IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



FAKULTETI  I  SHKENCAVE  SOCIALE
http://eseshkolle.blogspot.com/
DEGA:FILOZOFI   SOCIALE
LENDA:POLITIKAT    BE
TEMA: IDETË E EVROPËS NE INTEGRIMIN POLITIK.

Hyrje
Historiku i Bashkimit Evropian
Termi Evrop është një koncept i lashtë i cili e ka origjinën që në lashtësi e cila në mitologjinë greke na paraqitet grua e cila mbas saj dashurohet Zeusi.Më pas është Homeri  i cili përmënd Evropën në veprën e tij “Iliada”i cili jep karakteristikat e evropianit nëpërmjet heroit të parë evropian Uliksit  i cili përshkruan mënyrat e ndryshme   të të jetuarit në ishuj dhe tregon mënyrën sesi ai u përshtat fal mençurisë së tij,janë karakteristikat e tij që përmblidhen në moton “Uniteti në diversitet”kjo u bë moto e Bashkimit Evropian të qënit të  ndryshëm  pra me një indetitet të dallueshëm ,por të vepruarit bashkërisht të mbështetur ne parime të përbashkëta si:demokracia ,shteti i së drejtës,liritë individuale,mirqënia.Evropianët manifestojnë përveç të jetuarit së bashku edhe karakteristikat të përbashkëta duke krijuar një indentitet ndryshe nga pjesa e banorëve të tjerë të botë.

Karakteristikat e Evropianëve
1)Evropiani është i mendimit ndryshe e lidhet me karakteristikat të qënit kundërshtues dhe  jo i nënshtruar.
2)Evropiani i punës lidhet me karakteristikat me qënë punëtor e kerkues në përmirësimin e kushteve të punës.
3)Evropiani i etur për dije,arsim dhe kulturë lidhet me zhvillimin e shkencës dhe ndërtimin e institucionet shkolllore.
4)Evropiani i shpirtit të bukur shprehet në art.
Janë këto karakteristika të përbashkëta të cilat të influencuara nga dy luftërave botërore nxitën tek evropianët idenë e bashkimit dhe të bashkëjetesës në paqe,idenë e bashkëpunimit dhe të stabilitetit politik të mirëqënies ekonomike.
Ç është Bashkimi Evropian?
Bashkimi Evropian është një bashkësi e disa shteteve evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të njerëzve(për të punuar dhe studiuar),ajo ruan qetësinë politike në europë dhe është vendimtare në ndarjen e kufinjve europian.Qëllimi saj është vendosja e një tregu unik financiar i cili përfshin lirinëe qarkullimit të kapitalit,lirinë e shërbimeve,qarkullimin letrave me vlerë,sigurimi i lirisë së hapjes të ndërmarrjeve të vogla dhe secili qytetar i BE mund të investojë si rezident në shtetet e BE.Si monedhë e përbashkët është EURO dhe fondi i vjetor i BE është afro 120 bilion euro.Ajo në kuadrin botëror shfaqet si një fuqi e vetme.
Pse u themelua Bashkimi Evropian?
BE mbi bazën e këtyre ideve që përmenden më sipër si një super organizëm ndërkombëtar me qëllime kryesisht ekonomike e politike garant për ruajtjen e paqes në europë nëpërmjet rritjes së mirëqënies ekonomike dhe garantimit të parimeve të demokracisë.Ajo u themelua gjithashtu në vitin 1957 për ti dhënë fund luftrave të shpeshta ndërmjet kombeve po ashtu dhe dy luftrave botërore.
Disa nga ideatorët ose filozofët që kanë dhënë ndihmesë për Bashkimin Evropian janë:
Aristoteli,Hitleri,Napoloni,Aleksandri i Madh,Kisha,Dante Aligeri,Krise,Zhan Zhak Ruso,Emanuel Kanti,Wiston Çërçill,filozofi  gjerman Gers,Viçenso Xhoberti ,ministri i jashtëm  gjerman Stresmani,Viktor Hygoi,Robert Schuman,Zhan Mone,Rene Korte,Konrad Adenauer,Alcile De Gaspari,Paul Henri Spak,Saint Simon dhe Ernest Renan.
Idetë dhe mendimet e Viktor Hygos për Bshkimin Evropian(idea e tij thjesht u hodh por nuk u shkrua asnjëherë në letër).Idea për evropën e bashkuar dikur ishte vetëm ëndërr e filozofëve dhe vizionarëve.Ai ka përmendur “Shtetet e bashkuara të europës paqësore të inspiruara nga idealet humaniste”.Viktor Hygoi nën cilësinë e kryetarit të nderit dë të theksonte se “nuk do të jetë e largët dita kur vendet e europës duke ruajtur karakteristikat e tyre do të bashkëjetojnë si një vend i madh dhe kështu në botë dë të gjenden përballë njëra_tjetrës dy superfuqi të mëdha SHBA dhe EUROPA të cilat do të shtrijnë dorën e miqësisë njëra_tjetrës.Këto mendime të tij ishin të larta duke marrë parasysh peripecitë që do të kaloheshin derisa fjalët e tij të bëheshin realitet dhe ky realitet do të vononte shumë megjithëse luftrat si ajo e para po ashtu edhe ajo e dyta do të ishin ato që do të pengonin krijimin e Bashkimit Evropian,por  mbas këtyre luftrave ideatorët dhe filozofët vazhduan të përmendnin këtë temë e cila u shkatërrua nga luftrat e tmerrshme të cilat e rrënuan kontinentin gjatë gjysmës së prë të shekullit xx.Mirëpo nga gërmadhat e luftës së dytë botërore u shfaq një shpresë e re.Njerëzit që i kishin rezistuar totalitarizmit dhe luftës ishin të vendosur ti jepnin fund urrejtjes ndërkombëtare dhe rivalitetit në evropë për të ndërtuar një paqe të përhershme.Në vitin 1945_1950 një grup burrash shteti guximtar përfshi disa nga ata që përmendëm më sipër kishin si qëllim ti bindnin popujt e tyre që të hyjnë në një epokë të re.Do të krijoheshin struktura të reja në evropën Perëndimore të bazuara në interesa të përbashkëta dhe të themeluara në bazë të marrëveshjeve të cilat do të garantonin sundimin e së drejtës ndërmjet këtyre sheteve.Bashkimi Evropian e përkrahu Bashkimin e Gjermanisë pas rënies së murit të Berlinit në 1989.Kur u shkatërua Bashlimi Sovjetik në 1991,ish vendet komuniste të Evropës Qëndrore dhe Lindore vendosën mbas paktit të Varshavës që e ardhmja e tyre të jetë në familjen demokratire të popujve të Evropës.Evropa në shekullin xxI akoma ballafaqohet me çështjen e sigurisë,ajo duhet të ndërmarrë veprime aktive po për ta garantuar solidaritetin ekonomik dhe social.Identiteti dhe shumllojshmëria në botën e globalizuar ruan sigurinë e anëtarëve të saj dhe në mënyrë konstruktive duhet të bashkëpunojë me rajonet që kufizohen me të:Ballkani,Afrika Veriore,Kaukazi dhe Lindja e Mesme.Bashkimi Evropian gjithaashtu duhet të mbrojë interesat e saj ushtarake dhe strategjike nëpërmjet bashkëpunimit me aleatët e saj në veçanti me NATON duke zhvilluar një politikë të përbashkët Evropiane për siguri dhe mbrojtje në mënyrë të tillë që të bëhet Bashkimi Evropian një”rajon i lirisë,sigurisë dhe drejtësisë ku çdo njeri ka qasje të barabartë në drejtësi,ligje,mbrojtje që paraqet një sfidë të re e cila kërkon bashkëpunimin e afërt mes qeverive”.
Disa organe të Bashkimit Evropian:
Trupat siç janë europol,zyra e policisë Evropiane dhe eurojust të cilat mbështesin bashkëpunimin mes prokurorëve,gjykatësve,policëve në vende tëndryshme të BE e tëluajnë një rol sa më aktiv dhe efektiv.Shtetet që janë pranuar në BE kanë qënë të varfëra dhe kanë patur një standard jetese nën mesataren Evropiane.Për shtetet e BE është me rëndësi të punojnë së bashku që ti zvogëlojnë këto dallime.Gjysëmshekulli i integrimit Evropian tregoi se Bashkimi Evropian si tërësi është më e fuqishme se shuma e pjesëve të saj:
ka shumë më tepër fuqi ekonomike,sociale,teknologjike,komerciale dhe politike për dallim nëse anëtarët e saj veprojnë individualisht.Në veprimin e përbashkët mund të shihet vlera e shtuar e Bashkimit Evropian.


Pse shtrohet pyetja?
Sepse Bashkimi Evropian është fuqia udhëheqëse tregtare e Bashkimit Evropian u krijua me qëllim politik për arritjen e paqes,por dinamika dhe suksesi i tij buron nga angazhimi në ekonomi.Asnjë shtet i BE individualisht nuk është mjaft i fortë për të vepruar vetë në tregun botëror.Tregu i vetëm Evropian i siguron kompanive një platformë vitale për të garantuar një mënyrë efektive në tregjet botërore.Kur shtetet e BE bëhen viktima të vërshimeve dhe katastrofave të tjera natyrore,ato marrin ndihmë nga buxheti i BE.Paratë e BE dhe kreditet nga banka evropiane për investimin e BE shfrytëzohen për përmirësimin e infrastukturës,zgjerimin e rrjetit të autostradave dhe hekurudhës duke siguruar kështu qasje më të mirë deri tek rajonet periferike dhe duke përkrahur tregtin trans_evropine.Të bashkuar në shumëllojshmërinë botërore dhe prandaj luan një rol kyç në negociatat ndërkombëtare siç janë p.sh ato në organizatën tregtare botërore(OTB)ku marrin pjesë 149 shtete si dhe në inplementimin e protokollit të Kjotos për ndotjen e ajërit për pengimin e ndryshimeve klimatike,sepse ka pozitë të qartë lidhur me çështjet e ndjeshme që kanë të bëjnë me njerzit siç janë mbrojtja e ambjentit jetësor,burimet e ripërsëritshme energjitike,”parimi i kujdesit” i lidhur me sigurinë e ushqimit,aspekte etike të bioteknologjisë dhe nevoja për mbrojtjen e llojeve të rrezikuara.Kjo sepse inicioi iniciativa të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm në të tërë planetin për”samitin e tokës” që u mbajt në Johansburg.Por proçesi i integrimit evropian nuk i pakësoi mënyrat e ndryshme të jetesës,traditave dhe kulturave të popujve.Në të vërtetë BE e konsideron shumëllojshmërinë si një nga vlerat e saj kyçe të mëdha globale.Nevojat e njerëzve nuk plotësohen nga forcat e tregut apo me ndonjë veprim të njëanëshëm prandaj BE qëndron në pikëpamjen e humanizmit  dhe për model të shoqërisë të cilën shumica e qytetarëve e përkrahin.Evropianët kujdesen për trashigimin e pasur të vlerave të cilat përfshijnë besim në të drejtat e njeriut,solidaritetin social,ekonominë e lirë,distribucioni i drejtë të frutave të rritjes ekonomike,e drejta për mbrojtjen e mjedisit,respektimi në shumëllojshmërinë e kulturave gjuhësore dhe religjore e një përzierje harmonike e traditës dhe e traditës.
Idetë e para të hedhura në letër për krijimin e BE.
Këto erdhën me krijimin e këshillit të evropës më 1949 dhe si qëllim të saj kishte arritjen e një uniteti sa më të thellë ndërmjet antarve të tij dhe më vonë u krijua aleanca Nato.Gurin për themelimin e krijimin e BE e hodhi Robert Schuman dhe Jean Mone.Ata formuan KEÇQ për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut.Schuman më 9 maj 1950 prezantoi një program të thellë bashkëpunimi midis vendeve pjesëmarrëse.Deklarata përmban:
Paqja në botë nuk mund të realizohej pa përpjekje kundër rreziqeve që cënojnë këto shtete,kërkohej eleminimi i konflikteve te vjetër francë_gjermani.
Propozimi që prodhimi franko_gjerman i qymyrit dhe çelikut të vendosej në  një autoritet të lartë të një organizimi të hapur për pjesmarrjen e vendeve të tjera.
Për të realizuar këto objektive qeveria franceze angazhohej në hapjen e negociatave dhe detyra e autoritetit të lart ishte modernizimi sa më i shpejt prodhimi rritej:
Furnizimi me qymyrë dhe çelik të tregjeve gjermane dhe franceze identik si të tregjeve të vendeve antare.
Zhvillimi i eksportit të përbashkët në vendet e tjera.
Përmirsimi në standarte të barabarta të kushteve të puntorëve në këtë industri.
Tregëtimi i qymyrit dhe çelikut do të ishte i lirë pa tarifa doganore.
Organizata e ndryshme nga një kartel ndërkombëtarë i cili imponon politika kufizuese në shpërndarjen dhe shfrytëzimin e tregjeve,dhe zgjerimin e prodhimit.
Robert Schuman propozoi se mbas bashkikit të KEÇQ vendet antare te bashkuar në një industri të përbashkët i quajtur “autoriteti i lartë” në mënyrë simbolike materialet e luftës u transformuan në instrumente të pajtimit dhe paqes.
Konventa evropiane për të drejtat themelore u miratuan në vitin 2000 i cili përmban të drejtat që sotë njihen nga ana e shteteve antare të BE dhe qytetarve të saj.Këto vlera mund të krijojnë ndjenjën e lidhjes familjare me evropianët veçanërishtë  se çdo shtet sheh ndryshe interesat e tij ekonomike dhe politike.Vendet që antarsohen në BE gjatë negociatave ato marrin ndihmë nga BE për tu lehtësuar sa më shumë që të arrijnë nivelin e zhvillimit ekonomik me vendet e BE.Ne BE ekzistojnë çështje të ndryshme si:përdorimi i gjuhëve zyrtare ndërsa antarsimi i Bullgarisë dhe Rumaanisë do të shtojë nr e gjuhëve zyrtare.Nr i vendeve që kanë marrë antarsimin në BE janë 28 dhe nëse ky nr rritet atëherë antarët duhet të përgatisin marrëveshje të re ndërqeveritare për mardhëniet me vendet antare në kuadër të institucioneve.Në mars 2000 BE miratoi strategjinë e Lisbonës me qëllim modernizimin të ekonomisë evropiane dhe për tu mundësuar asaj të jetë konkurruese në tregun botëror.Strategjia e Lisbonës nënkuptonte stimulimin e risive teknologjike,investimet afariste dhe modernizimin e sistemit arsimor të evropës për të plotësuar nevojat e një shoqërie informatike.Para antarsimit vendet e reja duhe të kenë:
Institucine stabile që garantojnë demokracinë,ushtrimin e ligjit,të drejtat e njeriut dhe respektimiin dhe mbrojtjen e pakicave.
Ekonomi funksionale të tregut dhe mundësi për tu ballafaquar me presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda unionit.
Aftësi për të pranuar obligimet e antarsisë  në BE përfshirë dhe mbështetjen e qëllimeve të unionit dhe vete parlamentin evopian i cili duhet të jpë pëlqimin e vet përmes votimit pozitiv të shumicës absolute të antarëve të saj.
Nga të gjitha që përmendëm më sipër se lindja e BE ka çuar një hapë përpara të zhvillimit dhe integrimit të shoqërisë njerëzore në një evropë të madhe të bashkuar për të siguruar paqe dhe stabilitet,sigurinë e këtyreve shteteve antare në raste sulmesh nga vendet e tjera dhe nga shkaqet natyrore.Mision tjetër i evropës janë:
Të sigurojë paqe,prosperitet dhe stabilitet në popujtë e saj.
Të tejkalojë ndaarjet në kontinent.
Të sigurojë që qytetarët e saj të jetojnë në siguri.
Të promovojë zhvillim të ballancuar ekonomik e social.
Të ballafaqohet me sfidat e globalizmit dhe ta ruajë llojshmërinë e popujve të evropës.
Të ruajë vlerat e përbashkëta evropiane siç janë:zhvillimi i qëndrueshëm dhe mjedisi i shëndoshë.
Respektimi i të drejtave të njeriut dhe ekonomia sociale e tregut.
Këto janë disa nga detyrat e BE që rrisin zhvillimin dhe barazinë ndërmjet shteteve të ndryshme duke mos ekzistuar asnjë lloj diferencimi,pra që të gjithë të jenë të barabartë mes të barabartëve në kushtet ekonomike,politike,sociale dhe kulturore etj.Shtimi në nr i sa më shumë shteteve atëherë do të kemi një evropë të madhe e të bashkuar,shumë largpamëse që ëndërronte gjithëmonë të kishte e të shihte Viktor Hygoi.Megjithëse sipas ecurisë së tij gjithëçka po ecëm mirë po me hapa të ngadaltë drejtë integrimit të BE.
Traktatet:
Traktati i Parisit(KEQÇ) 18 prill më 1951 ka si qëllim që nëpërmjet një tregu të përbashkët të arrijë zhhvillimin ekonomik,rritja e punësimit dhe standartit të jetesës,mbajtja stabël e çmimeve,përmirësimi i kushteve të punës,produktet të tregëtoheshin pa pengesa doganore dhe taksa.Arritjet e këtij traktati ishin të menaxhonte krizat ekonomike,të siguronte një zhvillim të balancuar të shpërndarjeve industriale.
Traktati i Romës 25 mars 1957 (KEE Komuniteti Ekonomik i Evropës) dhe (Euroatomi).Objektivat:krijimi i një tregu të perbashkët,afrimin e politikave ekonomike,rritje,stabilitet dhe ngritje e standartit të jetesës.
Traktati i Mastrihtit  në 7 shkurt 1991 :vendosja e tre komuniteteve KEE,KEQÇ dhe Euroatom në të njëjtën çadër me BE,krijimi i një banke qëndrore, i një monedhe të përbashkët,futi politikat komunitare në fushën e edukimit dhe të kulturës.Ky traktat përcaktoi dhe emrin e BE.
Traktati i Amsterdamit 1 maj 1997 ,krijoi pushtetin e BE duke krijuar një politik komunitare të punësimit,drejtësia,çeshtjet e brendëshme,përfshirja e masave që e sjellin BE më afër qytetarëve.
Traktati i Nicës 26 shkurt 2001 i dedikohet rregullimeve të traktatit të Amsterdamit.Gjatë këtij traktati u nënshkrua kushtetuta e BE.
Traktati i Lisbonës.
Përfundimet e BE.
BE ia arriti qëllimet e veta duke bashkuar shtetet evropiane për të bashkëpunuar për çështje ekonomike dhe politike,nxiti tregëtin e lirë mes shteteve,hoqi tarifat doganore mes shteteve antare të BE.Bashkimi Evropian arriti ntët vendosi paqen në shtetet e ish Jugosllavisë,dhe shpalljen e pavarsisë  së Kosovës.Gjithëashtu BE lehtësoi lëvizjen e njerëzve nga një shtet në një shtet tjetër për tu mundësuar atyre një punsim dhe një studim ne këto shtete.Ajo lehtësoi bashkëpunim ndërmjet shteteve duke vendosur një monedhë të përbashkët Euro,dhe është e gatshme të ofrojë ndihmën e vet për vendet antare ne BE që kanë nevojë.
Cila është e ardhmja e evropës?
BE sot përfshin pothuajse gjithë evropën.Ajo përfaqëson më së miri të drejtat e qytetarëve të saj.Që të jetë më efektive përgatiti traktatin e Lisbonës,synon përforcimin e imazhit të be me figuren e presidentit dhe të përfaqësuesit të lartë,njëkohësishtë zv.presidenti i komisionit për politikën e jashtme.Por me mbledhjen e Lisbonës nuk ka asnjë nen për simbolet e BE megjithëse në protokoll 16 nga 28 vendet antare deklarohen se do të respektojnë simbolin e flamurit të BE,himnin,monedhën,dhe 9 majin si diten e evropës.

Konkluzione:
Mendoj se në BE nr i vendeve që do antarsohen do jetë në rritje.Do të kemi stabilitet ekonomik e politik dhe paqe të qëndrueshme,treg të përbashkët evropian.Të gjitha së bashku bëjnë të mundur një ekuilibër të Bashkimit Evropian dhe një komunikim i ndërsjelltë ndermjet vendeve.




















REFERENCAT:

Osmanaj.Elisabeta.”Institucionet e BE”. Shtepia botuese e librit universitar.Tirane 2009
Baça.Ferit. “Organizata Ndërkombëtare” Botimet EMAL Tirane 2008
Pupe.Ervin. “Institucionet dhe e Drejta në BE” Cikël leksionesh
“Sistemi bankar dhe financiar i BE “ Cikel leksionesh
Haxhiymeri.Edlira,Duci Veronika,Dhembo Elona “Edukata  shoqërore” klasa e 8(tetë)
 














Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels