IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Fakulteti I Ekonomikut
Dega;Menaxhim turizmi
Viti akademik :2010-2011 

E njëherë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, duke çmuar rëndësinë e ndërlidhjes për nevojat e domosdoshme të shtetit të ri, popullatës, ekonomisë dhe komunikimit me jashtë, ndërmori hapa për organizimin e shërbimit Postë Telegrafës. Pikërisht për këtë arsye krijohet dhe Ministria Shqiptare e Postë Telegrafë, e cila më vonë do të quhej Ministria e Postës dhe Telekomunikacioneve.
Ndërkaq, ndërtimi i centralit të parë manual me kapacitet deri në 50 numra, daton në vitin 1938 dhe shërbente për lidhjen e autoriteteve lokale. Ndërlidhja telefonike mbështetej vetëm në linjat telefonike ajrore, në rastet kur ishte e nevojshme komunikimi i qendrës me rrethet. Po në këtë periudhë, 1939 shënohet dhe vëllimi i parë i punës së Postë Telegrafës, ndërsa shërbimi telefonik zinte një përqindje modeste, rreth 1 për qind.
Muaji Gusht i vitit 1947 shënon dhe krijimin për herë të parë të Drejtorisë së Përgjithshme të Postë Telekomunikacionit, e cila ishte në varësi të Ministrisë së Punëve Botore. Vetëm një vit më parë, më 1946, përmes linjës Tiranë-Peshkopi u vendos ndërlidhja telefonike me botën. Në këtë periudhë, për herë të parë fillon dhe shërbimi telefonik ndër urban nga kabinat. Nisur nga nevoja në rritje për komunikim, në vitin 1965, u hapen zyra të Postë Telekomunikacionit në të gjitha lokalitetet e vendit. Kjo u realizua përmes ndërlidhjes telefonike të drejtpërdrejtë të të gjithë qendrave të rretheve me Tiranën.
Vitet ’90, sollën një valë të re ndryshimesh dhe në fushën e telekomunikacionit. Me 5 shkurt të vitit 1992 Telekomi Shqiptar krijohet si ndërmarrje më vete. Gjatë harkut kohor 15-vjeçar kompania e telefonisë fikse shënoi dhe investime në përmirësimin e rrjetit dhe ofrimin e shërbimeve të reja. Në fillim të viteve ‘96 u realizua futja e shërbimit të telefonisë publike me kartë të parapaguar.
Viti 2004 shënoi një tjetër rëndësi në zhvillimin dhe ecurinë e kompanisë ALBtelecom. U krijua implementimi i fazës së parë të Sistemit të Faturimit dhe Kujdesit për Abonentin, si dhe zgjerimi i rrjetit kryesor te internetit dhe implementimi i teknologjisë ADSL.
  

Fillimi i viteve 2000, e gjen ALBtelecom në një fazë të re, përgatitjen për privatizim. Pas një procedure të gjatë negocimi, me 1 Tetor 2007, Kompania CETEL a.s (Ankara), anëtare e ÇALIK Holding me qendër në Stamboll, në konsorcium me Turk Telekom, u bë zyrtarisht pronare edhe e gjigantit të telefonisë fikse, ALBtelecom.
Në bazë të kontratës të ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, ÇALIK HOLDING dhe Turk Telekom, u bënë pronare të 76 % të aksioneve të kompanisë së telefonisë fikse ALBtelecom. Me privatizimin e ALBtelecom, ÇALIK synon të sjellë një frymë të re bashkëpunimi me stafin shqiptar, me qëllim zhvillimin dhe rritjen e cilësisë, në fushën e telekomunikacionit si dhe ofrimin e shërbimeve të reja bashkëkohore të një teknologjie të zhvilluar.
 Në një periudhë të shkurtër kohore, pikërisht në saje të këtyre investimeve është rritur ndjeshëm cilësia e shërbimit të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit si dhe janë shtuar ofertat dhe paketat e reja ekonomike për klientët. 

Përgatitja e infrastrukturës 
ALBtelecom mori jetë si një ndërmarrje me vete me datë 5 shkurt të vitit 1992, ndërsa me 16 shkurt 1999, kompania u emërtua “ALBtelecom” me statusin e shoqërisë anonime. ALBtelecom është operatori me veprimtarinë më të madhe në telefoninë fikse në vendin tonë që ofron shërbimet në të gjithë zonat urbane të vendit, ndërkohë që përmes marrëveshjeve të interkoneksionit me operatorët e tjerë ruralë shtrin shërbimet e telekomunikacionit pothuajse në të gjithë territorin e vendit. 
Operatori më i madh i telefonisë fikse në vend, ofron komunikim cilësor në transmetim digital, ndërsa po shton investimet në përthithjen dhe aplikimin e teknologjive të reja. Momentalisht ALBtelecom operon në tregun shqiptare me disa shërbime kryesore; telefoni fikse, shërbim ISDN-je, akses Internet i Dedikuar, ADSL, Dial-up, Intranet, Karta të Parapaguara, etj. Nga ana tjetër kompania po kryen investime për zgjerimin numrit të shërbimeve, paralelisht me përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë. Gjatë një harku kohor 15-vjeçar kompania ka shënuar një sërë investimesh në funksion të rritjes së cilësisë dhe rritjen e numrit të shërbimeve për klientët e saj. 
ALBtelecom shënojnë të tjera realizime; rritje të kapacitetit të transmetimit nëpërmjet lidhjeve radio rele, ngritjen e Qendrës së Supervizimit dhe Mirëmbajtjes të Rrjetit, instalimi dhe vënia në shfrytëzim i centraleve të rinj dixhitale. 

Privatizimi ose ribërja e ALBtelecom
Kontrata për privatizimin u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar, ndërsa Çalik dhe Turk Telekom, u bënë pronare të 76 për qind të aksioneve të kompanisë së telefonisë fikse, ALBtelecom. Me privatizimin e kompanisë, ÇALIK synon të sjellë një frymë të re bashkëpunimi me stafin shqiptar me qëllim rritjen e cilësisë në fushën e telekomunikacionit dhe ofrimin e shumë shërbimeve të reja bashkëkohore të një teknologjie shumë të zhvilluar. 
ÇALIK me eksperiencën, vizionin dhe besimin në zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe veçanërisht kapaciteteve të tregut të telekomunikacioneve, ka planifikuar të kryejë një investim, i cili do ta shndërrojë ALBtelecom në një kompani me teknologji moderne dhe shërbime cilësore ndaj klientëve. Për këtë qëllim konsorciumi turk ka marrë një kredi 100 milionë Euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BTDB). 

Misioni 
Ofrimi i shërbimeve me cilësi të lartë në përgjigje të pritshmërisë së klientëve. 
  • Vizioni 
Pozicioni lider në tregun shqiptar të telekomunikacionit dhe zgjedhja e parë e konsumatorëve shqiptarë për shërbimet e telefonisë fikse. 

  • Strategjia 
Duke zgjeruar portofolin e produkteve dhe shërbimeve tona duke i treguar një rëndësi të veçanta për broadband dhe shërbimin data.

  • Partnerët 
  1. A.      Alcatel 
  2. B.      Siemens 
  3. C.      NokiaSiemens 
  4. D.      ZTE 
  5. E.      Huawei    etj… 


  • Klientët 
  1. A.      Banka e Shqipërisë 
  2. B.      Ministria e Financave 
  3. C.      Ministria e Rendit Publik 
  4. D.      Policia e Shtetit 
  5. E.      Posta Shqiptare    etj… 


2009 janë regjistruar 73 operatorë alternativë disa prej të cilëve kryesisht në zonat rurale. Madhësia e vërtetë dhe natyra e tregut të operatorëve alternativë aktualisht nuk është shumë e qartë dhe do të qartësohet kur AKEP-i të ketë përfunduar të analizojë tregjet përkatëse siç kërkohet sipas ligjit 9918. Rrjetet e tyre mund të kërkojnë investime serioze në mënyrë që të ofrojnë akses me brez të gjerë (broadband) dhe kjo do të duhej të bëhej në konkurrencë me operatorët e tjerë alternativë të cilët do të jenë të disponueshëm shpejt.
Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse ka shënuar rritje të ulët viteve të fundit. Numri i linjave të Albtelekomit pothuajse nuk ka ndryshuar gjatë katër viteve e fundit dhe rritja e numrit të pajtimtarëve është rezultat i hyrjes së operatorëve të rinj në treg. Tabela e mëposhtme paraqet progresin e pajtimtarëve të telefonisë fikse (të dhënat e marra nga AKEP):

TARIFAT E SHERBIMIT TELEFONIK

Sherbimi
Njesia
Matese
Tarifa

Pajtimi Mujor
Lekë
              1,920.0


Instalim Telefonik
Lekë
              4,800.0

Transferimi Telefonik
Lekë

 Biseda Telefonike LOKALE
  
Brezi Orar i ZAKONSHEM 08:00- 22:00
Lekë/min
                4.68


Brezi Orar i REDUKTUAR 22:00 - 08:00
Lekë/min
                3.90
 Periudha kohore Brezi Orar i Zakonshëm: E Hënë - E Shtune  08:00 - 22:00
Periudha kohore Brezi Orar i Reduktuar: E Hënë - E Shtune 22:00 - 08:00 dhe 24 ore E Diele dhe Festa Zyrtare

 Telefonia e lëvizshme ne Shqiperi (2010)

Në maj të vitit 1996, Shqipëria u bë një nga vendet e para në rajon e cila liçensoi një operator GSM. Aktualisht janë tri kompani të cilat operojnë në tregun e telefonisë së lëvizshme, AMC, Vodafone Albania dhe Eagle Mobile
.
Sektori i komunikimeve elektronike është një ndër sektorët e ekonomisë Shqiptare me rritjen më të lartë në vitet e fundit. Të ardhurat totale të sipërmarresve të autorizuar nga AKEP-i, për vitin 2008, ishin rreth 500 millionë euro, që përbën 5.76% të GDP-së Shqiperisë 8 665 millionë euro . Katër aktorët kryesorë, Albtelecom (operatori fiks, inkumbent), Albanian Mobile Communciation (AMC), Vodafone Albania dhe Eagle Mobile (tre operatorë celularë) zotërojnë 96% të të ardhurave të gjithë sektorit; Albtelecom (16%), AMC (38%); Vodafone (41%); Eagle Mobile (1%) dhe sipermarresit e tjere (4%)
  
Burimi: AKEP - Dokumenti i Politikave për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë
Sic vihet re dhe nga imazhi me siper, te ardhurat e kompanive te telefonise ne Shqiperi jane cdo vit ne rritje. Perfitimet me te medha i kane dy kompanite celulare te AMC dhe Vodafone dhe dicka me pak perfitime ka Eagle si kompani e re ne treg dhe Albtelecom. 
Ndersa ne imazhin me poshte jepet shtimi i numrit te perdoruesve ne secilen nga keto kompani. Sipas te dhenave AMC dhe Vodafone se bashku kane dicka mbi 3 milion abonente, nje shifer teper e larte per realitetin tone.




 TEMA:Kritikë mbi analistët në Shqipëri
Hyrja:

Duke dëgjuar shpesh në mediat tona fjalën analist, të shkon mendja vetvetiu te koncepti burimor i saj, analizë. Fjala analizë do të thotë copëtim i një fenomeni a dukurie, që duam ta njohim më mirë, në pjesë përbërëse më të vogla. Pa dashur t’i bëj këtu një përkufizim strikt fjalës analist, d.m.th se çfarë kuptohet rëndomt me të dhe pa dashur aspak të seleksionoj profesionet, dëshirat e hobet e njerëzve, duke ditur se ky problem i bollëkut të analistëve evidentohet herë pas here, nuk mund të mos ndalem te një fenomen tjetër, që shpesh e shohim të bashkëshoqëruar me analistët, mungesa e argumentit, por që, natyrisht, nuk i përket vetëm analistëve. E gjejmë shpesh edhe te politikanët, gazetarët dhe mjetet përkatëse, që ndikojnë në bërjen e opinionit.
Zhvillimi:
Ai që më çudit më tepër është fakti se gjithnjë e më tepër analistët po marrin përsipër të jenë të gjithëditur, në çdo fushë të jetës sonë e për çdo problem apo debat. Madje, puna ka arritur deri aty sa shpesh në të gjitha ekranet shohim të njëjtat fytyra. A thua ta kenë hallin të dalin sa më shumë nëpër ekrane? Jo, s’e besoj. Por ama janë të gatshëm të japin përgjigje për çdo problem, që prej luftës në Irak, për rrugët se si mund të kapërcehet kriza energjitike, për historinë e popullit tonë, për fenë e për çfarë të doni ju. Ndërkohë, në shumë prej këtyre debateve mungojnë specialistët e mirëfilltë të fushës përkatëse. Cilat janë pasojat e kësaj manie?
Emisione limonadë, me tjerrje llafesh të bukura e batutash pa vlerë të mirëfilltë, të cilat nuk ofrojnë asgjë më tepër se sa një diskutim i rëndomtë kafeneje, i thjeshtë, sa për ta shoqëruar këtë rit. Nuk shikon as kupton në këto emisione se si mund t’i zgjidhin njerëzit problemet e tyre, as ndonjë propozim apo ide frytdhënëse për veshin e dikujt, as një debat të mirëfilltë mbi bazën e konkurrimit të ideve e argumenteve të zbatueshme e aq të nevojshme për të gjithë ne; por, o burra, kush thotë “shakanë” më me kripë apo batutën e radhës.
Për shumë vite i kemi përdorur fjalët si çamçakëz, duke provuar edhe idhnisht lirinë e fjalës, duke u mrekullar apo duke mbetur me gojë hapur se sa të zotë janë disa me fjalët e tyre. Por tashmë jemi në kohën e duhur, në mos jemi vonë, që të vlerësojmë jo fjalët, por idetë, mendimet që ofrojnë zgjidhje e alternativa për problemet që kemi e, sigurisht, edhe veprime.
Mundet që edhe drejtuesit e emisioneve të ndryshme apo të rubrikave të shtypit të kenë pjesën e tyre në këtë mani për analistë. Unë mendoj se, në rast se dikush emërtohet “analist”, të specializohet (qoftë edhe si autodidakt) për një fushë të caktuar. E, kur të pyetet për gjithçka, duhet së paku të ketë modestinë e të shprehet se mendimi i tij është thjesht mendimi i një qytetari, jospecialist për fushën. Nga ana tjetër, të gjithë ne e dimë shumë mirë që specialistë të tillë ekzistojnë te ne, një pjesë e tyre paguhen edhe nga shteti (pavarësisht se sa) për të qenë specialistë të fushës, d.m.th për të njohur shkallën e teorive e praktikave të ndryshme në një drejtim të dijes. Për më tepër, në shumë raste ekzistojnë dhe grupe specialistësh mjaft të mirë.
Edhe kur flitet për politikën, shpesh disa analistëve u mungojnë konceptet e saj bazë, sepse nuk kanë formimin përkatës ose janë autodidaktë të dobët. Konceptimet e tyre për politikën janë shpesh anakronike, të demoduara, të qukitura aty këtu, pa një koherencë e bazë të mirëfilltë teorike, gjë që i lë këta analistë diçka më lart ose aty te diskutimet e shitësve për politikën
Mungesa e profesionalizmit te disa analistë i shndërron herë pas here këta të fundit në fallxhorë të politikës apo zhvillimeve të tjera. Ata pyeten më shpesh se si e parashikojnë këtë apo atë zhvillim në politikë a diku tjetër, duke na u shndërruar kështu në profetë të rremë, nga ata që kemi pasur me bollëk deri më tash. Ndërkohë, njerëzit janë lodhur me spektaklet politike, interesohen më shumë për problemet e tyre direkte e të prekshme. Kujtojnë vetëm pjesëmarrjen e tyre në votimin e fundit në Elbasan, që është një testues i qëndrimit të njerëzve ndaj politikës shqiptare. Por në këtë zvjerdhje më duket se kanë hyrë tashmë edhe bisedat me analistë. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bëhen diskutime të tilla, por jo në formën e një bisede me psikanalistin ku palët çlirojnë es-in e tyre, sepse nuk ka mbetur asnjë pjesë racionale për të parashtruar.
Kritika logjike e pretendimit për dije më të mira nga njëri krah apo nga krahët e tjerë të diskutimit presupozon hedhjen në tavolinë të argumenteve përkatëse, në mënyrë që gjithsecili të jetë në gjendje të mbrojë pretendimin e tij. Pra, kërkon, përveç të tjerash, edhe shtrimin e pyetjes: Prej nga e dimë ne këtë...? ose: A e dimë ne me të vërtetë, që...? Pretendimet për dije mund të përligjen në mënyrë serioze në një fushë vetëm kur mund të jepet një informacion mbështetës, prej të cilit rrjedh qartas e vërteta e pretendimit që ne kemi ngritur në atë fushë. Por kur ti nuk je specialist në këtë fushë, si mund të sjellësh informacion mbështetës në favor të pretendimit tënd? Ndonjëherë këtu i besohet verbërisht një farë intuite, të cilën e kanë, në fakt, disa analistë. Por, a është e mjaftueshme kjo intuitë dhe a nuk është ajo e zhvlerësuar totalisht përballë një analize më të thellë profesionale? Sigurisht që po. Me gjithë vlerat e formave të tjera të mendimit, si: mitologjia, fantazia, mendimi magjik apo intuita e çastit empirik, më duket se na duhet më tepër një renditje e ideve tona, një sistemim i tyre, një mendim iracional dhe më pas le të ëndërrojmë sa të duam mbi to, po ta kemi këtë luks.
Së fundmi, e theksoj nevojën e specialistëve, sepse mund të arrijmë të pretendojmë se kemi shpikur rrotën në një fushë, në një kohë që bota e ka shpikur prej kohësh. Specialisti e di që tashmë pretendimi i dikujt, qoftë dhe i një analisti, se ka shpikur rrotën nuk qëndron; e di ai, madje edhe shumë të tjerë afër tij e dinë, por opinionbërësit nuk e dinë dhe vazhdojnë të merren me shpikjen e saj. Dhe në vend që të kursejmë kohë e të mos merremi me hamendje, ne vijojmë të trajtojmë kohën e njerëzve si diçka pa vlerë, sepse njerëzit kanë aq shumë kohë të lirë te ne, sa do të shikojnë a dëgjojnë në mbrëmje, në orët më të pakta të kohës së lirë, analistin që tjerr... llafe.
Mundet të shfaqen ndonjëherë edhe vështirësi për përshtatjen e gjuhës së specialistit me auditorin, por është puna e realizuesit të emisionit (a redaktorit) ta përgatisë si duhet specialistin për auditorin e tij. Nga ana tjetër, mjaft prej specialistëve, që dinë të flasin në gjuhë teknike, dinë edhe t’i shprehin më thjesht e kuptueshëm mendimet e tyre për një auditor më të gjerë.
Mbyllja:
Duke dalur në një perfundim më të qartë për lexuesit  dhe duke mos e zgjatur më gjatë me gjithë  ato të sipër përmendura arrita në një përfunim të them se analistët në Shqipëri janë makineri fjalësh.



TEMA:Romani provokues i Ben Blushit.
(HYRJA):
Me përfundimin e epokës komuniste letërsia shqipe humbi drastikisht rëndësinë e rrolit të saj në shoqërinë shqiptare. Shumica e romaneve të botuar në epokën post-komuniste nuk kishin më shumë  lexues se sa vetë autorin. Madje lexues shqiptarë nuk patën edhe ato vepra letrare qe depertuan goxha mire në tregun ndërkombëtar.  Këtë e arriti Ben Blushi me romanin e tij Të jetosh në Ishull. Arsyeja nuk është vlera artistike apo qasja provokuese e tunduese për shoqërinë shqiptare, sa është jehona e krijuar prej miqve të autorit dhe prej klases mediatike qe nuk kanë çfarë të shkruajnë e të flasin diçka kreative.
Përparësia e  beletristikes është se autori mund të shkruaj si të dojë dhe lexuesi ta kuptojë si të dojë.
(ZHVILLIM):
Në rastin e romanit  Të jetosh në ishull nuk është e vështirë për të kuptuar se çfarë ka dashur të paraqesë Ben Blushi. Që nga titulli i romanit shihet tendenca që autori e kupton botën e tij si një ishull në mes të detit. Ishulli ortodoks në dallgët e detit musliman.
Projeksionet historike i ndihmojnë atij të shtjellojë idenë e ishullit. Sado qe këto projeksione historike janë të pasakta, mitologjia e zhvilluar në kohën e romantizmit nacional e bënë të vetën. Ideja se muslimanizimi i ka marre në qafë shqiptarët nuk është e re tek shqiptaret e madje edhe e dominon edhe sot mendimin snobist intelektual në Tiranë e Prishtine, kështu që libri nuk e ka anën heretike por atë trendi.
Në fakt, asnjëherë një popull i zhvilluar nuk mund të sundohet nga një popull më pak i zhvilluar. Sot Perandoria Amerikane sundon botën pikërisht për shkak se është kombi më i zhvilluar i botës. Në kohën kur Perandoria Osmane ishte në kulmet e saj ajo ishte shoqëria më e përparuar e kohës. Pushtimi Osman,
përjashto këtu shkatërrimet që sillte lufta, sillte kulturë e civilizim. Këtë e dëshmon fakti që vendbanimet  që u islamizuan të parat ishin qytetet e më pas fshatrat. Edhe Bosnja edhe Shqipëria dëshmojnë edhe sot e kësaj dite se popullsia e krishtere kryesisht është e koncentruar në viset malore kurse ajo muslimane në viset e rrafshta. Me një fjalë, Perandoria Osmane ishte ajo cfarë është Amerika sot. Në një mënyrë apo tjetër ne jemi të pushtuar nga Amerika dhe do t’ishte absusde të themi se fshatrat shqiptare janë më të amerikanizuara se qytetet shqiptare.
Mirëpo pavarësisht se kush paraqet civilizimin e kulturën objektivisht e kush primitivizmin prapseprap secili individ apo komunitet ka të drejtë të ketë perceptimin e vet për kulturën dhe civilizimin.
Kështu edhe Ben Blushi ka të drejtë të mendojë se sa superiore është kultura ortodokse e krishtere karshi asaj muslimane
Botimi i romanit me temë provokative për mua është një element pozitiv për shoqërinë shqiptare. Sfidimi me të tregon një emancipim të shoqërisë shqiptare. Ky është fakt inkurajues. Botimi dhe buja e këtij romani u jep të kuptojnë të gjithë atyre që ndjehen se jetojnë në ishullin ortodoks në detin e dalldisur musliman se dallgët e këtij deti kanë një harmoni me ishullin dhe se trembja e ishullarëve është e pabazë. Ky roman dhe buja rreth tij është një rast i mire për ta mposhtur një herë e mirë idenë dominuese në mesin e qarqeve intelektuale snobiste në Kosovë e Shqiperi se Perandoria Osmane është shkaktare e prapambetjes shqiptare, ide kjo që gjeneron arsyetim për mos të hulumtuar shkaqet e verteta të prapambetjes. Nese bota lindore i paska lënë  prapa shqiptarët,  si spjegohet fakti se çdo kryeqytet i vendeve islamike eshte 100 here më i zhvilluar e më i rregulluar se sa Tirana e Prishtina?  Popujt e tjerë muslimanë kane njerëz të shkences, artit, kultures, arkitektures etj, që i njeh bota,  ndërsa një shqiptar mund të bëjë emër në botë vetëm nëse largohet nga Shqipëria, Kosova …Shqiptarja më e njohur në botë: Nëna Tereze ka bërë emër jo duke ikur në Perëndim por në Lindje, në Kalkutë.
Vende islamike si Pakistani, e Turqia kane pasë kryeministra femra para disa dekadave. Kur mund te presin shqiptaret femer kryeministre?  Nuk është islamizmi që i pengon shqiptaret të mos kenë ujë, rrymë e qe mos te dine me prodhu asnjë gjë origjinale që të tjerët t’i kopjonin këto produkte.
Edhe nëse diçka shqiptarët prodhojnë ajo është kopje e diçkahit që prodhohet diku në Perëndim apo në Lindje. Të akuzosh shqiptarët muslimanë se janë pro-orientalë është njësoj si të akuzosh ortodoksët shqiptarë se janë pro-grekë. Realiteti është se anti-grekët më të mëdhenjë mes shqiptarëve sot i gjenë në mesin e ortodoksëve shqiptarë dhe anti- orientalët më të fortë i gjenë në mesin e muslimanëve shqiptarë.
Ben Blushi përbuzë shumicën shqiptare muslimane si shpirt mercenari, por në fakt ai nuk bënë asgjë tjetër, pos që e tregon mercenarizmin e tij në kohën moderne. Kur Perandoria Osmane ishte fuqi shqiptarët ishin pjesa më e vrazhdë e këtij shteti. Tani kur superfuqia e vetme në botë është Amerika ne jemi populli më proamerikan në botë. Kjo tregon se shqiptarët nuk i ka afruar me Lindjen dashuria për islamin e as nuk i afron me Perendimin  dashuria për krishtërimin, por ata kanë anuar në njërën anë apo me anën tjetër të prirur  për të qenë në krah me më të fortin.
(PERFUNDIMI):
Logjikë kjo të cilën e ndjek edhe Ben Blushi: nëse do që të të shitet libri atëherë bëjë atë çfarë ështëtrendi në Shqipëri: shfryju ndaj muslimanëve. Ndonjë përkthim i mirë i romanit mund ta bëjë shumë të lexuar edhe në Perëndim jo për shkak të vlerave artistike apo të vërtetave historike sa për arsye që u jep ndjenjën e mirë atyre që ndjehen të krishterë.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels