Femijet qe kane arritur moshen 6 vjeç deri ne shtator jane te detyruar  nga ligji mbi arsimin te regjistrohen ne klasen e pare te arsimit  fillor. Me kerkesen e prindit, nje femije mund te regjistrohet ne klasen  e pare dhe nese nuk i ka mbushur 6 vjeç duke pasur nje vleresim te  mjekut dhe te psikologut. Vendimin perfundimtar e merr Drejtoria  Komunale e Arsimit. Detyrimi per te shkuar ne shkolle mund te shtyhet  per shkaqe te ndryshme shendetesore te femijes. Asnje student nuk mund  te perjashtohet nga arsimi i detyruar per shkak te aftesive te kufizuara  fizike ose mendore. Ne keto raste arsimi i detyruar mund te merret ne  shkollat e arsimit special me nje program te veçante te bazuar ne  nevojat speciale te femijes. Shkollimi i detyruar mbaron me perfundimin e  vitit te nente te shkollimit ose ne daten kur nxenesi i mbush 15 vjeç,  varesisht cila nga keto perputhet e para.
Shkollat kane zonen e  vet te mbulimit dhe te gjithe nxenesit e moshes se arsimit te detyruar,  qe banojne ne ate zone kane te drejte te regjistrohen dhe te ndjekin  shkollen e nivelit perkates. Prinderit jane te detyruar sipas ligjit qe  te regjistrojne femijet per te ndjekur arsimin e detyruar 9 vjeçar  (5+4). Prinderit duhet te krijojne kushte normale te favorshme ne shtepi  qe femijet te kene mundesi per te mesuar dhe qe te permbushin detyrimin  per te shkuar ne shkolle.
E drejta e femijeve te minoriteteve  nacionale per te studiuar gjuhen a tyre amtare - Ligji per arsimin u  garanton arsimim te barabarte te gjitha komuniteteve ne Kosove. Çdo  femije ka te drejte te mesoje ne gjuhen amtare ne shkollen fillore e te  mesme nese plotesohen kushtet e parapara nga Ministria. Regjistrimi i te  huajve ose atyre pa nenshtetesi mund te behet me marrjen e vendimit nga  MASHT.
Regjistrimi per klasen e pare te arsimit fillor -  Shkollat jane te detyruara te regjistrojne te gjithe nxenesit qe banojne  ne zonen e tyre te mbulimit. Prinderit mund te kerkojne te regjistrojne  femijet e tyre ne nje institucion arsimor tjeter edhe nese jetojne  jashte zones se mbulimit te ketij institucioni. Kerkesa merret ne  shqyrtim nga komuna dhe bazuar ne vendet e lira qe ka ky institucion  arsimor merret vendimi per kerkesen e bere.
Per te regjistruar nje nxenes ne klase te pare, prindi duhet te paraqese keto dokumente:
    * Certifikaten e lindjes se femijes
    * Kartela mjekesore e femijes
    * Dokumente qe vertetojne identitetin dhe rezidencen e prindit
    * Formulari I Regjistrimit qe do te mbushet ne momentin e regjistrimit prane institucionit arsimor
Shteti  nuk ka te vendosur akoma nje test per femijet qe regjistrohen ne klase  te pare. Kushtet per regjistrimin a nje nxenesi ne shkolle private  vendosen nga vete shkollat private.
Organizimi i mesimdhenies - Ne shtetin e Shqiperise viti akademik fillon me 1 Shtator dhe mbaron ne Qershor.
Njesite e organizimit te studimit jane si me poshte:
    * Nje ore mesimore (45 min)
    * Nje dite mesimore
    * Nje jave mesimore
    * Gjysme vjetor mesimor
Rregullat  e sjelljes se nxenesit percaktohen me Kodin e Miresjelljes. Ky kod  nxirret nga MASHT-i me UA. Ky kod percakton rregullat kryesore te  sjelljes, kushtet e domosdoshme te studimit, mbrojtjen e pronave te  shkolles, perdorimin e ambienteve shkollore si dhe uniformen.
Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise duhet te shpalle Kalendarin Akademik Shkollor per vitin shkollor ne vazhdim.
Numri i nxenesve ne nje klase - Numri mesatar i nxenesve per klase ne shkollat e Shqiperise eshte 35.  Te arsimimi per minoritetet, numri i mesimdhenesve ne raport me  nxenesit eshte 1 me 14, derisa per shqiptaret e Shqiperise eshte 1 me  21. Te gjithe mesimdhenesit ne Shqiperise kane marre pjese ne trajnimeve  profesionale te cilat jane kryer nga shume agjenci nderkombetare dhe  vendore. Ne vitin 2006 jane trajnuar 70 % te mesimdhenesve.
Vleresimi ne Shkolle - Nxenesi duhet te vleresohet nga mesuesi/mesuesja e klases apo e  lendes mesimore bazuar ne aftesine per te mesuar, njohurite dhe  perpjekjet e nxenesit. Notat informojne nxenesin dhe prindin per  rezultatet e nxenesit ne shkolle. Ne fund te mbarimit te vitit shkollor  nxenesit qe kane kaluar me sukses te gjitha lendet mesimore pajisen me  deftesen e klases perkatese.
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 11:44:00 AM
11:44:00 AM




 
 
 
 
 
 
 
 
