IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Fan Noli botoi "Historin e Skënderbeut", e cila gëzoi menjeherë një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe u mësua gati përmendsh nga nxanësit e shkollave në atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi
dhe botoi gojëdhanat e popullit mbi Skënderbeun. Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit të Louvain në Belgjikë nji thezë doktorati në gjuhën frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVëme siëcle". Kjo u botue në formë libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftës së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan Noli botoi nji histori të Skënderbeut në gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër shkencore e nji niveli shum të naltë, sidomos për shënimet kritike mbi veprat e auktorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopën tone kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj vepre qëndron në orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue dashtë me korrigjue nji tregim të Barletit që i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën që prish ndoshta nji legjendë, por nuk duket ma i bindëshëm. Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet, as kohën me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky kapitull asht bazue në veprat e Imzot Fan Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak shtesa ose ndryshime nga burime të tjera. Fan Noli e zhvillon në historin anglishte të Skënderbeut që botoi mbas lufte. Po të jet e vërtetë kjo, atëherë del se Skënderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse të gjith auktorët e asaj kohe thonë me siguri se Skënderbeu kaloi disa yjet në oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpërsëdrejti kët fakt. Them fakt, sepse përdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej që ishte atëherë nji gradë në hjerarkin e ushtëris otomane. Nji tjetër pike që mbetet e pashpjegueshme në thezën e Imzot N.olit asht se si Skënderbeu kaloi njizet vjet në Shqipni mbas mundjes së Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesë në luftrat që u zhvilluen në tokën arbnore. 1 vetmi korrigjim me vënd që Fan Noli i ka ba historis së Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte nji çilimi i vogël, por nji djal i rritun në votrën atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut të sulmuen dhe të mposhtun nga nji fuqi e huej.

Related Posts:

  • Ese me Teme JetaJeta … Nje fjale e cila permban kaq ndjenja por mbizoteron egoizmi. Egoizem si mund ta perkufizojme me nje term kete fjale e cila permban shume. Por te tille mund te quajme kohen e cila kalon pa pritur askend e duke menduar v… Read More
  • Ese:Si e perfytyroj une te ardhmen time?Ese:Si e perfytyroj une te ardhmen time?Sa shpejt qe iken jeta ! Ajo hap krahet e saj te brishte dhe merr fluturimin e larget per te na cuar ne horizonte te panjohura per ne. Momentet zgjazin kaq pak sa nganjehere me duket se… Read More
  • Ese argumentuese/ shpjeguese: Shkronja dhe fjala në artEse argumentuese/ shpjeguese: Shkronja dhe fjala në art" Të gjitha shkrimet e tanishme kanë një karakter mbylles te cilat gjinden jashtë gjuhes së folur . Shkrim nuk është aspak një mjet komunikimi , ai nuk është një kanal i … Read More
  • Fjale te urta nga Gjergj Fishta Fjale te urta nga Gjergj Fishta Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta se ti bashkosh dy shqiptarë.Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota.Pak di ai që të gjitha ia tregon gruas.Nese rrezi… Read More
  • Fjalë të urta nga Mit`hat FrasheriFjalë të urta nga Mit`hat FrasheriLiria është që të mos të trazojë njeri ty dhe ti të mos të trazosh të tjerët.  Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë … Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels