Problematika e papunësisë në Shqipëri për periudhën 2000 – 2012
AbstraktPapunësia është një nga sëmundjet më të mëdha të ekonomsië në nivel individi, familjeje, vendi dhe në nivel rajonal e më gjerë. Qëllimi i temës është që të tregojë gjendjen dhe problemet aktuale të nivelit të papunësisë në Shqipëri për periudhen 2000 – 2012 dhe të jap dise mendime për përmirësimin e situatës, duke dhënë në mënyrë historike se si ka ndryshuar papunësia në Shqipëri në 12 vitet e fundit.
Hyrje
Papunësia është një nga problemet më të mëdha të ekonomisë në çdo vend. Ajo është e lidhur ngushtë me inflacionin dhe të dy këto koncepte përbëjnë thelbin e luftës për manaxhimin e një ekonomie të qendrueshme, duke patur parasysh edhe parametrat e tjerë makronomikë.
Materiali dhe metoda
Materialet e përdorura në këtë studim janë marrë nga burime primare dhe janë përdorur sipas teorisë ekonomike të mësuar në displinat Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, etj. Materialet janë lexuar dhe më tej janë përzgjedhur. Pas kësaj materialet e zgjedhura janë lexuar me kujdes dhe prej tyre janë bërë kuotime, citime, perifrazime dhe përmbledhje. Mbi bazën e materialeve dhe pikëpamjeve personale të krijuara gjatë studimit të kësaj çështjeje, është shkruar diskutimi i çështjes dhe më tej janë nxjerrë konkluzione dhe rekomandime.
Rezultatet
Në Shqipëri papunësia zyrtarisht është në nivelin 13 – 14%, ndërsa disa raporte flasin për një shifër shumë të madhe se kaq, rreth 40%. Lufta kundër papunësisë është e vështirë por nëse arrihet të kombinohen politikat e nxitjes së investimeve vendase dhe të huaja me politikat publike, monetare, kreditore dhe fiskale atëhere mund të arrihet një nivel i pranueshëm papunësie që shërben si nxitje për forcat e punës dhe për ekonominë në pëgjithësi.
Diskutim
Punësimi është sigurimi i vendeve të punës për të gjitha forcat e afta për punë, por punësimi si qëllim në vehtvehte nuk është mënyrë efektive dhe efikase për një ekonomi në zhvillim dhe të qendrueshme. Papunësia është një nga problemet kryesore makroekonomike. Ajo sjell pasoja në prodhimin kombëtar, të ardhurat e familjeve dhe në përkeqësimin e gjendjes së shtresave të varfra. Nga kjo vijnë më tej kosto të shumta ekonomike dhe sociale.
Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë punëtore në një territor të caktuar brenda një vendi apo në tërë vendin. Pra, ky indikator ekonomik tregon nivelin e fuqisë punëtore të pashfrytëzuar në proceset ekonomike në një territor gjeografik.Sipas klasifikimit të Bashkimit Evropian të papunësuar janë ata pjesëtarë të fuqisë punëtore të cilët nuk kanë pasur punë gjatë javës kur është bërë studimi, aktivisht kanë kërkuar punë gjatë asaj jave dhe janë të gatshëm të nisin një punë gjatë dy javëve të ardhshme.Shkalla e papunësisë është një tregues i mirëqenies ekonomike në përgjithësi. Një shkallë e ulët është tregues i një ekonomie të fortë ku ata që kërkojnë punë mund ta gjejnë atë shpejt, ndërsa një shkallë e lartë tregon një ekonomi të dobët. Punëdhënësit mund të gjejnë më lehtë punonjës kur shkalla e papunësisë është e lartë. Në varësi nga ciklet e biznesit lëviz edhe papunësia, së bashku me nivelin e prodhimit dhe me inflacionin.
Pothuajse të tëra vendet e botës, të pazhvilluara, në zhvillim dhe të zhvilluara vuajnë nga papunësia. Për shembull: Në pjesën më të madhe te vendeve afrikane papunësia është në një shkallë mbi 15% dhe ka vende ku niveli i papunësisë i kalon edhe 50%. Këto janë vende në varfëri të thellë ku ka pak mundësi për zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe për të bërë biznes. Ndër vendet në zhvillim mund të marrim edhe rastin e vendit tonë ku niveli i papunësisë është në shifrat rreth 13.5% pre më shumë se pesë vitesh. Gjithashtu, edhe në Kosovë niveli i papunësisë është në këto shifra. Në vendet e zhvilluara niveli i papunësisë është rreth shifrave 4 – 10% ku përmendim Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 10%, Spanjën me rreth 10%, por që në muajt e fundit shifra ka kaluar në përmasa galopante në rreth 18%, Greqia me një papunësi rreth 16%, Italia me rreth 13%, etj. Pjesa më e madhe e të papunëve janë kryesisht të rinj që e kanë të vështirë të adaptohen me tregun e punës, sepse kanë pak përvojë pune dhe për shkak të arsimit dhe kushteve të tyre sociale.
I punësuar është individi që kryen një punë të pagueshme ose punë në kuadër të familjes.
I papunë është individi që nuk është në punë, por që bën përpjekje specifike për të gjetur punë.
Fuqia punëtore është shuma e të punësuarve dhe të papunëve. Jashtë forcave punëtore janë të tërë ata që nuk janë të zënë me punë si: pensionistë, studentë, nxënës në moshë pune, ata që largohen nga tregu i punës për të rritur fëmijët, etj.
Papunësia shfaqet në disa lloje. Ajo është papunësi:
- Friksionale
- Strukturore
- Sezonale
- Ciklike
Papunesi strukturore vjen nga ndryshmet ekonomike, nga ndryshimi i strukturës së GDP-së, nga mospërputhja në mes të kërkesës dhe ofertës për punë, nga ndryshimet në tregtinë ndërkombëtare, etj. Papunësia stukturore ekziston edhe për shkak të mobilitetit të ulët të punëtorëve në kuptimin gjeografik, profesional, papunësia sezonale, etj.
Gjeografik – individët që kërkojnë punë nuk janë në zonën ku subjektet publike dhe private hapin punë sepse banojnë në vende të tjera dhe distancat e bëjnë të pamundur lëvizjen për të punuar.
Profesional – ka punë por individi nuk ka aftësitë profesionale që kërkohen në tregun e punës, ose individi i ka aftësitë profesionale për punë, por në tregun e punës nuk ka punë të cilat individi është i aftë t’i bëjë.
Papunësia sezonale – është një lloj papunësie që vjen nga natyra sezonale e aktiviteteve ekonomike në një vend, të tilla si turizimi, bujqësia, ndërtimi, etj. Në këto raste pagat e punëtorëve përshtaten për natyrën sezonale të punësimit dhe pagat e larta gjatë sezonit të punës vendosen për të kompenzuar punëtorët për periudhën e vitit kur ata qëndrojnë të papunë.
Papunësia ciklike vjen nga pamjaftueshmëria e kërkesës. Kjo vjen për shkak se në ekonominë e vendit nuk gjenerohen vende pune mjaftueshem në kuadër të ekonomisë kombëtare. Kjo është edhe një lloj papunësie që vërehet gjatë fazës së recesionit të cikleve të biznesit. Kjo lloj papunësie ndodh sepse kërkesa në treg bie dhe firmat nuk janë në gjendje të përshtatin pagën ndaj rënie së kërkesës agregate dhe hyrjes së fitimeve.
Të tëra këto lloje papunësie përbëjnë papunësinë totale e cilas shprehet nëpërmjet shkallës së papunësisë që është raporti midis numrit të të papunëve të regjistruar dhe numrit të popullsisë aktive (forcës së punës). Një shkallë e ulët e papunësisë e shtyn një ekonomi më pranë prodhimit potencial të mundshëm dhe rrit mirëqënien e popullatës.
Bazuar në shkallën e papunësisë, Shqipëria renditet e pesta në rajon pas Maqedonisë (33%), Bosnje Hercegovinës (24%), Serbisë (17.4%) dhe Turqisë (14%). Pas Shqipërisë (13%) renditen:Malii Zi (11%), Greqia (9.4%) dhe Kroacia (9.2%). Forca e punës përbën pjesën e popullatës e cila është në moshë pune (në Shqipëri nga mosha 16 deri në moshën e pensionit), dhe është në kërkim të vazhdueshëm për punë.
Niveli më i lartë i papunsisë (22.3%) është shënuar në vitin 1993 në vitet e para të pluralizmit politik, ndërsa niveli më i ulët në vitin 1996 (12.4%). Edhe pse shkalla e papunësisë ka qënë në ulje gjatë dhjetë viteve të fundit, ky nivel nuk e ka arritur ende atë të vitit 1996. Në vitin 2009, vihet re një rritje e shkallës së papunësisë me 0.6% krahasuar me vitin e mëparshëm.
Sipas FMN, shkalla e papunësisë në Shqipëri në vitin 2010 vlerësohet të jetë rreth 12.5%. Në vitin 2009, nga totali i të papunëve të regjistruar 88.3% janë të papunë afatgjatë, 6.3% marrin pagesë papunësie, dhe pjesa tjetër prej 5.4% konsiderohen të papunë ciklikë. Gjithashtu vihet re një lidhje e drejtpërdrejtë midis nivelit të punësimit dhe arsimimit. Në vitin 2009, 53.6% e të papunëve të regjistruar kanë arsim 8-vjecar, 43.8% arsim të mesëm, dhe vetëm 2.6% arsim të lartë.
Duhet patur parasysh se në të dhënat nuk përfshihen të dhëna për punët private të padeklaruara.
Rritja e papunësisë në vendin tonë ndihet shume nga mungesa e reformave. Ekonomia shqiptare po vazhdon të shfaqë shenja dobësia për shkak të papunësisë. Është shumë e rëndësishme të ruhet kuadri makroekonomik, në veçanti mbajtja nën kontroll e nivelit të borxhit publik dhe ajo e deficitit për të kontrolluar rritjen e papunësisë në Shqipëri. Një nga dobësitë e brendëshme të ekonomisë shqiptare që pengon zhvillimin në të tëra fushat është papunësia e lartë, e cila kombinohet me mungesën e reformave strukturore, zbatueshmërinë e kontratave dhe mos respektimin e të drejtave të pronësisë, etj.
Shkaqet e papunësise
Niveli i ulët i njohjes së parasë dhe abuzimi në kreditim: Nga një sondazh i bërë para disa muajsh rezultonte se shqiptarët 40% të të ardhurave i konsumonin për veset e tyre si duhan, alkool, kafe, etj.Ka pasur mjaft raste kur njerëzit kanë shitur edhe shtëpitë e tyre për të blerë makinë. Ajo qe e thellon edhe më shumë këtë problem është kreditimi abuzues. Kjo bën që paraja të shpenzohet në gjëra pa prodhueshmëri të cilat vetëm e ulin ekonominë.
Korrupsioni: Niveli ulët arsimor i studentëve në universitete është një faktor kryesor për korrupsion. Nga një sondazh i bërë disa kohë më parë tregon që 75% e studentëve në universitetet publike kanë paguar të paktën një herë për të kaluar një provim ose për të rritur notën.
Mungesa e theksuar e njohurive bazike të të bërit biznes dhe taksat e larta: Konsulenca e biznesit thuajse nuk ekziston fare. Nuk ekziston pothuajse asnjë zyrë informacioni se ku, sa dhe si një produkt, kulture apo mineral mund t mbillet, shitet, blihet apo nxirret.
Mungesa profesionale e punonjësve që pajtojnë njerëz në punë dhe paaftësia e punëkërkuesve: Kjo pikë vlen kryesisht për kompanitë e mëdha dhe përgjegjësinë kryesore mendoj se e kanë universitetet. Një student që përfundon Fakultetin e Shkencave Sociale teorikisht e di se çfarë kërkon një punëdhënës nga një punëkërkues, si: punësim afatgjatë, aftësi për të punuar mirë me të tjerët, etj, pra atij i atribuohet cilësia e punëdhënësit. Por problemi qëndron në faktin se kompani të ndryshme kanë aspirata, synime dhe objektiva të ndryshme, në këtë sens edhe performanca e tyre duhet të jetë në sinkronim me këto synime
Inovimi teknologjik që ka të bëjë me makineritë që përdor një firmë. Në qoftë se ajo përdor një teknologji e cila është e kohëve të fundit dhe i përshtatet tregut atëherë kjo firmë ka më shumë shanse për të ecur se sa një firmë e cila përdor teknologji të vjetëruar. Një kompani që përdor teknologji të vjetër dhe që nuk i ka rregulluar herë pas herë makineritë e saj, është destinuar të falimentojë.
Aftësia sipërmarrëse. Aftèsia sipèrmarrëse i referohet talentit të veçant që kanë disa njerëz për organizimin e burimeve të tjera ekonomike si puna, toka, kapitali në procesin e prodhimit të mallërave dhe shërbimve për kërkimin e mundësive të reja për biznes si dhe për zhvillimin e metodave të reja të prodhimit. I afte dhe i suksesshëm quhet ai sipermarrës i cili bën të mundur që kompania e tij të shkojë drejt suksesit dhe të arrijë fitime të mira që ajo të ecë përpara e të fuqizohet. Një sipërmarrës quhet i aftë në qoftë se për të njëjtën shumë parash të investuara arrin të fitojë më shumë se sa ka fituar herën e fundit duke investuar me po atë shumë. Sipërmarrësit e suksesshëm kanë aftësi për të: Identifikuar tregjet, siguruar koncepte të reja, nxitur mendimin kreativ, parë situatat në drejtim të nevojave të paplotësuara, arritur një vizion, krijuar një avantazh konkurues, etj.
Konkluzione dhe rekomandime
- Shumica e bizneseve në vendin tonë përdorin një teknologji të vjetër, kjo vjen nga të ardhurat që ata kanë ose nuk kanë deshirë që të përmirësojnë teknologjinë, ghjithashtu ne Shqiperi ka nje korrupsion të lartë për vendet e punes. Në ditët e sotme po futen shumë të paaftë në punë dhe po hiqen ata që janë të zotët për ate llojë pune.Kjo vjen për shkak se të paaftët përdorin lekun dhe mikun për të gjëtur punën, nga ana tjetër nga vëzhgimet del se shqiptarët rreth 40% të të ardhurave i harxhonin për vese.
- Pjesa më e madhe e biznesmenëve shqiptarë i janë future rrugës së biznesit pa pasur nevojën e ndonjë diplome. Ata filluan të bënin biznes me ato pak dije që kishin dhe kjo ka qenë dhe është një pikë e dobët në bizneset e vendit tonë.
- Nxitja e punësimit koordinuar me politikat e nxitjes së investimeve publike dhe private do përmirësonin gjendjen e nivelin e punësimit në Shqipëri.
Anekse
Të punësuar | Njësia e matjes | 2000 | 2002 | 2003 | 2005 | 2006 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 |
Gjithsej (I+II+III) | Nr | 1,068,190 | 920,144 | 926,225 | 932,102 | 935,058 | 974,067 | 899,278 | 916,919 | 928,052 |
I. Sektori shtetëror | Nr | 191,166 | 186,065 | 181,417 | 175,015 | 169,000 | 166,543 | 166,250 | 166,000 | 165,100 |
Buxhetorë | 122,298 | 118,162 | 117,220 | 119,993 | 122,000 | 125,500 | 125,320 | 126,500 | 128,200 | |
Jo-buxhetorë | 68,868 | 67,903 | 64,197 | 55,022 | 47,000 | 41,043 | 40,930 | 39,500 | 36,900 | |
II. Sektori privat jo-bujqësor | Nr | 116,024 | 207,742 | 211,169 | 214,935 | 224,058 | 238,975 | 236,838 | 244,255 | 256,288 |
III. Sektori privat bujqësor | Nr | 761,000 | 526,337 | 533,639 | 542,152 | 542,000 | 568,549 | 496,190 | 506,664 | 506,664 |
Shkalla e Punësimit | % | 55.1 | 51.1 | 50.7 | 49.7 | 46.2 | 45.8 | 41.9 | 42.3 | |
Meshkuj | % | 66.0 | 62.8 | 61.4 | 60.0 | 58.8 | 57.4 | 50.4 | 51.0 | |
Femra | % | 44.1 | 38.9 | 38.2 | 38.8 | 38.1 | 34.3 | 33.4 | 33.5 |
Emërtimi | 2000 | 2001 | 2002 | 2004 | 2005 | 2006 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011 | ||||||||
Të papunë të regjistruar | 215,085 | 180,513 | 172,385 | 157,008 | 153,250 | 149,794 | 140,599 | 142,012 | 143,876 | 142,484 | ||||||||
Të papunë që marrin pagesë papunësie | 21,894 | 14,322 | 11,184 | 11,125 | 10,306 | 11,135 | 9,369 | 9,010 | 9,265 | 8,537 | ||||||||
Të papunë afatgjatë | 192,724 | 165,656 | 160,466 | 144,959 | 142,143 | 137,049 | 91,949 | 93,369 | 89,269 | 88,768 | ||||||||
( në % ) | ||||||||||||||||||
Të papunë të regjistruar | ||||||||||||||||||
Të papunë që marrin pagesë papunësie | 10.2 | 7.9 | 6.5 | 7.0 | 6.7 | 7.4 | 6.6 | 6.3 | 6.4 | 5.9 | ||||||||
Të papunë afatgjatë* | 89.6 | 91.8 | 93.1 | 92.3 | 92.7 | 91.5 | 65.4 | 65.7 | 62.5 | 62.3 | ||||||||
Shkalla e papunësisë së regjistruar | 16.8 | 16.4 | 15.8 | 14.4 | 14.1 | 13.8 | 12.5 | 13.6 | 13.5 | 13.3 | ||||||||
Meshkuj | 14.9 | 14.2 | 13.6 | 12.4 | 12.1 | 11.8 | 10.4 | 11.5 | 11.2 | 12.4 | ||||||||
Femra | 19.3 | 19.9 | 19.1 | 17.5 | 17.2 | 16.8 | 15.9 | 16.7 | 16.7 | 14.3 | ||||||||
– Shënim: Mesatare vjetore | ||||||||||||||||||
*Përqindja e të papunëve afatgjatë ndaj të papunëve të regjistruar | ||||||||||||||||||
Emërtimi | 2000 | 2001 | 2003 | 2004 | 2006 | 2007 | 2008 | 2010 | 2011 | |||||||||
Të papunë të regjistruar | 215,085 | 180,513 | 163,030 | 157,008 | 149,794 | 142,871 | 140,599 | 142,761 | 142,484 | |||||||||
Meshkuj | 113,166 | 95,093 | 85,905 | 82,200 | 77,643 | 73,050 | 71,279 | 69,904 | 69,904 | |||||||||
Femra | 101,919 | 85,420 | 77,125 | 74,808 | 72,151 | 69,821 | 69,320 | 72,857 | 72,943 | |||||||||
| ||||||||||||||||||
Nga të papunë të regjistruar: | ||||||||||||||||||
Me arsim 8/9-vjeçar | 104,604 | 89,309 | 86,910 | 84,066 | 81,273 | 77,009 | 74,962 | 76,978 | 77,749 | |||||||||
Me arsim të mesëm | 104,615 | 87,097 | 73,541 | 70,219 | 65,148 | 62,531 | 62,046 | 60,694 | 59,558 | |||||||||
Me arsim të lartë | 5,866 | 4,107 | 2,579 | 2,723 | 3,373 | 3,331 | 3,591 | 5,089 | 5,177 | |||||||||
Nga të papunë të regjistruar: | ||||||||||||||||||
15-19 vjeç | 26,737 | 12,868 | 12,609 | 11,434 | 11,250 | 10,616 | 10,220 | 7,141 | 7,105 | |||||||||
20-34 vjeç | 97,724 | 84,802 | 73,396 | 66,473 | 60,111 | 55,940 | 52,590 | 49,935 | 49,249 | |||||||||
35 vjeç e lart | 90,624 | 82,843 | 77,025 | 79,101 | 78,433 | 76,315 | 77,789 | 85,685 | 86,130 | |||||||||
Emërtimi | 2000 | 2002 | 2003 | 2004 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2011 |
Shkalla e papunësisë | 16.8 | 15.8 | 15.0 | 14.4 | 13.8 | 13.2 | 12.5 | 13.6 | 13.3 |
Meshkuj | 14.9 | 13.6 | 12.9 | 12.4 | 11.8 | 11.2 | 10.4 | 11.5 | 12.4 |
Femra | 19.3 | 19.1 | 18.2 | 17.5 | 16.8 | 16.3 | 15.9 | 16.7 | 14.3 |
EMERTIMI | Njësia e matjes | Trem.2/10 | Trem.3/10 | Trem.4/10 | Trem.1/11 | Trem.2/11 | Trem.3/11 | Trem.4/11 | Trem.1/12 | Trem.2/12 |
T? ARDHURAT | ||||||||||
Paga mesatare në sektorin shtetëror | Në lekë | 42,800 | 44,700 | 45,000 | 45,500 | 45,500 | 47,660 | 48,000 | 48,800 | 48,800 |
Paga minimale e miratuar | “ | 18,000 | 19,000 | 19,000 | 19,000 | 19,000 | 20,000 | 20,000 | 20,000 | 20,000 |
Pagesa e papunësise | “ | 6,340 | 6,565 | 6,565 | 6,565 | 6,565 | 6,850 | 6,850 | 6,850 | 6,850 |
Ndihma ekonomike mesatare për një familje | “ | |||||||||
– Ndihma e plotë | “ | 3,940 | 3,980 | 4,023 | 4,127 | 4,190 | 4,195 | 4,195 | 4,195 | 4,195 |
– Ndihma e pjesëshme | “ | 3,169 | 3,200 | 3,325 | 3,336 | 3,386 | 3,390 | 3,390 | 3,390 | 3,390 |
PUN?SIMI | ||||||||||
Forca e punës | Numër | 1,049,491 | 1,059,199 | 1,059,959 | 1,063,275 | 1,071,581 | 1,071,948 | 1,075,338 | 1,076,714 | 1,076,391 |
- Të punësuar | “ | 904,850 | 915,981 | 916,919 | 920,439 | 929,513 | 929,866 | 932,388 | 933,293 | 933,263 |
a) në sektorin shtetëror | “ | 166,500 | 166,600 | 166,000 | 165,400 | 165,000 | 165,000 | 165,000 | 164,600 | 164,600 |
b) në sektorin privat jobujqësor | “ | 242,160 | 242,717 | 244,255 | 248,375 | 257,849 | 258,202 | 260,724 | 262,029 | 261,999 |
c) në sektorin privat bujqësor* | “ | 496,190 | 506,664 | 506,664 | 506,664 | 506,664 | 506,664 | 506,664 | 506,664 | 506,664 |
PAPUN?SIA | ||||||||||
Të papunë të regjistruar | Numer | 144,641 | 143,218 | 143,040 | 142,836 | 142,068 | 142,082 | 142,950 | 143,421 | 143,128 |
Përfitues të pagesës së papunësisë | “ | 10,775 | 10,205 | 9,509 | 8,517 | 7,979 | 8,408 | 9,247 | 9,569 | 10,513 |
SHKALLA E PAPUN?SIS? | ||||||||||
Shkalla e papunësisë së regjistruar | % | 13.78 | 13.52 | 13.49 | 13.43 | 13.26 | 13.25 | 13.29 | 13.32 | 13.30 |
Literaturë
Gazeta Metropol, 03.08.2011, artikull për shkaqet e papunesise.
www .scribd. com informacion rreth papunesise dhe llojeve te saj, marre me 03.12.2011
www .instat.gov .al
Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale