Perparesia e kesaj metode nga pikepamja e kombit imperialist qendron ne faktin se raporti i ri i pushtetit qe krijohet nga pushtimi ushtarak mundet si rregull te ndryshohet vetem me nje lufte tjeter te nisur nga vendi i mundur. Vendi qe fillon luften per qellime imperialiste:
1. Mund te fitoje perandori dhe ta mbaje ate siç beri Roma.
2. Mund ta fitoje ate dhe ne proçesin e perpjekjeve per te fituar akoma me shume mund ta humbase si ne rastin e Napoleonit.
3. Mund ta fitoje ta humbase me vone dhe te bjere viktime e imperializmit te te tjereve si ne rastin e Gjermanise nacional-socialiste dhe te Japonise.
Imperializmi ekonomik
Ky imperializem eshte me pak imponues dhe pergjithesisht me pak efektiv se sa varianti ushtarak dhe si metode racionale e arritjes se pushtetit eshte produkt i koherave moderne. Shembulli i dukshem modern eshte ajo qe quhet “diplomacia e dollarit”
Imperializmi kulturor
Kjo forme imperializmi nuk synon pushtimin e territorit apo kontrollin e jetes ekonomike por pushtimin dhe kontrollin e mendjes se njerezve si instrument per ndryshimin e raporteve te pushteteve mes dy vendeve. Imperializmi kulturor ne pergjithesi nuk arrin nje fitore aq te plote sa ti beje metodat e tjera te imperializmit te panevojshme. Ështe tipik per kohet moderne dhe luan nje rol plotesues per metodat e tjera. Ai e zbut armikun pergatit terrenin per pushtim ushtarak dhe depertim ekonomik. Psh eshte konsideruar se armata e peste e ushtrise hitleriane-ishte propaganda me te cilen u indoktrinua jo vetem ushtria por i gjithe kombi gjerman.
Konflikti nderkombetar
Prej njerezve te luftes kerkoni perfundimin …jo shkakun…
Seneka 2000 vjet me pare
Shkaqet e lufterave
Konflikti mund te perkufizohet si nje ndryshim ne perfundimet e arritura te parapelqyera te nje rrethane perpjekjesh per marreveshje. Konfliktet nderkombetare do te ekzistojne gjithnje i drejte apo i padrejte perfundimi i arritur i procesit te perpjekjeve per marreveshje eshte zgjidhja e konfliktit te veçante. Menyrat me pershkruese te perkrahura nga historianet kane prirje te perqendrohen ne menyre te ngushte mbi shkaqet e veçanta te drejtperdrejta te shperthimit te luftes te cilat ndryshojne per luftera te ndryshme. Psh Lufta e Pare Boterore, klasifikohen shkaqe te ndyshme te cilat sollen shperthimin e ketij konflikti.
Teorite mbi luften
Lufterat nuk kane nje shkak te vetem ose te thjeshte.
Ka shkaqe te domosdoshme dhe shkaqe te mjaftueshme.
Menyre per organizmin e teorive te luftes mund te sherbejne kater nivelet e analizes ne marrdheniet nderkombetare, te cilat jane: Niveli individual, Niveli i brendshem, Niveli ndershteteror, Niveli boteror
Gjashte llojet kryesore te konflikteve nderkombetare jane:
1. grindjet territoriale
2. konflikt per kontrollin mbi qeverine kombetare
3. konflikte ekonomike
4. konflikte etnike
5. konflikte fetare
6. konflikte ideologjike
Menyrat e ndikimit
Konfliktet zgjidhen kur nje proçes perpjekjesh per marreveshje i hapur ose i nenkuptuar arrin ne nje perfundim te pranueshem per te dyja palet. Te pranueshem nuk do te thote se te dyja palet jane te lumtura ose se perfundimi i arritur eshte i drejte, por vetem se asnjera pale nuk mendon se do t`ia vlente mundimi te ndryshoje kete perfundim. Lufta dhe veprimet e tjera te dhunshme qe ndermeren ne konfliktet nderkombetare synojne qe te zgjidhin konfliktin ne kushte te mira nepermjet nxitjes se dhunes si forme negative ndikimi. Shtetet kane mundesi edhe per perdorimin e mjeteve te tjera te ndikimit dhe te strategjive te tjera, te cilat shpesh veprojne me mire se sa lufta per zgjidhjen e konflikteve. Lufta mund te perkufizohet si: Nje dhune e qendrueshme ndermjet grupeve, ne te cilen forca ushtarake shteterore marrin pjese te pakten me njeren pale, e ne rastin e lufterave ndershteterore ato marin pjese me te dy palet, kurse ne rastin e lufterave qytetare marrin pjese vetem me njeren pale.
Llojet e lufterave
* lufta hegjemoniste
* lufta totale
* lufta e kufizuar
* lufta nderqytetare
* lufta guerrile
1. Lufta hegjemoniste
Ështe lufta per vendosjen e kontrollit mbi te gjithe rendin boteror, rregullat e sistemit nderkombetar ne teresi, perfshire rolin e hegjemonise boterore. ndryshe ky grup lufterash njihet si lufte boterore, lufte globale, lufte e pergjithshme ose lufte per sistemin.
2. Lufta totale
Lufta qe zhvillon nje shtet per te mundur e pushtuar nje shtet tjeter. Qellimi i saj eshte te arrije kryeqytetin e ta detyroje qeverine te dorezohet e cila me pas mund te zeeendesohet me njeren prej atyre qe do te zgjedhe fituesi. Ne raste te rralla fituesi mund ta bashkoje shtetin humbes me shtetin e tij ashtu siç u mundua te beje Iraku me Kuvajtin. Ne kete lufte e tere shoqeria mobilizohet per lufte dhe e tere shoqeria e armikut veshtrohet si objektiv i ligjshem per tu goditur.
3. Lufta e kufizuar
Perfshin veprimet ushtarake qe kryhen per te arritur disa objektiva pa synyar kapitullimin e pushtimin e armikut. Psh lufta e udhehequr nga Sh.B.A kunder Irakut ne vitin 1991. Sh.B.A e mori Kuvajtin por nuk vashdoi drejt Bagdatit per te rrezuar qeverine e Sadam Huseinit. Sulmet jane luftera te kufizuara te cilat perbehen prej nje veprimi afatshkurter te vetem, prej nje bombardimi ose sulmi te shpejte nepermjet tokes.
4. Lufta nderqytetare
Ka te beje me lufterat ndermjet fraksioneve brenda nje shteti qe mundohet te krijoje ose te mos lejoje nje qeveri te re per te gjithe shtetin ose per nje pjese te territorit te tij. Synimi mund te jete ndryshimi i tere sistemit te qeverisjes vetem per te zevendesuar njerezit qe bejne pjese ne te ose per te shkeputur nje rajon si shtet me vete.
5. Lufta guerrile
Kjo perfshin disa lloje lufterash nderqytetare dhe eshte lufte pa vija fronti. Forca te parregullta ushtarake veprojne ne mesin e popullsise qytetare dhe shpesh fshihen ose mbrohen prej kesaj popullsie. Ne luften guerrile pa nje vije fronti te qarte nje pjese e madhe e territorit nuk i perket ne zoterim asnjeres pale, te dyja palet ushtrojne ndikim ushtarak mbi te njejtet vende e ne te njejten kohe dhe kjo i ben keto luftera jashtezakonisht te dhimbshme per qytetaret
Terrorizmi sfide e kohes, ndikimet e tij ne mjedisin e sigurimit
Me 11 Shtator 2001 pjesetare te organizatave terroriste Al Kaeda moren nen kontroll kater aeroplane transporti. Ata vazhduan fluturimet, 2 prej tyre ne Qendren Boterore Tregtare dhe i treti ne Pentagon. Avioni i katert ne fushat e Pensilvanise, pasi pasagjeret heroikisht u perpoqen te fitojne kontroll mbi terroristet. Afersisht 3000 te pafajshem ngelen te vrare ne kete sulm, i cili shkaktoi nje humbje financiare ne biliona dollare.Bota pa me syte e saj sesi fenomeni i terrorizmit u shfaq me tere dhunen dhe ekstremitetin e vet, kriminal. Kjo dhune e pashembullt dhe me kriminalja ne 136 vitet e fundit te sistemit shteteror amerikan ka angazhuar studiues, politologe, sociologe e ushtaraket me ne ze te botes demokratike per analizen, shqyrtimin, vleresimin real te terrorizmit dhe veçanerisht, te luftes per perballimin dhe mposhtjen e tij.
Deri tani kjo lloj veprimtarie ishte me shume nje metode e aplikuar ne lufterat me intensitet te ulet, veçse tani ka marre forma e permasa te tjera.Kane kaluar disa vite nga sulmi terrorist ne truallin e amarikaneve. Ne pergjigje te tyre SHBA dhe Anglia pas afro nje muaj (7 tetor) sulmoi me aviacion forcat terroriste te Alkaedes, te vendosura ne Afganistan. Vijohet me operacione tokesore te cilet i`u bashkuan dhe shtete te tjera kualicionit antiterror. Megjithese nje largesi kohore minimale, eshte e mundshme qe larg emocioneve te pervijohet nje analize per kete ngjarje makaber. Te pakten çdo studiues i vemendshem mund te shmange frymen pesimiste qe i merr problemet te nderlikuara dhe me mundesi te pakta zgjidhjeje, frymen optimiste, qe njeh gjithe problematiken roze, e te orintohet drejt shikimit realist te problemeve, si nje moto objektive qe na mundeson nderrmarja e pranueshme per opinionin shoqeror e shkencor, mbi te gjitha garantimin e sigurimin e jetes se njerezve.
Sulmet terroriste te 11 Shtatorit ne menyre te padiskutueshme krijuan nje ere te re ne çeshtjet nderkombetare te sigurise. Megjithese terrorizmi ka qene nje tipar prominent (i dukshem) i kushteve globale per pjesen me te madhe te gjysmes se dyte te shekullit te kaluar, keto operacione (sulmet e 11 Shtatorit) ishin te ndryshme nga ana sasiore dhe cilesore nga ato te se kaluares. Ato perfshine nje planifikim te sofistikuar dhe afatgjate nga nje grup qe kaperceu kufijte nacionale dhe qe veproi brenda shume vendeve. Edhe pse flitet per nje “fanatizem te verber”, mendojme se objekti dhe mjetet me te cilat u realizua sulmi ruajne vazhdimisht racionalitetin dhe aktualitetin e tyre. Kjo perben nje arsye me shume per te analizuar terrorizmin, logjiken e praktikat e pergatitjes se tij, mjetet e sulmit, per arsenalet dhe armet e perdorura, per realizimin e tij, objektet e sulmuara, sfidat dhe ndikimet e tij ne mjedisin e sigurimit.
Kercenimi mbareboteror.
Terrorizmi nuk ka qene i njohur ne fjalorin e kriminalistikes. Ai hyri vone dhe mori permasa te frikshme. Qe nga akti terrorist palestinez, i rrembimit te avionit izraelit (1968) ky lloj krimi erdhi duke u zgjeruar dhe sofistikuar aq sa u be kercenimi me i madh ne mbare boten. Te nesermen e atentateve te bera ne vitin 1998 kunder ambasadave ne Najrobi, (Kenia) dhe (Tanzani) qe i`u ngarkuan Bin Ladenit, bota u be menjehere e ndergjegjshme, sepse kishte ndodhur nje forme “emancipimi” nje rrjet i shperndare, jashtezakonisht i organizuar, qe kishte baza ne mbare boten. E gjithe kjo lufte me viktima te pallogaritshme ne te gjithe boten u finalizua ne qender te Amerikes. Deri atehere terrorizmi ishte bere me bomba autobomba, rrembim avionesh e njerez kamikaz, qe hidhnin ne ere autobuza apo supermarkete, etj. Vendet e goditura kane qene kryesisht Izraeli, SHBA, Spanja, Irlanda, Anglia etj.
Ajo qe ndodhi ne SHBA ishte e pallogaritshme dhe e paimagjinueshme. Sulmi terrorist mbi kullat binjake ne Nju Jork tejkaloi fantazine me te shfrenuar te hiperbolizuar dhe nga arti komercial te Hollivudit dhe e ktheu boten mbrapsht ne periudhen e frikshme te Luftees se Ftohte. Shkalla e shkaterrimit si ne terma njerezor ashtu edhe ne ato fizike, ishte shokuese. Fakti qe sulmet dhe pasojat e tyre u transmetuan ne media ne menyre te drejtperdrejte, vetem sa renduan me tej efektin e tyre psikologjik. Fakti qe 19 terroristet e perfshire drejtperdrejte ne sulme i kryen ato me perpikmeri pavaresisht nga vdekja e tyre e sigurte, mund te paraqese gjithashtu nje tjeter ane te tmerrshme te terrorizmit te shekullit te 21-te – nje lloj terrorizmi qe duket qe do te jete jashtezakonisht i veshtire per te perballuar me mjetet tradicionale. Kur kullat e Qendres Boterore te Tregetise u shkaterruan nga terroristet dhe me shume se 3000 veta vdiqen, rane gjithashtu edhe konceptet e vjetra te planizimit te mbrojtjes.
Siç theksoi Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, mbrojtja e Shteteve te Bashkuara nuk ishte parashikuar ne ate, qe te mbronte nje qytet amerikan nga nje avion amerikan civil, i cili ishte ngritur nga nje aeroport brenda vendit. Ai mund te kishte thene me te njejten vertetesi, qe nuk mund te “planifikosh” te paimagjinueshmen. Sipas CIA-s, vetem nje organizate me nje qendrueshmeri te tejskajshme e pajisur me burime njerezore, logjistike e financiare te konsiderueshme dhe e mbeshtetur ne nje politike koherente, megjithese kriminale mund te shkaktoje nje gje te tille. Ajo qe e shtoi me shume rrezikun eshte fakti se atentati ne SHBA nuk mendohet se eshte llogaritur nga vete terroristet. Asnje grup terrorist nuk do t’ia dilte mbane ne sulme si ai i 11 Shtatorit pa pjesemarrjen aktive te nje ose disa shteteve, qeverive dhe sherbimeve sekrete perkatese. “Matematika” dukej i ndonje sherbimi sekret te sofistikuar, ndersa ata qe rrembyen avionet ishin vetem ekzekutuesit.
Perse Amerika ?
Analiza e klimes ne te cilen eshte lindur, rritur e pjekur fenomeni i terrorizmit behet me i domosdoshem perpara rrenjeve te hershme te lindjes se tij. Me kete problem jane marre dhe vijojne te shkruajne shume analiste dhe politolog. Mund te veçcojme midis tyre Aleksandro Corneli, nje prej specialisteve me te mire te terrorizmit. Keshtu, sipas tij maredheniet tregtare e njerezore te pas Luftes se Dyte Boterore, si dhe ato te pas Luftes se Ftohte e kane ndergjegjesuar njerezimin per problematiken me te cilen ai do te perballet ne nje te ardhme jo te larget. Veç te tjerash, SHBA gjate shekullit te kaluar ka qene vendi me i prirur drejt nderkombetarizimit te te gjitha marredhenieve njerezore publike e private, qe gjithesesi nuk kane rrjedhur me zhvillim linear.
Mbarimi i Luftes se Ftohte dhe klima e marredhenieve nderkombetare, veç te tjerash kane ekzpozuar tej mase SHBA ndaj rreziqeve te ndryshme si violine e pare, e superfuqi, pike referimi e shprese per shumicen e popojve, por edhe burim merish e urrejtjeje per nje kategori te caktuar njerezore. Per realizimin e qellimeve te tyre terroriste, autoret kane shfrytezuar te gjitha mundesite e lehtesimit qe krijon Perendimi per shkak te globalizimit te jetes shoqerore dhe pranise se teknologjive shume te sofistikuara ne fushen e komunikimit, te cilat e bejne te veshtire deshifrimin e kontakteve midis njerezve. Parimet ne teknologji na japin sa shanse dritheruese ashtu dhe rreziqe munduese thote J. Liberman. Ka ndikuar ketu dhe vetekenaqesia e amerikaneve, ne lidhje me mentalitetin e tyre te te qenit superfuqi e padiskutueshme, e pacenueshme etj. Kane qene pikerisht amerikanet nismetaret e pare te krijimit te organizmave te tjere nderkombetare duke filluar me Lidhjen e Kombeve, OKB, e shume te tjere, te cilet i kane kontribuar forcimit te marredhenieve midis shteteve, qeverive e individeve.
Si ne te kaluaren ashtu edhe ne kohen e sotme, amerikanet e kane paguar shtrenjte terrorizmin, pasi kane sakrifikuar jete te shumta njerezore. Edhe mbeshtetja ndaj shtetit te Izraelit, krijimi i te cilit ka qene nje nga vendimet e spiktura per kohen, te nderrmara nga OKB i ka kushtuar jo pak SHBA. Shperberja e Izraelit do te ishte per vete OKB nje disfate e pariparueshme, do te shkaterrohej çdo ideal bashkepunimi midis shteteve, e drejte legjitime dhe e pakontestueshme e tyre. Gjate periudhes nentor – dhjetor te vitit 1999, levizja antiglobale qe u zhvillua ne Seatle te ShBA, terhoqi vemendjen e gjithe botes, jo vetem per dhunen e ushtruar, por edhe per faktin se, Amerika ishte promotore dhe baze e globalizmit. Qe nga ajo kohe, e deri ne ditet tona tensioni midis perkrahesve dhe kundershtareve te globalizmit ne fushen e marredhenieve nderkombetare e ndershteterore ka ardhur vazhdimisht duke u rritur, por çeshtja amerikane ka nje histori me te vjeter se sa terrorizmi, e cila vlen te studjohet me kujdes. Disa fakte kalimtare na bindin per kete. Se paku qe nga viti 1917, kur Amerika hyri ne lufte perkrah fuqive te Antantes, midis Londres dhe Uashingtonit u vendosen marredhenie speciale, te cilat nuk u prishen kurre. Pas Luftes se Pare Boterore, marredheniet dypaleshe midis Gjermanise dhe SHBA kane qene shume te mira dhe kane vazhduar te tilla. Edhe marredheniet SHBA e Italise kane qene te mira, deri ne vendimarrjen e Musolinit per te hyre ne lufte kunder Antantes.
Ne harkun kohor midis dy lufterave boterore, marredheniet midis Frances e SHBA-se kane njohur nje muaj mjalti te vertete, sidomos ne fushen e marredhenieve artistiko kulturore. Marredheniet Amerikane Franceze filuan te ftoheshin pas ardhjes ne pushtet De Golit edhe pse ky i fundit i dha mbeshtetje te madh presidentit amerikan te asaj kohe Kennedy, per zgjidhjen e krizes se Kubes dhe mendohet se u perkeqesuan tani se fundmi me nderhyrjen ne Irak. Edhe midis Rusise bolshevike dhe SHBA kane ekzistuar marredhenie te mira, madje amerikanet ishin te paret qe njohen regjimin e Leninit. Me Japonine ShBA i preu marredheniet vetem pak kohe para sulmit ne Pearl Harbor. Marredheniet Kino-Amerikane kane vazhduar normale, deri ne vitin 1949, ndersa ne harkun kohor 1949-1971 mbeten te ngrira per arsye politiko-diplomatike. Qe ne vitet njezet SHBA shikohej me sy te mire nga bota Arabo Izraelite, per alternativen e tyre te sundimit kolonial ne keto vende. Ne vitet e mevonshme SHBA vendosi pikembeshtetjet e saj ne Iran, ne Arabine Saudite dhe me vone ne Egjypt, por ky ekuiliber u prish pas deshtimit te nderrmarjes Franko Britanike, per çeshtjet e pronesise se kanalit te Suezit ne vitin 1956. Perkeqesimi i imazhit, pavaresisht nga mjetet e perdorura dhe rruga e ndjekur ne rrafshin diplomatik ne vende te veçanta te kesaj zone, filloi me luften e Kipurit (Arabo-Izraelite) ne vitin 1973, ku mbeshtetja Amerikane ndaj Izraelit ishte shume evidente.
Perfundimi i Luftes se Ftohte, shperberja e BRSS, ringjallja e Rusise, Lufta e Gjirit Persik, çuan ne perfundimin se prania Amerikane ne rajonin e Lindjes se Mesme ishte e patolerueshme. Strategjia shumevjeçare Europiane ka synuar te beje te papranueshme aleancen Amerikano Izraelite, sidomos pas krizes se naftes te vitit 1973 e ne vazhdim, per t’i hapur keshtu rrugen kompromiseve Europiane ne vendet e rajonit te Lindjes se Mesme, perjashtuar Britanine e Madhe, e cila llogaritet te furnizohet me naften e Detit te Veriut. Vendi ideal per te zgjidhur problemet do te ishte Afganistani, i cili eshte vend i pazhvilluar dhe me pak i varur nga perendimi. Per fatin e tij te mire, ai u pushtua dhe nga Sovjetiket me 1979. Kjo eshte dhe zanafilla e luftes politiko-fetare me karakter guerile nga e cila grupi Taleban nxori shume perfitime, ndoshta dhe per faktin se, lideri Taleban Osama Bin Laden, kishte strategji te percaktuara qarte ne mendjen e tij.
Ne fillim te viteve ’90 zune fill sulmet terroriste ne Algjeri, ne Egjypt, ne Bosnje, Filipine, ne disa ish republika te ish Bashkimit Sovjetik, perfshi edhe Cecenine, me nje popullate te konsiderueshme myslymane. Ne te njejten menyre eshte vepruar edhe ne rajonin Sinjang te Kines, ne France e gjetke, por edhe ne SHBA ka pasur shfaqje te akteve terroriste si ai i vitit 1993 me autobomben e shperthyer Ëorld Trade Center, per te mos rreshtur edhe disa vite me vone e me ambasadat Amerikane ne Kenia dhe Tanzani. Me vone shenjestra e terroristeve u korrigjua. Ne vijen e pare doli sulmi ne planin material dhe ate simbolik siç eshte sulmi kunder SHBA dhe mbase edhe vendeve te tjera europiane. Talebanet erdhen ne pushtet fale luftes fitimtare me Armaten e kuqe. Kjo fitore ishte edhe rezultat i ndihmes amerikane e tranzituar nepermjet Pakistanit. Terroristet kane shfrytezuar ne arritjen e qellimeve te tyre nje fare mosdurimi, urrejtje si dhe vete kenaqesine Amerikane ne lidhje me mentalitetin e tyre te te qenit superfuqi e padiskutueshme, e pacenueshme, pra numri nje ne bote. Demokracia ekonomike amerikane perben nje kercenim serioz per sistemet e tjera ekonomikisht me te dobeta, me pak krijuese dhe konservatore. Ky kercenim perben rrezik sidomos per vendet islamike. Nen flamurin e luftes kunder Izraelit, kunder sionizimit, kunder SHBA dhe imperializimit te tyre global, fshihet ne te vertete lufta e vendosur kunder menyres se jeteses perendimore dhe asaj amerikane, perhapja e te ciles do te vinte ne rrezik jeten shoqerore dhe pushtetin politik te vendeve te tjera me te pazhvilluara.
Ne keto pozita rreshtohen lideret fetare dhe ato politike Afgane, Irakene dhe te disa vendeve islamike, te cilat duke shfrytezuar ndikimet e tyre tek masat e gjera kane mundur ti manipulojne ato dhe ti bejne shantazh edhe Pakistanit, Arabise Saudite etj. Sipas prof. Scoot Doran i Universitetit Princeton, studiues per Lindjen e Mesme, sulmet e 11 Shtatorit kishin qellim realizimin e provokimit nderkombetar ushtarak qe do ti jepte mundesi Alkaedes per ta shfrytezuar ne interes te revolucionit te veçante. “Parashikimi” i Bin Ladenit, vijon Doran, ishte portretizimi i Amerikes si “e keqe” qe perdor fuqine ushtarake si ai personazhi i filmave vizatimore ne perpjekje per te vrare mizen me arme atomike. Sipas ketij skenari myslymanet kudo ne bote do te zemeroheshin, do te shkaktohej çarje midis shtetit dhe shoqerise ne Lindjen e Mesme, nga ku qeverite e konsideruara pro perendimore mbyteshin ne detin e nje opinioni armiqesor. Siç jeni deshmimtare, rrjedha e ngjarjeve nuk ndoqi “parashikimet” e Bin Ladenit. Nderkohe eshte e njohur se “turmat e rruges” aq me fame ne boten arabe ishin padyshim armiqesore ndaj luftes amerikane ne Irak, edhe nga fakti qe po behej pak per zgjidhjen e problemit palestinez.
Sfida me e madhe aktualisht eshte modernizimi i shoqerise islamike. Rrezik te madh gjithashtu perben pushteti politik dhe ekonomik i perqendruar ne duart e familjeve fetare, mbreterore, kryetaret e fiseve ne disa nga keto vende. Nje dukuri e tille eshte shfaqur sidomos ne tridhjetevjeçarin e fundit, ku te ardhurat e nxjerra nga nafta pas krizes se 1973 jane shumefishuar. Keto te ardhura jane perdorur kryesisht per blerje armatimi, per realizim projektesh faraonike, per ndertime luksoze per pushtetaret dhe kleriket e tyre (shembull tipik perben Iraku).
Nese do te punohej per infrastrukturen e ketyre vendeve do te beehej e mundur lidhja e saj me sferen prodhuese e per rrjedhoje ngitja e nivelit socialekonomik e kulturor te tyre. Grumbullimi i faktoreve te ndryshem ushtarak, politik, diplomatik, fetar gjeopolitik, financiar etj eshte shkaku i sulmit te 11 Shtatorit. Por disa nga keta faktore nuk veprojne me. Nuk ekziston me Lufta e Ftohte, Rusia nuk eshte me superfuqi, perkundrazi ajo ka nevoje per paqe e siguri, per ti perdorur energjite dhe burimet e brendshme per zhvillimin ekonomik. Vetem pak dite pas atentatit, Kina u pranua ne OBT (ORGANIZATA BOTERORE E TREGTISË), delja e zeze e antiglobalizmit realizoi qellimin e saj duke u integruar ne ekonomine boterore, rruge e nisur jo rastesisht ne vitin 1979, kur dolen rregullat e reja ne fushen e veprimtarise ekonomike. Vartesia e vendeve te zhvilluara nga nafta e Lindjes se Mesme eshte zvogeluar ndjeshem nderkohe qe ne zonat e tjera jane zbuluar burime te konsiderueshme naftembajtese, shfrytezimi i te cilave sapo ka filluar. Edhe ne vendet islamike kerkese kryesore eshte integrimi ekonomik boteror edhe ne kushtet e pakesimit te te ardhurave nga nafta dhe gazi natyror.Vendet islamike tashme siç u vertetua ne Afganistan, Irak etj jane, ndergjegjesuar se prapambetja ekonomike ka nxjerre ne pah edhe problemet politike sidomos ate te pushtetit, pra se kush do te kete lidershipin midis autoriteteve (fetare dhe civile). Ky problem kerkon nje formulim te ri te shume rregullave shoqerore te marra nga Kurani. Qendresa ne luftime, ne pune dhe ne jete dhe ne gjithe jeten shoqerore te botes islamike kerkohet te riformulohen.
Lufte e tipit te ri.
Edhe pse terrorizmi ka qene vijimisht ne jeten shoqerore (mjafton te kujtojme se OKB-ja per kete dukuri ka folur ketu e 30 vjet te shkuara), lufta kunder terrorizmit nderkombetar eshte lufte e tipit te ri apo lufta e pare e shekullit te XXI e quajti ate George Bush. Kjo eshte e tille jo vetem per shkak te demeve materiale e sidomos viktimave ne njerez, por edhe per rrezen e veprimit te saj. Mbi te gjitha ne kete lufte mungojne koordinatat strategjike dhe politike, mbi te cilat jane luftuar dhe kryen konflikte per shekuj te tere”. Bashkesia nderkombetare e njihte terrorizmin e shtetit, tani ajo perballej me terroriste qe kishin shtene ne dore nje shtet. Ky eshte nje rrjet global qe nuk perqendrohet ne nje territor te vetem. Ai nuk njeh kufij, mund te godase kudo dhe kurdo dhe te zhduket si spekter. Ky terrorizem eshte sa frut i varferise se pergjithshme, aq dhe i prapambetjes se pergjithshme dhe i fanatizmit, te cilat tentojne nje ndeshje te forte ndaj modernizimit, teknologjise se zhvilluar dhe komunikimit te masave. Ky sulm eshte nje sfide per sistemet e sigurise kombetare ne çdo vend. Edhe vendi me potencialin me te madh te botes, jo vetem per sigurine e vete, por edhe te vendeve te aleances perendimore e me gjere, mund te kete pika te dobeta e te preket.
Gjema e sherbimeve sekrete amerikane gjeti shtrat ne kompleksin e epersise qe u jep sundimi i tyre teknologjik. Ky eshte shkaku fillestar i kesaj fatkeqesie te papare. Per here te pare terrorizmi arriti ne nje nivel strategjik. Amerika ka njohur luftra, thoshte Presidenti Bush, por gjate 136 viteve te kaluara ato kane qene luftera ne toke te huaj, perveçse nje te diele ne vitin 1941. Amerika ka njohur demtime nga luftrat, por jo ne qender te qytetit te madh ne nje mengjes te kthjellet.
Amerika ka njohur sulme te befasishme por asnjehere kunder mijera civileve. Ne aspektin e llojit te luftes gjykohet se kjo eshte e llojit asimetrik, ku njera pale ka epersi ne forca, mjete e burime ekonomike, epersi ne teknologji, ne shtrirjen hapesinore, ndersa pala tjeter eshte inferiore ne te gjitha keto. Ne kete lufte fitorja e para duhet te jete qe te tregohet e verteta. Dhe e verteta eshte qe kjo lufte nuk do te jete si asnje lufte tjeter, ne te cilen eshte shpallur kombi amerikan. Ne kete lufte misioni percaktoi koalicionin dhe jo anasjelltas. Krahas operacionit ushtarak me perdorimin e teknikes se sofistifikuar mori risi lufta elektronike. Uniformat e ketij konflikti, paralajmeronte R.Ramseld, do te jene kostumet e bankiereve dhe thjeshtesia e programuesve, po me aq siguri sa edhe uniformat e kamuflazhit per shkretetirat. Kjo nuk eshte lufte kunder nje individi, nje grupi, nje feje apo nje vendi. Kundershtari eshte nje rrjet global organizatash terroriste dhe e sponsoreve te tyre shteterore.
Cilesia e diplomacise
Nga te gjithe faktoret qe perbejne forcen e nje kombi me i rendesishmi sado i paqendrueshem eshte cilesia e diplomacise. Cilesia e diplomacise se nje vendi kombinon faktoret e ndryshem qe percaktojne forcen e nje kombi ne nje njesi te integruar, u jep orientim dhe peshe, zgjon mundesite e tyre te fjetura duke u dhene frymen e forces reale. Ushtrimi i politikes se jashtme te nje vendi nga diplomatet e tij eshte Arti i administrimit te elementeve te ndryshem te forces se kombit per te ndikuar me efektin maksimal ne ato çeshtje te situates nderkombetare qe kane te bejne ne menyren me te drejtperdrejte me interesin kombetar.
DIPLOMACIA – ËSHTË TRURI I FORCËS SË KOMBIT.
Nje vend i cili zoteron shume avantazhe persa i perket pasurise me burime natyrore, popullsi, territor etj por nuk ka ne te njejtin raport me to diplomacine atehere ai mund te arrije suksese por ato do te jene te perkohshme, sepse me vone ky vend do te duhet ti nenshtrohet nje vend tjeter diplomacia e te cilit eshte me e pergatitur. Duke perdorur mundesite e forces se nje kombi me avantazhin me te mire, nje diplomaci kompetente mund te rrise forcen e nje kombi pertej asaj qe dikush do te shpresonte se merte parasysh te gjithe faktoret e tjere se bashku. Diplomacia me cilesi te larte do te sjelle ne harmoni qellimet dhe mjetet e politikes se jashtme me burimet e mundshme te forces se kombit. Ajo do shfrytezoje burimet e fshehura te forces kombetare dhe do ti shnderroje ato krejtesisht dhe ne menyre te sigurt ne realitete politike psh SH.B.A: Ne periudhen mes dy lufterave boterore japin nje shembull te spikatur te nje vendi te fuqishem por qe luante rol te paket ne çeshtjet boterore sepse politika e tij e jashtme refuzonte te ofronte gjithe peshen e forces se vet te mundshme per te ndikuar mbi problemet nderkombetare. Diplomacia amerikane vashdoi te sillej sikur Sh.B.A nuk ekzistonin. Cili ishte roli i Britanise ne kete periudhe? Krahasoni diplomacine britanike me ate amerikane ne kete periudhe kohore…Britania, Franca? Çfare do te kishte qene fuqia e Frances pa Risheljene, Mazarinin, Talejranin? Fuqia e Italise pa Kavurin? Fuqia e Gjermanise pa Bismarkun? Fuqia e Britanise pa Uolsein, Kestellragun, Kaningun, Çercillin etj
Udheheqja ne marredheniet nderkombetare
Te udheheqesh do te thote te kesh synime te qarta per sa i perket synimeve dhe arritjeve. Udheheqja eshte para se te gjithash vokacion per ti sherbyer me pergjegjesi interesave kombetare. Udheheqesi i mire e kupton kohen kur duhet te ndalet, dhe si te kontrolloje ambicjet e tij, dhe kufirin e ambicjes. Mos renia pre e ambicjes personale per te arritur synime, eshte padiskutim vlere per nje udheheqes. Udheheqesit e medhenj njihen ne kohe krizash, shume rralle ne kohe paqeje. Vlerat qytetare, emancipimi, egoizmi i fshehte per te treguar qe ka te drejte ne beteja intelektuale, perbejne gjithashtu vlera. Nje udheheqes i madh dallon nga nje i rendomte, sepse ai di te njohe institucionin e doreheqjes. Fale ambicjes te disa prej tyre, koncepti i doreheqjes nuk egziston, biles e quajne dobesi. Nje udheheqes i mire, eshte nje bashkebisedues, negociues i mire dhe nje historian i zoti, duke mesuar keshtu deshtimet e politikaneve ne shekuj. Nje veti e tij eshte se asnjehere nuk duhet te thote jo si fjali te pare, duke ditur te jete i durueshem. Shtetari eshte pasqyre e shoqerise ku ka jetuar. Jane jashtezakonisht te rralle ato burra shteti, te cilet kane permbysur rendin e tyre shoqeror per te ngritur nje rend me te denje dhe nje shoqeri me te paster. Çdo udheheqes ka kohen e tij, i mençur eshte ai qe e di kur duhet te ndalet, per ti hapur rrugen tjetrit. Nje shtetar i forte di ta bazoje politiken tek diturite, dhe ta percjelli politiken si art, gjithashtu di te gozhdoje dhe aleancat negative per vendin e tij. Gjetja e rrugedaljeve, dhe perballja me situatat e veshtira kerkojne zotesi. Pushteti eshte simbol i forces, dhe ekuilibrimi i ketyre forcave, ne permbushjen e detyrimeve sa me shpejt, me forcat qe kerkojne jetegjatesine e pushtetit, kerkojne mençuri. Thelbi i politikes eshte vazhdimesia. Suksesi i saj eshte njohja e konjuktures. Nje politikan i zoti ecen gjithmone ne proporcion te drejte, me marredheniet qe krijon. Nje udheheqes i afte e di mire se pengese kryesore ne permbushjen e qellimit te tij politik, ka inercine burokratike. Per kete arsye ai e ka te veshtire te legjitimoje politiken e tij se brendshmi, per shkak te jo kompaktesise ndermjet politikes se brendshme dhe eksperinces nderkombetare. Sfida qendron per te transformuar forcen ne ligj me mjetet e konsensiusit. Vlera e politikes se nje kombi matet me ligjshmerine e brendshme, pasi nuk egziston asnje standart tjeter. Per nje popull qe te jete i besueshem ne arenen nderkombetare. Udheheqesi duhet te krahasoje, jo te barazoje ligjshmerine e brendshme me rendin nderkombetar egzistues. Zakonisht jane shtetet e medha ato qe diktojne politikat boterore. Dhe udheheqesi i nje vendi te vogel e ka per detyre ti pershtatet politikes boterore. Udheheqesi eshte nje zedhenes i interesave shteterore ne arenen nderkombetare. Nje udheheqes duhet te jete shembull i atdheut te tij, duke mos u larguar nga eksperinca e popullit, tradita dhe e ardhmja e vendit te tij. Per te gjitha koherat e njerezimit nje vend mund te konsiderohet i rendesishem nese arrin qe gjuhen e vet kombetare ta ktheje ne gjuhe nderkombetare, dhe kjo sfide i takon udheheqesit.
Cilesia e qeverise
Politika e jashtme e menduar mire, e mbeshtetur nga burime materiale te fuqise kombetare do te rezultoje zero nqs nuk mbeshtetet ne nje qeveri te mire. Qeveria e mire nenkupton nga njera ane ekuilibrin ndermjet burimeve materiale dhe njerezore qe perfshihen ne perberje te forces kombetare dhe nga ana tjeter politika e jashtme qe duhet te ndiqet. Problemi i ekuilibrit mes burimeve dhe politikes. Nje qeveri e mire duhet te kryeje dy operacione te ndryshme intelektuale:
1. Duhet te zgjedhe objektivat e politikes se saj te jashtme
2. Duhet te zgjedhe metodat e politikes se saj te jashtme
Tre raste
1. Nje vend pretendon pak per çeshtje te politikes se jashtme duke humbur rolin e drejte ne grupimin e shteteve (SH.B.A MES DY LUFTËRAVE BOTËRORE)
2. Nje vend mund te pretendoje shume dhe te ndjeke politika qe nuk mund te zbatohen me sukses per shkak te fuqise qe ka (RASTI I SH.B.A NË FUND TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE)
3. Nje vend duke qene fuqi e madhe mund te ndermare politika pushtimi te pakufizuara qe e kane mbingarkuar forcen e tij duke rezultuar nedeshtim (PSH HITLERI)
Problemi i ekuilibrit mes burimeve
Sapo nje qeveri e ka sjelle ne ekuiliber politiken e jashtme me forcen qe mund te perdore ajo duhet te sjelle ne ekuiliber me njeri tjetrin edhe elementet e ndryshem te forces kombetare. Psh nje vend e arrin maksimiumin jo vetem kur i ka burimet ne sasi te konsiderueshme por edhe kur ka kombinimin e duhur te ketyre burimeve. Shembuj psh Britania e Madhe kur ishte ne kulmin e fuqise se saj kishte mangesi te madhe ne disa elemente por e kompensonte me nje flote te fuqishme. Ne Indi nje popullsi shume e madhe eshte burim dobesie jo force kur ska mundesi ekonomike per te perballuar jetesen. Shqiperia qe u industrializua me industri te rende kur nuk kishte kapacitetin per ta zhvilluar kete industri.
Mbeshtetja popullore
Drejtuesi i shtetit duhet te veproje sipas interesave kombetare, duhet te gjeje mbeshtetje popullore. Mendimi i popullit gjykon shpreh ne terma moraliste dhe ligjore te se mires dhe te keqes absolute. Mendimi popullor kerkon rezultate te shpejta, ai do te sakrifikoje perfitimet e te ardhmes per avantazhet ne dukje te se sotmes. Mirepo, nje politike e jashtme qe mbeshtetet me pasion nga shumica e popullit nuk mundet qe vetem per kete arsye te jete nje politike e jashtme e mire. Si rrjedhim nje kerkese e punes se drejtuesit te vendit eshte qe ai te ndjeke nje kurs te mesem mes respektit per parimet e perhershme te politikes se jashtme te shendoshe dhe preferencave te parashikueshme te opinionit publik.
Qe te jete e sukseshme qeveria duhet te veproje ne perputhje me tre kerkesa baze
1. Ajo duhet te kuptoje se konflikti ndermjet kerkesave te nje politike te jashtme te mire dhe preferencave te opinionit publik eshte ne natyren e gjerave dhe per rrjedhoje i paevitueshem dhe se ai ndoshta mund te ngushtohet por nuk mund te kapercehet kurre permes leshimeve ndaj kundershtise se brendshme.
2. Qeveria duhet te kuptoje se ajo eshte udheheqesi dhe jo skllavi i opinionit publik, se opinioni publik nuk eshte nje gje statike qe duhet te zbulohet dhe klasifikohet ne sondazhet publike, ashtu si bimet nga botanistet por se ai eshte nje entitet dinamik gjithnje ne ndryshim.
3. Ajo duhet te beje dallimin ndermjet asaj qe ne politiken e jashtme eshte e deshirueshme dhe asaj qe eshte thelbesore e ndersa mund te jete e gatshme te bej kompromis me opinionin publik per jo thelbesoret ajo duhet te luftoje edhe me rrezikimin e fatit te saj per ate qe ajo vlereson se eshte minimumi i pazvogelueshem i politikes se jashtme te mire.
Nje qeveri mund te kete mirekuptim te mire
Per kerkesat e politikes se jashtme dhe politikave te brendshme per ti mbeshtetur ato, por nese deshton ne rreshtimin e opinionit publik pas ketyre politikave mundimi i saj do te jete i kote dhe te gjitha avantazhet e tjera te forces kombetare per te cilat vendi mund te krenohet, nuk do perdoren me perfitimin me te madh.
Qeveria kombetare dhe politika e jashtme
Sidoqofte per nje qeveri nuk eshte e mjaftueshme vetem te bashkoje opinionin publik ne mbeshtetje te politikave te saj te jashtme. Ajo gjithashtu duhet te fitoje edhe mbeshtetjen e opinionit publik te vendeve te tjera per politikat e saj te jashtme dhe te brendshme. Kjo eshte e vertete per Sh.B.A dhe ish BRSS se te dyja perfaqesonin dy folozofi politike te ndryshme. Sa rendesi ka media, propaganda, mbeshtetja e opinionit publik?
Si behet nje politike e jashtme ne ditet e sotme?
Lufta per pushtet ne skenen nderkombetare sot eshte jo vetem lufte per epersi ushtarake dhe dominim politik por ne nje kuptim te veçante edhe nje lufte per mendjet e njerezve. Atehere forca e nje vendi varet jo vetem nga mjeshteria e diplomacise dhe fuqia e forcave te saj te armatosura por edhe nga berja per vete e vendeve te tjera me filozofine e saj politike, institucionet politike dhe synimet politike.
Cilesia e diplomacise,Rendesia e politikes se jashtme dhe demokracia
Ështe e pamundur te ndertohen marredheniet diplomatike,te flitet per peshen e demokracise se brendshme, pa patur nje rrjedhje te ndersjelle te politikes se jashtme e cila nenkupton levizjen e perbashket te fuqise e shteteve ne marredheniet nderkombetare dhe kulturen e tyre politike kombetare si dhe themelet mbi te cilat ato kane ndertuar shtetet e tyre demokratike dhe te se drejtes. Jeta politike, diplomatike, kulturore, ekonomike etj, eshte e ndervarur, kjo per faktin se te gjitha shtetet luajne rolin e tyre ne fushen e politikes jashtme dhe asaj nderkombetare,ky rol i tyre eshte ekskluzivisht rezultat i ndervaresise dhe i peshes qe ata mbajn si faktore apo aktore ne jeten e politikes se jashtme dhe asaj nderkombetare. Prandaj “nga nje kendveshtrim teorik, politika e jashtme eshte kuptuar si nje proces i bashkeveprimit ne te cilin perpiqen te zbatojne qellimet themelore dhe vlerat ne konkurrence shteti me shtetet tjera”.
Ky akt i bashkeveprimit dhe ndervaresise e ngrite politiken shteterore te nje vendi ne lartesine e politikes se jashtme te perbashket dhe fushes se praktikes se diplomacise ne kuptimin qe shtetet kryejn veprimet e tyre duke qene te perfaqesuar politikisht ne arenen nderkombetare ,ne fushen e perfaqesimit dinjitoz ne diplomaci si dhe ne ate te konferencave nderkombetare, proceseve vendimemarrese nderkombetare ne fusha te paqes, dinamikes se perbashket dhe te interesave te perbashket politike, kulturore dhe ekonimike te tyre. Objektivi i veprimit te shteteve ne politiken e jashtme eshte i percaktuar nga idealet e perbashketa te secilit vend kombetar e nderkombetar dhe asaj materiale e strategjike te secilit brenda fushave te zhvilimit dhe fuqise se brendshme te tyre.
Qasja e formes se nderveprimit
Po ashtu veprimi tjeter eshte ai i gjykimit te vlerave te perbashketa kombetare ne fushen nderkombetare dhe te politikes se jashtme pastaj kalkulimeve, interesave rendeve dhe rregullave te brendshme qe percakton per secilin shtet fusheveprimin e tyre ne institucionet nderkombetare dhe qe percaktojn relevancen e secilit ne sistemin e politikes nderkombetare te shteteve demokratike e moderne. Qasja e formimit te kesaj fushe te nderveprimit dhe te perfaqesimit eshte e bazuar kryesisht ne menren se si funksionon sistemi i perbashket i poltikes se jashtme dhe nderkombetare te shteteve. Nje shtet sa i perket politikes se jashtme eshte “i ndikuar nga shume faktore, duke u nisur nga ajo e madhesise se popullesise, gjeografise, fuqise ekonomike e materiale, ushtarake, edukimit, kultures, arsimit etj “.
Prandaj, jo rastesisht edhe stabiliteti i politikes se perbashket te jashtme eshte i lidhur edhe me ndryshimet e perbashket te shteteve qe ndodhin si ne sferen globale te politikes se jashtme te shteteve te ndryshme ashtu edhe ne aspektin e brendshem te seciles veç e veç.Keshtu qe “qe nga fillimi i industrializimit, politika e energjise ka nje ndikim vendimtar mbi politiken e jashtme. Energjia e tyre per zhvillimin e vendeve eshte vendimtar. Varferia shpesh shkaktohet nga mungesa e qasjes ne politikat e perbashketa te energjise se vendeve te ndryshme. Per shkak te kesaj qasje politika e energjise ka nje ndikim te madh ne politiken e jashtme.”
Duke pare kete mund te nenvizoj se politika e jashtme e vendeve te ndryshme eshte karakterizuar edhe nga disa faktore dhe interesa qe nga objektivi i levizjes se perbashket ne fushen e politikes se jashtme, te aleancave, ndikimi i situatave te ndryshme boterore, proceset hisorike e politike te vendeve, qeverive, konfliketet dhe lufterat e ndryshme si rasti lufterave ne Ballkan dh ajo e fundit ne Kosoves 1999 qe perfundoj me nderhyrjen e NATO-s dhe vendosjes se protektoratit nderkombetar ashtu edhe ne konflitkte tjera si ajo e Lindjes se Mesme, Konflikteve te ngrira, blloqeve ideologjike-politike etj, pastaj ky karakterizim i faktoreve te politikes se jashtme te vendeve ka pasur edhe revolucione pergjate proceseve te ndryshme krahas ndryshimeve te qeverive dhe procesit te demokratizimit.
”Politika e jashtme i referohet te gjitha proceseve qe lidhen direkt me marredheniet e nje shteti me nje shtet tejter apo (marredheniet bilaterale), ose me shume te tjera (marredheniet shumepaleshe). Mjetet per realizimin e tyre jane p.sh. traktatet, aleancat, pjesemarrja ne organet nderkombetare dhe mbikombetare dhe te diplomacise.
Politika e Perbashket e Jashtme dhe e Sigurise i referohet kryesisht te renit dakord ne Traktatin mbi Bashkimin Evropian mekanizmit te bashkepunimit midis vendeve anetare te BE-se me qellim qe gradualisht te arrije ne nje fushe te perbashket te politikes se jashtme dhe te sigurise.
Unionin Europian ndjek PPJS e vet, duke percaktuar udhezimet e pergjithshme, te miratuara,pastaj vendimet qe percaktojne veprimet qe do te ndermerren nga ana e BE-se dhe pozicioneve dhe detajet e zbatimit te tyre. Per me teper, bashkepunimi mes shteteve anetare ne kete fushe te politikes eshte zgjeruar ne menyre sistematike.
Perveç kesaj, marreveshjet nderkombetare te konkluduara me vendet e treat dhe organizatat nderkombetare. Marreveshjet per CFSP i zevendesoje praktikat e tij qe nga viti 1970, pra Bashkepunimi Politik Europian (EPC). Ne vitin 1999, PPJS ka vene ne hapesiren e brenda saj edhe politiken e mbrojtjes dhe te sigurise europiane. Ndersa pas Traktatit te Lisbones veprimet e jashtme te ketij komuniteti jane vene ne fushen e ndikimeve te shumfishta dhe institucionalisht me ndikim ne perfaqesimin e saj dhe te politikes se jashtme europiane.
Ndersa duke pare me larte mund te potencojme se jane edhe rregullat demokratike te lojes dhe afersia e saj e madhe me praktiken dhe teorine ne politiken e jashtme dhe realitetin e shteteve ne levizjet e tyre brenda sistemit nderkombetar dhe posaqerisht pushtetit te tyre si dhe peshes nde politiken e perbashket te jashtme.
Vetezbulimi i demokracise dhe energjia e perbashket e politikes
Duke analizuar keto marredhnie ne sistemin nderkombetar dhe fushen e politikes se perbashket te jashtme te vendeve dhe demokracise ne mund te nenvizojme se e tere energjia e vendeve demokratike rrjedh mbi interesat e secilit vend dhe anasjelltas, por ajo qe nuk duhet harruar pa u nevizuar eshte edhe politika e paqes, pra te angazhuar per te bere por edhe korrur frytet e paqes dhe stabilitetit aty ku demokracia therret me zerin e saj dhe aty ku politika e perbashket nderkombetare e sheh si nje test te demokracise dhe krijimit te sigurise dhe hapesires se lirise e demokracise per te gjithe.
Ne sfondin e kesaj lidhje, duke nenkuptuar para se gjithash se lidhja ndermjet demokracise dhe politikes se jashtme nuk eshte vetem qe ndikojne ne qytetarin, individualitetin, ne hartimin e marredhenieve nderkombetare te vendit te tij (“aspekti i brendshem”), por ajo gjithashtu do te thote zhvillimin e marredhenieve te shtetit me shtetet e tjera ne perputhje me parimet demokratike (“aspekti i jashtem”). Keshtu qe aspektet te brendshme dhe te jashtme jane te nderthurura reciprokisht.
Nderkaq nje aspekt tjeter ne nje demokraci pluraliste, diversiteti i pikepamjeve politike dhe gjykimeve ne politiken e jashtme duhet te sjelle dhe po ashtu te ruhet ne rastin normal te saj. Sepse nuk ka rregulla demokratike te lojes qe kerkohet diçka tjeter nga ajo qe eshte normale.
Nga ana tjeter, duhet nenvizuar se si edhe pushtetit i diplomacise ka ofruar shume te mira per vendet e ndryshme te cilet jane pjese e kesaj fushe, pra dhe e sistemit nderkombetare. Diplomacia u tregua si nje mjete i rendesishem dhe thelbesor sidomos ne veprimet e saj dhe angazhimet e shteteve dhe faktoreve nderkombetar ne arritjen dhe berjen e paqes europiane, por me pas edhe te stabilitetit dhe paqes edhe ne Europen Juglindore. Po ashtu edhe nje nga mjetet e rendesishme te mireqenjes se popujve te ndryshme dhe sistemit te perbashket nderkombetar dhe te politikes, transportit industrise, zhvillimit te fushave te ndryshme shkencore, kulturore, te arteve si ne menyre indirekte ashtu edhe direkt, ne kete menyre u ngriten edhe keto fusha te veprimit te perbashket te politikes nderkombetare te vendeve te botes demokratike dhe te civilizuara.
Te gjitha keto ndryshime ne fushen e sistemit nderkombetar dhe politikes se tyre te perbashketa te vendeve, jane percjelle edhe me ndryshime me revolucione, dhe keshtu kjo fushe u be nje domosdoshmeri urgjente per te kthyer diplomacine si nje nga deget me te rendesishme te veprimtarise shteterore, me saktesisht ne nje institut te popullarizuar dhe te natyrshme te botes diplomacise dhe politikes se jashtme dhe nderkombetare.eshte pikerisht zelli i madh i diplomacise dhe diplomateve si dhe i vendeve ne politiken e jashtme qe kane sjell ndryshime te medha ne fushen e sistemit politike nderkombetare si dhe te rrjedhave te politikes se vendeve duke qene ne sherbim te zgjidhjeve ,bashkepunimit, ndervaresie ,krijimit te marredhenieve dhe sistemit te perbashket nderkombetar si dhe te ndikimit te perbashket ne fusha perkatese.
“Politika e jashtme eshte nje funksion kompleks i shtetit, ajo percakton kornizen e politikave per nje shumellojshmeri te marredhenieve te jashtme: ligjore, ekonomike, informative, komunikative, kulturore, socio-politike, ushtarake-politike dhe ndryshimet e kushteve shteterore politik. Ne kete kontekst, politika e jashtme eshte pare si nje politike, programatik e jashtme, strategjike anesore, prandaj edhe qellimi dhe detyra eshte percaktuese.
Ne te kundert, diplomacia eshte nje instrument i politikes se jashtme. Keshtu, ajo mund te mendohet si nje pjese integrale, por ajo eshte parashikuar specifikisht si nje aktivitet kompleks politik dhe praktik qe shpreh perfaqesuesimin dinjitoz te zyrtareve te shtetit, perfshire format e mjetet dhe metodat e veprimtarise se tyre.Diplomacia eshte metoda e e politikes se jashtme dhe mirembajtjes se marredhenieve nderkombetare, ne kuptimin e rrepte, arti i perceptimit te interesave te politikes se jashtme te nje shteti, veçanerisht ne negociata. Ajo ofron metoden e jo te dhunshme te perceptimit te politikes se jashtme, interesave ekonomike dhe kulturore ne fushen e marredhenieve nderkombetare.Ne çdo rast, diplomacia eshte elementet ekzekutiv i politikes se jashtme. Diplomacia eshte misherim i parimeve ligjore te politikes se jashtme, pa nje diplomaci te gjalle aktive dhe me rezultate te admirueshme te kombeve eshte e veshtire te flitet edhe per politike te frytshme te perbashket ndekrombetare dhe bashkeveprimit ndermjet shteteve ne sherbim te forcimit te vendeve te tyre, pastaj te sistemit te perbashket te politikes se jashtme dhe nderkombetare si dhe te forcimit edhe me shume te shtyllave te demokracia liberale dhe politikes pragamtike.
Prandaj nje diplomaci energjike, frytdhenese e te gjitha vendeve nenkupton nje kontribut ne shtyllat e perbashketa te sistemit nderkombetar dhe politikes se tyre te jashtme si dhe te interesave te tyre ,fuqise se politikes se brendshme si pasqyre per politiken e jashtmje te secilit vend dhe niveli i realizimit te politikave te perbashketa globale, ne sherbim te paqes, demokracise dhe zhvillimit te pergjithshme te vendeve, por edhe ne sherbim te rezultatve te perbashketa te praktikes se shteteve ne drejtimin e anijes se perbashket te sistemit te politikes nderkombetare dhe institucioneve vendimemarrese te tyre si faktoret ashtu edhe arbiterit nderkombetar ne fushen e ndikimeve te gjithanshme te politikes dhe diplomacies.
Ky bashkeveprim ne politiken e jashtme dhe te sistemit te perbashket nderkombetar te kombeve demokratike eshte manifest i zhvillimit te brendshem te politikes se tyre, qeverisjes se pergjegjshme dhe vizionare, kultures se larte politike, zhvillimit ekonomik dhe fushave te tjera te rendesishme. Prandaj keto qellime te shtetit ne bashkeveprim me vendet e tjera, ka nje domethenie te madhe per paqen, demokracine dhe stabilitetin, po ashtu kjo ka edhe domethenien tjeter ate qe perdoret shpesh ne diplomaci dhe ne praktik ne politiken e jashtme nderkombetare, pra ajo e perdorimit te drejtperdrejte te nderveprimit te forces se ketyre faktoreve relevant ne fushen e perbashket te politike nderkombetare.
Gjithnje karakteri i diplomacise dhe praktikes se politikes se jashtme dominohet nga dy fusha te veprimit ne ate te perpjekjeve paqedashese dhe atyre luftedashese, te gjitha kane interesat e fushave te tjera strategjike njera te shuaj zjarrin tjetera ate ndezjes dhe shuarjes me duart e diplomacise. Ne diplomaci gjitnje ka ekzistuar zeri i mireqenjes, i ndergjegjes se popujve dhe i pashmangshmerive, pra i mbylles se te gjitha rrugeve, dhe deri te plasja e ndonje konflikti ne duart e tyre, por pa fajin e tyre, por te atyre vendeve qe jane luftedashes, pra çeshtja e zgjidhjeve diplomatike te problemeve eshte e lidhur ngushte edhe me detyrat e diplomacise edhe nese ato jane te mbushura me rreziqe ,frike dhe pasiguri, e rendesishme eshte te parandalohen konfliktet e pergjakshme, te zbute te keqet dhe kercenimet per luftera te reja apo te vjetera e deri te shpetimi i popujve apo njerezve nga perfshirja ne luftera te medha me totalitet dhe rreshqitje rajonale e globale.
Me pak fjale eshte urtesia ne diplomacia dhe politiken e jashtme qe keshillon dhe zhvillohet ne mirekuptim te ndersjelle, te besueshem dhe marreveshjeve qe do te thote, sa me shume te jete e mundur per te transformuar interesat konfliktuale te perbashket, dhe keshtu, per te perfituar te gjithe si kundershtaret ashtu edhe idea e atyre qe jane duke u perpjekur per bashkimin ne qellimin per te arrritur te pakten ndihmesen ne kete drejtim, konfliktet, kundershtimet dhe mosmarreveshjet. Duke u nisur nga kjo shihet qe bashkeveprimi i shteteve tashme eshte nje nga qellimet e perpjekjeve per te ngritur nivelin e diplomacise dhe per te shuhar te gjitha enderrat e keqija dhe per te kapur rruget e zhvillimeve pozitive, te paqes, stabilitetit nderkombetar te politikes dhe sistemit te saj, pastaj te shperndarjes se seciles ne shtepine e perbashket te civilizimit dhe vlerave kombetare e njerezore dhe duke mos harruar edhe ate te mireqenies materiale e qe tani sidomos ne shekullin XXI ka nje ndikimit me te fuqishem ne kete fushe dhe te peshes se saj levizese ne politikne e jashtme te perbashket.
Sidoqofte politika e jashtme ne sensin e perbashket i referohet veprimeve te nje shteti dhe synimeve te tij qe i adreson sidomos nepermjet shteteve te tjera ose organizatave nderkombetare. Nderkaq nuk duhet harruar edhe ate se ne kete fushe ekzistojne edhe politikat e liderit ne udheheqjen e apo ne ate piken e filluar ne nje drejtim te tille e qe mund te jete ne doktrinen e “primatin te politikes se jashtme”.
Po ashtu duhet theksuar edhe veprimet brenda kesaj fushe te politikes se perbashket nderkombetare dhe diplomacise si ajo e “diplomacise se fshehte”, “politikak e kabineteve,”, pastaj “deficiti i demokracise ne politiken e jashtme”, por edhe iniciativat e qytetareve poashtu kane te bejne me çeshtjet e politikes se jashtme ,e qe jane bere edhe nje nga rastet e sotme te kohes sone per studimin e tyre ne vijim eshte edhe fokusimi posaqerisht ne marredheniet ne mes te politikes se jashtme dhe publike dhe mundesite e formesimin e politikes se jashtme nepermjet qytetaret.
Ajo qe duhet potencuar ketu eshte se gjere ne ditet tona kombet demokratike dhe paqedashese nuk e kane perçmuar asnjehere politiken makiavelike dhe taktiken e diplomacise se Risheljes me te cilen jemi njohur ne leksionet paraardhese.
Megjithate karakteri i diplomacise vetem sa eshte forcuar, por edhe ka mbushur akoma me shume veten me nje ndergjegje te madhe per te mos lejuar qe ne fushen e politikes dhe diplomacise te perseriten mekatet e ngjashme. Ne kete kontekst drejtimi ose natyra e politikes se jashtme, apo menyrat dhe mjetet e nderveprimit me shtetet tjera ne kete fushe eshte bere ne rritjen e avantazheve dhe interesave te tyre, sepse siç thote Charles de Gaulle “ndermjet shteteve nuk ka miqesi, por vetem interes.”
Prandaj jo rastesisht thuhet se fryma e bashkepunimit rajonal, strategjite e qarta dhe mirekuptimi me aleatet jane ekzistenciale sepse mbi kete fryme eshte percaktuar ne menyre koherente edhe politika e jashtme shqiptare, interesi i saj kombetar dhe nderkombetar.
Ne kete kontekst, politika e jashtme shqiptare kerkon edhe tani ne kete shekull nje mirekuptim me aleatet e kombeve europiane, te percaktoje hapat strategjik dhe te prioriteve te saj drejt qellimit te perbashket dhe fushes se politikes se jashtme per te qene faktore ne sistemin nderkombetar dhe bashkeveprimet e saj si dhe levizjet e proceseve drejte paqes, demokracise dhe zhvillimeve pozitive te politikes se perbashket dhe nderkombetare.

Literatura
Joshua Goldstein “Marrdheniet nderkombetare”, Shtepia botuese “Dituria”, Tirane 2003.
Hans J. Morgenthaw “Politikat ndermjet kombeve”, Shtepia botuese AIIS, Tirane 2008.
Henry Kissinger “Diplomacia”, Shtepia botuese e Lidhjes se Shkrimtareve, Tirane 1999.
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe shpesh me vone ndiqet nga nje interviste. Eshte zakonisht pika e pare qe nje punedhenes potencial vlereson te punekerkuesit.

Ne ju ofrojme nje cv shqip shembull sipas standarteve evropiane qe mund ta shkarkoni falas ne faqen tone duke klikuar ne linkun e meposhtem. Dokumenti printohet ne formatin A4 dhe mund te hapet me programin Microsoft Word.

SHKARIKO KETU WORD 

Pamje nga Harta e Shqiperise mundesuar nga Google Maps. Per tu afruar mbi nje qytet apo rruge mund te klikoni mbi ikonat plus dhe minus qe ndodhen siper ne anen e majte.
Pamje nga Harta e Shqiperise mundesuar nga Google Maps. Per tu afruar mbi nje qytet apo rruge mund te klikoni mbi ikonat plus dhe minus qe ndodhen siper ne anen e majte.
Pamje nga Harta e Shqiperise mundesuar nga Google Maps. Per tu afruar mbi nje qytet apo rruge mund te klikoni mbi ikonat plus dhe minus qe ndodhen siper ne anen e majte.
Sot bota po shkon gjithnje e me teper drejt globalizimit, prandaj Shqiperia perpiqet gjithashtu te beje ndryshime ekonomike e strukturore qe ne te ardhmen te ece ne te njejten rruge, ne te cilen perparojne edhe vendet e tjera. Zhvillimi i teknologjise, arsimit, forcimi i institucioneve financiare dhe shtimi i llojshmerise se sherbimeve te tyre, po bejne gjithnje e me te mundur konkurencen ne treg te gjithnje e me shume subjekteve.
Nuk eshte shume e veshtire (aspak e pamundur) te kerkohet te gjendet teknologjia e perparuar e kohes dhe specialistet me te afte te tregut. Sot po shkurtohet gjithnje e me teper koha qe ndan shpikjet nga perdorimi i tyre per permiresime teknologjike. Por me gjithe keto mundesi, jo te gjithe subjektet qe hyjne (veprojne) ne nje treg jane te suksesshme. Pervec faktoreve te tjere, nje nga problemet themelore qe sjellin sukses apo deshtim, eshte edhe perdorimi i suksesshem ose jo i njerezve. Ne shumicen e rasteve ne praktike, ata konsiderohen si kosto ne prodhim apo sherbime, jo si burim.
Koha po tregon se njerezit jane burimi me i rendesishem i biznesit. Kapitali njerezor eshte potenciali me i madh konkurrues ne ditet e sotme dhe te funksionoje si i tille, duhet t’i krijohen kushte qe secili individ te mund te perdore karakteristikat personale per te dhene maksimumin.
Ky objektiv kerkon vec bonsensit, nje predispozicion te madh nga ana e drejtuesve per te njohur natyren njerezore, faktoret qe i bejne njerezit te sillen ne nje menyre te caktuar ne mjedisin e punes, vecorite individuale te secilit. Pra kerkohen njohuri per te kuptuar dhe shpjeguar dhe deri ne nje fare mase, parashikuar sjelljen njerezore.
Sjellja e njeriut nuk eshte e rastit. Ajo eshte shkakesore dhe e drejtuar nga nje qellim i caktuar, qe individi mendon se eshte ne te miren e vet. Ndryshimet mes individeve bejne qe ne situata te ngjashme njerezit te veprojne ndryshe nga njeri-tjetri. Megjithate ka disa elemente thelbesore qe qendrojne ne themel te sjelljes se individeve. Keto elemente te perbashketa jane shume te rendesishme sepse lejojne parashikueshmeri te sjelljes njerezore qe qendrojne ne baze te disa shkencave te tilla si psikologjia, pedagogjia dhe te profesioneve perkatese.
Me ose pa ndergjegjje, gjate gjithe jetes mundohemi te “lexojme” te tjeret. Pra, vezhgojme c’bejne te tjeret, perpiqemi te shpjegojme arsyen e ketyre veprimeve dhe te parashikojme c’do bejne ne rrethana te caktuara. Ne kete proces jane zhvilluar disa pergjithesime qe ndihmojne te kuptojme c’bejne ose c’do te bejne te tjeret. Keto pergjithesime jane arritur nepermjet vezhgimit, te ndjerit, pyetjes, degjimit, te lexuarit, etj. Pra te kuptuarit vjen ose direkt nga eksperienca ose nga eksperienca e te tjereve.
Sa te sakta jane pergjithesimet qe secili prej nesh ka ne mendje? Mbeshtetja e tyre me shume ne intuite sesa ne fakte, ben qe shume here te jene te gabuara, prandaj duhet nje metode per te studiuar sjelljen.
Meqenese sjellja eshte e parashikueshme, duhet nje studim sistematik i saj ne pergjithesi per te bere parashikime te sakta. Me studim sistematik kuptojme njohjen e lidhjeve mes shkakut dhe pasojes dhe nxjerrjen e konkluzioneve te bazuara ne evidencen shkencore. Studimi sistematik zevendeson intuiten ose “ndjenjen” ne gjykimin e gjerave. Sigurisht, kjo nuk do te thote se ato fenomene ne kuptimin e te cilave kemi arritur me ane te nje gjykimi jo sistematik dhe intuitiv, mund te jene te gabuara. Ate qe nje person e gjykon si “te ditur” shpesh eshte kunder versionit te nje tjetri per shembull, udheheqesit lindin apo krijohen? Konflikti ne nje grup eshte gjithmone nje gje e keqe apo mund te rrise produktivitetin e tij? Ju keni pergjigje per keto dhe gjithe njerezit qe nuk kane studiuar per kete problem do japin pergjigje te ndryshme. Nje nga objektivat e lendes eshte qe t’ju nxise te kaloni nga pikpamjet intuitive per sjelljen, ne nje analize sistematike, me qellim qe kjo e fundit te rrise efektivitetin tuaj ne shpjegimin dhe parashikimin e sakte te sjelljes. Ne nuk jemi te interesuar per sjelljen ne pergjithesi, por per sjelljen e individeve ne organizate. Per kete vjen ne ndihme “Sjellja organizative”.
Sjellja organizative eshte nje fushe studimi qe heton ndikimin qe individet, grupet dhe strukturat kane mbi sjelljen ne organizate, me qellim qe kjo dije (njohuri) te zbatohet per permiresimin e efektivitetit te organizates.
Duke qene nje fushe studimi, sjellja organizative ka trungun e vet te dijeve.
Sjellja organizative eshte dije e zbatuar. Ajo zbaton njohurite e fituara per individet, grupet dhe per strukturen e organizates mbi sjelljen, me qellim qe te beje organizatat te punojne me efektivitet. Sjellja organizative sjelljen e njerezve ne nje organizate dhe se si kjo sjellje ndikon mbi veprimtarine e organizates. Meqenese sjellja organizative lidhet direkt me mjediset e punesimit (jo bashkimet vullnetare, etj.), ajo e studion sjelljen te lidhur me punen, mungesat ne pune, projektimin dhe ndryshimin e puneve, qarkullimin, produktivitetin, veprimtarine njerezore dhe menaxhimin.
Sjellja organizative perqendrohet ne studimin e problemeve thelbesore te motivimit, sjelljes udheheqese, pushtetit, komunikimit mes personave, struktures se grupit, te mesuarit, perceptimit, proceseve ndryshuese, projektimit te punes, stresit ne pune, etj.
Studimi i sjelljes organizative ndihmon ne zhvillimin e aftesive parashikuese per sjelljen e individeve ne organizate. Kush deshiron te beje karriere ne kete fushe duhet patjeter te dije te parashikoje sjelljen dhe ta perdore kete dije ne menyre te kuptimshme per t’i bere organizatat efektive.
Ne shpjegimin e sjelljes njerezore ne organizate ka pak parime universale. Shkencat fizike (kimia, fizika, astronomia) i lejojne studiuesit qe te bejne pergjithesime. Qeniet njerezore jane shume komplekse, ato nuk jane te ngjashme. Kjo kufizon mundesine per te bere pergjithesime te thjeshta e te sakta: Dy persona te ndryshem sillen ndryshe ne te njejten situate dhe sjellja e nje individi ndryshon ne situata te ndryshme.
Por kjo sigurisht nuk do te thote qe nuk mund te jepen shpjegime relativisht te sakta per sjelljen njerezore apo te behen parashikime relativisht te vlefshme per te.
Sjellja organizative eshte nje shkence e aplikuar. Ajo eshte ndertuar mbi kontributin e nje numri disiplinash te sjelljes. Fushat kryesore qe kane kontribuar jane: psikologjia, sociologjia, socio- psikologjia, antropologjia dhe shkencat politike.
Psikologjia eshte shkenca qe perpiqet te mase, te shpjegoje dhe nganjehere edhe te ndryshoje sjelljen e njerezve dhe kafsheve. Ne qender te vemendjes se psikologeve eshte kuptimi i sjelljes se individit. Kryesisht kontributi i studiuesve te kesaj fushe per sjelljen organizative konsiston ne teorite e te mesuarit, te personalitetit, te perceptimit, te efektivitetit te udheheqjes, ne shpjegimin e nevojave dhe forcave motivuese, te kenaqesise ne pune, te proceseve te marrjes se vendimeve, te vleresimit te performances, te matjes se qendrimeve, te vleresimit te teknikave te marrjes ne pune, te projektimit te punes dhe stresit ne pune.
Sociologjia perqendrohet kryesisht ne sistemet shoqerore brenda te cilave individi kryen role te ndryshme. Pra sociologjia i studion njerezit ne lidhje me njeri-tjetrin.Sociologet kane kontribuar ne studimin e sjelljes se grupit ne organizate, vecanerisht ne organizaten formale dhe komplekse. Disa nga konceptet kryesore ku sjellja organizative ka perfituar nga kontributi i sociologjise jane dinamika e grupit, kultura e organizates, teoria e struktures formale te organizates, teknologjia e organizates, burokracia, komunikimi, pushteti, konflikti, etj.
Psikologjia sociale eshte nje fushe studimi brenda psikologjise, qe shkrin koncepte nga psikologjia dhe sociologjia. Ajo perqendrohet ne ndikimin e njerezve tek njeri-tjetri. Nje nga fushat kryesore qe ka terhequr vemendjen e studiuesve te psikologjise sociale eshte ndryshimi , i cili studiohet per menyren se si mund te zbatohet dhe se si mund te pakesohen pengesat qe zakonisht kane njerezit per ta pranuar ate. Kontributet kryesore te kesaj fushe qe i interesojne sjelljes organizative jane matja, kuptimi dhe ndryshimi i qendrimeve, modelet e komunikimit, menyra se si aktivitetet e grupit mund te kenaqin nevojat e individit dhe proceset e marrjes se vendimeve ne grup.
Antropologjia studion shoqerite per te mesuar per qeniet njerezore dhe aktivitetet e tyre. Studimet antropologjike mbi kultura dhe mjedise te ndryshme kane ndihmuar qe te kuptohen dallimet ne vlerat thelbesore, qendrimet dhe sjelljen e njerezve te ndryshem ne vende te ndryshme dhe brenda organizatave te ndryshme. Shume prej njohurive per kulturen e organizates, mjedisin e organizates dhe dallimet midis kulturave kombetare, kane rrjedhur nga studimet e antropologeve apo nga perdorimi i metodologjive te tyre te studimit.
Shkenca politike studion sjelljen e individeve dhe grupeve ne nje mjedis politik. Nder ceshtjet me interes per sjelljen organizative jane ato qe lidhen me strukturimin e konfliktit, ne shperndarjen e pushtetit dhe se si njerezit manipulojne pushtetin per interesat e tyre personale. Nen kendveshtrimin qe edhe organizatat jane njesi politike, kontributi i shkencave politike ndihmon qe te shpjegohen dhe parashikohen me saktesi sjelljet e njerezve ne organizate.
Sjellja organizative dhe disiplinat e tjera shume afer saj
Sjellja organizative ka vite qe po merr fytyre te plote si nje disipline akademike. Ajo ka lidhje te ngushta dhe pika takimi me disa disiplina te tjera te cilat gjithashtu studiojne organizaten dhe njeriun brenda saj. Konkretisht, sjellja organizative lidhet ngushte me “teorine e organizimit” (ndertimit, funksionimit te strukturave organizative), me teorine per “zhvillimin dhe ndryshimin e organizates” dhe me teorite per “menaxhimin e personelit dhe burimeve njerezoren’.
Sjellja organizative sic u munduam te shpjegonim me siper, bazohet ne modele teorike te shkencave te sjelljes qe perqendrohen ne kuptimin dhe shpjegimin e sjelljes se individit dhe grupit ne organizata. Teoria e organizimit ka prirje qe te jete me shume me orientim makro sesa sjellja organizative dhe eshte kryesisht e perqendruar ne projektimin dhe ndertimin e strukturave te organizates. Megjithate, edhe disa koncepte te strukturave perfshihen ne Sjelljen organizative. Teoria e zhvillimit te organizates, eshte me makro dhe me e aplikueshme sesa sjellja organizative. Per disa koncepte te ndryshimit dhe zhvillimit te organizates perfshihen edhe ne sjellje organizative. Nga ana e vet, disiplinat e personelit dhe te burimeve njerezore kane nje karakter me aplikativ sesa sjellja organizative.
Ne praktiken e organizatave gjen menaxhere te burimeve njerezore te emeruar me kete titull, njekohesisht ka edhe manaxhere shitjesh, te prodhimit, te finances, te projektit, etj. Edhe ketyre u duhet te dijne te shpjegojne e parashikojne sjelljen e njerezve me te cilet punojne (vartesve). Pra pavaresisht se nuk kane ne titullin e tyre te punes fjalen “personel’, apo “burime njerezore”, perseri u nevojiten njohuri nga sjellja organizative. Kjo e fundit, ne vetvete perfaqeson vetem ate pjese te menaxhimit qe kuptohet nen kendveshtrimin e sjelljes, pra jo gjithe menaxhimin. Sepse menaxhimi realizohet edhe duke marre ne konsiderate konceptet qe lidhen me proceset, anen sasiore llogaritese, sistemet dhe teorite e rastit. Pra sjellja organizative nuk ka si qellim qe te perfaqesoje gjithe menaxhimin.
Metodat e studimit ne sjelljen organizative
Rastet e studimit
Rasti i studimit eshte nje analize e thelluar e nje situate te caktuar. Ne nje rast studimi, individi, apo grupi, apo organizata, pra njesia e analizes ne studim, pershkruhen gjere e gjate. Burimi kryesor i informacionit per rastet e studimit eshte vezhgimi, i mbeshtetur sipas rastit edhe nga intervistat dhe nje permbledhje e dokumentave dhe te dhenave.
Rasti i studimit ka mangesite e veta. Ai eshte i hapur ndaj keqkuptimeve dhe interpretimeve jo te sakta qe vijne si rrezultat i subjektivitetit te vezhguesit. Lexuesi i nje rasti studimi, eshte i detyruar te shohe materialin nen driten e atyre pjeseve te realitetit qe vezhguesi ka zgjedhur dhe te atyre qe ka vendosur te lere jashte. Rastet e studimit jane shume te pasura me detaje dhe informacion. Kjo nga ana e vet, ndikon ne pergjithsueshmerine e konkluzioneve te nxjerra prej tyre. Rastet e studimit nuk mund te sherbejne per te provuar apo hedhur poshte nje hipoteze te caktuar, sepse ne pergjithesi eshte e paaresyeshme te nxirren konkluzione nga nje rast i vetem. Nga ana tjeter, nuk mund te injorohet analiza e thelluar qe mund te kryhet bazuar ne nje rast studimi.Ato jane nje mjet shume i mire per te filluar kerkimet dhe per te vleresuar problemet praktike te jetes se organizates.
Studimi ne praktike
Per te bere nje studim ne praktike, zgjidhet nje grup njerezish te cilet perfaqesojne ne menyren me te sakte te mundur nje grup me te madh, nisur nga nje ose disa karakteristika te paracaktuara. Ky grup i nenshtrohet vezhgimit nepermjet pyetesoreve dhe intervistave. Rrezultatet e ketyre tefundit permblidhen e perpunohen, duke nxjerre ne fund konkluzione te cilat konsiderohen te vlefshme jo vetem per grupin qe u studja por per te gjithe grupin e madh te njerezve ne te cilin ben pjese.
Studimi ne praktike i nje grupi perfaqesues eshte sigurisht me pak i kushtueshem sesa intervistimi nje per nje i gjithe anetareve te nje komuniteti apo popullsie.
Studimi ne praktike ka disa te meta. Se pari, studimi me shume tregon perceptimet dhe qendrimet e personave qe studiohen sesa sjelljet e tyre. Se dyti, intervistuesit kane prirje te thone (pergjigjen) ato gjera qe mendojne se kerkojne te degjojne intervistuesit dhe jo cfare mendojne ne te vertete. Se treti, meqenese studimet ne praktike perqendrohen ne nje problem te caktuar, nuk mund te japin te dhena te thelluara qe te lejojne te studiohet problemi ne teresi. Se fundi, pergjithesueshmeria e te dhenave te nxjerra eshte gjithmone funksion i saktesise ne te cilen grupi i zgjedhur perfaqeson grupin e madh (popullsine konkrete).
Eksperimenti laboratorik
Ne nje studim laboratorik, studiuesi krijon nje mjedis artificial. Pastaj ai manipulon nje variabel te pavarur ne kushte te kontrolluara. Pas vezhgimeve perkatese, meqenese te gjitha kushtet e tjera mbahen te pandryshuara, studiuesi konkludon qe cfaredo ndryshimi i ndodhur ne variablin e varur, ka qene pasoje e manipulimit ose ndryshimit te imponuar mbi variablin e pavarur. Meqenese kushtet jane te kontrolluara, studiuesi ka mundesi (dhe predispozicion) te nenkuptoje nje lidhje shkakesore midis variablave te varur dhe te pavarur.
Neqoftese diskutojme per pergjithesueshmerine dhe realizmin e rezultateve te studimit te bere me kete metode, mund te themi se ato jane te diskutueshme. Me kete metode sigurohet nje kontroll shume i ngushte mbi variablat dhe nje matje shume e sakte, por rezultatet, shpesh nuk mund te pergjithesohen, sepse nuk mund te parashikohen nuancat e sjelljes ne menyren si shfaqen dhe si kombinohen ne realitetin e organizatave.
Eksperimenti ne praktike
Eksperimenti ne praktike eshte i ngjashem me eksperimentin laboratorik, vetem se nuk kryhet ne kushte te perpunuara posacerisht, por ne kushtet e nje organizate reale. Mjedisi ne te cilin zhvillohet ky eksperiment eshte me realist sesa ai i nje eksperimenti ne laborator. Jo vetem kaq, por neqoftese nuk mbahet nje grup kontrolli, nderhyrja e faktoreve te jashtem mund te coje ne humbje totale te kontrollit, pra ne pamundesi per te nxjerre konkluzione.
Eksperimenti ne praktike ofron rrezultate shume me te sakta dhe qe kane shume me teper vlere pergjithesuese sesa gjithe metodat e tjera te shpjeguara me siper. E vetmja gje qe e ben te pafavorshme kete metode eshte kostoja e larte.
Agregimi i rezultateve sasiore te studimeve te meparshme (meta-analiza)
Meta-analiza eshte nje teknike statistikore qe integron dhe sintetizon ne menyre sasiore nje numer studimesh te pavarura per te percaktuar nese rezultatet e tyre kane qendrueshmeri persa i takon ngjashmerise. Neqoftese rezultatet jane konsistente kjo u jep mundesi studiuesve te thone me me shume siguri se ato rezultate jane te vlefshme dhe te pergjithesueshme. Meta-analiza eshte nje menyre per te kapercyer interpretimet potencialisht te pasakta qe dalin nga pergjithesimet cilesore. Gjithashtu kjo metode i lejon studiuesit qe te evidentojne variablat e ndermjetem, qe qendrojne midis atyre te varur dhe te pavarur. Meta-analiza eshte nje metode studimi tashme shume e perdorur ne fushen e sjelljes organizative.
Vleresimi i rezultateve te kerkimeve
Ne vleresimin e studimeve kerkimore, behen tri pyetje.
Eshte i vlefshem? Pra a eshte duke matur studimi ate qe pretendon se eshte duke matur? Shume teste psikologjike, jane hedhur poshte nga praktika sepse kane rrezultuar si mates pa vlere per aftesite e nje aplikanti per te bere me sukses nje pune. Vlefshmeria eshte nje koncept qe lidhet me te gjithe studimet.
A mund te mbeshtetesh tekky koncept qe i referohet qendrueshmerise se matjes. Neqoftese matim lartesine cdo dite me nje meter te ngurte, lartesia do te na dale gjithmone njesoj. Por neqoftese e masim me nje meter elastik, ka te ngjare te dale e ndryshme. Lartesia nuk ndryshon, por rrezultati po. Ne kete rast, menyra e matjes eshte jokonsistente, ndryshon nga hera ne here. Procedurat e matjes ne te cilat mund te mbeshtetesh jane te lira nga gabimet sistematike
A eshte pergjithesues? Pra a mund (sa mund) te perdoren rrezultatet e studimit per te pershkruar edhe individe apo grupe te tjera te ngjashme, qe nuk kane qene objekt i studimit. Ne shume studime perdoren studentet si grup qe vezhgohet. Por a mund te behen pergjithesime per punonjesit ne organizata nisur nga konkluzionet qe nxirren grupin qe u studiua.
Duke pasur parasysh gjithe sa thame, metodat e studimit qe perdor sjellja organizative paraqesin kete llojshmeri vlerash per variabla te tille si pergjithesueshmeria, realizmi, saktesia, kostoja:
Nje model i pergjithshem i studimit te sjelljes ne pune- Fjala model nenkupton nje paraqitje te thjeshtuar te nje fenomeni te botes reale dhe si i tille, modeli eshte nje abstraksion i realitetit. Modeli qe do te ndertojme duke studiuar sjelljen organizative merr ne konsiderate gjithe konceptet kryesore te kesaj fushe studimi, te klasifikuara ne tri njesi baze te analizes: nivelin individual, te grupit, te organizates. Duke kaluar nga niveli i individit ne ate te organizates, ne shtojme sistematikisht vellimin e njohurive dhe kuptimin per sjelljen organizative.
Njohurite per individin
Grupi i njohurive per individin do te perbeje bazen ne te cilen ne do te shpjegojme koncepte te tilla si perceptimi, motivimi, personaliteti, qendrimet, etj, te cilat do te sherbejne edhe si koncepte baze per te shpjeguar aktivitetin dhe marredheniet e individit si pjese e nje grupi pune ne organizate.
Variabla individuale te pavarur
Sjellja ne pune e nje individi eshte funksion i njekohshem i karakteristikave individuale dhe te mjedisit dhe efekteve te kombinuara te tyre. Do te perqendrohemi ne tre variabla individuale te pavarur:
1)Aftesite dhe mjeshterite,
2)Perceptimi i rolit,
3)Motivimi.
Ne paragrafet qe pasojne (ne temat e tjera) do te mundohemi te sqarojme gjere e gjate keto koncepte, te cilat perbejne edhe bazen e te kuptuarit dhe shpjeguarit te sjelljes se individt ne organizate. Por per efekt kuptimi ne kete teme, ne do t’i shpjegojme keta tre variabla ne kete menyre:
Aftesite dhe mjeshterite tregojne cfare eshte ne gjendje te beje nje punonjes.Qe te kryeje punen, cdo individi i duhen disa aftesi dhe shkathtesi minimale. Per shembull, disa nga aftesite dhe shprehite e nevojshme jane aftesite udheheqese, organizative, komunikuese, aftesia per te ndertuar marredhenie te drejta me te tjeret, etj.
Perceptimi i rolit. Ka te beje me perceptimin nga ana e individit e llojit te sjelljes qe ai e beson si te pershtatshme me qellim qe sjellja ne pune te konsiderohet e kenaqshme. Roli ne vetvete eshte nje grup sjelljesh qe priten te demonstrohen nga nje individ qe ka nje pozicion te caktuar ne nje njesi sociale. Neqoftese perceptimi i rolit nuk eshte relativisht i sakte, sjellja ne pune konsiderohet e pasuksesshme.
Ne mjedisin e punes ekziston ajo qe ne gjuhen shkencore quhet kontrate psikologjike e cila nenkupton nje marreveshje te pashkruar midis punonjesit dhe punedhenesit ne lidhje me sjelljet konkrete qe secila prej paleve pret nga tjetra. Pra kontrata psikologjike percakton teresine e sjelljeve qe nenkupton secili rol. Nje nga menyrat me te cilat organizata i meson secilit individ rolin qe ky pritet te luaje eshte shoqerimi i punonjesve te rinj me ata qe kane me shume eksperience. Kete koncept me gjeresisht e shpjegojme ne temen kultura ne organizate meqenese shoqerimi eshte proces kompleks qe u sherben disa qellimeve.
Ne praktike, zakonisht lindin probleme kur punonjesi dhe superiori i tij nuk kane te njejtin perceptim te rolit te te parit. Ne fakt dy perceptime per te njejten pune duhet te jene pak a shume te ngjashme. Shume punonjes, duke menduar se e dine cfare pritet prej tyre zhgenjehen kur gjate vleresimit te ekzekutimit te tyre mesojne se superioret presin prej tyre tjeter gje. Eshte detyre e menaxherit te siguroje perputhje midis perceptimit te punonjesit dhe asaj qe pritet objektivisht prej tij. Per kete ndihmon shume pershkrimi i punes.
Motivimi. Pasqyron vendimet qe merr individi per ate qe do te beje, nivelin e intensitetit me te cilin do ta beje dhe per sa kohe do ta beje. Punonjesit mund te kene perceptim te mire te rolit dhe mjeshterite e aftesite e nevojshme per te kryer mire nje pune por ne qofte se nuk marrin vendimet e duhura dhe nuk bejne perpjekje te mjaftueshme per pune, sjellja e tyre nuk do te jete e kenaqshme.
Pra aftesite dhe mjeshterite perqendrohen ne ate cfare mund te beje punonjesi, perceptimi i rolit tregon cfare duhet bere dhe motivimi tregon cfare deshiron te beje punonjesi.
Edhe variablat nderveprojne me njeri-tjetrin. Per shembull, ne pune duam te bejme (motivimi) ate per te cilen jemi te afte (aftesite) te bejme dhe me kalimin e kohes, kjo levizje e motivimit dhe aftesive ndryshon menyren sesi ndiejme dhe mendojme per punen tone (perceptimi i rolit).
Sjellja ne pune eshte funksion i tre faktoreve. Perceptimi, motivimi, aftesite dhe te mesuarit ndikojne ne vendimet qe do te marre nje individ per te punuar sic duhet ose jo, per te ardhur ne pune apo per te munguar, per te ndenjur ne organizate, apo per te kerkuar nje punedhenes tjeter, per te vleresuar pozitivisht ose negativisht punen e vet, eprorin, koleget, etj.
Variablat kryesore te varur
Variablat kryesore te varur ne modelin e sjelljes se individit ne sjelljen organizative jane: produktiviteti, mungesat ne pune qarkullimi dhe kenaqesia ne pune. Keta do t’i konsiderojme (dhe pranohen gjeresisht ne shumicen e studimeve te fushes) si treguesit kritike te efektivitetit te burimeve njerezore te nje organizate.
Produktiviteti-Nje organizate eshte produktive neqoftese ajo arrin objektivat e veta dhe e ben kete me koston me te ulet. Si i tille, produktiviteti nenkupton njekohesisht efektivitetin dhe eficiencen.
Efektiviteti – arritja e qellimeve (objektivave).
Eficienca – Raporti i rezultateve me harxhimet qe behen per t’i arritur ato.
Produktiviteti mund te shihet edhe per individin (punonjesin).
Sjellja organizative studion cilet faktore ndikojne ne efektivitetin dhe eficiencen e individeve, grupeve dhe gjithe organizates.
Mungesat ne pune. Eshte e veshtire qe organzata te veproje normalisht dhe te arrije objektivat neqoftese punonjesit nuk paraqiten ne pune. Puna nderpritet, shpesh vendime te rendesishme vonohen. Ne organizata mungesat mbi nje kufi normal te lejueshem kane ndikim te drejtperdrejte mbi efektivitetin dhe eficiencen e organizates.
A jane te gjitha mungesat me pasoja te keqia? Ndoshta jo. Ka edhe raste kur organizata mund te perfitoje nga vendimi i nje individi per te mos u paraqitur ne pune. Per shembull, ne punet ku njeriu duhet te jete gjithmone ne forme shume te mire – kirurget, pilotet – eshte me mire qe punonjesit te mos paraqitet sesa te jape cilesi te dobet (te punoje keq). Edhe ne punen e menaxherit, ku gabimet jane me pak te dukshme, eshte me mire nje mungese sesa nje vendim i marre nen stres. Keta shembuj jane jotipike. Ne pergjithesi mund te supozojme se organizatat perfitojne kur zvogelohet numri i mungesave.
Qarkullimi – me kete kuptojme largimin e vazhdueshem, te vullnetshem ose jo te vullnetshem te punonjesve nga organizata. Rritja e qarkullimit nenkupton rritje te kostos per marrjen ne pune dhe trajnimin. Ajo mund te nenkuptoje edhe nderprerje te eficiences se organizates kur largohet personeli me eksperience dhe duhet bere zevendesimi. Te gjitha organizatat kane qarkullim. Ky mund te jete pozitiv sepse krijon mundesine qe te zevendesohet nje individ me nje tjeter me aftesi me te medha, ose me te motivuar jep mundesi edhe per ngritje te reja ne pergjegjesi dhe shton ide te reja ne organizate. Por qarkullimi ne shume raste nenkupton humbje te njerezve atehere kur organizata nuk e deshiron kete. Pra kur qarkullimi eshte i tepruar (shume i madh) ose kur perfshin kuadro me vlere mund te jete faktor pengues per efektivitetin e organizates.
Kenaqesia ne pune – Ne kete nivel njohurishe kenaqesia ne pune mund te perkufizohet si diference midis asaj qe merr dhe asaj qe individi mendon se duhet te marre.
Besimi se punonjesit e kenaqur jane me produktive sesa te pakenaqurit ka sunduar ne mendjet e menaxhereve per nje kohe te gjate. Evidenca ve ne pikepyetje kete lidhje shkaksore. Por megjithate, kenaqesia ne pune mbetet nje element i rendesishem per te cilin duhet te interesohet çdo organizate sepse ajo lidhet ngusht me cilesine e jetes se njeriut (punonjesit) ne pergjithesi. Kenaqesia eshte nje element i rendesishem jo vetem sepse ndikon negativisht mbi qarkullimin dhe mungesat ne pune por edhe sepse cdo organizate duhet te kujdeset per t’u dhene punonjesve pune qe i bejne ata te ndihen te kenaqur, qe i shperblejne nga brenda dhe u japin mundesi te rriten ne detyre.
Megjithese kenaqesia perben me teper nje qendrim (dhe si te tille ne do ta komentojme gjeresisht ne temen “Vlerat dhe qendrimet”) sesa nje sjellje, studiuesit ne sjelljen organizative e konsiderojne kenaqesine ne pune si nje variabel te varur te rendesishem.
 Mbipopullimi: genocidi i shtetit modern dhe koncepti i ‘shoqërisë globale’
Shkaqet dhe pasojat
Elitizmi në përgjithësi dhe sistemi politik në veçanti i dy shekujve të fundit shkatërron kombe, argumenton një kolumnist në Financial Times, pasi ekzaminon disa autorë dhe shkencëtarë udhëheqës në botën perëndimore. Sigurisht, autori nuk specifikon ndryshimet struktuore që kanë ndodhur dy shekujt e fundit në përgjithësi dhe tre dekadat e fundit në veçanti: në globalizmin neoliberal. Sidoqoftë, ne jetojmë tashmë botën elitiste në dy nivele: shtetëror dhe mbikombëtar dhe, reduktimi i popullsisë ka qenë dhe vazhdon të jetë problem për elitat e dy shekujve të fundit, veçanërisht për elitën mbikombëtare, d.m.th të asaj elite që ka akses pothuajse në të gjithë vendet e globit pa asnjë pengesë, duke blerë deputetët e parlamenteve dhe duke imponuar politika konçesionare. Dhe kanë qenë këto të fundit instrumenti bazë i kolonizimit të popujve dy shekujt e fundit. Por, kolonizimi në kohët post-moderne, ndryshe nga shekujt e kaluar, ka marrë një formë tjetër: ai është kryesisht socio-ekonomik me gjithë instrumentet dhe principet që mbart (konkurrencë etj.).

Ushqimet dhe pijet: në sulmin e kapitalit

Si pasojë e tregut dhe regjimit të themeluar, elitat nuk hezitojnë të kontrollojnë rritjen e popullsisë me mjete subversive, jo si pasojë e ndonjë planifikimi paraprak, por si pasojë e tregut, i cili favorizon ‘monopolizimin’ e sektorëve kryesorë të ekonomisë në pak duar, siç janë për shembull konservantët në ushqime, që bota e ushqimit dhe korporatave mundohet t’i katalogojë dhe t’i prezantojë te shoqëritë konsumeriste europiane (dhe botërore) përmes politikanëve profesionistë dhe tregut, me një numër tmerrësisht të madh suplementesh, krostikë sintetikë etj. – jo më pak se 411 – që nga viti 1986, me direktivë europiane, që pjesa më e madhe mbartin pasoja alergjike (shock anaphilaxis) etj., duke shkaktuar, si asnjë herë në Historinë humane, lindje të deformuara etj. Siç thekson një studim:

Antioksidantët E310, E311, E312 janë esterë acidesh galiumi (Ga) që shtohen [nga industrialistët e kompanive private] te vajrat bimore, margarinat, drithëra të thata, te patatet, çamçakizat dhe te artikuj bulmetorë siç është gjalpi, kremi, djathi. Gjithashtu, pa u cituar shtohen në brendësinë e ambalazhit të ushqimeve të ndryshme. Nuk lejohet përdorimi i tyre te ushqimet e fëmijëve. Substancat e mësipërme mund të shkaktojnë irritim dermatik dhe gastrik te individë alergjikë dhe te të gjithë ata që vuajnë nga astma. Gjithashtu, fajësohen për provokimin e sindromës hiperkinetike (lëvizje tejet të madhe) te fëmijët… Një lloj janë E320 (BHA) dhe E321 (BHT) të cilat provokojnë kolesterol, pakësim të disa enzimave në organizëm dhe si rezultat të humbasin disa substanca, siç është vitamina D, sëmundje dermatike te disa njerëz që janë alergjikë, shndërrime te qelizat e gjakut dhe ndryshime te sjellja e njeriut etj.

Ky informacion i rëndësishëm shkoi te veshi i konsumatorëve në vitin 1994, pasi ndodhi një përplasje historike në Hagë midis shkencëtarëve dhe industrialistëve, ku u mblodhën kimistë pothuajse nga e gjithë bota —të ftuar nga Organizmi Botëror i Shëndetit. Qëllimi ishte të analizoheshin suplementet te ushqimet. Biseda u bë e nxehtë dhe nuk munguan as grindjet. Përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Japonisë kërkuan të ndalohej antioksidanti E385 (EDTA), që mbart rolin e bllokimit të metaleve dhe që gjenden brenda masës yndyrore, të cilat shkurtojnë ndryshimin. Bashkë me to ai bllokon edhe elementë të tjerë të dobishëm për organizmin e njeriut. Kështu që dobëson vlerën ushqyese të ushqimeve, siç është majoneza, lloje të shumtë djathërash, xhelat e frutave, konservat e peshqve etj…Por, direktiva nuk imponoi te industrialistët që të hiqnin disa suplemente dhe kështu propozimi i kimistëve nuk gjeti reagim!
Por, pavarësisht këtyre, presioni i popullatës së mirë-informuar në Angli bindi, brenda një nate të vitit 1984, industrialistët e produkteve të drithërave të thata të hiqnin së përdoruri E320 (BHA) dhe E321 (BHT). Popullata konsumatore njihte përfundimet e studimeve toksike, por gjithashtu edhe të E310, E311, E312, të cilat i karakterizonin të dyshimta për sëmundje lëkurore, simptoma alergjike, probleme të veshkave dhe mëlçisë, ndryshime të informacionit gjenetikë dhe fuqizim të aktivitetit të substancave kancerogjene!

Gjigandët e pijeve: sponsorizojnë politikën moderne

Që nga ajo kohë, korporatat globale dhe private, në kuadër të katër lirive, eksportojnë produktet ushqimore pa asnjë pengesë dhe kontroll, debat publik apo informim objektiv nga politika profesioniste. Dhe masakra nuk ndalon këtu; p.sh., ‘aspartami’, që është një kombinim i metanolit dhe dy aminoacideve, fenilalaninës dhe acidit aspartik, që u zbulua rastësisht në vitin 1965 nga një kimist, shumë herë më i ëmbël se sheqeri dhe pa kaloritë e tij, është një prishës i fuqishëm i neurotoksinës dhe endoktrinës së organizmit etj., që përdoret në industrinë e ushqimeve dhe pijeve (Coca-cola etj.). Pijet energjitike, siç është Powerrade që pronësohet nga Coca-cola dhe Lucozade që pronësohet nga GlaxoSmithkline, dhe që përdoren kryesisht nga sportistët, por edhe nga qytetarë të zakonshëm për “hidratimin” që ofrojnë, është tashmë, sipas një raporti, klishé. Pas viteve 1980, Coca-cola, Pepsi etj., kanë sponsorizuar, sipas të njëjtit studim, jo vetëm studimet dhe kampanjat për promovimin e fuqishëm të pijeve që prodhojnë, por edhe gjithë qeveritë amerikane. Madje, Coca-cola dhe Pepsi po ndryshojnë mënyrën se si e bëjnë karamelin që përdoret në pijet e tyre, si rezultat i një ligji të Kalifornisë që mandaton pijet që përmbajnë njëfarë niveli kancerogjenesh duke mbartur një etiketë paralajmëruese kanceri! Gjithashtu, pulat në Amerikë dhe gjithandej, ngaqë përmbajnë sasi të mëdha ‘arseniku’ dhe ‘antibiotikësh’, sipas një studimi tjetër, vrasin më shumë njerëz sesa vetë SIDA! Një masakër tjetër, që lidhet kryesisht me bujqësinë, është agjenti-nervor i pesticideve, që përdoret si insekticid, dhe që është përgjegjës për shkatërrimin e kolonive të bletëve që përdoret pesë vitet e fundit në shkallë botërore. Nuk do të ishte e çudishme që BE-ja, së fundmi, pas shumë shtrëngimesh nga “mjedisorët”, kufizoi deri një farë shkalle dhe për dy vjet (!) përdorimin e “agjentit” në fjalë, d.m.th. të “neonicotinoid-it”, për të njëjtën arsye.
Përgjithësisht, këto janë disa nga pasojat që zhvillohen në treg dhe Natyrë; të tjerat do të pasojnë. Dhe shkaku nuk janë ekskluzivisht korporatat, por është tregu i marketingut dhe ‘demokracia’ parlamentare, që bëjnë të mundur ushtrimin e koncepteve të ‘konkurrencës’, ideologjisë së rritjes ekonomike etj. Dhe ndarja e shoqërisë nga pushteti ekonomik dhe politik është ‘shkaktarja’ përfundimtare e të gjithë kësaj masakre. Nuk do të ishte e çuditshme që massmedia në Shqipëri, të pushtohet nga të njëjtët produkte; dhe kjo sepse pushtimi i parë që ushtrohet mbi vendet “pasive” ekonomikisht është pushtimi ekonomik. Kjo është arsyeja që politikanët profesionistë propagandojnë integrimin në strukturat neoliberale, d.m.th për t’u pasuruar nga korporatat, kryesisht të huaja, sigurisht, duke mos dëftuar asnjë herë bindshëm dobitë që do të sillte integrimi në fjalë! Dhe ngaqë kapitali ka verbuar gjithkënd, që, në fakt, njerëz të tillë duhet të përbuzen, meqënse harrojnë virtytet dhe luftojnë gjithnjë dhe më shumë për kapital, elitat, me tregun dhe nën pradigmën që kanë krijuar, jo vetëm që ‘komodifikojnë’ gjithçka, natyrisht pa menduar ripërtëritjen e resurseve, por po shkatërrojnë gjithë ekosistemin! Nuk do të ishte e çuditshme kur pakica që gëzon pushtet ekonomik dhe politik, të kërkojë de-popullim të globit, meqënse, sipas tyre, shkaku i krizave është njeriu (fashistët e deklaruar: emigrantëve; fashistët e padeklaruar: njeriut; “demokratët”: pakicave, e kështu me radhë). Dhe të rinjtë në vend të përpiqen për demokraci politike, meqënse është e vetmja arenë që garanton liri për vetë-ligjësim/autonomi (freedom to dhe jo vetëm freedom from), ndryshe nga shtrembërimi prezent, t’u drejtohen organizatave fetare, spiritualiste, esoterike etj., me qëllim që të “zgjidhin” problemet e pasigurisë për jetën me njeri-tjetrin ndërsa shkatërrimin e Natyrës e lënë në duart e pakicës dhe dinamikës së tregut të marketingut (kaosit).

Qasja e elitave për reduktimin e popullsisë

Reduktimi i popullsisë përbën problem për shkollat e ekonomisë, sidomos në lidhje me raportin e pensionistëve dhe punëtorëve. Nëse ky numër përmbyset nga pensionistët, qeveritë nuk do të kenë mundësi të paguajnë pensionet. Megjithëse qeveritë post-moderne kanë dështuar edhe me ruajtjen e këtij raporti, d.m.th në disa vende numri i punëtorëve është më i vogël se numri i pensionistëve.
Në kohët moderne përmbysjen e gjeneratave, elitat e kompensojnë me lindshmërinë e madhe të shtresave të varfra, që do të shohim më poshtë. Popullsia e madhe përbën problem edhe për ekosistemin. Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i vitit 1992 parashikonte se popullsia e globit do të arrinte nga 1 miliardë që ishte në vitin 1850 në 3 miliardë në vitin 1960 dhe nëse vazhdon kjo prirje – ajo do të arrinte 6 miliardë në vitin 1998 dhe do të tejkalojë 12 miliardë në vitin 2050 dhe pritet të arrijë në pothuajse 21 miliardë një shekull më vonë. Sipas të njëjtit raport, 97% e rritjes së popullsisë i detyrohet sasive mbizotëruese të lindjeve në Jug, në ndryshim nga vendet e pasura të Veriut, ku popullatat janë stabël ose venitëse. Ky pretendim, siç do të shohim më poshtë, natyrisht, nuk qëndron. Nëse vlerësojmë popullsinë sot, e cila ka tejkaluar 7 miliardë dhe është në rritje të vazhdueshme, atëherë specia jonë është me të vërtetë në rrezik dhe duhet urgjentisht të gjenden zgjidhje – jo teknike, siç pretendojnë elitat dhe shkollat moderne (plane familjar, programe edukativ, kontraceptivë etj.), ose indirekt me dhunë (si penalizim ekonomik deri te shterpëzimet gjysmë të detyruar si p.sh., në Kinë), por demokratike, d.m.th ndërgjegjësim direkt i qytetarëve në asambletë e një komuniteti dhe jo siç bëjnë sot me emisione mediatike ku mblidhen disa “ekspertë” dhe rekomandojnë publikun se çfarë duhet të bëjnë. Dhe kjo sepse rekomandimet nuk mund të ‘brendësohen’ pa përfshirje, përplasje konceptesh dhe problematikash në publik të hapur. Konceptet Malthusiane, d.m.th se popullsia paraqet një prirje historike rritëse më të shpejtë nga prodhimi i ushqimeve’, prirje që përshpejtohet ose përmes “kontrolleve” pozitive që rrisin sasinë e vdekjeve (uri, luftëra, sëmundje) ose përmes kontrolleve parandaluese, përputhen me kuadrin institucional të modernitetit.
Në bazë të teorisë Malthusiane, varfëria dhe uria e kanë burimin te mbipopullimi dhe legjislacioni Anglez, që për të varfrit u bë më i ashpër me qëllim që të lihet “natyra” e lirë në kontrollin e rritje së popullatës. Emërtimi modern i teorisë Malthusine, i cili mbështetet edhe nga disa “ekologjistë” (që ka çuar tashmë në kategorinë e një “eko-fashizmi” inkubacionist), ia atribuon varfërinë dhe zhvillimin e sotëm “bombës së popullatës”. Prandaj, “neomalthusianët” nuk hezitojnë të sulmojnë qoftë edhe mjekësinë moderne, se përhapja e saj në Botën e Tretë nuk la natyrën (d.m.th Vdekjen) të lirë në punën e saj. Karakteristika e përbashkët e të gjitha këtyre analizave dhe e “shkencës” ekonomike ortodokse në përgjithësi (ku pas rrënimit të vegimit socialist inkubacionohen pa ndrojtje dhe shumë ish të “majtë”) është se shkaqet e varfërisë janë “endogjene”, u atribuohen d.m.th vetë të varfërve. Në kohën e Malthusit, varfëria e punëtorëve anglezë ishte rezultat i përtacisë së tyre. Sot varfëria e Jugut i atribuohet faktorëve tradicionalë, politikë dhe ekonomikë (kryesisht mungesa e kapitalit të mjaftueshëm) ku të gjithë bashkë krijojnë “qorrsokakun e varfërisë”. Për të gjitha këto “analiza”, kuadri institucional konsiderohet fakt dhe thjesht analizohen pjesërisht institucione dhe faktorë, duke çuar lehtësisht te përfundimet se varfëria atribuohet, ekskluzivisht ose parimisht, te shkaqet endogjenë. Në këtë mënyrë justifikohet edhe pabarazia, d.m.th qoftë privilegjet e këtyre të fundit, qoftë edhe mjerimi i të parëve, meqënse gjoja nuk ekziston lidhje shkakësore midis tyre.
Pavarësisht se shkaqet endogjenë nuk përjashtohen nga mbipopullimi i globit, shkaku kryesor është ekzogjen, d.m.th krijimi i elitave të cilat me përqendrimin e pushtetit në pak duar, pasivizojnë qoftë urtësinë e individëve që e përbëjnë atë (praktike), qoftë urtësinë e një popullate (teoriken). Merr si shembull metropolet e mëdha: ata si pasojë e përqendrimit të pushtetit politik dhe ekonomik, gjithnjë dhe më shumë zmadhohen dhe energjia e nevojshme (ujë, energji elektrike etj.) është problem dhe në reduktim.
Mbipopullimi i globit është fakt dhe shkaktarët e tij janë elitat modrne, të cilat në emër të pushtetit dhe privilegjeve —fshijnë nga memoria e një populli legjendat dhe praktikat tradicionale në lidhje me lindshmërinë etj., dhe i zëvendësojnë ato me rritje ekonomike, konkurrencë, kontraceptivë etj. Rasti i Shqipërisë p.sh., në kohën e “socializmit”, përbën shembull tipik: regjimi nxiste lindshmërinë në emër të luftës dhe ideologjisë. Nëse dikush pyet një çift të regjimit përkatës -që sot pjesa më e madhe janë gjyshër, se përse lindi gjashtë, tetë apo dhjetë fëmijë, përgjigjja do të ishte – ‘sepse kështu bënin të tjerët dhe kështu bëmë dhe ne, meqë dilnim herët në pension’! Kështu, motivi për popullatën e gjerë ishte pensioni, ndërsa për elitën e kohës, ishte lufta: sepse duhet thënë se të dy kampet gjëndeshin në luftë të përhershme. Kjo tregon qartë se ‘urtësia’ e çifteve ishte eliminuar! Dhe mjeti nuk e justifikon rezultatin. Njëlloj bëjnë neoliberalët sot: ata nuk e vendosin individin në kundrim – kur e zhveshin nga çdo pushtet dhe e bëjnë mbartës të politikave elitare. P.sh., nuk i thonë individit se të mirat materiale shterojnë nëse nuk i zëvendësojmë me politika aktive dhe rajonale, por i thonë konsumo, meqënse konsumi është motori i tregut —dhe fëmijët që do të lindësh do t’i ushqejmë ne, me papunësi, shtrydhje rrogash etj! Kështu, mungesa e urtësisë është ekzistente në çdo kënd të botës dhe janë elitat ose kuadri institucional që e kanë shkatërruar këtë element. Pasivizimi i individit nga politika shton popullsinë – në disa vende, tmerrësisht të madhe. Fundja, edhe nëse ia atribuojmë shkaqet varfërisë dhe mungesës së kapitalit në Jug, që është natyrisht mit, mund të tregohet se 85-90% i të gjithë kapitalit monetar që investojnë investimet e huaja ka origjinë vendore, zakonisht me huatë nga bankat e nivelit të dytë që i gjenerojnë nga konsumatorët vendor. Fakti që përqendrimi i pushtetit në pak duar është shkak për mbipopullimin e planetit vërtetohet edhe në kontekstin e një qyteti p.sh., nëse qytetarët e një qyteti luftojnë të shpëtojnë nga pushteti i qytetit ku banojnë ose nga taksat që oligarkët vendosin, natyrisht pa ndonjë marrëveshje paraprake demokratike, d.m.th nga ata që zotërojnë pushtetin politik dhe ekonomik - atëherë shtetet dhe ata që e përbëjnë atë (burokratët), do të luftojnë të shpëtojnë nga dhuna ose presionet, sidoqoftë më të vegjël se e të parëve, e oligarkëve globalë d.m.th nga ata që zotërojnë korporatat globale —siç po përjetojnë politikanët profesionistë në Greqi sot, me gjithë armatën tjetër që po e pret: Itali, Spanjë, Portugali etj!

Bilderberg: axhenda e globalizmit neoliberal

Dukuria se përqendrimi pushtetit ekonomik dhe politik në pak duar brenda një qyteti është vrojtuar që në vitet ‘50 në Amerikë dhe nuk do të ishte e çuditshme aspak që…

…në një ndër mbledhjet e Bilderberger të vitit 1968, nënsekretari i shtetit amerikan për çështjet ekonomike, George Ball, hedh tezën e një ‘World Company’/ ‘Shoqëri Botërore’, duke fituar pasuri kombëtare jo përmes kolonizimit luftarak, por atij korpokrat [ideologjia neoliberale] dhe duke nënshtruar kombet nën një sistem bankar ndërkombëtar të qendërzuar! (Theksi u shtua)

Në fakt, mbledhja e Bilderberg, e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshëm, që veprimtaria e saj filloi në Hollandën e vitit 1954, dhe për vitin 2013 u mblodh në Hertfordshire të Britanisë, me pjesëmarrës nga 21 vende të botës Perëndimore d.m.th. Europa Perëndimore, SHBA dhe Kanada, është një mbledhje Anglo-Perëndimore Europiane-Amerikano Veriore që trajton kryesisht çështje gjeopolitike. Në këtë mbledhje, nuk merr pjesë asnjë përfaqësues nga vendet e Lindjes dhe Ballkani, por, sidoqoftë, këtë herë, morri pjesë zëvendës kryeministri turk për çështjet ekonomike dhe financiare, Ali Babakan! Përgjithësisht atje ishin 140 pjesëmarrës dhe 14 gra, kryesisht, politikanë profesionistë, drejtorë korporatash -dhe bankash, dhe oligarkë. Në fjalë të tjera, atje mblidhen jo milionerë, por trilionerë. Kjo mbledhje sponsorizohet kryesisht nga Goldman Sachs dhe BP ose nga “Shoqëria e Bilderberg” —që është regjistuar në Britani dhe, për organizmin e saj merr “donacione” nga këto korporata. Dhe nëse pranojmë diktatin e Musolinit, që ishte bashkimi i pushtetit i një qeverie me pushtetin e korporatave, që përbënte “zemrën” e fashizmit të fillim-shekullit të kaluar, atëherë, në këtë mbledhje, bashkohen —si asnjë herë në Historinë moderne, dhe njerëzore, gjithë pushtet e qeverive dhe korporatave perëndimore, dhe ajo përmbush kriterin e Musolinit: të fashizmit post-modern, i cili, sigurisht, bashkë-jeton me “demokracinë” parlamentare.       
          
Shoqëria botërore: faza përfundimtare e globalizmit neoliberal

Përmes konceptit të ‘Shoqërisë Botërore’, elitat moderne duan të kontrollojnë edhe mbipopullimin e globit, meqë, sipas tyre, vetëm përmes një “shoqërie botërore” —mbi të cilën do të qëndrojë një elitë “racionale” (ndoshta eugjenikët!), bota do të shpëtojë nga katastrofa ekologjike! Kjo është, në fakt, shtjella më e madhe e këtij shekulli, dhe ne, jemi në mes të kësaj shtjelle, sepse tregu dhe strukturat aktuale e favorizojnë këtë masë. Sidoqoftë, nëse gjykojmë nga raporti i OKB-së, kur citohet se mbipopullimi filloi në vitet 1850, atëherë kjo dukuri mund t’i atribuohet shtetit modern dhe akumulimit të pushtetit. Fundja, nëse shkojmë thellë në Histori, shohim se popujt kanë ruajtur një popullsi konstante, pavarësisht luftërave të përhershme midis tyre. P.sh., njerëzit “primitivë” ishin më racionalë se njerëzit e sotëm lidhur me lindshmërinë! Dhe kjo sepse ata baras-ndanin pushtetin fisnor dhe me këtë kultivonin arsyen dhe virtytet (urtësinë). Ata kishin krijuar legjenda dhe praktika për mbajtjen e popullsisë në nivel konstant. P.sh., primitivët e Australisë mbajtën për mijëra vjet popullsinë në nivel të ulët deri sa shkuan kolonizatorët anglezë dhe shkatërruan vetë-mjaftueshmërinë, legjendat dhe praktikat e indigjenëve, me tregun që themeluan.
Sot, si pasojë e tregut të marketingut dhe principeve të tij ekspansioniste, ekosistemi kërcënohet seriozisht. Gjithashtu, në antikitet, d.m.th në periudhën Ilire, Helene dhe më tej, popujt kishin zhvilluar legjenda dhe praktika për mbajtjen e popullsisë në nivel konstant. Dhe ishte një nivel konstant, sepse Grekët apo Ilirët e lashtë e dinin shumë mirë se ekosistemi destabilizohet nëse një popullsi nuk mëson të kontrollojë lindjet. Kjo situatë vazhdoi edhe përgjatë Mesjetës, por me një ndryshim: në Mesjetë lindën bankat fraksionale, d.m.th praktika e Kroesus: manipulimi monetar dhe ekspansioni ekonomik nga elitat fetare dhe ekonomike dhe më vonë, në fund të Mesjetës, ekspansioni politik. Ato filluan të përhapeshin si malarie duke shkaktuar përgjatë Mesjetës bume dhe rënie të menjëhershme të popullsisë – kryesisht në sajë të dështimeve ekonomike dhe tensioneve ndër komunitarë.
Arsyeja është e qartë: inflacionin e pason gjithnjë deflacioni – nga monetar në demografikë. Kështu, në këtë mënyrë u përmbysën për herë të parë në historinë humane raportet e popullsisë me natyrën: njeriu u dezintegrua nga natyra dhe filloi të përqendrohej mbi ekonominë monetare. Dhe kjo dukuri nuk erdhi si dëshirë, kundrim dhe miratim popullor, por u imponua nga elitat. P.sh., nëse elitat e Mesjetës ishin fetare dhe ato impononin mjetin në treg, sidomos arin, njëlloj përgjegjëse ishin ndaj tru-shpëlarjes sociale. Kështu, mjeti ose instrumenti, monedha “rrëmbeu” dhe “degradoi” mendjet e gjithë popujve të Mesjetës: dhe kjo sepse ajo ofronte mbretëri të sigurt te të gjithë ata që dëshironin të shfrytëzonin bashkëkohësit – elitat. Gradualisht, monedha u bë pjesë e jetës njerëzore dhe ekonomia sot matet me shumën e metaleve dhe letrave që dikush zotëron – dhe jo me kullandrisjen e të mirave materiale, burimeve dhe zhvillimit të urtësisë! Këtë përmbysje njerëzit në kohët moderne nuk e kuptojnë: ata e konsiderojnë si të natyrshme dhe konsumojnë ose lakmojnë të konsumojnë atë që nxit massmedia dhe tregu, duke shpërdorur të mirat materiale, të cilat nëse nuk ripërtëriten, një ditë do të shterojnë, siç kanë shteruar një pjesë e mirë e tyre! Kjo ishte koha kur elitat filluan të paguanin punëtorët me ar (paga). Dalëngadalë, kjo dukuri u konsiderua e domosdoshme dhe bashkë me të u shfaq dhe tru-shpëlarja e njerëzve. Këtë dukuri e kishte vërejtur me mjaft saktësi Aristoteli, kur citonte se ‘të gjitha punët e paguara rrëmbejnë dhe degradojnë mendjen’.
Nuk do të ishte e çuditshme që situatën aktuale elitat ta konsiderojnë ‘progres’, si në rastin e kryetarëve të shteteve post-modern (Thaçi, Berisha, dhe gjithë homologët dhe shkollat e modernitetit etj.), sikur të dinin këta njerëz se ç’është ‘progresi’! ‘Ngjarjet duhet të shihen në përparim, thoshte Aristoteli dhe jo në këndvështrime’. Kjo nënkupton rëndësinë e ‘veprimit’ social, jo demagogjinë e politikanëve profesionistë. Kështu, ne duhet të synojmë te këto tre pika: antitezë, metaforë dhe aktualitet. Metafora duhet të hartohet nga gjërat që janë të lidhura në gjënë origjinale, dhe prapë jo shumë qartë – thjesht si në filozofi gjithashtu një mendje e mprehtë do të perceptojë ngjashmëri qoftë edhe në gjërat që janë shumë të veçuara. Ndërsa përparimi nuk mund të lidhet me aktualitetin, për sa kohë që atje nuk ka përparim urtësie dhe ndërmarrje racionale. Antiteza e urtësisë për ‘progresin’ e demagogëve modern përjashtohet. Elitat në kuadrin ekonomik që gjenden nuk mendojnë p.sh., se njeriu përmes virtyteve ruan një baraspeshë me faunën dhe florën e Natyrës! Ata mendojnë thjesht rregulla teknike nga lart ndërkohë që ruajnë privilegjet. Dhe ata nuk mendojnë për zgjidhje të tjera jo sepse nuk janë të zgjuar, por sepse operojnë si gjithë të tjerët, brenda një sistemi ekonomik ku dominon përftimi individual në çdo veprim —dhe motivi i politikanëve profesionistë është pikërisht i njëjtë: përfitimi —përmes të cilit propagandojnë “progres”! Zgjuarsia e politikanëve në kuadrin e kapitalizmit është një-dimensionale: vetëm për përfitim. Ndaj dhe “progresi” mbetet në retorikën moderne[18] dhe s’ka lidhje me realitetin, sepse është përmbysur raporti me instrumentin tregtar: në botën moderne instrumenti përcakton sjelljen njerëzore – dhe jo njeriu instrumentin. Ndryshe nga dalta e skulptorit: daltës i përshtatet njeriu, jo dalta njeriut! Kjo është arsyeja që instrumenti duhet të jetë plotësues i aktiviteteve individuale dhe sociale. Nëse një ‘instrument’ dominon sjelljen njerëzore, njeriu rrezikon të varet nga ai; ndaj, është e domosdoshme që një shoqëri të eliminojë jo vetëm tregun dhe mënyrat e prodhimit (që synojnë rritje kapitali), por edhe parátë, me qëllim që të garantojë liri dhe vlera humane. Dhe paránë njerëzimit ia kanë imponuar elitat, shteti dhe institucionet e tij; pa këtë instrument nuk do kishte shtet dhe elita.

Sa duhet të jetë popullsia globale?

Autokratët dhe populli muslimanë, të varfërit dhe urtësia

Disa studime ekologjike vlerësojnë se popullsia e globit nuk duhet të jetë më shumë se 5.5 miliardë banorë bazuar në burimet natyrale. Por, numri se sa duhet të jetë popullsia e botës është relativ, sepse nëse konsiderojmë se sot popullsia ka arritur më shumë se 7 miliardë, mund të ngrihet natyrshëm pyetja se mbi cilët burime jetojnë të gjithë këta njerëz? Megjithëse numri i popullsisë është i lartë dhe çdokush e dëshmon këtë dukuri, pjesa më madhe jeton me pak burime dhe standardet e jetesës janë minimale. P.sh., në pjesë të ndryshme të botës mungon edhe uji i pijshëm, për mos të përmendur këtu standardet e jetës që përjeton pakica në Perëndim. Standardi se sa duhet të jetë numri i popullsisë duhet të jetë mbi bazën e një familjeje që jeton me të mirat e përkorta që ofron Natyra, pa i ndryshuar natyrën asaj. P.sh., ujë të bollshëm, pak tokë për të kultivuar, disa kafshë shtëpiake, pyll të mjaftueshëm për kullotë dhe dru zjarri etj. Ky do të ishte një standard jetik dhe i arsyeshëm. Standardi tjetër, ai perëndimor, nuk mund të përbëjë standard, për sa kohë që ai des-integron njeriun nga natyra, ekonomia reale, tradita etj. Standardi jetik që u citua më lart në disa vende nuk sigurohet. Ndaj, rritja e popullsisë është reale dhe problematike për ekosistemin. Pyetja që lind është se përse të varfrit janë të varfër dhe të pasurit të pasur, ose si pasurohet i pasuri? Në varfërinë materiale dhe mendore të të varfërve ndikojnë sërish të pasurit, meqë këta të fundit punësojnë dhe shfrytëzojnë dinamikën e tyre. Dikush tjetër mund ta lidhë lindshmërinë eksesive me njohurinë. Por përse njerëzit primitivë dinin të mbanin në nivele racionale numrin e lindjeve në raport me ekosistemin dhe njerëzit, nën shtetin modern, nuk dinë? Ose përse udhëheqës të shteteve të Lindjes, siç ishte Sadam Huseini në Irak etj., lindën shumë fëmijë, për mos të thënë, tej-mase? Dikush mund të kundër-argumentojë se në botën myslimane të gjithë njëlloj bëjnë, sepse martohen me shumë gra; dhe kjo ngaqë féja ua lejon. Kjo është e vërtetë në princip, por jo në praktikë. Kështu, nëse féja ua lejon dhe Kur’ani konsiderohet si libër udhërrëfyes i urtësisë për besimtarët e kësaj féje, dhe nëse meshkujt dominojnë në numër në një krahinë, ku do t’i gjejnë femrat e bollshme meshkujt?
Një praktikë e tillë varet nga biologjia ose nga ‘pushteti’ e gjeneve. Ndaj, nëse meshkujt janë më të fuqishëm gjenetikisht, dhe genet varen nga gjendja e përgjithshme shëndetësore, ata dominojnë në numër. Muhameti e ka ligjësuar një praktikë të tillë në kohën e tij ngaqë ishte përmbysur raporti femër-mashkull – në favor të femrave – për shkak të luftërave që zhvilloheshin dhe vriteshin meshkujt, dhe për arsye praktike nxori ligj që meshkujt lejohen që të marrin deri në katër gra – thjesht për t’i strehuar ato. Një veprim i tillë lidhet me praktikën e një shoqërie dhe koniukturën Historike dhe nuk mund të adoptohet për çdo periudhë Historike, për sa kohë që asnjë mashkull nuk mund të ofrojë njëherësh kënaqësi intelektuale, organike dhe shpirtërore te më shumë se një femër. Lindshmëria e lartë e meshkujve myslimanë nuk lidhet me kulturën fetare, por lidhet kryesisht me pushtetin. Fundja, nëse një mysliman nuk ka mirëqenie materiale, ai automatikisht do të kufizohet te fëmijët e tij. Këtë e shohim, ndryshe nga një pjesë e vogël e Lindorëve, te myslimanët në Perëndim. Njohuria luan rol dytësor nëse gjykojmë nga udhëheqësit e Lindjes. Ajo që mbetet është pushteti pa urtësi. Dhe ‘pushteti pa urtësi është i padëshirueshëm’, thoshte Aristoteli. Kështu, përgjegjësia bie mbi shtetin modern dhe strukturat e tij: ai përqendron pushtetin në pak duar dhe njëherësh shkatërron urtësinë -elementin bazë të arsyes. 
Shkaku kryesor i lindjeve eksesive që bëhen barrë për shoqëritë dhe ekosistemin është pushteti i elitave, të çdolloj doktrine qofshin ato: fetare, politike apo ekonomike. Por, udhëheqësit Perëndimorë zotërojnë pushtet të madh; përse këta nuk bëjnë shumë fëmijë, siç bëjnë homologët Lindorë? Përgjigjja është se në Perëndim dominon, për arsye të përqendrimit të pushtetit dhe themelimit të tregut të marketingut dy shekujt e fundit, pasiguria lidhur me të ardhmen, qoftë edhe për udhëheqësit, sepse sa më e madhe është shkalla e pasigurisë lidhur me të ardhmen, aq më e vogël është mundësia për të lindur fëmijë. Ndryshe nga Perëndimorët, Lindorët janë shpesh autokratë dhe siguria është më e lartë. Kjo është arsyeja që udhëheqësit të çdolloj populli kanë për prirje që të përqendrojnë pushtet sa më të madh, me qëllim që të ndjehen sa më sigurt për të ardhmen. Ky element shtyn udhëheqësit të përqendrojnë më shumë pushtet. Dhe ky element është kundër-prodhues: ai bllokon ‘racionalitetin’ dhe kurthon udhëheqësit në botën e ngushtë të pushtetit, që në fund rrënohen bashkë me të. Kjo është arsyeja që dikush duhet të kuptojë rëndësinë e baras-ndarjes së ‘pushtetit’ – një ndarje që realizohet vetëm në demokraci politike (jo përfaqësuese). Në anën tjetër, dikush mund të argumentojë se shtresat e ulëta dhe të varfra, pavarësisht se s’kanë pushtet, bëjnë fëmijë sikur mos të kishin punë tjetër veç të fekondonin. Merr si shembull romët: ata lindin pa pasur asgjë në sofër! Përse e bëjnë këtë? Le të bëjmë një krahasim të dy situatave. Ndërsa disa udhëheqës, sidomos në Lindje, bëjnë fëmijë tej mase, dhe i bëjnë, siç u tha më lart, për shkak të përqendrimit të pushtetit dhe duke shfrytëzuar në nivel social doktrinën fetare, njëlloj bëjnë edhe disa të varfër, pavarësisht se s’kanë pushtet! Të dy grupeve u mungon urtësia, sepse këta të fundit jetojnë jashtë arenës politikës, vendimmarrjeve dhe procesit demokratik të një vendi (vetë njohurisë), d.m.th jashtë urtësisë teorike, ndërsa të parët, pikërisht sepse përqendrojnë gjithë pushtetin, operojnë jashtë urtësisë praktike.
Mekanizmat e institucionalizuar, siç janë masat parandaluese, nuk ndikojnë në sjelljen dhe veprimet e të varfërve, sepse mekanizmat qëndrojnë jashtë ndërgjegjes/njohurisë konkrete; ajo çfarë ndikon është përfshirja në çështjet sociale, “shoshitja” e mençurisë praktike, kultivimi i urtësisë dhe baras-ndarja e pushtetit, si të vetmit mekanizma që sigurojnë racionalizim të veprimeve tona në kontekst. Ndërkohë, përjashtimi luan rol negativ dhe vendimtar në sjelljen, mençurinë, varfërinë dhe interesat e njerëzve. Shkaku është sërish pushteti. Në fjalë të tjera, për hir të mos ndarjes së pushtetit, elitat shkaktojnë gjithë efektet anësorë të modernitetit. Gjithashtu, siguria e individit në lidhje me të ardhmen dhe partnerin luan rol vendimtar në lindshmërinë e mundshme. Ndaj, është e nevojshme që kjo siguri të garantohet nga një demokraci. Siç kokludon T. Fotopoulos mbi të njëjtën problematikë:

Rritja e popullsisë është REZULTAT i de-zhvillimit dhe jo shkaku i saj. Varfëria dhe uria, ndryshe nga “analizat” neoliberale, nuk është rezultat i mungesës së ushqimeve, as edhe mungesë tokësore për arsye të mbipopullimit, por është shpërndarja e pabarabartë e burimeve prodhuese të pasurisë. Vetëm një shpërndarje drastike e aftësisë prodhuese dhe veçanërisht e tokës, me qëllim që të gjithë njerëzit në planetin tonë të mund të prodhojnë vetë ata për mirëmbajtjen e nevojshme mesatare, por të një niveli të mjaftueshëm jetik, do të shmangë shpërthimin e popullatës dhe urinë masive konsekuente dhe katastrofën ekologjike.   

Ri-aktivizimi i ‘urtësisë komunitare’ rrjedhimisht, d.m.th. i Urtësisë që Sokrati e quante ‘varfëria ime dëshmia ime’ dhe i virtytit Aristotelian që shqetësohet me rrugën e mesme – përmes baras-ndarjes së pushtetit politik, ekonomik, shoqëror dhe ekologjik, është sine qua non për eliminimin e mbi-popullimit të planetit.          
*Kjo eshte nje analize e shkeputur nga Kapitulli i Nente, Demokraci apo Barbarizem? nga Projekti, Revolucion per demokraci gjitheperfshirese dhe Fronetike, e ri-punuar, sipas kohes dhe zhvillimeve politike.

[1] Elitism destroys nations, John Authers, Financial Times, June 9, 2013.
[2] Një web-faqe që trajton problemin e rritjes së popullsisë globale është kjo që vijon: http://populationmatters.org/ Por, problemi me të gjithë ata që impenjohen me rritjen e popullsisë është se ata fokusohen gjithnjë te zgjidhjet teknike që burojnë nga pushtetet ekonomike dhe politike, dhe jo te zgjidhjet e vetë pushtetit, d.m.th te baras-ndarja e pushtetit me qëllim krijimin e kushteve për kultivimin e urtësisë – si i vetmi instrument që mbron njeriun dhe jetën e Planetit nga teprimet. 
[3] Të ftosh në vakt kiminë, Nga Maria Jalusi, Shtëpia Botuese Savalas 2000 Athinë, f, 103. Përkthyer nga vetë autori nga greqishtja.
[4] Po aty, f, 104.
[5] Shih për më shumë, Diet Drinks: America’s Passion for Poison, Charles Foerster, Global Research, February 1, 2012.
[6] Do sports drinks and hydration theory hold any water? Oliver Thring, The Guardian, 7 August 2012.
[7] Coke and Pepsi change recipe to avoid cancer warnings, The Guardian, 9 March 2012.
[8] Arsenic in Our Chicken? NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times, April 4, 2012.
[9] New pesticide link to sudden decline in bee population, The Independent, Michael McCarthy, 06 April 2012 . New pesticides linked to bee population collapse, 30 March 2012.
[10] ‘Victory for bees’ as Europe bans neonicotinoid pesticides blamed for destroying bee population, The Independent, 29 April 2013.
[11] Υπερπληθυσμός και oικo-φασισμός, ΤΑΚΗΣ ΦΩΤΟΠΟΥΛΟΣ, (Ελευθεροτυπία, 6 Ιουνίου 1992).
[12] Po aty.
[13] Po aty.
[14] Titanic Battle or Insider Trading? The S&P Downgrade and the Bilderbergers: All Part of the Plan?, Ellen Brown, Global Research, August 18, 2011.
[15] New World Order Secrecy: Who will be Attending the Bilderberg Meeting? What Will be Discussed Behind Closed Doors?, Prof Michel Chossudovsky, Global Research, June 05, 2013. Bilderberg 2013: welcome to 1984, Charlie Skelton, The Guardian, 5 June 2013. Bilderberg 2011: The Rockefeller World Order and the “High Priests of Globalization”, Andrew Gavin Marshall, Global Research, June 16, 2011.
[16] Introduction to Political Theory, John Hoffman dhe Paul Graham, Chapter 12, ff, 286-314.
[17] Aristotle, Rhetoric, p, 74.
[18] Shih për më shumë, Ylli Përmeti, Blloqet ekonomik dhe pavarësia e kombeve, rreth retorikës, së çfarë përfaqëson sot dhe çfarë duhet të përfaqësojë.
[19] Nga referenca ‘53’. T. Fotopulos.
[20] Shih për më shumë, Ylli Përmeti, Drejt demokracisë virtuoze.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels