IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


Parimet e termodinamikes

Termodinamika (prej gj.greke thermos që do të thotë nxehtësi dhe dynamis që do të thotë energji/fuqi) është degë e fizikës që studion ndikimin e ndërrimit
të temperaturës, shtypjes dhe vëllimit në sistemet fizike të madhësisë makroskopike përmes analizimit të lëvizjeve kolektive të grimcave të tyre, duke përdorur statistikën. Përafësisht, nxehtësi do të thotë “energji në tranzit (lëvizje)” dhe dinamika ka të bëj me “lëvizje/transferim”; kështu që në thelb termodinamika studion lëvizjen e energjisë dhe se si energjia shndërrohet.

Në termodinamikë, janë katër ligje me vlefshmëri të përgjithshme, aq sa ato nuk varen nga detalet e bashkëveprimit ose sistemit që studiohet. Prandaj, ato mund të aplikohen/zbatohen në sistemet tek të cilat nuk dihet asgjë, veçse balanca e energjisë dhe transferimi/shkëmbimi i materies. Shembujt e tillë përfshijnë parashikimin e Einstein – it për emisionin spontan në shek.XX dhe hulumtimet e tanishme në termodinamikën e vrimave të zeza (black holes).

Ligji i zeros në termodinamikë, i cili thotë se ekuilibri termodinamik është një relacion ekuavalencial
Nëse dy sisteme termodinamike janë në ekuilibër termik me sistemin e tretë, atherë ato dy sisteme janë në ekuilibër termik me njëri -tjetrin.
Ligji i parë i termodinamikës, rreth konservimit/ruajtjes së energjisë
 Rritja e energjisë së një sistemi të mbyllur është e barabartë me sasinë e energjisë së shtuar sistemit me anë të nxehtësisë, minus sasinë e humbur të të punës së bërë të sistemit në rrethinë.
Ligji i dytë i termodinamikës rreth entropisë
Entropia totale e një sistemi të izoluar termodinamik tenton të rritet sa herë që i afrohet vlerës maksimale.
Ligji i tretë i termodinamikës, rreth temperaturës absolute
Kur sistemi asimptotikisht i afrohet temperaturës zero absolute të gjitha proceset pothuaj mbarojnë dhe entropia e sistemit
asimptotikisht i afrohet vlerës minimale.


Jane parime te termodinamikes te cilat zbatohen ne te gjitha lemite e zbatimeve te energjise por edhe ne ligjet e levizjeve sociologjike, bilogjike, psikologjike dhe informative.
lParimi i parë thot qe sasija e nxëhtësise që futet në një sistem shkon ne rritjen e energjisë së brendeshme të sistemit dhe në kryerjen e një punë përkundër ambjenit perreth.
lParimi i dytë apo ligji i entropisë thotë që në sistemet e izoluara entrpia e tij është gjithmon në rritje. Nderrimi i entropisë së një sistemi definohet si shumë e tërsishme apo integral i ndërrimeve të nxehtësise pjestuar me temperaturen e sistemit ne shqyrtim. Kur theksojme entropine (shenohet me S, aludojme ne ndrrimin e saje por duke filluar nga vlera e saje zero.( E njeta gje vlen edhe me definimin e potencialit apo distances). Me ndërrimin e entopisë se sistemit të caktuar analizohet kahja e levizjes së proceseve fizike, kimike , biologjike etj. Kur ndërrimi i entropise(delta S) është me i madhe se zero procesi është irreverzibil ( i pa kethyeshem), kur nderrimi është zero procesi është reverzibil dhe kur ndrrimi ne fjale ka vleren me i vogel se zero procesi është i pamundur.
Ketu shihet roli i gjithëanshem i ligjit të ndërrimit të enropise apo parimit te dytë të termodinamikes. Më anë të tij parashihen levizjet e proceseve ne shkence shoqeri dhe kahet rrjedhjes se informacionece.Entropia në aspektin informative definohet si shkalle e crregullesise. Crregullsia apo kaosi dhe rregullesia janë procese fundamentale në të gjitha lemite e hulumtive.
Të themi psh. qe Universi si sistem i izoluar ka nje entropi ne rritje për cka dihet qe ai zgjerohet ne menyre te pakethyeshme. Parimi i trete ne fakt quhet parimi zero(0) i termodinamikes.Keto nuk po e trajtojme por vetem te themi qe ai ndihmone ne definimin e teperatures dhe për ta kuptuar shum lehte, te mendojme situaten si vijon. Kur dy madhesi janë te njejta me nje madhesi te trete atehere ato janë te njejta edhe me njera tjetren.
Keto që u trajtuan me sipër i përkasin termodinamikes fenomenologjike. Përndryshe ekziston edhe termodinamika statistikore qe trajtohet me anë të teorisë së probabilitetit e cila është jashte fushes se veshtrimit te paraqitur në këtë shkrim.
 


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels