IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT
Nënçështjet :
1.      Mësimdhenia: art, shkence dhe shumë punë
2.      Roli i psikologjisë së edukimit
3.      Cdo të thotë të japësh mesim? Ckuptojme me mësimdhënie?
4.      Marrëdheniet midis teknologjisë dhe kurrikulumit
5.      Roli i punes kerkimore nëzgjidhjen e problemeve në klase
6.      Mesues të suksesshem – shkolla produktive

Mesuesi ne klase synon të krijoje tek nxenesit: njohuri, shprehi, pervoje dhevlera të qendrueshme.
Mesuesi duhet të sigurohet qe mesimdhenia te plotesoje tre kushte:
1.      Te aktivizoje dhe mbeshtese vemendjen e nxenesit gjate procesit te te nxenit
2.      Te mbeshtese nxenesit ne perpjekjet e tyre
3.      Te pershtase veprimtarine e te nxenit me stilin e te nxenit qe mesuesi do te nxise




MESIMDHENIA: ART APO SHKENCE?
Tridhjete vjet me pare psikologu Silberman eshte shprehur: “Per te qene te sigurt, mesimdhenia, ashtu si dhe praktika mjekesore, eshte shume art, ajo kerkon ushtrimin e talentit dhe te krijmtarise.Por ashtu si dhe mjeksia, ajo eshte ose duhet të jete shkence. Per kete ajo permbledh nje repertor teknikash, prodedurash dhe shprehish qe duhet të pershkruhen, te transmetohen dhe te permiresohen.Mesues i madh sikurse mjek i madh behet ai qe shton krijmtarine dhe frymezimin tek ky repertor baze”
Flinders ne vepren e tij shprehet:
“Arti i mesimdhenies sugjeronte aspekte te ndryshme perberese te mesimdhenies profesionale:
ü  Komunikimi
ü  Perceptimi
ü  Bashkepunimi
ü  Kujdesi per vleresimin

Gjatë mësimdhenies ndiqen procedura të ngjashme me ato që ndjekin shkencetaret veprimtarine e tyre shkencore. Keshtu në shume ore mesimi analizohet veprimtaria e mesuesit e cila përfshin kater hapat e meposhtem:
·           Identifikimin e problemit.
·         Caktimi I objektivave
·         Formulimin e nje sere hapash logjike per arritjen e synimit
·           Grumbullimin e të dhenave.

Pra mesuesi vendos se cfare sjelljeje të nxenesve do te matë dhe me pas perdor menyren me te pershtatshme per ta matur ate.Interpretimi I të dhenave, pra mesuesi gjykon nese sjelljet e nxenesve jane ne perputhje me objektivat Duke ndjekur “Metodën shkencore” në mesimdhenie dhe duke u angazhuar në njohjen e rezultateve të kerkimeve shkencore, mesuesit veprojne si shkencëtaret:

v    Identifikojnë objektivat,
v    Percaktojnë strategji,
v    Grumbullojnë dhe vleresojne te dhena
v    Komunikojnë rezultatet e tyre

Ka shume percaktime të termit edukim.Ketu do ti referohemi edukimit si:
“Procesi me të cilin një shoqeri transmeton tek anetaret e rinj të saj vlerat, besimet, dijet dhe shprehjet simbolike per të realizuar komunikimin brenda shoqerise”
Shkollat janë institucione përgjegjëse për edukimin e antërave të rinj të saj.Po jo i gjithë edukimi kryhet në shkolla.Jeta është një shkollë e madhe ku edukimi kryhet cdo ditë, cdo orë edhe pse mund të jetë I paoraganizuar.
Edukimi shfaqet ne dy forma:
ü   I paramenduar (në klasë)
ü  I paparamenduar (në familje, në rruge, me ane te paragjykimeve nga njeri brez ne tjetrin
Ka debate lidhur me cështjen se cfare është psikologjia e edukimit.
Disa besojne se ajo është thjesht dija e perftuar nga psikologjia dhe e zbatuar ne klasë.Të tjerë diskutojnë se ajo përmireson zbatimin e metodave te psikologjise per te studjuar jeten brenda klases dhe shkolles ne menyre me te pergjithshme.Të tjerë argumentojne se ajo eshte nje disipline e vecantë, me teorite, metodat kerkimore, problemet dhe teknologjitë e saj.
Psikologjia e edukimit merret së pari me:
Ø        Të kuptuarit e procesit të mesimdhenies dhe të të nxenit
Ø        Rruget e zhvillimit të këtyre proceseve

Lënda e psikologjise së edukimit i kushton vemendjen kryesore procesit të mesimdhenies duke parë rëndesine e madhe qe ka mesimidhenja ne procesin e të nxënit.
Qëllimi kryesor i psikologjise së edukimit eshte pikerisht të kuptuarit e procesit të mesimdhënies mënyres si ai realizohet dhe si ai na con ne të nxenit e njohurive, dhe për ti kuptuar drejt keto duhet te kemi te qarte se pari se cfare eshte mesimdhenja.
Ajo mund  te perkufizohet në menyra të ndryshme, por e rëndësishme te theksohet eshte se ajo eshte nje proces i qellimshem, nje veprimtari nderpersonale dhe ndervepruese qe perfshin komunikimin, me synimin per te ndihmuar nxenesit te mesojne apo dhe te ndryshojne menyrat e sjelljes se tyre.                                                         
Sot, me shume se cdo kohë tjeter, kerkuesit po studiojne aspekte të psikologjise dhe arsimimit, dhe perditëe me teper po kuptojmë se psikologjia ka per ti dhëne shumë procesit të mësimit.
Dija jonë po shtohet përdite dhe interpretimet mbi menyrat sesi duhet të mesojme ndryshojne. Per arsye të vete shkences dhe studimeve shkencore kemi ndryshime të vazhdushme të teknikave të mesimdhenies duke synuar gjithmonë dhe me shumë përmirësimin e mesimdhenies dhe berjen e saj sa më shume efektive.
 Drejtimi shkencor ka dhene dhe vazhdon të jape shume per zhvillimin e mesimdhenies, por edhe ai ka kufizimet e tij. Shkenca nuk mund të na jape gjithmone rregulla fikse dhe pershkrime të detajuara qe te na tregoje si te sillemi në cdo situate, por shpesh do na duhet te marrim edhe vete vendime ne moment dhe të veprojme subjektivisht.
Ky kontrast qe ekziston mes drejtimit objektiv, sistematik, te planifikuar dhe drejtimit subjektiv momental, i cili kerkon ndryshime të menjehershme, e cojne vemendjen në përcaktimin që i duhet berë mesimdheies si art apo si shkence.
Edhe pse mund të duket dicka e thjeshte per tu realizuar nga te gjithe: te japesh njohuri dhe tju mesosh të tjereve dicka të re, të qenit nje mesues nuk eshte dhe aq e thjeshte. Kjo per vete faktin se mesimdhenja nuk eshte thjeshte nje shkence të cilen mund ta mesosh mire dhe tja u transmetosh të tjerëve, por ajo eshte dhe art, keshtu jo te gjithe mund te behemi mesues te zote, sepse per te qene te tille duhet te jemi njekohesisht në dy role.
Natyra e dyfishte e procesit të mësimdhenies eshte diskutuar për shume kohe.Rreth para 35 vjetesh eshte dhene një analize e qarte mbi keto dy aspekte te procesit te mesimit nga J.M Stephens, i cili fliste per nevojen qe mesuesi të luaje dy role njekohesisht: ate te mesuesit në praktike dhe ate te mesuesit ne teori, pra ai duhet të kete kujdesin si një teoricien (aspekti shkencor i mesimdhenjes) dhe angazhimin si nje prakticien (aspekti artistik i mesimdhenjes).                                       
 Ekzistojne arsyetime të ndryshme nga mesuesit ne lidhje me kete natyre te dyfishte te procesit te mesimdheijes. Nje kritik i njohur dhe profesor letersie, Gilbert Highet, shkruajti një liber te titulluar «Arti mesimdhenies». Ai e argumentoi titullimin e librit duke thene se mesimdhenja eshte art dhe jo shkence.
Ai thekson: «Mua me duket e rrezikshme të zbatosh qellimet dhe metodat shkencore të qeniet njerezore dhe të besh një diagnoze shkencore të struktures së tyre fizike. Sigurisht ështëe domosdoshme per cdo mesues të jetë i rregullt në planifikimin e punes se tij dhe i sakte në trajtinimin e fakteve, por kjo nuk e ben mesimdhenien e tij shkencore. »
Ai e shikon mesimdhenien jo si nje reaksion kimik, por si nje vizatim ose si nje kompozim muzikor, si mbjellja e nje luleje ose shkrimi i nje letre miqesie, per ta realizuar ate duhet te perdoresh zemren dhe te kuptosh qe nuk mund te besh vetem me ane te formulareve. Procesi i mesimdhenjes perfshin emocione qe nuk mund të vleresohen dhe shfrytezon sistematikisht.
 Highet thekson keshtu se mesimdhenja është një nga aktivitetet me të cmuara dhe me me vlere të shoqerise, që mund të behet cdo dite dhe studenti duhet të dijë se nuk ka asgje të cilën ai nuk mund ta mësojë.
Ai i vë rëndësi faktit që mësimdhenia nuk mund të behet me formula, duke bere thirrje keshtu per te qene elastike gjate ketij procesi. Me te qenurit elastik  ai kerkon te theksoje përdorimin e të të gjitha njohurive dhe teknikave qe mesuesi ka në dispozicion per te formuluar plane efektive mesimi, sepse jo gjthmone mesimdhenija kryhet në kushte ideale keshtu shpesh mesuesit duhet te bashkepunojne me mundesi të papershtatshme, me materiale tëpamjaftueshme dhe veshtiresi te tjera. Keshtu, mesimdhenja si art perfshin emocione, vlera dhe elasticitet, cilesi keto të cilat mesuesit duhet ti gjejnë brenda vetes.                                                                            
Argumenti per mesimdhenjen si shkencë eshte po aq bindes sa dhe ai per mesimdhenjen si art.
Dijetare te ndryshem si: P.Woodring, N.Gage, D.Berliner dhe L.Shulman diskutojne që ështe e mundur dhe e duhur te kesh nje baze shkencore per te realizuar mesimdheijen.Duke nxjerre zbulime të qëndrueshme të kerkimeve, mësuesit e ardhshem dhe ata të tashem, mund të mesohen më shume nga kerkesat e domosdoshme që e bejne të mundur mësimdhënien.
 Per te dhene mësim në një grup nxnësish nuk mjafton vetem ana e aftesive vetjake që zotëron secili për të transmetuar njohurite, por duhet së pari baza shkencore dhe profesionalizmi në mesimdhenie.
Që ky proces të realizohet sa më mirë mësusit duhet të kene te qarta në mendjet e tyre strategjitë të cilat do të ndjekin gjatë mësimit, duhet të hartojnë plane mesimore, dhe të zoterojnë mire informacionin që do percjellin.                                  
Një mesues qe kerkon të bazohet gjithmone mbi faktet shkencore behet nje person mekanik i ashper i manget dhe i paqarte, po ashtu dhe nje mesues qe shperfill dijen shkencore dhe fokusohet vetem ne nevoja e nxitjes dhe frymezimit të nxenesve shkon drejt perdorimit te metodave dhe parimeve joefektive te mesimdhenjes.Keshtu mësimdhenia e mirë është një përzjerje e zgjuar mes elementeve artistike dhe atyre shkencore.
Psikologet dallojne prere të nxenet dhe mësimdhenien.Studimi I menyres se të nxenit është vetem gjysma e ekuacionit.Gjysma tjeter eshte të studiojme si ti mesojme ata, dmth evidentimi i rrugeve te efektshme per ti mesuar.Moshat e reja kane aftesi natyrale per të nxene.Mesimi organizohet ne ate menyre qe femijet te mesojne lendet me synim qe ti pershtasin ato ne jeten e mevonshme.Femijet duhet të mesojne se si te nxene dhe menyren se si të drejtojnë të menduarin per të nxene.Proceset e të nxenit jane te ndryshme.Secili prej tyre ka nje rol ne pervetesimin e njohurive.
Mesuesit nuk mund të depertojne ne menyre te drejtperdrejte tek mendjet e nxenesve.Ata mund ti sigurojne nxenesve pervoja me te cilat ata te ushqejne mendjet e tyre. Arti i mesimdhenies eshte menaxhimi i pervojes se nxenesve, me se shumti ne klase.Menaxhimi i realizimit te te nxenit ka dicka te perbashket me format e menaxhimit.
Menaxheret duhet:
ü  të kene objektiva te qarta
ü  të perdorin burime te ndryshme
ü  Të mbledhin te dhena per te pare perparimin per arritjen e objektivave
Mesimdhenia si menaxhim I pervojes se te nxenit eshte objekt kryesor i psikologjise se edukimit Mesuesit ne menyre të vazhdueshme duhet te perqendrohet ne percaktimin e qellimeve te te nxenit dhe te grumbulloje te dhena per te

Mesimdhenia eshte:
1.            Veprimtari nderpersonale
2.            Proces i qellimshem

Enderson dhe Bernzi arriten ne kete percaktim te saj:
Mesimdhenia eshte nje veprimtari nderpersonale, ndervepruese qe perfshin komunikim gojor, qe nderrmerret me synimin per te ndihmuar nje ose me shume nxenes te mesojne apo ndryshojne menyrat sipas te cilave ata mund apo do te sillen
Zhvillimi i mjeshterive të mesuesit kalon në tre stade:
       I.            Stadi paramesimdhenies
    II.            Stadi I fillimit
 III.            Stadi I pjekurise ose pervojes
Rolet e shumfishta të mësuesit:
       I.            Mësuesi – ekspert mesimdhenes
    II.            Mësuesi – motivues
 III.            Mësuesi – menaxhues
 IV.            Mësuesi – keshilltar
    V.            Mësuesi – model



ETIKA PROFESIONALE E MESUESIT
Ky material u drejtohet mësuesve në përgjithësi, edhe pse jemi të vetëdijshmëm për nevojën e një beteje kulturore dhe të sjelljeve brenda kësaj kategorie në lidhje me opinionin publik. Parimet e propozuara duhet të drejtohen nga kritetet e drejtësisë për sa I përket tematikave shkollore.
Padyshim që duke u nisur nga të tilla kritere nuk mund të dalin me një saktësi gjeometrike zgjidhje empirike që do të jene objekt I refleksioneve të vazhdueshme personale dhe që do të jenë pjesë e diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet kolegëve por gjithsesi do të shërbejnë si tregues brenda të cilit do të gjenden zgjidhjet.
Edukimi.
1. Përgjegjshmëria
Ø  Të edukosh me përgjegjshmëri
Është detyra e mësuesit të kontribuojë në formimin njerëzor të studentit në mënyrë të pavarur nga normat disiplinore. Aspekti qëndror është edukimi I drejtuar nga përgjegjshmëria.
Në themel të kërkesave për përgjegjshmëri të studentëve qëndron koncepti I “Personit”, që  nënkupton lirinë dhe respektin (I papërgjegjshmi nuk respektohet), dhe jo gatishmwrinw për të paguar çmimin për atë që bën ose që kërkon të bëj si thyerje të disiplinës.
Ø  Të veprosh me përgjegjësi
Shembulli është elementi themelor të edukimit etik. Që do të thotë se përgjegjshmëria e mësuesit manifestohet në sjelljen e tij, në respektimin e orarit dhe të angazhimeve, në përgatitjen e leksioneve, në studimin e vazhdueshëm personal, në normat e sjelljes, në gjykimin e barabartë që mban mësuesi.
Edukimi ne shkolle ose procesi i mesimdhenies krijon nje komunikim aktiv dhe mardhenie te ndersjellta midis grupeve me status te ndryshem ne shkolle.Keto situate jane te pranishme ne jeten shkollore aq sa po te kthehemi ne retrospective ne jeten e gjithesecilit prej nesh ne shkolle mund te vihet re qe jeta e individit ne shkolle eshte e mbushur me komunikim aktiv e te ndersjellte midis grupeve me status te ndryshem.
Politesa
Kjo situate vendoset nga funksionimi i nje faktori qe quhet politesa.Elementi politese eshte sjellja qe nje grup me status me te larte ndaj nje grupi me status me te ulet krijon barazi komunikimi ose ridimensionim sjelljeje.Disa here ne shkolle mungesa e politeses krijon diferenca ne komunikim ndermjet grupeve me status te ndryshem aq sq shfaqen probleme dhe sjellje jo normale ne ambjentet e shkolles. Të mësosh është veprim që nënkupton respekt të përditshëm të studentit si në sjellje, në gjuhën me të cilin I drejtohet të tjerëve, në lirinë dhe në autonominë e tij, duke refuzuar indoktrinimin ideologjik. Refuzimi I indroktimit është akt jo vetëm i disiplinës së brendshme por akt public, I hapur.
Hierarkia
Hierarkia shkollore. duke qene nje element i njohur dhe funksional ne shkolle shpeshhere mund te ngaterrohet sidomos kur ajo perdoret ne praktike nga mesuesi.Mesuesi disa here mund te kerkoje respekt maksimal nga nxenesi,por ky respekt qe nuk eshte i fituar mund te kerkohet edhe ne rruga artificiale si rezultat i veprimit te hierarkise ne shkolle.Mesuesi duke ditur statusin e tij kerkon nje respekt formal prej nxenesit ,duke mos vene ne pune politesen e kerkon respektin duke menduar se i takon.Respekti formal ose artificial qe kerkohet nga mesuesi mund te jete i drejte si kerkese por nuk mund te vendoset asnjehere i bazuar nga ushtrimi i te drejtes qe te jep statusi i nje hierarkie me te lartene shkolle.Respekti mund te vendoset kur mesuesi zbaton me saktesi elementin politese dhe shfaq nje sere cilesish te tjera te nje mesuesi efektiv,te cilat krijojne respektin tek nxenesi i tij.
Solidariteti me kolegët
Mësuesi I kundërvihet në mënyrë të vendosur kundër çdo dhune despotike dhe është në mbrojtje të të drejtave legjitime të të gjithë kolegëve, të lirisë së fjalës, të diskutimit, në liberalizmin e organeve shkollore dhe barazinë për shpërndarjen e të vlerësimeve. Nuk duhet tw ofrojë asnjë mbrojje për veprimet e dhunshme, ideologjike dhe kundër interesave të kolegëve.
Konformiteti
Krahas politeses dhe hierarkise i rendesishem eshte edhe elementi i konformitetit.Zakonisht nga nxenesit ne praktiken shkollore kerkohet konformitet per tu pershtatur me rregullat qe ka shkolla.Nxenesit vijne ne shkolle me parametra te ndryshem,si nga ana fizike ashtu edhe nga ana sociale,ekonomike dhe kulturore,duke shfaqur sjellje te ndryshme.Shkolla eshte nje vend institucion qe kerkon funksionimin e saj mbeshtetur tek nje model sjellje,keshtu qe diferencat ne sjellje midis asaj qe kishin mesuar nxenesit dhe asaj qe kerkon shkolla mund te eliminohen nese nxenesit pranojne shkallen e caktuar te konformizmit te vendosur nga shkolla.Shpeshhere burimi i sjelljeve te keqija mund te jete niveli i ulet i konformizmit qe shfaq nxenesi.Jeta shkollore eshte e orientuar nga nje aktivitet i caktuar midis grupimeve te nxenesve ne shkolle.Zakonisht klasat nuk jane homogjene persa i perket grupeve qe ato formojne.Ne klase zakonisht kerkohet nje pershtatje e sjelljes individuale te nxenesit me sjelljen e grupit.Kjo pershtatje iniciohet nga nje sere faktoresh qe ndikojne ne sjelljen e nxenesit.
Keto faktore jane:
Ø  a.Ekzistenca e grupeve ne klase
Kjo situate krijon nje presion mbi nxenesin qe ne pergjithesi do te kerkoj nje pozicion qe i takon ne grupin e caktuar.
Ø  b.Influenca e shokeve ne klase
Disa nxenes duke marre pozicionin e liderit fillojne te ushtojne influencat e tyre mbi sjelljen e shokeve te tjere ne klase.Pra ne mjedisin e klases,padyshim duhet qe te kihet parasysh qe sjellja e nxenesve eshte e orientuar drejt infuences qe kane disa lider ne klase.
Ø  c.Ndarje dy kategorish ne klasa
Ne kete situate njeri grup ka karakteristikat pozitive ndaj mesimit,Grupi i dyte ato negativet ndaj mesimit.
Ø  d.Karakteristikat e ndryshme qe shfaqin dy rrymat.
Njeri grup shfaqet pozitivisht ne mesime ndersa grupi tjeter negativisht.Tentohet perqasje individesh per bashkangjitje grupesh por mbetet evident kur vjen puna tek mesimet.Ndodh rralle te kete nxenes te pavarur te cilet nuk jane tek asnjeri grup apo te painfluencuar tek njeri apo tjetri grupim.Nese ndodh ka gjithmone presion dhe ndikon ne lekundjen e besimit qe ky nxenes ka.Edukimi i nxenesit perceptohet te ndodhe ne nje segment te caktuar ne shkolle.Skajet e ketij segmenti jane nga njera ane linja e ashper per tju bindur rregullave te shkolles dhe nga ana tjeter lejimi i nxenesit te beje si te doje ne shkolle.Ky segment me keto skaje duhet te kete parasysh gjetjen e ekuilibrit ndermet nevojave dhe edukimit qe duhen per nxenesit.Shkolla si nje institucion ka rregulla qe kufizon lirine e nxenesit dhe ketij kufizimi shumica e nxenesve i pershtaten por ka nxenes qe nuk i pershtatet rregullave dhe krijon probleme ne sjelljen ne shkolle.Mesuesi ne klase duhet ta investigoje dhe te nderhyje nepermjet nje perzierjeje midis lirise se shfrenuar te individit dhe disiplines qe ai duhet te kete dhe te tregoje ne kete institucion.Prishja e ekuilibrave e segmentit te edukimit do te krijoje problematika ne sjelljen e nxenesit ne shkolle.Si konkluzion  mund te thuhet se sjellja e nxenesit ne klase ka perballe veprimin e nje numri faktoresh te cilat kur nuk funksionojne ne parametrat e tyre normale rrezikojne e sjellja e nxenesit te krijoje probleme ne jeten shkollore.Shkolla eshte institucioni ku realizohet procesi i mesimdhenies.Nje periudhe e madhe kohore ne shkolle konsumohet per komunikim dhe bashkebisedim midis mesuesit e nxenesit ne procesin mesimor.Procesi i mesimdhenies realizohet nepermjet ores se mesimit.Ora e mesimit eshte nje aktivitet qe ballafaqon apo ve perballe njeri-tjetrit grupin e mesuesve me grupin e nxenesve.Ky ballafaqim shihet jo vetem ne aspektin shkencor,ku mesuesi shpjegon njohurite dhe konceptet e reja,por edhe ne aspektin profesional ku mesuesi shfaq nje sjellje te caktuar me nxenesin gjate komunikimit ne oren e mesimit ne klase.Ecuria mesimore gjate ores se mesimit ne klase kerkon aplikimin e pese elementeve qe ndikojne psikologjikisht mbi krijimin e nje klime pune ne klase.
Keta elemente jane:
Pershendetja
Ky element perfshin momentin e hyrjes ne klase te mesuesit dhe vendosjen e nje komunikimi normal me nxenesit.
Vendosja e mardhenieve.
Ky element presuopozon shfaqjen e tij menjehere pas kalimit te periudhes se pershendetjes.Vendosja e mardhenieve positive ne klase ndikon per te krijuar nje klime pune stimuluese.
Zgjidhja e detyrave
Ky element ka te beje me ecurine e komunikimit dhe mardhenieve sociale gjate ores se mesimit.Mesuesi ne klase kryen veprime te ndryshme qe jane ne funksion te ecurise se mesimit p.sh pyet nxenesin.kerkon shpjegime per pyetjet e ndryshme te mesimit,jep njohurite e reja nepermjet perdorimit te teknikave te ndryshme te mesimdhenies,krijon bashkeveprime apo levizje ne klase te nxenesve,degjon pergjigje te ndryshme te nxenesve si ne sensin positiv ashtu edhe ne ate negativ.
Perfundimi i mardhenies mesues-nxenes
Ky element nga pikpamja kohore perkon me perfundimin e mesimit.Shpjegimi i mesimit dhe perfundimi i gjithe aktivitetit te tre elementeve te mesiperm gjate ores se mesimit perkon me arritjen e ketij momenti.
Largimi
Ky element eshte momenti i ndarjes se mardhenieve sociale te krijuar gjate gjithe procesit te mardhenies midis mesuesit dhe nxenesit.Elementi i largimit eshte nje situate ne te cilen klasa mund te tregoje nje model sjellje positive ose negative, nepermjet situatave te tilla si: kenaqesi, britma apo sjellje te tjera qe tregojne padurimin e tyre per tu shkeputur nga komunikimi social me mesuesin.Realizimi i standarteve te kerkuara te ketyre elementeve qe ndikojne ne vendosjen e nje mardhenie sociale ne klase,do te gjeneroje nje sjellje komunikimi positive midis grupeve.

Disa nga aftesite sociale qe duhet te shfaqe mesuesi ne procesin mesimor ne klase jane:

Efektiviteti
Trajtimi nga mesuesi me efektivitet i materialit mesimor gjate ores se mesimit dhe strukturimi i sakte i ores se mesimit.
Mikpritja
Kjo aftesi ka te beje me faktin se sa nje mesues eshte i mirepritur nga nxenesit ose se si ai mirepret nxenesit e tij,kur ata shkojne ne oren e tij te mesimit.
Eleminimi i disavantazheve
Ky element ka te beje me disnivelin qe mund te shfaqe mesuesi ndaj nxenesve ne veshje,menyren e krehjes se flokeve,menyrat e sjelljes etj.Zakonisht situata sociale ne shkolle eshte e tille ku niveli i mesuesve ndryshon nga ai i nxenesve te tijKeto situata eshte mire te eleminohen nese kerkohet nje komunikim sa me i mire apo sjellje sa me positive.
Largimi i nxenesve nga klasa
Ky element eshte nje rast tipik ,qe ne praktiken shkollore mund te haset kurdohere.Kur nxenes te caktuar behen object te sjelljeve jonormale  ne klase mesuesi tenton ta largoje nga ora e mesimit por shpesh here kjo metode eshte problematike dhe jo efikase.Mesuesi duhet te kerkoje bashkeveprim,komunikim dhe situate te kendshme me nxenesit e tij per nje mesim sa me efektiv dhe komunikues.
Rreziku nga reprezaljet
Ky element presupozon rastet kur mesuesi kerkon te beje reprezalje me notat apo me ndonje veprim tjeter me qellim qe te tregoje statusin e tij me te larte ndaj nxenesve.Perdorimi i reprezaljeve nga mesuesi ne klase krijon ndjenje frike dhe inicion sjellje negative tek nxenesit ne oren e mesimit.
Pergatitja e mesuesit
Mesuesi qe tregon pergatitje profesionale ne oren e mesimit nuk lejon pauza ne procesin mesimore  dhe si rrjedhim ai ju imponohet  nxenesve me situata te cilat jane terheqese.
Shfaqja e trishtimit apo ashpersise nga mesuesi
Kjo aftesi sociale e mesuesit shihet ne ato raste kur ai reagon me nje sjellje te ashper ne oren e mesimit.Inicimi i sjelljeve te ashpra ne oren e mesimit krijon mbi nxenesin rendese socialo-psikologjike duke krijuar situata te veshtira.    
Jo procesit me paramendim ne klase
Ky element shihet ne rastet kur mesuesi vendos qe ne nje ore mesimi ai do ti penalizoje nxenesit nepermjet nje sjellje agresive apo nje provimi te palajmeruar dhe te veshtire ose duke dhene ushtrime tejet te veshtira.Nje situate e tille sociale krijon baze per sjellje te papershtatshme nga ana e nxenesve.Komunikimi midis mesuesit e nxenesit per te qene ne parametra normale kerkon marrjen parasysh edhe te disa elementeve te tjere qe ndikojne ne procesin e komunikimit.
Keta elemente jane:
       I.            Mesuesi duhet te ruhet nga gjendja emocionale te pakontrolluara ne oren e mesimit
    II.            Mesuesi duhet te zbatoje te gjitha rregullat e ores se mesimit ne te kundert  do te iniciohen situata kaotike nga ana e nxenesve duke shfaqur tension dhe sjellje negative ne klase.
 III.            Aplikimi i sakte i pyetjeve ne klase nga mesuesi gjate ores se mesimit ndikon per nje sjellje positive ne oren e mesimit ne te kundert do krijoje nje klime te papershtatshme nga ana e nxenesve ne ambjentin e klases.
 IV.            Komunikimi i lirshem nga ana e mesuesit krijon positivitet ne mardheniet midis nxenesve dhe mesuesit gjate procesit mesimore.


5-Dhenia e informacionit nga mesuesi.
N.q.s informacioni eshte i sakte,interesant,i kohes,terheqes per vemendjen e nxenesit,jepet ne menyre interesante,lejon shkembimin  e ideve ,i prekshem ne klase etj,atehere kemi te bejme me nje situate interesante gjate ores se mesimit.
Ne teresine e saj figura e mesuesit shpreh imazhe te pelqyeshme per nxenesit.Puna kryesore qe nderton secili mesues per te qene i suksesshem ne procesin e mesimdhenies eshte shprehja e imazhit te te qenit i pelqyeshem ne klase nga nxenesit.Ky imazh vendoset nepermjet dhenies se shembullit te shprehjes se nje sjellje positive ne komunikimin me nxenesit ne klase.Figura e mesuesit shihet nga nxenesi si model i te rriturit.Nxenesi duke e imituar sjelljen e mesuesit do te ravijizoj nje situate te tille ku do te mesoje se si do te sillet kur te rritet.Keshtu pozicioni i mesuesit    per te qene nje figure terheqese ne shkolle,demtohet nga disa kundershti qe paraqet roli i tij.Ai nga njera ane,per te krijuar nje imazh sjellje pozitive duhet qe te jete udheheqes i te gjitha aktiviteteve qe organizon klasa apo shkolla dhe nga ana tjeter duhet te drejtoje te gjitha proceset edukative.Mesuesi duke qene ne disa raste mjaft i ngarkuar nga ana akademike ne procesin mesimor,shmanget nga aktivitetet  dhe figura e tij nuk shihet si nje figure te cilen nxenesit duhet ta ndjekin me sjelljen e tyre ne shkolle.Mesuesi udheheq rrethe te ndryshme qe mund te kete shkolla ,si sporti,vizatimi,leximi,etj.Mesuesi i udheheq keto rrethe pas mesimit  dhe i orienton nxenesit qe te shprehin ne keto rrethe shkollore ,interesat e tyre dhe te nxisin talentin.Detyra qe ushtron klasa e kujdestarise i kushton mesuesit shume kohe dhe ai ne kete situate e ka te veshtire te udheheqe apo te organizoje rrethe te ndryshme ne shkolle.Ai nga njera ane eshte nje autoritet shkollor me nje personalitet te spikatur qe kerkon ne komunikimin me nxenesit te mbaje ne distance ne baze te hierarkise shkollore dhe nga ana tjeter ai duhet te ushtroje edhe pozicionin e tij si nje keshilltar per nxenesin.
Miqesia ne klase
Procesi i mesimdhenies krijon mundesi qe mesuesi te qendroje per nje kohe te gjate ne kontakt me nxenesit.Mesuesi per vendosjen e kesaj miqesie me nxenesit ne klase duhet te mbaje parasysh disa elemente te sjelljes qe ndikojne ne krijimin e klimes se miqesise.
Keta elemente jane:
Te dije interesat e klases dhe te kuptoje prirjet qe ka.
Neqoftese mesuesi ne punen e tij me klasen nuk i kupton keto parametra atehere ai do te behet ireal ne klase dhe jo terheqes


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels