Pasojat e stereotipeve gjinore në tregun e punës
Arsyet që e bëjnë të mundur pjesëmarrjen më të gjerë të grave ne pune
Barrierat qe pengoje arritjen e barazise mes femrave e meshkujve ne tregun e punes.
Mite rreth punësimit
Kapërcimi i pengesave
Arsyet që e bëjnë të mundur pjesëmarrjen më të gjerë të grave ne pune
Gratë në tregun e punës kanë qënë e janë më të papunësuara, me pak të paguara ,të diskriminuara. Megjithatë, pjesëmarrja e gruas në tregun e punës e në ekonomi është rritur.
1-Nevojat ekonomike- Kostoja e lartë e jetesës, çmimet e larta për shtëpi, shkollë, etj., kanë rritur nevojat dhe kanë nxitur punësimin e të dy bashkëshortëve
2-Rritja e nivelit arsimor - gratë që kanë përfunduar universitete janë më shumë të punësuara dhe e duan më shumë punën se sa ato të padiplomuarat.
3-Ndryshimet demografike - shumë gra po martohen vonë në moshë dhe kanë më tepër kohë e mundësi të ecin perpara në kualifikimin e arsimimin e tyre .
4-Ndryshimet në nevojat e punëdhënësit - po zhvillohen industri që favorizojne punën e grave. Shërbime të tilla si: mjekësi, arsimim, OJF, veprimtari argëtuese
Faktorë të tjerë
-së pari - zbutjen e paragjykimit apo mentalitetit se gratë nuk duhet të punojne jashtë shtëpisë.
-së dyti - pranimi më lehtë nga shoqëria i rolit të gruas edhe jashtë shtëpisë.
Barrierat qe pengoje arritjen e barazise gjinore ne tregun e punes.
Arsyet e statusit të ulët te femrave ne pune përfshijnë: faktorë sociale , faktoret e socializimit të një femre, përgjegjësitë në punë e në familje, diskriminimi direkt dhe indirekt, natyrën e vendit të punës.
1-Konfliktet punë-familje
Në më se 100 vende të botës grave që lindin fëmijë ju sigurohet leje lindje e paguar.
-Në Francë, 10 javë leje pune.
-Në SHBA vetem 60% e grave të punesuara mund të marrin leje për lindjen e fëmijes 6 jave.
-Në Shqiperi, një vit leje pas lindjes së fëmijës.
Barrierat qe pengoje arritjen e = gjinore ne tregun e punes.
2-Diskriminimi
Gratë duhet të ishin përgjegjës për jetën në familje, burrat për punën jashtë shtëpisë.
Mitet që ekzistojnë për punësimin e gruas krijojnë një diskriminim në tregun e punës për gratë
Barrierat qe pengoje arritjen e = gjinore ne tregun e punes.
3-Paragjykimet gjender – dalin ne pah nepermjet
a-Informacionit në dispozicion - Sa më pak informacion, sa me pak te ndergjegjesuar njerezit aq me pak vleresohet puna e grave.
b-Dhunimit te stereotipeve – kur grate sillen si meshkuj apo aplikojnë për profesione mashkullore.
c-Tipareve të para sipas sekseve - gratë dhe burrat mund të gjykohen kur paraqesin të njëjtat tipare.
d- Qëndrimit ndaj femrave - Paragjykimi theksohet tek njerëzit që kanë qëndrime tradicionale ndaj femrave e roleve te tyre.
e-Statusi, suksesi i target grupit – Paragjykimet janë më të zakonshme kur gratë jane ne vende pune me status të lartë
Mite rreth punësimit
Mitet kontribuojnë në diskriminimin e grave në vendin e punës: a-direkt, kur gruaja nuk punësohet për shkak të një miti, b-indirekt, një mendim , qëndrim i përgjithshëm se gratë e punësuara ndryshojnë nga burrat e punësuar.
Miti 1 - Gratë punojnë vetëm “për shpenzime të kota” .
Miti 2 -Gratë nuk duan të punojnë apo të kenë një karrierë.
Miti 3- Gratë janë punonjëse tek të cilat mund të mbeshtetesh më pak (mungojnë shumë).
Miti 4- Gratë kanë prirje të ndryshme nga burrat. prandaj ato duhet të mbeten tek "punët e grave".
Miti 5- Gratë marrin marrin punët e burrave.
Miti 6- Përzjerja e sekseve në vendin e punës shpërqëndron punonjësit.
Mite rreth punësimit
Miti 7- Gratë e lënë më shpesh e më shumë punën se sa burrat, kështu që arsimimi e kualifikimi i tyre shkon kot.
Disa arsye
-lindja e fëmijës dhe kujdesi për të ,
-mungesa e kënaqësisë në punë,
-rroga e ulët,
-konfliktet punë-familje,
-diskriminimi në vendin e punës
Të gjitha këto mite shërbejnë për të justifikuar diskriminimin në vendin e punës.
Kapërcimi i pengesave
Disa rekomandimet për përfshirjen më të gjërë të gruas në punë dhe ekonomi në vendin tonë?
1-Të rritet shkalla e ndërgjegjësimit të grave për të shtuar përpjekjet individuale dhe organizuara për përmirësimin e statusit të tyre në shoqëri dhe në ekonomi.
2-Pjesëmarrja e grave në jetën ekonomike duhet të bëhet pjesë e pandarë e një strategjie të zhvillimit kombëtar,
3- Programet e zhvillimit ekonomik të përcaktojnë përparësi konkrete sipas përkatësive gjinore,
4- OJQ duhet të mundësojnë krijimin e modeleve të thjeshta që do të rrisnin pjesëmarrjen e grave në jetën ekonomike,
5- Pjesëmarrja e grave në jetën ekonomike të gjejë mbështetje institucionale dhe politike gjithëpërfshirëse.
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...