Përfshirja e një pjese të mirë të territorit shqiptar nën sundimin osman, krijoi një përshtjellim të madh në mjedisin shoqëror të kohës. Ankthi, pasiguria dhe mëdyshjet, përzier me ndjenjën e revoltës dhe të kryengritjes, ishin tiparethttp://eseshkolle.blogspot.com/
dalluese të një shoqërie e cila befas u gjend nën një sistem politik dhe ekonomik krejt të ri e të panjohur më parë, përballë një kulture e një feje që ndryshonin shumë nga kultura, feja dhe tradita vendase. Shprehës kryesor i frymës liridashëse të popullit të vet, u bë një pinjoll i familjes së Kastriotëve. Ky ishte Gjergj Kastrioti. Ndonëse u largua i vogël nga vendlindja, në thellësi të vetedijes së tij ai ruajti të gjallë dashurinë për fenë, traditën dhe tokën e të parëve. Personaliteti i fuqishëm i Skënderbeut, funksionet e tij të rëndësishmë si Kryetar i lidhjes së Lezhës dhe Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë, aftësitë e tij të veçanta si udhëheqës në fushën politike dhe ushtarake, si dhe roli dhe kontributi i tij në luftën çlirimtare kundër-osmane, bënë që autoriteti i tij të forcohej gjithnjë e më shumë. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. Lufta për liri kundër sundimit osman që zhvilluan shqiptarët nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ka një rëndësi të jashtëzakonshme si në rrafsh shqiptar, ashtu edhe ndërkombëtar. Për herë të parë shqiptarët u bashkuan në një organizëm sikundër ishte Lidhja e Lezhës, e udhëhequr nga Skëndërbeu. Ky bashkim rreth një çështjeje të tillë siç ishte liria e një populli, u bë modeli mbi të cilën u mbështetën shqiptarët sa herë që ishte fjala për nevojën e bashkimit të tyre për qëllime të mëdha në shekujt vijues. Rëndësia e epokës së Skënderbeut në rrafsh ndërkombëtar qëndron në atë që lufta e shqiptarëve për liri rreth një çerek shekulli, pengoi vërshimin osman drejt Evropës Perëndimore, shpëtoi Perëndimin nga një kërcënim serioz. Kjo është arsyeja që figura e heroit shqiptar është nderuar e nderohet aq shumë në të gjithë botën e qytetëruar. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore dhe historike që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
7:04:00 AM
iBra Servis Pc
LETERSI SHQIPE
Related Posts:
ANALIZE: Poezia e ISMAIL KADARESE POEZIA E KADARESËPoezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëlli… Read More
ANALIZE LETRARE - "Mbreti Lir" subjekti, koment dhe analize (Shekspir)Tragjedi Shekspiriane mbeshtetur ne gojedhene te kelteve.Subjekti :Mbreti Lir eshte mbreti I Anglise. Ai vendos te lere fronin e tij dhe t’a ndaje mes tre vajzave te tij, Gonerilit, Reganit dhe Kordelias. Ai I vendos ato para… Read More
ANALIZE E VEPRES LETRARE - "Makbeth", subjekti, koment dhe analize (Shekspir)Tragjedi ShekspirianeSubjekti :Makbethi na paraqitet si nje luftetar I guximshem dhe ambicios qe po kthehej nga lufta me mikun e tij Bankuo.Rruges ata takojne tre magjistrica te cilat I tregojne nje profeci qe thoshte s… Read More
Lista e veprave letrare, programi i letersise Matura Shteterore.PoeziEpi i Gilgameshit, Homeri “Iliada”, Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”, N. Frashëri “Lulet e verës”, De Rada “Këngët e Milosaos”, Bajron “Cajld Harold”, N. Frashëri” Histori e Skënderbeut”, Fishta “Mrizi i&nb… Read More
ANALIZE LETRARE - "Hamleti" Subjekt, koment dhe analize (Shekspir)Tragjedi ShekspirianeSubjekti : Fantazma a mbretit te vrare te Danimakres shfaqet ne Elsinore, dhe shihet fillimisht nga Horatio dhe nje sherbetor.Horatio I thote birit te mbretit te vdekur, Hamleitit, I cili vendos te … Read More