Shume interesante dha pak info tjera Turizmi shëndetësor është njëra prej formave dhe potecialeve të shumta të turizmit. Një tjetër aspekt i rendësishëm janë qendrat e ujrave termale të cilat janë prezente në Shqipëri duke ofruar akomodim dhe shërbime të tjera. Mund të përmendim ujërat termale të Bilajt, në Fushë Krujë, të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, të cilat kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Për tu përmendur janë dhe llixhat e Elbasanit, ujërat e së cilës kanë vlera të larta terapeutike ku dhe trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, stomakut, lëkurës. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera për trajtime kozmetike dhe janë shfrytëzuar që nga periudha romake.
Gjithashtu dhe burimet e ujërave termale të Bënjës kanë vlera të veçanta për trajtimet e lëkurës. Lixhat e Peshkopisë përmbajnë kalium dhe sulfate, efektet e të cilave trajtojnë sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes, reumatizmat, sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjinekologjike. Ujrat termalë të Vronomeros në Leskovik, banjat e avullit të Postenamit, si dhe ujrat kurativë të pijshëm siç janë Kroi i Bardhë në komunën e Selitës në Mirditë, Kroi i Nënës Mbretëreshë në parkun kombëtar të Qafë Shtamës etj.
BURIMET E UJERAVE TERMALE KURATIVE NE SHQIPERI
1 - Burimet e ujërave termale të Biljat pranë Fushë-Krujës.
Këto janë burime termale, të cilët ndodhen më pranë kryeqytetit. Ato gjenden në rrugën nacionale Vorë - Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit. Janë ujëra të pasura sulfurore me lëndë minerale si: Ca, Na, K, Fe, Mg etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë C. Këto të fundit kanë efekte kurative mbi probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Duhet të përmendim se këtu është ngritur një qendër e re dhe bashkëkohore rehabilitimi, e quajtur "Qëndra Kurative Ibrahim Kupi". Kjo qendër ofron shërbimet e akomodimit, ushqimit, shërbimin e specializuar të stafit mjekësor etj.
2 - Llixhat e Elbasanit
Ndodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.
3 - Burimet e ujërave termale të Bënjës
Këto burime gjenden 14 km larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 km larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. Janë gjithsej 6 burime. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temepratura e këtyre ujërave është, 26 - 32 gradë C. Njëri burim shërben për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës. Shfrytëzimi i parë i këtyre ujërave me përmbajtje biokarbonatike është bërë që prej vitit 1964. Në këto burime nuk ka hotele dhe shfrytëzimi bëhet në mënyrë ambulatore.
4 - Burimet e ujërave termale të Vronomeros
Këto burime gjenden 10 km në jug të qytetit të vogël të Leskovikut. Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh. Temperatura e ujërave është nga 29 - 40 gradë C. Këtu ofrohet akomodim modern me staf të specializuar mjekësor, si dhe me shërbim hotelerie.
5 - Llixhat e Peshkopisë
Ndodhen pranë qytetit veri lindor të Peshkopisë. Ato burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 - 43,5 gradë C dhe me një prurje prej 14 litra/sek. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike. Krahas këtyre burimeve, në Shqipëri gjenden burime ujërash të pijshëm me efekte pozitive për shëndetin, siç është burimi i "Kroit të Bardhë" në Komunën e Selitës në rrethin e Mirditës, (i njohur për kurimin e gurëve në veshka) si dhe banjat e avullit të Postenanit pranë Leskovikut.
RËNDËSIA E UJIT v Uji është vital për njerëzit dhe të gjitha format e jetës. Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës: 96.5 % është në oqeane, 1.7% në ujëra nëntokësore, 1.7% në akull (Antarktida, Groenlanda). Vetëm 2.5% e ujit të Tokës është ujë i pijshëm 98.8% e këtij uji është në akull dhe ujëra nëntokësore. Më pak se 0.3% e ujërave të freskët është në lumenj, liqene dhe atmosferë. Në botë, afërsisht, 1 miliard njerëz kanë mungesë uji, 2.5 miliardë njerëz kanë mungesë kushtesh sanitare. Është llogaritur që në vitin 2025, gjysma e popullsisë së botës do të përballet me krizën e ujit të pijshëm. Ndotja e ujit të pijshëm është problem i madh, që duhet përballur me profesionalizëm dhe përkushtim. Në botë sot, në çdo 20 sekonda vdes një fëmijë nga përdorimi i ujit të ndotur për të pirë. Shqipërinë e ka bekuar Zoti për burime ujore. Po fatkeqësisht nuk ka një menaxhim të përshtatshëm ose në disa vende nuk ka asnjë lloj trajtimi Sipas statistikave 60% e popullsisë furnizohen nga burimet natyrale ujore. Dhe 40% nga Tregu.
NDOTJA URBANE Urbanizimi i rajoneve dhe zmadhimi i qyteteve metropole, zhvillimi i industrisë, intensifikimi i bujqësisë kanë sjellë shtimin e madh të mbeturinave urbane dhe industriale, të cilat janë të llojeve të ndryshme dhe, zakonisht, janë helmuese. Mbetjet gazore nga djegiet hidhen në atmosferë. Aktualisht shfaqen probleme gjeologjike me grumbullimet e mbetjeve, sepse këto depozita të mbeturinave vazhdimisht veprojnë mbi sistemet natyrorë. Mbetjet e lëngëta sot përpunohen, pastrohen dhe pas kësaj derdhen në lumenj ose madje depozitohen në rezervuarë nëntokësorë, në thellësi të mëdha. Mbetjet urbane përbëjnë aktualisht një nga problemet mjedisore më të prefta dhe të pazgjidhura në Shqipëri. Ato përbëjnë një faktor me rrezikshmëri të lartë për ndotjen e ujerave dhe dëmtimin e ekosistemit.
NDOTJA URBANE v Zonat urbane kanë potencialin të ndotin ujin në shumë mënyra. Balotazhi (vërshimet) nga rrugët përmbajnë varja gome, metale të rënda, si dhe ndotës të tjerë që vijnë nga automobilat. Ujërat e zeza ose të patrajtuara mirë, mund të kenë në përberjen e tyre nje sasi shume te vogel te oksigjenit te tretur, si dhe nje nivel te larte te ndotesve, te tille sic jane bakteret fekale koliforme, nitratet, fosfori, kimikatet, si dhe baktere te tjera. Edhe ne kanalizimet e trajtuara mire mund te kete sasi te larte te nitrateve.Ujërat nëntokesore dhe ato siperfaqësore mund të ndoten nga mbetjet toksike, rrjedhja e karburanteve ose nga hedhjet e qellimshme te substancave te rrezikshme.
Më i ndotur rezulton se eshte bregdeti i Adriatikut dhe nje pjese e Jonit, të cilët kanë në vetvete mbetje organike dhe urbane. Cilësia e ujërave, dëmtimi i fund detit, derdhja e vazhdueshme e ndotjeve urbane të cilat dashje pa dashje grumbullohen në det dhe kjo bën që uji te popullohet me objekte të ndryshme plastike. Këto të fundit kane filluar të zhdukin vlerën e diversitetit . Kjo ka bërë që shumë specie ujore të rrezikojnë zhdukjen. Ndërtimet pa kriter në një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar kanë sjellë ndotje të vazhdueshme të ujërave dhe rërës në këto zona.
NDOTJA E ADRIATIKUT
Buzë lumit, pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij gjenden mbetje urbane.. Shkumbini mbledh mbetjet urbane dhe ujërat e zeza të Bashkisë së Përrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Rrogozhinës dhe të shumë komunave përreth. Më pas uji që ka një prezencë të lartë mikrobakteriale derdhet në plazhin e Divjakës dhe në grykëderdhjen e lumit vërehen mijëra ton mbetje .
MASAKËR NË SHKUMBIN NDOTJA E LUMENJVE
Kudo nëpër shtratin e këtij lumi gjenden mbeturina që përbëjnë rrezik serioz jo vetëm për ujin por edhe për banorët e qytetit të Shkodrës. Mbeturinat e qytetit nuk grumbullohen me në vendin e caktuar por shkarkohen të gjitha në brigjet e lumit .
LUMI KIR, SHKODER
ZGJIDHJA Zgjidhjet e kësaj ndotjeje përfshijnë gjetjen e mënyrave të qëndrueshme për zonën urbane për të reduktuar varësinë e saj nga të dyja problemet : ndotesit dhe sasia e ndotësve qe ajo prodhon, dhe për kete duhet të riciklohen ndotësit para se ata të kontaminojnë tokën, ujin, apo ajrin. Parandalimi I ndotjes në zonat urbane është kryesisht një detyrë e publikut. Njerëzit duhet të jenë të informuar në lidhje me mënyrat e duhura për deponimin e mbeturinave. Sensibilizimi eshte nje menyre efektive per te marre mesazh te gjithe.
NDOTJA NGA NAFTA v Në përmasa globale ndotësi më i madh i ujërave është nafta. Ajo mund të derdhet në ujëra detare me mjete transportuese të naftës në rast të havarive, ose dukeshpërlarë mbeturinat e naftës nga rezervuarët e tankerëve.Nafta e derdhur në ujin e detit mjaft vështirë mund të zbërthehet me rrugë biologjike,bakteriale dhe fotokimike. Nafta shpërndahet në sipërfaqe të detërave, duke penguar shkëmbimin e gazrave në mes të ujit dhe atmosferës. Rreziku i incidenteve që shkaktojnë ndotjet e mjedisit detar nga nafta ose lëndë të tjera të dëmshme është i madh. Ndërsa risqet janë të mëdha, kërkohet përcaktimi i një politike dhe strategji për reagimin ndaj rrjedhjeve të naftës ose të lëndëve të rrezikshme dhe helmuese në det.
SITUATA NË FIER v Mbetjet hidrokarbure që dalin nga shfrytëzimi i nëntokës në zonën naftëmbajtëse të Patos – Marinzës vazhdojnë të shkaktojnë një dëm të madh ekologjik në rrethin e Fierit. Dy kompanitë e nxjerrjes së naftës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë shkarktojnë mbetje hidrokarbure në kolektorin e Roskovezit, i cili pasi përshkon një rrugë prej më shumë se 30 km derdhet ne bregdetin e Semanit. Kohët e fundit ndotja e kolektorit është rritur më shumë si pasoje e derdhjes pa kriter te mbetjeve hidrokarbure. Dëme te konsiderueshme jane shkaktuar ne tokat bujqesore qe pershkon kolektori i Roskovecit ne te gjithe gjatesine e tij prej 30km
Ura e Hoxhares ne Topoje te Fierit eshte kthyer ne vend per grumbullimin e mbetjeve hodrokarbure qe vijne nga zonat naftembajtese te Ballshit dhe Patosit. Te dhenat e fundit bejne fjale per me shume se 1 ton mbetje hodrokarbukre te derdhura ne kanalin e Roskovecit.Autoritetet locale thone se e kane te pamundur te kryejne pastrimin e kanalit dhe te parandalojne ndoten e zones.
ROSKOVECI
Ndotet me solar gjiri i Zvernecit në Vlorë. Kanë qenë pushuesit që kanë konstatuar këtë problem. Sipas tyre bregu i detit ka marrë ngjyre të kuqe ndërsa ndihet ere naftë në të gjithë bregdetin. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe specialistët të cilët argumentojnë se shkaku për ndotjen është bërë ngarkim – shkarkimi i një anije qe transportonte nafte. Këto ngjarje dhe shkaktimi i ndotjes ndikojnë direkt te pushuesit qe frekuentojnë këtë zonë
VLORA
Ekzistojnë masat adekuate për mbrojtjen e ujit nga ndotja.Kjo bëhet në disa mënyra: • me eliminimin e shkaqeve të ndotjes së ujit, • me zvogëlimin e sasisë së materieve ndotëse në ujë, • me ndërmarjjen e masave të posacme të pastrimit, • me montimin e instalimeve të vecanta për spastrimin e ujërave efluente, • me ndalimin e plotë të shpërlarjes së mbeturinave të naftës nga tankerët.
PËRFUNDIME
Gjithcka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të mirën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë.Njeriu ndryshon ekosistemin, shpesh shkatërron populacione të tëra të organizmave,e me urbanizim dhe industrializim ndryshojnëkushtet fizike dhe kimike. Me këtë rastparaqiten rreziqet globale, si : hollimi i shtresës së ozonit, ndryshimi i klimës dhe pakësimi i biodiversitetit.Prandaj, të kujtojmë thënien e natyralistit Zhak Iv Kusto që thotë se : “ Dikur natyra e ka frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën.”Kjo vlen edhe për ndotjen e detërave e oqeaneve, dhe për të gjitha llojet e ndotjeve të tjera.Andaj le të mbrojmë oqeanet, ngase me këtë mbrojmë të ardhmen tonë!