IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Fjale te urta nga Populli Populli
1. Ara ime varri im 
2. Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit 
9. Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot. 
10. Din më shumë i vuari, sesa i mësuari.
11. Dhelpra plakë i di shtigjet. 
12. E di qeni ku fle lepuri. 

13. Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr. 
14. Guri i gdhendur hyn kudo. 
15. Harabeli plak nuk rrehet me bukë. 
16. Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam.
3. A don, e s'din, a din e s'don.  

4. Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall.

5. Arin ku e njohin, atje e çmojnë. 

6. Ay që s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer.
7. Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim. 
8. Ç'i do qeni opingat. 

17. I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit
18. I pësuari, i mësuari. 
19. Kënga dhe përralla s'kanë zot. 
20. Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju. 
21. Kush më shumë di, më shumë do të dijë. 
22. Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë sheqeri. 
23. Libri ashtë arma e të mençurit. 
24. Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi. 
25. Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj. 
26. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend. 
27. Noti mësohet në det, jo në stere. 
28. Nuk dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë. 
29. Prindi të rrit, shkolla të ndrit. 
30. Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet. 
31. Sa do të rrojmë do të dëgjojmë. 
32. S'ka skaje dituria e urtia e njeriut. 
33. Shit kalin e mëso djalin. 
34. Breshka ferrën do. 
35. Burrin e prishin huqet. 
36. Druri i thatë nuk drejtohet. 
37. Druri ndreqet mbë të njomë. 
38. Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë. 
39. Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet. 
40. E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan. 
41. E para - bar, e dyta qejf, e treta helm. 
42. E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. 
43. Fshat e zanat, derë e tabiat. 
44. Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë. 
45. Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit. 
46. Kali plak nuk mëson revan të ri. 
47. Katundi digjet, zakoni s`prishet. 
48. Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë. 
49. Ku di derri, ç`është nderi. 
50. Ku janë dy i treti është i tepërt.
51. Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar. 
52. Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon. 
53. Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj. 
54. Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku. 
55. Rakia marton edhe dhespotin. 
56. Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse allahu , ta merr e s`ta jep më. 
57. Rakia s`din ç`ka është kadia. 
58. Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja. 
59. Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë". 
60. Ruaje fjalën kur t'i vijë radha. 
61. Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha. 
62. Sa të presin, më mirë priti. 
63. Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia. 
64. Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi. 
65. Zakoni i ka rrënjët e thella. 
66. Vajza ashtë gardh i shkulë. 
67. Vajza e kthyer si qerrja e thyer. 
68. Vajza për botë, e djali për shtëpi. 
69. Xheneti i gruas është nën këmbë të burrit. 
70. Kunata, si nata, kunetërit si lugetërit. 
71. Kur bëhet gruaja e mençme, plaket burri. 
72. Kur fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre. 
73. Kur plaket, s'i duhet as vedit, as të tjerëve. 
74. Kur rriten fëmija, prishet shtëpija. 
75. Kur të vjen pleqëria, nuk të do as bir, as bija; edhe qeni kur të sheh, ulet në bisht e të leh. 
76. Kush ka burrë punëtuar, mban stolira të paçmuar. 
77. Kush ta ka nxjerrë synë? - Imi, - prandaj ta ka nxjerrë kaq thellë. 
78. Kalit që djerset, e gruas që kjan, mos i xen besë. 
79. Kur s'punon fati, kot përpiqet drapni. 
80. Ajo që s'arrihet, duket ma e ambël. 
81. Bukuria asht si lulja, në të ri lulëzon e në pleqëri të dëshpëron. 
82. Bukuria e njeriut është sjellja në shoqëri. 
83. Bukuria të habit, bukuria të korit. 
84. Bukuria e gruas duket në mëngjes. 
85. Bukuria pa dituri, dru e thatë pa stoli. 
86. Duaje bukurinë, po mos e zbukuro kot. 
87. Dheu i zi bën bukën e bardhë. 
88. Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër. 
89. Gjanë e mirë e duan gjithkush. 
90. Ku din qeni t'u marrë erë luleve. 
91. Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmbëlën, mendja të mirën. 
92. Ç'ja ban botës, ia ban kokës. 
93. Çfarë mbillet, korret. 
94. Çfarë ti bësh nënës, ta bën djali. 
95. Gjellën si do ta gatuash, ashtu do ta hash. 
96. Kush mbjell erë, korr stuhi. 
97. Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. 
98. Një farë që mbillet, do të mbijë. 
99. Pushka e çon gjakun te shpia. 
100. I ngopuri nuk beson të urtin. 
101. I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri. 
102. I varfëri vjel rrushin, i pasuri e ha. 
103. I varfëri heq sikur ka zënë perëndinë me gurë. 
104. I vogli shërbëtor i të madhit. 
105. Jetë - kuletë, fukarallëk - maskarallëk. 
106. Ka ashtë fuqia, andej asht dhe drejtësia. 
107. Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. 
108. Ban mirë e harro, ban lig e kujto. 
109. Bëj nder e gjej qeder. 
110. Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. 
111. Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. 
112. E keqja nuk harrohet, e mira po. 
113. E mira dhe e keqja nuk kanë fund. 
114. E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. 
115. Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. 
116. I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. 
117. I ligu të puth e të kafshon. 
118. I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. 
119. I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. 
120. Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. 
121. Kur pi ujë, kujto burimin. 
122. Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. 
123. Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. 
124. Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. 
125. Pyka e vet e shkyn lisin. 
126. Pyll pa derra s'ka.
127. Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … 
128. Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. 
129. Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. 
130. Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. 
131. Rrit këlyshët të të hanë kokën. 
132. Rrufeja nuk bie në hale. 
133. Sëpatës bish mos iu ban. 
134. Ska din zemra, atje shkon mendja. 
135. Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. 
136. Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. 
137. Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. 
138. Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. 
139. Bie molla që ka krimbin. 
140. Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. 
141. Çika pa nder, si lulja pa erë. 
142. E drejta pa forcë, s'të pi ujë. 
143. E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. 
144. Fajat janë që pjellin ligjin. 
145. Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. 
146. Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. 
147. Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. 
148. Gabimi falet njëherë, e jo përherë. 
149. Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. 
150. Hatëri të lë pa brekë. 
151. Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. 
152. Ka të mençur për të marrë. 
153. Koka e falur s'pritet. 
154. Kur falet e liga, dënohet e mira. 
155. Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. 
156. Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. 
157. Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? 
158. Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. 
159. Kush ha bukë, bën thërrime. 
160. Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. 
161. Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. 
162. Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. 
163. Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. 
164. Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. 
165. Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. 
166. Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. 
167. Ngarkoje tjetrin aq sa mban. 
168. Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. 
169. S'hahet në vend të djathit. 
170. S'hahen bashkë turp e bukë. 
171. Zoti vonon, po nuk harron. 
172. Vritet faji e jo njeriu. 
173. Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". 
174. Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". 
175. Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. 
176. Ç'bluan mendja, zbulon pija. 
177. Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. 
178. Difton fëmija, ç'ka shtëpia. 
179. Dinaku hyn në pus e del pa lagur. 
180. Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. 
181. Atdheu e nana nuk harrohen 
182. Atdheu mbi të gjitha 
183. Ay që lë arën e vet, nget arën e huaj 
184. Balta më e ëmbël se mjalta 
185. Bijë vendi pikë argjendi Puna; Qëndrimi; Vlera 
186. Ai që priton sot, pendohet mot. 
187. Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. 
188. Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. 
189. Çelësi që punon, nuk ndryshket. 
190. Dembeli është nëna e të gjithë veseve. 
191. Dera e përtimit, caku i mjerimit. 
192. Dita pa punë nata pa gjumë. 
193. Dora me baltë buka me mjaltë. 
194. Dora e larë, zorrë e tharë. 
195. Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. 
196. Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. 
197. Gjykon puna, s'gjykon guna. 
198. Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. 
199. I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. 
200. Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. 
201. Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. 
202. Kush ka turp, vdes për bukë. 
203. Kush mori udhë, dhe do të lodhet. 
204. Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. 
205. Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. 
206. Malet tunden, po nuk bien. 
207. Me fal gjakun është burrni. 
208. Mos kij turp nga kush s'ka turp. 
209. Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. 
210. Mushka do dru, e demi kular. 
211. Mos u fshi si miu prapa poçes. 
212. Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. 
213. Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. 
214. Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. 
215. Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. 
216. Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. 
217. Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. 
218. Kënga për darkë, brenga për drekë. 
219. Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. 
220. Ku ka zemër ka dhe krahë. 
221. Kullote dhinë të të mbushë kusinë. 
222. Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. 
223. Kur s'ke punë luaj derën. 
224. Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. 
225. Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. 
226. Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. 
227. Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. 
228. Kush përton vdes urije. 
229. Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. 
230. Kush s'punon, dheut i rëndon. 
231. Kush zë brumë do të gatuajë. 
232. Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". 
233. Mbill me një dorë, korr me të dyja. 
234. Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. 
235. Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? 
236. Po pate me hangër rri sa të duash. 
237. Mos rri si nusja në dasëm. 
238. Moti ndihmon atëqë punon. 
239. Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. 
240. Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. 
241. Një ujë që nuk ecën s'pihet. 
242. Paraja nuk i zgjedh njerëzit. 
243. Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. 
244. Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. 
245. Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. 
246. Qan ara se nuk i vjen fara. 
247. Ruaj dhinë të pish qumështin. 
248. Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari.
 249. S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. 
250. S'gjuhet me zagar lidhur. 
251. Nuk zihet pleshti me dorashka. 
252. Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. 
253. Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. 
254. Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. 
255. Vure vezën more pulën. 
256. Bukë e hi në shtëpi 
257. Çdo hi në vatrën e tij 
258. Çdo vlerë t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt 
259. Çdo zog kërkon folenë e tij 
260. Dardha bie nën dardhë 
261. Derë e botës s'është strehë e kokës 
262. Duaje atdhenë si shqipja folenë 
263. Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë 
264. Dy duar për një kokë, koka për atdhenë 
265. Dheu zhuritet por bari mbin përsëri 
266. Qeni leh tek stani i tij 
267. Fjala në vend të huej, bahet gur 
268. Guri i rëndë në vend të vet 
269. Gjeli në pleh të tij këndon më mirë 
270. Gjeli mbret mbi pleh të vet 
271. Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit 
272. Gjuha bashkon kombin 
273. Gjuha ruhet atje ku shkruhet 
274. I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër 
275. Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj 
276. Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le 
277. Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret 
278. Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë 
279. Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë 
280. Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë 
281. O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti 
282. Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim 
283. Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë 
284. Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut 
285. Besë e shqiptarit si purteka e arit 
286. Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë 
287. Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan 
288. Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë 
289. Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj 
290. Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then 
291. Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën 
292. Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë 
293. Shqiptari për mik asht tret e asht fik 
294. Shqiptari s'ha pulë të ngordhur 
295. Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë 
296. Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri 
297. Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë 
298. Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep 
299. Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh 
300. Shqiptari s'e han trupin me bukë 
301. Toskë e gegë, pemë nga një degë 
302. Kush rren shtetin, rren vetin 
303. Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak 
304. Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë 
305. As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb 
306. Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi 
307. Breshka po ferrën don 
308. Buka e botës s'të ngop 
309. Buka e botës, laku i kokës 
310. Burri nuk shtrihet as për së vdekmi 
311. Çdo mal e din barrën e vet 
312. Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij 
313. Çdo shpresë fluturon me krahët e saj 
314. Ç'hall ke, vështroje 
315. Dasëm pa mish nuk ka 
316. Dasma do mish, lufta do gjak. 
317. Dele e butë në qafë të ujkut 
318. Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. 
319. Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja 
320. E di gjalmi ç'ka torba 
321. E di vetë gomari ku i vret samari 
322. Gunë e huaj s'të mban ngrohtë 
323. Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet 
324. Hallet e mia i di trari im 
325. Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj 
326. I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. 
327. Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. 
328. Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. 
329. Kafshata e huaj të mbet në fyt. 
330. Këmba e di se ku e vret këpuca. 
331. Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. 
332. Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla 333. Kur s'ka trimni, s'ka liri. 
334. Kush mba vesh botën, prish kokën. 
335. Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës 
336. Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. 
337. Kush unj qafën i bie zverkut. 
338. Ku të ha, kruaje. 
339. Leku i huj, peshon rëndë në xhep. 
340. Liria fitohet e nuk dhurohet. 
341. Liria fitohet vetëm me gjak. 
342. Liria i ka rrënjët në gjak. 
343. Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. 
344. Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. 
345. Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. 
346. Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. 
347. Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. 
348. Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. 
349. Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. 
350. Mashë e tjetrit mos u bëj. 
351. Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. 
352. Me duart e mija rrafa kokën time. 
353. Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. 
354. Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. 
355. Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. 
356. Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. 
357. Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë 
358. Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. 
359. Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. 
360. Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. 
361. Mjer ay që pret nga tjetri! 
362. Mjer puna ime, qe se bani dora ime. 
363. Mos shko maz pas pele. 
364. Mos shko pas qerres së tjetrit. 
365. Mos u ban mjaltë, se të han mizat. 
366. Nën hije as bari nuk ngren krye. 
367. Nuk rron peshku pa ujë. 
368. Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. 
369. Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. 
370. Për çdo punë, puth dorën tënde. 
371. Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. 
372. Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. 
373. Qafa e unjur, koka e prerë. 
374. Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. 
375. Rrushi varet në degët e vet. 
376. S'bëhet dasma pa thyer kupa. 
377. Gjithsecili në punën e tij është zot. 
378. S'mbahet shpirti me falimnders. 
379. Syri i të zotit plehron arën. 
380. Shqiponja nuk gjuan miza. 
381. Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. 
382. Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. 
383. Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. 
384. Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. 
385. As buka nuk haet vetëm. 
386. Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. 
387. Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. 
388. Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. 
389. Lulja e këputur nuk lëshon më. 
390. Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. 
391. Mendja me mendjen, pjellin mëndje. 
392. Me një ka nuk bëhen pendë. 
393. Me nji tra nuk mban shtëpia. 
394. Mëson nga armiku më shumë se nga miku. 
395. Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. 
396. Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. 
397. Miku harrohet po të largohet. 
398. Miku i mirë vjen nga porta. 
399. Nuk bëhet stani me dhi të egra. 
400. Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. 
401. Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. 
402. Miku i mikut tim, është edhe miku im. 
403. Një krah s'mban kala. 
404. Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. 
405. Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. 
406. Për një shamatë, lypen dy veta. 
407. Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. 
408. Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. 
409. Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. 
410. S'bëhet lëmi me një kalli. 
411. S'bëhet stani me lepura. 
412. S'mblidhen lepujt në vath. 
413. S'mbushet thesi me një kokërr. 
414. Syri është më i mprehtë se kordha. 
415. Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. 
416. Shokë bashkë, e bukë veç. 
417. Trimi i mirë me shokë shumë. 
418. Shoku sa duhet, aq qortohet. 
419. Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. 
420. Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. 
421. Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. 
422. Uji fle, hasmi s'fle. 
423. Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. 
424. As nuk kam, as më mbarohen. 
425. Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. 
426. Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. 
427. Bukë e kripë e zemër. 
428. Çilet dera, rritet ndera. 
429. Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. 
430. Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. 
431. Fshati digjet, kurva krihet. 
432. Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. 
433. I mirë për shokë, e i lig për vete. 
434. Bukën tënde ha, hall të botës qa. 
435. Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. 
436. I fundit ja do qaj, ja do qeshë. 
437. I qan hallin kalorësit. 
438. I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. 
439. Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". 
440. Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. 
441. Nga fryn era kthen gëzofin. 
442. Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. 
443. Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. 
444. Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. 
445. Këpucari i ka këpucët e grisura. 
446. Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. 
447. Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. 
448. Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. 
449. Ku rënça mos u vrafsha. 
450. Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. 
451. Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. 
452. Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. 
453. Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. 
454. Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. 
455. Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. 
456. Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. 
457. Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. 
458. Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. 
459. Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. 
460. Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. 
461. Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. 
462. Miku i thirrur, duhet përcjellun. 
463. Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. 
464. Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. 
465. Mirmëngjes, me interes. 
466. Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. 
467. Mos e lëndo ku i dhemb. 
468. Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. 
469. Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. 
470. Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. 
471. O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. 
472. Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. 
473. Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. 
474. Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. 
475. Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. 
476. Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. 
477. Qenit hidhi një kockë, të pushojë. 
478. Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. 
479. Sevapi as shitet, as blihet. 
480. Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. 
481. Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. 
482. Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. 
483. Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. 
484. Ustaj nuk ka shtëpi. 
485. Ajo që ke frikë të gjen. 
486. Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. 
487. Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. 
488. Atë që pështyn, mos e lëpij. 
489. Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. 
490. Ay që hyn në lumë edhe do laget. 
491. Burri flet përpara syve e jo pas shpine. 
492. Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. 
493. Burri o të fal, o të var. 
494. Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. 
495. Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. 
496. Çakallit lëshoi ujkun. 
497. Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. 
498. Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. 
499. Dajaku ka dalë nga xheneti. 
500. Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.



Fjale te urta nga Gjergj Fishta 
  • Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta se ti bashkosh dy shqiptarë.
  • Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota.
  • Pak di ai që të gjitha ia tregon gruas.
  • Nese rrezikon mund te humbasësh, nëse nuk rrezikon ke humbur gjithësesi.
  • Është zotësi e madhe të dish si duhet trajtuar të mundurit.
  • Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
  • Nëqoftë se jeta nuk të ofron një lojë që ja vlen ta luash, atëher krijo vetë një të tillë.
  • Nëse thua ate çka dëshiron duhet të dëgjosh edhe ate çka nuk dëshiron.
  • Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

Fjalë të urta nga Mit`hat Frasheri
Liria është që të mos të trazojë njeri ty dhe ti të mos të trazosh të tjerët.
  
Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se c’shërbim ka bërë për shoqerinë dhe c’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb.
  
Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri per çdo cep të Shqipërisë.
  
Patriotizma është një egoizëm. Ajo ndjenjë na shtyn të kërkojmë madhërinë dhe nderin e kombit, se tek ajo madhëri e tek ai nder do të gjejmë ne vetë madhërinë, lumturinë dhe nderin e secilit.
  
Njerëzit e një kombi janë solitarë. E mira dhe lumturia jote, janë dhe të miat. Fatkeqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon edhe mua dhe turpi yt më nxin edhe faqen time.
  
Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.

Gjithë vlefta, gjithë fuqia, gjithë virtyti në këtë botë është, puna.  Një punonjës për mua është një njeri i madh, qoftë hekuruar, qoftë bujk i palodhur, qoftë artist, ose letrar. Admiroj tek ai sforcim që s’lodhet, vullnetin që nuk dëshpërohet, metodën qe i shton fuqinë dhe durimin, që ia ben punën të ketë duk dhe uratë. Se ai që nxjerr një punë në shesh, ai që krijon një send prej asgjëje, ai pa dyshim ka bekim, ka frymë dhe dritë prej së larti. 

Puna, vulneti dhe palodhja ndalojnë shumë të këqia, lin dhe një tok të tjera. 

Është i lumtur ai që di dhe mmund të punojë, që di dhe mund të bëjë edhe të tjerët të punojnë. 

Që ta zgjojmë frymëm e iniciativës, duhet të pushojmë së shpresuari gjë prej qeverisë. 

Disa njerëz nuk duan bisedimin, po u pëlqen vetëfjalimi(monologu): ata këmbëngulin në idetë e tyre dhe marrin vrapin mbi tezën që u pëlqen. Në gjuhen frënge ka një shprehje të bukur për të tillët:” U pelqen të dëgjojnë veten e tyre”. 

Bisedimi është një dëfrim shpirti dhe mendjeje,që ndien njeriu duke rrëfyer mendimin e tij dhe duke dëgjuar të tjerët,me pak dëshire,me çelje zemre,mbase,nga një herë,edhe me pak diplomatëri,si lodra e shahut.
  
Ëmbëlsi e bisedimit është në sforcim që bën njeriu të rrëfejë kthjelltë dhe me elegancë idenë e tij;në përpjekjet që bëjmë të kuptojmë mendimet e tjetrit,të hyjmë në shpirt të tij dhe të identifikohemi me të.Pak njerëz dinë dhe ndjejnë shijen e bisedimit,për të cilin duhet më parë të jemi tolerantë,pa këmbëngulje,të matur dhe pa inat. 

Fatkeqësi e njerëzisë vjen nga mungimi i vullnetit. Ai ndalon perfeksionimin moral dhe s’na lë të korrigjojmë të metat tona…Ky përtim moral e mban lidhur njerinë me të metat, fajet. Shumë herë njeriu ,duke rrëkëllyer poshtë, dëshiron të mbytnjë atë zë që vjen së thelli… 

Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës- të bardhë dhe të zezës- të zezë. 

Është një virtyt i madh të duam të jemi, ashtu si duam, të dukemi ose të rrëfehemi ashtu si jemi.
  
Ena kallaiset së brendëshmi. 

Miqësia s’bëhet kurdoherë me të ngjarë dhe me simpati të karakterit; shumë herë bëhet me të ditur të bëjmë lëshime për mikun, të dimë ta duam ashtu si është, me të mirat dhe të ligat e tij.
  
Të endurit matet-me kut, lëndët-me okë dhe koha-me ngjarje. 

Cdo njeri ka një tru të vecantë. Prej trurit vjen mendimi dhe logjika, fytyra besnike dhe harmonike e veglës që mendohet dhe që ndjen. Pas arkitekturës konstitucionale të trurit është dhe karakteri i njeriut, stili i tij në të shkruar, manifestimi i të jashtërave të mendimit, d.m.th prirja prirja e tij për artet grafike dhe plastike, muzikën etj. Mbase një ditë, do të vijë, që duke parë veprat e një njeriu, të një piktori, një punë arkitekture, një shkrim etj,, do të mundim  të bëjmë diagramën besnike të encefalit të tij. 

Që të mund njeriu të jetë kurdoherë i ndershëm, të mbajë kundër cdo ngjarjeje dhe rënieje ndershmërinë  dhe integritetin e tij, duhet ta marrë në sy që të mund të rrijë një ditë me kepucë të vjetëruara dhe hajë buk’ e djathë. Cdo njeri që është në mizerje, s’është padyshim kurdoherë i ndershëm, po ay që s’duron dot mizerjen dhe privacionin, s’mund që të mbajë  ndershmërinë e tij. 

Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë. 

Shqiptari , duke mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë,se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merrë me të mire dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë. 

Shqipëtari, duke mos qënë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe indipendencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, deyrat dhe përgjegjistë që rrjëdhin nga një jetë indipendente. 

Cdo përparim vjen nga idetë e përparuara, nga idetë e reja. 

Ka natyra të frikshme, të dobeta, që tremben prej realitetit dhe pëlqejnë krimbin e dyshimit. Janë si ata që duan më mirë t’u dhëmbë gjithnjë dhëmballa, se sa ta durojnë një herë dhembjen e të qiturit. 

Entuziazmi, besimi i plotë te mendimi, dëshira dhe inspirimi i minutës, padyshim na shtie shumë herë në faje dhe gabime. 

Kënaqësi na jep dhe shpesh herë për sa punë të mëdha bëhet shkak. 

Një ngazëllim i vërtetë është ai që ndjen njeriu pas një shoqërimi, pasë një lufte ndrërmjet dëshirës dhe detyrës, një luftë në të cilën mund vehten dhe i jep celik vullnetit. Në jetë cdo gjë duhet të reduktohet me një operim matematik, me një peshim, dhe do zgjedhur ana që rëndon më tepër… 

Mësoni të kurseni kohën, mësoni mirë përdorimin e kësaj gjëjë të vlefshme që i thone kohë…Harrojmë se ditët tona janë të matura dhe se gërshëea e shtrigës kohë është gjithnjë gati të presë fillin e gjëllimit… 

Mbrëmjeve, pa fjetur, shiko hesap e vështro ç’ke bërë ditën dhe, në qoftë se të ka ardhur një mendim i ri, në qoftë se ke ndjerë një gjë të re, mos e kqyr si të humbur atë ditë: je me fitim. 

Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa i poshtm. Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqsia. 

Gruaja na robëron me dobësitë dhe jo me vullnetin e saj. Sa më pak Fuqi të duket se ka gruaja, aq më tepër siprëri ka mbi ne. 

Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqipëtari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqipëtarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi z.tënde? 

Shumë herë ideali për shqipëtarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë.Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë vec suksetet e lehta. 

Fatkeqësi që njeriu ka pak ambicion dhe shumë kotësi. 

I lumtur është ai që në vështirësi lë të flasë zemrën dhe jo mendjen e tij.
  
Njerëzit që s’gjejnë mjaft interes tek vetja e tyre, merren me punët e botës.
  
Shumë herë jeta mbetet si një skicë e pambaruar. Kur shohim zbraztësinë e saj, duam të kompletojmë tablonë, të vëmë ngjyrat e duhura atje ku mungojnë. Por zëmë të shohim se vilari i jetës nuk duran qortime.
  
Feja, mëmëdheu, prona. Por, jo vetëm mëmëdheu, edhe feja vetë- prej frymës së promës rrjedhin.
  
Fjatët dhe frazat janë kufoma pa jetë: Stili u jep shpirtë. Ky shpirt që vëmë në stil, është uni.
  
Vetëm një proverb të mirë di:”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendij fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë!Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin:”Trimi i mirë me shokë…pak!” 

Ata që s’kanë ndjerë ngazëllimin mistik të sakrificës inteligjente, pa dyshim janë zvjerdhur dhe prej një nga më të mëdhenjtë faktorë të lumtirisë.

Gjithë fatkeqësia vjen kur njeriu kërkon të rrojë pa fituar, të fitojë pa punuar, të punojë pa u lodhur.
  
Dhembja më e madhe është pikellimi i brendshëm, jo ai qe rrëfehet.
  
Shpesh herë zemerimi ynë vjen jo se kemi të drejtë, po se kemi faj dhe na vjen ligsht që na e shohin të tjerët.
  
Njeriu ka nevojë për dashuri: të dojë dhe  të duhet.
  
Në qoftë se  kujtimi është një bekim dhe  një lumturi, nga ana tjetër edhe harrimi s’është një dhuratë më e vogël e  zotit. Pa harrimin, si do të  mundnim të rifillojmë jetën, të kemi kurajo dhe zell, të mbajmë gjallë fjalen e entuziazmës dhe të dashurisë?
  
Komunizma është një sëmundje e tmerruar, si tërbimi i qëneve dhe i ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por dhe më tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut. 

Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Sqiptarin e ka prishur mungesa e disiplines dhe zjarri i padurimit 

Kur të proponohet një send që e mendon edhe ti të mirë dhe e gjykon të dobishëm,bindu. Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër. 

Hiqe veten si pak të mençmë dhe kap të ditur. Mëndjemadhësia na ka çmendur gjer më sot. 

Mos u hidhëro po të shkoj tjetri para, edhe pse nuk ndenje dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar. 

Kij ambicion të vërtetë: mos mendo orën e sotme dhe minutën në të cilën rron. Kujto pak pritmin,eternitetin. 

Dhe së fundi, një fjalë e urtë që i përket më së shumti vetë Mid’hat Frashërit: ”Në punë kije për lavdi të jesh shërbestar. Ji i lumtur kur bën një send të dobishëm, pa le të mos e dijë bota”.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels