IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Veprimtari Praktike
Figura e Skendebeut
Skënderbeu (emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti) lindi në 6 Maj në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.

Boigrafia
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit nëAdrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit që përgatiste komandantë e nëpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.
Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Hero Kombetar
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme


Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci

Legjenda rreth Skenderbeut
Në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ìa kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.
Për popullin shqiptar Skënderbeu bënte mrekulli me shpatën e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shponte male me të. Në një ngjarje tjetër popullore është thënë gjatë negociatave për paqe Sulltan Mehmedin II, që kishte dëgjuar për shpatën e Skënderbeut i kërkoi atë si një nder Skënderbeut. Skënderbeu pranoi dhe dërgoi shpatën e tij si një dhuratë për sulltanin. Njerëzit e Skënderbeut pas dëgjimit të lajmeve ishin të shqetësuar. Ata i dolën Skënderbeut në lidhje me frikën e tyre se ai i dorëzoi shpatën e tij legjendare, por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj se ai i dorëzoi shpatën e tij, por jo krahun e tij.

Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër. Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij.
Skënderbeu në shtrat të vdekjes së tij urdhëroi djalin e tij për t'i shpëtuar hakmarrjes turke të largoheshin për në Itali, tha se sa më shpejt të zbarkojë në ranishte të gjente një pemë ku të lidhë kalin e tij dhe shpatën e tij, dhe sa herë që të frynte era turqit të dëgjonin shpatën e tij në ajër dhe hingëllimën e kalit të tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.
Me të përhapur lajmin e vdekjes së Skënderbeut, Turqit vendosën të sulmonin forcat shqiptare sa më shpejt që të përfitonin nga morali i ulët që ngjarja kishte prodhuar. Komandantët shqiptar vendosën të përdornin një dredhi të pazakontë: morën nga shtrati i vdekjes trupin e pajetë të kreut të tyre dhe e hypën mbi kalin e tij, nxitur në luftë me të gjithë ushtrinë e tij prapa. Turqit, u ndien të mashtruar me lajmin e rremë rreth vdekjes së tij dhe u tërhoqën.


Tema:Femijet shqiptare te ekspozuar ndaj dhunes,trafikimt dhe shfrytezimit
Objektivat
1-Cquajme femije  ne aspektin ligjor dhe social
2-Disa nga te drejtat dhe detyrimet e femijeve
3-Legjislacioni yne ne mbrojtje te femijeve’
4-Trafikimi I  femijeve
5-Dhuna ndaj femijeve
6-Abuzimi me femijet
7-Organizatat nderkomebtare qe mbrojne femijet
C'quajme femije
Ne aspektin ligjor femije quhet cdo person qe nuk ka mbushur moshen 18 vjec kufiri I te
Ciles eshte vendosur nga Konventa e OKB-se per te Drejtat e Femijeve.
Ne aspektin social femije quhen ata individe qe karakterizohen nga mungesa e zhvillimit
Fizik,intelektual dhe psiko-social.
Te Drejtat dhe Detyrat e femijeve
1-Te njohin,te kerkojne te respektohen te drejtat e tyre dhe te respektojne te drejtat e te
Tjereve.
2-Te thone mendimin e tyre kur merren vendime per ta.
3-Te duan dhe te respektojne te dy prinderit dhe ne rastet kur ata nuk jetojne bashke.
4-Te shprehin mendimin e tyre lirisht por pa thene gjera qe demtojne te tjeret.
5-Te kerkojne ndihmen e shtetit ku te tjeret sillen keq,I lendojne ose I shfrytezojne ata per qellime fitimi.
6-Te kujdesen per mjedisin ku jetojne dhe te respektojne e te zbatojne ligjin.
7-Te shkojne rregullisht ne shkolle dhe te respektojne rregullat e shkolles.
8-Te respektojne jeten private te femijeve te tjere dhe te rriturve.
9-Te respektojne fene,besimet dhe zakonet e te tjereve.
10-Te degjojne dhe te repektojne fjalen e prinderve,kujdestareve,mesueseve.
11-Te qendrojne larg mjediseve dhe personave qe mbajne arme ose konsumojne droge,alkool apo substanca te tjera te ndaluara.
12-Femijet nuk duhet te bejne pune qe u demtojne shendetin dhe as te lene shkollen per te punuar.
13-Te shkojne te mjeku sa here eshte e nevojshme.
14-Te mesohen te jene tolerante,te jetojne ne paqe ne liri dhe te sillen me te tjeret ne menyre te barabarte.
Legjislacioni yne ne mbrojtje te femijeve
1-Kushtetuta e Republikes se Shqiperise garanton mbrojtje ligjore per te gjithe femijet
Pa dallime per te qene I mbrojtur nga dhuna,keqtrajtimi,abuzimi,shfrytezimi dhe
Perdorimi per pune ne nje moshe minimale duke sigururar dhe mirerrtijen e tyre.
2-Kodi penal  parashikon denime te renda per veprat qe kryhen kunder femijeve dhe
Gjithashtu percakton moshen e pergjegjesise penale per krime te femijeve qe eshte
Mosha 14 vjec dhe per kundravajtje penale ne moshen 16 vjec.
3-Kodi Civil  garanton per femjet qe kane mbushur moshen 14 vjec te marrin pjese
Ne organizata shoqerore per te dhene mendimin e tyre si dhe moshen 10 vjevare kur
Femija mund te pyetet ose mund ti merret ne konsiderate mendimi.
4-Kodi I Procedures Penale I cili lidhur me personat e mitur te proceduar penalisht
Parashikohet mbrojtje e vecante ligjore dhe psikologjike si dhe pranine e prinderve.
5-Kodi I Familjes I cili thote se cdo femije ka te drejte te kete nje familje.Ne
Mungese te familjes biologjike,parashikon biresimin dhe ne mungese te perkohshme
Te nje familje ka te drejten e nje kujdestari.Gjithashtu ky ligj parashtron se te dy
Prinderit kane te njejtat detyrime per femijen edhe pas shkurorezimit.
6-Kodi I Punes I cili njeh si moshe pune per femijet moshen 16 vjecare dhe siguron
Mbrojtje te vecante per femijet qe punojne.
7-Ligji per procedurat e biresimit dhe Komitetit Shqiptar te Biresimit  I cili thote se ne rast biresimi femijeve u merret mendimi ne moshen 10 vjec dhe pelqimi ne 12 vjec.


Trafikimi i femijeve

Si dukuri trafikimi I qenieve njerezore por kryesisht I femijeve ka qene I perhapur ne
Shekuj.Femijet detyrohen jashte vullnetit te tyre te kryejne pune te pandershme,te jene
Objekt seksual I personave te shthurur e madje te japin edhe pjese te trupit per
Transplantet e organeve.Sipas statistikave te Kombeve te Bashkuara rreth 1 milion femije ne te gjithe boten trafikohen dhe perfitimet jane 1.2 miliard euro.Por trafiku I femijeve eshte nje fenomen qe eshte perhapur shume edhe ne vendin tone.Arsyet jane:Varferia,paqendrueshmeria politike,papunesia,divorcet,dhuna ne familje etj.
Ajo që e ndihmonte me të madhe këtë dukuri ishte edhe fakti se një pjesë e madhe e viktimave e linin Shqipërinë me shpresën e një jete më të mire dhe përfundonin në duart e trafikantëve.
Në gjendje të pashpresë dhe në varfëri të skajshme , shumë familje ranë dakord që fëmijët e tyre nën moshën 18 vjeç , qoftë edhe vajza , të shikonin mundësinë e një punësimi të ndershëm në vendet fqinje. Sot në Shqipëri ka disa kategori të rrezikuarish për t’u trafikuar ; në radhë të parë fëmijët ( jetimët , ata që punojnë rrugëve në moshë fare të re , fëmijët e përfshirë në procesin e gjakmarrjes , fëmijët e familjeve me dhunë të vazhdueshme e probleme martesore ) , përdoruesit e alkoolit dhe drogës , të rinjtë që kanë braktisur shkollën dhe shumë njerëz me paaftësi fizike.Këtu nuk përjashtohen edhe grate ( viktimat e dhunës në familje , gratë e trafikuara më parë si dhe gratë e veja ).
E tërë kjo kategori njerëzish është në kushte shumë të pafavorshme për mbijetesë materiale dhe për integrim në jetën normale , andaj shpeshherë janë pre e trafikimit.
 
Cilet jane me te rrezikuarit
Fëmijët nga mosha 5 deri 18 vjeç ;
Fëmijët që vijnë nga familje me probleme sociale dhe të ardhura të ulëta ;
Fëmijët që kanë braktisur shkollën ; ose nuk kan shkuar asnjëherë në shkollë ;
Fëmijët e lënë pas dore ; ose të rritur pa kujdesin prindëror – fëmijët jetim ;
Fëmijët që vijnë nga familje në të cilat prindërit janë të punësuar jashtë shtetit ;
Fëmijë që punojnë ose shesin ;
Fëmijët romë , ose ata që vijnë nga grupe të tjera të margjinalizuara të shoqërisë.
Ajo që është shumë brengosëse dhe që flet më së miri se në Shqipëri ka humbur filli i një lufte efikase në mbrojtje të fëmijëve është realiteti se shumë fëmijë që arrijnë t’i largohen rrugës së trafikimit , qoftë duke i zënë policia e shteteve fqinje apo edhe duke marrë ndonjë iniciativë personale , pas kthimit në Shqipëri kthehen sërish në duar të trafikuesve për shkak të mosintegrimit në shoqëri dhe pamundësisë së një jetese elementare.
Vetëm në Tiranë më shumë se 800 fëmijë jetojnë si lypësa , shitës ambulantë , ilustragjinj , larës të xhamave të veturave etj.
Këta fëmijë , shumica të pambrojtur apo edhe jetim një pjesë e madhe e të cilëve përfundimisht ka braktisur shkollën , rrezikojnë të bien pre e trafikimit.
Në Shqipëri afro 45 mijë fëmijë nën moshën 18 vjeçare që punojnë me orar të plotë ose të pjesshëm

Trafikimi i fëmijëve është dukuri që kryhet nga rrjetet e krimit të organizuar për përfitime të mëdha materiale. Këto përfitime të grupeve të ndryshme kriminale janë kundërligjore. Është rrëqethëse është se dukuria e trafikimit të fëmijëve është prezente në gjithë botën, ku më shumë e ku më pak. Megjithkëtë, në shumicën e vendeve me traditë demokratike dhe sundim rendi dhe ligji, grupet të cilat merren me trafikim marrin dënimin e merituar.
Dhuna ndaj femijeve
Mjaft fakte provojne se ne familjen shqiptare te diteve tona, femijet rralle u nenshtrohen formave te ndryshme te dhunes se prinderve te tyre se paku deri ne fund te moshes se adoleshences. Te dhenat qe jane marre nga anketimet pohojne se ndaj femijeve te tyre ushtrohet dhune jo vetem nga babai, po edhe nga nena, si ne familjet shqiptare rurale, ashtu dhe ne ato qytetare. Madje si baballaret edhe nenat jane pothuaj njelloj te dhunshem ndaj femijeve te tyre. Nenat ushtrojne me shume dhune ndaj vajzave te tyre, duke e justifikuar kete me mendesite se dhuna eshte e domosdoshme si mjet detyrimi qe vajzat te mos marrin rruge te keqe, se dhuna ka shpetuar shume vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqeror qe perjeton Shqiperia, se dhuna ndaj vajzave eshte pjese e pergjithesise dhe e kontrollit te nenave ndaj tyre, se vajzat me mire te zemerohen me nenat, qe i detyrojne dhe me dhune te shkojne ne rruge te mbare, se sa ti mallkojne gjithe jeten per shkarjet nga leshimet liberale te tyre etj.
Nje bashkeqytetare thote:

“Ndoshta ne shqiptaret e perdorim dhunen ndaj femijeve edhe ngaqe jemi te stresuar ose me sakte te friksuar per te ardhmen e femijeve tane. Pasi e perdorim dhunen ndaj femijeve behemi pishman si dreqi, por edhe te mos e perdorim dhunen friksohemi me shume kur mendojme se femijet mund te futen ne ndonje qorrsokak, prej ku nuk mund te dalin gjithe jeten.”…

Prinderit ne Shqiperi, vecanerisht nenat ushtrojne dhune ndaj femijeve te tyre ne moshen e adoleshences si mase profilaktike, per t'i mbrojtur ato nga leproza e veseve te shumta qe kane molepsur shoqerine e diteve tona. 17,62% e te anketuarve pohojne se dhuna e ushtruar nga prinderit u ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese te femijeve dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme.
Pervoja jetesore dhe studimet social-psikologjike tregojne se, vecanerisht djemte, qe ne femijeri dhe ne moshen e adoleshences kane qene te ekspozuar ndaj dhunes familjare te ushtruar drejtperdrejt ndaj tyre, ose ndaj anetareve te tjere te familjes.
Shifra
50 mijë fëmijë punojnë
3% nëpër ndërmarrje
Lypësa, 800 vetëm në Tiranë
Tiranë, 500 nxënës kanë braktisur shkollën
Në botë
250 milionë fëmijë punojnë
10 milionë fëmijë punojnë në ambientet e shtëpisë
Keshilli i Europes
Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar me 5 maj 1949 për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkta të lirisë politike. Qëllimi i Këshillit të Evropës është të arijë një unitet më të madh midis anëtarëve të tijë,ideologet më të mëdhëjnë të Këshillit të Evropës ishin W.Curchil,Bevin R.Shuman,Adenaueri.Organizate nderkomebtare me 47 vende anetare dhe kjo organizate monitoron situaten e te Drejtave te njeriut dhe publikon raporte.
Bashkimi Europian

Bashkimi Evropian ( BE, zyrtarisht : EU) është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ish-komuniste. Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Evropiane.Kjo organizate financon programe te vecanta ne permisimin e jetes se femijeve ne vende te ndryshme jo vetem ne europe.
OKB
Organizata e Kombeve te Bashkuara ku jane anetare 192
Vende te botes,pas ratifikimit vendet anetare behen pjese
E legjislacionit vendas.Te gjithe ato vende qe e ratifikojne
Jane te detyruara te respektojne parimet dhe standartet e saj
Ne ndermarjen e nismave ligjore,politike,sociale dhe kulturore
Ne ineteres te femijeve.
UNICEF
Programi I Kombeve te Bashkuara per femijet ka zyra ne shume
Vende te botes por ka zyre edhe ne vendin tone ne Tirane.





UNIVERSITETI
MASTER SHKENCOR
FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE DHE JURIDIKE
TEME DIPLOME: PËRMIRËSIMI I CILËSISË SË SHËRBIMEVE PUBLIKE NËPËRMJET PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT

PËRMBAJTJA
Abstrakt…………………………………………………………………………………3
Hyrja ……………………………………………………………………………………4
Metodologjia…………………………………………………………………………….6
1. Një vështrim teorik mbi Partneritetin Publik Privat.................................7
1.1 Partneriteti Publik Privat dhe efekti cilësor mbi shërbimet publike.........................7
1.2 Kapërcimi i sfidave për një zbatim më cilësor dhe efektiv të Partneritetit Publik Privat.......................................................................................................................12
1.3 Partneriteti Publik Privat në të drejtën europiane...................................................17
2. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve portuale nëpërmjet Partneritetit Publik Privat...............................................................................................22
2.1 Reforma portuale dhe Partneriteti Publik Privat………………....................…….22
2.2 Kontrata e konçesionit në kontekstin portual…………………...................……..26
2.3 Një vështrim mbi Partneritetin Publik Privat në sektorin portual shqiptar…....…30
2.3.1 Liberalizimi i shërbimeve portuale dhe ambiguiteti ligjor………........…...….30
2.3.2 Një prezantim i shkurtër i disa prej formave që ka marrë në Shqipëri partneriteti sektor publik – sektor privat në fushën portuale......................32
3. Konkluzione................................................................................................36
Bibliografia.................................................................................................40
ABSTRAKT
Siç ndodh me shumë koncepte të tjera, nuk ekziston shumë konsensus në raport me atë ç’ka përkufizohet “cilësi e shërbimit publik” dhe aq më tepër në raport me rrugët që të çojnë në të. Duke u nisur nga literatura e shfletuar, eksperienca, puna e përditshme, kam vënë re se “cilësia e shërbimit publik” mund të shihet në këndvështrime të ndryshme dhe ndonjëherë edhe kontradiktore.
Fokusimi tek qytetari/klienti, mbledhja e informacionit të nevojshëm, përcaktimi i nevojave aktuale apo të ardhshme, përmbushja e këtyre nevojave, përgjigjja në kohë dhe në mënyrë efektive, vendosja e standardeve të shkruara për shërbimin e ofruar, përmirësimi i komunikimit brenda organizatës por jo vetëm, thjeshtësia, qartësia, aksesi i lirë, të gjitha këto në njëfarë mënyre përbëjnë disa objektiva që duhen arritur dhe për të cilat është rënë dakord gjerësisht.
Nga ana tjetër përgjegjësit për ofrimin e këtyre shërbimeve duhet shpeshherë të bëjnë akrobaci gjatë përpjekjeve të tyre për të realizuar gjithçka që u përmend më sipër duke vepruar në të njëjtën kohë me kujdes brenda kornizave, ndonjëherë të ngurta, të administrimit publik. Kjo, sepse ndjekja e “interesit publik”, i cili gjithashtu në vetvete është një koncept i gjerë, të vendos përballë dilemave përgjigjet e të cilave jo gjithmonë ekzistojnë në literaturë.
Një nga rrugët më të rrahura të dekadave të fundit për rigjallërimin e shërbimeve publike ka qenë ai i partneritetit me sektorë të tjerë dhe kryesisht me atë privat. Kjo përqasje në një farë mënyre ka pasur në fokus proçese të jashtme si konkurenca, përshtatja e mekanizmave të tregut, tërheqja e investimeve etj., por gjithashtu ka ndikuar në proçeset e brendshme të organizatave publike, proçese këto që kanë qenë rrjedhojë dhe njëkohësisht arsye të këtij partneriteti.
HYRJA
Në mënyrë që shërbimet për publikun të jenë efektive dhe cilësore duhet të projektohen rreth nevojave të përdoruesit dhe jo rreth asaj që për momentin mund të konsiderohet e përshtatshme për ofruesin e shërbimit dhe në këtë rast kam ndërmend organizatat publike.
Kontrolli i ngurtë dhe i centralizuar qeveritar, pamjaftueshmëria apo mospërshtatshmëria e investimeve publike, nevoja për të qenë i zhdërvjellët në përballjen me kushtet dhe kërkesat e tregut si dhe për të ofruar një shërbim cilësor, ka sjellë si domosdoshmëri pjesëmarrjen e sektorit privat.
Në këtë rast bëhet ndarja e duhur e përgjegjësive midis sektorit privat dhe atij publik, duke i lënë këtij të fundit rolin e rregullatorit dhe të parit atë të ofrimit të shërbimeve, operacioneve duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e nivelit të shërbimit për përdoruesit e infrastrukturave, efektivitetin e operacioneve dhe përmirësimin e shpërndarjes së fondeve publike të kufizuara.
Sigurimi i produktivitetit të lartë në shërbimet publike është kërkuar të arrihet nëpërmjet reduktimit të kostove dhe në të njëtën kohë nëpërmjet ngritjes së nivelit të standardeve. Kjo, përbën me të vërtetë një sfidë, për kapërcimin e së cilës sektori publik ka drejtuar sytë nga tregu, mekanizmat e këtij të fundit apo metodat e menaxhimit të përdorura nga sektori privat në prodhimin dhe shpërndarjen e shërbimeve, duke e kthyer në këtë mënyrë Menaxhimin e Ri Publik, në filozofinë menaxhuese që ka karakterizuar reformat e sektorit publik të dekadave të fundit.
Partneriteti Publik Privat në Shqipëri, në ndjekje edhe të një trendi botëror, vitet e fundit po konsiderohet si një zgjidhje e ngërçit të krijuar në ofrimin e shërbimeve publike cilësore.
Gjetja e një formule të tillë si PPP, e cila përpiqet të ndërthurë elementët më pozitivë të dy sektorëve, do të rezultojë e suksesshme nëse arrin realizimin e njëkohshëm të fitimit dhe kthimit të investimit të palës private nga njëra anë dhe nga ana tjetër ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarin/klientin dhe përmbushjen e “interesit publik”.
Në fakt, besoj se këto dy anë janë ngushtësisht të lidhura dhe të ndërvarura nga njëra tjetra, gjë që përbën njëkohësisht forcën dhe rrezikun e këtij partneriteti.
Në literaturë, sidomos duke iu referuar përkuzimeve të ndryshme të Partneritetit Publik Privat, përmendet pothuajse gjithmonë “ndjekja e objektivave të ndryshme apo të njëjta”.
Duke u nisur nga sa më sipër, ajo ç’ka përbën një rrezik për këtë lloj partneriteti në Shqipëri, është jo vetëm gjetja e gjuhës së përbashkët midis dy sektorëve me objektiva apo “mentalitet” të ndryshëm, gjë që rëndohet edhe më shumë në momentin që të dy sektorët edhe kur qëndrojnë të veçuar nga njëri tjetri, paraqesin probleme të një funksionimi normal të tyre.
Në kapitullin e parë të kësaj teze janë paraqitur disa nga arsyet të cilat kanë çuar në zgjedhjen e PPP-ve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike pa lënë mënjanë sfidat dhe rreziqet të cilat hasen gjatë fazave të ndryshme të implementimit të këtij partneriteti. Ky kapitull mbyllet duke parashtruar disa nga parimet e së drejtës europiane në raport me këto marrëveshje.
Përmbajtja e kapitullit të dytë është më specifike dhe i referohet reformës portuale dhe PPP të implementuara me qëllim përmirësimin e shërbimeve portuale. Ky kapitull gjithashtu prek raste konkrete shqiptare në fushën portuale apo problematikën që lidhet me legjislacionin shqiptar të konçesioneve në këtë fushë.
METODOLOGJIA
Metodologjia e përdorur në përgatitjen e kësaj teze përfshin hetimin e literaturës së fushës, studimin e materialeve të shkruara mbi portet shqiptare dhe të dhënave mbi këto të fundit si dhe eksperiencën e fituar gjatë punës sime pothuajse 4-vjeçare në Portin e Durrësit.
Për përgatitjen e këtij punimi, është shfrytëzuar një volum relativisht i konsiderueshëm literature. Literatura përfshin botime në trajtë libri, direktiva apo guida të Komisionit Europian, botime të rëndësishme të BB, studime të Deloitte Research apo institucioneve të tjera të rëndësishme të nivelit ndërkombëtar etj.
Përfshihen gjithashtu dokumenta të rëndësishme të publikuara në internet.
Në literaturë përfshihet edhe baza ligjore si ligji “Për Autoritetin Portual”, “Kodi Detar”, “Për konçesionet” etj.
Puna për përgatitjen e punimit filloi nga grumbullimi i materialeve ku shtrohet problemi ne planin teoriko-akademik, parimor, metodik dhe aplikativ. Ky hap mundësoi njohjen dhe formimin e koncepteve bazë mbi cilësinë e shërbimit publik, rrugëve drejt përmirësimit të tij dhe sigurisht mbi Partneritetin Publik Privat.
Eksperienca ime profesionale e viteve të fundit më afroi me portet dhe reformat e kryera në raport me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve portuale.
Gjithashtu përmes përvojës së vet Portit të Durrësit në lidhje me PPP, bazës ligjore me të cilën ai operon, studimeve të ndryshme të realizuara për këtë qëllim u përpoqa të sjell një opinion mbi përdorimin dhe llojet e PPP-ve në porte.
Në përgatitjen e këtij punimi shërbeu njëkohësisht edhe pjesëmarrja ime në një punë kërkimore në fushën juridike dhe ekonomike për çështjet portuale, në kuadër të një bashkëpunimi midis Autoritetit Portual Durrës, Autoritetit Portual të Barit dhe Fakultetit të Ekonomisë (pranë Università degli studi di Bari).
1. Një vështrim teorik mbi Partneritetin Publik Privat
1.1 Partneriteti Publik Privat dhe efekti cilësor mbi shërbimet publike.
Reforma menaxhuese e sektorit publik është një çështje e ditës në mjaft vende dhe do të vazhdojë të jetë derisa qeveritë do të vazhdojnë të kërkojnë mënyra për të modernizuar sistemet e tyre të administrimit publik, të përmirësojnë shpërndarjen e shërbimeve, tu përgjigjen presioneve të brendshme dhe të jashtme si dhe të përballen me sfidat e globalizmit.
Kërkimi i metodave të reja për prodhimin dhe shpërndarjen e shërbimeve ka nxjerrë në pah koncepte të reja siç është psh. Menaxhimi i Ri Publik, i cili ndër të tjera fokusohet në përdorimin e mekanizmave të tregut të sektorit privat me qëllim sjelljen e ndryshimeve në menaxhimin e shërbimeve publike.1
1 OECD (1993): Public Management Development Survey, Paris
Në thelb të kësaj filozofie2 qëndron hipoteza se orientimi i sektorit publik drejt tregut, përshtatja e mekanizmave të këtij të fundit do të çojë drejt përmirësimit të raportit kosto-efiçencë, pa patur efekte anësore negative në objektivat e këtij sektori.
Modernizimi i sektorit publik në fakt ka qenë një nga trendet kryesore të qeverive që prej vitete ’80, ndërsa Menaxhimi i Ri Publik ka qenë filozofia menaxhuese që ka karakterizuar reformat e sektorit publik të dekadave të fundit.
Sektori publik është përballur gjithmonë e më shumë me rritjen e kostove. Për të zbutur këtë fenomen atij i është dashur jo vetëm të përshtasë metoda menaxhimi të huazuara nga ai privat por edhe të ftojë këtë të fundit në prodhimin apo shpërndarjen e shërbimeve publike, duke cuar në krijimin e atij që gjerësisht konsiderohet si Partneriteti Publik Privat.
Treguesit kryesorë të performancës në një sistem ekonomik janë efiçenca dhe drejtësia (equity). Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore të rendjes drejt mekanizmave të tregut të lirë edhe në rastin e prodhimit dhe shpërndarjes së shërbimeve publike. Nga ana tjetër duke qenë se mekanizmat e alokimit në tregun e lirë (dora e padukshme) mund të kenë dështuar dhe më pas është kërkuar ndihma dhe ndërhyja e qeverive për të përmirësuar keqshpërndarjen e burimeve, PPP është parë si një mënyrë për të ndërthurur avantazhet e të dy sektorëve, atij publik dhe privat.
2 Wikipedia
3 Komisioni Europian (2003) : Guidelines for successful public - private partnerships
4 New South Wales Treasury (2009): New South Wales Public-Private Partnerships – An Evolution.
5 Deloitte Research (2006): Closing the Infrastructure Gap: The Role of Public-Private Partnerships
Ky partneritet erdhi jo vetëm si pasojë e kufizimeve në fondet publike përsa i takon investimeve por gjithashtu si pasojë e kërkesës për rritjen e cilësisë dhe eficencës së shërbimeve publike.
Komisioni Europian përmes Guidës së tij për një Partneritet të suksesshëm Publik Privat (2003) ka identifikuar rolin e rëndësishëm të sektorit privat në skemat e PPP në disa aspekte dhe konkretisht3:
sigurimin e kapitalit shtesë;
sigurimin e aftësive alternative menaxheriale dhe zbatuese
sigurimin e vlerës së shtuar ndaj konsumatorit dhe publikut
identifikimin më të mirë të nevojave dhe shfytëzimin optimal i burimeve
Pavarësisht avantazheve të këtyre skemave paraqiten njëkohësisht edhe vështirësi në krijimin, zbatimin dhe menaxhimin e tyre pikërisht për shkak të kompleksistetit që i shoqëron.
Fillimisht PPP u përfshi në prokurimin e aseteve infrastrukturore sociale dhe shërbimet jo-bazike. Më pas PPP u zbatuan gjithashtu në ndërtimin e banesave popullore, shëndetësi, energji, ujra, dhe përpunimin e mbetjeve urbane.4
Politikat mbi PPP u zhvilluan paralelisht me aftësinë e sektorit publik për të siguruar infrastrukturën nëpërmjet PPP-ve dhe më pas me krijimin dhe rishikimin e një kornizë rregullatore të përshtatshme për këtë bashkëpunim.
Britania e Madhe konsiderohet si një ndër nxitësit kryesor të përfshirjes së sektorit privat, nëpërmjet prezantimit nga ana e saj të Inisiativës Finanaciare Private. Kjo inisiativë u përdor në të gjitha llojet e infrastrukturës dhe shërbimeve dhe tashmë përfaqëson 10 deri në 13% të të gjitha investimeve të këtij vendi në infrastrukturën publike; rreth 100 projekte të kësaj kategorie inisiohen apo përmbushen në vit.5
Qeveria australiane ka përdorur PPP për të siguruar një pjesë të infrastrukturës sociale; Irlanda i ka përdorur ato në infrastrukturën e transportit; Hollanda në banesat popullore si dhe projektet e rindërtimit urban; India në ndërtimin e autostradave; Japonia në tubacionet e gazit; në Kanada 20% e infrastrukturës së re dizenjohet, ndërtohet dhe operohet nga sektori privat;
Në vendet në zhvillim, gjithashtu përfshirja e sektorit privat nisi me privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore sipas programeve të caktuara për shkak të mungesës së kapacitetit menaxherial të qeverive apo me qëllim ndalimin e varësisë së ndërmarrjeve shtetërore nga ndihmat shtetërore 6.
6 OECD (2009): Bridging State capacity Gaps in Situations of Fragility
7 Deloitte Research (2006)
8 McNulty:Entrepreneurial American City, 1986
Sipas Deloitte, në Afrikë, midis viteve 1990 dhe 2004, afërsisht 14% e infrastrukturës së sektorit publik sigurohej nga PPP, kryesisht në sektorin e ujrave, energjisë, transportit7.
Partneriteti Publik Privat filloi të shfaqet atëherë kur projektet e ndërtimit u bënë më komplekse. Në qytete kjo hasej psh. në rastet e programeve multi funksionale të zhvillimit (banesa rezidenciale të ndërthurura me dyqane) apo në rastet e rindërtimit urban kur kompania private ofronte krijueshmërinë dhe impulsin tregtar për të cilin rajonet brenda qytetit kishin nevojë.
Pjesëmarrja e sektorit privat në infrastrukturën e rrugëve dhe atë të ujrave është një dukuri më e hershme ndërsa gjithnjë e më shumë vihet re pranimi i përfshirjes së këtij sektori në mbulimin e nevojave infrastrukturore dhe të shërbimit në një numër gjithnjë e më të madh sekorësh nga ai mjedisor deri në atë të kujdesit shëndetësor apo arsimit.
Për sa më sipër mund të merret shembulli i Suedisë ku pas përfshirjes së sektorit privat në projektet e ndërtimit, më pas kompanitë private u lejuan të marrin pjesë gjithashtu në prokurimet publike të edukimit, kujdesit për moshën e tretë, kujdesit shëndetësor apo shërbimeve të tjera publike.
Në këtë mënyrë janë shfaqur në praktikë një varietet i gjerë i partneritetit publik privat (PPP), të cilit literatura i referohet kryesisht me përkufizimin e Mc Nulty8, ... një përpjekje e qëndrueshme dhe e koordinuar midis sektorit publik dhe atij privat, ku secili kontribuon në planifikimin dhe burimet e nevojshme me qëllim përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe të ndara.
Në fakt po t'i referohemi literaturës PPP është përkufizuar në mënyrë të ndryshme nga akademikë, institucione publike apo organizata ndërkombëtare. Elementi qendror që përshkon të gjitha këto përkufizime është bashkëpunimi: ndarja e përgjegjësive, ndarja e rrezikut dhe përfitimi i dyanshëm, ndjekja e objektivave të përbashkëta apo të ndara, investim i përbashkët. Disa prej përkufizimeve të gjetura në literaturë janë paraqitur si më poshtë vijon:
Fig. 1 Përkufizime të Partneritetit Publik Privat
Reforma e menaxhimit:
Termi “partneritet”, përfshin marrëveshjen kontraktuale, marrëveshjet bashkëpunuese, aktivitetet e përbashkëta, të përdorura për zhvillimin e politikave, mbështetjes së programeve dhe shpërndarjes së programeve dhe shërbimeve qeveritare. (Osborne, 2000)
Zhvendosja e rrezikut:
Partneriteti publik Privat është një ndërmarrje ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, i ndërtuar mbi ekspertizën e secilit partner, ndërmarrje e cila përmbush në mënyrën më të mirë nevojat publike nëpërmjet shpërndarjes së përshtatshme të burimeve, rrezikut dhe fitimit. (Carr, 1998)
PPP është një marrëdhënie e cila konsiston në objektiva të ndara dhe/ose të përbashkëta si dhe një shpërndarje e roleve specifike dhe e përgjegjësive midis pjesëmarrësve, marrëdhënie e cila mund të jetë formale, joformale, kontraktuale apo vullnetare, midis dy apo më shumë palëve. Ekziston një investim i përbashkët në burime dhe si rrjedhojë edhe një ndarje e përbashkët e rrezikut, ndarje e autoritetit dhe të përfititmeve për të gjithë partnerët. (Lewis, 2002)
Ristrukturimi:
Një marrëveshje midis dy ose më shumë entiteteve, që i mundëson ata të punojnë në mënyrë të përbashkët në ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet objektivave të ndara apo të përbashkëta dhe në të cilën ndodhet një nivel i caktuar i ndarjes së autoritetit dhe përgjegjësisë, investimit të përbashkët në burime, ndarje të rrezikut dhe përfitim të dyanshëm. (United Kingdom HM Treasury, 1998).
Një partneritet është një marrëveshje midis dy ose më shumë palëve të cilat kanë rënë dakord të bashkëpunojnë nëpërmjet objektivave të ndara apo të përbashkëta dhe në të cilin ka ndarje të autoritetit dhe përgjegjësisë, investime të përbashkëta në burime, ndarje e përgjegjësisë dhe e rrezikut dhe në mënyrë ideale përfitim i dyanshëm. (Komisioni Europian, 2003).
Termi “partneritet publik-privat” ka filluar të marrë një kuptim të gjerë, elementi thelbësor, sidoqoftë, mbetet ekzistenca e një stili “partneriteti” në sigurimin e infrastrukturës në kundërshtim kjo nga ekzistenca e një marrëdhënieje thjesht si “furnizues”.... Secila prej palëve ndërmerr përgjegjësi për një element të ndërmarrjes së përbashkët ose të dy palët marrin përgjegjësi të përbashkëta për secilin prej elementëve... Një PPP përfshin ndarje të riskut, të përgjegjësisë dhe përfitimit, dhe ndërmerret në ato rrethana kur ka një vlerë në para edhe për taksapaguesit. (The World Bank, 2003).
Ndarja e pushtetit:
Një përkufizim i partneritetit publik-privat është një marrëdhënie e cila përfshin ndarjen e pushtetit, të punës, mbështetjes dhe/ose informacionit me të tjerë me qëllim arritjen e objektivave të përbashkëta dhe/ose përfitim të dyanshëm. (Kernaghan, 1993).
Në varietetin e gjerë të skemave dhe strukturave alternative të PPP ajo ç'ka është e rëndësishme është përzgjedhja e tyre duke i përshtatur në mënyrë të kujdesshme me karakteristikat e projektit konkret.NË
Në literaturë bëhen disa dallime midis9 prokurimit publik/nënkontraktimit (contracting out), privatizimit dhe PPP, duke cilësuar nënkontraktimin dhe privatizimin si të vendosura në dy skaje të një segmenti që përfaqëson format e përfshirjes së sektorit privat në atë publik ndërsa vendos PPP-të diku në mes të këtyre dy skajeve.
Në rastin e nënkontraktimit sektori privat përfshihet pjesërisht në sigurimin e një shërbimi që më parë ofrohej nga vet ai publik. Në këtë rast ka një transferim shumë të vogël të kontrollit apo rrezikut në sektorin privat dhe nuk ka përfshirje të rëndësishme të sektorit privat në vendimmarrje.
Në rastin e kontratave publike çdo ent publik (duke bërë në këtë rast një interpretim më të gjerë të këtij termi) u drejtohet operatorëve privat me qëllim prokurimin e punëve apo shërbimeve. Dhe nëse i referohemi ligjit shqiptar “Për procedurat e prokurimit publik” (ligji nr. 9643, dt. 20.11.2006 i ndryshuar) qëllimi kryesor i kësaj procedure është arritja e efiçencës dhe e efikasitetit dhe kjo kryesisht përpiqet të arrihet nëpërmjet trajtimit të barabartë të pjesëmarrësve në tender, realizimit të një proçesi transparent, nxitjes së konkurrencës duke siguruar në këtë mënyrë mirëpërdorimin e fondeve publike dhe afrimin e partnerëve seriozë dhe kompetentë në treg. Sigurisht, në dallim nga forma të tjera më të zhvilluara të Partneritetit Publik Privat, prokurimi publik mbart disa prej difekteve të cilat hasen në rastin e ofrimit të shërbimeve nga vet sektori publik. Megjithë kursimin e fondeve publike (për arsyet e cituara më lart) përsëri kemi të bëjmë me shpenzim të parave publike dhe njëkohësisht mosmarrjen përsipër të riskut nga ana e sektorit privat. Ajo ç’ka konstatohet në praktikë në lidhje me prokurimin publik gjatë përzgjedhjes së fituesit është  Allan, J. R. (1999): Public-Private Partnerships: A Review of Literature and Practice; Bettignies, J. and T.W. Ross (2004): The Economics of Public Private Partnerships.
Savas, E. (2000): Privatisation and Public-Private Partnerships
sigurimi i çmimit më të ulët nga njëra (gjithsesi jo në çdo rast) edhe sigurimi i cilësisë së punëve apo shërbimeve. Ka një armatë të tërë nënpunësish publikë të cilët gjatë momentit të tenderimit kujdesen më shumë për një respektim rigoroz dhe pedant të rregullave të prokurimit (dhe shpeshherë me qëllimin e thjeshtë për të mos u dëmtuar nga kontrollet akoma më pedante të auditëve të ndryshëm) sesa të kenë në vëmendjen e tyre të vazhdueshme interesin publik.
Gjithashtu nuk mund të mos përmenden këtu vështirësitë e lindura gjatë procesit të monitorimit dhe zbatimit të kontratës publike për shkak të rolit ende të rëndësishëm të administratës publike në hartimin e specifikimeve teknike, ngurtësimit të këtyre të fundit dhe pamundësisë për t’i përmirësuar apo përshtatur me rrethanat e reja të krijuara por edhe për arsye se subjektit privat në një farë i mungon vetrregullimi që shfaqet natyrshëm në rastin kur operon me fondet e tij.
Nga ana tjetër në rastin e PPP, siç u përmend edhe më sipër fillojnë edhe shfaqen zhvendosjet e kontrollit, autoritetit dhe vendimmarrjes në sektorin privat. Në këtë rast partneri privat siguron kapitalin dhe njëkohësisht është ofrues i shërbimit.
Ndryshimi midis privatizimit të plotë dhe një marrëveshje PPP, është se në këtë të fundit sektori publik luan ende një rol të rëndësishëm, ndërkohë që në privatizimin e plotë përfshirja e qeverisë është minimale, përvecse kur një kornizë ligjore është e nevojshme për entitetin e privatizuar. Sipas Savas10, privatizimi është akti i i reduktimit të rolit të qeverisë dhe rritjes së rolit të institucioneve të tjera shoqërore në prodhimin e të mirave dhe shërbimeve si dhe në mbajtjen e të drejtave të pronësisë.
1.2 Kapërcimi i sfidave për një zbatim më cilësor dhe efektiv të Partneritetit Publik Privat
Megjithë domosdoshmërinë e PPP, zbatimi në praktikë ka nxjerrë disa çështje të cilat duhen patur në vëmendje të vazhdueshme për një implementim efektiv të këtij partneriteti.
Në fakt një kërkesë e rëndësishme e së drejtës europiane (acquis communitaire) mbetet moscënimi i parimeve të tregut të lirë dhe sigurimi i konkurencës. Kjo çështje fiton një rëndësi të veçantë sidomos gjatë proçedurës së përzgjedhjes së partnerëve privat apo edhe përcaktimit të kushteve në lidhje me rinovimin e kontratës. Këto janë marrëveshje të shtrira në kohë për shkak të investimit të madh fillestar të bërë nga ana e subjektit privat dhe garantimit të tij për kthimin e investimit. Kohëzgjatja e partneritetit sigurisht që sjell rrezikun e krijimit të një tregu të mbyllur dhe jo konkurues. Kjo është edhe një ndër arsyet që respektimi i proçedurave të përzgjedhjes dhe i rregullave që sigurojnë konkurencë, transparencë dhe proporcionalitet merr një rëndësi thelbësore.
Në fakt qëllimi kryesor i proçesit të përzgjedhjes është rënia e kostos së prodhimit duke ngritur njëkohësisht në këtë mënyrë problemin e cilësisë së menaxhimit. Përcaktimi i cilësisë së shërbimit mbetet i vështirë sidomos në rastin e shërbimeve publike ku raporti midis input-it dhe output-it është shpeshherë i paqartë. Në të njëjtën kohë kjo kërkon edhe monitorimin e vazhdueshëm dhe në mënyrë aktive të menaxhimit të këtij shërbimi për shkak edhe të monopolit të dhënë ofruesit të shërbimit në një fushë të caktuar.
Nga ana tjetër vet ky partneritet përballet me mjaft rreziqe të cilat janë të zakonshme gjatë zbatimit të një projekti. Ato përfshijnë11 rrezikun teknik, për shkak të dështimeve të projektimit; rrezikun e konstruksionit i cili mund të rezultojë nga tejzgjatjet e afateve dhe tejkalimet e kostove; rreziku i operimit, rezultat i kostove të larta të mirëmbajtjes dhe operimit; rreziku i të ardhurave, rezultat i mungesës së kërkesës për shërbimin; rreziku financiar, rezultat i kostove financiare; rreziku mjedisor si pasojë e impaktit të projektit në mjedis; rreziku politik dhe ai ligjor si rezultat i ndryshimeve ligjore apo politika jombështetëse të qeverive; rreziku i forcës madhore.
11 Grimsey, D. and M. Lewis (2004): Public-Private Partnerships: The Worldwide Revolution in Infrastructure Provision and Project Finance.
12 Deloitte Research (2006)
Cështja më kritike mbetet nëse të ardhurat nga ofrimi i shërbimit mund të mbulojnë kostot operative, ato financiare si dhe të sigurojnë kthimin e investimit.
Nga ana tjetër ekzistojnë faktorë të tjerë të cilët mund të çojnë në dështimin e PPP-ve12:
- Struktura e dobët organizative: lidershipi në qeveri mund të jetë shpeshherë i dobët dhe i ngurtë, sidomos në shtetet jo të qëndrueshme.
- Mungesa e qartësisë: ndodh atëherë kur partneri privat që në fazën e parë nuk është i qartë në lidhje me qëllimin e projektit dhe rezultatet e tij.
- Komunikimi i pamjaftueshëm: një komunikim i tillë ndërmjet qeverisë dhe kontraktorit mund të çojë në dështimin e projektit, pasi rënia dakord e tyre mbi burimet njerëzore, financiare dhe materiale është e dodmosdoshme për arritjen e objektivave.
- Struktura e papërshtatshme e PPP: Tipet e PPP dallojnë kryesisht nga njëri - tjetri për shkak të nivelit dhe natyrës së rrezikut që i kalon sektorit privat. Një gabim që haset shpesh në këtë drejtim është kur sektorit privat i transferohet rreziku i kërkesës edhe pse ky kontraktor nuk ka nën kontroll nivelin e përdorimit të infrastrukturës që i është dhënë. Këshillohet që partnerët të ndajnë rrezikun në varësi të aftësisë së tyre për ta menaxhuar atë. Një ndarje e përshtatshme e rrezikut lejon qeveritë që të modelojnë PPP sipas situatave specifike dhe sektorëve infrastrukturorë.
Një njohje dhe kuptim më i mirë i modeleve të PPP-ve ndihmon në zgjidhjen e çështjeve komplekse dhe përzgjedhjen e duhur të nivelit të ndarjes së rrezikut.
- Mungesa e kapacitetit të brendshëm: ndodh në rastet kur si qeveria ashtu edhe kontraktori privat nuk plotësojnë kriteret e kërkuara aftësistë e personelit të nevojshëm për menaxhimin e PPP.
- Planifikimi i papërshtashëm: suksesi apo dështimi i një PPP është i lidhur shpeshherë me projektimin fillestar të PPP, politikat, legjislacionin etj.
- Mungesa e fokusit mbi operimin: qeveria mund ta shohë PPP-në thjesht si një instrument financimi dhe kështu të përqëndrohet në momentin e transaksionit dhe jo në operimin e mjetit infrastrukturor.
- Dështimi i kuptimit të vlerës së parasë: ndodh kur kostot e kredive apo tenderimit që lidhen me PPP nuk mbulohen në mënyrë të mjaftueshme nga fitimet ose kur nënpunësit qeveritarë nuk kuptojnë në mënyrë të drejtë vlerën e parasë.
Me qëllim shmangien e këtyre rreziqeve, qeveritë mund të adoptojnë një cikël jete të partneritetit që i jep vëmendjen e duhur të gjithë fazave të të një PPP-je nga planifikimi, transaksioni e deri tek menaxhimi i PPP-së. 13.
13 Deloitte Research (2006)
Kjo vëmendje me të drejtë ka gjetur vend dhe është pasqyruar në kuadrin ligjor që rregullon partneritetin publik privat në vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë.
Përkufizimi ligjor shqiptar mbi konçesionet është mjaft i ngjashëm me përkufizimin e Komisionit Europian (2003) mbi partneritetin publik privat të përmendur në pjesën 1.1 të kësaj teze.
Kuadri ligjor i konçesioneve është krijuar për herë të parë në Shqipëri gjatë viteve ’90, periudhë kjo e karakterizuar nga transformime rrënjësore të sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror.
Ligji i parë mbi konçesionet, është ai nr. 7973, dt. 26.07.1995 “Për konçesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”, i cili për herë të parë krijoi bazat për pjesëmarrjen e sektorit privat, vendas dhe të huaj, në shërbimet publike dhe infrastrukturë.
Sipas ligjit të '95, konçesioni është një kontratë nëpërmjet së cilës një personi juridik joshtetëror apo fizik, i besohet një pasuri publike, në mënyrë të tillë që të mund të ofrojë shërbimet e kërkuara, për një periudhë kohore jo më të gjatë se 30 vjet.
Për përmirësimin e regjimit të konçesioneve, për nxitjen e investimeve të munguara prej kohësh, në 2006, Parlamenti shqiptar miratoi një ligj të ri mbi koncesionet. Nëpërmjet miratimit të këtij ligji kërkohej të minimizoheshin pengesat burokratike duke krijuar mundësinë për të tërhequr sektorin privat në kryerjen e investimeve të reja sidomos në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe në të njëjtën kohë të rritej transparenca e proçedurës konçesionare.
Ligji përcakton kushtet, mënyrat, kriteret dhe procedurat e dhënies me konçesion dhe njëkohësisht në të përmenden edhe disa kushte të përgjithshme të cilët do të jenë pjesë e kontratës së konçesionit.
Ligji shqiptar i konçesioneve në nenet e fundit të tij ka përcaktuar përparësinë e tij ndaj ligjeve të tjera ekzistuese, duke u kualifikuar në këtë mënyrë si mënyra e vetme e rregullimit të konçesioneve në të gjithë sektorët në Shqipëri.
Ky ligj me pak fjalë mbulon partneritetin publik privat në fushën e energjisë, shëndetësisë, infrastrukturës së burgjeve, minierave, furnizimit me ujë, arsim, transport etj. , pra gama mbetet mjaft e gjerë.

Ky fakt ka sjellë edhe mungësen e një rregullimi ligjor apo nënligjor më specifik, sidomos përsa i përket kritereve teknike që duhen plotësuar nga ana e pjesëmarrësve në konkurim apo edhe përsa i përket deri diku kushteve kontraktuale.
Ato, që konsiderohen si faza të PPP, të cilat kërkojnë vëmendjen e duhur dhe njëkohësisht një rregullim të kujdesshëm, janë paraqitur si më poshtë vijon:
Fig. 2 Aktivitete
a. Identifikim & Përcaktim
b. Studim i pre-fizibilitetit
c. Analiza Sociale-Ekonomike kosto - përfitim
d. Përcaktimi i burimeve financiare
e. Analiza e impaktit mbi buxhetin publik
Aktivitete
a. Organizimi i projektit
b. Plani i biznesit
c. Analize krahasuese publike / private (PSC)
Aktivitete
a. Zhvillimi i planit të konkurimit
b. Pregatitja e dokumentave kryesorë të konkurimit
c. Vlerësimi dhe përzgjedhja
d. PSC / Matja e vleres se parase
Aktivitete
a. Menaxhimi i kontratave dhe marrëdhënies
b. Menaxhimi i kontributit financiar publik
c. Monitorimi dhe matja e performancës
d. Menaxhimi i riskut
e. Menaxhimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels