IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Tema: Rëndësia e epokës së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Përfshirja e një pjese të mirë të territorit shqiptar nën sundimin osman, krijoi një përshtjellim të madh në mjedisin shoqëror të kohës. Ankthi, pasiguria dhe mëdyshjet, përzier me ndjenjën e revoltës dhe të kryengritjes, ishin tiparet dalluese të një shoqërie e cila befas u gjend nën
një sistem politik dhe ekonomik krejt të ri e të panjohur më parë, përballë një kulture e një feje që ndryshonin shumë nga kultura, feja dhe tradita vendase. Shprehës kryesor i frymës liridashëse të popullit të vet, u bë një pinjoll i familjes së Kastriotëve. Ky ishte Gjergj Kastrioti. Ndonëse u largua i vogël nga vendlindja, në thellësi të vetedijes së tij ai ruajti të gjallë dashurinë për fenë, traditën dhe tokën e të parëve. Personaliteti i fuqishëm i Skënderbeut, funksionet e tij të rëndësishmë si Kryetar i lidhjes së Lezhës dhe Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë, aftësitë e tij të veçanta si udhëheqës në fushën politike dhe ushtarake, si dhe roli dhe kontributi i tij në luftën çlirimtare kundër-osmane, bënë që autoriteti i tij të forcohej gjithnjë e më shumë. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. Lufta për liri kundër sundimit osman që zhvilluan shqiptarët nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ka një rëndësi të jashtëzakonshme si në rrafsh shqiptar, ashtu edhe ndërkombëtar. Për herë të parë shqiptarët u bashkuan në një organizëm sikundër ishte Lidhja e Lezhës, e udhëhequr nga Skëndërbeu. Ky bashkim rreth një çështjeje të tillë siç ishte liria e një populli, u bë modeli mbi të cilën u mbështetën shqiptarët sa herë që ishte fjala për nevojën e bashkimit të tyre për qëllime të mëdha në shekujt vijues. Rëndësia e epokës së Skënderbeut në rrafsh ndërkombëtar qëndron në atë që lufta e shqiptarëve për liri rreth një çerek shekulli, pengoi vërshimin osman drejt Evropës Perëndimore, shpëtoi Perëndimin nga një kërcënim serioz. Kjo është arsyeja që figura e heroit shqiptar është nderuar e nderohet aq shumë në të gjithë botën e qytetëruar. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore dhe historike që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels