IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



QKA STUDION E DREJTA FAMILJARE
Studion tërësinë e normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet familjare-martesore, marrëdhëniet në mes të prindërve dhe fëmijëve , të birësimit dhe të kujdestarisë.


CILAT JANË OBJEKTE TË SË DREJTËS MARTESORE TË NATYRËS PERSONALE
E drejta prindërore midis prindërve dhe fëmijëve, midis birësuesit dhe të birësuarit dhe kujdestaria për të miturit (për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve kujdesen drejtpërdrejtë prindërit)


CILAT JANË PARIMET KRYESORE THEMELORE TË SË DREJTËS FAMILJARE.
Parimi i barazisë në marrëdhëniet familjare, Pra sa i përket të drejtave dhe detyrimeve të gjithë anëtarët e familjes janë të barabartë pavarësisht statusit dhe gjinisë.
Parimi i shuarjes së ndikimit të organizatave fetare-Ligji njeh vetëm formën civile të lidhjes së martesës. 
Parimi i mbrojtjes shtetërore dhe shoqërore të familjes. Me norma kushtetuese dhe ligjore rregullohen marrëdhëniet familjare.
Parimi i laicitetit . Nënkupton se marrëdhëniet në familje rregullohen me ligj dhe të gjitha kontestet familjare dhe martesore u përkasin gjyqeve shtetërore dhe organeve të administratës. 
Parimi i mbrojtës së veçantë të fëmijëve. Ligji mbron fëmijët nga shfrytëzimi ekonomik, keqtrajtimet, dhunimet seksuale dhe nga çdo punë që paraqet rrezik apo dëmton shëndetin dhe edukimin e tyre.


CILAT JAN BURIMET E SË DREJTËS FAMILJARE
Ato ndahen në burime materiale dhe burime formale. Burimet materiale shprehin fuqinë e shoqërisë e cila i krijoj dhe u jep përmbajtje normave , ndërsa burime formale janë forma me të cilën shprehet norma juridike (ligji, zakoni, praktika gjyqësore, dhe doktrina juridike). 


SI NDAHEN BURIMET FORMALE
Ndahen në burime të drejtpërdrejta ( që janë ligji dhe rregullat e shkruara) dhe burime të tërthorta ( që janë zakoni, praktika gjyqësore dhe doktrina juridike).


CILAT JANË BURIMET THEMELORE DHE PLOTËSUESE TË SË DREJTËS FAMILJARE.
Burime themelore janë të gjitha ato akte juridike që rregullojnë të gjitha marrëdhëniet juridike familjare të një vendi dhe nuk rregullojnë fusha të tjera të së drejtës, ndërsa burimet plotësuese të së drejtës familjare vetëm pjesërisht rregullojnë marrëdhëniet juridike familjare pasi që ato kryesisht rregullojnë marrëdhëniet juridike të fushave tjera të së drejtës.


CILAT JAN BURIMET NDËRKOMBËTARE TË SË DREJTËS FAMILJARE.
Janë aktet e përgjithshme juridike si rezolutat e OKB-ës, konventat ndërkombëtare.


CILI ËSHTË ROLI I ZAKONIT. 
Zakoni është burimi i tërthortë i së drejtës familjare në rastet e përcaktuara me ligj.





LIGJI SI BURIM FORMAL I SË DREJTËS FAMILJARE. 
Ligji pasqyron përgjegjësit e institucioneve në fushën e së drejtës familjare ( Ligji për Barazi gjinore, rregullorja mbi mbrojtjen kundër dhunës në familje dhe kushtetuta si akt më I lartë). Ndërsa praktika gjyqësore nuk mund të jete burim formal i së drejtës. Po ashtu edhe doktrina juridike familjare nuk e ka forcën e detyrimit të obligueshëm por ka rëndësi në krijimin e parimeve të së drejtës.


CILI ËSHTË KUPTIMI I FAMILJËS
Është institucioni më i lashtë dhe më i natyrshëm i bashkësisë njerëzore si bashkësi e prindërve dhe fëmijëve të tyre dhe personave të tjerë në gjini.


NË BAZË TË CILAVE KRITERE NDAHEN LLOJET E FAMILJEVE
Në bazë të kritereve- Historik, Sociologjik dhe Juridik.
Sipas kriterit historik– kemi Familja matriarkale ( ku pushtetin e kishte gruaja), Familja patriarkale ( ku pushtetin e kishte burri) dhe Familja egalitare bashkëkohore.
Sipas kriterit sociologjik – bëhet sipas natyrës së marrëdhënieve familjare (patriarkale dhe demokratike), sipas marrdhënieve pasurore ( punëtore-industriale dhe individuale-private) , sipas harmonisë ( stabile dhe jostabile), sipas gjeografisë ( fshatare dhe qytetare)


SIPAS KRITERIT JURIDIK LLOJET E FAMILJEVE BAZOHEN NË DY KRITERE KRYESORE. 
Sipas përbërjes numerike të anëtarëve të gjinisë ku kemi: 
  Familja e vogël – përbëhet prej pak anëtarëve dhe përfshin prindërit dhe fëmijët e tyre për të cilët janë të detyruar të kujdesen qofshin martesorë apo jashtë martesor.
  Familja e gjerë – që përfshin anëtarët e gjinisë së gjakut prej tri gjeneratave, dhe 
  Familja e madhe – që përfshin numër të madh të anëtarëve prej shumë brezave.
Sipas mënyrës së themelimit ku kemi: 
  Familja martesore – që përbëhet prej bashkëshortëve dhe pasardhësit e tyre, derisa janë gjallë të dy bashkëshortët konsiderohet martesë e plotë dhe kur njëri vdes martesë jo e plotë. Në kuadër të kësaj familje kemi dy lloje të marrëdhënieve, marrëdhëniet midis bashkëshortëve dhe marrëdhëniet në mes të prindërve dhe fëmijëve.
  Familja jashtëmartesore – që krijohet nga personat që jetojnë në bashkësi pa lidhë martesë. 
  Familja e birësimit – që krijohet midis të birësuarit dhe birësuesit.


CILAT JAN FUNKSIONET MË TË RËNDËSISHME TË FAMILJËS 
Funksioni i riprodhimit njerëzor që siguron ripërtrirjen e popullsisë.
Funksioni ekonomik, ku familja është si njësi themelore prodhuese dhe ekonomike.
Funksioni i rritjes dhe edukimit të fëmijëve, si hallkë kryesore e rritjes dhe edukimit të brezit të ri.
Funksioni shoqërues, fillimisht kontaktet Brenda familjes dhe pastaj edhe me shoqërinë. 
Funksioni mbrojtës i familjes, Të gjithë anëtarët e familjes të kujdesen për njëri tjetrin.









CILAT JANË LLOJSHMËRIT E LIDHJËS FAMILJARE (gjinisë, krushqisë dhe sipas birësimit)
  Sipas gjinisë – gjinia është lidhje midis dy apo më shumë personave e themeluar me lindje apo me anë të ligjit – dallohen gjinia e gjakut që është lidhje prej gjakut që krijohet në mes të personave prej gjaku që krijohet në mes të personave që rrjedhin njëri prej tjetrit ose nga një i parëlindur i përbashkët, kjo lidhje duhet të njihet nga ligji ose nga zakoni. 
Janë dy vija të gjinisë, e drejtë dhe e tërthortë. 
   Vija e drejtë llogaritet çdo lindje një shkallë dhe bashkëshortët nuk llogariten ata e përbëjnë trungun, ndërsa 
vija e tërthortë fillon me numërimin e lindjeve nga motra dhe vëllai dhe deri te trungu që është personi nga ku e kanë prejardhjen e përbashkët. Rëndësia e gjinisë së gjakut është juridike dhe shoqërore si në fushën e së drejtës familjare, trashëgimtare ashtu edhe në fusha të tjera të së drejtës.
  Krushqia– është lidhje që krijohet midis njërit bashkëshort me të afërt gjinie gjaku të bashkëshortit tjetër. Kjo lidhje është e përhershme e edhe kur pushon martesa. Llogaritja e shkallës është e njëjtë si te gjinia e gjakut.
  Birësimi– është gjini që krijohet me akt juridik midis birësuesit dhe të birësuarit. Llogaritja e shkallës dhe rëndësia është e njëjtë si te gjinia e gjakut.


CILAT JANË PARIMET THEMELORE TË SË DREJTËS MARTESORE.
Parimi i barazisë ( të gjitha të drejtat dhe detyrimet midis bashkëshortëve të jenë të barabarta).
Parimi i laicitetit ( martesa është bashkësi jetësore në mes të burrit dhe gruas e rregulluar me ligj).
Parimi i institucionit ( martesa është institucion shoqëror dhe gëzon mbrojtje shoqërore me dispozita ligjore).
Parimi i monogamisë ( martesa në të njëjtën kohë të një burri me një grua, të kundërta me këtë janë poligamia-burri me shumë gra, dhe poliandri-gruaja me shumë burra).
Parimi i vazhdimësisë së jetës martesore ( martesa është bashkësi e vazhdueshme e jetës së burrit dhe gruas).


CILI ËSHTË KUPTIMI MARTESËS
Martesa është kontratë civile dhe 
Martesa është institucion juridik.


CILI ËSHTË PËRKUFIZIMI I MARTESËS
Martesa është bashkimi i lirë, solemn i jetës së një burri me një grua i mbështetur me barazim moral dhe juridik, në ndjenjën e dashurisë dhe mirëkuptimit që lidhet para organit kompetent me shprehjen e pëlqimit në mënyrë të lirë sipas procedurës së parashikuar me dispozita ligjore.


CILAT JANË QËLLIMET E MARTESËS.
  Qëllimi natyror – Që nënkupton lindja dhe mirërritja e fëmijëve dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale mes burrit dhe gruas.
  Qëllimi moral – Që nënkupton që bashkëshortët ti ndihmojnë njëri tjetrit në rast nevojë, të mbrojnë dhe kujdesën në rast sëmundje, dhe të përkrahin njëri – tjetrin moralisht dhe materialisht në qaste të vështira.
  Qëllimi shoqëror – Që nënkupton se martesa nuk është çështje private por institucion shoqëror, bazë e familjes dhe ka funksione të shumta shoqërore.


CILAT JANË KUSHTET PËR LIDHJËN E MARTESËS
Vullneti i lirë i bashkëshortëve të ardhshëm, pra deklarimi i tyre i pëlqimit për martesë.
Sekset e kundërta- historikisht martesa lejohet vetëm në mes të burrit dhe gruas.
Lidhja e martesës para organit kompetent. Pra vullneti i lirë të shprehet para organit kompetent dhe në mënyrën e parashikuar me ligj.
QKA JANË PENGESAT MARTESORE
Janë fakte dhe rrethana të përcaktuara shprehimisht me ligj ekzistenca e të cilave pengon lidhjen e martesës së vlefshme, dhe të cilat nuk duhet të ekzistojnë në momentin e lidhjes së martesës sepse shkaktojnë anulimin e sajë.


CILAT JANË PENGESAT MARTESORE NË TË DREJTËN TONË
Mungesa e vullnetit 
Martesa ekzistuese 
Sëmundjet psikike dhe pazotësia për të vepruar 
Gjinia dhe Mituria


LOJET E PENGESAVE MARTESORE
   - Pengesat martesore të evitueshme dhe të pa evitueshme ( të evitueshme janë ato pengesa për të cilat gjyqi mund të jep lidhjen për martesë në raste të parashikuara me norma ligjore si p.sh. Për pengesat e Gjinisë së krushqisë dhe miturisë). Ndërsa pengesa martesore të pa evitueshme janë ato për të cilat gjyqi nuk mundet të jep leje për martesë (si, mungesa e vullnetit, dhe martesa ekzistuese, sëmundjet psikike, pazotësia për të vepruar dhe gjinia e gjakut.)
   - Pengesat martesore të përhershme dhe të përkohshme ( pengesa martesore të përhershme janë ato që nuk pushojnë së ekzistuari deri në vdekje si gjinia e gjakut, ndërsa pengesa martesore të përkohshme janë ato të cilat me kalimin e kohës pushojnë së ekzistuari si mungesa e vullnetit, martesa ekzistuese, sëmundjet psikike, pazotësia për të vepruar dhe mituria).
   - Pengesat martesore absolute dhe relative ( këto pengesa absolute veprojnë mbi të gjithë personat dhe janë sëmundjet psikike, pazotësia për të vepruar, mituria deri në moshën 16 vjeçare dhe ekzistimi i martesës, ndërsa pengesat relative janë ato që pa mundësojnë lidhjen e martesës vetëm me një person të caktuar si p.sh. Gjinia e krushqisë.)


QKA NËNKUPTON MUNGESA E VULLNETIT
Pra nëse pëlqimi është arrit me anë të kërcënimit, shtrëngimit ose lajthitjes, martesa nuk do të jetë e vlefshme.


QKA NËNKUPTON DHUNA
Nënkupton shtrëngimin ose kanosjen e njërit bashkëshort apo të dy bashkëshortëve për të lidhur martesë kundër vullnetit të tyre.

QKA NËNKUPTON LAJTHIMI
Ekziston kur njëri bashkëshort ka pasur mendim të gabueshëm mbi rrethanat, faktet dhe cilësitë e bashkëshortit tjetër në momentin e lidhjes së martesës. Lajthimi mund të jetë; 
lajthim për personin fizik 
lajthim për personin qytetar dhe 
lajthimi për cilësitë thelbore.
Lajthimi për personin fizik ekziston kur njëri nga bashkëshortët duke menduar se po lidhte martesë me personin A ai gabimisht lidhe martesë me personin B.
Lajthimi për personin qytetar ekziston kur një person lidhë martesë me një person tjetër fizik me të cilin s’ka menduar dhe s’ka pasur për qëllim të martohet. Pra personi tjetër ka bërë paraqitje të rrejshme si për emrin, data e lindjes, shtetësia dhe vendbanimi.
Lajthimi për cilësitë thelbësore të personit ekziston kur njëri nga bashkëshortët ka mendim të gabuar mbi disa cilësi të personit tjetër të cilat po ti kishte njohur në çastin e lidhjes së martesës nuk do të kishte lidhur martesë si p.sh. Impotenca, ananizmi, sadizmi, kurvëria, sëmundjet kronike dhe të rënda, vepra të pa moralshme.

CILI ËSHTË DALLIMI NË MES TË PENGESAVE MARTESORE DHE NDALESAVE MARTESORE. 
Dallimi është se mosrespektimi i pengesave martesore shkakton anulimin e martesës dhe sanksionin penalo-juridik ndërsa mosrespektimi i ndalesave martesore është cenim i interesave shoqërore dhe shkakton vetëm përgjegjësin penale –juridike por jo anulimin e martesës.


CILI ËSHTË KUPTIMI FORMAL DHE KUSHTET PËR LIDHJEN E MARTESËS. 
Forma e lidhjes së martesës është civile që parasheh se martesa të bëhet publikisht para nënpunësve të komunës dhe në vend të posaçëm

CILAT JANË ELEMENTET KRYYESORE PËR LIDHJEN E MARTESËS
Janë kompetenca për lidhjen e martesës dhe mënyra për lidhjen e martesës


KOMPETENCA PËR LIDHJEN E MARTESËS. 
Dallojmë kompetencën lëndore, kompetencën tokësore dhe kompetencën funksionale.
Kompetenca lëndore për lidhjen e martesës kuptojmë rrethin e punëve të organit kompetent për lidhjen e martesës dhe kjo është e rregulluar me norma urdhëruese (kjo është ofiqaria e gjendjes civile të komunës ku është libri amzë i martesave.
Kompetenca taksore kuptojmë territorin Brenda të cilit organi ka juridiksion për lidhjen e martesave si dhe ne juridiksionin e të cilit njëri nga bashkëshortët apo të dytë e kanë vendbanimin.
Kompetenca funksionale përfshin funksionet e personit zyrtarë i cili është pjesëmarrës në procesin e lidhjes së martesës në bazë të autorizimeve që i ka ( nënpunësi pas deklarimit të të martuarve bën shpalljen e martesës dhe bën transkriptimin në librin e martesave).


ME MËNYRËN E LIDHJËS SË MARTESËS
Kuptojmë tërësinë e normave dhe rregullave të cilat duhet respektuar dhe mosrespektimi i tyre shkakton nulitetin e martesës.


FEJESA-QKA ËSHTË FEJESA?
Është premtim reciprok i dy personave të sekseve të kundërta për tu martuar më vonë, Fejesa nuk shkakton efekt juridik. Fejesa lind në momentin e dhënies së premtimit.


KUR PUSHON FEJESA
Fejesa pushon me lidhjen e martesës, me vdekjen e njërit prej të fejuarve apo të dyve, dhe me shkëputjen (e cila mund të jetë shkëputje me marrëveshje të fejuarve ose e njëanshme kur njëri prej të fejuarve deklarohet për shkëputje.)


FLETËPATAQITJA PËR LIDHJE TË MARTESËS
Është kërkesë që mund të paraqitet nga të dy palët veç e veç ose bashkërisht dhe personalisht. 
Por në raste te veçanta kërkesën mundet ta paraqes edhe përfaqësuesi me prokurë të posaçme.


LIDHJA E MARTESËS
Bëhet në mënyrë solemne kurdoherë, botërisht dhe në pranin e personave zyrtar dhe të dhëndrit e nuses dhe të publikut.

CILAT JANË RITUALET PARA AKTIT TË MARTESËS
Vendi i lidhjes së martesës. Martesa lidhet në vendin ku është paraqitur kërkesa, para ofiqarisë të cilës do komunë të Kosovës.


PJESMARRJA PERSONALE.
Qifti i ri janë të detyruar të prezantojnë personalisht në aktin e lidhjes së martesës. Në raste të caktuara lejohet edhe me prezencën e vetëm të njërit bashkëshort dhe të përfaqësuesit me prokurë të posaçme të bashkëshortit tjetër.


AKTI I LIDHJËS SË MARTESËS
Fillon me paraqitjen e raportit të nëpunësit , më pas të dy dëshmitarët deklarohen se nuk ka pengesa martesore ku më pas nëpunësi i gjendjes civile ju shpjegon të drejtat dhe detyrimet.


TRANSKRIPTIMI NË REGJISTRAT E GJENDJËS CIVILE PËR TË MARTUARIT. 
Pas Shpalljes së martesës nëpunësi I gjendjes civile ka për detyrë të transkriptoj në librin amzë ku duhet të firmosin të dy bashkëshortët, dëshmitarët dhe nëpunësi.


LLOJET E TË DREJTAVE DHE DETYRIMEVE- Martesa e lidhur në fakt krijon një tërësi të drejtash dhe detyrimesh reciproke ku sot martesa rregullohet mbi bazën e barazisë morale dhe juridike , Brenda kufijve të përcaktuar më ligj, pa kurrfarë lloji të diskriminimit fetar, kombëtar, racor apo midis personash të sekseve të kundërta. Të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve ndahen në: 
A- Të drejta dhe detyra personale për të cilat bashkëshortët nuk mund të bëjnë marrëveshje ( këto janë të rregulluara me norma ligjore si jetesa e përbashkët, barazia e bashkëshortëve, besnikëria bashkëshortore dhe ndihma reciproke. 
B- Të drejtat dhe detyrat personale për të cilat bashkëshortët mund të bëjnë marrëveshje ( siç janë caktimi I mbiemrit, caktimi I vendbanimit, lindja e fëmijëve dhe caktimi I shtetësisë).


ZGJIDHJA E MARTESËS SHKAQET APO RRETHANAT 
Janë: vdekja e njërit bashkëshort, Shpallja e bashkëshortit të zhdukur, Shkurorëzimi dhe Anulimi i martesës.
Vdekja është mënyrë natyrore e mbarimit të martesës me vdekjen e njërit bashkëshort.
Shpallja e njërit bashkëshort i zhdukur, quhet i zhdukur personi që nuk i dihet vendbanimi dhe vendqëndrimi dhe në bazë të rrethanave të rastit besohet se ai ka vdekur. Ndërsa konsiderohet i vdekur ditën kur aktgjykimi merr formën e prerë.


CILAT JANË KUSHTET PËR SHPALLJEN E BASHKËSHORTIT TË ZHDUKUR PËR TË VDEKUR.
Nëse për jetën e bashkëshortit gjatë 5 viteve nuk ka kurrfarë të dhëna, 
Nëse është zhdukur me rastin e fundosjes së një anije dhe 
Nëse është zhdukur gjatë luftës dhe kalon 1 vit.


CILA ËSHTË PROCEDURA E SHPALLJËS SË PERSONIT PËR TË VDEKUR
Propozimin mund ta paraqes. Bashkëshorti i gjallë, personat që kanë interes juridik dhe prokurori publik. Kjo procedurë është jashtë kontestimore dhe zhvillohet pran gjykatës Komunale.


ANULIMI I MARTESËS- Një martesë quhet e pavlefshme kur është lidhur pa plotësuar kushtet e kërkuara me ligj. Si shkaqe ta anulimit janë pengesat martesore të cilat duhet të kenë ekzistuar përpara lidhjes së martesës (këto pengesa ndahen në absolute dhe relative)


CILAT JANË PENGESAT ABSOLUTE MARTESORE. 
Mungesa e shprehjes së vullnetit të bashkëshortëve
Lidhja e martesës nën moshën që parashihet me ligj.
Martesa ekzistuese
Sëmundjet psikike
Gjinia e gjakut


SHKURORËZIMI - Është e drejtë e patjetërsueshme dhe e pa cenueshme e çdo individi.


CILAT JANË SISITEMET JURIDIKE TË SHKURORËZIMIT:
Sistemi juridik që ndalon shkurorëzimin
Sistemi juridik që lejon shkurorëzimin
Sistemi i shkurorëzimit të martesës si sanksion
Sistemi i shkurorëzimit të martesës si mjet shërues
Sistemi i kombinuar i shkurorëzimit.
Sistemi juridik që ndalon shkurorëzimin-Ishte nën ndikimin e filozofisë në të drejtën kanonike-katolike, ku martesa ishte shprehje e vullnetit hyjnor dhe nuk lejohej zgjidhja e sajë.
Sistemi që e lejon shkurorëzimin-Është e drejta myslimane- Sheriati, ku ishte e drejtë absolute dhe e pakufizuar që I përkiste burrit.
Sistemi i shkurorëzimit të martesës si sanksion-Sistemi anglo-Francës ku zgjidhja e martesës ishte dënim për njërin bashkëshort për shkeljen e detyrimeve martesore. Mirëpo kjo e drejtë nuk është më.
Sistemi i shkurorëzimit të martesës si ilaç-Në disa shtet të Evropës shkurorëzimi përdorët si mjet shërimi në rastet kur ka tronditje të thellë në marrëdhëniet bashkëshortore që bën të pamundur vazhdimin e mëtutjeshëm të martesës.
Sistemi i kombinuar përfshin shkaqet te të cilat mbështetet zgjidhja e martesës si sanksion dhe si mjet shërimi.


SI ËSHTË PËRKUFIZIMI I SHKURORËZIMIT
Me Shkurorëzim kuptojmë zgjidhjen e një martese të vlefshme gjate jetës bashkëshortore për shkaqe të parapara me ligj, dhe në procedure ligjore dhe me aktgjykim të organit kompetent shtetëror. Ndërsa martesa e pavlefshme anulohet. 


VEQORIT KRYESORE TË SHKURORËZIMIT.
Martesa zgjidhet vetëm gjatë jetës bashkëshortore pra duhet që të dy të jenë të gjallë. Kur njëri apo të dy bashkëshortët kanë vdekur martesa zgjidhet në mënyrë natyrale. Trashëgimtarët nuk mund të paraqesin padi për zgjidhjen e martesës para vdekjes së njërit bashkëshortë , por nëse kanë interes juridik ata mund të kërkojnë që gjykata të vërtetojë themelësinë e padisë të cilën e ka ngritur njëri nga bashkëshortët sa ishte gjallë.


MARTESA ZGJIDHET ME AKTGJYKIM TË GJYKATËS
Pasi që është një institucion që ka mbrojtjen e shtetit dhe është lidhur në kushtet e parapara me ligj. Prandaj vetëm gjykata është kompetente të vlerësojë nëse një martesë ka humbur funksionin e sajë.

MARTESA MUND TË SHKURËROZOHET VETËM NË PROCEDURË TË PËRCAKTUAR LIGJORE. 
Në Kosovë procedura e shkurorëzimit është përcaktuar me dispozitat e ligjit mbi familjen. Me këtë rast zbatohen dispozitat e procedurës civile.


SHKAQET E PËRGJITHSHME PËR ZGJIDHJEN E MARTESËS 
Mund të quhen çrregullime serioze ose të vazhdueshme të marrëdhënieve martesore të një shkalle të lartë saqë realizimin e martesës dhe vazhdimin e jetës së përbashkët e bëjnë të pamundur. Shkaqet janë të përcaktuara me ligj dhe ato janë fakte dhe rrethana që ligji i parasheh siç janë ( jeta e padurueshme bashkëshortore, shkelja e besnikërisë bashkëshortore, vepra penale kundër jetës së bashkëshortit, keqtrajtimi serioz, sëmundjet psikike e pashërueshme dhe paaftësia e vazhdueshme për të vepruar, ndërprerja e paarsyeshme e jetës faktike për më shumë se një vit dhe shkurorëzimi me marrëveshje të dyanshme). Gjykata e zgjidhë martesën e aktgjykim. Me padi iniciohet procedura për zgjidhje të martesës nga njëri bashkëshort kurse të dy së bashku mund të bëjnë kërkesë të përbashkët për zgjidhje me propozim.


SHKAQET MUND TË JENË ABSOLUTE DHE RELATIVE. 
Absolute janë të një rëndësi dhe peshe te madhe për q arsye në vetvete kanë fuqinë e shkakut( p.sh. Shkelja e kurorës, keqtrajtimi, vepra penale etj.).
Relative janë të përditshme dhe të shumta dhe të llojllojshme andaj shkaqet relative nuk do të thotë se janë të parapara me ligj.


SHKAQET PËR TË CIILAT FITOHET E DREJTA E PADISË PAS KALIMIT TË AFATIT DHE SHKAQET PËR TË CILAT E DREJTA E PADISË NUK ËSHTË E LIDHUR ME AFAT. 
Pra ka raste kur padia nuk mund të parashtrohet para se të kaloj afati I përcaktuar me ligj. ( p.sh. Nuk mund të ushtrohet padia për shkurorëzim nga asnjëri bashkëshort kur gruaja është shtatzënë dhe derisa fëmija i përbashkët ti ketë mbushur një vit).
Shkaqet e fshehta të zgjidhjes së martesës quhen veprimet e fshehta me qëllim të shkaktimit të ndonjë të keqe bashkëshortit tjetër,
Shkaqet jo të fshehta të zgjidhjes së martesës janë të natyrës subjektive ( p.sh. sëmundja psikike)
Shkaqet për zgjidhjen e martesës që pas kalimit të afatit të caktuar në ligj humbet e drejta e padisë janë të natyrës relative ( p.sh, shkelja e besnikërisë martesore).
Shkaqet për zgjidhjen e martesës që nuk humbet e drejta e padisë pas kalimit të afatit janë të natyrës objektive. Kjo e drejtë e padis mund të ngritët në çdo kohë pas lindjes së shkakut.


SHKURORZIMI MË MARRËVESHJE. 
Me kërkesën e bashkëshortëve me marrëveshje, Gjykata ka për detyrë të i vërtetojë çrregullimet serioze të marrëdhënieve bashkëshortore dhe jetesën e padëshiruar.


PROCEDURA E SHKURORZIMIT
Marrëdhëniet të cilat rregullohen në kontestet martesore janë të natyrës personale, andaj edhe dallojnë nga marrëdhëniet pronësore juridike si nga rëndësia ashtu edhe nga natyra.\Martesa është institucion shoqëror dhe juridik për këtë ajo rregullohet me norma urdhëruese ligjore prandaj martesa mund të zgjidhet vetëm me vendim të gjykatës.





PARIMET KRYESORE TË PROCEDURËS SË SHKURORZIMIT JANË.
parimi i mbrojtjes së veçantë ne procedurë ( Gjykata duhet të ketë parasysh mbrojtjen e interesave të fëmijëve të mitur dhe personave të sëmur dhe me të meta psikike të cilët nuk janë në gjendje të kujdesën për të drejtat dhe interesat e veta.
Parimi i përjashtimit të publikut (për shkak të deklarimit të lirë të bashkëshortëve përpara gjykatës për të gjitha faktet nga jeta intime martesore).
Parimi i dispozicitetit- përfshin iniciativën lidhur me grumbullimin e materialit procedural në bazë të cilit gjykata nxjerr vendim.
parimi i kufizimit te disponimit me objektin e kontestit. Palët në kontest martesor nuk mund të kenë në dispozicion objektin e interesit.


KOMPETENCA E GJYKATËS
Gjykata e qarkut ka kompetencë funksionale për vendosjen e kontesteve martesore. Nëse i padituri nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë, kompetencën tokësore e ka gjykata në juridiksionin e së cilës paditësi ka vendbanim të përhershëm. Gjykata supreme do ta caktojë gjykatën e qarkut kompetente për vendosjen e çështjeve martesore atëherë kur paditësi dhe i padituri nuk kanë vendbanim të përhershëm ne Kosovë edhe pse janë shtetas të Kosovës.


PROCEDURA PËR SHKURORZIM MUND TË FILLOJ ME PADI DHE ME PROPOZIM. 
i padituri ka të drejtë për kundër padi. Bashkëshortët nuk kanë të drejtë për padi kur. Bashkëshortja është shtatzënë dhe derisa fëmija I lindur ti mbush 1 vit. Trashëgimtarët nuk kanë të drejtë për padi. Dhe vetëm paditësi ka të drejtë për tërheqjen e padisë.


FAZA E PROCEDURËS SË SHKURORZIMIT
Kjo procedurë zhvillohet vetëm pran gjykatës kompetente dhe i ka këto faza. 
Tentimi për pajtim. 
Caktimi i masës së përkohshme.
Prezantimi i provave dhe. 
Aktgjykimi.


TENTIMI PËR PAJTIM 
Gjykata ka detyrë të bëjë përpjekje për pajtimin e bashkëshortëve para se padia ti dërgohet të paditurit. Seancën e cakton kryetari i trupit gjykues. Kur bashkëshortët kanë një apo më shumë fëmijë procedura e pajtimit zhvillohet para organit të kujdestarisë. Afati i pajtimit është tre muaj (por nëse bashkëshortët pajtohen afati mund të zgjatet edhe më tej).


CAKTIMI I MASAVE TË PËRKOHSSHME. 
Gjykata në kontestet martesore mund të caktoj vendim masën e përkohshme për detyrimin e ushqimit, edukimit dhe arsimimit të fëmijëve të mitur. Ky vendim merret sipas detyrës zyrtare dhe zgjat derisa të merret aktgjykimi i formës së prerë lidhur me kontestin.


PREZANTIMI I PROVAVE
Të provuarit e përbëjnë veprimet procedurale të subjekteve të kontestit martesorë të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen ekzaminimin dhe çmuarjen me qëllim të gjendjes materiale juridike. Kontestimi i gjendjes faktike është detyrë e gjykatës dhe e subjekteve në procedurë.

AKTGJYKIMI
Gjykata ka rol vendimtar në kontestet e zgjidhjes së martesave dhe nuk është vetëm ndërmjetësues por organi i cili vendos në mënyrë meritore. Gjykata mund të lejojë por edhe të mos lejoj zgjidhjen e martesës. Gjykata ka detyrë të vendos se cilit prind i besohen fëmijët e përbashkët dhe për detyrimin e pagesës së alimentacionit. 


MJETET E GODITJËS SË AKTGJYKIMIT NË KONTESTET MARTESORE JANË DYLLOJESH.
Mjetet e zakonshme dhe të jashtë zakonshme.
Me mjetet e zakonshme goditen aktgjykimet të cilat nuk e kanë marrë formën e prerë( p.sh. Të ngrejë padi pala e pakënaqur në afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes së aktgjykimit ). Dhe ato për shkak të shkeljeve të dispozitave të procedurës civile, vërtetimit të gabueshëm të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabueshëm të së drejtës martesore. Ndërsa në rastet e zgjidhjes së martesës me marrëveshje mund të bëhet tërheqja e propozimit derisa aktgjykimi të marr formën e prerë.
Mjetet e jashtë zakonshme të goditjes nuk kanë efekt suspenziv dhe nëse prishet vendimi i ankimuar fillohet procedurë e re.


PASOJAT E SHKURORZIMIT DHE ANULIMIT TË MARTESËS JANË SI NË VIJIM.
Mbiemri-Nëse njëri nga bashkëshortët ka ndërruar mbiemrin me rastin e martesës pas zgjidhjes ose anulimit të sajë ai mundet të marr mbiemrin që e kishte para martesës.
Ndarja e pronës së përbashkët-Mundet me marrëveshje duke e pjesëtuar në pjesë të barabarta ose duke vendosur gjykata me propozimin të njërit bashkëshort duke pasur parasysh kontributet e tyre.
Detyrimi i ushqimit-Mund të vazhdohet edhe pas zgjidhjes së martesës nëse njëri bashkëshort është në nevojë dhe pa mjete për ushqim.
E drejta e banesës-Këtë duhet ta vendosin bashkëshortët nëse jo atëherë vendos gjykata.
E drejta e trashëgimit-Pas zgjidhjes apo anulimit të martesës ish-bashkëshortët e humbin të drejtën e trashëgimit ligjor. Nëse testamenti është përpiluar para zgjidhjes së martesës nuk mund të krijoj efekte juridike. Nëse testamenti është përpiluar pas zgjidhjes së martesës krijon efekte juridike.
Pasojat për fëmijët- Gjykata mund të merr tri vendime. 
1. Të gjithë fëmijët ti besohen njërit prind. 
2. Që fëmijët tu ndahen prindërve dhe 
3. Që fëmijët ti besohen një personi të tretë apo ndonjë institucioni tjetër.


BASHKËSIA JASHTË MARTESORE
Është bashkësi faktike midis burrit dhe gruas, qëllimi i formimit të sajë është jetesa e përbashkët e cila duhet të ketë zgjatur një periudhë të konsiderueshme kohore dhe të jetë e vazhdueshme.


THEMELIMI I BASHKËSISË JASHTË MARTESORE
Bëhet me shprehjen e vullnetit në mënyrë jo formale të një burri dhe të një gruaje për jetesë të përbashkët. 
Njohja-Duhet të ekzistojë njohuria e rrethit për qenien e bashkësisë martesore në mjedisin në të cilin ajo themelohet dhe vazhdon të ekzistoje.
Monogamia-Kushti themelor për themelimin e bashkësisë jashtë martesore është vullneti i shprehur i burrit dhe gruas për jetë të përbashkët. Andaj edhe është bashkësi martesore monogame.
Sekset e kundërta-Sikurse martesa që është bashkësi e dy personave të sekseve te kundërta ashtu edhe bashkësia jashtëmartesore.



DEFINICIONI I BASHKËSISË JASHTËMARTESORE. 
Bashkësi jashtëmartesore është bashkësi e jetës së vazhdueshme e themeluar me vullnetin e shprehur të një burri dhe të një gruaje të cilët kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë bashkë ndërsa bashkësia është e njohur edhe nga mjedisi ku ajo është themeluar. Ajo është bashkësi monogame dhe mbaron me pushimin e qëllimit të jetës së përbashkët.


MARRDHËNIET NE MES PRINDËRVE DHE FËMIJVE KANË TRI ELEMENTE THEMELORE.
Natyrorë-Që nga gjeneza e deri me sot marrëdhëniet e prindërve dhe fëmijëve janë themeluar me lindje në mënyrë natyrore.
Shoqërore-sepse çdo shoqëri ka rregulluar në mënyrë të vet marrëdhëniet e krijuara mes prindërve dhe fëmijëve.
Juridik-Marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve fitojnë karakter juridik me rregullimin e tyre me norma juridike.


CILAT JANË SUBJEKTET E SË DREJTËS PRINDËRORE
Janë prindërit dhe fëmijët.
Prindërit-janë persona fizik biologjikisht të aftë për të lindur fëmijë. Nënë e fëmijës konsiderohet gruaja e cila ka lindë fëmijën ndërsa atë personi prej të cilit është zënë fëmija. Zënia dhe lindja janë dy fakte vendimtare mbi të cilat themelohet atësia dhe amësia si lidhje faktike. Dhe që amësia dhe atësia të bëhet lidhje juridike duhet të zbatohen rregullat e caktuara juridike.
Fëmijët-konsiderohen të mitur që nuk i kanë mbushur 18 vjet. Pazotësia juridike është karakteristik që përcakton statusin e të miturit. Për këtë arsye deri sa të mbushë moshën madhore atë e përfaqësojnë prindërit si përfaqësues ligjor apo kujdestari nëse është nën kujdestari.


VËRTETIMI I STATUSIT MARTESOR TË FËMIJËS
Që një fëmijë të ketë statusin e fëmijës martesor sipas ligjit duhet të kompletohen këto kushte.
që fëmija të ketë prejardhje nga martesa
që gruaja ta ketë lindë fëmijën nga martesa ( amësia martesore)
që i ati i fëmijës të jetë burri i nënës që ka lindur fëmijën ( atësia martesore).


PREJARDHJA MARTESORE E FËMIJËS
Konsiderohet se fëmija ka lindur në martesë nëse prindërit e tij janë të martuar në kohën e lindjës së tij. Fëmija ka statusin martesor nëse ka lindur Brenda 300 ditësh pas zgjidhjes së martesës.
Vërtetimi i amësisë martesore- që fëmija të ketë statusin e fëmijës martesor është e nevojshme ta ketë lindur gruaja që në momentin e lindjes së fëmijës ka qenë në martesë. 
Vërtetimi i atësisë. Dy kushte janë themelore për këtë. Martesës në momentin e lindjes së fëmijës dhe ekzistimi i martesës në zënien e fëmijës.


KUNDËRSHTIMI I AMËSISË 
Të pakta janë rastet kur është e panjohur prejardhja e fëmijës prej nënës së martuar andaj edhe të rralla janë rastet e padive për kundërshtim,in e amësisë. Nëna e fëmijës regjistrohet në librat amzë me rastin e regjistrimit të fëmijës. Por nuk do të thotë se gjithnjë nëna e regjistruar është nëna natyrore. Andaj qëllimi i kundërshtimit të amësisë është të vërtetohet nëna e vërtet, nëna natyrore.




E DREJTA E PADISË PËR KUNDËRSHTIMIN E AMËSISË
Kanë të drejtë gruaja e regjistruar në librin amzë të të lindurve si nënë e fëmijës dhe gruaja e cila e konsideron veten si nënë e fëmijës dhe në fund edhe vet fëmija.


KUNDËRSHTIMI I ATËSISË
Qëllimi i kundërshtimit të atësisë është që të vërtetohet se burri i nënës së fëmijës nuk është i ati i fëmijës.
kundërshtimi i atësisë nga nëna e prezumuar. Nëse nëna e prezumuar e fëmijës merr në dijeni faktin se i ati i prezumuar nuk është ati natyror ka të drejtë për padi për të kundërshtuar atësinë dhe në afatin Brenda 6 muajsh nga lindja e fëmijës.
Kundërshtimi I atësisë nga fëmija. Fëmija si askush tjetër ka të drejtë . Nëse është i mitur atë e përfaqëson nëna, nëse nëna nuk është gjallë atëherë e përfaqëson kujdestari me lejen e organit të kujdestarisë.
Kundërshtimi nga personi që e konsideron veten si atë të fëmijës jashtëmartesor. Personi që e konsideron vetën si atë i fëmijës së lindur jashtë martesës ka të drejtë të kundërshtojë pavlefshmërinë e atësisë së personit tjetër i cili e ka pranuar atë si fëmijën e vet me kusht që po me atë padi të kërkojë që të vërtetohet edhe atësia e tij (e ka këtë të drejtë Brenda afatit prej 1 viti nga regjistrimi i fëmijës në librin amzë.).
Kundërshtimi i atësisë nga burri i nënës së fëmijës. Ka të drejtë nëse ka interes të vërtetoj se fëmija nuk është i tij dhe ka të drejtë për padi Brenda 6 muajve që nga momenti i marrjes në dijeni të faktit që vë në dyshim atësinë e tij.


PROCEDURA E KUNDËRSHTIMIT TË ATËSISË
Është procedurë civile dhe janë kompetencë e gjykatës së qarkut. Për shkaqe të moralit dhe ruajtjës së interesave të fëmijëve përjashtohet publiciteti. Në procedure marren provat juridike dhe mjeko ligjore. Me prova juridike vërtetohet koha e zënies së fëmijës dhe me ato mjeko-ligjore mund të vërtetohet ati i vërtetë      (përmes grupit të gjakut dhe faktorëve të gjakut).


PASOJAT E KUNDËRSHTIMIT TË ATËSISË
Ofiqari i gjendjes civile duhet të bëjë ndryshimet varësisht prej aktgjykimit, Fëmija humb të drejtat që i kishte ndaj atit të prezumuar. Ndërsa kur i ati natyror me sukses kundërshton atësinë e atit të prezumuar dhe vërtetohet atësia e tij, fëmija ka të vërtetuar atësinë jashtëmartesore. Fëmijët martesor dhe jashtë martesor tani plotësisht janë të barabartë sa i përket të drejtave dhe detyrimeve.


FËMIJË JASHTËMARTESOR QUAJMË
Çdo fëmijë që e ka lindur gruaja e ve (d.m.th. Gruaja e martuar pas zgjidhjes së martesës dhe pas kalimit të afatit prej 300 ditësh pas zgjidhjes së martesës). Çdo fëmijë që e ka lindur gruaja e martuar gjatë martesës apo shpalljes së saj të pavlefshme, ose atësia e fëmijës është kundërshtuar gjyqësisht me aktgjykim të formës së prerë, ose Brenda afatit prej 300 ditësh pas zgjidhjes së martesës.


VËRTETIMI I MARRDHËNIEVE PRINDORE JASHTË MARTESORE BËHET NË DY MËNYRA.
Me njohjen e amësisë (është veprim i njëanshëm juridik i një gruaje e cila shpreh vullnetin e lirë ligjërisht se ajo është nëna e fëmijës të lindur jashtë martesor.).
Njohja e atësisë (është veprim i njëanshëm juridik me anë të cilit mashkulli shpreh vullnetin e vet se ai është babi i fëmijës jashtëmartesor).
Njohja e atësisë dhe amësisë mund të bëhet edhe me vendim gjyqësor.



PROCEDURA PËR NJOHJËN E ATËSISË BËHET NË NJËRËN NGA KËTO MËNYRA
Duke deklaruar para ofiqarit në procesverbal se e njeh atësinë e fëmijës jashtë martesor. Duke deklaruar se e njeh atësinë e fëmijës jashtëmartesor para organit të kujdestarisë dhe me Testament.


CILAT JANË KUSHTET PËR NJOHJËN E PLOTFUQISHME TË FËMIJËS
Pëlqimi i nënës së fëmijës ( se ati është i vërtetë) 
Lindja gjallë e fëmijës
Zotësia për të vepruar (e personit që pretendon se është babi i fëmijës).
Pëlqimi i fëmijës (ky pëlqim është i nevojshëm vetëm nëse fëmija është më i vjetër se 16 vjet.)
Me njohjen e atësisë shkaktohen ato efekte juridike sikurse me rastin e atësisë.


ANULIMI ABSOLUT ËSHTË:
Kur fëmija i mitur ka dhënë pëlqimin pa i mbushur 16 vjet. 
Kur nëna e fëmijës nuk e ka dhënë pëlqimin. 
Kur fëmija ka lindur i vdekur dhe. 
Kur deklarata mbi njohjen e atësisë nuk është bërë në formën e paraparë ligjore. Padia mund të bëhet nga secili person që ka interes juridik në anulimin e njohjes së fëmijës.
Anulimi relative është i parashikuar me norma ligjore dhe ekziston kur deklarimi mbi njohjen e atësisë është dhënë më shtrëngim, me lajthim apo me mashtrim.
Kundërshtimi i atësisë së njohur
Bëhet me padi nga personi i cili vetën e konsideron atë natyror i fëmijës.
Vërtetimi i atësisë me vendim të gjykatës
Vendosën marrëdhëniet prindërore mes nënës dhe fëmijës sikurse edhe marrëdhëniet të fëmijës me gjininë e nënës. Por fëmija edhe më tutje mban statusin e fëmijës jashtëmartesor.
Vërtetimi i atësisë me vendim të gjykatës 
Mund të bëhet vetëm pasi të ketë lindur fëmija dhe nëse vërtetohet se në kohën e zënies së fëmijës ai bashkëjetonte me nënën e fëmijës, ose ka kryer marrëdhënie seksuale me apo pa dhunë, ose i ka premtuar martesë etj.
E drejta e ngritjes së padisë për vërtetimin e atësisë së fëmijës të lindur jashtë martesës me vendim të gjykatës i njihet këtyre subjekteve: 
Nënës së fëmijës, fëmijës, personit i cili pretendon se është ai ati i fëmijës por ka qenë i penguar për njohjen e atësisë dhe organet e kujdestarisë.


E DREJTA PRINDËRORE
Është tërësi rregullash juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, midis birësuesit dhe të birësuarit, midis kushërinjve dhe ndaj personave të tjerë në gjini.


MARRDHËNIET PRINDËRORE KANË DY ELEMENTE KRYESORE
Elementin natyral dhe juridik.
Elementi natyral është i pandryshuar dhe manifestohet me lindje. Marrëdhëniet prindërore zgjasin deri ne mbushjen e moshës madhore te fëmijës. Vetëm në raste të parapara me ligj këto marrëdhënie vazhdohen edhe pas mbushjes së moshës madhore.
Elementi juridik përfshin rregullat juridike për vërtetimin e lidhjes biologjike të fëmijës me prindërit veç e veç.




SI NDAHEN TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PRINDËRVE NDAJ FËMIJËVE 
Të drejtat dhe detyrimet personale të prindërve ndaj fëmijëve
Të drejtat dhe detyrimet e prindërve ndaj pronës së fëmijëve.
Të drejtat dhe detyrimet personale të prindërve ndaj fëmijëve janë të lidhura ngushtë me personalitetin derisa prindërit i ushtrojnë ato në interes të fëmijëve.
Këto të drejta dhe detyrime nuk janë të përhershme ato përfundojnë kur fëmija mbushë moshën madhore dhe janë (caktimi i emrit, ruajtja dhe mirërritja, arsimimi dhe edukimi, e drejta e mbajtjes dhe përfaqësimi ).

Ndaj pasurisë së fëmijës të mitur prindërit kanë të drejta dhe detyrime
Ta administrojnë, ta disponojnë dhe ti shfrytëzojnë të ardhurat.
Të drejtat dhe detyrimet e fëmijës
Secili detyrim i prindërve në të njëjtën kohë është e drejtë e fëmijës por edhe fëmijët kanë detyra ndaj prindërve e që janë. ( detyrat ligjore dhe detyrat morale.).
Detyrat ligjore janë që fëmijët të kujdesën dhe ti ndihmojnë prindërit e tyre sidomos kur ata janë të paaftë për punë, nuk kanë mjete të mjaftueshme për jetesë, a janë të sëmurë, dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ose materiale nuk mund të kujdesen për vete. Mirëpo që këto detyra të rëndojnë mbi fëmijën ai duhet ti plotësoj këto që fëmija të ketë mbushur 15 vjet dhe të realizoj të ardhura me punë personale dhe që i mituri të ketë të ardhura nga pasuria.
Detyrat morale ndaj prindërve rregullohen në bazë të rregullave të moralit (respektimi, sjellja korrekte).
Detyrimi i mbajtjes mes personave ne gjini të gjakut është paraparë me dispozita ligjore dhe kjo caktohet sipas radhës me të cilën ata mund të thirren në trashëgimi.
Detyrimi i mbajtjes në gjini të birësimit-Këto të drejta dallojnë varësisht në është fjala për birësim të plotë apo jot ë plotë. për birësim të plot vlen njëjtë sikur te personat në gjini gjaku.
Detyrimi i mbajtjes në gjini të krushqisë-Po ashtu lind detyrimi i mbajtjes. Njerku dhe njerka janë të detyruar të ofrojnë mbajtje financiare për thjeshtrit e tyre nëse ata nuk kanë të afërm të tjerë . Kjo nuk vlen vetëm nëse martesa mes njerkut-njerkës dhe prindërve është anuluar.
Edhe fëmija ndaj personave në gjini ka detyrime që të kontribuojë në mbajtje.
Ushtrimi i së drejtës prindore- e drejta prindore si e drejtë personale i përket në mënyre ekskluzive vetëm atit dhe nënës ajo nuk mund te trashëgohet dhe nuk bartet te personat e tretë. Kjo e drejtë është e rregulluar me norma juridike. Të drejtën prindore mund ta ushtroj edhe vetëm njëri prind kur tjetri prind ka vdekur ose është shpallur I vdekur ose kur njërit prind I është hequr e drejta prindërore.


PEZULLIMI I SË DREJTËS PRINDËRORE MUND TË BËHET PËR SHKAK TË DY LLOJEVE TË PENGESAVE.
pengesave faktike( për shkak të sëmundjes së rëndë apo infektive, vuajtjes së burgimit, kur mungon për një kohë të gjatë)
pengesat juridike. Janë pasojë e heqjes apo e kufizimit të zotësisë juridike të prindërve dhe kjo zgjat sa ai nuk është në gjendje te kujdeset as për të drejtat dhe interesat e veta.
Ushtrimi i së drejtës prindore mund të kufizohet në qoftë se prindërit duke u sjellë në mënyrë të papërgjegjshme abuzojnë të drejtat prindore dhe rrezikojnë personalitetin, të drejtat dhe interesat e fëmijëve    (këto shkelje më së shpeshti kanë të bëjnë me arsimimin, edukimin dhe mirërritjen). Në këtë drejtim janë dy lloje të drejta dhe detyrimesh që mund të ju kufizohen prindërve,
Të drejtat dhe detyrat ndaj personalitetit të fëmijës
Të drejtat dhe detyrat ndaj pasurisë së fëmijëve.
Në kuadër të kufizimeve të detyrave dhe të drejtave ndaj personalitetit mund të caktohen këto masa nga organi i kujdestarisë
Tërheqja e vërejtjes, kujdesi i përhershëm për ushtrimin e të drejtave prindore, marrja e fëmijës nga prindërit dhe dërgimi i fëmijës në institucion.



KUFIZIMET E TË DREJTAVE PRINDRORE
Përkitazi me të drejtat dhe detyrat ndaj pasurisë së fëmijëve. Këto masa merren nga organi i kujdestarisë dhe gjyqi me qëllim që të mbrohen te drejtat pronësore dhe interesat e fëmijëve (dhënia e llogarisë për administrimin e pasurisë së fëmijëve, lejimi i mjeteve te sigurisë mbi pasurin e prindit dhe barazimi i pozitës së prindit me pozitën e kujdestarit lidhur me administrimin e pasurisë.


HEQJA E SË DREJTËS PRINDËRORE
Kjo bëhet ne rastet kur prindërit i keqpërdorin të drejtat prindore dhe në mënyrë serioze i neglizhojnë ushtrimin e të drejtave prindërore. 
Procedura – vendimin e merr gjykata komunale në procedurë jashtë kontestimore vetëm për shkaqe të shprehura shprehimisht në ligj. Me vendim prindërve ju hiqet kjo e drejtë për kohë të pacaktuar. Zakonisht me këtë rast fëmija vihet nën kujdestari, apo ju besohet personave të tretë. Detyrimi i vetëm i cili prindërve ju vazhdohet edhe më tutje është ushqimi i detyruar ndaj fëmijës.
Kthimi i të drejtave prindërore bëhet kur pushojnë shkaqet për të cilat ato u janë hequr. Kërkesën e bëjnë organi I kujdestarisë ose prindërit dhe gjykata merr vendim.


VAZHDIMI I SË DREJTËS PRINDORE PAS MOSHËS MADHORE TË FËMIJËS 
Bëhet në rastet e parapara me ligj, kur ai nuk është i aftë të kujdeset për interesat e veta . Vendimin e merr gjykata në procedura jashtë kontestimore me kërkesë të prindërve ose organit të kujdestarisë. Gjykata cakton me vendim kohëzgjatjen ose derisa të pushojnë shkaqet . E drejta e vazhduar mbaron me vendim të gjykatës ose me vdekjen e prindërve.
Mbarimi i së drejtës prindërore mbaron me mbushjen e moshës madhore 18 vjet, përjashtimisht së drejtës së mbajtjes e cila vazhdon deri në atë 26 vjet apo edhe më shumë nëse fëmija vazhdon shkollimin e rregullt. Me birësim të plotë mbarojnë të drejtat prindërore të prindërve natyral të fëmijës.


BIRËSIMI ËSHTË AKT JURIDIK
Themelohet para organit të kujdestarisë. Kompetente tokësore për lidhjen e tij caktohen në bazë të vendbanimit të birësuesit, Në procedurën e birësimit përjashtohet publiku . Kjo procedurë fillon me kërkesën për birësim. Organi i kujdestarisë do të vërtetojë nëse personi që kërkon të birësoj dhe fëmija i mitur janë të përshtatshëm për birësim. Kur plotësohen kushtet e parapara organi i kujdestarisë do të konstatojë me akt solemn birësimin. 


DALLOHEN DY LLOJE TE BIRËSIMIT.
A) i plotë dhe
B) jo i plotë.
Birësimi i plotë (adoption plena)-Themelohet kur në mes të birësuesit dhe të birësuarit vendosën marrdhëniet të njëjta sikurse mes prindërve natyror dhe fëmijëve dhe po ashtu edhe me persona të tjerë si në gjini gjaku. 
Birësimi jo i plotë ( adoption semi plena)- Duhet kuptuar vendosjen e marrëdhënieve prindore vetëm mes birësuesit dhe fëmijës që birësohet si dhe pasardhësve të fëmijës , mirëpo janë të mundshme kufizimet lidhur me mbiemrin dhe të drejtën trashëgimore . Kjo nënkupton se i birësuari edhe me tej ruan lidhjet gjinore me familjen e origjinës.


KUSH MUND TË JET I BIRËSUAR
Një person i tillë duhet të i plotësoj këto kushte. Të jetë i lindur i gjallë, Të jetë fëmijë i mitur, Të mos jetë në gjini gjaku me birësuesin dhe Fëmija te jep pëlqimin ( nëse i ka mbushur 14 vjet).


KUSH MUND TË JETË BIRËSUESI-Personi i tillë duhet të ketë zotësinë për të vepruar, të ketë cilësi personale për të ushtruar me sukses të drejtat dhe detyrimet prindërore të mos vuajë nga sëmundje ngjitëse që do të rrezikonte shëndetin e fëmijës, të ketë mbushur 21 vjet. Nëse i birësuari i ka të gjallë prindërit e tij atëherë duhet të merret edhe pëlqimi i tyre,
Si rregull birësuesi mund të jetë vetëm personi me shtetësi kosovare. Por ka edhe përjashtime kur birësuesi mund të jetë edhe shtetasi i huaj nëse për një gjë të tillë ekzistojnë arsyet. Për këtë paraprakisht nevojitet pëlqimi nga organi administrative kompetent për punët e politikës sociale.
Pas themelimit të aktit të birësimit- prindërit biologjik edhe nëse janë të gjallë nuk mund të ushtrojnë të drejta dhe detyrime ndaj fëmijëve të tyre.


SHUARJA E BIRËSIMIT
Kjo mund të bëhet vetëm te birësimi jo i plotë me vendim të organit të kujdestarisë kur ekzistojnë shkaqet e arsyeshme në bazë të kërkesës së birësuesit apo të birësuarit. Pos kësaj birësimi jo i plotë mund të zgjidhet sipas detyrës zyrtare apo edhe kur birësuesi dhe I birësuari lidhin martesë.
Anulimi i birësimit mund të bëhet nëse kjo ka qenë e themeluar pa kërkesën e birësuesit, pa pëlqimin e fëmijës apo prindit. Po ashtu edhe në rast nëse në kohën e deklarimit të kërkesës birësuesi ka qenë në gjendje çmendurie , nëse i ka munguar zotësia e veprimit , ose fëmija që birësohet ka qenë më i ri se 14 vjet dhe ka dhënë pëlqimin etj.
Pasojat e anulimit të birësimit-Me aktgjykim mbi anulimin gjykata i cakton të birësuarit mbajtjen derisa ai të mbushë moshën madhore, ndërsa me detyrimin e mbajtjes e ngarkon birësuesin, Gjykata po ashtu mund të ngarkoj edhe te birësuarin me detyrimin e dhënies së ushqimit birësuesit.
Detyrimi për ushqim i anëtarëve të familjes dhe i personave të tjerë në gjini është e drejt dhe detyrim. Pala që ka autorizimin ligjor të kërkesës nga pala tjetër detyrimin e ushqimit quhet kreditore ndërsa pala tjetër debitori që ka detyrim në dhënien e mjeteve materiale apo të parave mirëpo e gjithë kjo me kusht që të mos e rrezikojnë mbajtjen e tyre të domosdoshme. Detyrimi për ushqim është detyrim ligjor pa kundërshpërblim dhe me karakter personal. Detyrimi për ushqim është e drejtë personale dhe bazën e ka në marrëdhëniet gjini, martesore dhe jashtëmartesore. Pra kjo e drejtë nuk mund të tjetërsohet, kjo e drejtë nuk mund të parashkruhet. Detyrimi për ushqim nuk mund të jetë objekt përmbarimi në procedurë gjyqësore. Ushqimi jepet për kohën e ardhshme e jo për të kaluarën pasi që është sigurim i mjeteve për ekzistencë
Llojet e detyrimi për ushqim janë. 
Detyrimi i ushqimit të familjes.
Detyrimi i ushqimit mes prindërve dhe fëmijëve
Detyrimi i ushqimit mes bashkëshortëve
Detyrimi i ushqimit mes personave të tjerë në gjini.
Kuptimi i marrëdhënieve pasurore-Marrëdhëniet pasurore mes bashkëshortëve rregullohen me norma juridike të ligjit mbi familjen. Ndërsa marrëdhëniet pasurore të lidhura me martesën, bashkësinë jashtëmartesore dhe midis personave në gjini nuk zbatohet në tërësi rregullat e përgjithshme të së drejtës civile. Tërësia e rregullave juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet pasurore të qiftit bashkëshortor quhet regjim pasuror martesor.
Pasuria e qiftit bashkëshortor mund të jetë e veçantë dhe e përbashkët.
Pasuria e veçantë . Është ajo pasuri të cilën qifti bashkëshortor e ka pasur në momentin e lidhjes së martesës si dhe pasuria të cilën e ka fituar gjatë bashkësisë martesore në çfarëdo mënyre të lejuar ligjore por jo me punë. Dhe secili bashkëshort administron në mënyrë të pavarur pasurin e tij të veçantë gjatë gjithë martesës.
Pasuria e përbashkët është pasuri e fituar me punë gjatë vazhdimit të martesës madje qoftë formalisht por edhe realisht. Për ekzistimin e kësaj pasurie duhet të plotësohen dy kushte kumultative:
A-    ekzistimi i martesës dhe
B-    puna e bashkëshortëve martesor.



Objekti i pasurisë së përbashkët përbëhet nga të drejtat e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme. Të drejtat reale si servitutet etj.
Pasuria e përbashkët rregullohet me norma të natyrës urdhëruese. Pasurinë e përbashkët gjatë martesës bashkëshortët e administrojnë dhe disponojnë bashkërisht dhe me marrëveshje. Regjistrimi i kësaj pasurie duhet të regjistrohet në regjistrat publike të pasurisë së paluajtshme në emrin e të dy bashkëshortëve por edhe nëse është regjistruar vetëm në emrin e njërit bashkëshort llogaritet prapë njëjtë e të dyve.
Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët-Kanë të drejtë ta kërkojnë bashkëshortët, trashëgimtarët dhe kreditorët e njërit bashkëshort. Si rregull për pjesëtimin e pasurisë gjykata vendos në procedurë civile, ndërsa kur hiset në pasuri nuk janë kontestuese vendos në procedurë jashtë kontestimore.
Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve jashtëmartesor-Edhe këtu lindnin marrëdhëniet pasurore por këto deri vonë nuk kanë qenë të rregulluara me rregullativ ligjore.
Marrëdhëniet pasurore të anëtarëve të familjes janë të rregulluara me ligj dhe për këtë duhet të plotësohen kushtet. Ekzistimi i lidhjeve gjinore mes anëtarëve, Ekzistimi i jetës së përbashkët midis anëtarëve dhe Tjetërsimi i paautorizuar i sendit të paluajtshëm mund të kundërshtohet nëse blerësi ka qenë në keqbesim.
Anëtarët e familjes marrëdhëniet pasurore mund ti rregullojnë edhe me kontratë të shkruar dhe të vërtetuar në gjykatë.
Regjimi i kontraktimit pasuror të bashkëshortëve nënkupton rregullimin e marrëdhënieve mes burrit dhe gruas me kontratë të lidhur. Kjo nuk zbatohet në të drejtën tonë.
Detyrimet e bashkëshortëve martesor për detyrimet ndaj personave të tretë, Për ndërmarrjet e njërit bashkëshort para martesës përgjigjet vetëm ai. Ndërsa për detyrimet të cilat njëri bashkëshort i ka ndërmarrë për përmbushjen e nevojave të përditshme të bashkësisë familjare, si dhe për detyrimet për të cilat sipas ligjit detyrohen të dy bashkëshortët , përgjegjësia është solidare si me pasurinë e përbashkët ashtu edhe me pasurinë e veçantë.


E DREJTA E KUJDESTARISË
Është një institucion i së drejtës familjare me anën e të cilit një person nën kontrollin e organeve shtetërore ngarkohet që të kujdeset për fëmijët e mitur të cilët nuk ndodhen nën kontrollin e prindërve, për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të personave të tjerë të cilët nuk janë të zotët të kujdesën dhe të mbrojnë të drejtat dhe interesat e veta.


ORGANI I KUJDESTARISË
Qëllimi I tij është mbrojtja e personalitetit , e pasurisë , të drejtave dhe interesave të të miturve dhe të tjerëve që nuk janë në gjendje të kujdesën për vete. Këtë e bën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthortë.
Në mënyrë të drejtpërdrejtë e bën kur i kryen punët pa pjesëmarrjen e një personi të tretë,
Në mënyrë të tërthortë kur disa punë ja beson një personi të tretë.
Kompetencat e organit të kujdestarisë janë-Emëron dhe shkarkon kujdestarin nga detyra, Vendos për caktimin e shpenzimeve të kujdestarisë, Fillon procedurën për vendosjen e personave nën kujdestari, Ushtron kontrollin mbi zbatimin e masave për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të personave nën kujdestari, Të jep mendimin se a mund ti jepet leja për martesë personit të mitur mbi 16 vjet, Ushtron mbikëqyrje të vazhdueshme mbi ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të prindërve, Themelimin e birësimit dhe ushtrimi I mbikëqyrjes deri tek shuarja e birësimit.









KUJDESTARI
Kujdestarin e emëron organi i kujdestarisë, Si kujdestar mund të jetë çdo person i cili i ka cilësitë personale dhe aftësitë e nevojshme për përmbushjen e detyrave. Vetëm një person fizik mund të emërohet kujdestar. Natyrisht këtë detyrë mund ta kryejë më së miri dikush nga gjinia, por në mungesë të tij mund të caktohet edhe dikush tjetër.
Të drejtat dhe detyrat e kujdestarit-Që të kujdeset për personalitetin, të drejtat dhe interesat e të kujdestarit, të administrojë me kujdes pasurin e tij dhe të informoj organin e kujdestarisë për udhëheqjen e kujdestarisë. Detyrë kryesore e tij është që të zëvendësoj prindërit. Si rregull detyrën e kujdestarit e kryen pa shpërblim, mirëpo kur funksioni i kujdestarit është i lidhur me angazhime të mëdha që vazhdojnë për një kohë të gjatë ai mund të angazhohet edhe me shpërblim.
Shkarkimi i kujdestarit-Organi I kujdestarisë mund ta shkarkojë nëse plotësohen kushtet ligjore, nëse kujdestari ka keqpërdorur autorizimet e tij apo ka kërcënuar interesat e personit nën kujdestari apo për ndonjë arsye tjetër ka humbur të drejtën për të qenë kujdestar.
Përgjegjësia e kujdestarit- Kujdestari përgjigjet për detyrat e veta si në bazë të rregullave të së drejtës civile juridike po ashtu edhe në bazë të dispozitave të kodit penal.
Kujdestaria ndaj fëmijëve te mitur-Organi i kujdestarisë e vë nën kujdestari personin e mitur që nuk është nën kujdestari të prindërve (si në rastet kur prindërit e tyre janë në pamundësi për të ushtruar kujdesin prindor, për shkak se të dy prindërit kanë vdekur, ose kanë humbur aftësinë për të vepruar apo shkak tjetër që i jep arsye gjykatës).
Punët e kujdestarit që i kryen në mënyrë të mëvetësishme janë ato pune të cilat i ndërmerr për mirëmbajtjen normale dhe administrim të rregullt të pasurisë së të kujdestarit, por duke mos e pakësuar vlerën e saj. si p.sh. (mund të bëjë pagesën e tatimit, qirasë, rrymës, ujit etj).
Punët për të cilat kujdestarit i nevojitet leja janë të gjitha punët e rëndësishme që lidhen me personalitetin dhe pasurin e të kujdestarit ( si p.sh. Besimi i të miturit shtëpisë së bonjakëve, ndërrim i shkollës apo ndërprerja, marrja për vendimin e zgjedhjes së profesionit të të miturit etj.).
Punët të cilat kujdestari nuk mund ti kryej fare janë. Ai nuk mund të përfaqësoj në punët juridike në mes të personit nën kujdestari dhe bashkëshortit të tij ose njërit nga të afërmit në vijë të drejtë, pastaj në transferimin ose bartjen nga e drejta e penguar, hipotekës etj. Po ashtu ai nuk mundet të bëjë lidhjen e martesës në emër të të miturit mbi 16 vjet dhe nuk mund të bëjë njohjen e amësisë dhe të atësisë. 


MBARIMI I KUJDESTARISË
Me arritjen e moshës madhore të fëmijës të mitur , Me lidhjen e martesës para mbushjes së moshës madhore, me birësim. Me kthimin e të drejtave prindërore.
Pasojat e mbarimit të kujdestarisë-Menjëherë kujdestari ka për detyrë të dorëzoj pasurinë e të kujdestarit në afatin e caktuar nga organi i kujdestarisë. Ai duhet të paraqes llogarinë përfundimtare të administrimit të pasurisë.


SHKAQET PËR HEQJEN E ZOTËSISË PËR TË VEPRUAR. 
Sipas ligjit mbi familjen të Kosovës janë dy arsye për heqjen e zotësisë për të vepruar.
Sëmundja psikike e diagnoztifikuar dhe 
Ngecja në zhvillimin psikik
Kujdestari është përfaqësues ligjor i te kujdestarit ngase përfaqësimi ligjor caktohet si kryerje e punëve dhe e veprimeve juridike në emër dhe llogari të huaj.
Me këtë rast personi madhor fiton status të njëjtë si fëmija i mitur.
Procedura e heqjes së zotësisë për të vepruar, Zhvillohet përpara gjykatës komunale dhe propozimin mund ta paraqesin bashkëshorti, personat në gjini që jetojnë në bashkësi familjare me personin, prokurori publik, organi i kujdestarisë, fëmijët, prindërit. Po ashtu mundet edhe vet personi nëse e kupton rëndësinë dhe pasojat juridike të propozimit të tij. Vendimi merret në procedurë jashtë kontestimore.

VËNIA NËN KUJDESTARI E PERSONIT MADHOR. 
Bëhet në bazë të vendimit të formës së prerë të cilin e merr gjykata në procedurë jashtë kontestimore dhe Gjykata brenda 10 ditësh duhet të ja dorëzoj vendimin organit të kujdestarisë i cili Brenda 30 ditësh duhet emëroj kujdestarin. 
Kujdestaria mbi personin madhor përfundon. 
Me vdekjen natyrale te kujdestarit 
Në mënyrë juridike me kthimin e zotësisë për të vepruar.


RASTET E VEQANTA TË KUJDESTARISË.
kur një pasurie nuk i dihet pronari, organi i kujdestarisë mund të caktoj një kujdestar të veçantë për tu kujdesur për këtë pasuri të gjetur. Kjo kujdestari përfundon me paraqitjen e pronarit.
Në rastet kur përfaqësuesi ligjor i të miturve nuk mundet ti përfaqësoj ata për arsye se në mes të tyre ekziston nj kontest atëherë organi i kujdestarisë mund të caktojë një kujdestar të veçantë.
Nëse për fëmijën e zënë në barkun e nënës nuk mund të kujdesen prindërit sepse interesat i kanë të kundërta atëherë organi i kujdestarisë mund të caktoj një kujdestar të veçantë.


RASTET E KUJDESTARISË SË VEQANT QË NUK JANË TË PËRCAKTUARA ME DISPOZITA LIGJORE.
Personit i cili mungon nuk është në gjendje të kujdeset për pasurinë dhe interesat e veta. Andaj i caktohet kujdestari dhe për këtë duhet të plotësoj kushtet, që atij të mos i dihet banimi dhe që ai të mos ketë përfaqësues me rastin e paraqitjes së nevojave për mbrojtjen e disa interesave të caktuara.
Gjatë qëndrimit të përkohshëm apo të përhershëm ne vendin tonë të një shtetasi të huaj mund të paraqitet nevoja që ai të mos jete në gjendje të mbrojë interesat dhe të drejtat e veta me këtë rast nëse vendi i tij nuk ka përfaqësi apo konsullatë në vendin tonë atëherë organi i kujdestarisë duhet ti caktoj një kujdestar të veçantë.
Kujdestari ndaj personave të sëmurë. Ju caktohet në rast se personi madhor për shkak të sëmundjes apo të metave fizike nuk mund ta administrojë vetë pasurinë dhe mbrojë interesat e veta dhe nuk ka mundësi të emërojë një përfaqësues. Ky kujdestar do të kujdeset vetëm për të drejtat për të cilat është caktuar.
Personi i privuar nga liria nuk mund të kujdeset për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave te veta. Ai nuk mund të lidhë punë juridike dhe të merr pjesë si palë në procedurë. Andaj dhe i caktohet një kujdestar i veçantë.
Kujdestari vullnetar. Është kur personi madhor vet nuk mundet të kujdeset për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave te veta ka të drejtë të kërkojë nga organi i kujdestarisë që të ja caktojë një kujdestar vullnetar. Edhe ky caktohet vetëm për ato punë për të cilat personi nuk mund të i kryejë.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels