IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL



       Shoqëria njerëzore është shoqëruar gjithmonë nga sfida që I ka bërë mjedisi rrethues nëpërmjet elementeve të përsosur të saj. Ndërtimi I kafshëve, mënyra e jetesës e veçanërisht lëvizja e tyre në tokë, ujë dhe ajër është shumë mbreslënëse dhe një model për tu imituar nga të gjithë shpikësit e mjeteve të ndryshme lëvizëse fluturuese.
       GJithmonë shpikësit janë munduar të kuptojnë mekanizmin e fluturimit të zogjve, lëvizjen e shpejtë dhe të zhdërvjelltë të krijesave të ndryshme në uje. Kush më herët e kush më vonë e kuptuan se në lëvizjen dhe fluturimin e këtyre krijesave vendimtare është stuktura e ndërtimit të tyre. Shkencëtarët dhe shpikësit e kuptuan sekretin.
      Krahu I zogut është ndërtuar për këtë qëllim, sipërfaqja e pjesës lart të krahut të zogut ka një shtrirje më të madhe se sipërfaqja poshtë. Rryma e ajrit që godet krahun ndahet në dy pjesë: një pjesë lëviz sipër krahut, pra përshkron një rrugë më të madhe se rryma tjetër që do të lëvizë poshtë. Si rrjedhojë  për të arritur të dyja rrymat njëkohësisht, në fund të të dyja rrugëve, rryma lart duhet të lëvize me shpejtësi më të madhe se ajo poshtë. Trysnia e ajrit në pjesën e poshtme është më e madhe se në pjesën e sipërme, si pasojë rezultantja e forcave të trysnisë që veprojnë mbi të gjithë krahun është një forcë e drejtuar për nga lart.
      Sigurisht, krahët e avionit tashmë janë bërë në imitim të krahëve të zogjve. Megjithatë, kohët e fundit, inxhinierët e kanë kopjuar edhe më mirë projektin e krahëve të zogjve. *- Studiuesit në universitetin e Floridës, thotë revista  ‘New Scientist’, se kanë ndërtuar një prototip avioni me telekomandë, I cili ka aftësinë e pulëbardhës për të qëndruar pezull, për t’u zhytur e për t’u ngjitur me shpejtësi. *
    
     
Duke parë zhdërvjelltësine e një balene në ujë për shkak të ndërtimit aerodinamik, specialist I biomekanikës, Xhon Longu, mendon se ‘së shpejti ka shumë të ngjarë që cdo avion që do të na shohin sytë, të ketë gunga si ato të pendëve të balenës’. Shpendët fluturues janë shembull aerodinamik edhe në grup, mjafton të ndjekësh rrugëtimin e tyre gjatë shtegëtimeve nga një vend në një vend tjetër.
       Gara “Formula 1”, është një sport shumë interesant dhe në fitimin e garës rolin kryesor e luan projektimi aerodinamik I makinave nga ana e inxhinjerëve. Siç e dimë, inxhinierët punojnë pa pushim në përmirësimin e strukturës së makinave për të ulur sa më shumë konstanten aerodinamike (C) pra rezistencën e ajrit.

     Tani dihet sekreti I fluturimit dhe notimit të krijesave të ndryshme. Detyra e shkencëtarëve dhe shpikësve është tu përafrohen sa më shumë këtyre modeleve perfekte që janë një shembull I paarritshëm, Siç ka thënë dhe Froidi: “Përpjekja sjell evolim”, dhe ne jemi drejt rrugës së evolimit.
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels