IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

 Lenda:Socilogji Familje
Tema:Dhuna dhe  Gratë                                                   
Problematika e emanicipimit të vajzave dhe të grave ka qënë dhe është nga më komplekset e më të rëndësishmet. Kjo problematic ka reflektuar dhe, në një masë të konsideueshme, ka ndikuar zhvillimiet ekonomike, politike, shoqërore e kulturore të çdo shoqërie.

Termi “dhunë ne familje” përdoret për të përshkruar një varg veprimesh dhe moskryerjeve të detyrave që ndodhin në marrdhënie të ndryshme. Në kuptimn e tij me te ngushtë termi përdoret për të përshruar incidente të sulmeve fizike, kur ato kanë foarmën e dhunës seksuale apo fizike. Ka njerës që e përdorin termin “dhunë në familje” edhe në kuptimin e dhunës mendore dhe psikologjike, e cila mund të jetë fyerje e përsëritur me fjalë, ngacmime, izolime. Format e dhunës mund të ndryshojnë nga njëra shoqëri në tjtrën. E përdorur në kuprim më të gjerë, dhuna në familje përfshin abuzimin ndaj femijëve, qoftë ai fizik, psikologjik, apo seksual, dhuna midis vëllezërve dhe motrave, abuzimi dhe braktisja e të vjetërve dhe keqtrajtimi i prindërve bga fëmijët. Dhua në familje është një problem i fshehur. Studimet mbi dhunën në familje janë krejt të reja, dhe kanë filluar vetëm 25 vitet e fundit.
Dhuna në familje mund të ndodhë në familje të çdo klase. Duke ditur kufizimet e studimeve ekzistuese është e vështir të dalësh në përfundime rreth pozitës shoqerore të viktimës së dhunës në familje. Disa studime tregojnë se ka një numër të madh të viktimave që janë në pozita jot ë favorshme ekonomike të cilat mund të përkufizohen si klasa të ulta ose grupe të moshave të reja. Dhuna në familje mund të ketë përqindje më të lafrtë në familjet që janë të dobëta ekonomikisht ose kur burri ka arsim më të ulët se gruaja.
Ø Efektet e dhunës në familje.
Gratë e abuzuara vuajnë nga problem psikologjike dhe shëndetsore. Ato kanë një nivel të lartë ankthi, depresioni në krahasim me gratë që nuk kan vuajtur një abuzim të tillë. Ato që kanë mëtepër gjasa të jenë në gjendje depressive, gjë që mund të çoj në një shkall të lartë vetvrasjeje në krahasim me rastet e grave mbi të cilat nuk është ushtruar dhunë.  Pasojat e dhunës nuk kifizohen vetëm tek viktima e abuzuar. Vet abuzuaesi mund t’i vuajë pasojat e sjelljes së tij. Pshmb gartë që vrasin burrat si reagim i ndonjë sulmi apo kercenimi. Dhuna në familje është gjithashtu e rrezikshme për antarët e familjes, apo [ër të tjer që përpiqen te ndërhyjne, të cilët mund të dëmtohen apo vriten nga abuzuaesi. Fëmijët rrezikohen shum kur ata përpiqen të ndërhyjnë duke u përpjekur të mbrojnë nënën e tyre.
Ø Shkaqet e dhunës në familje
Edhe pse shkaqet e dhunës në familje mund të jenë të panjohura, nevoja për të marrë masa është e qartë. Ka shumë teori për të shpjeguar ekzistencën dhe përmasat e problemit. Disa teori përqëndrohen te individët dhe kërkojnë shpjegime personale si fjala vjen përdorimi i alkoolit dhe i drogës, veprimet e viktimës, sëmundejt mendore, stresi, depresioni, zhvillimi i ulët dhe prejardhja nga familje të dhunshme. Dhuna në familje e ka origjinën në të gjithë kontekstin social. Dhuna ndaj gruas është një pasqyrim i strukturës së gjerë të pabarazise ekonomike dhe seksuale ne shoqëri. Abuzimi i gruas mund të trajtohet si një shfaqe e pushtetit të mashkullit, rezultat i marrdënieve shoqërore në të cilat gratë mbahen në pozita inferipre nga burrat. Origjina e dhunës i ka rrënjët 0në strukturën shoqërore dhe në një tërësi të ndërlikuar vlerash, traditash, zakonesh dhe besimet që kanë të bëjnë me pabarazinë e graus. Në më të shumtën e rasteve viktima e dhunës është gruaja dhe keqbërësi është burri dhe struktura shoqërore vepron si mburoje e kësaj pabarazie. Dhuna kundër grave është pasoj e një mendësie, që ushqehet në shumë kultura, se burrat kanë epërsi dhe gratë me të cilat ata jetojnë janë pronë e tyre që duhen trajtuar ashtu siç e shohin burrat të arsyeshme.
Ø Pse duhet trajtuar si çështje zhvillimi dhuna ndaj grave?
Arsyeja e parë përse duhet trajtuar si çështje zhvillimi dhuna ndaj grave është shumë e qartë: dhuna e burrave e kufizon ose e pengon pjesmarrjen e grave në zhvillimin e tyre. Nëpërmjet përdorimit të forvës apo kërcënimit të përdorimit të forcës, burri është në gjendje, pot ë dojë, që fizikisht ta ndalojë gruanbtë marrë pjesë në programet e zhvillimit. Edhe sikur ajo të doj fjala vjen të marrë pjesë në mbledhjen e grave, kjo mund të përbëj rrezik për një grua, burr ii të cilit nuk do që ajo të shkojë. Ndonjëherë forca fizike  nuk përdoret për të mos i lënë gratë të shkojnë në mbledhje, por për ti përvetsuar ata vetë (burrat) të ardhurat që vijnë nga këto programe. Ka edhe disa raste kur burrat i lejojne gratë të marrin pjesë në projekte që kanë të ardhura, dhe pastaj të hollat që grate sjellin në shtëpi, përetësohen nga burrat, të cilët i shpenzojnë ato për pije dhe cigare.
Ø Stresi, zhvillimi dhe dhuna ndaj grus.
Shkaqet e dhunës ndaj gruas janë komplekse. Këtu futen factor psikologjikë, social dhe kulturor, por kryesorja për të kuptuar përse ndodh dhuna ndaj gruas qëndron në faktin se dhuna është një rast ekstrem i shprehjes së dominimit të burrit dhe që acarohet me tej nga stresi. Në shoqërite ku burrit i lejohet te ushtroj kontroll mbi gruan, të cilat bëjnë pjesën më të madhe, te shoqërive bashkohore burrat mund të reagojnë me dhunë ndaj çdo veprimi që mund të përbënte rrezik apo kërcënim për pozitën e tyre dominuese. Është bërë tashmë një fakt i njohur se kushtet e prapambetura ekonomike dhe varfëria krijojnë srese, të cilat çojnë në ngritjen e nivelit të dhunës. Zhvillimi sjell me vete ndryshime dhe ndryshimet krijojnë strese. Shumë gra kanë vënë re se dhuna e burrave është shtuar kur ata janë të papunësuar dhe kur gratë ndejekin traditat tabu për çështje që kanë të bëjnë me marrdhëniet seksuale gjate periudhës së barrës apo kur fëmija është në gji. Edhe në periudhën e fillimit shkollor vihet re një rritje e dhunës ndaj grave, sepse çiftet grinden se ku do ti gjejnë paratë. Nga disa studime është vënë re që gratë që janë të punësuara rrihen më tepër në krahasim me ato që nuk janë të punësuara, sepse burrat ndihen të kërcënuar nga mundësia e pavarsis së grave dhe përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre nëpërmjet forcës fizike. Megjithatë edhe kushtet e përmirsimit ekonomik mund të çojë në rritje te dhunës ndaj gruas, sepse burrat shpenzojnë më shumë para për alkool dhe ushtrojnë dhunë ndaj grave kur janë të dehur. Zhvillimi i gruas përbën rrezik për autoritetin e burrit. Programet e zhvillimit të gruas kanë për qëllim të përmirsojnë gjendjen e grave. T’u japësh grave më shumë pushtet për veten e tyre do të thote t’ua heqësh këtë pushtet burrave. Heqja e çdo lloj diskriminimi kundër grave do të thotë të zhdukësh të gjitha format e diskriminimit që favorizojnë burrat.


Ø Dhuna seksuale dhe zhvillimi
Përdhunimi , sulmet seksuale dhe ngacmimiet seksuale kan ekzistuar gjithmonë, por ato janë shtuar jashë mase këta vitet e fundit.  Nga pikpamja tradicionale, gratë dhe vjazat përdhunoheshin vetëm gjatë luftërave  fisnore ose si hakmarrje ndaj ndonjë padrejtëaie të bërë nga burrat e tyre apo nga ndonjë anëtar i vetë fisit të tyre. Përdhunimet më parë ndodhinin ne raste shumë të rralla, ndërsa sot situate është krejt ndryshe. Përdhunimi, sulmet seksuale janë bërë diçka e rëndomtë.  Gratë dhe vajzat përdhunohen ne mes të ditës kur shohin punën e tyre, si fjala vjen kur shkojnë apo kur kthehen nga pazari, puna etj. 
Ø Ndikimet e dhunës mbi gruan
Fizike:
·        Shkakton plagë, duke filluar nga prerjet, nxirjet, djegjet, thyerjet e kockave, dëmtime të brendshme
·        Në rastet më të rënda mund të shkaktohet edhe vdekja, ose viktima mund të vrasë veten.
Psikologjike:
·        Dashuria
Për burrin shndërrohet në frikë prej tij dhe ankth për ate çfar mund të ndodhë
·        Konfuzion(sepse ajo shpesh nuk e di se cili është shkoaku i dhunës)
·        Humbja e besmimit në vetvete (burri i thotë se gjithmonë ajo e ka fajin që ai e rreh)
·        Ndjenja se nuk ka rrugë shpëtimi(sepse burri e kontrollon atë nëpërmjet dhunës)
·        Paaftësia për ti marrë vendimet e saj vetë (nga ndrojtja se mos atij i prishet qefi dhe mund ta ndëhkoj); etj.
Shoqërore:
·        Ka ndikim në punën e saj, ajo mund të bëjë shumë mungesa dhe mund ta humbë punën.
·        Ajo izolohet, sepse ai e kontrollon se me kë takohet dhe se ku shkon.
Gratë dhe dhuna
Për shkak të këtyre ndikimeve gratë e dhunuara e kanë të vështire të orjentohen; për shembull, atom und të bëjnë kallzimin dhe pastaj heqin dor prej tij, ose të ndajnë bashkshortin dhe të kthehen përsëri tek ai. Kjo e vështirson punën e njerzve që përpiqen ti ndihmojnë gratë, sepse ata mërziten dhe pastaj tregohen më pak të gatshëm ti ndihmojnë ato.
Ø Ndikimet mbi fëmijët
Fizike:
·        Mund të plagosen, madje edhe të vriten, gjatë grindjeve midis prindërve të tyre
·        Mund të lihen pas dore, sepse nëna e tyre ka halle dhe mund të mos tregoj kujdesin e duhur për ta.
·        Fëmijët e palindur mund të vdesin, sepse nëna dështon nga dhuna;
·        Disa fëmij mund të lindin me dëmtime, sepse nëna e tyre është dhunuar para lindjes.
Pskologjike:
·        Ata janë të shqetësuar dhe në ankth për atë çfar mund të ndodhë;
·        Dashuria e tyre për babanë mund të shndërrohet në frikë ose urrejtje ndaj tij;
·        Ata nuk shkojnë mirë në shkollë dhe nuk janë në gjendje të përqëndrohen;
·        Ata fillojnë të shfaqin problem sjelljeje, bëhen më agresivë dhe më të shqetësuar ose të heshtur dhe të tërhequr në vetvete.
Shoqërore:
·        Mund të largohen nga shtëpia në mosh të vogël dhe të marrin rrug të keqe;
·        Në moshë të rritur dhe kur të martohen, ata mund të imitojnë të njëjat sjelljetë prindërve.
Ø Ndikimet te burrat
Fizike:
·        Ai mund të plagose ose dhe mund të vritet nëse gruaja i kundërpërgjigjet.
Pskologjike:
·        Ai e ndjen veten të tjetërsuar dhe te pasigurt ngaqë e ka humbur dashurinë dhe respektin e gruas dhe fëmijëve.
Shoqërore:
·        Ai ka prirje të qëndrojë më shumë jashtë shtëpisë për të shmangur tensionin në shtëpi
·        Ai mund të humbasë fare familjen në qoftë se gruaja vendos të largohet ose nëse ajo gjen ndonjë tjetër që e trajton më mirë.
Ø Ndikimet mbi familjen
·        Dobëson ndjenjat afektive të bashkshortit/baba në jetën familjare;
·        Është një mundësi për peishjen e familjes: dhuna në familje është një nga arsyet kryesore të divorceve
Ø Ndikimet mbi bashkësinë
·        Përçan familjet e tjera
·        Shton ndorjtjen e grave
·        Mund të prishë marrdhëniet me të afërmit.
Ø Ndikimet mbi shoqërë
·        Ndihmon në shtimin e nivelit të dhunës në shoqëri, sepse fëmijët e mësojnë këtë ves në familje dhe e përdorin dhunën për të siguruar atë që dëshirojnë;
·        Çon në prishjen e familjes, gjë që krijon pasiguri në shoqëri, shkakton problem sociale dhe prish rregullin dhe qetësinë e shoqërisë;
·        Çon në rritjen e kostos ekonomike, në humbjen e orëve të punës, kur viktima nuk është në gjëndje të punojë;
·        Rrit shpenzimet ekonomike nëpërmjet shërbimeve që shoqëria duhet të kryejë për t’iu ardhur në ndihmë viktimave, si për shembull trajnimi mjeksor, ndihma e polocisë, e gjykatës, shërbimet e sigurimeve shoqërore e të tjera;
·        Nuk lejon të shfrytëzohet potenciali i plotë i grave për të marrë pjesë në zhvillimin e vendit;
·        I trajton gratë si qytetare të dorës së dytë duke i mbajtur ato nën kontrollin  e burrave.































Pjesmarrja ne votime, e drejt apo detyre?
Zyrtaret e keqinj zgjidhen nga qytetare te mire qe nuk votojne. ( George Jean Nathan)
Ne jetojme ne nje system demokratik dhe , edhe pse jo perfekt ky eshte
sistemi me i mire i njohur deri tani si I tille, ky system politik duhet mbrijtur, te pakten derisa njerezimi te krijoje nje system tjeter me afer perfektes. Tani lind pyetja: Si mundemi ne keto perberje karboni dhe uji, qe nuk perfaqesojme  me shume se nje grimce ne oqeanin e shoqerise njerzore,te mbrojme kete sistem  te qeverizjes boterore? Si mundem une si nje individ te bej ndryshimin ?

E pre, pergjigja eshte me e thjeshte nga se mendohet. Demokracia vete eshte nje system demokratik politik qe u paraprin te papriturave. Ajo na ka pajisur neve me armen me te forte qe mund te na jepte: voten!
Mqe demokracia na I ka siguruar armet per ta mbrojtur ne nuk duhet te bejme gje tjeter vecse ti perdorim ato. E bene kjo voten te drejten tone?
Sigurisht qe po !

Kjo e ben voten jo vetem te drejte por edhe detyre, akoma me shume, privilegj! Vota eshte nje detyre qytetare e gjithsecilit, qe nab en neve te privilegjuar duke konsideruar faktin se jot e gjithe e kane kete mundesi. Ja pra pse vota eshte nje detyre morale e cdo qytetari  ten je shteti demokratik
si nje karakteristike themelore, pa te cilen demokracia nuk mund te funksionoje.

Vota eshte nje detyre sa morale aq dhe qytetare e  cdo individi per tre arsye kryesore. Piksepari konsiderimi I votes si detyre forcon demokracine. Si ndodh kjo ? Demokracia konsiston ne perfaqesimin e te gjitha shtresave shoqerore ne qeverisje, duke lene ne krye te vendimarjes shumicen, po
njekohesisht duke respektuar dhe pakicen.Ne jemi te gjithe shqiptare dhe e dime shume mire historine e  vendit tone sidomos periudhen e komunizmit ku ne kemi jetuar te izoluar per 50- vjet dhe jetonim me friken se po t e flisnin dhe nga goja jone te dilnin fjale qe nuk pershteteshin me sistemin do
te perfundonim te internuar ne ndonje fshat te larget familjarisht. Ne kete periudhe sado qw votimet zhvilloheshin rregullisht dhe te gjithe pa perjashtim merrnin pjese ne votime sepse perndryshe perndiqeshin
penalisht. Votonin per te vetmen parti qe ekzistonte atehere, partine
Komuniste me ne krye diktatorin Enver Hoxha. Por une nje gje te tille nuk e
quaj votim ose liri te te shprehurit sepse nuk kishte liri zgjidhjeje dhe votimi
nuk ishte I fashehte. Shum njerez kane jetuar ne kete periudhe te
tmerrshme te histories shqiptare qe tashme po jetojne ne kete periudhe
tranzicioni ku Shqiperia eshte zhytur prej kohesh dhe nuk po arrin te dali,
keta njerez ne vend qe ta vlersojne kete liri e te drejte per te thene
mendimin e tyre per te ardhmen e femijeve dhe niperve te tyre ata e
neglizhojne e kete po e shohim tek numri i pjesmarresve ne votime qe sa
vjen e po ulet. Kjo vjen si shkak i ketyre njerezve qe e shohin pjesemarrjen
ne votime sin je detyrim dhe jo si te drejte. Ata kur vjen puna per te votuar
mbyllin syte, gojen dhe bejne veshet te shurdher, me pak fjale nuk duan tja
dijne per te ardhmen e tyre.                                                                          
Ne vendin tone per here te pare ne vitin 1998 populli shqiptare aprovoi
kushtetuten e re e cila ne nenet 153 dhe 154 sanksionoi krijimin e
komisionit qendrore te zgjedhjeve organ te perhershem I perbere nga 7
antare.  Por dhe sot ne vitin 2012 populli shqiptare e neglizhon pjesmarrjen
ne votime.

Mospjesmarrja ne votime e shume njerezve tregon qe ata e shohin sit e pa
vlere kete proces te cilin kane qene te detyruar ta kryejne per gjysem
shekulli gjat periudhes komuniste.  Ata e shohin akoma si detyrim nje
veprtm te tille dhe nuk e kuptojne  se sa rendesi mund te kete vetem nje
vote e vetme.
Te shohesh pjesmarrjen ne votime sin je detyrim nuk eshte e drejte dhe
nuk jane keto ide qe do ta cojne perpara kete vend ku te gjithe kerkojne te
drejtat e tyre pa kryer te drejten themelore dhe me te rendesishme            
“te votojne”.

Dikur kam degjuar nje here nje shprehje qe me ka bere vertet pershtypje
por nuk me vjen ndermend kush e ka thene. Shprehja ishte keshte: “
Politikanet jene thjeshte njerezit qe populli ka zgjedhur per te tejcuar
mendimin e tyre ne palament”.
Kur e degjova per here te pare kete shprehje nuk e kuptova dhe duke pare
gjendjen ne shqiperi mu duk si dicka pa kuptim, por kur me vone e
analizova, arrita ne perfundimin qe eshte dicka shume e vertete. Ne me
ane te votes kemi te drejte midis mundesive te shumta, qe me ardhjen e
demokracise nuk mungojne, njeriun qe ne mendojme se mund te na
perfaqsoje me mire ne parlament. Nga kjo shprehje une arrita te kuptoja
rendesine e pjesmarrjes ne votime.

Schoen shkruan : “vota eshte nje e drejte qe une zgjedh ta ushtroj. Eshte
nje kenaqsi personale te te them qe “ ky eshte burri ose kjo eshte gruaja qe
une du ate drejtoj vendin”. Dhe ky pelqim eshte I rendesishen dhe duhet
fituar. Eshte nje ironi interesante te  mendosh qe ne njerezit kemi per tu
dhene gjera sherbyesve tane. Politikanet dhe presidentet jane gjithashtu
sherbyes politik dhe jo drejtues. Ata kane nje detyrim te sherbejne popullin
e ketij vendi, neve.
Nje vote eshte dicka me vlere per tu dhene nje politikani dhe eshte vetem detyra jone e asnje tjetri qe ta mbrojme kete te drejte”.
Nje shprehje thote “: Voto per vete jo se je I detyruar” . Te gjithe qytetaret
duhet te votojne sepse eshte e drejta e tyre dhe jo se jane te detyruar ta
bejne nje gje te tille dhe se vota eshte dicka shume e cmuar qe ne kemi
vota eshte fuqia jone qeverisese prandaj ne duhet te votojme per ate qe
neve na e mbush mendjen se mund ten a sherbeje me mire ose per ate qe
i ploteson me shume kerkesat tona e ne te njejten kohe drejton shum mire
edhe vendin.  Zyrtaret e keqinj zgjidhen nga te miret qe nuk votojne-
thekson duke e analizuar kete dukuri sociologu Nathan. Pjesmarrja ne
votime eshte mates qe vlerson shkallen cilesore te demokracise. Shmangja
e paragjykimev e te ndersjellta ne mes grupimeve politike kthehet ne
faktore zhvillimi per demokracine.  Brezi I ri te kete me teper besim tek
vetja, te krijoje nje culture te re politike konstruktive per ti dhene
demokracise shqiptare fytyren e saj te paster e te cilter e te shendrritshme
sic e meriton ky popull I vuajtur dhe vendi I varfer por I pasur ne virtyte e
cilesi.


                                              2.  SKEMAT E PERIUDHAVE 
      2.1. Skemat e periudhave me bashkërenditje
2..1.1. Periudhat me bashkërenditje mund të jenë të formuara prej dy, tri a më shumë fjalish të pavarura të lidhura njëra me
tjetrën, zakonisht, me lidhëza bashkërenditëse, ndonjëher të përsëritura para secilës prej  tyre:
                    a) Kishte të nxehtë/ dhe i pihej ujë. E kërkova, po s`e gjeta. Ky lajm as e tronditi,/ as i bëri përshtypje Xhemalit.
                   b) Ai herë i binte çairit mes për mes, si ndonjë dem i rëndë, herëzbriste që nga ullishta,/ herëngjitej nga arat nën remë. Lek Dukagjini ushërua pas disa ditësh,/ dhe atëhere Skënderbeu i thirri që të dy,/ dhemezi i pajtoi.




a)                                                   b) 

        2.1.2 Periudhat me bashkërenditje, të përbëra prej tri a më shumë fjalish të pavarura, mund të jenë të formuaraedhe prej bashkimit të një fjalie me një tog fjalish ose prej dy a më shumë togje fjalish në kombinime të ndryshme:
          a) Ata ikën përpjetë/, kurseunë zbrita poshtë/ dhe u futa në kafene. (fjalia e dytë dhe e treta, me lidhje këpujore ndërmjet tyre, dalin si një tog fjalish me lidhje përqasore me fjalinë e parë).
           b) Era vinte që nga shpatet e malit/ dhesulej poshtë luginës së Kolonjës,/ ndërsapemët lëkundeshin (dy fjalitë e para përbëjnë një tog me raporte bashkërenditjeje këpujore, me të cilin bashkohet me raporte kundërshtore – përasore fjalia e tretë ).

a)                                                                    b)



         2.2. Skemat e periudhës asindetike (jolidhëzore)
         2.2.1. Periudhat me fjali të bashkuara pa lidhëza mund të jenë të përbëra prrej dy a, të shumtën e herës, prej tri a më shumë fjalish të pavarura të lidhura ndërmjet tyre nga intonacioni:
           a) Do të këndojmë,/ mos u dëshpëro.
           b) Ishte një fushë me lule shumë,/ nëpërmes saj shkonte një lumë,/ dy qe po kullotnin bar.
           c) Qielli është bërë sterrë,/ hapësira mbushur me re,/ dëbora bije e paprerë,/ dheu bërë i bardhë si ve;/ moti është i egërsuar,/ drurët janë ngarkuar.
a)


b)



c)








     2.2.2.  Periudhat asindetike prej tri a më shumë fjalish mund të jenë të përbëra edhe prej një fjalie të pavarur të bashkuara me  anë të intonacionit me një tog prej dy a më shumë fjalisht të pavarura, ose prej dy togje fjalish të bashkuara asindetikisht në mes tyre:
             a) Vetëm një gjë kërkojmë nga ju:/ mbani kryet lart,/ mos tregoni asnjë shenjë dëshpërimi. (Fjalia e dytë dhe e treta përbëjnë një tog të bashkuar asindetikisht me fjalinë e parë).
             b) Pjesën më të madhe, pothuaj tërë punën e mbaruat:/ Kruja dhe tërë krahina e saj u fitua;/ Dibra dhe malësite u bashkuan me ne;/ armikut s`i mbeti as shenja në fushat tona;/ qëndrojnë vetëm fortesat.

a)


b)





           c) Ia dha drurit,/ u tha;/ ia dha gurit/ u ça. (dy togje fjalish asidentike/ të bashkuara ndërmjet tyre/ asindetikisht, secili i formuar prej dy fjalish):
c)   




                 2.3. Skemat e periudhave me asindetizëm e bashkërenditje
                 Periudha edhe asindetike, edhe e bashkërenditur, mund të jetë e formuar:
         2.3.1. Zakonisht prej dy a më shumë fjalish të pavarua asindetike dhe prej një fjalie të bashkërenditur me fjalitë e mëposhtme:
          Ai ngjeshi duart në tokën e punuar,/ mbushi grushtet me dhe/ dhe i shtriu përpara.



      2.3.2. Nga një tog prej dy a më shumë fjalish të pavarura të bashkërenditura, të bashkuara asindetikisht me një fjali tjetrër të pavarur a me disa jali të tjera të pavarura të bashkërendituranë mes tyre, ose prej një fjalie a dy fjalish të pavarura të bashkërenditura në mes tyre, të bashkuara asindetikisht me një tog prej dy a më shumë fjalish të pavarura të bashkërenditura:
        a) Shkuam gjer afër monumentit/ dhe u kthyem:/ shoku Shemsedin posa ishte ngritur nga tavolina/ b) Makaseni kishte dërguar letër:/ në verë mbaronte mësimet/ dhe kthehej pergjithmonë në Shqipëri. c) U afrua me ngadalë/ dhe e zbuloi;/ dy sy flakë e vështruan/ dhe dy buzë qumështore lëvizin me gu - gu – gu.
a)                                                                   b)
 


 c)


       2.3.3.  Me kombinime të tjera të ndryshme fjalish asindetike e fjalish të pavarura të bashkërenditura:
             a) Mëma dhe motrat qanin/ edhe djemtë i përqafonin,/ gjithnjë pranë i mbanin,/ i puthnin e i pushtonin.  b) Nata edhe s`e kishte ngritur atë pëlhurën e zezë,/ hëna me sy të venitur po perëndonte si rezë;/ ylli i mëngjesit po binte/ e lulet lulëzonin.  c) Historitë e anonimit venecian, Sansovinos dhe Dhimitër frëngu janë të shkurtëra/ dhe s`japin hollësira;/ shëmbëllejnë njëra me tjetrën si tri motra binjake/ dhe kanë pasur një kryeburim që të tria:/ janë ndikuar shumë prej Barletit,/ po ndryshojnë në shumë pika.
     2.4. Përbërja dhe skemat e periudhës me nënrenditje
      Periudha në nënrenditje është periudha e formuar prej fjalish me raporte nënrenditje midis tyre, të bashkuara me anë lidhëzash nënrenditëse a fjalësh lidhëse (përemra e ndajfolje), ndonjëherë edhe drejtpërdrejt:
        Yjet një nga një u venitën si fenerët/ i shuan era. Sa qe gjallë,/ s’u turpërua. Tek dhemb dhëmbi,/ vete gjuha. S’i shkoi asnjerit ndër mend,/ të mblidhte lule. Porsa plaku i tha këto fjalë,/ psheretiu një herë,/ sikur të merrte frymë.
         Kjo periudhë mund të dalë në forma dhe lidhje të ndryshme, me skema strukturore të ndryshme.
        2.4.1. Formën më të thjeshtë të periudhës me nënrenditje e kemi kur ajo përbëhet prej një fjalie kryesore dhe një fjalie të varur, e cila plotëson e sqaron kuptimin e një gjymtyre ose të gjithë fjalisë kryesore në tërësi:
        Realizimi i jetës së lumtur dhe të begatshme varen nga puna jonë, nga kuptimi i mirë dhe kryerja me përpikmëri prej të gjithëve e detyrave/ që na vihen përpara.
          Kur arriti afër kolibeve,/ qafa, faqet dhe balli i Memos ishin bërë të ftohtë si akull.
          Skema e këtyre periudhave është:







                Shënim. Fjalia e varur mund t’u referohet edhe dy a më shumë gjymtyrëve homogjenë:
               Prapa tij dëgjoheshin zëra, zhurmë lopatash e kazmash që gërmonin tokën e tharë.

     2.4.2.   Më shpesh përdoret periudha e nënrenditur e përbërë prej një fjalie kryesore dhe prej dy a më shumë fjalish të varura ose ndërtimesh funksionalisht sinonimike me to.
Këto periudha mund të dalin të një madhësie të ndryshme e në forma të ndryshme nënrenditje. Fjalitë e varura mund të plotësojnë ndonjë gjymtyrë të fjalisë ose një fjalie. Numri i tyre mund të jetë i ndryshëm, të ndryshme janë edhe mjetet edhe mënyrat e lidhjes ndërmjet tyre.
           Format më kryesore të nënrenditjes së dy a më shumë fjalive janë nënrenditja paralele dhe nënrenditja varg ose e varguar. Mund edhe të bashkohen në të njëjtën periudhë nënrenditja paralele e nënrenditja varg.
          2.4.2.1. Nënrenditja është paralele, kur varen drejtpërdrejt nga fjalia kryesore dy a më shumë fjali të varura. Kjo mund të ndodhë kur:
             Lajmet/ që u ishin ardhur ato ditë nga Peza (fjali e varur përcaktore gjithashtu, i referohet fjaliës “lajmet”), të plotësuara aty këtu edhe me gojën e korrierit të ri, që i kish jetuar vetë ngjarjet (fjali e varur përcaktore gjithashtu, i referohet fjalës “e korrierit”), të jepnin zemër. Rrugës mendjen s’e kisha as te qortimi/ që hëngra/ as te kosi/ që do të blija,/ po te lulet që kisha mbjellë (tri fjali përcaktore, që u referohen përkatësisht gjymtyrëve homogjen “qortimi”, ”kosi”,  “lulet”);
               2.4.2.1.2. Fjalitë e varura i referohen gjithë fjalisë kryesore a drejtuese dhe janë funksionalisht të ndryshme:
          Gjersa nuk po i ngrihen sytë (fjali e varur shkakore), nuk po ngrinte as zërin,/ megjithëse heshtja qe rivendosur(fjali e varur lejore);
               2.4.1.3. Fjalitë e varura janë funksionalisht të ndryshme dhe u referohen gjymtyrëve të ndryshme ose njëra një gjymtyrë e tjetra, ose të tjera, fjalisë kryesore në përgjithësi.
              Mjegulla/ që kishte mbuluar fushën(fjali e varur përcaktore, i referohet kryefjalës “mjegulla”) tregonte/ se do të prishej moti (fjali e varur kundrinore, i referohet kallëzuesit ”tregonte”). Ata i kishin thënë tashmë të gjitha fjalët/ me të cilat njerzit mund të merren vesh (fjali e varur përcaktore, i referohet kundrinës “fjalët”),/ megjithëse kishin folur aq pak(fjali e varur lejore, i referohet gjithë fjalisë kryesore);
                 2.4.2.1.4.   Fjalitë e varura i referohen së njëjtës fjali e janë funksionalisht të njëjta, po shprehin gjykime kuptimore të ndryshme:
               Kur arritën në majë të malit,/pritën aty/ gjersa u grumbulluan të gjithë (dy fjali të varura kohore, që shprehin  kuptime kohore të ndryshme).
                2.4.2.1.5.  Fjalitë e varura paralele të një fjalie kryasore, të shumtën e herës, shpërndahën para e pas saj ose hyjnë edhe në mes, por mund të vijnë edhe njëra pas tjerës, përpara ose pas fjalisë kryesore:
    Herën e fundit,/ kur ish takuar me Dekon,/ ky e kish gjetur në oborrne hijen e manit,/ ku kish nxjerrë tryezen. Sido që të ishin ngjarjet e së ardhmes,/ Aliu mendoi/ se duhej të forconte kufijtë ë bregdetit. Luftëthirrja e shqiptarëve, ushtrimat e turmbetave dhe qëllimet e dyfekëve lajmëronin që Skënderbeu ish atje;/ kur turqit ia kishin humbur fare trastën.
           Skema e periudhave me fjali të varura paralele të varura paralele të mësipërme është kjo:
     
Fj. kryesore





            2 Fjali të varura
             2.4.2.2. Në nënrenditjen varg ose të varguar fjalia e varur e pare plotësisht prej një fjalie tjetër të varur, kjo prej një tjetre e kështu më tutje, të lidhura, pra, si unazat e një vargoi. Fjalia që varet nga fjalia kryesore quhet fjali e varur e shkallës së parë; ajo që i nënrenditet kësaj, fjali e varur  e shkallës së dytë; e mëpasmja, fjali e varurt e shkallës së tretë; mund të ketë sado rrallë, edhe fjali të varura të shkallëve të mëtejme:
         Këtë vendim s’ia kishte thënë Adnani,/ kur e kishte lajmëruar (fjali e varur e shkallës së parë),/ që të përgatitej për mbledhjen e organizatës (fjali e varur e shkallës së dytë), ku do të merrej në shqyrtim pranimi i tij (fjali e varur e shkallës së tretë). Po më duket/ se e kërkon nevoja (fjali e varur e shkallës së parë)/ të sqarohen çështjet më me rëndësi, (fjali e varur e shkallës së dytë),/ përpara se të shtroni punën e shoqatës (fjali e varur e shkallës së trerë),/ që duhet ngritur (fjali varur e shkallës së katërt).


      Periudha e fundit ka këtë skemë:

                                                     Fj.kryesore

                                                      Fj.v e shkallës së parë

                                                      Fj. v e shkallës së dytë

                                                       

                                                                                           Fj. v e shkallës së tretë



                       Fj. v e shkallës së katërt







Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels