IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


 Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka pjellore e trimave te pafund LEXONI ME SHUME...
ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente ata fitimtare. Neqoftese sot ecim me koken lart, neqoftese sot therrasim me zell emrin shqiptar eshte per shkak te atij ideali fisnik atdhedashes te cilin e mbarten ilire,arber deri sot te ne shqiptaret. Fatet jane bestytni imagjinare qe shume njerez frymezohen per te mbajtur shpresen gjalle, por sot une ndihem krenare qe gjaku paraardhes diti ta shkruaje vete fatin e tij, diti ta luftoje fatin e tij dhe mesoi ta ndryshonte ate. Ne qiejt bashkekohore valevit e pacenuar liria, rrjedh e lumtur gjuha shqipe, levizin te denje ne tokat e tyre shqiptaret sepse te paret tane e deshen dheun e tyre, me gjak mbollen frutin e lirise dhe me nder luftuan per te qene fitimtare. Ata jane frymezimi yne fisnik,jane historia jone e skalitur me heroizem, jane eterit e tokes qe une dua dhe jetoj per te realizur endrra. Ata jane poezia qe rimon ne gojen e cdo patrioti, jane lumi qe kthjellteson vargjet e lavdishme te himnit legjendar. Sot e shohim qiellin me te paster sepse shpirterat hyjnore ndriten dhe pas vdekjes, sot sodisim malen me kersheri sepse pemet e larta u bene lapidare per heronjte dhe sot deti duket perrallor sepse te paret tane lundruan per te zhdukur dallget qe sillnin nenshtrim. Faqet e histories shqiptare kullojne lufte, gjak, nder, lavdi dhe liri te cilat shpirtezojne zemrat e atyre qe e deshen atdheun,e deshen te ardhmen dhe mbi te gjitha deshen ekzistencen e tyre. Gjaku qe mbajme ne vena,vyrtytet qe rrisim ne shpirt dhe fati qe kemi trasheguar jane vepra me humane e forteses fisnike ilire. Dheu mbi te cilin ndertojme te ardhmen,ligjet e skalitura te nderit dhe gjuha e arte shqipe jane skulptura qe arberit e ngriten per te mbledhur shqiperine rreth shkelqeimit te saj. LEXONI ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels