IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Permeti ndodhet ne juglindje te Shqiperise buze lumit te Vjoses dhe rreze malit te Dhembelit,30 kilometra larg kufirit me Greqin me te cilen lidhet nepermjet pikes doganore ‘’Tre Urat’’ .Eshte 70 kilometra larg nga qendra e qarkut dhe prefektures se Gjirokastres. 230 kilometra larg Tiranes .
Nuk eshte thjesht ceshtje guresh per te gdhendur kalldreme  ,mure kishash apo ura me harqe, nuk eshte thjesht ceshtje ushqimi qofte edhe me shije unike .Eshte ceshtje arti,kulture,zemre edhe damar toke pse jo.Neqoftese do deshironit te shijonit plotesishte bukurin e ketij qytetit, duhet ta vizitoni ne maje ne muajn e trendafilave.Aroma e tyre e parezistueshme ndjehet sapo kaloni uren e Vjoses dhe hyni ne qytet , mbreteron ne cdo rruge e rrugice, derdhet nga dritaret e shtepive dhe nga ballkonet e mbushura plot prej amvisave permetare neper lulishtet qe shperthejne nga ngjyrat.
‘’Guri i Qytetit’’ eshte  kthyer ne simbol indetifikues, ndoshta jo vetem prej bukurise se natyres por edhe prej bukurise se ketyre njerezve .Mes eres se pishave e bredhave te parkut, pa bere nje banje kuruese ne Benje apo pa bere nje vizite ne Frasher ku ndonese shtepia e vellezerve rilindas eshte ne gjendje te mjeruar, fshati eshte prap i bukur dhe ka vlere te vizitohet.Te jepet mundesia jo thjeshte te shikosh rrugicat e kalldremat te zones se vjeter te qytetit por edhe fshatrat e vjetera e kishat sidomos, si ajo e Leuses dhe Kosines , ne stilin e mbrekullueshem bizantin .Per te mos kaluar tek ushqimi , tek vazot e qelqta me gliko, turshit e shumta dhe gatimet e famshme permetare te denja per nje tavolin feste me mbretereshe rakine dhe veren e zones .

Duket se nuk kishte ku te lindte tjeter nje poet si NAIM FRASHERI vecese ne nje zone si permeti per te krijuar poemen e tij te famshme ‘’Bageti e Bujqesi’’
‘’Do kendoj bagetin qe mbani ju e ushqeni o vendethit e bekuar ju mendjen ma defreni’’ shkruan Naimi dhe me kete ka parasysh permetaret e mbrekullueshem dhe natyren e rralle te vendit , ku kurora e gjelber zbukuron kryet e qytetit te vogel.
Qyteti I Permetit eshte sinonimi i nje qyteti me nje mirkepritje te ralle , qyteti i luleve,i kengeve popullore, lirike me saze , qyteti I veres dhe rakise.
Qyteti me rrugicat karakteristike me kalldrem dhe shtepi me artitekture te vecante, ndersa ne periferi ka disa ura tipike me harqe ndertime te shekullit XVII .
Eshte mekat te mos e vizitosh te pakten nje here nje qytet si Permeti .

Related Posts:

  • ROMANTIZMI- TPARET DHE VECORITE E ROMANTIZMIT - LETERSINA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ROMANTIZMI  Traktatet teorike të periudhës së Romantizmit, esencialisht janë edhe më afër … Read More
  • Perdorimi i bicikletes, ja efektet pozitive qe sjellTEMA:Pergatitja e nje fushate ndergjegjesimi per perdorimin e bicikletesNdotja e ambjentit,smogu,ndotja akustike jane nje shqetesim i mbare njerezimit.Zhvillimi i industrise i pakontrolluar i teknologjise sjellin me vete paso… Read More
  • TEMA: DHUNA NE FAMILJE -ESE NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL TEMA: DHUNA NE FAMILJE -ESE  Dhuna kundër grave në Shqipëri duhet të analizohet në kontekstin e kulturës dhe traditave shqiptare. Studimi i dhunës në familje është i komplikuar, sepse… Read More
  • Zonja Bovari AnalizeSkeda e librit  Biografia e Autorit  Permbledhje e pergjithshme e librit  Informacione mbi vepren  Analize letrare e vepres  Tema-Ideja  Pershtypjet per kete liber(mendime nga pyetje te bera per … Read More
  • Reportazh - Vendlindja Ime - Permeti PERMETIPermeti ndodhet ne juglindje te Shqiperise buze lumit te Vjoses dhe rreze malit te Dhembelit,30 kilometra larg kufirit me Greqin me te cilen lidhet nepermjet pikes doganore ‘’Tre Urat’’ .Eshte 70 kilometra larg nga qen… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels