IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Piramidat Egjiiptiane 
Pervec bukurise e madheshtise qe kane piramidat Egjiptiane ,
A e keni vene re qe keto piramida jane trupa gjeometrik?!?!?

Piramida e vogël e Gizës (Menkaure): lartësia- 65 metra, brinja a- 103 m
Piramida e mesme e Gizës (Khafre): lartësia- 136 metra, brinja a- 215 m
Piramida e madhe e Gizës (Khufu): lartësia- 146 metra, brinja a - 230 m
Kane qene konstruksionet me te medhaja mbi toke, per mijera vjet. Ajo eshte nje shumefaqesh,, nje faqe e te cilit eshte shumekendesh i cfaredoshem, ndersa faqet e tjera jane trekendesha me kulm te perbashket. Piramida mund te jete trekendore, katerkendore, pesekendore etj, nese baza e saj mund te jete perktesisht trekendesh, katerkendesh, pesekendesh etj. Piramida quhet e rregullt, nese baza e saj eshte shumekendesh i rregullt dhe lartesia e saj bie ne qendren e bazes.
Siperfaqja anesore e piramides eshte shuma e siperfaqeve te faqeve anesore. Perjashtim ben piramida e rregullt, siperfaqja anesore e se ciles gjendet me gjysmen e prodhimit te perimetrit te bazes me apotemen.
Tani egjiptianët nuk i kanë më traditë të ndërtojnë piramida si më parë. Mirëpo ne po ne do të shpjegojmë për atë kulturë të cilën ne kanë pasur më parë. Kultura e tyre ishte . Kultura e tyre ishte e gjitha art. Arti i tyre kishte të bënte me nte me piramidat, hierogrifet, shënimi i tyre në papirus etj. papirus etj.
Piramidat ishin varrezat e faraonëve, ve,hierogrifet ishin shkronjat e tyre të veçanta si mënyrë komunikimi. Shënimi i nimi I tyre në papirus ishte mundësia e vetme të shënonin diku sepse në atë kohë nuk kishte nuk kishte letër. r.
Vlerat e piramidave
• Si në atë kohë dhe sot piramida ka rëndësi të madhe. Në atë kohë kishte rëndësi sepse ndërtoheshin për faraonët të cilët ishin shumë të respektuar.
• Ndërsa tani kanë rëndësi ekonomike për zhvillimin e turizmit dhe gjithashtu për të treguar historinë dhe kulturën e popullit.
Çka është piramida në matematik matematikë ?
Piramida është një trup të cilin e paramendojmë si vijon: Marrim një sipërfaqe shumëkëndëshe dhe një pikë S, jashtë saj duke bashkuar pikën  S me kulmet e sipërfaqes shumëkëndëshe  fitohet piramida.

Llojet e piramidave

Piramidat ndahen sipas tipeve dhe bazës.
Sipas tipeve:
Piramida e drejt Piramida e drejtë kur kulmi i saj ndodhet në drejt drejtëzën e cila n e cila ësht shtë normale në bazën e n e piramidës dhe kalon nëpër qendr r qendrën e rrethit t n e rrethit të brendashkruar në shumëkëndëshin e bazës. s. Piramida e drejt Piramida e drejtë e cila ka bazën sipërfaqe të rregullt quajmë piramidë të rregullt rregullt.. Piramida e cila nuk ësht e drejt e drejtë e quajmë piramidë të  pjerrët.
Sipas formës s s së baz bazës:
Ø Piramidën trifaqësore  - kur baza e saj kur baza e saj ësht shtë sipërfaqe trekëndëshe
Ø Piramidën kat n katërfaqësoresore –– kur baza e saj kur baza e saj ësht shtë sipërfaqe katerfaqe katërkëndëshe
Ø Piramidën pesëfaqësore-- kur baza e saj kur baza e saj ësht  sipërfaqe pesefaqe pesëkkëndëshe
Syprina e sipërfaqes së përgjithshme t rgjithshme të piramidës.
•• Për të njehsuar syprinën e sipërfaqes së përgjithshme të piramidës, së pari le t pari le të konstatojmë se ajo përbëhet prej bazës së piramidës dhe sipërfaqes së anshme t anshme të saj. Nëse se me B shënojmë syprinën e bazës dhe me M s dhe me M syprinën e sipërfaqes anësore, për t r të njehsuar njehsuar syprinën S t n S të sipërfaqes së përgjithshme t rgjithshme të piramidës marrim formul s marrim formulën: n:
•• S = B+M
Vëllimillimi
Vëllimi i piramidës llogaritet në baz bazë ttë formul formulës: V =1/3B ⋅ H
Det. Ne si detyrë kemi Vëllimi i piramidës llogaritet në bazë të formulës:zgjidhur syprinën dhe vëllimin e piramidës më të madhe madhe piramidës (Keopsit). Baza e cilës s është katrori me gjatësi 233m si 233m dhe lartësi H=149m zgjidhja:
a= 233m H=149m




Duke zbatuar Teoremën e Pitagorës kemi:
           
        





Historia e skulpturës më të hershme të Skënderbeut 
 Për të mbetet një zbulim i rrallë. Portreti i Skënderbeut, mbase më origjinali, ai që mund të jetë më pranë imazhit real që ka pasur Gjergj Kastrioti,
gjendet mes nëntë skulpturave të personazheve më të mëdha të botës, Kristofor Kolombit, Aleksandrit të Madh, Çezarit…, pranë një kështjelle mesjetare në Pulja. Studiuesi Moikom Zeqo është përballur rastësisht me këtë skulpturë, e cila daton rreth vitit 1525. Një bust ku detajet rrëfejnë shumë, kjo skulpturë mund të jetë e një rëndësie të veçantë. Jo vetëm pse daton më herët nga të gjitha skulpturat që janë bërë për Skënderbeun, as për detajet e portretit, por për pozicionin që i është dhënë nga fisnikët e familjes Coroliano. Ata e kanë renditur Gjergj Kastrioti Skënderbeun mes figurave më të famshme, me të cilat krenoheshin e nderoheshin. Në secilën nga nëntë dritaret e pallatit të tyre që shërbente si rezidencë kishin vendosur skulpturën e një personaliteti të madh. Skënderbeu ka në krah Kristofor Kolombin, e më tej vijojnë portrete të Çezarit, të Aleksandrit të Madh etj. Për këtë zbulim, që Zeqo ngulmon ta quajë rastësor, dhe historinë e kësaj skulpture të hershme, ai tregon detaje që janë zbuluar pikërisht nga një libër i botuar në vitin 2000.
 KJO SKULPTURË E RRALLLË E SKËNDËRBEUT, ËSHTË ZBULUAR RASTËSISHT NGA NJË LIBËR. 
ÇFARË ËSHTË KY LIBËR?
 Ky libër është shkruar nga Orlando D´Osro dhe titulli i librit ishte “Coroliano de Otranto”. Libri është botuar në Leçe, në vitin 2000. Është një libër me format të madh dhe me shumë ilustrime që synon të bëjë historinë e antikitetit të vonë dhe të mesjetës, të të gjthë zonës së Otrantos, dhe kryesisht të zonës së Pulias, Barit e të gjithë Italisë së Jugut. Libri ka një numër të madh dokumentesh ku përmenden shpesh shqiptarët, sepse dihet se në Italinë e Jugut ka pasur emigracion shqiptar që nga shekulli XII. Por ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte në faqen 256, ku flitej për qytezën Tran, e cila është afër Pulias. Në qytezën Tran ekziston një kështjetë mesjetare që ka qenë rezidencë e familjes Coroliano, një familje e njohur fisnikësh. Pranë kështjellës është modifikuar një pallat dukal, i cili ka nëntë dritare. Në secilën dritare, në pjesën e sipërme ka një konsul dhe mbi këtë konsul është vendosur nga një portret në bust i figurave të mëdha të historisë. Dhe mes këtyre figurave ishte portreti i Skënderbeut, apo jo? Ky varg portretesh niste në fakt me figurën e Timurlengut, i cili krijoi perandorinë e madhe mongole në shekullin e 13-të. Pastaj vjen figura e Gjegj Kastrioti Skëndërbeut, e pas tij figura të tjera të mëdha të historisë, kryesisht gjeneralë. Në shënimet që jep libri thuhet se ndërtimi i pallatt dukal afër kështjellës është bërë në vitin 1525, pra fillimi i shekullit XVI. 
 SI PARAQITET SKËNDERBEU NË KËTË SKULPTURË? 
 Gjergj Kastrioti Skënderbeu paraqitet në bust. Është në një altoreliev të thellë. Paraqitet me pamje në profil, në anën e djathtë. Mjekrën e ka të gjatë, mustaqet e spikatura, hunda e tij karakteristike, dhe mbi kokë, ka një kapelele venedikase të tipit “karamanjolë”. Rreth e përqark këtij busti është një kurorë me dafina që jep idenë e lavdisë. Ndërsa nën bust është shënuar emri Scandar beg. Ju përmendni faktin se kjo është skulptura që i afrohet më shumë pamjes reale që ka pasur Skënderbeu. Pse? Po të shihet me kujdes ikonografia e kësaj figure është afër portretit autentik që lidhet me një gravurë, e cila ka afqërsisht të njëjtat tipare. Gravura për të cilën flas është botuar në librin e Marlin Barletit në vitin 1508 - 1510 në Romë. Deri më sot studiuesit mendojnë se portreti në gravurë i botuar në librin e Barletit është më autentiku. Aq më tepër që libri i është kushtuar nipit të Skënderbeut, që quhet Don Ferante Kastrioti, (Gjergj Ferante), të cilit Barleti ia kushton këtë libër. Ai ka pasur mundësi të bëjë konsultime të portretit me sytë e tij, sepse është pjesë e familjes. Për ikonografinë e Skënderbeut është folur shumë. Ka shumë portrete në vaj, kryesisht gravura, gravura në bronx, në dru. Janë të famshme portretet e Skënderbeut që kanë bërë sidomos piktorët e mëdhenj gjermanë, duke përfshirë edhe Albert Dyrerin. Por në këto portrete vihet re një largim nga tipologjia e ikonografisë së Skënderbeut. Po në të njëjtën hulli ka rënë edhe një portret, që meëndohet se i përket vetë Rembrandit, ose shkollës së tij, ku Skënderbeu jepet si një burrë i fuqishëm dhe me një lloj çallme në kokë. Ndërsa ky portret, i kësaj skulpture mjaft të veçantë e paraqet Skënderbeun me veshjen e tij të kohës, më saktë veshje venedikase. Dhe besoj është portreti më i vjetër në botë si skulpturë, i Skënderbeut. Si mendoni, pse është renditur portreti i Skënderbeut krahas figurave të tilla të mëdha në historinë botërore, si Kristofor Kolombi, Çezari, apo Aleksandri i Madh? Fakti që në këtë koleksion të nëntë njerëzve të shquar të njerëzimit, krahas Kristofor Kolombit që ka zbuluar Amerikën, dhe që është një emër shumë i madh në zbulimet gjeografike, vendoset edhe emri i Skënderbeut, është një fakt shumë kuptimplotë. Kemi të bëjmë me një muze në natyrë, ku dekorohen, ku tregohet nderim për figurta më të mëdha të historisë nga familja Coroliano. Në këtë libër shkruhet jetëshkrimi i Skënderbeut dhe thuhet se gjatë ekspeditës së tij në vitin 1456, kur Skënderbeu erdhi me një trupë kalorësish shqiptarë për të ndihmuar Ferdinandin e Napolit në luftë me një princ që donte t’i merrte mbretërinë (princi Johan Anzhu), ai la përshtypje të jashtëzakonshme. Këto përshtypje ishin në të gjithë Italinë e Jugut dhe ishin të atyre përmasave sa ata e kanë ndjerë të domosdoshme ta nderonin Skënderbeun me një skulpturë të tillë. Sepse Skënderbeu duke luftuar për 25 vjet me radhë kundër turqve, mbrojti me shpatën e tij penelin e Leonardo da Vinçit, kulturën italiane. Po ashtu, edhe në betejën e Otrantos ai dha një kontribut të madh. Pra, ka një logjikë të brendshme pse është ngritur busti i Skënderbeut mes atyre figurave të mëdha. 
 JU E KENI PARË NGA AFËR KËTË SKULPTURË? 
 Jo ende nuk e kam parë. Mendoj se është e domosdoshme të kopjohet kjo vepër dhe një kopje e këtij bussti të vendoset në Muzeun Historik Kombëtar. Unë kam ndër mend të bëj një udhëtim në Pulja dhe ta shoh nga afër. Ndrëkohë, miku im, Niko Xhufka, është nisur sot për në Itali për të bërë fotografi më të plota të kësaj skulpture. A nuk është pak e çuditshme që zbulime të kësaj natyre po ndodhin gjithmonë e më shumë prej rastësisë? Është e habitshme neglizhenca në raste të tilla. Si ka mundësi që nuk kemi asnjëherë njoftime nga Akademia e Shkencave, që të shkojmë e të hulumtojmë në vendet ku ka qenë emigracioni shqiptar, dhe luftëtarët shqiptarë. Si ka mundësi që ne nuk shkojmë në Napoli për të gërmuar në arkivat e këtij qyteti, që kanë mjaft të dhëna për Skënderbeun, apo për familjen e djalit të tij, Gjonit, dhe pasardhësve… Unë u bëj apel të gjitha instancave kërkimore, që mos t’i mbeten rastësisë këto zbulime, por të bëhen në mënyrë institucionale. Mes Busteve Të Personaliteteve Timurleng – krijuesi i perandorisë mongole Gjergj Kastrioti Skënderbeu Kristofor Kolombi – zbuluesi i Amerikës Kan Magrande - gjendet dhe në vargjet e Aligierit Hanibali Çezari Aleksandri i Madh 
 REZULTON STATUJA MË E HERSHME. I TAKON VITIT 1525 ZBULIMI I RASTËSISHËM 
 Ai është gati i bindur se zbulimet mbi gjurmët shqiptare po zhyten gjithmonë e më shumë në rastësi. “Rastësia ka funksionin e saj, me sa duket, në historinë e zbulimeve të veprave të artit që lidhen me shqiptarët”. Kështu thotë studiuesi Moikom Zeqo, ndërsa nis të rrëfejë edhe fillin e këtij zbulimi të fundit. “Megjithëse kemi një emigracion të madh në Itali të shqiptarëve, pak kemi pasur zbulime të veprave të artit që lidhen me shqiptarët nga djemtë dhe vajzat që janë në Evropë”, thotë Zeqo, ndërsa shprehet se skulpturën që rezulton të jetë më e hershmja e Skënderbeut e ka zbuluar nga një libër historik. “Para ca ditësh duke shkuar në bar “Çaplin”, ndalon një makinë luksoze, prej së cilës zbret një djalë i ri, i cili quhet Astrit Miho. Ai më ndalon dhe më thotë: Unë kam nëj libër historie, që dua t’jua jap juve. E mora atë libër dhe pashë se ishte më shumë se interesant, për sa i takon lidhjes me Shqipërinë”. Zeqo thotë se libri i Orlando D´Osro me titull “Coroliano de Otranto” kishte mes të tjerash shumë fakte dhe dokumente ku përmenden shpesh shqiptarët, por, mbi të gjitha, interesante për të ishte zbulimi i një fotografie, ku mes të tjerash duket një skulpturë e Skënderbeut krahas figurave të tjera të mëdha, si Kristofor Kolombi etj., në një pallat afër një kështjelle mesjetare në Pulja. Portreti mendohet të jetë më afër imazhit real të heroit nga të gjitha skulpturat e tjera 
 NË GJURMËT E SKULPTURAVE TË PRIJËSIT
 Moikom Zeqo: Këto janë të gjitha statujat e heroit nëpër Evropë Mund ta hasësh portretin e Skënderbeut në mes të Romës, të Parisit, në Bruksel, në Poloni, e gjetkë. Në piktura, apo grafika ai gjendet më dendur, ndërsa në skulptura, njihen pak raste. “Ikonografia e Skënderbeut është shumë e pasur. E, megjithatë, në skulpturë mund të thuhet se është e mangët”. Sipas studiuesit Moikom Zeqo, që nga skulpturat e para e deri më sot, për Skënderbeun kemi pak dëshmi. Ai thotë se skulptura e zbuluar në pallatin e Corolianove është skulptura më e vjetër. “Deri tani dëshmohen disa medalione në bronx, që janë pak më të vona dhe pas tyre kemi disa riprodhime, si altorelievi i Gjergj Kastriot Skënderbeut me figurën e Huniadit në Poloni. Pastaj shumë vonë, në shkullin XX kemi një varg skulpturash të Skënderbeut”. Ndërsa i përmend të gjitha me radhë, Zeqo, ngulmon të veçcojë si skulpturën më të famshme atë të Janaq Paços, e realizuar në Krujë më 1957. Kjo skulpturë ndodhet sot në Muzeun Historik të Krujës. Por një tjetër skulpturë ishte realizuar në Shqipëri, vite më parë, më 1938, nga skulptori i amdh Odhise Paskali. Skulptura u vendos në Kukës, ndërsa portreti i Skënderbeut shihte nga kosova. Pas kësaj skulpture, ai përmend edhe “bustin madhështor dhe shumë artistik të Odhise Oaskalit”, e më tej monumentin në qendër të Tiranës, “Skënderbeu në kalë”, që është një bashkëpunim i Odhise Paskalit dhe Janaq Paços. Ndërsa në sheshet e botës, ai përmend skulpturën që është vendosur në vitin 1968 në sheshin “Albania”, apo një basoreliev në sheshin “Albania” në Paris, po në të njëjtin vit. Po gjysmës së dytë të shek. XX i përket edhe një bust i vendosur në Bruksel, ndërsa skulptura e fundit e heroit është ajo e vendosur në Prishtinë, në vitin 2001, dhe është pikërisht skulptura e Janaq Paços. E ndërsa kthehet tek fillesa që ngacmon gjithë këto raste, Zeqo ngulmon se rëndësia e skulpturës së zbuluar në Pulja, nuk qëndron vetëm tek niveli i lartë artistik i saj dhe as te ndonjë detaj tjetër. I rëndësishëm mbetet fakti se ajo skulpturë është më e hershmja e zbuluar deri më sot. 
 NGJASHMËRI ME GRAVURËN TEK BARLETI
 Ka gjasa që ky portret të jetë portreti më autentik i Skënderbeut. Sipas Zeqos, dilet në këtë përfundim duke e krahasuar me gravurën që është botuar në librin “Historia e Skënmderbeut” të Marin Barletit. Këtë libër Barleti ia ka kushtuar pasardhësit të heroit, nipit të Skëndërbeut, don Ferantes. Zeqo thekson se ky i fundit mund të ishte personazhi që e kishte në mendje figurën më të saktë të Skënderbeut dhe ka qenë i pranishëm në kohën e botimit të gravurës në librin e Barletit. Krahasimet me këtë gravurë çcojnë në përfundimin se kjo skulpturë e sapozbuluar ka ngjashmëri shumë të mëdha, dhe mund të jetë skulptura më afër pamjes reale që ka pasur Skënderbeu. 
 RASTET E DETAJUARA TË SKULPTURAVE TË SKËNDERBEUT
 Skulpturën e parë në Shqipëri për Skënderbeun e ka realizuar Murat Toptani në shek XIX. Është një skulpturë në miniaturë, e vogël, e cila sot ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në vitin 1938 Odhise Paskali realizoi bustin e Skënderbeut, i cili u përurua po këtë vit në Kukës, Skënderbeu ishte me fytyrë nga Kosova. Në shekullin XX skulptura e parë ku Skënderbeu paraqitet me kalë, u realizua në Krujë në vitin 1957 nga Janaq Paço. Në Tiranë, në vitin 1968, u realizua monumenti i njohur i Skënderbeut nga Janaq Paço dhe Odhise Paskali. Në vitin 1968 në sheshin “Albania” në Romë u vu skulptura e realizuar nga Romanjoli. Një tjetër skulpturë e Skënderbeut (bust) u vu ën Bruksel, po në vitin 1968. Në sheshin “Albania” në Paris, më 1968, u realizua një reliev me figurën e Skënderbeut, në kohën kur kryebashkiak i Parisit ishte Shiraku. Skulptura e Janaq Paços, në vitin 2001 u vendos në sheshin kryesor të Prishtinës.


Skulptura e përdhosur e Skënderbeut, pronari i tokës: U hodh nga një kamion

Statuja e Skënderbeut e përdhosur ku shfaqet me bisht është krjuar nga një skulptor i cili akoma nuk është arrestuar, ndërkohë Policia ka identifikuar pronarin e tokes ku u gjet statuja. Ruhi Valiasi është shtetasi në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar e Heroit Kombëtar, Skënderbe. 
Por ai ka mohuar te kete lidhje me kete gje. Valisi ku u gjet statuja e Skënderbeut sqaron se skulptura u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo pashë bustin e deformuar njoftova policinë, ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar. Policia bllokoi bustin, unë dhashë deponim”.
Ndërkaq hetimet e policisë janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar statujën e Skënderbeut me bisht.
Fotoja e kësaj statuje e publikuar nga arkitekti Artan Shkreli ka ngjallur shumë zemërim, ndërsa fillimisht u mendua se ishte vjedhur dhe ishte shkatërruar më pas. Satuja e dyshimtë u gjet në anë të rrugës automobilistike në zonën e njohur si ‘Qafë-Kashar’ në Tiranë. Statuja, rreth 3 metra e lartë, është konstatuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia ka mbërritur në Qafë-Kashar dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Statuja i përket figurës së Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Policia nuk ka lejuar mediat të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërsa e ka zhvendosur statujën nga rruga. Ekspertë të policisë pritet të zbardhin detaje të tjera rreth ngjarjes, të cilat do të bëhen publike më pas edhe për mediat.


I.                 Edukimi dheBarazia Sociale

Ekonomistët e edukimit mbështesin idenë se “investimet në sektorin e edukimit janë rentabël kur ato kontribuojnë direkt në përmirësimin e produktivitetit individual apo kombëtar”.
Njohja e një lidhjeje të ngushtë ndërmjet edukimit dhe zhvillimit ka bërë që kombet e zhvilluara të investojnë pa reshtur në sektorin e arsimit. Investimet publike në këtë fushë janë nxitur dhe nga fakti se edukimi nuk luan rol vetëm në promovimin e ekonomisë por gjithashtu dhe në një aspekt tjetër shumë sensibël siç është “ai është i shpërndarjes proporcionale ndërmjet grupeve të ndryshme sociale të fryteve të rritjes ekonomike” (Gilles&Verdier 1993). Me të drejtë, edukimi është konsideruar “si një instrument i fuqishëm që promovon barazinë sociale”. Mjafton të përmendin faktin, se edhe në Shqipëri, sipas disa studimeve të fundit, diferencimi i popullsisë në raport me mundësitë e punësimit, llojit të punës, varfërisë dhe të ardhurave nuk është më aspekti gjinor, origjina krahinore apo mosha, por në radhë të parë niveli i tyre arsimor.
Sipas teorive mbi zhvillimin që ekzistonin në periudhën e pas-luftës së dytë botërore, ishte kapitali ai që përbënte gurin magjik të zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Modelet e rritjes ekonomike të periudhës 1950-60 nuk e njohin kontributin e edukimit në zhvillim. Por, shumë studime të mëvonshme në periudhën 1960-70, treguan qartë se zhvillimi nuk mund të shpjegohej vetëm me kontributin e kapitalit dhe fuqisë punëtore. Në këtë kohë, nga autorë të shquar si Denison (1967) dhe Griliches (1964) u fut për herë të parë dhe nocioni i “faktorit të njohurive”, si faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomike. Të gjithë këto studime dhanë prova të pakundërshtueshme se “edukimi rrit produktivitetin dhe kontribuon në rritjen ekonomike dhe të ardhurave kombëtare”, dhe se “diferencat në nivelin e produktivitetit ndërmjet shumë vendeve apo rajoneve mund të shpjegohen bindshëm nga diferencat në nivelin dhe cilësinë e shkollimit të fuqisë punëtore”. Pasojë e këtij konkluzioni ishte dhe lindja e një kategorie të re ekspertësh të edukimit. Babai i këtij koncepti dhe kategorie ekspertësh konsiderohet Keneth Arrow, i cili mori edhe çmimin Nobel i ekonomisë në vitin 1972.
2.1  Efektet e edukimit në cilësinë e kapitalit social
Ideja kryesore e këtij nocioni është vlerësimi i relacioneve bashkëpunuese, procesit të pjesëmarrjes, normave dhe vlerave sociale si një «stok kapitali në nivel makrosocial». Promovimi i këtij koncepti u bë për herë të parë nga politologu amerikan Putnam në vitin 1995, në librin «Alone: America’s Declining Social Capital», libër që bëri bujë në gjithë botën për këndvështrimin e tij të veçantë. I zhvilluar më tej nga autorë si J. Coleman, P.Bourdieu, por dhe nga institucione ndërkombëtare si OCDE: «kapitali social» konsiderohet si një faktor me impakt determinues në ritmet e zhvillimit ekonomik, nivelin e mirëqenies, cilësinë e shëndetit publik, stabilitetin dhe kohezionin social të një shoqërie, shteti apo territori. Vizioni i Bankës Botërore për këtë nocion është shumë i gjerë duke përfshirë këtu «gjithçka që nuk lidhet direkt me tregun, por që bashkë me tregun, përbejnë dhe influencojnë zhvillimin e një shoqërie». Tashmë, paketa liberale e programeve të «axhustimit strukturor» po fillon të ketë një binjak po aq të rëndësishëm e përcaktues në rritjen ekonomike të një shoqërie: «dimensionin e efekteve të edukimit në zhvillimin ekonomik» (Briggs 2004).
Edhe OCDE-ja, që përfaqëson «klubin» e 33 vendeve më të pasura e të zhvilluara të botës do t’i kthente sytë dhe vëmendjen me mjaft interes drejt këtij koncepti çelës të zhvillimit dhe mirëqeverisjes. OCDE publikoi në vitin 2001 një raport në të cilin nënvizohej se «rezulton se nocioni i kapitalit social është shumë i nevojshëm në ecurinë dhe rezultatet e punës qeverisëse….se kapitali social ndikon ndjeshëm në reduktimin e pabarazisë socialedhe prodhon efekte shumë pozitive në nivel makroekonomik», duke i dhënë këtij nocioni një rol shumë të rëndësishëm në instrumentet e tij të analizës dhe prognozës së zhvillimit në kuptimin e gjerë të tij (Imandoust 2011).
Shembulli më tipik që ofrohet në përgjigje të efekteve të edukimit në cilësinë e kapitalit human dhe atij social, dhe për pasojë në gjithë zhvillimin ekonomik, është ai i krahasimit të ecurisë së Irlandës dhe Portugalisë. Në vitin 1990, Irlanda ishte në të njëjtin nivel me Portugalinë përsa i përket treguesve kryesore makroekonomike e në mënyrë të veçantë treguesit të Prodhimit te Brendshëm Brut për banor (PBB/banor), por 15 vjet më vonë Irlanda rezulton të këtë ecur shumë më shpejt se Portugalia duke krijuar një distancë të konsiderueshme ndërkohë që të dy vendet kishin patur të njëjtën shkallë përfitimi nga fondet strukturore evropiane. Por diferenca, sipas analistëve të zhvillimit «mund të shpjegohet pothuajse tërësisht me efektin pozitiv të kapitalit social dhe edukimit (besim i lartë ndërmjet industrisë dhe bankave, ndërmjet qytetareve dhe institucioneve, respektim i kopetencave ndërmjet pushteteve, interes i lartë publik e pjesëmarrja aktive qytetare në problemet e zhvillimit,…etj.) si dhe kapitalit human (kapaciteti i lartë novator i biznesit dhe futja masive e teknologjive të reja në të gjitha fushat dhe aktivitetet, financimi me prioritet i ekonomisë së dijes dhe informacionit, zhvillimi i kërkimit dhe cilësia e lartë e universiteteve, etj.).



2.2  Edukimi si instrument i eliminimit të varfërisë
Eksperienca në çështjet e zhvillimit ekonomik të viteve 1960-80, tregoi se rritja ekonomike nuk i zhdukte automatikisht dhe pabarazitë sociale. Për pasojë, mbas viteve 80-të të shek XX-të, preokupimet në fushën e zhvillimit ekonomik u zgjeruan nga nocioni i rritjes edhe në atë të “shpërndarjes së fryteve të rritjes ekonomike”, duke u shtrirë pak më vonë në “preokupimet për reduktimin e varfërisë”. Që në vitin 1980, Banka Botërore theksonte se lufta kundër varfërisë kalon nëpërmjet vlerësimit të burimeve njerëzore, gjë që kërkon veçanërisht vëmendje mbi edukimin dhe formimin profesional. Por ishte UNDP (Programi i OKB për zhvillimin) që në vitin 1990 bëri një mikro-revolucion me përmasa botërore duke përdorur si tregues për progresin e kombeve, “Indikatorin e Zhvillimit Njerëzor”(IDH), i cili nuk llogaritej vetëm mbi bazën e të ardhurave të çdo vendi, por mbi bazën e jetë-gjatësisë dhe treguesve globale të edukimit: niveli i shkollimit dhe gjatësia e viteve të shkollimit. Mundësia dhe cilësia e shkollimit u bë kështu një faktor determinues i zhvillimit ekonomik e social.
Varfëria, që deri në këtë kohë cilësohej vetëm si një mungesë të ardhurash, nën ndikimin e punimeve të ekonomistit të shquar indian A.Sen u vështrua dhe u gjykua nën një kënd-vështrim tjetër krejt origjinal: “si një mungesë kapacitetesh funksionale elementare” (Sen 1976). Limiti i “kapaciteteve funksionale” mund të jetë “fizik” – ushqimi, veshjet, kushtet e banimit, vaksinimi kundër sëmundjeve, etj. – apo subjektiv si “e drejta për shprehjen e opinioneve”, mundësia për të marrë njohuri të ndryshme”, etj. Sipas A. Sen, edukimi nuk duhet konsideruar si një dimension cilësor i jetës, i domosdoshëm mbas garantimit të nevojave bazë, dhe as thjesht si një “rrugë e detyrueshme” për të arritur që të sigurohet një nivel i caktuar rritjeje ekonomike, por duhet konsideruar “si një e drejtë fondamentale e integruar në gjithë sistemin e kapaciteteve funksionale”. Sipas këtij këndvështrimi konsiderohet i varfër një person që nuk ka kapacitetet e nevojshme të zhvillimit për të qenë në gjendje që të përfshihet e të përfitojë nga gjithë mundësitë ekonomiko-financiare e sociale në mjedisin ku jeton.
Në përgjithësi, sot pranohet nga të gjithë se edukimi, përveç krijimit të mundësive që të përvetësohen njohuritë fondamentale (lexim, shkrim, artikulim i rrjedhshëm i mendimit, llogaritje, etj.), duhet të krijojë mundësi dhe për përvetësimin e “njohurive teknike e profesionale” që të përgatisin për të ushtruar një profesion të caktuar, që të zhvillojnë veti adaptuese me realitetin, nxisin shpirtin e iniciativës dhe kapacitetin për të punuar në grup. Por ndërkohë që shumë nga vendet e varfra dhe ato në zhvillim, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, sidomos në kuadrin e strategjive për realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit (MDG), vazhdojnë t’i orientojnë përpjekjet kryesore dhe politikat edukative në sferën e kategorisë së parë (arsimit bazë fondamental), vendet e zhvilluara kanë kohë që veprojnë sipas një logjike tjetër në politikat e tyre edukative.
Në themel të politikave edukative të vendeve të zhvilluara qëndron stimulimi i aftësive për tu adaptuar shpejt me ndryshimin, sidomos atyre tekniko-teknologjike. «Ne kemi hyrë në një shekull të ri në të cilën mësimi do të përcaktojë jetën tone si kurrë më parë. Nëse ne do kemi apo jo sukses dhe shpëtim, si individë ose si shtet, kjo do të varet nga dijet, njohuritë, aftësitë dhe të kuptuarit tonë” (Blunkett 2000). Koncepti “të mësohemi që të mësojmë vazhdimisht” për tu përgatitur që të jetojmë në një botë me ndryshime permanente, po sundon tashmë politikat edukuese moderne. Akumulimi i njohurive dhe kopetencat e natyrës thjesht teknike tashmë konsiderohen më pak prioritare se “inteligjenca kritike, hapja ndaj ndryshimeve dhe adaptimi i shpejtë me të rejat, kopetencat sociale, logjika e zhvillimit të qëndrueshëm,etj.”
Përvoja moderne po tregon se Globalizimi nuk shpërndan spontanisht progres e mirëqenie, por ato duhen kërkuar nëpërmjet politikave e zgjidhjeve strategjike nga çdo vend. T’i shmangesh apo thjesht të kërkosh mbrojtje prej tij nuk konsiderohet si zgjidhje inteligjente sepse kjo do të thotë ta privosh veten nga efektet dhe mundësitë që të ofron kapitalizmi modern. Globalizimi është pasojë e revolucionit të teknologjive të informacionit e komunikimit si dhe e sistemit liberal të shkëmbimeve tregtare. Në thelb, globalizimi është zhvillimi i ekonomisë së dijes dhe administrimit të njohurive (Brown&Lauder 2003). Rritja e konkurrencës në shkallë ndërkombëtare që rezulton nga ky proces është shumë më e fortë se konkurrenca klasike e mallrave dhe produkteve me të cilën bota është ndeshur deri tani. Përballimi i saj është i lidhur ngushtë me një proces inovativ permanent të bazuar në njohuri të thella shkencore dhe edukim cilësor, dhe mbi të gjitha në aftësinë e shpërndarjes dhe përvetësimit të tyre në shkallë të gjerë për shumë grupe e kategori sociale. Në këto kushte, përshpejtimi i përmbajtjes intelektuale të procesit të konceptimit, fabrikimit dhe shpërndarjes së produktit apo shërbimit në të gjitha elementet e zhvillimit modern e bëjnë «ekonominë dhe administrimin e dijes dhe informacionit» një faktor esencial të zhvillimit ekonomik e social për çdo vend.






2.3 Ekonomia e Dijes dhe shoqëria e informacionit

Në fjalorin tonë të përditshëm, por dhe në objektivat tanë të zhvillimit, termat “ekonomi e dijes” apo “shoqëri e informacionit” ndeshen shumë pak. Natyrisht, duke parë përtej shprehjes së intelektualitetit e shqetësimit qytetar në ndonjë debat publik, botim shkencor apo periodik, duke parë përtej dëshirës e vullnetit të mirë politik në ndonjë rast, apo dhe reflektimeve në kuadrin e akademizmit universitar, në thelb shoqëria shqiptare po bën hapa shumë të vegjël e të ngadaltë në këtë drejtim. Dhe e gjithë kjo ndodh në këtë fillim shekulli të XXI-të, në kuadrin e zhvillimeve moderne në të cilat ekonomia e dijes dhe shoqëritë e informacionit po konsiderohen si faktorë thelbësorë të zhvillimit, si elemente bazë të konkurrencës dhe performancës së një vendi në një botë që po globalizohet me shpejtësi dhe ku të gjithë po përpiqen të “përshtaten” dhe të përfitojnë maksimalisht prej tij (Castells 1998).
Konceptet, praktikat dhe interpretimet për zhvillimin dhe krijimin e pasurisë dhe mirëqenien e kombeve apo shteteve të ndryshme kanë evoluar ndjeshëm. Gjatë dy shekujve të fundit, teoritë ekonomike neo-klasike kanë njohur dhe i kanë mbështetur interpretimet dhe analizat e tyre vetëm në dy faktorë bazë të prodhimit: punën dhe kapitalin. Por tashmë kjo optikë po ndryshon në vetë thelbin e saj. Informacioni dhe dija po zëvendësojnë kapitalin dhe energjinë si faktorë bazë të krijimit të pasurisë e mirëqenies, ashtu si këto dy të fundit zëvendësuan punën e dorës dhe pronën e tokës dy shekuj më parë. Për më tepër, progresi teknologjik i gjithë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të e ka transformuar pjesën dërrmuese të punës që krijon të ardhura e pasuri nga një bazë «fizike» në një bazë «dije e njohurish». Kështu për shembull, në mesin e shek. XIX-të, «kapitali fizik» përfaqësonte 65-70% të kontributit në rritjen e rendimentit të punës, ndërsa në fund të shek. XX-të, ai përfaqësonte vetëm 20-25 % të këtij kontributi. Ndërkohë, shumë nga parashikimet e ekspertëve të kësaj fushe japin shifrat 10-15% të kontributit të kapitalit fizik në rendimentin e punës në 20-30 vitet e ardhshme.
Shekulli i XXI-të po e thellon akoma më shumë dhe me shpejtësi këtë tendencë. Teknologjitë e reja dhe dijet konsiderohen tashmë si faktorët çelës të prodhimit dhe rritjes ekonomike. Ekonomistët kanë filluar të mendojnë se aktualisht është i nevojshëm një revolucion i tërë edhe në treguesit e matjes dhe shprehjes së kësaj ekonomie të re gjithnjë e më «jo-materiale». Ky është një debat mjaft prezent në SHBA, Japoni, Indi, Kinë dhe Europë. Në librin e tij «The Computer Revolution», Daniel Sichel, ekonomist në Bankën Qendrore amerikane (Federal Reserve), vlerëson se ndërsa «informatika peshon vetëm 2% në stokun e kapitaleve në SHBA, kontributi i saj në rritjen ekonomike është të paktën disa herë më i lartë ».
Si pasojë e «lehtësisë së transportit» të informacionit dhe globalizimit të cilësive të fuqisë punëtore, njohuritë dhe ekspertiza mund të zhvendosen brenda vetëm një sekonde nga një cep i globit tek një tjetër dhe për pasojë çdo avantazh i përftuar nga një kompani apo vend i caktuar mund të humbasë shumë shpejt në favor të konkurrentëve të tij. I vetmi avantazh krahasues që mund të ketë një kompani apo edhe një sektor i ekonomisë së një vendi mund të vijë vetëm nga procesi inovativ që kombinon njohuritë për tregjet dhe teknologjitë moderne me aftësitë krijuese të «punëtoreve të dijes». Kështu, jo vetëm që arrihet të përballohen problemet e konkurrencës në tregjet lokale e ato ndërkombëtare, por përsoset edhe kapaciteti për ta transformuar «dijen dhe njohuritë » në vlerë të re të shtuar(Freeman&Louca 2002).
Bota po shndërrohet me shpejtësi në një shoqëri informacioni të inkluduar në një ekonomi të dijes dhe teknologjive moderne. Në shumë shtete të zhvilluara tashmë është vendosur si prioritet strategjik «futja dhe integrimi në shoqërinë e informacionit dhe ekonominë e dijes» duke ndërtuar projekte e programe speciale financimesh e mbështetjeje humane. Në shumë firma e kompani të vendeve të zhvilluara apo institucione që merren me problemet e zhvillimit ekonomik e social, tashmë po bëhet e zakonshme ekzistenca e një profesioni dhe posti të ri pune, ai i «ekspertit për dijen dhe njohuritë e reja» (Chief Knowledge Officer) (Croteau&Dfouni 2007). Konkurrenca më e madhe e për pasojë dhe pabarazitë në zhvillim, po vijnë gjithnjë e më tepër si pasojë e asaj që quhet «ekonomia e dijes dhe shërbimeve» e cila mbështetet në sistemet e teknologjisë së lartë të informacionit (Guns 1998).

2.4 Shqipëria përballë sfidës së ‘ekonomisë së dijes’
Po Shqipëria, ku ndodhet në raport me këtë tendencë moderne ndërkombëtare? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, po i referohemi një fakti tashmë të njohur dhe mjaft domethënës: sipas raportit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF, 2005) mbi «Krahasimin e niveleve të konkurrueshmërisë», Shqipëria rezulton në grupin e 20 vendeve të fundit nga 117 vende të analizuara. Në vlerësimet e specializuara botërore, ky klasifikim konsiderohet si barometri më i plotë në shkallë ndërkombëtare për të matur dinamizmin ekonomik të çdo vendi dhe kapacitetin e fleksibilitetin e tij për tu përshtatur me tendencat e ekonomisë botërore. Përveç treguesve të stabilitetit makroekonomik dhe funksionimit institucional, vendin kryesor në këtë vlerësim e zë dhe niveli i absorbimit të njohurive, dijeve dhe përparimit teknologjik. Ndonëse për treguesit e parë, stabilitetin makro-ekonomik dhe funksionimin institucional jemi relativisht të vlerësuar, për dy treguesit e tjerë që kanë të bëjnë kryesisht me informacionin dhe ekonominë e dijes, jemi pothuajse në vendet e fundit duke lënë mbrapa vetëm vende si Bolivia, Taxhikistani, Etiopia, Bangladeshi, Paraguai, Moldavia, etj.
Por dhe po t’i referohemi më konkretisht statistikave të realitetit tonë të përditshëm, shifrat janë po kaq alarmante: përqindja e shpenzimeve për kërkim-zhvillim teknologjik në nivel kombëtar është akoma mjaft e vogël dhe pothuajse pa asnjë efekt në zhvillimin ekonomik të vendit; sasia e këtyre «punëtorëve të dijes» në institucionet dhe ndërmarrjet apo bizneset tona është e pa konsiderueshme; klasifikohemi shumë poshtë në treguesit e leximit, kontakteve me informacionet e reja tekniko-shkencore, botimeve apo përdorimit të librave për 1000 banorë; kemi numër e tirazh revistash shkencore/1000 banorë mjaft të ulët e shumë më të vogël se pjesa dërrmuese e vendeve në zhvillim; duke përfshirë në të njëjtin grup pedagogët e Universiteteve me tituj dhe grada me punonjësit e institucioneve kërkimore-shkencore jashtë sistemit universitar, ne i afrohemi shifrës prej rreth 1600-1700 personash, ose vetëm rreth 0.13 % të të punësuarve, ndërkohë që BE-ja ka të përfshirë në këtë sektor 0.6% të të punësuarve, SHBA 0.9%, Japonia 1.1% etj.; roli i universiteteve tona në përhapjen e teknologjive të reja është pothuajse in-egzistent; në universitetet dhe institucionet tona shkencore zhvillohen aq pak workshope e seminare shkencore, aq sa ato akoma janë objekt i kronikave televizive apo pjesëmarrjes së ministrave e deputetëve si evenimente të veçanta.
 Sipas Ministrisë së Arsimit dhe UNICEF-it (Raporti i vitit 2011), me një mesatare prej 8.6 vitesh shkollimi rezulton se arsimohemi 6 vjet më pak se evropianët; vetëm 50% e të rinjve frekuentojnë arsimin e mesëm ndërkohë që arsimi i lartë frekuentohet vetëm nga 13% e tyre; sasia e patentave dhe teknologjive të reja të importuara çdo vit është shumë e vogël, fenomen që duket qartë edhe po të analizosh strukturën tonë të importeve apo destinacionin e kredive bankare; numri i kompjuterave për banorë apo niveli i përdorimit të internetit e rendit Shqipërinë në grupin e fundit të vendeve botës; strategjitë apo planet e punës tashmë më shumë se 10 vjeçare për qeverisjen elektronike  nuk po konkretizohen në cilësinë dhe efektet e pritura; përmirësimi thelbësor i teknologjisë së informacionit dhe futja e elementeve të ekonomisë së dijes në strukturat publike, universitare apo private nuk ekziston akoma si prioritet i mirëfilltë në asnjë dokument strategjik të zhvillimit të vendit; etj.
Për pasojë, ndodhemi shumë poshtë në renditjen dhe klasifikimet ndërkombëtare për sa i përket indeksit të performancës dhe konkurueshmërisë së biznesit dhe funksionimit institucional të tij, për sa i përket treguesit të kapitalit social dhe atij intelektual, etj. Aktualisht bota ndodhet përballë një transformimi rrënjësor të lidhur me sistemin teknik të gjithë sferës së ekonomisë. Deri në vitet 1950-70, ekonomia karakterizohej nga një sistem i lindur në fund të shek. XIX-të, të bazuar në trinomin: kimi + mekanikë + elektricitet. Ky sistem krijoi mundësi kolosale për zhvillimin e procesit të mekanizimit në të gjitha sferat dhe aktivitetet ekonomike duke patur si synim bazë zëvendësimin e punës së krahut me punën e makinës.
Por dy sistemet e reja, i pari si konvergjencë ndërmjet mikroelektronikës + informatikës+ televizionit që u zhvillua vrullshëm në periudhën 1960-80, dhe i dyti si konvergjencë numerike (digitale): telekomunikim + informatikë + televizion, hodhën hapin e madh nga mekanizimi drejt automatizimit duke hapur kështu një faqe të re në konceptin e lidhjes direkte ndërmjet «prodhimit» dhe «punës intelektuale». Sinergjia ndërmjet mikroelektronikës, automatizimit dhe informatikës krijuan mundësi që të fillonte epoka e «revolucionit të tretë teknologjik», simbol i të cilit u bënë teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit. Zanafilla e tyre mund të konsiderohet data 9 gusht 1995, datë në të cilën «Netscape Communication» shpërtheu në bursë dhe nga vlera zero e mëngjesit arriti në miliarda dollarë në fund të ditës. Për të famshmet «ndërmarrje interneti» apo siç cilësohen ndryshe «dot-com», nuk do të kishte më asnjë limit.

2.5 E ardhmja e ‘Ekonomisë së dijes’ në perspektivën globale

Globalizimi, efektet e të cilit ne i ndjejmë dhe i komentojmë çdo ditë, është para së gjithash pasojë e revolucionit të teknologjive të informacionit e komunikimit si dhe e sistemit liberal të shkëmbimeve tregtare në kuadrin e OBT apo marrëveshjeve rajonale në kontinente të ndryshme të botës. Në thelb, globalizimi është zhvillimi i ekonomisë së dijes dhe administrimit të njohurive. Rritja e konkurrencës në shkallë ndërkombëtare që rezulton nga ky proces është shumë më e fortë se konkurrenca klasike e mallrave dhe produkteve me të cilën jemi ndeshur deri tani. Përballimi i saj është i lidhur ngushtë me një proces inovativ permanent të bazuar në njohuri të thella shkencore dhe mbi të gjitha në aftësinë e shpërndarjes dhe përvetësimit imediat të tyre në shkallë të gjerë. Në këto kushte, përshpejtimi i përmbajtjes intelektuale të procesit të konceptimit, fabrikimit dhe shpërndarjes së produktit apo shërbimit e bëjnë «ekonominë dhe administrimin e dijes dhe informacionit» një faktor esencial të zhvillimit.
Gjithë ekonomia e vendeve të zhvilluara është tashmë e përfshirë në këtë sistem të ri: teknologjitë e informacionit dhe komunikimit janë prezent kudo duke shoqëruar në çdo hap procesin e prodhimit dhe shpërndarjes. Kompanitë dhe firmat e «ekonomisë së re» po i shkurorëzojnë çdo ditë e më tepër kompanitë e «ekonomisë se vjetër». Ekonomia e re apo «net-ekonomia» po bëhet gjithnjë e më tepër një realitet imponues. Bota tashmë ka hyrë në një periudhë të re të historisë ekonomike dhe zhvillimit të saj. Sfidat nuk janë më vetëm në Europë si në fillim të shekullit të XIX-të; ato nuk janë më vetëm në Europë, Amerikën e Veriut apo në Japoni si gjatë shekullit të XX-të! Tashmë, si pasojë e këtij «revolucioni të tretë teknologjik», sfida ka përfshirë gjithë botën në çdo cep të saj duke prodhuar një realitet të ri në të cilin «të gjithë ndeshen me të gjithë».
Në këtë këndvështrim, «ekonomia e re» po tregon gjithnjë e më tepër se «bota nuk vuan nga globalizimi i tepërt, por nga mungesa e globalizimit» dhe sa më tepër që vendet e varfra dhe ato në zhvillim, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, të investojnë në «ekonominë e re», aq më të lehtë do ta kenë ato të ndjekin ritmin dhe performancën e vendeve të zhvilluara, dhe aq më tepër do të mund të integrohen në ekonominë botërore dhe do të mund të përfitojnë prej saj.

Referenca: Civici,A. Ekonomia e Dijes si thelb  i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e zhvillimit ekonomik. ECONOMICUS. Nr 9. VJESHTË 2012

Çështje për diskutim:

1.      Radhisni disa impakte që ka edukimi në shoqëri.
2.      Përkufizoni nocionin “ Kapital social” dhe tregoni impaktin e tij. Ilustrojeni me shembull.
3.      Mbi bazën e kujt llogaritet Indikatori i Zhvillimit Njerëzor?
4.      Si cilësohet edukimi dhe varfëria nga ekonomisti A.Sen?
5.      Çfarë qëndron në themel të politikave edukative të vendeve të zhvilluara?
6.      Tregoni ndikimin e globalizimit në ekonominë dhe administrimin e dijes dhe të informacionit.
7.      Shpjegoni si ndikon teknologjia dhe dija në zhvillimin ekonomik të një vendi?

8.      Sqaroni pozicionin e Shqipërisë kundrejt “Ekonomisë së dijes”.
I.                   NDIKIMII ARSIMIT NË ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE ANASJELLTAS
Arsimi si veprimtari e rëndësishme shoqërore paraqet kapitalin themelor të shoqërisë bashkëkohore dhe, si i tillë, sot konsiderohet faktori kryesor në zhvillimin ekonomik e shoqëror të çdo vendi. Krahas shtimit të popullsisë në planetin tonë, harxhimit të burimeve minerale e energjetike, problemeve të ndotjes e globalizimit dhe formave të ndrysh
me të integrimeve, njohurive të marra gjegjësisht, arsimimi fiton peshë edhe më të madhe. Njohuritë, shkathtësitë dhe informacionet që mësimdhënësit bartin te nxënësit dhe studentët do të kthehen në një fuqi zhvillimi dheprogresi për vendin konkret
1.1 Arsimi është faktor thelbësor  i zhvillimit
Rëndësia e arsimit në zhvillimin ekonomik e shoqëror të çdo vendi është një prej temave që kudo në botë diskutohet dhe shtjellohet nga aspekte të ndryshme. Arsimi mund të kuptohet si procesi i marrjes së vazhdueshme të diturisë dhe i shkathtësive për jetën, i të gjithë njerëzve, në institucione arsimore publike dhe jopublike, apo marrja e njohurive në mënyrë formale, joformale dhe informale. Arsimi në çdo aspekt është faktor thelbësor i zhvillimit. Ndaj, ky sektor pothuajse në çdo vend trajtohet si sektor me prioritet. Në të vërtetë ç'është ajo që njerëzit e arsimuar i dallon nga të tjerët?
Pos të tjerash, ata i dallon aftësia e tyre për të eksploruar teknologjinë e re dhe rrjedhimisht rritjen e produktivitetit të punës, mendja  e hapur,  njohuritë e konsiderueshme për dukuritë shoqërore dhe natyrën, janë më pragmatikë, etj.
Asnjë vend nuk mund të arrijë që të ketë zhvillim ekonomik e shoqëror të mirëfilltë e të qëndrueshëm pa investime në faktorin njeri. Historikisht është dëshmuar se zhvillimi i arsimit ka sjellë shtimin e produktivitetit të punës, e kështu është rasti me disa prej shteteve të Evropës Perëndimore, siç janë: Gjermania, Franca, Anglia, etj, si edhe SHBA. Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, produktiviteti i punës në SHBA ka ardhur duke u ngritur në mënyrë të vazhdueshme. Nga viti 1947 deri në vitin 1994 ai është rritur tri herë. Pikërisht falë arsimimit, në këto dhe shtete të tilla janë bërë zbulimet e mëdha shkencore dhe revolucionet tekniko-teknologjike, të cilat kanë qenë vendimtare për njerëzimin në përgjithësi. Në të vërtetë arsimi është dituri dhe dituria është forcë shtytëse e zhvillimit të gjithëmbarshëm të një shoqërie. Ekonomistët e njohur botërorë si Adam Smith dhe Alfred Marshall, në shekullin 18-të e 19-të janë preokupuar për investimet në arsim, duke parashtruar pyetjen: Si reflektohen investimet në arsim, në pasurinë kombëtare dhe në shtimin e mundësisë për fitime më të mëdha të njerëzve si individ?!. Po ashtu, më vonë, edhe ekonomistë të njohur botërorë janë marrë me këtë çështje, ku në bazë të të dhënave empirike kanë dhënë shpjegime lidhur me relacionin ndërmjet arsimimit dhe shtimit ekonomik. Në ekonomitë e zhvilluara ka vlerësime se për çdo vit të arsimimit të një individi shtohet mundësia që ai t'i rrisë fitimet në shkallë relative 10 për qind.
Masa e investimeve në arsim ndryshon nga shteti në shtet, varësisht nga potenciali ekonomik dhe nga prioritetet dhe politikat që ka përcaktuar vendi përkatës. Në bazë të të dhënave, ShBA-ja është shteti, i cili më së shumti ndan para për arsim. Sidoqoftë, një indikator i rëndësishëm sigurisht është përqindja bruto e  produktit vendor (GDP) i ndarë për zhvillim të arsimit të çdo vendi të botës, e posaçërisht masa absolute e mjeteve financiare.
Tashmë kur është kuptuar roli i arsimit në zhvillim të përgjithshëm ekonomik e shoqëror të çdo vendi, bëhet përpjekje që të investohet sa më shumë në të. Siç dihet, në investime arsimore përfshihen buxheti i dedikuar për ngritje dhe rinovim të objekteve  arsimore, blerjen e pajisjeve laboratorike, rregullimin e infrastrukturës dhe ambientit  të jashtëm, për sigurimin e pagave të mësimdhënësve, ndarja e subvencioneve të ndryshme për nxënës e studentë, reformimin dhe rishikimin e planeve dhe të programeve mësimore, krijimin e mundësive për mobilitet etj.
Veçanërisht investimet duhet të jenë në funksion të shtimit të cilësisë së arsimit, meqenëse kjo siguron zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.  Shkalla më e lartë e arsimimit i bën punëtorët që të jenë në gjendje që më lehtë dhe më shpejt të adaptohen në një punë të re, por njëkohësisht të kenë aftësi më të mëdha komunikimi. Arsimimi ndikon po ashtu edhe në rritjen e standardit jetësor në përgjithësi, sigurisht nga fakti se njeriu i arsimuar di ta rregullojë jetën e vet më mirë, në kushtet e tjera të njëjta. Asnjë vend nuk ka arritur që të ketë zhvillim ekonomik konstant pa investime të konsiderueshme në kapitalin njerëzor. Zhvillimi i hovshëm i shkencës dhe i teknologjisë ka bërë që të përqafohet ideja e mësimit  tërëjetësor dhe gjithëpërfshirja e popullatës në këtë. Sidoqoftë, vendet e ndryshme dallohen jo vetëm për nga sasia  apo masiviteti, por edhe për nga kualiteti i arsimit.
Zhvillimi i arsimit dhe zhvillimi ekonomik kanë një lidhshmëri mjaft funksionale dhe ndikim reciprok njëkohësisht. Është bërë pothuajse praktikë e rendomë që të vihet në pah vetëm roli i arsimit në zhvillim të ekonomisë, por jo edhe roli i ekonomisë në zhvillim të arsimit. Vlen të përmendet se, cilësia e arsimit veçanërisht është komponent që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të çdo vendi. Sfida e vendit tone për tu integruar në Evropë nënkupton, hyrjen në një system gare me vende të tjera në çdo pikëpamje, edhe kur është fjala për dituri, thithjen e investimeve, zgjidhjen e sfidave të ndryshme në përmasa globale dhe kombëtare. Kjo gjë është vërejtur dhe është studiuar historikisht në vende të ndryshme të botës. Kur flitet për arsimim, natyrisht se aludohet në dituri, shkencë etj. Ka mendimtarë që diturinë e identifikojnë me fuqi, pra këtu mendohet në nivel të zhvillimit të forcave prodhuese, aftësi inovacioni dhe shkence, implementimi i zbulimeve nga të gjitha fushat, në ngritje të mirëqenies njerëzore etj.
1.2  Si ndikon ekonomia në zhvillim të arsimit?
Është e kuptueshme se vendet me nivel të ulët të zhvillimit ( investime dhe buxhet shtetëror të ulët), nuk mund të ndajnë mjete të mjaftueshme për intensifikim të arsimit dhe e kundërta. Ekonomia në zhvillim të arsimit reflekton:
* Në sigurimin e masës së buxhetit për investime kapitale dhe shpenzime të tjera, në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira në shkollë;
* Në motivimin e mësimdhënësve duke siguruar nivel të pranueshëm të pagave;
* Në krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të punës për të rinjtë, ekspertët dhe të kualifikuarit e tjerë;
* Në krijimin e mundësive të aftësimit  praktikt  të nxënësve dhe studentëve;
* Në ofrimin e informacioneve cilësore dhe sasiore për sistemin arsimor, për atë se cilat profile të ekspertëve kërkon tregu aktualisht dhe në të ardhmen, në vendin përkatës;
* Në zvogëlimin e dukurisë së braktisjes  së shkollimit të nxënësve të të gjitha niveleve të arsimit;
Pa ekonomi të zhvilluar dhe rrjedhimisht pa masë të konsideruar të buxhetit dedikuar për arsim, nuk mund të ndahen fonde për arsim. Pa ekonomi të zhvilluar nuk mund të ndodhë absorbimi i njerëzve të diplomuar. Në të kundërtën, do të vihej në situatën, kur të diplomuarit  duke mos gjetur angazhim në profesionet e tyre ose të ngjashme, do të detyroheshin ose të migrojnë, ose të sillen në situata, që të harrojnë dituritë e marra. Në të dy rastet do të bëhet humbja e investimeve të bëra për këtë qëllim. Konkurrenca gjithnjë e më e madhe ndërmjet vendeve të industrializuara për prodhime dhe shërbime cilësore është në lidhshmëri të ngushtë me zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe të arsimit. Ndoshta këto rrethana kanë bërë që arsimi të marrë karakter të një procesi shumë dinamik. Sipas botëkuptimeve të Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP), baza materiale apo niveli i caktuar i zhvillimit ekonomik dhe arsimimi mundësojnë zhvillimin human, si koncept më i gjerë se vetë zhvillimi arsimor apo ai ekonomik, të shikuara ndaras. Pra mund të thuhet se kemi zhvillim human në një vend të caktuar vetëm atëherë kur gërshetohen në mes vetes: zhvillimi i arsimit cilësor, shtimi ekonomik dhe ngritja e mirëqenies.
 Nisur nga ky botëkuptim dhe indikatorët e zhvillimit makroekonomik mund të thuhet, se në pjesën dërrmuese të vendeve të rajonit, nuk  mund të bëhët fjalë për zhvillim human të mirëfilltë. Si pasojë e mungesës së kësaj, njerëzit e këtyre vendeve shpeshherë nuk mund t'i zhvillojnë të gjitha potencialet e tyre në masë të duhur dhe  për këtë arsye është e pranishme dukuria e “ikjes së trurit“ drejt  vendeve të zhvilluara. Bazuar në këtë, del se ekonomisë dhe arsimit u duhet dhënë rëndësi njëkohësisht, duke krijuar politika të favorshme me efekte të ndërsjella. Nuk do të ishte e mjaftueshme që vetëm të numërojmë të diplomuarit, duke mos krijuar parakushte të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësisë që ata të diplomuar të materializojnë dhe të valorizojnë diturinë e tyre në interesin personal dhe të shoqërisë. Mund të thuhet se niveli i arsimit të një qeverie nuk mund të jetë i kënaqur nëse pjesës dërrmuese  të të diplomuarve nuk i jepet mundësia që shkathtësitë e fituara t'i shfrytëzojnë për ngritjen e mirëqenies së tyre personale dhe zhvillimin e vendit. Ka mendime se të rinjtë e diplomuar, të cilët në vazhdimësi nuk mund të gjejnë punë, mund të jenë burim i pakënaqësive dhe i destabilizimit në një shoqëri. Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik paraqet faktor limitues në zhvillim cilësor të arsimimit dhe pamundëson arritjen e standardeve të pranuara ndërkombëtarisht.
Çështje për diskutim:
1.      Shpjegoni si ndikon arsimi në zhvillimin ekonomik e shoqëror të një vendi.
2.      Çfarë përfshihet në investimet arsimore dhe në funksion të kujt janë këto investime?
3.      Si ndikon ekonomia në zhvillim të arsimit?




Vetrregullimi apo te nxenet vetëdijshëm referohet te procesi me anën e të cilit nxënësi sistematikisht drejton mendjen e tij, ndjenjat, dhe veprimet ne drejtim te arritjeve te qëllimeve te tyre (Zimmerman & Schunk, 2001)

Studimet për vetërregullimin gjate te nxenit filluan si nje dege e investigimit psikologjik brenda vetkontrollit dhe zhvillimit te vetrregullimit te femijet. (Zimmerman.2001)  Me heret kerkimet e vetrregullimit ishin percjelle ne konteksitn terapeutik, ku studiuesit i mesonin pjesemarrsit te alternonin, ndryshonin, disfunksionin ne sjelljet si agresionin, drogen, crregullimin seksual, konfliktet nderpersonale dhe sjelljen problemore.  Tema eshte zgjeruar ne studimet akademike dhe ne forma te tjera te te nxenit.
Studiuesit e teorive te ndryshme tradicionale pranojne se vetregullimi perfshin te paturin e nje synimi, qellimi, te perdorurit e qellimeve te veprimeve direkte, monitorimi i strategjive dhe veprimeve dhe përshtatjen e tyre ne garantimin e suksesit.
Kerkimet bihevioriste pozicionohen qe vetrregullimi perfshin organizimin  kontigjenteve te veta te perforcimit : dallimi i stimujve dhe konseguencat e reagimit. Proceset e reja nuk jane te nevojshem te llogriten per te vetrregulluar sjelljen. Bihevioristet fokusohen ne reagimet e hapura, te dukshme te te nxenit: vetmonitorimi, vetinstruksioni, dhe vetperforcimi.
Konjitivistet theksojne aktet mendore si vemendja, kujtesa, perdorimi i strategjive te te nxenit, monitorimi i krahasuar. Keta teoriciene gjithashtu theksojne motivimin e besimit rreth vetefikasitetit, rezultateve, perceptimit te vlerave te te nxenit. Nje element kyç eshte zgjedhja. Per te ndodhur veterregullimi, nxenesi duhet te kete disa zgjedhje  ne motivet e tij ose ne metodat e te nxenit, koha qe harxhohet per te nxene, kriteri i nivelit të të nxënit, sfondi ku ndodh i nxëni, dhe efekti i kushteve sociale.  Kur nxenesi ka disa zgjedhje, alternativ, sjelljet e tyre jane te rregulluara me shume se jashtmi se sa vetrregullimi.

Si dhe ku mund te zbatohen teorite gjate mesimit?

Teorite tentojne te shpjegojne tipet e ndryshme të të nxenit, por dallojne ne aftesite e tyre per t’u realizuar.  (Bruner 1985)
Teorite bihevioriste theksojnë formimin e asocacioneve midis stimulit dhe reagimeve me perforcues selektive te reaguesve korrekte.
Teorite bihevioriste duken se shpjegojne me mire format e thjeshta te te nxenit qe perfshijne asocacionet si nje faktoret e shumfishtë, kuptimin e fjaleve te gjuheve te huaja  dhe kryeqytetet e shteteve.
Teorite konjitive ne anen tjeter, shhpjegojne te nxenet si jane faktoret e procesimit te informacionit, networku i memorjes, perceptimi i studenteve, interptetimi i faktoreve te klases (mesuesit, nxenesit bashkemoshatare, materialet dhe organizimi) Teorite konjitive duken se jane me te pershtatshme per te shpjeguar format komplekse te te nxenit, sic jane zgjidhja e problemeve matematikore, nxjerrjen e konkluzioneve nga tekstet dhe shkrimi i eseve.


______________________________________________________________________________
Teorite e te nxenit  dallohen per rolin qe ato i atribuojne memorjes. Disa teori bihevioriste e konceptojne memorjen me termat e lidhjeve neurologjikale te vendosura si nje funksionim i eksistnces bihevioriste me stimujt e jashtem. Me pergjithesisht, teoricienet diskutojne
formimin e menyrave te zakonshme te reagimit, me vemendje te paket se si ky model sjelljeje ruhet ne memorje dhe se si aktivizohet prej ngjarjeve te jashtme. Shumica e teorive bihevioriste e shikojne te harruarin si te shkaktuar prej pamjaftueshmerise se reagimeve ne kohe.
Teorite konjitive i japin nje rol te rendesishem  memorjes. Teorite e perpunimit te informacionit  e barazojne te nxenet me te koduarin, me nje magaizne dijesh, organzim, modelim kuptimplote,  Informacioni rigjehet prej memorjes ne pergjigje te sinjaleve te futes se informacionit. Harresa eshte paaftesi per te rigjetur informacionin prej memorjes shkaktuar prej interferencave, memorjes se paket, apo sinjaleve te pershtatshme te futjes se informacionit. Memorja eshte kritike per te nxenet, dhe se si informacioni eshte nxene percaktohet se si ajo eshte ruajtur dhe rigjetur prej memorjes.
Trajtimi i rolit te memorjes ka ndikim te rendesishem per mesimdhenien. Teorite e sjelljes parashtrojne se perseritjet periodike, te shpejta mbajne forcen reaguese ne repertoret e te nxenit.Teorite konjitiviste vendosin theksin me te larte ne prezantimin e materialit ne pershtatje me nxenesin, ne mundesite e tyre per ta organizuar, lidhur me ato ç’ka ata dine dhe ata mbajne mend ne nje stil kuptimplote.

Cili eshte roli i motivimit?
Motivimi eshte nje variabel qe afekton te gjitha fazat e te nxenit dhe performancen.
Teorite e te nxenit divergjojne ne rolin qe i japin ato motivimit.
Teorite bihevioriste, e percaktojne motivimin  si nje norme perforcimi ose dukuri te sjelljes e cila rezultohet prej sjelljes se perseritur ne reagimet ndaj stimulit apo si konseguence e perforcimit. |Skinner (1968) teoria e kushtezimit operant: Sjellja e motivuar eshte krijuar nepermjet perforcimeve efektive.  Nxenesit motivohen te nxene nje detyre te zgjedhur, perseritin pa pushim, harxhojne mund per  te arritur suksesin dhe e gjitha kjo eshte sjellje. Te tilla procese te brendshme si nevojat, qellimet, shpresat, apo emocionet nuk jane te domosdshme per te shpjeguar motivimin e sjelljes. Nxenesit shfaqin sjellje te motivuar sepse sepse ata paraprakisht jane te perforcuar dhe perforcim eshte prezent. Teorite behevioriste te te nxenit nuk dallojne (vecojne) motivimin prej te nxenit por me teper perdorin parime te njejta per te shpjeguar te gjithe sjelljen. 
Teorite konjitiviste: e shikon motivimin dhe te nxenet si marredhenie, si lidhje, por jo si funksion identik (Schunk 1991). Motivimi dhe te nxenet perdorin bashke disa procese, por gjithashtu perfshijne funksione te ndryshme. Dicka mund te jete e motivuar por nuk mund te mesohet, te nxenet, ose dicka mund te jete nxene pa qene e motivuar. Ndonese perforcimi mund t’i motivoje studentet, efektet e tij ne sjellje nuk jane automatike, por ne vend te varura se si studentet e interpretojne ate.   Studentet qe aktivizohen ne aktivitete ata mendojne se jane te perforcuar. Kur historia e perforcimit konfliktohet, bie ndesh me mendimet prezente, njerzit jane me te mundshem te veprojne bazuar ne mendimet e tyre. (Bandura 1986)Studimet kane identifikuar shume  procese konjitive qe motivojne nxenesit, psh., qellimet, krahasimet sociale, vetefektshmeria. Duke injoruar te tilla procese, teorite e sjelljeve nuk mund te shpjegojne plotesisht, por e nderlikojne motivimin human.
Teorite konjitive theksojne se motivimi mund ndihmoje direkt vemendjen dhe te influencoje se si informacioni eshte procesuar. Teorite social konjitive debatojne se motivimi afekton te nxenet vezhgues – nje forme kyc i te nxenit human  - dhe qe vepron kryesisht permes te tilla mekanizmave si vendosja e qellimeve, rezultatet e pritshme. (Bandura 1986)
Ne teorite e vjetra te te nxenit, motivimi eshte trajtuar si nje pjese e te nxenit. Eksperimetet e Tolmanit per te nxenet latent i cili treguan se te nxenet mund te ndodhe pa perforcim dhe se perforcimi efekton me shume performancen se te nxenet, ndihmon te çliroje motivimin prej te nxenet dhe rrenjos (krijon) formuesin si subjekt  te drejten e tij.

Shumica e edukatoreve mendojne se motivimi mund te afektoje te nxenet ne shume menyra. Te garantosh se studentet vazhdojne te jene te motivuar per te nxene, mesuesit duhet te marrin parasysh efektet motivuese te praktikes mesimore dhe faktoreve te klases.

Si ndodh transferimi.

Transferim i referohet njohurive dhe aftesive te aplikuara ne menyra te reja me permbajtje te re, ose ne situata te ndryshme prej ku ata ishin mesuar.
Transferimi shpjegon gjithashtu efektin e te nxënit paraprak me të nxënët.
Teorite e bihevioriste theksojne se transferimi varet ne elementet identike ose faktoret e njejte  midis situatave. Sjellja transferohet ose gjenarilizohet kur situatat e reja apo te vjetra  perdorin elemente te perbashket.  Keshtu nje student qe nxe 6 x 3 = 18, ai  do te jete i afte te zbatoje kete shumezim ne situata te ndryshme (shkolle dhe ne shtepi) dhe kur keta numra t’i shfaqen ne situata te njejta problemore.
Teorite konjitive marrin si te mireqene  transferimin ndodh kur te nxenet kupton se si t’i aplikoje njohurite ne sfonde te ndryshme. Eshte e rendesishme se si informacioni eshte magazinuar ne memorje.  Perdorimi i njohurive jane perfshire  me tej me njohurite e veta ose mund te jete lehtesisht e akcesuar prej memorjeve te lokalizuar ne zona te tjera. Rrethana nuk ka nevoje te shperndaje elementet e perbashket.

Perzierja mesimore e ketyre pamjeve divergon.

Ne pikpamjen behevioriste , mesuesi duhet te shtoje ngjashmerine midis situatave dhe te nxjerre elementet e perbashket. 

Teorite konjitive  Mesuesit mund t’i adresojne perceptimet e studentit ne informacionin mesimor ne ate se si njohurite mund te jene perdorur ne sfonde te ndryshme, me rregullat e mesmdhenies se nxenesve dhe me procedurat per te aplikuar ne situata e percaktimit cfare njohurish do te jene te nevojshme pergatitjen e studenteve me fijdbek  ne se si aftesite dhe strategjite mund te sjellin dobi ne situata te ndryshme.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels