IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



 FAKULTETI EDUKIMIT
Dega:  Psikologji-Sociologji
Lënda:  Sociologji Arti dhe Kulture
DETYRË KURSI
Tema: Egjipti Vjeter   


Permbajtja
1.Egjipti I lashte
2.Arti I perjetsis
3.Arti dhe piktoret egjiptian
4.Disa nga tradita egjiptiane
5.Statusi shoqeror
6.Piramidat
7.Varret egjiptiane
8.Muzika
9.Ekonomia
10.Kafshet
11.Bujqsia


Egjipti i Lashtë
Ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, në atë që është sot shteti  modern  i Egjiptit.Kufizohej nga lumi Nil dhe toka pjellore që ai rezervonte. Vërshimi dhe përmbytjet e përvitshme të Nilit pasuruan dhe zgjeruan tokën si dhe sollën një prodhimtari të shëndetshme të saj. Njerëzit e Egjiptit të lashtë ndërtonin shtëpi prej balte në qytete dhe fshatra. Ata jetonin me prodhime të rritura prej vetë atyre të cilat i transportonin qytet më qytet e fshat më fshat. Karaktëristike është fakti se Egjipti i lashtë ishte i ndarë në dy pjesë toke; në : Tokën e zezë' dhe në Tokën e Kuqe'. Toka e zezë', në breg të lumit Nil ishte shumë pjellore ku njerëzit e përdornin atë për të mbjellat e tyre. Kjo ishte toka e vetme ku të pasurit mund të krijonin ferma dhe kjo, falë plehut të zi që mbetej pas vërshimit të lumit Nil.Toka e kuqe' i takonte shkretëtirës.
Disa nga arritjet e egjiptianëve të lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve, ndërtimin e piramidave, tempujve dhe obeliskëve; u zhvillua matematika, mjekësia, vaditja dhe teknika të reja bujqësore për prodhimtari, anijet e para, qeramika dhe teknologjia e qelqit, forma të reja të letërsisë dhe traktati i parë i paqes që njihet në histori. Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme. Arti dhe arkitektura e tij u imituan kudo, dhe gjërat antike të tij u shpërndanë në tërë cepat e botës. Gërmadhat monumentale të tij kanë frymëzuar imagjinatën e udhëtarëve dhe shkrimtarëve për shekuj me radhë. Interesi dhe respekti i rikthyer këto dy shekuj të fundit për gërmadhat dhe gjërat antike çoi në krijimin e hetimit shkencor të qytetërimit egjiptian dhe në një vlerësim më të lartë për trashëgiminë e tij kulturore, si për Egjiptin ashtu edhe për botën

Arti per Perjetesine
Arti egjiptian paraqet nje rendesi  te vecante, ne historine boterore te Artit, dhe quhet ndryshe si Arti per Perjetesine.
Sa here qe permendim fjalen Egjipt, gjeja e pare qe na vjen ne mendje jane Piramidat, te cilat ashtu madheshtore, misterioze si na vijne ne syrin tone, flasin shume, jo vetem per simboliken e tyre, por per vete historine njerezore, mendesine e asaj periudhe, duke transmetuar shume bukur me ane te Artit.
Piramidat, reflektojne nje mireorganizm se si gure gjigande arriten qe me punen e mijera sklleverve te ndertoheshin vepra gjigande si piramidat, qofte edhe nen sundimin e nje faraoni te vetem, derisa varri te ishte gati per te pritur faraonin.

Faraoni, konsiderohej nga populli si qenie hyjnore, qe madje kishte pushtetin te vendoste edhe mbi fatin e njerezve, dhe ndarja e tij nga kjo bote, perfaqesonte kthimin e tij tek Perendite, nga edhe pretendonte se kishte ardhur, dhe se pikerisht majat e larta te piramides ndertoheshin keshtu me qellim qe, ta ndihmonin faraonin qe te ngritej per tek Perendite.
Piramida ndertohej pikerisht, per mumjen e faraonit, dhe trupi i tij ne formen e mumjes, vendosej ne nje sakrofag ne mes te keti mali te ndertuar prej guri (piramida)
Fillimisht keto ndertesa dhe rite, u kushtoheshin vetem faraoneve, por nje praktike e tij hyjnizimi, u ndoq edhe nga fisniket e oborrit te tij, duke ndertuar varre te vegjel (piramida ne miniature) dhe vendosur perballe varrit te faraonit.
Ndertime te tilla, beheshin sipas nje harmonizimi te rregullisise gjeometrike, qe eshte vecori karakteristike e mbare artit egjiptian.
 
Arti dhe piktorët Egjiptianë
Dihet nga të gjithë se Egjipti është toka e piramidave, ku malet prej guri qëndrojnë si gurë kilometrikë të rrahur nga era e dielli. Sado të largëta të duken, këta gurë flasin shumë për jetën e tyre. Flasin për një vend të organizuar aq mirë, sa ngrinte lart pirgje gjigante guri e dheu gjatë jetës së një faraoni të vetëm. Nuk ka mbret dhe popull që t'i hynte shpenzimeve e mundimeve thjesht për krijimin e një monumenti. Faraoni quhej qënia hyjnore që kishte në dorë fatin e të tjerëve, dhe kur ndahej nga kjo botë, ai ngrihej lartë dhe kthehej përsëri te perënditë nga kishte ardhur. Në dhomën e varrit shkruheshin gjithmonë fjalë magjie për t'ia bërë sa më të lehtë faraonit udhëtimin për në botën tjetër. Egjiptianët besonin se ruajtja e trupit nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ruhej edhe shëmbëllimi i faraonit, atëherë ishte dyfish e sigurtë se ai do të ekzistonte përgjithmonë. Nga një bllok i fortë e i pathyeshëm graniti, punëtorët që mbretërit urdhëronin duhet të gdhendnin kokën e faraonit dhe ta vinin në varr ku askush mos ta shihte dhe atje të bënte magjinë e vet e të ndihmonte shpirtin të mbahej gjallë. Fillimisht këto iu lejoheshin vetëm faraonëve por më pas fisnikët e oborrit mbretëror zunë të ngrenë varret e tyre të vegjël. Dhe erdhi një kohë, që kushdo që respektonte veten bënte përgatitje për jetën e përtejme, duke porositur një varr të kushtueshëm. Këto përbëjnë edhe veprat më të bukura të artit egjiptian, për vetë faktin se përshkohen nga një thjeshtësi dhe solemnitet që të mbetet në mendje. Harmonizimi i rregullsisë gjeometrike në vrojtimin e hollë të natyrës është një nga vecoritë karakteristike të mbarë artit egjiptian.

Pikturat dhe modelet e gjetura në varret egjiptiane janë të lidhura me idenë që shpirtit t'i jepen shoqëruesit e ndihmës për në botën tjetër, pra ka të bëjë me një formë besimi. Piktorët egjiptianë kanë patur një mënyrë tjetër për paraqitjen e jetës së gjallë. Vëndin kryesor nuk e zinte bukuria por plotëria dhe kur piktura përfundonte, piktori kujdesej në mënyrë të jashtëzakonshme që vepra e tij të kishte një jetëgjatësi sa më të madhe. Në fakt, medota e tyre ishte më tepër një formë vizatuesi hartash sesa një metodë piktori. Në pamje të parë të duket se kjo lloj pikture mund të arrihet edhe nga fëmijët por nuk është e vërtetë pasi ata kishin stilin e tyre të të ndjerit në fillim e më pas të të parit e të vëzhguarit. Gjithçka për ta ishte me rëndësi dhe nuk anashkalonin asgjë. Stili egjiptian përmbante një sistem ligjesh shumë të rrepta të cilin duhet ta mësonte çdo artist që në vitet e para të rinisë. Statujat me qëndrim ndenjur duhej t'i mbanin duart mbi gjunjë. Burrat duhet të pikturoheshin me lëkurë më të errët se gratë. Vetëm një njeri mundi të trondisë stilet e qëndrueshme, tepër të forta të stilit Egjiptian. çdo gjë lidhej me zotat e tyre duke pikturuar me idenë që t'iu pëlqejë atyre.  Nuk donte të adhuronte zotat e popullit të tij, të paraqitur në trajta të çuditshme. Vetëm një zot ekzistonte për të, ai ishte Ateni të cilin e kishte paraqitur në trajtën e diskut qiellor që lëshonte rrezet e tij, secila në fund në formën e dorës.

Disa nga traditat ne egjipt
Në Egjipt  ka shumë praktika dhe traditatdhe kur dikush shkon me pushime në këtë vend,Duke respektuar këto konventa është një shenjë respekti dhe admirim për këtë vend të lashtë. Edhe pse nuk pritet gjithmonë për t'u bashkuar me mënyrën tradicionale të jetës, turistët duhet të kenë disa njohje e rrugës lokale e jetës.

- Shumica e popullsisë janë muslimane të Egjiptit dhe si të tilla kanë një mënyrë të veçantë të jetës dhe seri të ritualeve. Për shembull, mishi i derrit nuk është gjithmonë në dispozicion në restorante tradicionale dhe lokale.
- Kur viziton një kishë xhami apo lokal, është jetike që të respektojnë porosi e heqjes së këpucëve para se të hyjnë në ndërtesë. Një tjetër kërkesë është që njerzit duhet të jenë të veshur e mbuluar në të gjitha pjeset e trupit sa herë  qe mund te jen brenda xhamisë.
- Ramazani është një nga më të njohurit ne  të gjithe muslimanet. Gjatë kësaj periudhe që zgjat një muaj, nuk ka ushqim apo pije gjat  nje pjese te dites dhe është i konsumuar nga vëzhguesit e kësaj tradite. Kur kohë të natës vjen megjithatë, kjo përfundon agjërimi dhe banketi dhe gëzimi është i zakonshme.
-Në lumin Nil jan të specializuar pushimet egjiptiane sidomos lundrim merret Nil dhe ne mund të ofrojë këshilla dhe udhëzime për sjelljen e pranuara dhe të traditave egjiptiane. Me njohuri të gjerë të zakonet lokale ne jemi ekspertë në praktikat egjiptian sociale.
  
Statusi shoqëror
Shoqëria egjiptiane ishte shumë e shtresëzuar dhe statusi shoqëror shfaqej haptazi. Bujqit përbënin shumicën e popullsisë, por prodhimi bujqësor ishte në pronësi të drejtpërdrejtë nga shteti, tempujt ose familjet fisnike që e kishin nën zotërim tokën,Gjithashtu, bujqit ishin të detyruar të paguanin një taksë pune e të punonin në projekte ndërtimi dhe vaditjeje në angari. Artistët dhe artizanët ishin të një statusi më të lartë se bujqit, por edhe ata ishin nën kontrollin e shtetit, duke punuar në studio të lidhura me tempujt dhe të paguar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga thesari i shtetit. Shkruesit dhe zyrtarët formonin klasën e sipërme në Egjiptin e lashtë, të ashtëquajturit "klasa e fustanellës së bardhë" në lidhje me veshjen e tyre të bardhë prej liri, që i dallonte nga klasat e tjera. Klasa e sipërme e shfaqte statusin e saj shoqëror dukshëm në art dhe letërsi. Mbrapa fisnikërisë vinin priftërinjtë, mjekët dhe inxhinierët të specializuar në fushën e tyre. Skllavëria ishte e njohur për Egjiptin e lashtë, por shkalla dhe përhapja e kësaj praktike mbetet e paqartë, Egjiptianët e lashtë i shihnin burrat dhe gratë, nga të gjitha klasat shoqërore përjashtuar skllevërit, si të barabartë me ligjin, madje edhe fshatari më i ulët kishte të drejtën e peticionit ndaj vezirit dhe gjykatës së tij për korrigjim të vendimit. Si burrat, si gratë kishin të drejtë të kishin prona e t'i shisnin ato, kishin të drejtë të martoheshin e divorcoheshin, të merrnin trashëgimi dhe të ndiqnin një çështje ligjore në gjyq. Çiftet e martuara mund të zotëronin prona sëbashku dhe të mbronin veten nga divorci nëpërmjet kontratave martesore, të cilat përcaktonin detyrimet financiare të burrit ndaj gruas dhe fëmijëve të tij nëse martesës do t'i vinte fundi. Krahasuar me qytetërimet e tjera në Greqinë e lashtë, Romë dhe të tjera vende më moderne në botë, gratë e Egjiptit të lashtë kishin më shumë mundësi për të arritur diçka dhe më shumë zgjedhje personale. Gra si Hatshepsut dhe Kleopatra u bënë edhe faraone, kurse të tjera ushtruan pushtet si Gratë Hyjnore të Amunit. Megjithë këto liri, gratë e Egjiptit të lashtë nuk merrnin shpesh role zyrtare në administratë, duke shërbyer vetëm në role dytësore në tempuj dhe nuk ishin aq të arsimuara sa burrat.

Piramidat
Egjiptianet e  lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon historinë e faraonëve, perëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave. Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë ndërtuar piramidat.
Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora për kërkimet e njerëzimit.


Varret ne Egjipt
Egjiptianët dëshironin t'i ruanin trupat e të vdekurve kjo bëri që të zbulohet arti i balsamimit. Ja si realizohhej balsamimi në kohën kur teknika e tij ishte në fazën më të lartë: në fillim nxirreshin truri dhe rropullitë e kufomës, të cilat laheshin me verë palme. Pastaj ajo lihej të notonte për shtatëdhjetë ditë në një solucion të kriposur. Trupi shndërrohej kështu në mumje. Ai tkurrej gjer në atë masë sa lëkura, e bërë mavi dhe e fortësuar, nuk mbulonte gjë tjetër veçse një skelet; mumja mbushej me mirhë dhe lëndë të tjera erëkëndshme, mbështillej me fashëza dhe mbulohej përfundimisht nga një sasi arqite, që e forconte menjëherë. Për ta mbrojtur nga rreziqet e udhëtimit, i vdekuri pajisej me hajmali, midis të cilave gjenden shpesh bubuzhela, domethënë brumbujt e shenjtë të egjiptianëve; bubuzheli ishte i gdhendur në gur, në baltë të pjekur, në xham, apo lëndë të tjera. Kjo kafshëz e vogël ka zakon të mbrujë me jashtëqitjet një lëmsh, të rrokullisë për ta futur nën tokë, pasi të ketë vendosur aty vezët e tij. Ky lëmsh ishte për egjiptianët simbol i diellit dhe ata e paraqesin hyjninë diellore (mes simboleve të tjera) si një bubuzhel që shtynte përpara diskun diellor. Dhe përderisa dielli lindte çdo mëngjes në kupën qiellore, bubuzheli bëhej simbol i ringjalljes së të vdekurve.

Tek njerzit e thjesht i ndjeri pajisej me një sozi: një miniaturë e të vdekurit në argjil, në dru, ose metal, zakonisht në formën e një mumjeje, vendosej në një sënduk me permasa të vogla. Kjo sozi mbahej për të bërë të gjitha punët e të ikurit në mbretërinë e të vdekurve.
Shpesh fëmijët merrnin në varr lodrat e tyre. Në varre fëmijësh janë gjetur fuga prej druri, kukulla druri që mund të lëviznin krahët dhe këmbët, një krokodil druri, dhe ai, gjithashtu, mund të hapte gojën, etj. Fëmijët e vdekur merini në varr suvenire më pak të gëzueshme prej ekzistencës tokësore; u vendoseshin në varre fletoret e papiruseve dhe rrasat e tyre. Ushtrimet e bukurshkrimit, të ruajtura mbi këtë pajisje shkollore, kanë për ne vlerë të paçmueshme; ato janë të nevojshme për njohjen e literaturës egjiptiane, sepse një pjesë e madhe e kësaj literature nuk na ka ardhur veçse në kë të formë.
“Të gjithë jemi të barabartë përpara vdekjes.” Kjo s’ishte e vërtetë për egjiptianët e lashtë. Tek ata s’kishte vetëm ndryshime sociale, por edhe ndryshime fetare ndërmjet të pasurit, i cili, i fshehur brenda varrit, mbrohej nga çakenjtë dhe kafshët e tjera të shkretëtirës dhe të varfërit që s’kishte para për të bërë balsamimin e trupit. Eshtrat e tij, të varrosura pa sarkofag, një metër nën rërën e shkretëtirës, bëheshin shumë shpejt viktimë e kohës dhe kështu, ai s’mund të merrte pjesë në lumturinë e përtej varrit. Ata që ishin më pak të pasur punonin me të gjitha forcat për të grumbulluar të hollat e domosdoshme për një funeral të përshtatshëm, ose për të siguruar të paktën një vend në varret kolektive që sipërmarrësit e shkathët i bënin duke gërryer shkëmbinjtë.

Muzika
Kerkimet sjellin deshmi te nje kulture qe ka ekzistuar 3000 p.e.s.Muzika kultivohej si nga populli ashtu dhe nga shtresat e larta..Ajo u thurte lavde faraoneve ndersa populli I thjeshte krijonte kenge te cilat pasqyronin jeten e veshtire.Vendin kryesor e zinte kenga e kenduar ,por kishte dhe mjaft instrumente qe shoqeronin kengetaret si : sistri,tromba,organoja cetra,liuti,krotali ,etj.

Ekonomia
Ekonomia ishte e centralizuar dhe kontrolluar rreptësisht. Ndonëse egjiptianët e lashtë nuk përdorën monedha deri në Periudhën e Vonë, ata përdornin një sistem paraje me standart thasët e grurit dhe debenin, që peshonte 91 gram bakër ose argjend, duke formuar një emërues të përbashkët.Punëtorët paguheshin në grurë; një punëtor i thjeshtë mund të fitonte 5½ thasë (200 kg) gruri për muaj, kurse një kryepunëtor mund të fitonte 7½ thasë (250 kg). Çmimet ishin të fiksuara në të tërë vendin dhe të mbajtura në lista për të lehtësuar tregtinë; për shembull një këmishë kushtonte pesë deben bakër, kurse një lopë kushtonte 140 deben. Gruri mund të tregtohej me mallra të tjera, sipas listës së çmimeve të vendosura.[Gjatë shekullit të 5-të monedhat u futën në Egjipt nën ndikim nga jashtë vendit. Fillimisht monedhat përdoreshin për të standardizuar pjesët e gurëve të çmuar sesa për para të vërtetë, por në shekujt në vazhdim tregtarët ndërkombëtarë mbështeteshin vetëm në monedha


Kafshët
Egjiptianët besonin se një marrëdhënie e shëndoshë mes njerëzve dhe kafshëve ishte një element thelbësor i rendit kozmik; prandaj njerëzit, kafshët dhe bimët besoheshin se ishin njësh sëbashku. Kafshët, si të zbuturat, si të egrat, ishin kësisoj një burim jetësor shpirtëror, shoqëror dhe sigurisht ushqimor për egjiptianët e lashtë. Gjedhët ishin bagëtia më e rëndësishme; administrata mblidhte taksa për bagëtinë gjatë regjistrimeve të shpeshta të popullsisë dhe sasia e kopesë përcaktonte prestigjin dhe rëndësinë e pronës apo tempullit që i zotëronte ato. Përveç gjedhëve, egjiptianët e lashtë mbanin edhe dele, dhi dhe derra. Shpendë si rosat, patat dhe pëllumbat kapeshin në rrjeta dhe shumoheshin në ferma, ku ato ushqeheshin me forcë për t’i majtur.Nili ofronte një burim plot me peshq. Bletët gjithashtu janë zbutur të paktën që nga Mbretëria e Vjetër dhe siguronin mjalt dhe dyllë.
Egjiptianët e lashtë përdornin gomerët dhe qetë si kafshë pune për të pluguar tokat dhe për të shkelur farën në tokë. Therja e qeve të majmur ishte një pjesë shumë e rëndësishme e ritualeve të dhënies. Ka gjithashtu prova se elefantët u përdorën për një kohë të shkurtër, por u braktisën se mungonin kullota.[Qentë, macet dhe majmunët ishin kafshë të shtëpiake të zakonta, kurse kafshë shtëpiake të tjera më ekzotike, si luanët, importoheshin nga qendra e Afrikës dhe ishin të rezervuar vetëm për familjen mbretërore. Egjiptianët ishin i vetmi popull i cili i mbante kafshët e tyre në shtëpi.Gjatë adhurimi i perëndive në formën e tyre të kafshëve ishte shumë popullor, si perëndesha mace Bastet dhe perëndia ibis Tot, dhe këto kafshë shumoheshin në numra të mëdhenj në ferma për tu sakrifikuar në rituale fetare.

Bujqësia
Bujqësia në Egjipt ishte e varur nga cikli i lumit Nil. Egjiptianët njihnin tre stinë: Akhet (stina e përmbytjeve), Peret (stina e mbjelljes), dhe Shemu (stina e korrjes). Stina e përmbytjeve zgjaste nga qershori në shtator, duke depozituar në brigjet e lumit një shtresë balte të pasur me minerale ideale për rritjen e të korrave. Pasi përmbytjet ishin pakësuar, stina e rritjes zgjaste nga tetori në shkurt. Bujqit plugonin dhe mbllnin farëra në fusha, të cilat vaditeshin me kanale. Egjipti kishte pak reshje shiu, kështu që bujqit mbështeteshin në ujin e Nilit për të vaditur të korrat. Nga Marsi në Maj, bujqit përdornin drapërinjtë për të korrur prodhimet e tyre bujqësore, të cilat më vonë i shinin me një rrahës drithi për të ndarë kashtën nga drithi. Shoshitja hiqte mbeturinat nga drithi dhe pastaj ai bluhej në miell, i cili përdorej për të bërë birrë ose ruhej për përdorim të mëvonshëm.
Egjiptianët e lashtë kultivonin grurin foragjer dhe elbin dhe disa drithëra të tjera, të cilat përdoreshin të gjitha për të bërë dy ushqimet kryesore, bukën dhe birrën. Bimët që çrrënjoseshin përpara se të lulëzonin, rriteshin për fibrat e kërcellit të tyre. Këto fibra ndaheshin sipas gjatësisë dhe përdoreshin si fill për tjerrje, me të cilat pastaj endeshin veshjet prej liri. Papirusi, që rritej në brigjet e Nilit, përdorej për të bërë letër. Frutat dhe perimet rriteshin në kopshte, pranë vendbanimeve dhe në toka më të larta, dhe ujiteshin me dorë. Te perimet dhe frutat përfshiheshin preshi, qepa, bostani, kungulli, bishtaja, marulja dhe prodhime të tjera bujqësore, plus rrushi që duhej për të bërë verën.
 
Referencat: 
Informacion I marre ne internet.
www.wikipedia.com
 www.thesari.al

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels