IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://eseshkolle.blogspot.com/
Tema : Duhani Alkoli Drogat e Paligjshme
Objektivat :
Te tregojë dëmet e duhanit , alkolit ,drogave tepaligjshme ne shendetin e njeriutTe tregohet si punojne bashkëmoshatarët ,familjaret në ndihmë te përdoruesve të tyre.

Demet e duhanit ne shendetin e njeriut MOTIVIMI PËR DUHAN Pirja e duhanit nuk është vetëm një shprehi (ves) e thjeshtë, por paraqet njëkompleks të tërë shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut në jetën e përditshme. Ja vetëm disa ngaarsyet më të rëndësishme të pirjes së duhanit: përshkak të nervozizmit, për shkak të relaksimit, për shkaktë vetmisë, për shkak të mosaktivitetit, për shkak tëdietës, për shkak të shoqërisë, për fitimin evetëbesimit, për rritjen e kënaqësisë, për zbutjen emoskënaqësisë, nga shprehia, për stimulim, si dëshirëpër identifikim, si një dëshmi e forcës dhe pozitës sëlartë në shoqëri (pirja e cigareve të shtrenjta), si njëformë e lajkatimit, mashtrimit, ikje nga
problemetpersonale, si mjet për pagjumësi (portierët, rojat, etj.).Duhani, një ves me pasoja për jetën Çdo 10 sekondashuhet një jetë nga pasojat e konsumit të cigareve. Nëfillim të viteve 90 kanë vdekur 3 milionë njerëz në vitdhe mendohet që në vitin 2020 deri 2030 do të vdesin10 milionë njerëz nga demet e duhanit. Lista esëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumit të duhanitështë shumë e gjatë, duke filluar nga sëmundjet etraktit të frymëmarrjes (kanceri i bronkeve, kancer nëfyt, laringjit kronik), të sistemit kardio - vaskular(infarktit në zemër, pika në tru, arteriosklerozë), atyretë sistemit të organeve të tretjes (kancer në buzë, gojë, ezofag, lukth, zorrëdymbëdhjetëgishtore dhe pankreas), duke vazhduar tek ato të traktit urogjenital (kancerii fëshikzës së urinës dhe kanceri i mitrës),Tymi i cigareve përmban mbi 40 substancakancerogjene dhe për këtë arsye është e vështirë tëcaktohet se cila prej tyre është më e rrezikshme. Tymii cigareve, një përzierje prej gazrave dhe avullit, gjatëdjegies përkrah nikotinës çliron edhe materieorganike, monoksidin e karboni, okside të azotit,materie kancerogjene, metale të rënda (krom, arsen,kadmium, vanadium).
Çka duhet te dini për nikotinën?
Nikotina është perbers më i njohur toksik icigares. Nikotina, është alkaloid helmues me erë tëkeqe, që gjendet në gjethet dhe në rrënjët e duhanitdhe që vepron si ngacmues mbi sistemin nervor.Nikotina ndikon në tru në sasi të vogla si nxitëse dhegjallëruese, në sasi të mëdha ngurron dhe bllokondhe në sasi shumë të larta ka pasoja për jetën.
Një cigare përmban 6 deri më 15 miligram nikotinë. Sasia vdekjeprurëse gjatë thithjes është1 mg për 1 kg peshë trupore, kjo sasi gjendet në 3 deri në 5 cigare. Vetëm nikotinaështë përgjegjëse për varësinë nga duhani.
Përbërësit e tymit të duhanit
PASOJAT E DUHANIT PËR SHËNDETIN
Pirja e duhanit është shkaktar kryesor dhe iveçantë i sëmundjeve dhe i vdekjeve tëparakohshme. Duhanxhinjtë vdesin 5-8 vjetmë herët se ata që nuk pinë duhan dhe janë tërrezikuar dy herë më shumë nga sëmundjetfatale të zemrës, dhjetë herë më shumë ngatumori në mushkëri, gojë, fyt, kapërcell,pankreas, veshkë, fshikë urinare, mitër, dy deritri herë më shumë nga ulçeri. Fëmijët eprindërve që pinë duhan lindin me peshë tëvogël, shpesh me infeksione të mushkërive,më shumë infeksione kronike të veshit dhe meshumë mundësi për tu bërë duhanxhinj mëvonë. Gjithashtu veprimet e dëmshme të tymittë duhanit vërehen në gjëndrat endokrine dhe sistemin nervor që janë rregullatorë tëjetës sonë. Shkakton dëmtim të funksionimit të organeve reproduktive. Me kalimin ekohës, nën ndikimin e toksikimit me duhan ngushtohen enët e gjakut të organeve vitaleme pasoja fatale. Lindjet e parakohshme, abortimet dhe vdekshmëria e foshnjave paslindjes janë 2-3 herë më të mëdha tek shtatzënat që pinë duhan. Praktikisht, të gjithatoksine e tymit të duhanit depërtojnë në qumësht nëpër gjëndrat qumështore. Qumështi helmuar arrin në lukthin e foshnjës dhe shpërndahet në tërë organizmin, kursemateriet e tij toksike veprojnë në dobësimin e mekanizmave mbrojtës të foshnjës. Nëgjakun e foshnjës janë gjetur një varg toksinesh të duhanit, që veprojnë në strukturat etrurit të madh.Pirja pasive e duhanit  Joduhanxhiu i cili qëndron në afërsitë duhanxhiut thith deri 80% të të gjitha materieve të tymit.Ky tym vetëm për 5 sekonda pasi të futet në organizmin ejoduhanxhiut kryen veprimet e veta toksike. Hulumtimetkanë treguar se në ambientin e ndotur me tym cigareje tekjoduhanxhitë manifestohet me lodhje, marramendje,zvogëlim të aftësive të kujtesës, rritjen e tensionit të gjakutdhe rritjen e sedimentacionit të eritrocitve.. Parapengimi i pirjes se duhanit Ndryshimi i sjelljeve tëduhaxhinjeve dhe mbështetje që duhet dhë në jo duhaxhinve. Ndryshimi i pikëpamjeve ndaj pirjes së duhanit, duke rrënjosur bindjenndaj pirjes së duhanit si shprehi e dëmshme dhe e rrezikshme e jo si për një shprehi tëdomosdoshme. Ndryshimi përbërjes së duhanit. Të ndryshuarit e mendimit për mospirjen e duhanit si norme e detyruar e sjelljes në shoqëri. Për të qenë efikase luftakundër pirjes së duhanit duhet që të inkuadrohet tërë shoqëria në këtë aktivitet të madh. Duhet që të luftohet nëpër shkolla ku ende pirja e duhanit nuk është bërë shprehi shkatërruese. Dhe së fundi vetëm dëshira dhe vullneti i fortë mund ta fitojnë luftënkundër duhanit.Duhani eshte shkaktar edhe i:Halitosis: gjeresisht era e keqe ndikonnegativisht ne gjendjen psikologjike te cdo individi. Duhani shkakton tharjen ehapsires gojore ose kserostomise e cila kalidhshmeri edhe me paradontozen kuparaqitja e xhepave ne hapesirat interdentale eshte vend adekuat i mbetjeveushqimore me cka fermentimi i ushqimitsjell gjere en eren e pakendeshme. Karcinomi oral: i shkaktuar nga kemikaletdhe mbetjet toksike qe mpermban duhani, shkaktojne ndryshime ne mukozen orale,duke bere ndryshime ne indet e buta.Studimet tregojne se duhanpiresit jane 6here me shume ne rrezik te zhvillimit tekancerit oral se sa ata qe nuk ekonsumojne. Keqperdorim i alkoolit sebashku me pirjen e duhanit e rrisin rrezikune zhvillimit te kancerit te gojes.Paradontoza: eshte semundje e mishrave te dhembeve qe si faktore kryesort ndikon aigjenetik por edhe duhani me perqindje te larte e shkakton ate duke demtuar mishrat edhembeve, gjeresisht terheqjen e mishrave dhe gjakosjen e tyre.Pirja e duhanit krijon njolla te zeza ose ngjyre kafe ne siperfaqen e dhembeve. Njollatzakonisht depozitojne ne zonen e qafes se dhembeve. ashpersia e njolles gjithashtuvaret nga sasia e pranishme e gurezve ne dhembe. njollat e duhanit ne nje proteze janeme te veshtira per tu pastruar, ato ngjiten ne materialin plastik te protezes dhe eshterende per tu pastruar.10 dëmet që shkakton duhani në shtatzënisëI paraqitur si një problem global, konsumimi iduhanit dhe sëmundjet e shkaktuara nga ai zënëvend ndër problemet më serioze të shëndetit nëbotë. 50-70% e femrave të cilat konsumojnëduhanin vazhdojnë ta konsumojnë atë edhe gjatështatzënisë.
1. Shkakton lindje të parakohshme: Një shtatzëninormale zgjat 38-40 javë. Bëhet shkak për një lindjeshumë para javës së 38-të.
2. Dëmtimi parakohe i membranës: është dëmtimi osederdhja parakohe e ujërave dhe kjo bëhet shkak për lindjen e një fëmije të pazhvilluar.
3. Një zhvillim i vonuar i intrauterit: Cigarja jo vetëm qëpakëson oksigjenin dhe substancat ushqyese qëshkojnë tek fëmija nëpërmjet gjakut por është dheshkaktare e një zhvillimi të vonë të fëmijës në barkun enënës.
4. Intrauerin exitus: quhet vdekja e papritur e fëmijësnë barkun e nënës.
5. Preaklampsi: një shtatzani e shoqëruar me rritje tëtensionit, shfaqje të proteinave në urinë, edemë tëtepërt në trup, shikim të turbullt është treguese e njëhelmimi. Paraqitet rrezik jete si për nënën ashtu dhe për fëmijën.
6. Hipertension: është ngritja e tensionit nën efektin e nikotinës e cila ngushton enët egjakut. Për këtë arsye edhe të ushqyerit e fëmijës do tëndikohet negativisht.
7. Dekolman plasenta: Është shkëputja parakohe eplacentës. Në kushte normale placenta shkëputet oseulet poshtë pas lindjes së fëmijës. Ndërsa Dekolmanplasenta është shkëputja e placentës kur fëmija ështënë barkun e nënës , gjë që shoqërohet me hemoragji tërrezikshme.
8. Sindroma Respiratuar distres: është problemi i cilishoqërohet me vështirësi në frymëmarrje të fëmijës paslindjes. Problemi respirator vdekjeprurës tek fëmijët tëcilët lindin parakohe (premature) shihet më shpesh tekshtatzënitë gjatë të cilave konsumohet duhan.
9. Pakësimi i qumështit: bëhet shkak për pakësimin e sasisë së qumështit tek lehona.
10. Ndikon në nivelin e vitaminës C të qumështit dhe në pakësimin e veçorisë së sajushqyese gjatë periudhës së lehonisë.
Demtimet e alkolit ne shendetin e njeriut
Burrat rrezikohen Nga semundja e Osteoporozes Burrat mbi pesëdhjetë vjeç kanë rreziqe për tëpësuar fraktura të shkaktuara nga osteoporoza ecila është edhe më kërcënuese se kanceri i prostatittek ata. Sipas disa studimeve të eksperteveamerikane ortopedë, delikatesa e kockësmashkullore është më e rëndomtë se sa mendohetedhe pse është disa herë e lënë pas dore por atajanë më të ekspozuar ndaj rrezikut për shkak tëalkoolit dhe dietave të çrregullta shpesh me mungesa proteinash të cilat gjenden shumëtek qumështi.
Alkooli në të kundërt demton mëlçinë dhe ndryshon metabolizmin e vitaminës D enevojshme për të ngjizur kalciumin në kockë.Alkooli dhe demetPervec duhanit nje ves tjeter i demshem eshte edhealkooli. Edhe ky ves eshte shkaktar i nje vargu tegjere semundjesh duke filluar qe nga aparati tretes,melcia, pankreasi e deri ne demtime te pakthyeshmete sistemit nervor qendror.Ne melci alkooli i konsumuar shkakton demtime teqelizave hapatike, demtim qe progreson ne kohe dheqe varet nga doza e konsumuar per dite dhe ngavecorite fiziologjike te individit. Keshtu eshte vertetuar se sasia e rrezikshme alkooliteshte ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli qepermban pije dehese), ndersa perdorimi 100-150 gr.alkool ne dite, con brenda nje periudhe 10-vjecare ne ceroze.Nga ana tjeter eshte vertetuar edhe shkencerisht se per shkak te fiziologjise femratdemtohen shume me shpejt se meshkujt per te njejten sasi alkooli te konsumuar. Njerezit qe pijne prej vitesh alkool, qe nuk ndjejne as gje papritur nje dite gjenden paranje fakti te hidhur, melcia e tyre ka marre fund, eshte kthyer ne nje melci cerotike, osekane shqetesime te lehta qe nuk ja vene veshin, por bukur mire ata bejne puthjen epare me vdekjen.Edhe pankreasi peson demtime nga alkooli. Perdorimi i zgjatur i alkoolit e demton nemenyre kronike pankreasin deri ne ate shkalle sa ainuk arrin te sekretoje sasine e duhur te enzimeveper te kryer te plote procesin e tretjes se ushqimeve.Eshte vertetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik(rreth 100 ml raki) ne dite predispozon per demtime,ndersa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki(200ml) apo 2 litra birre per nje periudhe 6-12 vjetjep ne menyre te sigurt demtime te pankreasit. Konsumimi per nje kohe te shkurter i nje sasie temadhe pijesh alkoolike rrezikon per pankretit akut qemund te coje deri ne rrezikimin e jetes se personit nefjale.Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e te dehurit, ne te cilen sistemin nervor qendror nukarrin te kontrolloje veprimet e vullnetshme, apo te pavullnetshme te personit ne fjale.Por, demi me i madh vjen nga perdorimi afatgjate. Eshte vertetuar se per cdo 1 literalkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, te parikthyeshme te trurit.Keshtu qe perdoruesit kronike te alkoolit, me kohe e cojne personin drejt demences(shizofreni, marrezi), degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli demton paperjashtim te gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.
Alkooliste quhen ata individ,te cilet perdorin tej masedhe rregullishte pijet alkoolike,qe jane te varur prejtyre ne nje shkalle te tille,sa qe manifestojnecrregullime te theksuar mendore,fizike dhe nemardheniet me njerezit tjere. Resorbimi i alkoolit praktikishte fillon ne goje,por me se tepermi nelukth. Shkencetaret amerikane konfirmoje se qelizat eorganizmit te njeriut,fiziologjikishte nuk jane te per gaditura per duhan dhe alkool.Demet e alkoolit ne organizem Alkooli duke depertuar ne organizem nga goja,se paridemton buzet,gjuhen dhe fytin duke shkaktuarinflamime gjegjese te organeve te permendura.Alkooli gjithashtu zgjeron enet e gjakutne zgavren e barkut,te organeve te brendeshme dhe lekures.Me se tepermi demtonqelizat nervore,crregulon metabolizmin e tyre dhe si rrezultat eshte degjenerimi i tyre alkooli i dhuron shoqerise anetarmargjinal, vagabonde, psikopate antisocial, ndersapjesemarrja e tyre ne aktivitetin kriminal eshte tejet eimpozant. Alkoolistet ne gjendje te dehur, zbulojne gjerat profesionale intime, sekrete ushtarake dhe diplomatike, kane aftesi te pakufizuar, por te gjithangecin vetem ne premtime. Ne fund mund te themise alkooli nuk krijon gjeni,perkundrazi shkaterrongjenit. Familja e alkoolokut perngjane ne teater, kuparaqiten vetem tragjedite.Te pakten e provuar shkencerisht nje gjysem gotevere ne dite ndihmon ne hollimin e gjakut.Ne faktdhe alkoli psh. ne birre ndihmon eh lere etj. do i lexoni vete. Ne kohen e sotme nuk jeni te detyruar hani ushqimin qe ju detyrojne por jeni tekushtezuar te hani ushqime qe sot nuk jane aq natyrale dhe sinqerisht kohet kanendryshuar, viruset dhe bakteriet jane bere me te forta etj. shikoni vete statistikat.E di qe ne nje fare menyre apo tjetren,fe apo famileje etj, jeni te detyruar te mosperdorni alkol por sinqerisht keto jane thene kushe di sa vjet te shkuara. Keni kujdes per shendetintuaj. Njeriu nuk eshte vertet gati por si fjali te funditmos e super-konsumoni alkolin.
Kush pi pije alkolike?
Sipas një sondazhi, burrat pinë mesatarisht 8 kanoçe birre në ditë, ndërsa grate 2 ½ kanocebirre në ditë . Kur u pyetën rreth konsumit të alkolit në javën e fundit, 40% e burrave të, thanëse kanë pire 4 unite në një ditë dhe 23% e burrave thanë se kanë pirë 8 unite ne ditë . 23% e grave thanë se kanë pirë 3 unitenë një ditë dhe 9% e grave thanë se kanë pirë më thumë se 6 unite në ditë . 26%e burrave dhe 41% e grave nuk kishin pirë alkol. Efektet pozitive Alkoli mund të ketë efekte positive mbi shendet. Friedman dhe Kimball gjetën sepersonat që pinë alkol në moderacion kanë vdekshmëri dhe sëmundshmëri më tëulur se ata që nuk pinë fare dhe ata që pinë me shumicë .
Mendohet se alkoli redukton sëmundjet koronare të zemrës sepse
1) redukton prodhimin ekatekolaminave në kohë stresi,
2) mbron vazat e gjakut nga kolesteroli,
3) reduktontensionin e gjakut,
4)mund të merret pa recetë ,
5) është strategji afatshkurtërpërballimi.
Në përpjekje për të kuptuar pse njerëzit pijnë duhan dhe alkol kerkuesit e psikologjisësë shëndetit përqëndrohen në modelet sociale të koshiencës. Megjithatë ka literaturërreth adictionit që aplikohet për personat që pinë duhan dhe alkol.
Demtimet e drogave te paligjshme ne shendetin e njeriut.
Pse fillojnë njerëzit të përdorin drogën? Një pjesë e madhe, për të mos thënë shumica e përdorimit të drogës, motivohet (tëpaktën në fillim) ngakërkimi i kënaqësisë. Motivuesit kyç dhe faktorët kushtëzues Harresa (lehtësim i stresit / dhimbjes) Funksional (i qëllimshëm) Zbavitja (kënaqësi) Çrregullimet mendore Disavantazhet sociale  arsimore Përdorimi i drogës fillon gjithashtu nëpërmjet: Përdorimit eksperimental Presionit të moshatarëve Pas një përdorimi të përsëritur të drogës,”vendimi” për të përdorur drogën nukështë më i vullnetshëm, sepse DROGA TË NDRYSHON TRURIN!
Çfarë do të thotë varësi psikologjike ndaj drogës?
Varësia psikologjike ndaj drogës është një sëmundje komplekse që karakterizohet nganjë dëshirë, nga kërkimi për të gjetur dhe për të përdorur drogën në mënyrë të pa përmbajtshme dhe shpesh të pakontrollueshme, e cila është shumë e fortë edhe kurndodhesh para pasojave negative shumë të rënda për jetën.
Karakteristikat e varësisë nga droga
Sjellje e detyruar Sjellja është nxitëse (ndjesi e këndshme ose e kënaqshmeHumbje e kontrollit në rast kufizimi të dozësDëshira psikologjikeDëshira psikologjike është një dëshirë ose nevojë e fortë për të përdorur drogë. Këtodëshira janë më të dukshme gjatë tërheqjes.TolerancaToleranca është gjendja në të cilën një person nuk reagon më ndaj drogës si më parëdhe kërkohet një dozë më e madhe për të arritur të njëjtin efekt.Tërheqja imptomat e mëposhtme mund të shfaqen kur përdorimi i drogës pakësohet osendërpritet:Të dridhura,ethe NgërçProbleme emocionaleHumbje e vëmendjes dhe e aftësisë njohëse Halucinacione Konvulsione Vdekje Kategoritë e trajtimit. Përbërësit e trajtimit kërkimor përfshijnë: Detoksikimin Trajtimin farmakologjikTrajtimin rezidencial Trajtimin ambulatory Tipet e drogave Kanabis Kokaina Ekstazia Heroina Haluçinogjenët: LSD Metamfetamina Morfina Nikotina Kafeina
Kanabis: Çfarë është ?
Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mestë gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhegjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit.Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe,hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirretnga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, ecila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji ikanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit,është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë osenga rrëshira.
Si merret ?
Zakonisht, të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes, si duhani. Rrëshira dhevaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhekënaqësie dhe ndonjëherë I vendos në një gjendjeeuforie. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi mëtë forte të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhedëgjimit.
 
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin ekanabisit ?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi dhepulsi. Përdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe intelektuale, si përshembull e ka të vështirë të ngasë makinën apo të mendojë në mënyrë logjike. Nësemerret në doza të mëdha, kanabisi mund të mprehë perceptimin e tingujve dhe tëngjyrave nga ana e përdoruesit, ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të paqartë tëmenduarit. Nëse doza është shumë e madhe, efekti ikanabisit është i ngjashëm me efektin e drogavehaluçinogjene dhe mund të shkaktojë ankth, panikdhe, madje, episode psikopatike. Përdoruesit e rregullttë kanabisit përballen me rrezikun e zhvillimit të njëvarësie psikologjike deri në atë masë sa të humbasininteres në të gjitha aktivitetet e tjera si puna apomarrëdhëniet me njerëzit. Studimet e funditnë Mbretërinë e Bashkuar kanë treguar se ekziston njëlidhje midis përdorimit të kanabisit dhe rritjes sëskizofrenisë.
Rreziqe të tjera Tymi i kanabisit përmban 50 për qind shumë katran se cigaret me përmbajtjen më tëlartë të katrani, gjë që i vendos përdoruesit në një rrezik më të madh të kancerit tëmushkërive dhe të sëmundjeve të tjera të sistemit të frymëmarrjes.
 Kokaina: Çfarë është ?
Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues ifuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.Gjatë rrugës, mund të tretet osetë “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia.Droga “crack” është një kokainë ecila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjansi flokëza ose kokrriza të vogla.
Si merret ?
Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet,ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërieshpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje tëpërkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhetë energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe tëlodhjes.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës ?
Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin efrymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe tërrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen nëmënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe,ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme. Doza tëtepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhekonvulsione, krizë epilepsie, hemorragji cerebrale osemosfunksionim të zemrës. Përdoruesit afatgjatë tëkokainës rrezikojnë të kenë një mori problemeshshëndetësore, disa prej të cilëve varen nga mënyrase si e marrin këtë drogë. Thithja me hundë ekokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës;tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit tëfrymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojëabscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera,pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnëvarësinë e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen,rënien në peshë, humbjen e orientimit, apatinë dhe një gjendje që ngjan me psikozën pananojake.
Rreziqe të tjera
Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisëndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur.
Ekstaza: Çfarë është ?
Ekstaza është një stimulues psikoaktiv, i cilizakonisht prodhohet në laboratorë tëpaligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” kaevoluar dhe nuk përdoret për të quajturvetëm një lëndë kimike por në të vërtetë njëgamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekttë ngjashëm te përdoruesi. Shpesh, çfarëdotablete me stemë tani quhet “ekstazë”pavarësisht përbërjes së vet kimike. Edhepse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe nëformë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenëforma dhe madhësi të ndryshme.
Si merret ?
Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundëose të injektohet.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesiafërsie me njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqëruesdhe energjik.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e ekstazës ?
Në periudhën afatshkurtër, ekstaza mund të bëjë që trupi të mos i përfillë sinjalet eproblemeve siç janë dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe mund të pengojë aftësinë etrupit për të rregulluar temperaturën. Për më tepër, ekstaza mund të dëmtojë rëndëorgane të tilla si mëlçia dhe veshkat.Ndonjëherë, mund të shkaktojë edhekonvulsione dhe pushim të zemrës. Doza tëmëdha të ekstazës shkaktojnë një gjendjeacarimi, ankthi dhe halucinacionesh tërënda.Përdorimi afatgjatë i ekstazës mund tëdëmtojë disa pjesë të caktuara të trurit, dukeshkaktuar kështu depresion dhe humbje tëkujtesës.
Rreziqe të tjera Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera qëmund të jenë të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i takon fuqisë dhepasojave të tyre Heroina Artikull kryesor : Heroina Smack /H/Horse/Junk/Harry/White lady.





Çfarë është ?
Heroina ose sic quhet ne zhargonin e rruges ekuqja është një drogë që shkakton varësi te fortedhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cilaprodhohet përmes përpunimit të morfinës, njëlëndë natyrore e cila nxirret nga bima eopiumit.Kjo është droga qe me se shumti merretme shiringe. Heroina e pastër është një pluhur i bardhë. Heroina e rrugës ështëzakonisht e bardhë në ngjyrë kafe sepsepërzihet me lëndë të papastra, çka do të thotëqë çdo dozë ndryshon nga tjetra. Shkaktonvaresine fizike ndryshe nga drogat e tjera.
Si merret ?
Zakonisht injektohet por mund edhe të thithetme hundë ose të tymoset.
Çfarë ndikimi ka tepërdoruesi ?
Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhedepresionin. Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhjaose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha,përdoruesi mund të provojë gjendje euforie.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin eheroinës ?
asojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin ebebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje,paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.Heroinashkakton varësi të madhe fizike dhepsikologjike te përdoruesi. Përdoruesitrrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallëtolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë seme kalimin e kohës u duhet të marrin dozagjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin qëdëshirojnë. Përdorimi afatgjatë i heroinës ka njëshumëllojshmëri pasojash të rënda për shëndetin. Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk.Heroina mund të shkaktojë edheçrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dheapati kronike. Lënia e menjëhershme e heroinësshkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilatmund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç, diarre,dridhje, panik, sekrecione të hundës, të ngjethura dhedjersitje.
Rreziqe të tjera
Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinëse cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje përshkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes.
Haluçinogjenët: Çfarë janë ?
Haluçinogjenët, ose drogat psikopatike, janë droga të cilat ia ndryshojnë gjendjen endërgjegjes përdoruesit si edhe shkaktojnë lloje të ndryshme halucinacionesh. Llojet kryesore të halucinogjenëve janë dietilamidi i acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida(PCP), amfetaminat, meskalina dhe psilocibina. LSD Dietilamidi i acidit dilisergjikAcid/Hippie (PCP)]
Çfarë është ? LSD-ja është një drogë gjysmë-sintetike eprodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në njëkërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhedrithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhetedhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjenemë të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet nëformën e katrorëve të vegjël prej letre me flluskame kokrra ku brenda përmbahet droga, por shitetedhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe nëformë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhepa erë, me një shije paksa të hidhur.
Si merret ? Zakonisht gëlltitet.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ? Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa,krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit.Megjithatë, efektet e sakta të LSD-sëndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjodrogë.
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e LSD-së ?Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjimdhe perceptime të shtrembëruara. Ndryshon sensi ithellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më tëmprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja. Disa përdorues tëLSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe tëfrikshme si për shembull frika se mos humbasinkontrollin, frika nga çmenduria dhe vdekja dhedëshpërim. Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dheemocionale. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrësdhe rritja e tensionit të gjakut, humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë dhe tëdridhura.
Metamfetamina Çfarë është ?
Metamfetamina bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit tëamfetaminës (ATS). Është drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në laboratorë tëpaligjshëm. Metamfetamina është në formën e pluhurit, të tabletave ose kristaleve qëngjajnë me copëza qelqi të thyer.
Si merret ?Mund të gëlltitet, të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet.
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Metamfetamina stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore, si edhe një valëeuforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje tëpërkohshme të energjisë, e cila e bën përdoruesin të mendojë se mund t’i kryejë mëmira aktet fizike ose intelektuale. Përdoruesi ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhetë lodhjes.
 
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e metamfetaminës ?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të marrin frymë mëshpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut siedhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesitmund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku. Dozatë tepërta të metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje përshkak të mosfunksionimit të aparatit të frymëmarrjes, hemorragji cerebrale osemosfunksionim të zemrës.Përdorimi afatgjatë i metamfetamnës mund të shkaktojnëkequshqyerje, rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike. Kur ndërpritetpërdorimi i metamfetaminës, përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj zakonishtbie në depresion.
Rreziqe të tjera Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumëtë pazakontë te përdoruesit.Puna e bashkëmoshatareve , familjareve , ne ndihme te perdoruesve te tyre .Prindërit dhe perdorimi i drogaveJanë disa situata që duhen shmangur:Mos iu impono fëmijëve dhe mos i ngacmo ata Mos jep leksione – cilido e di se çdo të thotë të të japin leksionMos prediko – kjo nuk e ndihmon fëmijënMos u përpiq ti frikësosh fëmijët me ngjarje të tmerrshme. Nuk ecën –dhe për dikë që përdor drogë, kjo gjë është e pabesueshme. Qendra Kulturore e Fëmijëve të Tiranes e përkrahur nga UNICEF, ka filluar fushatënkundër pirjes së duhanit me moton “Stop duhanit”. Fushata kundër pirjes së duhanit, ecila ka nisur në Tiranes e që më pas do të vazhdojë edhe në qytete tjera të Shqiperiseka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për dëmet që ua shkakton duhanpirja. Ndërkaqorganizatorët shprehën të brengosur, për trendin e rritjes së kësaj dukurie, sidomos tekmoshat e reja.Fushata kundër pirjes së duhanit ka filluar me aktivitete të ndryshme simbolike ngafëmijët e Qendrës Kulturore të Tiranes. Pankarta me mbishkrime kundër duhanit,organizimi i meçit të boksit, ku protagonist të këtij dueli ishin “zemra” dhe “cigarja”, sidhe bartja zvarrë e një cigareje gjigante, ishin disa performanca simbolike të anëtarëvetë kësaj qendre.Po ashtu në kuadër të kësaj fushate ishin përgatitur edhe broshura dhe mesazhe nëformë cigareje, të cilat u shpërndaheshin qytetarëve në Sheshin “Nëna Tereza”. Ndryshe, në bazë të disa statistikave të bëra nga Instituti i Shëndetësisë, UNICEF-i dheinstitucione tjera tregon se numri i duhanpirësve posaçërisht tek të rinjtë është në rritje. Ky fakt është brengosesh dhe fushatat e tilla janë të mirëseardhura, duke ditur faktin senë vendin tonë konsumimi i duhanit është mjaftë shqetësues.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels