IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Si t’i motivojmë nxënësit?
Askush nuk tha ndonjëherë se mësimdhënia është e lehtë. Motivimi i nxënësve, për të nxënë, është edhe më i vështirë se sa mësimdhënia.
Nëse ju jeni mësimdhënies, padyshim, mund të jetë një sfidë mbi atë se çfarë vërtet duhet bërë që nxënësit me pasion të mësojnë. Megjithatë, ka shumë qasje për ta bërë mësimdhënien dhe nxënien tërheqëse, emocionuese dhe të nevojshme për nxënësit.
Nëse doni të dini se si mund t’i motivoni nxënësit, ja disa hapa:

Krijimi i një mjedis mbështetës dhe pozitiv
Duhet kuptuar se motivimi i nxënësve është një sfidë për të gjithë mësimdhënësit, sepse sot, më shumë se kurrë, nxënësit janë të ekspozuar ndaj shumë njerëzve të ndryshëm që veprojnë si "mësues" në jetën e tyre. Çdo njeri dhe çdo gjë që lidhet me zhvillimet teknologjike, ka ndikim në jetën e nxënësve që t'i bëjë ata të mendojnë, t'i bëjë ata të punojnë dhe t’i bëjë ata njerëz që bota mund të krenohet me ta. Për këtë shkak të këtij inputi të madh, stimulit dhe ndikimit, të gjithë nxënësit luftojnë për të gjetur identitetin e tyre dhe në thelb ata shfaqin dyshim në gjithë ato përpjekje, të shumanshme, të ndikimit nga “mësues të shumtë” në jetën e tyre.
Pasi që nxënësit ballafaqohen me këtë presion të vazhdueshëm të mjedisit dhe zhvillimeve të hovshme teknologjike, domosdo, mësuesi duhet të jetë personi kyç që i drejton dhe i motivon nxënësit e tij. Mësuesi i mirë largon dyshimet dhe ndikon që nxënësit të miratojnë vullnetshëm atë “politikën” e rëndësishme, “zë-fjetur”, se: "Unë do të ju lejoj për të ndikuar në mua, vetëm atëherë, nëse ju provoni se për mua ju jeni personi më me vlerë që kam takuar në jetë”. Kjo politikë është mekanizëm bindës i tyre, sepse nxënësit do të sigurohen, se personi i duhur po merret me ta, në kohën e duhur, dhe në mënyrën më të mirë të duhur.

Pasqyro mbresa pozitive
Nëse ju doni për të motivuar nxënësit tuaj, atëherë ju duhet të dëshmoni se ju jeni personi i cili di të vlerësojë dhe të dëgjojë ata. Ata mund të jenë dyshues për ju në ditën e parë, por ju mund të punoni për të fituar besimin dhe respektin e tyre. Për ta bërë këtë, ju duhet ndonjëherë për të dalë jashtë objektivave të parapara. Ju nuk mund ta bëni këtë në qoftë se ju jobutësisht bëni një përzierje në sfondin e vrazhdë të jetës së tyre. Ju duhet për të dalë jashtë, për të kapur vëmendjen e tyre dhe për ta orientuar lehtazi në drejtimin e duhur atë.
Këtu janë disa mënyra për të bërë një përshtypje pozitive për nxënësit tuaj:
• Të keni intonacion të duhur. Të keni një mendim dhe të siguroheni që ju po e paraqitni atë në një kohë të përshtatshme. Shmangni të folurit e pandërprerë. Ju lejoni që t’ju vijnë të gjitha informatat nga nxënësit pa pasur frikë të flasin me mendjen e tyre.
• Të keni pasion për atë që ju jeni mësimdhënies. Edhe në qoftë se nxënësit nuk janë të interesuar në subjektin tuaj, mënyra e qasjes suaj do të jetë kryesorja. Shumica e të gjithë nxënësve do të jenë me ty, sepse ju jeni të patundur për të shprehur dashurinë tuaj për një subjekt të caktuar, ata do të tentojnë të vërejnë se ju jeni personi i vërtetë që do të ndikojë në jetën e tyre.
• Të jeni energjik. Entuziazmi është “sëmundje” ngjitëse. Entuziazmi e bën të vështirë, që nxënësit të bien në gjumë në klasë. Sigurohuni që ju keni energji për të interpretuar subjektin të paraparë për orën mësimore.
• Vendos një kod etik për pamjen tuaj. Ju duhet të shkëlqeni dhe të lini një përshtypje të mirë; sigurohuni që ju të ecni në klasë siç duhet dhe mundohuni të visheni pak më mirë, apo më mirë se sa një person mesatar.
Duke filluar nga 1 shtatori 2014 – Kjo platformë do të pasqyrojë tema arsimore

Kjo platformë tani e tutje do të pasqyrojë pikëpamje individuale dhe ekipore mbi tema të ndryshme arsimore. Idetë kreative dhe hulumtimi në fushën e arsimit, do të ngulmojnë në identifikimin e qartë të burimeve që qojnë në përmirësimin e cilësisë në arsim.
Opinionet e parashtruara, do të ndezin idetë që fuqizojnë pasionin për të krijuar vlera.


Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve në Skoci – Të përbashkëtat dhe dallimet
Çdo gjë që kam bërë ose jam përpjekur të bëjë për Skoci, gjithmonë ka qenë për të mirën e saj, kurrë unë dhe njerëzit e mi, nuk kemi përfill askënd për të provuar ndryshe.
Interesimi i mësimdhënësve për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP) ka shënuar rritje, ata janë të interesuar të dinë mbi njohurit, praktikat dhe përvojat  që lidhen ngushtë me punën e
tyre në klasë. Ka raste kur në mesin e mësimdhënësve përhapet edhe një lloj cinizmi që rezulton kinse nga përvojat e këqija të kurseve të trajnimit e që kinse kanë pak lidhje me punën e tyre të përditshme në përmirësimin e mësimdhënies e nxënies. Një numër relativisht i vogël i mësimdhënësve e ka të vështirë të thyej kornizat e tradicionales dhe të pranojë ndryshimin.
Argumente dhe kundër argumente të shkollave, rreth trajnimeve
Shpenzimet në planin e ZHVPM është i kontrolluar kryesisht nga shkollat që raportojnë nivele të larta të pakënaqësisë në shumë prej aktiviteteve të ZHVP, aktualisht që kanë në dispozicion. Shkollat janë përpjekur gjithnjë e më shumë për të zhvilluar programe për të siguruar cilësi në shërbim të arsimit, por pastaj humbasin përfitimet e ekonomive të shkallës dhe kufizohen mundësitë e tyre për ekspozimin e mësuesit specialist të ekspertizës në një gamë të gjerë të perspektivave .
Kjo prirje në programet shkollore gjithashtu vë theksin në aktivitetet e ZHVP, të cilat plotësojnë nevojat e mësuesve, por edhe kufizon mundësitë për krijimin e rrjeteve dhe partneriteteve ndër- shkollore .
Praktikë e mirë ZHVP
Faktet flasin se interesimi i mësimdhënësve për ZHVP shënon rritje, duke sugjeruar elementet që ndihmojnë mësuesit për të përmirësuar praktikën e tyre mbi një bazë të qëndrueshme. Dëshmia vjen nga një sërë burimesh, si në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë vendit, dhe shumë është i bazuar në raporte të detajuara të ndryshimeve në praktikat e mësuesve të cilat kanë përmirësuar mësimdhënien dhe nxënien.
Rritja e interesit të mësuesve në zotërimin e proceseve hulumtuese, evidenca dhe gjetjet, dhe punën vlerësuese për zbatimin e iniciativave substanciale, ndihmojnë për të ndërtuar një tablo të efektshme të  proceseve arsimore.
Shumë shpesh, elementet specifike të aktiviteteve të tilla si modele, vëzhgimet në klasë dhe stërvitjet kanë qenë të kuptuara më shumë si pjesë e shkollës, apo zhvillim i kurrikulave, apo zhvillimin e pedagogjisë në klasë, e më pak si ZHVP. Vetëm kohët e fundit ka filluar të interpretohet mendimi për atë që ne dimë se ZHVP është faktor bazë për mësimin e efektshëm të nxënësve dhe është për të mirën e mësuesve të tyre.
Mësuesit nuk e kuptojnë se sa shumë ata e dinë
Mësuesit punojnë me një numër shumë të madh të faktorëve të ndryshëm në klasat e tyre, këta faktorë ata duhet t’i marrin me shpejtësi dhe t’i përshtatin në situata të ndryshme në mësimdhënie e nxënie. Për të menaxhuar këto situata, mësuesit kanë brenda vetes së tyre sasi të mëdha të njohurive lëndore dhe profesionale dhe ekspertiza, në ndonjë rast ata pothuajse nuk e dinë sa shumë dinë.
Përdorimi i ideve dhe qasjeve të reja, nga njohuritë e Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, kërkon që mësuesit t’i bëjnë të qarta njohuritë e tyre ekzistuese dhe të rrisin besimin e tyre që u mundëson atyre të marrin në konsideratë rëndësinë e qasjeve të reja për praktikën e tyre dhe nevojave të nxënësve, në përputhshmëri të kontekstit të zhvillimit shoqëror.
Kjo do të thotë se zhvillimi praktikë i mësimdhënies është kohë – konsumuese dhe stresuese. Pra, mësimdhënësi duhet të lejojë përdorimin e strategjive mbështetëse të provuara dhe të testuara për të përqafuar ndryshimin dhe të renë. Mësimdhënësi, shpesh ka për tu përballuar me mësimdhënie të keqe, para se të marrë atë që është më e mira. Megjithatë, ZHVP ka treguar se sjell ndryshmin e vërtetë, cilësi për mësuesit dhe nxënësit, për kundër pengesave të konsiderueshme.
Rëndësia e ZHVP
• të krijojë mundësi për mësuesit për tu bërë në mënyrë eksplicite të vetëdijshëm për atë që ata bëjnë dhe dinë tashmë – plus aktivitete që nxisin zhvillimin e një kulture reflektues në mesin e mësuesve, ku ata mund të diskutojnë ma me thellësi dhe mbi bazën e dëshmive (p.sh. Video), ose përvojave të përbashkëta, mënyra me të cilën ata dhe kolegët e tjerë si japin mësim
• të krijojë mundësi për mësuesit për të kuptuar idetë dhe qasjet e reja: për të parë anën teorike, demonstruar në praktikë dhe të jenë të ekspozuar ndaj ekspertizave të reja
• të sigurojë mbështetje për eksperimente me ide të reja dhe qasje në mënyrë që mësuesit mund të punojnë pavarësisht implikimeve dhe t’i dominojnë problemet në lëndët e tyre, me nxënësit , me shkollën dhe komunitetin të sigurojnë reagime të qëndrueshme dhe përkrahje, të jenë të angazhuar në ndryshimin e praktikën e tyre në vazhdimësi
• të sigurojë prova bindëse se strategjia apo metoda, duke u mësuar në vazhdimësi sjell përfitime të drejtpërdrejta për mësimin e nxënësve.
Shembuj të suksesshëm të ZHVP
ZHVP vjen në shumë forma, me nivele të ndryshme të efektivitetit, si: Institucionet e Arsimit të Lartë, OJQ me programet e tyre për shkollat, lehtësuesit me bazë në shkollë ditëve të trajnimit, sindikatat dhe shoqatat profesionale që ofrojnë një menu të rregullt të kurseve, ka gjithashtu një numër të madh të ofruesve privatë etj.. Megjithatë, disa nga aktivitetet më efektive nuk mund edhe të njihen si ZHVP.
(Kosova ka specifikat e saja në këtë drejtim…)
Një shembull është edhe me futjen e ndryshimeve në programin mësimor kombëtar, ku kanë mbështetur grupet e vogla të mësuesve si të zhvillohen ata dhe testuar nga materiale të reja dhe skemat e punës mbi baza bashkëpunuese.
Kjo shpesh përfshin mësuesit duke u përpjekur nga materiale së bashku në klasa joformale: eksperimente të mundshme apo shpjegim mbi strategjitë dhe duke ofruar reagime të tjera në klasë dhe planifikimin e takimeve.
Shumë nga aktivitetet janë ndërmarrë duke ndërtuar edhe përmirësuar projekte shkollore. Shpesh, kjo përfshin përdorimin dhe kërkimin e veprimit si një mjet për të bërë të mundur që mësuesit të kuptojë praktikën aktuale, interpretojnë dhe provojnë ide të reja, dhe për të përvetësuar ato përmes procesit të mbledhjes së të dhënave, apo pyetësorëve në lidhje me punën e tyre dhe përgjigjet e nxënësve të tyre.
Bashkëpunimi në ZHVP
Disa nga Institucionet e Arsimit të Lartë dhe LEAs inkurajojnë mësuesit për të ndërmarrë hulumtime të bazuara në baza kolektive, ku programet fokusohen ndjeshëm në praktikë.
Mësuesit në këto programe dhe të tjera, janë aktiv në Agjencinë e Trajnimit të Mësuesve ( ATM) financuar nga shkolla kanë gjetur se akti i mbledhjes së të dhënave dhe vëzhgimit, duke përdorur video-diskutim, ka ndihmuar ata të zhvillojnë praktikën e tyre. Ajo gjithashtu ka ndihmuar në krijimin e një klime të shqyrtimit kolegjial dhe të flasin me mësimdhënësit të cilët kanë pasur efekte të dobishme nëpër shkollat ku ata japin mësim.
Partneritetet kërkimore ndërmjet mësuesit dhe kolegëve bazuar në bashkëpunim të sinqertë, shpesh kanë rezultuar me ndryshime të përhershme dhe substanciale në mësimdhënie e nxënie cilësore. Këto bashkëpunime mund të marrin formën e një konsorciumi të mësuesve dhe studiuesve që punojnë së bashku për përmirësimin e gjendjes në arsim.
Çështje e rëndësishme është edhe zhvillimi i aftësive të dëgjuarit tek nxënësit për tejkalimin e pengesave. Mbështetur nga studiuesit, mësuesit që vëzhgojnë mësimin e njëri-tjetrit, do të diskutojnë në video-klipe, përdorimin e shkrimit, ditarë dhe një gamë të mekanizmave të tjerë, për të përmirësuar praktikën e tyre dhe për të rritur cilësinë në mësimdhënie.
Mënyrat efektive të parapara për ZHVP
Ndërsa shumica e iniciativave të përshkruara më sipër kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, ata janë të varur në vizionin e OJQ-ve, Institucioneve të Larta Arsimore, sindikatave, shkollave dhe agjencive qeveritare. Tani që ne kemi filluar për të arritur konsensusin më të madh në lidhje me ZHVP të mësimdhënësve, duke bashkëpunuar me Institucione Qeveritare dhe OJQ që kanë në fokus ZHVP të mësimdhënësve për të sjellë praktika të mira në nivel kombëtar.
Ndoshta mjeti i vetëm dhe më i rëndësishmi, në uzinën e armatimit është Zhvillimi në Vazhdimësi i Mësimdhënësve, trajnimi dhe stërvitja e tyre. Hulumtues, si; Joyce, kishte identifikuar, kohë më parë (1988), se rëndësia e reagimeve të qëndrueshme dhe stërvitjet për praktikën eksperimentale janë si vendimtare për transferimin e njohurive dhe shkathtësive, në veçanti të fituara në kurse trajnimi, që qojnë në përmirësimin e cilësisë në klasë.
Rëndësia e ZHVP të mësimdhënësve po bëhet e njohur gjerësisht. Për shembull, trajnimet janë një fillesë e zakonshme, në shumicën e nismave të tilla, si në aftësitë e të menduarit nëpërmjet Shkencës së Arsimit, dhe është gjithashtu në qendër të programit të ri për zhvillim profesional. Në nivel praktik, më e rëndësishmja, simbolizon faktin se mësuesit janë një pjesa thelbësore e zgjedhjes dhe zgjidhjes se fushëveprimit për avancimin e Zhvillimit në Vazhdimësi të tyre, si dhe janë klientë thelbësorë të kësaj çështje.


Lëvizja Kombëtare Shqiptare mbështetjen politike, morale, materiale e luftarake duhej ta kërkonte te shtresat e gjera të popullit dhe te bashkimi i të gjitha forcave shoqërore e politike të kombit shqiptar, pa dallim feje, krahine e përkatësie shoqërore.
Lëvizja kombëtare, të cilën e udhëhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i shtresave më të ndryshme të popullsisë së Shqipërisë dhe u zhvillua në truallin historik të përgatitur gjatë
dhjetëvjeçarëve të mëparshëm nga lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ajo shënoi një hap të madh cilësor nga pikëpamja e platformës ideologjike, e kërkesave politike dhe e frontit luftarak, në krahasim me lëvizjen çlirimtare të dhjetëvjeçarëve të kaluar. Lidhja e Prizrenit ishte e para lëvizje çlirimtare me karakter kombëtar, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format e luftës çlirimtare, që nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, që nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura. Ajo ishte e para lëvizje masive, e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kushtet e Krizës Lindore të viteve 70 të shek. XIX – njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut dhe formimin e një shteti shqiptar autonom e demokratik.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit shënonte, si organizatë, një hap të madh cilësor nga pikëpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve të luftës në krahasim me besëlidhjet e mëparshme. Ajo ishte e para organizatë kombëtare që krijoi degë të saj në të gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatë atdhetare që përdori për interesat e lartë të atdheut krahas pushkës edhe penën. Për më tepër, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatë, e cila jo vetëm u vesh qysh në fillim me funksione pushtetore, por arriti në fund të fitonte atributet e një qeverie të përkohshme shqiptare, pothuajse krejtësisht të pavarur nga autoriteti i Perandorisë Osmane.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit për herë të parë sfidoi prepotencën e Fuqive të Mëdha, agresivitetin e monarkive fqinje dhe arrogancën e Portës së Lartë. Nën udhëheqjen e atdhetarëve më të përparuar ajo mundi t’i nënshtronte armiqtë e brendshëm, t’i izolonte bashkudhëtarët e përkohshëm dhe të merrte karakterin e një fronti të gjerë, duke e udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në mënyrë të shkallëzuar, por gjithnjë në ngritje, derisa arriti në veprën e saj më kulmore, në formimin e qeverisë së përkohshme shqiptare.
Lidhja e Prizrenit u shtyp pasi erdhi deri në pragun e sendërtimit të programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Materialisht ajo u shtyp nga dhuna ushtarake dhe nga terrori policor i Perandorisë Osmane. Në të vërtetë ajo u mbyt edhe nga konspiracioni ndërkombëtar që organizuan kundër saj Fuqitë e Mëdha. Por edhe pse u shtyp, ajo pati një varg arritjesh me rëndësi të madhe historike.
Gjatë viteve 1878-1881 u bënë hapa më të mëdhenj sesa gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar në procesin e bashkimit të shqiptarëve, pavarësisht nga dallimet fetare, përkatësia shoqërore, shpërndarja krahinore dhe pikëpamjet politike, në një bashkësi të vetme kombëtare, e cila, për më tepër, u sanksionua edhe në llogoret e luftës së udhëhequr prej saj për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin kombëtar shqiptar.
Me qëndresën e armatosur që zhvilloi për mbrojtjen e Plavës, të Gucisë, të Hotit, të Grudës, të Kelmendit e të Ulqinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit tregoi se trojet shqiptare nuk mund të trajtoheshin si plaçkë tregu për të kënaqur interesat e Fuqive të Mëdha ose lakmitë pushtuese të monarkive fqinje. Madje, në saje të kësaj qëndrese ajo i detyroi Fuqitë e Mëdha jo vetëm të rishikonin tri herë me radhë vendimet e tyre në lidhje me përfitimet e Malit të Zi në dëm të trojeve shqiptare, por edhe të hiqnin dorë përfundimisht nga lëshimi i Çamërisë shqiptare në dobi të Mbretërisë Greke.
Me karakterin kombëtar që përshkoi veprimtarinë e saj trevjeçare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e përmbysi tezën që mbronin Fuqitë e Mëdha dhe shtetet fqinje ballkanike, sipas së cilës mohohej ekzistenca e kombit shqiptar; ajo vërtetoi në shkallë ndërkombëtare se populli shqiptar ishte një komb i formuar, liridashës, atdhetar, me aspiratat e veta dhe i vendosur për të krijuar shtetin e vet kombëtar. Edhe pse shqiptarët nuk i fituan gjatë Krizës Lindore të drejtat e tyre kombëtare, në saje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit çështja shqiptare hyri tanimë në veprimtarinë diplomatike ndërkombëtare si një nga problemet e mprehta që kërkonte zgjidhje në çdo rregullim të ardhshëm të Evropës Juglindore.
Me veprimtarinë pushtetore, që zhvilloi sidomos gjatë muajve të fundit të jetës së saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit hodhi gjithashtu poshtë tezën tjetër të propaganduar aq shumë nga armiqtë e Shqipërisë mbi paaftësinë e shqiptarëve për vetëqeverisje dhe provoi në truallin konkret se ata tashmë ishin të përgatitur politikisht për të pasur shtetin e tyre kombëtar.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha një shtytje të paparë deri atëherë edhe lëvizjes kulturore shqiptare; përparimet e arritura brenda tre vjetëve të jetës së saj në fushën e mendimit shoqëror, të letërsisë publicistike dhe të krijimtarisë letrare ishin më të mëdha, sesa hapat e kryer gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm.
Lidhja e Prizrenit krijoi më në fund një pikë të shëndoshë referimi si me programin e saj politik, ashtu edhe me formën e saj organizative për lëvizjet e mëvonshme çlirimtare të shqiptarëve deri në fitoren e pavarësisë kombëtare, në nëntor të vitit 1912.
Nga ana tjetër, Lidhja e Prizrenit u dha shqiptarëve edhe një varg mësimesh të rëndësishme. Sukseset e saj treguan se autonomia e Shqipërisë ishte një synim i realizueshëm, por shtypja e saj tregoi se fitorja përfundimtare e autonomisë kalonte nëpër rrugë të vështira dhe se duheshin përpjekje të tjera vigane për arritjen e saj. Historia e Lidhjes tregoi se pengesa kryesore për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar nuk vinte vetëm nga Perandoria Osmane, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shqiptarët u bindën se luftën çlirimtare duhej ta zhvillonin duke u mbështetur në radhë të parë në forcat e tyre njerëzore e materiale dhe se duhej të punonin njëkohësisht për të siguruar përkrahjen e Fuqive të Mëdha, sidomos të atyre që kishin filluar të anonin nga zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare shqiptare. Lidhja provoi gjithashtu se brenda vendit Lëvizja Kombëtare Shqiptare mbështetjen politike, morale, materiale e luftarake duhej ta kërkonte te shtresat e gjera të popullit dhe te bashkimi i të gjitha forcave shoqërore e politike të kombit shqiptar, pa dallim feje, krahine e përkatësie shoqërore. Veprimtaria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit tregoi, më në fund, rëndësinë e madhe që kishte për betejat e ardhshme çlirimtare edukimi i popullit shqiptar me ndërgjegjen kombëtare nëpërmjet shkollës shqipe, të letërsisë shqiptare dhe të publicistikës patriotike.


“HYLLI I DRITËS” – “SHPATA” E GJERGJIT!

1 Tetor 1913 – 2013, 100 vjet “Hylli i Dritës”
-  A mund të kishte Shqipnia edhe një At Gjergj tjeter… “pa shpatë”!?
Jemi mësue tashma me e pa Gjergjin, Atin e Kombit, gjithnjë me shpatë në dorë.
Edhe mos me kenë në atë foto Gjergj Kastrioti, mendja na fluturon tek Heroi ynë i madh dhe i pavdekshem… Themeluesi i Shtetit Shqiptar!
Edhe trashigimtarët e Emnit të Tij, Shqiptarët, i mendojnë me “shpatë” në dorë!
Edhe Dedë Gjo’ Lulin në maje të Bratilës, në 1911, e kujtojnë me Shpatë…
Në vitin 1912 kur Shqipnia u pagëzue Shtet i Pavarun, Shkodra kje e rrethueme e tue u gjuejtë me topa natë e ditë… Gjithkah vetonin gjylet e topave! Rozafa mundohej me qendrue! Kur ra një gjyle mbi çatinë e Kishës së Madhe, u hap tavani e mbrenda Saj u ba gjak… E dhunuen edhe Até malazezët…Kumbonët ranë në një anë dhe trenët u thyen…edhe kumonarja mbrendë u shemb. Shkodra vazhdoi me kenë e robnueme! Fesat malazez vazhdonin sundimin e dhunen!
Me 13 Qershor 1913, pa prit’ e pa u kujtue u pa në kompanjelin e Kishës së Fretenve të Gjuhadolit, jo ma i vogel se 4 meter… që po valvitej Flamuri i Gjergj Kastriotit…E nder rrugët e Shkodres djelmnia shkodrane këndonte me tanë forcen “Porsi Fleta e Ejllit t’ Zotit…”
Prej vjetit 1479…nuk ishte pa ndonjëherë Ai Flamur tue u valvitë prej shkodranëve…
Mbi Kështjellen Rozafat ditenperdiell, me 1 Tetor 1913 u pa “Hylli i Dritës”!
At Gjergj Fishta, kishte nxjerrë “shpaten”…E vezullimi i Saj çuditi mbarë Boten…
Ishte bash Ai Burrë që në vitin 1908, në Manastir kishte nxjerrë disa “grremça” që u tha të gjithë Shqiptarëve, se me “këto shkrojla” fitohet Liria! A e pat besue kush?!
– Vetem vllaznit e vet!
E edhe sot në Dokumentin e Pavarsisë së Shqipnisë së Nandorit 1912…keni firma dhe gjeni nenshkrime të “palexueshme” e besa, edhe bula gishtash e “shkarravina”! E pa u mbushë viti shumica e Tyne që endè nuk dinin me thanë Emnin Shqiptar, se nuk po tham se nuk dinin ku bie Shqipnia, me një dëshirë të zjarrtë filluen me shue etjen e Lirisë, tue pa mbi qiellin Shqiptar tue shkelqye një “Hyll i Dritës”…i pasuesëve të Gjergj Kastriotit, që persa shekuj nen robni i ngratë Shqiptar as nuk dinte se çka domethanë fjala “Dritë”!
Nuk ishte gja e thjeshtë me të shkue mendja tek “Hylli” që do të sillte “Driten” bash aso kohe, kur një popull ishte i zhytun per shekuj me rradhë në padije e n’ errësinë anadollake…
E nuk ishte aspak ma e lehtë me mendue me i daltue e perpunue ndjesitë shpirtnore gati të shueme të një Populli, per mos me thanë të bastardhueme e të shemtueme nga barbarët turqë. Edhe pse nuk munguen katilat që u munduen me i nxjerrë shpirtin pa lé të shkretes Shqipni, qyshë vitin e parë kur ishte nder shpergaj, Shqiptarët Atdhetarë gjetën një streh ku me futë koken n’ atë rrebesh që gjindej Europa. Ishte streha e Françeskanëve Shqiptarë, në deren e së ciles ishte e shkrueme me shkronja Shqipe: “Per Atdhé e Fé – Na bajmë vdekjen si me lé !”…
Pergatitja e Tyne kulturore, Atdhetare dhe politike kje me të vertetë e pakuptueshme jo vetem nga sunduesit, po, edhe nga selitë e njohuna t’ Europës, atëherë kur edhe vetë Emni ynë Shqiptarë, ndoshta, ishte ndigjue perherë të parë prej tyne…Dhe, pikrisht, forca morale e Atyne Françeskanëve kje që i dha hov luftës me penë, per Liri dhe të Drejta Njerzore. Ishte pa dalë endè “Hylli i Dritës” kur Imzot Preng Doçi, Imzot Koleci, Imzot Lazer Mjedja, Imzot Nikoll Kaçorri, Imzot Bumçi, Imzot Prennushi, At Gjergj Fishta, At Mati Prennushi, At Gjeçovi, At Palë Dodaj, At Anton Harapi, At Buon Gjeçaj, At Marin Sirdani, Don Ndre Mjedja, At Marjan Prela, Don Loro Caka, Don Ndoc Nikaj etj., do të vendosin gurtë e themelit të Shtetit Shqiptar të daltuem me kulturën Europjane, me një guxim dhe perkushtim të posaçem perballë tradhëtarëve dhe anadollakëve të shitun per dy pare të ndyta në dam t’ Atdheut dhe Lirisë së Tij.
Ishin Ata Burra që i vune gjoksin luftës per Liri të Trojeve të pushtueme. Asht Vermoshi, Hoti, Gruda, Kosova, Çamëria, Manastiri, Korça e Gjinokastra dishmitarë të veprave të Tyne.
Janë pikrisht Këta Burra, që me veprat e veta titanike formuene Atë brezni të pjekun dhe heroike që bani Shqipninë! Ata e bane me shumë e shumë sakrifica po nuk e gzuene as per sëgjalli dhe as per sëvdekuni…E sot as vorre nuk kanë…Ndonse rrezet e “Hyllit të Dritës” edhe sot bijnë pingul mbi gurt’ e bardhë që sjellë Kiri nga Bjeshkët e Nêmuna, brijë Rrëmajit… Ata gurë të bardhë si Shpirti i Tyne, janë zbukurimi i Atyne Eshtnave… të tretun nen dhé!
E kurrë mos harroni se me të vertetë Këta Françeskanë të zbathun e fukara, me një litar perbel e një palë rruzare të varuna, ishin të rrethuem nga një turmë njerzish pa shkollë, por edhe deri dje sherbëtor’ i të huejtë, i cili e kishte shkallmue aq keq shpirtnisht sa kishte harrue se asht n’ Europë dhe i perket asaj. Françeskanët ishin Ata që i treguen “Hyllin” per kah do të drejtonin vetdijen kombtare dhe ndergjegjen e naltë Atdhetare, per Perparim e Dije!
Arrijtja ma e madhe e “Hyllit të Dritës” nuk kufizohet vetem me formimin dhe edukimin e Shqiptarit me parimet e Atdhetarizmit, por edhe me kalitjen e një breznije Burrash që perkrah Klerit Katolik Shqiptar nuk iu tut syni me kerkue të Drejtat Kombtare, nder tryezat Europjane.
Dishmi e kësaj vepre madhshtore të “Hyllit të Dritës” asht bashkpunimi vllaznor dhe i pakursyem me Atdhetarët: Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Mustafa Kruja, Kristo Floqi, Prof. Eqrem Çabej, Zef Harapi, Lluka Karafili, Zef Pali, Gjon Kamsi, Avni Rrustemi, Mati Logoreci, Faik Konica, Namik Ressuli, Lef Nosi, Gjush Sheldija,…etj., deri tek i paharrueshmi moshatar me Revisten, At Daniel Gjeçaj, Emna gati të “panjohun” nga historia!
Ku vune kamben Këta Burra u shikuen me synin e “pasuesit anadollak” nga të huejtë, po kur Këta shperthyen si vullkani per Liri dhe të Drejtat e Shqiptarëve, atëherë edhe Bota u pat çuditë per pergatitjen kulturore dhe politike të Tyne. Artikujt dhe materialet e tyne të botueme tek “Hylli i Dritës” janë gurt’ e çmueshem që Ata i dhuruene themelit të Shtetit Shqiptar. E per me i çimentue ata themele, shumica e Tyne nuk kursyene as gjakun dhe as jeten e vet…
Qé pra, ku asht edhe sot formula “Atdhé e Fé”!
Kjo ishte “Shpata” e  At Gjergjit që shkelqente tek “Hylli i Dritës”…
E vezullimet e Saj edhe sot, janë shkreptinë rrufeje zharitëse mbi tradhëtarët e Atdheut!
100 vjetë që Bota mori vesh se ka Shqipni, po edhe se ka Shqiptarë…
100 vjetë që “Shpata” e At Fishtës, “Hylli i Dritës”, shkelqen në kulturen Europjane!
100 vjetë që “Shpata” e At Gjergjit, mprehet per Shpaten e Gjergj Kastriotit …
100 vjetë që këto “Shpata” ndriçojnë si “Hylli i Dritës”…mbi Shqipninë Europjane!
100 vjetë…që Rinia Shkodrane këndoi:
“Armët e besen na i njeh bota;
                                     Trima n’ zâ kemi pasë t’ Parët,
                                     Luften né na mësoi Kastriota:
                                     Kè, thue, frikë do t’ kenë Shqiptarët?!”
(“Hymni i Flamurit” nga At Gjergj Fishta, 1913).


Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste 7-4-1939
Britania dhe pushtimi i Shqipërisë nga Italia (SIPAS ANGLEZEVE)
Perandoria Britanike thuhet se nuk bëri asgjë kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë më 1939. Kjo është thënë gjithmonë gjatë 50 viteve të fundit. Por disa ditë më parë, e përditshmja Britanike Daily Telegraph publikoi në internet arkivën e vet historike, ku shumë shkrime të vlefshme që janë publikuar në prill të vitit 1939, japin detaje të rëndësishme për atë që ndodhi ditët para dhe pas pushtimit të Shqipërisë. Nga shkrimet e publikuara, ndoshta më interesanti është një analizë e shkruar nga vetë Winston Churchill, kryeministri i ardhshëm i Britanisë, që në atë kohë qe një nga anëtarët më me ndikim të parlamentit Britanik. Shumë detaje interesante dalin në këtë analizë, fakte që mund t’i zbuloni më poshtë në shkrimin që kemi përkthyer për ju. Lexim të këndshëm…

A është lufta apo paqja që i intereson më shumë Mussolinit?
Winston ChurchillNë shumë vende është shtruar pyetja nëse Signor Mussolini do ta çojë Italinë në një luftë botërore në krah të Gjermanisë apo jo. Shumë njerëz besojnë se pas asaj që ndodhi gjatë netëve të shkuara, kjo pyetje ka marrë përgjigje. Marrëveshja Anglo-Italiane u dhunua në mënyrën më të pafytyrë. Nuk ka as edhe një çështje të vetme për të cilën premtimi mund të thuhet se u mbajt.
Italia premtoi të reduktojë ushtrinë e vet në Libi me 30 mijë vetë. Ajo i tërhoqi këto trupa, por i ktheu sërish pas. Italia premtoi të tërheqë trupat e veta nga Spanja, sapo lufta civile të mbaronte. Lufta ka mbaruar, por trupat e saj janë ende atje.
Ajo premtoi të mos e ndryshojë status quo-në në Mesdhe, gjë që përfshinte, dhe nënkuptohej se përfshinte, edhe Adriatikun. Tashmë ajo hodhi duart e saja të dhunshme mbi pavarësinë e Shqipërisë. Ajo premtoi se të gjitha lëvizjet e trupave do të njoftohej paraprakisht te pala tjetër. Por ky premtim u thye në mënyë të neveritshme.
Ushtritë mund të izolohen
Si për të dëshmuar edhe një herë natyrën e vet gënjeshtare, garanci precize iu dhanë Ambasadorit Britanik nga Konti Ciano se asnjë lëvizje trupash drejt Shqipërisë nuk qe në plan. Pikërisht në atë moment, anijet dhe trupat po suleshin drejt viktimës.
Nuk është e mundur të shohësh një panoramë më të plotë të besës së shkelur dhe pandershmërisë nga ajo që është treguar. Ndonjë mund të besojë se një qeveri që qe betuar në mënyrë kaq solemne në respektimin e një marrëveshjeje, që sapo qe lidhur me një Fuqi mike, nuk ka mundësi që e ndau mendjen të hyjë në armiqësi me atë Fuqi.
Gjithsesi, megjithëse besa mund të thyhet, interesi mbetet. Qe një maksimë e shekullit të 18të, përmendur nga Duka i madh i Marlborough – “Interesi nuk gënjen kurrë.” Dhe sigurisht interesat Italiane mund të plagosen rëndë nga një luftë kundër Britanisë së Madhe dhe Francës në Mesdhe.
Asnjë vend nuk ka qenë kaq i plandosur sa Italia në këtë çast. Katër ushtri të ndara kanë lënë brigjet e saj dhe mund të izolohen në mënyrë të pashpresë nëse Marina Italiane mposhtet nga flota Anglo-Franceze. Këto flota janë pakrahasimisht më të fuqishme sesa ajo Italiane. Edhe sikur të gjitha anijet italiane të drejtoheshin nga Mussolinë, është e vështirë të besosh se ato do të mund të qëndronin mbi det përballë goditjeve tona.
Gadishulli i gjatë dhe i dobët
Asgjë nga ato që ka ndodhur në luftë dhe asgjë nga ato që ne kemi mësuar deri tani, nuk na bën të besojmë se burrë për burrë, marinarët italianë janë dy apo tre herë më të aftë sesa britanikët apo francezët. Modestia na shtyn të shprehemi në këtë mënyrë.
Nëse një luftë botërore do të na detyrohet këtë vit ka shumë gjasa që veprimet e para vendimtare të arrihen në Mesdhe dhe këto veprime mund të sjellin pasoja shkatrrimtare mbi ushtritë italiane në Abisini, Libi, Spanjë dhe Shqipëri.
Disa strategë britanikë besojnë se në një luftë botërore kundër Nazizmit, mund të jetë një avantazh pozitiv të kemi Italinë si armik. Në këtë gadishull të gjatë dhe të dobët, me mungesën e dukshme të lëndëve të para, ato vërejnë një skenë ku fitore të rëndësishme mund të arrihen.
Ata deklarojnë se Gjermania do të detyrohet të mbajë Italinë, njësoj si ajo mbajti Austrinë në luftën e fundit. Furnizimet gjermane do të duhet të dërgohen në jug. Ky proces, sakaq ka filluar. Trupat gjermane – mbi të gjitha, avionët gjermanë – do të duhet të angazhohen në mbrojtje të Italisë e për rrjedhim, edhe në aventurat italiane të përtejdetit.
Dëshira e njerëzve për paqe
E ardhmja nuk mund të jetë e kënaqshme për popullin italian. Nëse dominimi Nazist do të jetë i suksesshëm në mposhtjen e rezistencës së Francës dhe Perandorisë Britanike, ndoshta të asistuar nga Shtetet e Bashkuara, natyrisht, do të ketë shumë gjëra për t’u ndarë. Por Gjermania do të jetë tigri ndërsa Italia shërbëtori i ri që ka dalë për gjah bashkë me të. Gjermanët kanë një mënyrë, kur hyjnë në vende të ndryshme. Ato hedhin të gjithë peshën e tyre mbi to. Edhe nëse shpresat më të mëdha të aksit Berlin-Romë do të realizohen, Italia do të jetë në fakt, ndoshta jo në emër, një vend i varur nga fuqia Naziste.
Por fatet e luftës ndoshta nuk do të ndjekin këtë rrugë. Kombet e mëdha të Perëndimit, ekzistenca e të cilave mund të jetë në rrezik si dhe ato aleatë në Lindje, mund të bashkohen përballë presionit e në fund mund të jenë të suksesshme. Në këtë rast, Italia jo vetëm që do të vuajë goditjet e rënda të fillimit, por mund të dalë në anën e të humburve në përfundim. Sido që të vijnë punët, prespektiva italiane nuk duket joshëse për këdo që e sheh situatën me gjakftohtësi.
Ka arsye për të besuar se kjo është ajo çfarë mendon populli italian. Shumica e tyre nuk lejohet të marrin pjesë në diskutimin mbi të ardhmen e vet. Atyre u tregohet vetëm çfarë është e mirë për ta të dëgjojnë. Mendimet e lira parandalohen që në embrion.
Por ne na kanë thënë se edhe në Këshillin e Madh Fashist fjalë të vrazhda janë hedhur kundër politikës së hyrjes së Italisë në një luftë Mesdhetare kundër Britanisë dhe Francës. Një udhëheqës i rëndësishëm thuhet se ka deklaruar se Italia nuk duhet të futet në luftë “kundër vullnetit të Kishës, të Mbretit dhe të popullit”.
Ne mund të themi se, nga kontaktet e panumërta që ekzistojnë në rang individual mes Britanikëve dhe Italianëve, ky është mendimi i përgjithshëm në të gjithë Italinë. Do të jetë një fatkeqësi e vërtetë që popullata industrialiste dhe e logjishme italiane ta gjejë veten të dënuar me një luftë shkatërrimtare kundër dy demokracive të Perëndimit. Padyshim ata janë siguruar dhe francezët dhe britanikët janë shterpë dhe dekadent; që ato janë kalbur me bolshevizëm; që janë të paaftë për punë burrash. Por kjo propagandë nuk ka bindur shumë vetë dhe në këtë çast mbetet e dyshimtë nëse Signor Mussolini ka apo do të ketë fuqinë për të detyruar Italianët t’i hyjnë kësaj fundosjeje të tmerrshme.
Lëvizje lokale apo një plan më i gjerë?
Pushtimi Italian i Shqiperise ne vitin 1939Thyerja e marrëveshjeve me Britaninë e Madhe, për të cilat shumë njerëz ndjenin se nuk ishin thjeshtë në letrën ku qenë shkruar, nuk është domosdoshmërisht një hap final. Mizoria kundër Shqipërisë shfaqet, si shumë episode në këto kohë, një maskë me shumë kuptime.
Ajo mund të jetë lëvizja e parë Gjermano-Italiane mbi Ballkan, gjë që do të sjellë detyrimisht luftë të përgjithshme. Sigurisht që lëvizja e trupave dhe municioneve drejt Shqipërisë, shumë përtej asaj që është e nevojshme në Shqipëri, duket se mbështet këtë këndvështrim të errët.
Nga ana tjetër, dikush mund të imagjinojë Mussolinin duke shpjeguar se ky ekskursion në Shqipëri është thjeshtë një aksident lokal. Mund të thotë se, ai, hodhi kërkesa në Francë, kërkesa që besonte se ishin të drejta, por që iu refuzuan hapur. Jo Tunizia, jo Korsika, jo Nisa, jo pa një luftë kundër Fuqive Perëndimore. “Ku tjetër,” mund të ketë ulëritur ai, “mund të shkoj unë te kjo Shqipëri, e cila më jep mua diçka për t’ia treguar popullit, pas gjithë vuajtjeve të tyre, pa hapur një luftë të drejtpërdrejtë me Anglinë dhe Francën?”
Garanci për integritetin e Greqisë
Kush do ta zgjidhë gjëegjëzën? Mund të jetë një përgjigje e nxituar. Gjithçka që përmblidhet në këtë artikur është që nuk ka ende një përgjigje nga qeveria Italiane. Por gjithçka duhet të sqarohet shpejt. Qeveritë Britanike dhe Franceze besohet se po përgatiten të japin një garanci për Greqinë dhe Turqinë. çdo sulm mbi tërësinë apo pavarësinë e Greqisë, e cila është më pranë rrezikut, do të sjellë një luftë në Mesdhe dhe padyshim do të jetë një sinjal mbi një konflikt shumë më të rëndë në veri.
Megjithëse është e rrezikshme të parathuhet në një kuptim pozitiv, ne sëpaku mund të ndjejmë gjatë kohës që shkruajmë se aksi Berlin-Romë nuk ka themele më të shenjta sesa Pakti Anglo-Italian.
7 PRILLI 1939 – PUSHTIMI I SHQIPERISE NGA ITALIA




Lufta Civile në Shqipëri gjatë viteve 1943-1944
Lufta Civile ishte një konflikt i armatosur që u zhvillua përkrah Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Lufta u zhvillua midis Partisë Komuniste Shqiptare dhe Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare nga njëra anë dhe Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe Krerëve Nacionalistë të Veriut nga ana tjetër. Konflikti ishte një përballje klasike midis dy rrymave politike shqiptare, të djathtës dhe të majtës shqiptare. Konflikti filloi pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga ana e Partisë Komuniste me urdhrin e emisarëve jugosllavë të vendosur pranë tyre. Krahu
ushtarak i konfliktit ishin Ushtria Nacional-Çlirimtare Shqiptare nga njëra anë dhe çetat e Ballit Kombëtar, Lëvizjes së Legalitetit dhe çetat e krerëve të Veriut. Lufta përfundoi me fitoren absolute të PKSH dhe LANÇ dhe vendosjen përfundimtare të komunizmit në Shqipëri. Konflikti shkaktoi mbi 3000 të vrarë, nga të dyja krahët, ndonëse më shumë nga ana e të djathtëve.

Konferenca e Mukjes dhe Preludi i Luftës Civile

Në datat 1-3 Gusht 1943, në fshatin Mukje të Krujës, që ishte nën ndikimin e Abaz Kupit, u zhvillua një mbledhje e përbashkët midis delegatëve të FANÇ dhe Ballit Kombëtar. Qëllimi ishte që forcat shqiptare të bashkoheshin rreth një grupimi të përbashkët dhe bashkarisht të luftonin pushtuesin. Në fillim bisedimet u zhvilluan në fshatin Tapizë të Tiranës më 26 Korrik. Pastaj ato u zhvendosën në Mukje. Dy grupet ranë parimisht dakord me njëri-tjetrin dhe nënshkruan Marrëveshjen e Mukjes, ku kërkohej formimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, luftë kundër pushtuesit dhe krijimin e Shqipërisë Etnike. Fillimisht edhe Enver Hoxha e pranoi marrëveshjen, por kjo i zemëroi pa masë të deleguarit jugosllavë pranë të tij të cilët e detyruan Hoxhën të hidhte poshtë Mukjen, dhe më 2 Shtator në Konferencën e Labinotit ai t'i shpallte luftë Ballit Kombëtar.

Teksti i Marrëveshjes së Mukjes

" Sot, me datë një Gusht 1943 (01.08.1943), në katundin Mukje u mbajt Mbledhja e Dytë në mes të delegacioneve të Ballit Kombëtar dhe të Organizatës së N.Çl." Kryesia e Mbledhjes me vota unanime iu ngarkua z.Thoma Orollogajt dhe sekretaria z.Mustafa Gjinishi. Bisedimet i hapi z. Hasan Dosti, delegat i Ballit Kombëtar, i cili deklaron, së pas bisedimesh që bëri qëndra e Ballit Kombëtar procesverbali të marrëveshjes së bërë me 25.Korrik.1943, të nënshkruar "ad. Referendum" prej delegacioinit të Ballit Kombëtar, e shohim të arësyeshme të bëhet një shqyrtim i disa pikave të akortit (Marrëveshjes-A.C.)të arritur. Bisedohet dhe vendoset që Pika një e nenit dy të ndryshohet dhe të qëndrojë në ketë mënyrë:
•    -Pika Një: Luftë imediate armikut okupator dhe kunder çdo armiku tjeter eventual okupator;
•    -Pika Dy: Luftë për një Shqipëri indenpendente (të pavarur)dhe për zbatimin e parimit të njohur univerzalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të Vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike;
•    -Pika tre: ndryshohet dhe pranohet në ketë mënyrë: Një Shqipëri të lirë, të pavarur, demokratike dhe popullore;
•    -Pika Kater; ndryshohet dhe pranohet në ketë mënyrë: Këshilli i Shpëtimit të Shqipërisë(K.SH.SH.)do të bije me formimin e një Qeverije provizore;
•    -Pika Pesë: ndryshohet dhe pranohet në ketë mënyrë: Forma e Rexhimit (kah do të shkojë Shqipëria-A.C.)do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Ansambleje Konstituante të zgjedhur me SUFRAZH (plebishit) univerzal direkt.
Delegacionet pjesëmarrëse: Organizata e Ballit Kombëtar: Hasan Dosti, Mit'hat Frashëri, Thomo Orollogaj, Skender Muço, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, major.Raif Fratani, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku, Ismail Petrela dhe Vasil Andoni. Nga K.P.N Çlirimtar: nënkolonel. Jahja Çaçi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Omer Nishani, Sulo Bogdo, Shefqet Boja, Medar Shtylla, Haki Stërmilli, G.Nushi dhe njëfar Stefan.

Formimi i Legalitetit

Të pakënaqur që nuk u pyetën në lidhje me prishjen e Marrëveshjes së Mukjes, zogistët të udhëhequr nga Abaz Kupi, shpallën ndarjen nga Fronti Nacional-Çlirimtar dhe formuan lëvizjen e tyre "Legalitetin". Ata kërkonin rikthimin e Ahmet Zogut në fuqi, pasi sipas tyre ai ishte pushteti i ligjshëm (legal) në Shqipëri.
Lufta Civile

Faza I, Shqipëria e Jugut

Shqipëria Jugore ishte teatri kryesor i Luftës Civile, pasi dy forcat kryesore pjesëmarrëse, Fronti Nacional-Çlirimtar dhe Balli Kombëtar ishin të shtrira në jug të vendit. Masakrat dhe atentatet nga të dy palët, por veçanërisht nga ana e komunistëve ishin lanë me qindra të vdekur anekënd jugut të vendit. Më 8 Shtator 1943, Fronti vrau 6 të rinj ballistë në fshatin Ziçisht. Kishte pasur përplasje edhe gjatë muajit gusht, më e rëndësishmja në Libohovë. Data 1 tetor mund të konsiderohet si fillimi zyrtar i luftës civile, meqënëse në këtë datë urdhërohet nisja e saj. Në letrën dërguar më 1 tetor KQ të PK të Gjirokastrës, E. Hoxha urdhëronte: "Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s'bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij." Po më 1 tetor 1943, E.Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës ("Muzhikut") dhe për veprim gjithë komiteteve qarkore të PKSH, në të cilën urdhëron nisjen e luftës pa marrë parasysh asnjë rrethanë e pasojë kundër Ballit Kombëtar si armik kryesor: "Puna politike kundër Ballit nuk duhet të jetë e vetme në këto raste, ajo duhet të ndihmojë veprimet ushtarake të cilat duhet të jenë deçizive, nuk mjaftojnë mitingje e konferenca, por duhet menjëherë të merret pushteti." – kërkonte me këmbëngulje E.Hoxha. Ishin komunistët ata që u hodhën në fillim në sulm. Balli u kap në befasi sepse më 16 Shtator kishte humbur jetën në përpjekje me italianët, komandanti i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica. Tre ditë më vonë, më 19 Shtator, ishte vetëvrarë një tjetër komandant i Ballit, Safet Butka. Më 13 Tetor, komunistët masakrojnë pa mëshirë 2 anëtarë të Ballit, në Melçem të Korçës. Në datat 13-18 Tetor, nga luftimet e zhvilluara në Pogradec mbetën të vrarë 8 civilë të pafajshëm. Më 16 Tetor nga luftimet e zhvilluara në Libofshë, mbetën të vrarë 21 partizanë dhe 10 ballistë. Më 21 Tetor, forcat partizane kapën rob dhe ekzekutuan pa mëshirë 68 ushtarë të Ballit Kombëtar në një fshat të Lushnjes. Në Çermenikë, forcat komuniste ekzekutuan 70 ushtarë të Ballit Kombëtar. Në Kuçovë mbetën të vrarë 7 partizanë dhe 2 ballistë. Më 29 Tetor, komunistët vranë në Kavajë 2 anëtarë të Ballit. Në Korçë, Balli dhe komunistët përplasen në Grybec. Vriten 5 ballistë dhe 4 të tjerë kapen rob. Në nëntor Balli riorganizohet dhe hidhet në kundërsulm duke përfituar edhe nga Ofensiva e Përgjithshme e Dimrit, që Komanda Gjermane kishte vendosur të bënte kundër forcave partizane. Shumë çeta të Ballit iu bashkuan ofensivës gjermane, duke e parë si të vetmen mundësi për të shpartalluar FANÇ-in. Ndërkohë pjesa tjetër e Ballit riorganizoi forcat e zonave të Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës dhe u hodh në kundërsulm. Por komunistët nuk u shpartalluan, por me ndihmën e misioneve britanike (të cilat kishin prerë çdo lloj ndihme për Ballin) ata mundën të çanin rrethimin e dyfishtë gjermano-ballist dhe përqendruan forca të fuqishme në Berat dhe Elbasan. Balli Kombëtar e kishte humbur betejën për Shqipërinë e Jugut, dhe tashmë po tërhiqej në veri bashkë me forcat gjermane. Komunistët vazhduan me politikën e tyre të terrorit duke kryer gjatë muajve nëntor-dhjetor masakra të panumërta në Vlorë, në Mallakastër, në Voskopojë (ku u gjet një varr masiv me 185 trupa). Më e njohura mbetet Lufta e Dukatit e zhvilluar më 30 Nëntor, ku nga përplasja midis forcave partizane dhe atyre balliste, ngelën të vrarë 14 partizanë dhe 10 ballistë. Në Luftën e Gjormit, u dogjën 52 shtëpi, pas 26 orësh luftimi. Në Mavrovë, pas 16 orësh luftimi mbetën të vrarë 24 partizanë. Te tjera përplasje të përgjakshme pati kudo në Vlorë, në Gjirokastër, në Korçë, dhe në Berat.

Faza II, Shqipëria e Veriut

Ndërkohë që Balli po tërhiqej, luftimet u përqëndruan në Shqipërinë e Mesme dhe në atë të Veriut. Në Mars 1944, komunistët erdhën në përpjekje edhe me fuqitë e Ballit që komandonte Nezir Muzhaqi, në Polis të Elbasanit, dhe me ato të Xhem Gostivarit, në Dibër. Në Pranverën e në Verën e 1944-ës, përpjekjet midis fuqivet të Ballit dhe komunistëve u përgjithësuan edhe në Shqipërinë e Mesme, në rrethet e Kavajës, të Shijakut e të Tiranës. Dhe në Vjeshtën e atij viti komunistët sulmuan fuqitë e Ballit në Kosovë, që komandonte Ejup Binaku, si edhe çetat e Ballit në rrethe të Shkodrës e në Dukagjin, që patën organizuar vëllezërit Kazazi, Mark Sadiku e Ndue Pali. Më 1 Qershor 1944, Divizioni I sulmues mori urdhër të kalonte në drejtim të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Në shumë fshatra të Çermenikës, Librazhdit, e të Zaranikës, forcat partizane u ndeshën vetëm me forcat e Ballit. Në zonën e Tiranës, Brigada V kreu veprime luftarake kundër shtabit të Legalitetit në Shkallën e Tujanit. Për t'iu shmangur luftës civile, Kupi u tërhoq, ndërkohë që lajmëronte Mbretin Zog, për vëllavrasjen që zhvillohej midis komunistëve dhe ballistëve. Komunistët u hodhën në Mat, ku luftuan në mënyrë të pamëshirshme me forcat e Legalitetit. Në Fushë-Aliaj më 9 Korrik, partizanët u përballën me forcat e Halil Alisë, ku mbetën të vrarë 21 partizanë. Krerët e Veriut dhe Legaliteti u kapën të papërgatitur dhe të pavendosur kështu që ata u mundën më lehtë se sa Balli Kombëtar në jug. Më 21 Gusht, forcat anti-komuniste vranë në Vig të Shkodrës 5 partizanë. Më 29 Gusht, partizanët dogjën kullat e Mark Gjon Markut. Në gusht 1944, forcat nacionaliste u përqendruan në Prezë të Tiranës dhe formuan një qeveri me Kryeministër Mit'hat Frashërin dhe Komandant të Forcave të Armatosura, Abaz Kupin. Ndërkohë Krerët e Veriut u mblodhën në disa besëlidhje si ajo e Lumës, Lurës, Matit dhe Dibrës, por pa asnjë rezultat, sepse forcat partizane kishin superioritet numerik. Midis datave 21-23 Shtator u vranë në Kukës 5 civilë nga përplasjet midis partizanëve dhe forcave të Muharrem Bajraktarit. Më 25 Shtator, forcat partizane të Shefqet Peçit masakrojnë 21 fshatarë të fshatit Buzëmadhe në Kukës. Në Kukës ata konfrontohen me forcat e Bajraktarit. Delegatët komunistë e thërrasin Bajraktarin për bisedime, dhe në pabesi e sulmojnë, por ai shpëton. Komunistët sulmuan edhe forcat e Gani Kryeziut në Malësinë e Gjakovës. Më 28-29 Nëntor 1944, Shkodra çlirohet nga forcat partizane dhe i gjithë vendi bie nën pushtetin komunist.

Pas luftës
Forcat antikomuniste organizojnë në bashkëçunim me vendet fqinje lëvizjet antikomuniste në krahinat e veriut. Në vitet 1945-1946 organizohen dy lëvizje antikomuniste, në Postribë dhe në Koplik, por të dyja dështojnë. Regjimi komunist krijon Forcat e Ndjekjes që ndjekin këmba-këmbës udhëheqësit antikomunistë, veçanërisht Muharrem Bajraktarin dhe Mark Gjon Markun.

Ese per 28 nentorin

Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të
rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shum jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë. Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë.
Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 nëntori.  Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.
Ese shkencore
Tema : Perse hame ?
      Ushqyerja eshte nje proces nepermjet te cilit merren dhe perdoren nga organizmi elementet kryesore te ushqimit.  Ushqimi eshte nje nevoje baze fiziologjike dhe nje kusht i domosdoshem per nje shendet te mire keshtu trupi i njeriut ka nevoje per elementet kryesore ushqimore , te cilat ndahen ne shtate klasa : karbohidrate, proteina, yndyrna ,vitamina , minerale,uje dhe fibra. Ushqimi i
shëndetshëm nuk nënkupton të ushqyerit rigoroz, i cili kufizon ushqime të caktuara.Ne duhet te hame  që të ndihemi mirë, të kemi më shumë energji dhe të jemi të shëndetshëm. Cdo qelize e trupit tone ka “uri “ per energji dhe kete ia sigurojme permes ushqimit .Cdo organizem ka nevoje per energji qe te vere ne funksion zemren , aparatin lokomotor , por dhe funksione qe qendrojne ne themel te mirefunksionimit si p.sh prodhimin e enzimave dhe hormoneve ,per te transportuar lende
permes membranave pra per punen e miliarda qelizave. Permes ushqimit permiresojme standartet tona shendetesore ,duke patur nje sistem imunitar te forte arrijme te luftojme bakteriet deri te qelizat kancerogjene permes vitaminave dhe ushqimeve te ndryshme te ushqyeshme .Qe te jetojme , qe te rritemi jane disa nga pergjigjet e kesaj pyetjeje . Ne hame qe te krijojme nje mjedis te brendshem te pershtatshem per veprimtarine qelizore dhe te sigurojme lendet e nevojshme per funksionimin e organeve tona . Kockat kane nevoje per kriperat minerale sidomos ato te kalciumit per te qene te forta e te qendrueshme ,nga kockat varen dhe muskujt e skeletit sepse fiksohen ne to e keshtu varet dhe skeleti prandaj permes te ushqyerit ne mbajme trupin tone ne “kembe “.  Ne ushqehemi per te qene aktiv , te vemendshem , per te forcuar kujtesen , per te shkathtesuar mendjen . Peshku eshte nje ushqim ndihmon në uljen e kolesterolit  në gjak, parandalon alzheimerin, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoret  për trajtimin e ekzemës, migrenës.  Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Ne arrijme te sigurojme nje jete te gjate e te shendetshme vetem nga nje ushqim ,cfare mund te arrijne nese ushqehemi sipas nje diete te baraspeshuar ? Ne duhet të përqendrohemi shumë më shumë në edukim të të ushqyerit, veçanërisht në ngritjen e vetëdijesimit për rëndësinë e të ushqyerit në mënyrë të drejtë, arritjen dhe mbajtjen e shëndetit të mirë, parandalimin e shendetit te tepërt për të ardhmen tone . Ne duhet të fillojmë me vënien e prioriteteve për të përmirësuar standardet tona shëndetësore dhe për të rritur konsumimin e vlerave ushqyese.
Ne ushqehemi qe te krijojme rezerva energjitike , reverza kalciumi , ushqehemi qe te kemi fuqi qe me veprimtarine tone muskulore te prodhojme nxehetesi e te ruajme temperaturen konstante trupore 37 grade C. Ne duhet te hame per te zevendesuar humbjet e organizmit etj . Te gjitha arsyet e mesiperme jane te drejtuara nga nje arsye e pergjithshme : per te jetuar ,por krahas ketyre nevojave ne mgacmohemi nga era , pamja e ushqimeve . Organizmi ynë reagon ndaj ushqimeve që hapin oreksin, pavarësisht nga stimuli i urisë,pra ne hame jo per tu ushqyer por nga  kenaqesia  e te shijuarit .                   Mund te themi qe : “Stomaku është qendra e të gjitha sëmundjeve“.
Ne jemi ashtu siç ushqehemi. Nëse njeriu është i kujdeshëm në ushqimin e vet dhe me shprehitë e veta lidhur me të ushqyerit, rallë herë mund të sëmuret. Nuk është mençuri të hashë vetëm ushqim të këndshëm, duke mos menduar në kualitetin e tij.




Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels