IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

 Lenda:Socilogji Familje
Tema:Dhuna dhe  Gratë                                                   
Problematika e emanicipimit të vajzave dhe të grave ka qënë dhe është nga më komplekset e më të rëndësishmet. Kjo problematic ka reflektuar dhe, në një masë të konsideueshme, ka ndikuar zhvillimiet ekonomike, politike, shoqërore e kulturore të çdo shoqërie.

Termi “dhunë ne familje” përdoret për të përshkruar një varg veprimesh dhe moskryerjeve të detyrave që ndodhin në marrdhënie të ndryshme. Në kuptimn e tij me te ngushtë termi përdoret për të përshruar incidente të sulmeve fizike, kur ato kanë foarmën e dhunës seksuale apo fizike. Ka njerës që e përdorin termin “dhunë në familje” edhe në kuptimin e dhunës mendore dhe psikologjike, e cila mund të jetë fyerje e përsëritur me fjalë, ngacmime, izolime. Format e dhunës mund të ndryshojnë nga njëra shoqëri në tjtrën. E përdorur në kuprim më të gjerë, dhuna në familje përfshin abuzimin ndaj femijëve, qoftë ai fizik, psikologjik, apo seksual, dhuna midis vëllezërve dhe motrave, abuzimi dhe braktisja e të vjetërve dhe keqtrajtimi i prindërve bga fëmijët. Dhua në familje është një problem i fshehur. Studimet mbi dhunën në familje janë krejt të reja, dhe kanë filluar vetëm 25 vitet e fundit.
Dhuna në familje mund të ndodhë në familje të çdo klase. Duke ditur kufizimet e studimeve ekzistuese është e vështir të dalësh në përfundime rreth pozitës shoqerore të viktimës së dhunës në familje. Disa studime tregojnë se ka një numër të madh të viktimave që janë në pozita jot ë favorshme ekonomike të cilat mund të përkufizohen si klasa të ulta ose grupe të moshave të reja. Dhuna në familje mund të ketë përqindje më të lafrtë në familjet që janë të dobëta ekonomikisht ose kur burri ka arsim më të ulët se gruaja.
Ø Efektet e dhunës në familje.
Gratë e abuzuara vuajnë nga problem psikologjike dhe shëndetsore. Ato kanë një nivel të lartë ankthi, depresioni në krahasim me gratë që nuk kan vuajtur një abuzim të tillë. Ato që kanë mëtepër gjasa të jenë në gjendje depressive, gjë që mund të çoj në një shkall të lartë vetvrasjeje në krahasim me rastet e grave mbi të cilat nuk është ushtruar dhunë.  Pasojat e dhunës nuk kifizohen vetëm tek viktima e abuzuar. Vet abuzuaesi mund t’i vuajë pasojat e sjelljes së tij. Pshmb gartë që vrasin burrat si reagim i ndonjë sulmi apo kercenimi. Dhuna në familje është gjithashtu e rrezikshme për antarët e familjes, apo [ër të tjer që përpiqen te ndërhyjne, të cilët mund të dëmtohen apo vriten nga abuzuaesi. Fëmijët rrezikohen shum kur ata përpiqen të ndërhyjnë duke u përpjekur të mbrojnë nënën e tyre.
Ø Shkaqet e dhunës në familje
Edhe pse shkaqet e dhunës në familje mund të jenë të panjohura, nevoja për të marrë masa është e qartë. Ka shumë teori për të shpjeguar ekzistencën dhe përmasat e problemit. Disa teori përqëndrohen te individët dhe kërkojnë shpjegime personale si fjala vjen përdorimi i alkoolit dhe i drogës, veprimet e viktimës, sëmundejt mendore, stresi, depresioni, zhvillimi i ulët dhe prejardhja nga familje të dhunshme. Dhuna në familje e ka origjinën në të gjithë kontekstin social. Dhuna ndaj gruas është një pasqyrim i strukturës së gjerë të pabarazise ekonomike dhe seksuale ne shoqëri. Abuzimi i gruas mund të trajtohet si një shfaqe e pushtetit të mashkullit, rezultat i marrdënieve shoqërore në të cilat gratë mbahen në pozita inferipre nga burrat. Origjina e dhunës i ka rrënjët 0në strukturën shoqërore dhe në një tërësi të ndërlikuar vlerash, traditash, zakonesh dhe besimet që kanë të bëjnë me pabarazinë e graus. Në më të shumtën e rasteve viktima e dhunës është gruaja dhe keqbërësi është burri dhe struktura shoqërore vepron si mburoje e kësaj pabarazie. Dhuna kundër grave është pasoj e një mendësie, që ushqehet në shumë kultura, se burrat kanë epërsi dhe gratë me të cilat ata jetojnë janë pronë e tyre që duhen trajtuar ashtu siç e shohin burrat të arsyeshme.
Ø Pse duhet trajtuar si çështje zhvillimi dhuna ndaj grave?
Arsyeja e parë përse duhet trajtuar si çështje zhvillimi dhuna ndaj grave është shumë e qartë: dhuna e burrave e kufizon ose e pengon pjesmarrjen e grave në zhvillimin e tyre. Nëpërmjet përdorimit të forvës apo kërcënimit të përdorimit të forcës, burri është në gjendje, pot ë dojë, që fizikisht ta ndalojë gruanbtë marrë pjesë në programet e zhvillimit. Edhe sikur ajo të doj fjala vjen të marrë pjesë në mbledhjen e grave, kjo mund të përbëj rrezik për një grua, burr ii të cilit nuk do që ajo të shkojë. Ndonjëherë forca fizike  nuk përdoret për të mos i lënë gratë të shkojnë në mbledhje, por për ti përvetsuar ata vetë (burrat) të ardhurat që vijnë nga këto programe. Ka edhe disa raste kur burrat i lejojne gratë të marrin pjesë në projekte që kanë të ardhura, dhe pastaj të hollat që grate sjellin në shtëpi, përetësohen nga burrat, të cilët i shpenzojnë ato për pije dhe cigare.
Ø Stresi, zhvillimi dhe dhuna ndaj grus.
Shkaqet e dhunës ndaj gruas janë komplekse. Këtu futen factor psikologjikë, social dhe kulturor, por kryesorja për të kuptuar përse ndodh dhuna ndaj gruas qëndron në faktin se dhuna është një rast ekstrem i shprehjes së dominimit të burrit dhe që acarohet me tej nga stresi. Në shoqërite ku burrit i lejohet te ushtroj kontroll mbi gruan, të cilat bëjnë pjesën më të madhe, te shoqërive bashkohore burrat mund të reagojnë me dhunë ndaj çdo veprimi që mund të përbënte rrezik apo kërcënim për pozitën e tyre dominuese. Është bërë tashmë një fakt i njohur se kushtet e prapambetura ekonomike dhe varfëria krijojnë srese, të cilat çojnë në ngritjen e nivelit të dhunës. Zhvillimi sjell me vete ndryshime dhe ndryshimet krijojnë strese. Shumë gra kanë vënë re se dhuna e burrave është shtuar kur ata janë të papunësuar dhe kur gratë ndejekin traditat tabu për çështje që kanë të bëjnë me marrdhëniet seksuale gjate periudhës së barrës apo kur fëmija është në gji. Edhe në periudhën e fillimit shkollor vihet re një rritje e dhunës ndaj grave, sepse çiftet grinden se ku do ti gjejnë paratë. Nga disa studime është vënë re që gratë që janë të punësuara rrihen më tepër në krahasim me ato që nuk janë të punësuara, sepse burrat ndihen të kërcënuar nga mundësia e pavarsis së grave dhe përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre nëpërmjet forcës fizike. Megjithatë edhe kushtet e përmirsimit ekonomik mund të çojë në rritje te dhunës ndaj gruas, sepse burrat shpenzojnë më shumë para për alkool dhe ushtrojnë dhunë ndaj grave kur janë të dehur. Zhvillimi i gruas përbën rrezik për autoritetin e burrit. Programet e zhvillimit të gruas kanë për qëllim të përmirsojnë gjendjen e grave. T’u japësh grave më shumë pushtet për veten e tyre do të thote t’ua heqësh këtë pushtet burrave. Heqja e çdo lloj diskriminimi kundër grave do të thotë të zhdukësh të gjitha format e diskriminimit që favorizojnë burrat.


Ø Dhuna seksuale dhe zhvillimi
Përdhunimi , sulmet seksuale dhe ngacmimiet seksuale kan ekzistuar gjithmonë, por ato janë shtuar jashë mase këta vitet e fundit.  Nga pikpamja tradicionale, gratë dhe vjazat përdhunoheshin vetëm gjatë luftërave  fisnore ose si hakmarrje ndaj ndonjë padrejtëaie të bërë nga burrat e tyre apo nga ndonjë anëtar i vetë fisit të tyre. Përdhunimet më parë ndodhinin ne raste shumë të rralla, ndërsa sot situate është krejt ndryshe. Përdhunimi, sulmet seksuale janë bërë diçka e rëndomtë.  Gratë dhe vajzat përdhunohen ne mes të ditës kur shohin punën e tyre, si fjala vjen kur shkojnë apo kur kthehen nga pazari, puna etj. 
Ø Ndikimet e dhunës mbi gruan
Fizike:
·        Shkakton plagë, duke filluar nga prerjet, nxirjet, djegjet, thyerjet e kockave, dëmtime të brendshme
·        Në rastet më të rënda mund të shkaktohet edhe vdekja, ose viktima mund të vrasë veten.
Psikologjike:
·        Dashuria
Për burrin shndërrohet në frikë prej tij dhe ankth për ate çfar mund të ndodhë
·        Konfuzion(sepse ajo shpesh nuk e di se cili është shkoaku i dhunës)
·        Humbja e besmimit në vetvete (burri i thotë se gjithmonë ajo e ka fajin që ai e rreh)
·        Ndjenja se nuk ka rrugë shpëtimi(sepse burri e kontrollon atë nëpërmjet dhunës)
·        Paaftësia për ti marrë vendimet e saj vetë (nga ndrojtja se mos atij i prishet qefi dhe mund ta ndëhkoj); etj.
Shoqërore:
·        Ka ndikim në punën e saj, ajo mund të bëjë shumë mungesa dhe mund ta humbë punën.
·        Ajo izolohet, sepse ai e kontrollon se me kë takohet dhe se ku shkon.
Gratë dhe dhuna
Për shkak të këtyre ndikimeve gratë e dhunuara e kanë të vështire të orjentohen; për shembull, atom und të bëjnë kallzimin dhe pastaj heqin dor prej tij, ose të ndajnë bashkshortin dhe të kthehen përsëri tek ai. Kjo e vështirson punën e njerzve që përpiqen ti ndihmojnë gratë, sepse ata mërziten dhe pastaj tregohen më pak të gatshëm ti ndihmojnë ato.
Ø Ndikimet mbi fëmijët
Fizike:
·        Mund të plagosen, madje edhe të vriten, gjatë grindjeve midis prindërve të tyre
·        Mund të lihen pas dore, sepse nëna e tyre ka halle dhe mund të mos tregoj kujdesin e duhur për ta.
·        Fëmijët e palindur mund të vdesin, sepse nëna dështon nga dhuna;
·        Disa fëmij mund të lindin me dëmtime, sepse nëna e tyre është dhunuar para lindjes.
Pskologjike:
·        Ata janë të shqetësuar dhe në ankth për atë çfar mund të ndodhë;
·        Dashuria e tyre për babanë mund të shndërrohet në frikë ose urrejtje ndaj tij;
·        Ata nuk shkojnë mirë në shkollë dhe nuk janë në gjendje të përqëndrohen;
·        Ata fillojnë të shfaqin problem sjelljeje, bëhen më agresivë dhe më të shqetësuar ose të heshtur dhe të tërhequr në vetvete.
Shoqërore:
·        Mund të largohen nga shtëpia në mosh të vogël dhe të marrin rrug të keqe;
·        Në moshë të rritur dhe kur të martohen, ata mund të imitojnë të njëjat sjelljetë prindërve.
Ø Ndikimet te burrat
Fizike:
·        Ai mund të plagose ose dhe mund të vritet nëse gruaja i kundërpërgjigjet.
Pskologjike:
·        Ai e ndjen veten të tjetërsuar dhe te pasigurt ngaqë e ka humbur dashurinë dhe respektin e gruas dhe fëmijëve.
Shoqërore:
·        Ai ka prirje të qëndrojë më shumë jashtë shtëpisë për të shmangur tensionin në shtëpi
·        Ai mund të humbasë fare familjen në qoftë se gruaja vendos të largohet ose nëse ajo gjen ndonjë tjetër që e trajton më mirë.
Ø Ndikimet mbi familjen
·        Dobëson ndjenjat afektive të bashkshortit/baba në jetën familjare;
·        Është një mundësi për peishjen e familjes: dhuna në familje është një nga arsyet kryesore të divorceve
Ø Ndikimet mbi bashkësinë
·        Përçan familjet e tjera
·        Shton ndorjtjen e grave
·        Mund të prishë marrdhëniet me të afërmit.
Ø Ndikimet mbi shoqërë
·        Ndihmon në shtimin e nivelit të dhunës në shoqëri, sepse fëmijët e mësojnë këtë ves në familje dhe e përdorin dhunën për të siguruar atë që dëshirojnë;
·        Çon në prishjen e familjes, gjë që krijon pasiguri në shoqëri, shkakton problem sociale dhe prish rregullin dhe qetësinë e shoqërisë;
·        Çon në rritjen e kostos ekonomike, në humbjen e orëve të punës, kur viktima nuk është në gjëndje të punojë;
·        Rrit shpenzimet ekonomike nëpërmjet shërbimeve që shoqëria duhet të kryejë për t’iu ardhur në ndihmë viktimave, si për shembull trajnimi mjeksor, ndihma e polocisë, e gjykatës, shërbimet e sigurimeve shoqërore e të tjera;
·        Nuk lejon të shfrytëzohet potenciali i plotë i grave për të marrë pjesë në zhvillimin e vendit;
·        I trajton gratë si qytetare të dorës së dytë duke i mbajtur ato nën kontrollin  e burrave.































Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels