IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Në fillimet e shekullit të 20 –të, disa psikologe besonin se duhet të ishte e mundur teë zhvillohej një teori e vetme e pergjithshme që mund te shpjegonte te gjitha shembujt, rastet  e te nxenit. Psh.  I ashtuquajtura teoria njefktoreshe, propozonte
se perforcimi ishte faktori i vetem qe kontrollonte  ne se te nxenet ndodhte ose nuk nodhte. Mirepo te nxenet latent fenomene te ngjashme e kundershtonin kete teori me te pohuarin se te nxenet mund te ndodhte pa perforcim.
Ne vitet e mevonshme, psikologet kane braktisur orvajtjet per te zhvilluar nje teori te nxeni te thjeshte, universale.   Ne vend te saj,ata kane zhvilluar teori me te ngushta dhe me te vecanta.
  • Disa teori fokusohen ne kushtezimin klasik,
  • Disa  ne kushtezimin operant,
  • Disa ne te nxenet vezhgues
  • Disa ne menyren se si përpunohet informacioni,
  • Disa ne forma te tjera te vecanta te te nxenit.
Debatet e medha ne te teorite e te nxenit perqendrohen se cila teori e përshkruan më mirë këtë fushë specifike të të nxënit. Në studimin e të nxënit, psikologët ndjekin dy rrugë teorike në të cilat ata përqasin shpjegimet e tyre: me qaje bihevioriste dhe konjitiviste.
Kujtojme se të nxënit është përvetësimi i njohurive ose zhvillimi i aftësive për të kryer sjellje të reja.
·         Psikologët bihevioriste fokusohen në ndryshimet që vendosen n sjelljen e individit.
·         Psikologet konjitiviste peferojne te studiojne ndryshimin ne dijet individuale, theksojne proceset mendore sic jane, perceptimi, vëmendja, inteligjenca, memorja, te folurit dhe te menduarit ne zgjidhjen e problemit.
·         Shume psikologe i kombinojne elementet e te dyja rrugeve per te shpjeguar te nxenet.

A. Rruga bihevioriste

Termi biheviorizem u perdor per here te pare prej John B. Watson ne fillim te viteve 1910. Me vone Skinner e shtriu dhe e populloi rrugen bihevioriste. Karakteristikat e vecanta te rruges bihevioriste te te nxenit eshte se ngjarjet ne ambjente jane kuptuar se parashikojne sjelljen e nje personi dhe jo te menduarit, të të ndjerit apo raste që vendosen Brenda personit. Sjellja strikte besohet se eshte e rrezikshme dhe  antishkencore të trajtojë te menduarin dhe ndjenjat si raste te sjelljes se nje personi, sepse askush nuk mund te shohe mendimet dhe ndjenjat.
Bihevioristet pohojne se te nxenet human mund te shpjegohet me vezhgim dhe stimul, perforcim dhe ndeshkim, që një  person provon. Duke iu referuar bihevioristëve, përforcimi dhe ndëshkimi, me tej me te tjera parime baze i gjeneralizimi dhe dallimi, mund te shpjegohen edhe tipet e tjera me të avancuara të të nxënit human, si të nxënët me lexim, ose te problemzgjidhjes komplekse. 

B. Rruga Konjitiviste.

Ndryshe nga bihevioristët, psikologët konjitivistë besojnë se është esenciale te studiosh nje mendim individual dhe te shpresosh per te kuptuar procesin e te nxenit. Ne 1930, pikologu amerikan Edward C. Tolman shqyrtoi proceset konjitive ne te nxene duke studiuar  se si minjte nxenin menyren e tyre permes nje labirinthi. Ai i gjeti se minjte formuan nje “harte konjitive” gjate përpjekjeve te tyre per te gjetur rrugen e duhur ne nje labirnth, ku vetem nje rruge kishte dalje, te tjerat ishin te bllokuara ne gjatesi te ndryshme. Ne fund te rruges se sakte miu gjente nje ushqim. Pas disa perseritjeve miu e gjente rrugen e duhur si te kishte nje harte.  Kete fenomen ai e quajti me termin te “nxenet latent”. Eksperimenti i Tolmanit tregoi se te nxenet eshte me shume se fuqizimi apo reagimi nepermjet perforcimit.
Psikologet moderne konjitiviste besojne se te nxenet perfshin proceset komplekse mentale, perfshijne memorjen, vemendjen, gjuhen, formimin e koncepteve, dhe zgjidhjen e problemeve. Ata studiojne si njerezit perpunojne informconin dhe formojne prezantimet mendore te njerezve, objektet dhe rasteve apo ngjarjeve.

C. Zhvillimi i te dy rrugeve .

Gjate gjysmes se pare te shekullit 20, biheviorizmi ishte rruga teorike dominante ne fushen e te nxenit. Qe nga vitet 1950, megjithese, psikologjia konjitive ka fitur qendrueshmeri ne popullaritet dhe tani me shume pikologet favorizojne nje rruge konjitive se nje rruge strikte bihevioriste. Psikologet konjitiviste dhe bihevioriste do te vazhdojne te debatojne meritat e pozicioneve te tyre te ndryshme, por ne shume menyra keto dy rruge kane forca te ndryshme qe kompletojnë njëra tjetrën. Me këto shprehje ne memorje dhe proceset komplekse mendore, rruga konjitive arrin te kompletoje mire per  shqyrtimin e tipeve me te sofistikuar te te nxenit human , sic eshte te arsyetuarit, zgjidhja e problemeve dhe kreativiteti. Rruga bihevioriste, e cila thekson parimet baze te kushtezimit, perforcimit dhe ndeshkimit, mund te jape shpjegime pse njerezit sillen ne menyren qe ata bëjnë dhe si ata zgjedhin midis mundësive të ndryshme kursesh te veprimit.
Keto konceptime kane ndikime te rendesishme për praktiken edukative . Teorite bihevioriste perfshijne se mesuesit do te rregullojne ambjentin keshtu qe studentet mund te reagojne sic duhet ndaj stimulit.
Teorite konjitive theksojne te berit e njohurive te kuptueshme dhe shpjegimin e perceptimeve te nxenesve prej vetvetes dhe ambjenteve te tyre te te nxenit. Mesuesit kane nevoje ta konsiderojne si afekte mesimore te menduarin e nxenesve gjate te nxenit.

  • Cilat procese e afektojne te nxenet?
  • Cili eshte roli i memorjes?
  • Cili eshte roli i motivacioneve?
  • Si ndodh transferimi, percjellja, kopjimi?
  • Cilat procese perfshihen ne vetrregullim?
  • Cilat jane nderlikimet per mesimin?


Strukturalizmi dhe funksionalizmi
Strukturalizmi: Edward B. Titchener (1886 – 1927) ishte studenti Wundt it ne Lajpcing. Ne 1982 ai behet drejtor i laboratorit psikologjik
ne Universitetin Cornell . Ai solli metodat eksperimentale te Wundtit ne USA. Psikologjia titcherniste u be e njohur si psikologji strukturaliste. Ajo e paraqet nje kombinim te asocacionizmit me metoden eksperimentale.Strukturalitet besonte se vetdija (ndergjegjia) humane eshte nje fushe legjitime e rendesishme e investigimit. Ata studiojne strukturat  ose natyrën e proceseve mendore. Ata marrin si te mireqene se mendja eshte e perbere nga asocacione te ideve dhe qe te studiosh kompleksitetin e mendjes duhet te analizohen keto asocacione brenda ideve më vete. (Titchner, 1990)
Metoda eksperimentale e përdorur prej strukturalisteve ishte nje interspektion, e cila nenkupton nje analize te vetvetes, nj tip vetanalize. Titchner shkruante se shkencetaret mbeshteten ne vezhgimin e fenomeneve dhe keshtu introspektioni eshte nje forme e vezhgimit. Pjesemarresi ne intrespeksion studion verbalisht shperthimin  e eksperiences ne momentin e ekspozimit te objektit apo te ngjarjes. Psh. Shikojne nje tabele ata do te raportojne pjesemarrjen e tyre prej pamjes, mases, ngjyres dhe tekstit. Ata treguan jo te emertonin apo te raportonin dijet e tyre per objektin apo kuptimin e perceptimeve te tyre . Keshtu nese ata verbalizonin “tabele”, e cila paraqiste nje vizionin e nje tabele, ata ishin i kushtonin vemendje me teper stimulit se proceset e tjera te vetedijshme

Funksionalizm; Funksionalizmi eshte pamja që proceset mendore dhe sjellljet e organizmave të gjalla ndihmojnë ato të adaptohen ne ambjentin e tyre.  Kjo shkollë e mendimit lulëzoi në universitetin e Chicagos me John Dewey (1859 – 1952) dhe James Angell (1869 – 1949). Ndikim te veçante në të ka dhënë edhe William James (1840 – 1910). James ishte një empiricist qe besonte se përvoja, eksperienca ishte pikënisja e mendimit, por ai nuk ishte nje asociacionist. Ai mendonte se idete e thjeshta nuk jane kopje pasive te inputeve ambientale(informacioni i marre nga burime te ndryshme), por me teper jane produkt i te menduarit abstrakt dhe te studimit.
Dewey argumentoi se proceset psikologjike nuk mund të kthehen në pjesë të dallueshme  dhe që vetëdija mund të jetë kqyrur holistikisht, (në këndveshtrim hyjnor). 
 “Stimuli” dhe “reagimi” përshkruajnë rolet që luajnë me objektet ose me  ngjarjet, por këto role nuk mund të jenë të ndara prej realitetit në tërësi.

            Dewey citoi një shembull prej James (1890) për një fëmije që shikon një qiri duke u djegur, zgjatet per ta kapur dhe provon djegien e gishtave. Prej një këndvështrimi  stimul – reagimi, pamja e qiririt është një stimul dhe zgjatja eshte një reagim, duke marre djegien që i shkaktoi dhimbjen e gishtit është një stimul qe shkakton reagimin, tërheqjen e dorës..(Harku reflektor)

Funksionalizmi u influencua nga shkrimet e Darvinit për evolucionin dhe studioi dobinë e proceseve mendore per t’i ndihmuar në përshtatjen me ambjentin dhe për të mbijetuar  (Angell 1907, Bredo 2003). Funksionalistët interesoheshin në atë se si proceset mendore operojnë, çfarë ata kryejnë dhe se si ata ndryshojnë me kushtet e ambjentit. Ata gjithashtu e shikojne mendjen dhe trupin si bashkëveprim  më tepër se si ekzistencialisht të ndarë.
            Funksionalistet e kundershtonin metoden e e introspeksionit, jo sepse ajo studionte vetdijen , por me tepër për arsye se si ajo e studionte vetdijen. Introspeksioni perpiqet ta reduktoi vetdijen ne elemente te dukshme, te cilat  funksionalistet besojne se jane te pamundura. Duke studiuar nje fenomen te izoluar nuk zbulojmë dot se si ai ndikon, kontribuon në mbijetesën e një organizmi.
Dewey (1900) argumentoi se rezultatet e eksperimenteve psikologjike do të jenë të aplikueshme ne edukim dhe në jetën e përditshme.


Zanafilla e teorive bashkekohore te te nxenit shtrihen qe ne lashtesi. Shume prej problemeve te shtruara per shpjegim dhe ceshtjeve te kerkuara prej studimeve moderne nuk jane te
reja por me teper reflektojne nje deshire te pergjitheshme per njerezit per te kuptuar vetveten, te tjeret dhe boten tyre.http://eseshkolle.blogspot.com/
Le te shohim orgjinen e teorive bashkekohore te te nxenit, duke filluar me nje diskutim te pozitave te filozofeve, orgjinen e dijeve dhe marredheieve te tyre me ambjentin dhe duke konkluduar me disa pamje te hershme te psikologjike ne te nxene.
Informacioni historik eshte i dobishem sepse ai na siguron bazat, themelet, sfondin per te kuptuar teorite e tanishme, shume prej ideve te te cilave e kane zanafillen ne kendveshtrimin historik. Kjo kqyrje eshte selektive dhe perfshin materialin historik te pershtatshem te te nxenet ne kuadrin edukativ.




Nr
KATEGORIA
PERCAKTIMI
1
Vezhgimet direkte
Rastet e sjelljes qe demostrojne te nxenet
2
Pergjigje me shkrim
Performancat e shkrimit ne teste, kuice, detyrat e shtepise, letrat dhe projektet
3
Pergjigje me goje
Pyetjet verbale, komentet, pergjigjet gjate te te nxenit
4
Vlersimi nga te tjeret
Gjykimi i vezhgimeve te te nxenit ne atributet e treguesve te te nxenit




Vet-raportimi:
Gjykimi popullor i vetvetes:
a
Pyetsoret
Vleresime te shkruara te artikujve ose pergjigjeve te pyetjeve.
b
Intervistat
Pergjigje gojore te pyetjeve
c
Nxitja e kujteses

Kujtesa e mendimit duke percjelle nje performance ne kohen e dhene.
d
Mendim – ze i larte
Verbalizimi i mendimit, veprimit ndjenjat qe performojne nje detyre.
e

Dialogjet

Bisedime midis dy a me shume personave.



Të nxënit përfshin përvetësimin, modifikimin dhe përpunimin e njohurive, aftësive, shprehive, shkathtësive, qëndrimeve dhe sjelljeve të caktuara. Njerëzit nxënë në forma e mënyra të ndryshme aftësitë njohëse, gjuhësore, motorike, teknike dhe sociale,
të cilat iu mundësojnë atyre përfshirjen, bashkëveprimin dhe zhvillimin e tyre individual. Në fëmijëri individi nxë aftësinë për të shkruar, lexuar, njihet me rregullat e para drejtshkrimore e gramatike, njeh numrat dhe fiton aftësitë dhe shprehitë bazë matematike, ndërsa gradualisht me rritjen e moshës dhe viteve të shkollimit fiton njohuri më të thelluara rreth dijeve dhe aftësohen në kryerjen e veprimtarive në nivele më të ndërlikuara intelektuale dhe psikomotore, si zgjidhja e problemeve, shkrimi i eseve, ngarja e biçikletës apo makinës, puna në bashkëpunim me të tjerët në një projekt grupi, etj.

Shoqëria njerëzore është e interesuar për përvetësimin e dijeve dhe zotërimin e aftësive profesionale, pasi prej tyre përfitohen të mirat materiale e shpirtërore. Mirëpo, edhe pse në parim, njerëzit e pranojnë se të nxënit është i rëndësishëm për jetën e tyre, jo të gjithë ia arrijnë suksesit në zotërimin dhe përvetësimin e objektivave të dëshiruara.  Ka njerëz që ia arrijnë më shpejt, ka të tjerë që nxënë më me vështirësi dhe kjo e vë individin në dilema midis arsyeve biologjikë që lidhen me potencialin intelektual të tij dhe arsyeve mjedisorë që lidhen me edukimin, marrëdhëniet dhe teknologjinë. Për më tepër nuk është vetëm individi i përfshirë në këto dilema, por edhe vetë studiuesit pozicionohen në këndvështrime dhe qëndrime kundërshtuese, pasi edhe ata i shikojnë në pamje dhe pozicione të ndryshme shkaqet, proceset dhe pasojat e të nxënit.


Në se është proces sa është i unifikuar me proceset e tjera të edukimit dhe më konkretisht në kuptimin kontekstual mos vallë gjen shpjegimin brenda konceptit të mësimdhënies? Atëherë duhet të përqendrohemi te mësuesi dhe fuqizimi i faktorëve që lidhen me procesin e mësimdhënies dhe edukimin në tërësi. Në se të nxënit e përfytyrojmë si rezultat të procesit mësimor, atëherë pse duhet të rropatemi kaq shumë në kërkim të metodave dhe teknologjive, kur fare mirë vendosim standarde dhe nëpërmjet këtyre standardeve matim të nxënit konkret?
Në një këndvështrim tjetër: a duhet të përqendrohemi në kuptimin e të nxënit vetëm në atë të nxënë që ndodh në shkollë, apo do të përfshijmë edhe të nxënit që ndodh gjatë gjithë jetës, brenda dhe jashtë shkollës?
Në një përqasje tjetër në se të nxënit është edhe proces edhe rezultat si ndodh ai: si zgjim i energjive të brendshme mentale nën ndikimin e ngacmuesve të jashtëm mjedisorë, apo si meritë e gjetjes së faktorëve optimalë të jashtëm dhe mjeshtërisë së përcjelljes dhe instalimit të standardeve që pasqyrojnë ndryshimet e pritshme. Siç shihet, kjo analizë na e bën kuptimin mbi të nxënit edhe më kompleks. Për këtë arsye e kemi të vështirë të gjejmë një përkufizim të përgjithshëm e të përbashkët për të nxënit që të pranohet prej të gjithë teoricienët, studiuesit dhe prakticienëve të edukimit (Shuell 1986) Megjithatë, psikologët e edukimit duke studiuar këto teori, kanë arritur të dallojnë brenda shpjegimeve të tyre tri fjalë kyç, të cilat mund të përdoren si bazë e artikulimit të një përkufizimi që pasqyron në një farë mënyre kuptimin për të nxënit. Këto fjalë janë:  ndryshim sjelljeje – qëndrueshmëri në kohë -  eksperiencë.
Mbi këto kuota mund të japim këtë përkufizim: Të nxënit është njëndryshim i qëndrueshëm i sjelljes në një model tëdhënë, i cili rezultohet prej praktikës ose formave tëtjera të eksperiencës.

Le ta analizojmë këtë përkufizim më në brendësi.

Kriteri i parë i përkufizimit të të nxënit është ndryshimi i sjelljes, apo ndryshimi në kapacitetin për t’u sjellë. Njerëzit nxënë, kur ata bëhen të zotë, të aftë për të bëre diçka të cilën ata nuk mund ta bënin më parë. Të nxënit përfshin të zhvilluarit e veprimeve të reja ose modifikimin e atyre ekzistuese. Ne nuk mundemi ta vëzhgojmë drejtpërdrejt procesin e të nxënit, prandaj ne e konsiderojmë atë më tepër si produkt ose si rezultat. Të nxënit është vlerësuar mbi bazën e asaj se çfarë njerëzit thonë, shkruajnë dhe bëjnë. Ai përfshin një kapacitet ndryshimi të sjelljeve edhe në rastet kur individi nuk është në gjendje t’i demonstrojë në një moment të veçantë për shkak të harresës, hutimit apo emocioneve të forta.

Kriteri i dytë i qenësishëm në këtë përcaktim është se ndryshimi i sjelljes (ose kapaciteti për ndryshim) reziston përtej kohës. Pra të nxënit është një ndryshim i qëndrueshëm i sjelljes. Duke përjashtuar nga koncepti i të nxënit, ndryshimet e përkohshëm të sjelljes, faktorë të tillë si droga, alkooli dhe lodhja, nuk i përfshijmë te të nxënit, sepse ato janë ndryshime të përkohshme dhe kur shmangen burimet që kanë shkaktuar këtë apo atë deviancë, sjellja kthehet përsëri te forma e saj origjinale dhe në këto raste themi se individi është rehabilituar. Është rasti të bëjmë kujdes për të mos ngatërruar konceptet “ndryshim i qëndrueshëm” me “ndryshim i përhershëm”. Të nxënit vërtet është i qëndrueshëm, por ai nuk mund të jetë i përhershëm, pasi ndodh edhe harresa. Të nxënit i reziston harresës për një kohë të gjatë duke u ndeshur me të. Sa më aktiv të jetë aq më gjatë i reziston dhe sa më pasiv të jetë, aq më e mundshme është fshirja e tij. Ky klasifikim është i diskutueshëm, por shumica e njerëzve pranojnë se ndryshimet kohëshkurtër nuk kategorizohen te të nxënit.

Kriteri i tretë është se të nxënit ndodh përmes praktikës dhe formave të tjera të eksperiencave. Ky kriter e përjashton ndryshimin e sjelljes që vjen si tendencë e lindur, prej natyrës gjenetike të trashëguar, siç janë: ndryshimet që vijnë me rritjen e moshës tek fëmijët, nevojat biologjike,etj. Megjithatë dallimi midis trashëgimisë dhe të nxënit shpesh nuk eshte “clear – cat”, i qartë. Njerëzit mund të jenë të predispozuar të veprojnë në mënyrat e dhëna, por zhvillimi aktual i sjelljes së dhëne varet prej bashkëveprimit me të tjerët. Fëmijët nuk e mësojnë gjuhën me veten e tyre, por më tepër nëpërmjet ndërveprimeve dhe mesimdhenies. (Lenneberg,. 1967) Në linjë të njëjtë, me zhvillimin normal, fëmijët zvarriten dhe ngrihen në këmbë, por ambienti mund të ndikojë  në  normalitetin e zhvillimit të kësaj sjelljeje. Në se një fëmijë pengohet me forcë në lëvizjet e tij motoriket,  ai nuk do të zhvillohen normalisht dhe gjatë viteve të mëpasme, ai do të ketë probleme me ecjen dhe reflekset lëvizore.

Teorite e te nxenit rezultat i kerkimev studimore: Funksionet e teorise
Nje teori eshte nje baze shkencore per te shpjeguar nje fenomen te shtruar per diskutim.
1        Nje teori shpjegon dhe parashikon sjelljen
2        Nje teori  kurrë nuk themelohet mbi dyshime
3        Nje teori mund te modifikohet 
4        Një teori përgatit një shpjegim të përgjithshëm për vëzhgimet e bëra në kohë.

Te nxënit kërkon Paradigmat. Shembullin

Nr
TIPI i kërkimit
VECORITE e kerikimit
1
Korelativ/Sasior
Ekzaminon marredheniet midis variableve
2
Eksperimental
Nje ose me shume variable jane alternuar dhe ndikuar nga variable te tjere jane vleresuar.
3
Kualitativ/ Cilësor
Perqendrohet me pershkrimin e ngjarjes dhe interpretimin e kuptimit.
4
Laboratorik
Projekti kushtezohet ne nje kuader te kontrolluar
5
Fushe/ Terren/ Natyral
Projekti kushtezon ne nje kuader natyral (shkolle, shtepi, pune)
Çështjet kryesore
a. Teorite e te nxenit dhe kerkimi shkencor
b. Metoda e vleresimit te te nxenit

c. Pararendesit e teorive moderne te te nxenit
d. Mbeshtetja filozofike e Teorive te te nxenit.
e. Fillimet e studimit psikologjik te te nxenit

Objektivat: Në fund të këtij leksioni do te jeni te afte:

1. Të përcaktoni, shpjegoni dhe të identifikoni shembuj te fenomenit të të nxënit dhe jo të nxënit.
2. Të përshkruani veçoritë më të rendesishme te modeleve te ndryshme te studimit
3. Te shqyrtoni vecorite thelbesore te metodave te ndryshme te vleresimit te nxenit
4. Te dallojne midis marredhenieve dhe te dhenave dhe te shpjegoje parimet kryesore te seciles 
5. Te shqyrtoni se si puna e Wundt, Ebbinghaus, strukturalistet dhe funksionalistet ndihmuan ne themekimin e psikologjise si shkence
6. Te shpjegoni ndryshimet midis teorive te biheviorizmit dhe konjitivizmit ne lidhje me disa perfundime te studimit te te nxenit.
7. Te konstatoni disa parime mesimore te perbashketa te shume teori te te nxenit.
8. Te shtjelloni menyrat qe teoria e te nxenit dhe praktika arsimore plotesojne dhe permiresojne njera – tjetren.



Afër detit, afër mbretit. Kjo shprehje popullore duket se e ka vlerën më të madhe kur flasim për Durrësin,qytetin I cili ben krenare jo vetem durrsaket por gjithe shqiptaret. Nuk ka të huaj që e viziton Shqipërinë dhe të mos shkojë të shohë qytetin më të njohur bregdetar. Vetëm 33 kilometra larg kryeqytetit,
Durrësi është i arritshëm me mjete të ndryshme transporti. Përveç autoveturave, atje mund të shkohet me autobusë dhe furgonë të linjës,duke te afruar keshtu sa me shume me plazhin.Ky plazh është një vend magjik i qindra e mijëra turistëve shqiptarë nga katër anët e botës.Është një vijë bregdetare e me një shtrirje të gjatë mbi njëzetë kilometrash plazh që duket e pafundme.Buze detit gjendet shetitorja e njohur, e cila ka një shtrirje të gjerë dhe ofron një peizazh të bukur. Shëtitorja e bregdetit vijon më tej në zonën e Curilave, e cila ka qenë një parajsë e vërtetë deri në vitet ’90 dhe është ndër më të frekuentuarat në Durrës.Në vijën bregdetare të plazhit janë ndërtuar një numër i madh hotelesh, baresh, restorantesh e qendrash tregtare, të cilat janë në shërbim të turistëve.Por gjithe ky luks qe I ofrohet turisteve a e mban me te gjalle shprehjen e mesiperme?
E gjithë  zona mes rruges “Currila” dhe detit nuk ka më asnjë pëllëmbë të pazaptuar. Pushtetarë dhe deputetë kanë mundur të gllabërojnë troje dhe pjesë të plazhit sikur te ishin ne gare me njeri-tjerin.Dikur në plazh kishte vetëm disa kabina të drunjta,sot mbizoterojne “kabinat” të paligjshme e të ligjshme duke nxjerre jashte perdorimit 2.5km plazh per shkak se eshte mbuluar nga blloqet, mbeturinat inerte, dhe së fundi edhe me kioska,te cilat depozitojne  mbeturina qe mund të shihen në çdo anë të plazhit,ujërat e zeza derdhen në det duke krijuar erë kundërmuese dhe pergjegjesit nuk e marrin persiper pastrimin e zones.Pothuajse I gjithe brezi I reres eshte ne kete gjendje per te ardhur keq, betoni pushton bregdetin ,makinat e betonit enden ne rruge çdo ore,cdo dite ngrihet një godine e re.Askush nuk përpiqet ta sqarojë këtë që ka ndodhur në këtë plazh, i cili nga durrsakët e vjetër ka qenë më i preferuari.  Nga burime konfidenciale bëhet e ditur se: “grumbullimi i mbeturinave inerte në këtë pjesë të bregut të detit nuk ka qenë i rastësishëm dhe i detyruar nga nevoja që ndërtuesit kanë pasur të depozituar mbeturinat pas hapjes së themeleve të pallateve, por ky depozitim ka pasur si qëllim krijimin e territoreve mbi rërën e plazhit, e cila më pas ju është dhënë personave të caktuar në formë kompensimi, për pronat që ata kanë pretenduar se kanë pasur brenda territorit të qytetit të Durrësit”. Qytetarët e Durrësit i kanë bërë thirrje Bashkisë së Durrësit, që të nisë aksionin në bashkëpunim me firmat e ndërtimit që ta çlirojnë plazhin, dhe të denoncojnë me kurajo qytetare ish-pushtetarët dhe ish-deputetët që kanë privatizuar me forma antiligjore troje në bregdetin e Currilave dhe më gjerë. Burimet nga ky institucion deklarojne se do të ketë nisma për pastrimin e bregdetit të Currilave dhe nuk do të jepet asnjë leje qoftë edhe provizore,fillimisht ata kanë nisur punën me kioskat dhe godinat qe jane fare pranë brezit ranor.
Pertej bregdetit dhe shfrytezimit te tij, nje tjeter vecori po aq dalluese dhe qe e karakterizon Durresin, eshte kultura e  tij, e pasqyruar me deshmi te shumta kulturore, rrjedhoje e historise se ketij qyteti te njohur qe ne antikitet e deri sot. Si pjese te rendesishme te shfaqjes se kesaj kulture permenden monumentet kulturore, nder me te njohurat dhe me te rendesishmet, persa i perket vlerave te cmuara historike e kulturore qe permbajne jane:
Amfiteatri i Duresit. Ky amfiteater cilesohet si nje nga monumentet kulturore me te cmuara per shkak te vlerave artistike dhe arkitektonike qe ai mbart.Ai eshte ndertuar ne fillimet e shekullit te I nga perandori Trajan.Ne kete monument kulturor 2700 vjecar zhvillonin luftime mes gladiatoreve. Tribuna rrethore e ndertuar me pllaka te bardha sherbente si vend ku uleshin spektatoret.
Kalaja e Durresit. Kalaja eshte ndertuar ne kohen e sundimit te perandorit bizantit Anastasi(491-518). Pjesa e brendshem e kalase eshte e perbere nga dy njesi: Keshtjellla e siperme dhe ajo e poshtme. Muret e kalase kane nje lartesi prej 15 metrash dhe jane te rrethuara me kulla me forme te rrumbullaket.
Mozaiku i bazilikes se Arapajve. Ky mozaik eshte ndertuar gjate sundimit te perandorit Justiniani dhe i perket periudhes paleokristiane.Monumenti eshte zbuluar ne vitin 1974 nga arkeologu Sali Hidri.Mozaiku eshte i perbere nga figura me fragmente te gjuetise se kafsheve nga barinjte.
Teatri “Aleksander Moisiu”. Ky teater ka hapur dyert per publikun e tij ne 11 janar te vitit 1953.”Vajza nga fshati” eshte shfaqja e pare qe ka celur siparin e ketij teatri,nje komedi me regji te Pandi Stilliu si dhe e shkruar nga Fatmir Gjata.
Muzeu Etnografik. Ky institucion eshte krijuar ne vitin 1982.Muzeu eshte vendi ku gjenden nje sere objektesh dhe elemente kulturore te qytetit te Durresit dhe rrethinave te tij.Numerohen mbi 300 te tilla si ene guzhine,veshje karakteristike etj.Nje pavion i vecante ne kete muze i eshte kushtuar jetes se aktorit te madh nga Durresi,Aleksander Moisiu.
Bashkë me monumentet arkeologjike të antikitetit, të zbuluara ndër vite, në Durrës kanë arritur të ruhen dhe disa godina përfaqësuese të ndërtuara në dekadat e para të shekullit të kaluar, atëherë kur qyteti-port njohu një zhvillim të vrullshëm dhe marrëdhëniet e tij me Italinë fqinje iu rikthyen kohëve antike. Godina e bashkisë, Vila mbretërore mbi kodër, banka e shtetit dhe hotel “Vollga” janë 4 objektet simbol të historisë moderne të qytetit antik, të ndërtuara në vitet 1920-1930.

Gjithashtu arkeologet shqiptarë sapo kanë zbuluar një varrezë antike që mendohet se i përket antikitetit të vonë deri në shekullin e 6 para erës së re. Studiuesit thonë se kjo zonë është përdorur si varrezë për afro 800 vjet dhe në 70 varre janë gjendur sende nga gjithë larmia e kulturave helene dhe romake.  Agjencia e Shërbimit Arkeologjik po kryen një ekspeditë kërkimore në një thellësi vetëm 1 metër deri në 1 e gjysmë, në një territor rreth 300 metra katrorë ku një firmë ndërtimi sapo kishte nisur punimet për të ngritur një pallat të ri. Grupi prej gjashtë arkeologësh shqiptarë kanë zbuluar 14 vazo guri gëlqeror të periudhës helenistike dhe 15 vazo romake ku mblidhej hiri. Po ashtu janë gjetur nga shekulli i 2 i erës së re 4 varre me mure tullash si edhe 15 të mbuluara me tjegulla në formë çatie, që i përkasin antikitetit të vonë deri në shekullin e 6 para erës së re. Bregdeti dhe kultura jane pasurite me me vlere te Durresit qe mundesojne zhvillimit e turizmit duke bere per vete mijra turiste cdo vit.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels