IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/ 
ÇËSHTJA VRIONI DHE TË TJERËT V.KUNDËR SHQIPËRISË
(Numri i aplikimit 35720/04 dhe 42832/06)

VENDIM
(Kompensim i drejtë)
STRASBURG
7 dhjetor 2010

Ky vendim merr formën e prerë nën rrethanat e paraqitura në nenin 44§2 të Konventës. Ai mund të bëhet subjekt i një rishqyrtimi për qëllime editoriale.

Në çështjen Vrioni dhe të tjerët v.Shqipërisë
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (seksioni i katërt), e mbledhur si një dhomë e përbërë nga:
Nicolas Bratza, President
Lech Garlicki
Liljana Mijovic
David Thor Bjorgvinsson
Ledi Bianku
Mihai Poalelungi
Vincent Anthony de Gaetano, gjykatës
dhe Lawrence Early, Regjistrari i Seksionit
Pasi diskutoi në privatësi më 16 nëntor
Lëshon vendimin e mëposhtëm, i cili u miratua në këtë datë:

PROCEDURA
Çështja e ka fillesën me dy aplikime (nr.35720/04 dhe 42832/06) kundër Republikave të Shqipërisë dhe Italisë të paraqitura në Gjykatë në bazë të nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore (të Konventës) nga dy shtetas shqiptarë, z. Shahin Vrioni dhe z. Oliver Vrioni dhe dy shtetas italianë, z. Dario La Francesca dhe z. Gherardo La Francesca. Aplikuesit u ankuan se ka pasur thyerje të nenit 6 § 1 të Konventës, neni 1 të protokollit nr.1 ndaj Konventës dhe nenit 13 në lidhje me nenin 1 të protokollit nr.1.
Aplikuesit u përfaqësuan nga znj. L.Sula, avokate që e ushtron profesionin e saj në Tiranë. Qeveria shqiptare (Qeveria) u përfaqësua nga agjenti i saj, znj. E. Hajro.
Në vendimin e marrë më datë 29 shtator 2009 (vendimi themelor), Gjykata njoftoi se ka pasur një thyerje të nenit 6§1 të Konventës dhe të nenit 1 të protokollit nr.1 të Konventës në llogari të autoriteteve shqiptare, të cilat nuk zbatuan një vendim të formës së prerë të gjykatës i cili i përcaktonte kompensim aplikantëve në vend të rikthimit të pronës. Më tej, Gjykata hodhi dritë mbi një shkelje të nenit 13 në lidhje me nenin 1 të protokollit nr.1 (Vrioni dhe të tjerët v. Shqipërisë dhe Italisë, nr.35720/04 dhe 42832/06, §§ 48-85, 29 shtator 2009). Gjykata i kundërshtoi ankesat e aplikuesve kundër Italisë si të papajtueshme, ratione personae.
Në bazë të nenit 41 të Konventës aplikuesit kërkuan shuma të ndryshme për t’u kompensuar.
Duke qenë se kërkesa për aplikimin e nenit 41 të Konventës nuk ishte gati për vendim, Gjykata e arkivoi të gjithë çështjen dhe ftoi Qeverinë dhe aplikuesit të parashtrojnë, brenda tre muajve nga data kur vendimi është bërë i formës së prerë sipas nenit 44§2 të Konventës, vërejtjet e tyre me shkrim mbi çështjen dhe në veçanti, të njoftojnë Gjykatën për çdo lloj marrëveshje që mund të arrihet midis tyre.
Si aplikuesit edhe Qeveria i arkivuan vërejtjet brenda afateve që iu ishin përcaktuar. Nuk u gjet asnjë fakt mbi të cilin mund të sigurohej një marrëveshje miqësore.

FAKTET
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES
Më 18 mars 1999 dhe 14 dhjetor 1999 Komisioni për Rikthimin dhe Kompensimin e Pronave në Tiranë (Komisioni) njohu kërkesën e aplikantëve për dy sipërfaqe tokash, respektivisht 1,100 m2 dhe 537 m2. Komisioni shpjegoi se ishte e pamundur që pronarëve t’iu kthehej trualli i tyre origjinal. Ai vendosi t’iu siguronte aplikuesve një truall të lirë me përmasat 1,456 m2, i cili ndodhej brenda hapësirave të zëna nga Ambasada Italiane, dhe iu kërkoi autoriteteve të paguanin për të kompensuar një truall me përmasat 181 m2. Për më tepër, ai urdhëroi që pronësia e aplikantëve mbi këtë tokë të hynte në Regjistrin e Pronësisë së Tiranës.
Aplikantët ndërmorën një veprim civil duke pasur parasysh pamundësinë e tyre për të rimarr truallin prej 1,456 m2. Bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit, në datën 29 tetor 2002, ishte vendosur që aplikuesit duhej të merrnin kompensim në vend të pronës së tyre origjinale në një nga format e përcaktuara nga ligji në përputhje me truallin me përmasat 1,456 m2. Gjykata e Apelit pohoi se meqë trualli ishte pjesë integrale e planeve të Ambasadës Italiane, ai nuk mund të konsiderohej vakant dhe për pasojë nuk mund të shërbente për kompensim për aplikantët. Ky vendim u shqyrtua nga Gjykata e Lartë më 15 qershor 2004. Për pasojë, aplikantët do të merrnin kompensim sipas aktit të pronës për një total toke prej 1,637 m2 .
Detaje të mëtejshme shpjegohen në vendimin themelor.

II. LIGJI VENDOR PËRKATËS
A. Akti mbi çmimin e tokës që kompensohet (ligji nr.7832 i datës 16 qershor 1996 - ligji për çmimin e truallit që kompensohet), “Akti i vitit 1994” Akti i vitit 1994 përmbante kriteret që do të përdoreshin për përcaktimin e kompensimit financiar që do t’u jepej pronarëve të mëparshëm. Sipas aktit të vitit 1994 Tirana do të ndahej në tre zona A, B dhe C. Çmimi i referencës për pronën e pozicionuar në zonën A u përcaktua me 1,600 lekë shqiptare (e gjitha) për metër katror.
B. Vendimet e Këshillit të Ministrave (VKM) mbi hartat e vlerësimit të pronave (vendimi i Këshillit të Ministrave nr.555 i datës 29 shtator 2007; vendimi i Këshillit të Ministrave nr.139 të datës 13 shkurt 2008 dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr.1620 të datës 26 nëntor 2008)
Në bazë të tre vendimeve, dy prej të cilëve u miratuan në 1997-ën dhe një në 2008-ën, Qeveria aprovoi dhe deklaroi hartat e vlerësimit të pronës siç janë listuar më sipër. Hartat, të cilat do të përdoreshin në përcaktimin e shpërblimit të kompensimit financiar nga autoritetet përkatëse, përfshinin çmimin e referencës për metër katror në të gjithë vendin.
Vendimi i parë përcaktoi çmimin e tokës në rajonin e Beratit, Gjirokastrës, Vlorës dhe Dibrës; vendimi i dytë përcaktoi çmimin e tokës për rajonin e Lezhës, Dibrës, Korçës dhe Kukësit; vendimi i tretë përcaktoi çmimin e tokës për rajonin e Fierit, Elbasanit, Tiranës, Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës. Vendimi i katërt përmbante një listë çmimesh të rishikuara për disa qytete të caktuara. Sipas atij vendimi, çmimi i referencës për metër katror për zonën në të cilën pozicionohej prona e aplikuesit u vlerësua me 180,000 e gjitha.

LIGJI
Neni 41 i Konventës pohon:  “Nëse Gjykata zbulon se ka pasur shkelje të Konventës ose të protokolleve, dhe nëse ligji i brendshëm i Palës së Lartë Kontraktuese lejon të bëhet vetëm një shlyerje e pjesshme, po të jetë e nevojshme, Gjykata do të sigurojë kompensim për palën e dëmtuar”.

A. Dëmi
1. Parashtrimet e palëve
a. Aplikuesit
Aplikantët vlerësuan me 3,916,200 euro dëmin monetar dhe me 200,000 euro dëmin jomonetar. Aplikantët pohuan se kompensimi duhej të përcaktohej në bazë të totalit të truallit prej 1,637 m2 duke përfshirë truallin prej 182 m2. Ata pohuan se e drejta e tyre për kompensimin e të gjithë kësaj sipërfaqe toke iu ishte njohur nga vendimet e Komisionit të vitit 1996 dhe 1999.  Aplikantët dëshironin që dëmi monetar të llogaritej në bazë të vlerës së tregut të tokës në fjalë. Ata nuk binin dakord me propozimin e Qeverisë për t’i aplikuar kriteret e cituara në këtë vendim Gjykate, në çështjen e Guiso-Gallisay v. Italisë (kompensim i drejtë) (vendimi nr.58858/00, §§ 103-105, 22 dhjetor 2009), duke argumentuar se atyre nuk iu ishte shpronësuar asnjëherë toka ashtu siç kishte ndodhur me aplikuesit në çështjen Guiso-Gallisay kundër Italisë, nr.58858/00, §§ 78-97, 8 dhjetor 2005. Gjatë negociatave me Qeverinë, aplikuesit kishin parashtruar tre metoda për llogaritjen e dëmit monetar. Në fund, ata propozuan se çmimi i referencës për metër katror për llogaritjen e dëmit monetar duhej të ishte 1,500 euro. Sipas tyre, ky çmim korrespondonte me çmimin e referencës për metër katror në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1620 të datës 26 nëntor 2008. Duke u bazuar mbi këtë vendim të Këshillit të Ministrave, aplikuesit kontestuan propozimin e Qeverisë për të aplikuar çmimin e referencës prej 1,600 e gjitha, për metër katror, ashtu siç ishte përcaktuar në aktin e 1994-ës. Më tej, aplikantët kërkuan që humbja e përfitimeve t’i shtohej shumës së dëmit monetar. Ata shpjeguan se pozicioni i pronës së tyre do të tërhiqte investitorët e pronave të ndërtonin godina të larta, ashtu siç kishte ndodhur me një truall ngjitur me truallin e tyre. Si rezultat i kësaj, ata do të kishin përftuar përfitime të larta. Aplikuesit parashtruan një kontratë investimi, të cilën e kishin përfunduar më 17 maj 2010 me një kompani ndërtimi. Për më tepër, humbja e përfitimeve duhej të përfshinte qiranë që ata do të kishin përfituar duke e lëshuar tokën me qira. Së fundmi, aplikuesit kërkuan që të aplikohej një shkallë interesi duke filluar nga viti 1996, vit në të cilin ata kishin institucionalizuar procedurat ligjore.
Si përfundim, vlerësimet e aplikuesve për dëmin monetar ishin si më poshtë:
Një truall me përmasat 1,456 m2 x 1,500 euro m2                                         2,184,000 euro
Vlera e qerasë për periudhën 1 qershor 1996 - 1 qershor 2006                       535,500 euro
Vlera e qerasë për periudhën 1 qershor 2006 - 1 qershor 2010                       274,200 euro
Një truall me përmasat 181 m2                                                           271,500 euro
Interesi bankar për qiranë e vlerësuar për periudhën
1 qershor 2006 - 1 qershor 2010-651,000 euro
Totali   3,916,200 euro




b. Qeveria
 Qeveria pohoi se aplikuesve iu ishte dhënë e drejta për kompensim për një truall me përmasat 1,456 m2, ashtu siç ishte vendosur nga gjykatat kombëtare. Ata e kundërshtuan kërkesën e aplikuesve për t’u kompensuar edhe për truallin me përmasat 181 m2, i cili sipas tyre, nuk kishte qenë objekti i kontrollit të Gjykatës në vendimin e saj fillestar.
Qeveria përpunoi dy metoda për llogaritjen e dëmit monetar. Sipas metodës së parë të përllogaritjes, ata propozuan përdorimin e çmimit të referencës për metër katror, siç ishte miratuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave për hartat e vlerësimit të pronës.  Metoda e dytë e përllogaritjes, të cilën ata e përkrahnin më shumë, bazohej mbi këtë vendim të Gjykatës në çështjen Driza v. Shqipërisë, nr.33771/02, § 137, ECHR 2007-XII , të cilat i referoheshin “çmimeve ... të tregut të pronave në kohën e vendimeve të rëndësishme (vendore)”. Më tej Qeveria u mbështet mbi principin e kohëve të fundit, të miratuar nga Dhoma e Madhe e Gjykatës në çështjen Guiso-Gallisay v. Italisë (kompensim i drejtë), i cituar më sipër, sipas së cilit “data e cila duhet të merret në konsideratë për përcaktimin e dëmit monetar nuk duhet të jetë ajo datë në të cilën lëshohet vendimi i Gjykatës, por ajo datë në të cilën (aplikuesit) humbën pronësinë e tokës”.
Si pasojë, duke iu referuar aktit të vitit 1994 i cili vazhdoi të aplikohej edhe kur e drejta e aplikuesve më në fund u njoh nga vendimi i Gjykatës së Lartë më 15 qershor 2004, Qeveria deklaroi se çmimi i referencës duhej të ishte 1,600 e gjitha për metër katror (shiko paragrafin 10 më sipër). Ata e kundërshtuan aplikimin e çmimeve të referencës të përfshirë në hartat e vlerësimit të pronës në vitin 2008, i cili ishte miratuar si rezultat i masave të përgjithshme të përcaktuara nga Gjykata në vendimin Driza (shiko paragrafin 126 të vendimit). Megjithatë, ata shtuan se të tilla harta ishin përdorur së fundmi për të llogaritur shpërblimin e kompensimit financiar për pronarët e mëparshëm dhe ato reflektonin vlerën reale të tregut, e cila kishte pasur tregues si të interesit po ashtu edhe të inflacionit.
Qeveria e konsideroi si hipotetike deklaratën e aplikantëve në lidhje me konstruksionin e një ndërtese të lartë në truall dhe humbjen e përfitimeve përkatëse. Fillimisht, ata argumentuan se prona e aplikuesve i ishte shitur Ambasadës Italiane. Së dyti, konstruksioni i një ndërtese do të varej nga lëshimi i një leje ndërtimi, por gjithsesi nuk kishte garanci se ajo do të sigurohej.  Më tej, Qeveria mbështeti mendimin se humbja e përfitimit duhej të llogaritej në bazë të një shkalle të interesit vjetor bankar, i cili aplikohej te dhënia e kompensimit. Megjithatë, ata nuk ranë dakord si me aplikuesit ashtu edhe me përllogaritjen e qerasë që ata do të kishin përftuar nëse do ta kishin dhënë pronën me qira.
Qeveria propozoi që aplikuesve t’i jepej 21,000 euro për dëmin jomonetar.
a) Parimet e aplikueshme
Gjykata shpjegon se një vendim në të cilin gjendet një thyerje e ligjit e vendos shtetin përgjegjës përpara një detyrimi ligjor për t’i dhënë fund thyerjes dhe për të kompensuar pasojat e tij në mënyrë të tillë që ta rimëkëmbë sa më shumë të mundet situatën drejt gjendjes së mëparshme.
Shtetet kontraktuese të cilat janë palët e një çështjeje, në parim janë të lira të zgjedhin mjetet me anë të të cilave ato do të procedojnë me një vendim tek i cili Gjykata ka gjetur një thyerje. Kjo pavarësi ashtu si edhe mënyra e ekzekutimit të një vendimi reflekton lirinë e zgjedhjes, bashkëngjitur me detyrimin parësor të shteteve kontraktuese nën Konventë për të garantuar liritë dhe të drejtat (neni 1). Nëse natyra e shkeljes lejon restitutio in integrium, përgjegjësia i kalon shtetit përkatës. Nëse, ligji kombëtar nuk lejon-ose lejon pjesërisht-kompensimin për pasojat e shkaktuara nga thyerja e ligjit, neni 41 i jep të drejtën Gjykatës të mbështesë palën e dëmtuar me aq kompensim sa e gjykon ajo të arsyeshme.  Midis çështjeve që Gjykata merr në konsideratë për kompensim janë dëmet monetare (humbjet vijnë si rezultat direkt i shkeljeve të deklaruara), dëmet jomonetare (kompensim për ankthin, shqetësimin dhe pasigurinë të shkaktuara nga shkeljet e bëra), si edhe humbjet e tjera jomonetare (shiko, midis autoriteteve të tjera, Ernestina Zullo v. Italisë, nr.64897/01, 25, 10 nëntor 2004). Për më tepër, nëse një ose më shumë dëme nuk llogariten siç duhet, ose dallimi midis dëmit monetar dhe jomonetar është i vështirë për t’u bërë, Gjykata mund të vendosë të bëjë një vlerësim të përgjithshëm.  Gjykata vë re se Qeveria përgjegjëse ka ngritur dy linja kryesore për argumentim. E para ka të bëjë me truallin që duhet kompensuar dhe e dyta mbështetet mbi metodën për llogaritjen e dëmit monetar. Për pasojë Gjykata do të marrë në shqyrtim dy çështjet e mëposhtme.
b) Qëllimi i çështjes
Gjykata thekson se në vendimin themelor vihet re një shkelje e nenit ­6 § 1 të Konventës dhe nenit 1 të protokollit nr.1 të Konventës në lidhje me dështimin e autoriteteve për të kompensuar aplikuesit në vend të rikthimit të pronave të tyre, duke mos zbatuar kështu vendimin e formës së prerë të gjykatës vendore në favor të aplikuesve . Gjykata, gjithashtu, thekson se vendimi i formës së prerë marrë nga gjykata vendore i njeh aplikuesve të drejtën për kompensim vetëm për 1,456 m2. E drejta e tyre për kompensim për truallin me sipërfaqe 181 m2, siç ishte pranuar nga vendimet e Komisionit, nuk u mor në konsideratë.
Kështu, Gjykata do të kontrollojë përllogaritjen e dëmit monetar për truallin prej 1,456 m2. Në lidhje me të dhënat përkatëse në vendimin themelor, nuk është bërë asnjë ankesë për sa i përket mospagimit nga ana e autoriteteve të kompensimit ndaj aplikuesve për truallin me përmasa 181 m2.
c) Metoda e përllogaritjes
Gjykata vë re se në çështjen aktuale restitutio in integrum nuk mund të aplikohet mbi masat e marra nga gjykatat vendore. Për këtë arsye gjykatat vendore urdhëruan që aplikuesit të kompensoheshin sipas aktit të pronës. Në lidhje me këtë, Gjykata do të bëjë një rishikim të kompensimit.
Gjykata nuk mund të pranojë propozimin e shtetit përgjegjës për aplikimin e metodës së përllogaritjes së dëmit monetar sipas mënyrës së miratuar nga Dhoma e Madhe e Gjykatës në çështjen e Guiso-Gallisay (kompensim i drejtë), i cituar më sipër. Vihet re se në gjykimin e Guiso-Gallisay i datës 8 dhjetor 2005, dhe në çështje të tjera italiane të ngjashme në lidhje me shpronësimin e ndërtimeve, një autoritet publik kishte zënë tokën për të bërë punime publike pa plotësuar më parë procesin formal të shpronësimit. Si rezultat i kësaj, pronësia i kalonte automatikisht autoritetit publik ose pas përfundimit të punimeve ose pas një periudhe të caktuar kohe, në varësi të rrethanave. Ndryshe nga çështja Guiso-Gallisay, çështja aktuale nuk ka të bëjë me shpronësimin e ndërtimeve.
Gjykata thekson se në këtë çështje, është mospagimi i kompensimit dhe jo mënyra e paligjshme e përftimit të tokës, si në çështjen Guiso-Gallisay, e cila përbën thyerjen e nenit 6 § 1 dhe nenit 1 të protokollit nr.1 të Konventës.
Në përllogaritjen e shumës së dëmit monetar, Gjykata shpjegon se, në bazë të rrethanave specifike të kontekstit shqiptar, do të ishte më mirë që të mos përdorej metoda e përllogaritjes së përshkruar në çështjen Driza (cituar më sipër, §137) sipas së cilës shuma e kompensimit duhet të korrespondojë më vlerën e truallit në kohën kur janë marrë vendimet e autoriteteve vendore. Gjykata vëren se në atë kohë hartat e vlerësimit të tokave nuk ekzistonin. Shteti përgjegjës duhej t’i miratonte me urgjencë të tillë harta, me qëllimin e vetëm për të përllogaritur shumën e kompensimit financiar dhe për të shmangur ndonjë spekulim të përmendur nga Gjykata sipas nenit 46 të Konventës. Gjykata vë re me interes se autoritetet kanë miratuar hartat e vlerësimit të pronave për të gjithë territorin e Shqipërisë. Çmimi i referencës, ashtu siç ishte theksuar nga Gjykata, reflekton vlerën reale të tregut dhe përmbante tregues si të interesit ashtu edhe të inflacionit në kohën e miratimit të hartave. Kështu, Gjykata do t’i mbështesë përllogaritjet e saj për dëmin monetar mbi hartat e vlerësimit të pronave të miratuara sipas rajonit të Tiranës në vitin 2008.  Gjykata e hedh poshtë kërkesën e aplikuesve për kompensim për dëmin e shkaktuar nga pamundësia për përdorim dhe zotërim të truallit. Ajo vë re se vendimet e gjykatave vendore ishin të qarta për sa i përket kompensimit të aplikuesve në vend të rikthimit të pronës, kështu që aplikuesit nuk mund t’i interpretojnë ato vendime si një mundësi e mëvonshme që ata të mund ta japin me qira tokën apo të ndërtojnë një godinë në të. Duke marrë parasysh këto faktorë si edhe duke qenë racional në vendimmarrje, Gjykata e konsideron të arsyeshme t’i akordojë aplikuesve 1,900,000 euro për dëmin monetar dhe jomonetar, plus edhe çdo taksë tjetër, e cila mund t’i ngarkohet kësaj shume.
B. Kostot dhe shpenzimet
Aplikuesit deklaruan një shumë të përafërt prej 18,000 eurosh për kostot dhe shpenzimet e bëra gjatë procedurave vendore dhe atyre në Strasburg. Megjithatë, ata nuk mundën të paraqisnin dokumente mbështetëse.
Qeveria pranoi se shumat e deklaruara nuk kishin baza për t’u vërtetuar.
Sipas ligjeve për çështjet e Gjykatës, një aplikues rimbursohet për kostot dhe shpenzimet e tij, për aq kohë sa vërtetohet se ato janë bërë në të vërtetë dhe janë bërë sipas nevojave dhe situatës (shiko Gjyli v. Shqipërisë, nr.32907/07, § 72, 29 shtator 2009). Së fundmi, rregulli 60 §§ 2 dhe 3 të rregullave të Gjykatës përcakton se aplikuesit duhet të bashkëngjisin me kërkesat e tyre për kompensim “çdo dokument tjetër mbështetës”, në të kundërt Gjykata “mund t’i kundërshtojë kërkesat në tërësi ose pjesërisht”.
 Në lidhje me çështjen konkrete, Gjykata nuk akordon ndonjë shumë për kostot apo shpenzimet, duke qenë se aplikuesit nuk paraqitën ndonjë dokument, si për shembull, fatura të artikujve apo invoise.
C. Interesi i papaguar
Gjykata e shikon si të arsyeshme që interesi i papaguar të bazohet në shkallën margjinale të huas sipas Bankës Qendrore Europiane, duke iu shtuar tre për qind.



PËR KËTO ARSYE, GJYKATA, NË UNANIMITET

1. Vendos:
a) se shteti përgjegjës duhet t’i paguajë aplikuesit së bashku, brenda tre muajve nga data në të cilin vendimi bëhet i formës së prerë në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, 1,900,000 euro (një milion e nëntë qind mijë euro) bazuar në dëmin monetar, plus edhe çdo taksë që mund të jetë e tatueshme, duke i konvertuar në sistemin monetar vendas të shtetit përkatës sipas normave që aplikohen në datën e bërjes së pagesës;
b) që prej përfundimit të tre muajve të sipër përmendur deri në momentin e pagesës interesi do të paguhet sipas shumës së mësipërme me një vlerë të njëjtë me vlerën margjinale të huas së Bankës Qendrore Europiane gjatë periudhës së mospagimit plus tre për qind;
2. Heq nga përgjegjësia e vet kërkesën e aplikuesit për kompensim.
E mbajtur në anglisht dhe në formë të shkruar, më 7 dhjetor 2010, në bazë të rregullit 77 §§
2 dhe 3 të rregullave të Gjykatës.




http://eseshkolle.blogspot.com/

Homotetia

Zgjerim është një lloj i transformimit gjeometrike që ishte në sfond, kur ai erdhi ngjashmërinë e figurave.Megjithatë, ajo është një aleat i fortë për zgjerimin ose zvogëlimin e figurave gjeometrike. Në përgjithësi, kur të aplikoni përhapje në disa projektimit, karakteristika kyçe të tilla si formë dhe kënd, janë ruajtur; por madhësia foto është ndryshuar. Kjo marrëdhënie mund të shpjegohet përmes derivim greke të përhapje fjalës, ku Homos do të thotë të barabartë , dhe thetós vendosur , dmth homothetic shifrat janë vendosur në një distancë të barabartë me "diçka". Makina fotokopjuese që e bëjnë zgjerimet ose reduktime në përgjithësi përdorin përhapje si një parim në operacionin e tij. Më poshtë unë të shqyrtojmë pak më shumë për shifrat homothetic:




Raporti zgjerim midis segmenteve AB , AB " dhe AB''
Në fig mësipërme, ka një segment AB i cili për të krijuar një thyerjen fije qe ka dy herë segment. Për ta bërë këtë, ajo krijon segment AB " , të theksuara në të kuqe në figurën e mësipërme. Kështu, mund të thuhet se:
AB ' = 2. AB ou ainda
AB = 1
Ab ' 2
Në këtë rast, ka një homothety me qendër në A. Pika B 'quhet imazhin (ose homothetic ) pikën B.
Në qoftë se ju të kërkuar për të nxjerrë një segment të ri që kishte trefishtë segmentin fillestar, segmenti do të jetë AB'' , të theksuara në të gjelbër në figurën, që i përgjigjet tri herë gjatësinë e AB . Kështu, këto segmente ekzistojnë mes normën e mëposhtme:
AB'' = 3. AB ou ainda
AB = 1
AB'' 3
Në këtë rast, ka një homothety me qendër A dhe pikës B'' është imazhi i pikën B ose homothetic pikën B.



NGJASHMERIA

Dy objekte gjeometrike janë quajtur të ngjashme në qoftë se ata të dy kanë të njëjtën formë , ose e ka të njëjtën formë si imazh pasqyrë e tjetrit. Më saktësisht, mund të merret nga të tjera duke uniforme shkallë(zgjerimit apo tkurrjes), ndoshta me shtesë përkthim , rotacioni dhereflektim . Kjo do të thotë se ose objekti mund të rescaled, ripozicionuar, dhe pasqyrohen, në mënyrë që të përkojë pikërisht me objekt tjetër. Nëse dy objekte janë të ngjashme, secili është në harmonime rezultat i një shkallë uniforme të tjera.
Për shembull, të gjitha qarqet janë të ngjashme me njëri-tjetrin, të gjithasheshet janë të ngjashme me njëri-tjetrin, dhe të gjitha trekëndëshat barabrinjës janë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, elipse janëjo të gjitha të ngjashme me njëri-tjetrin, 
 Nëse dy kënde të një trekëndësh të ketë masa të barabarta për masat e dy kënde të një trekëndësh, atëherë trekëndëshat janë të ngjashme. Korresponduese anët e poligone të ngjashme janë në proporcion, dhe kënde korresponduese të poligone të ngjashme kanë të njëjtën masë.






                                              
   



                                        



                
                                    


Gjenetika dhe Kanceri i Gjirit

Kanceri i gjirit eshte kanceri me i zakonshem qe diagnostikohet tek grate pas kancerit te lekures dhe eshte ne vendin e dyte per sa i perket vdekjeve nga kanceri, pas atij te mushkerive. Shume gra me kancer te gjirit kane anetare te familjes me histori kanceri te gjirit, dhe shkencetaret mendojne qe kjo dobesi ndaj kancerit te mushkerive ka nje perberje gjenetike (te trasheguar). Mutacionet (ndryshime gjenetike te trasheguara) e 2 gjeneve (segmente te ADN-s qe jane njesi biologjike te trashegimise) duket se jane pergjegjes ne rreth 5% te kancereve te gjirit qe diagnostikohen çdo vit ne Shtetet e Bashkuara.
           

Mundesia eshte me e larte  per  tu rrezikuar nga kanceri eshte nese :
-          Ne familje jane 3 ose me teper gra me kancer te gjirit ne nje brez te vetem.
-          Ne familjen tuaj , grate zhvillojne kancer te gjirit ne nje moshe me te re (me te re se 50 vjeç)
-          Kanceret e gjirit ne familje shpeshhere gjenden ne te dy gjinjte.
-          Ka raste kanceresh te gjirit dhe vezoreve ne te njejten familje.
               
Nuk ke ç’të bësh kur ke një trashëgimi të caktuar gjenetike
nga të parët e tu, pasi nuk mund të ndryshohet ajo që të
është përcjellë. BRCRA1 është gjeni që tregon predispozitën
e lartë të dikujt për kancer gjiri dhe ky gjen është lehtësisht
i identifikueshëm. Ky gjen është shumë i rrallë tek ata njerëz
që nuk e kanë gjenetikisht prirjen për kancerin e gjirit. E
vetmja gjë që mund të bëjmë në një rast të tillë është identifikimi
i hershëm i gjenit dhe marrja e masave për të shmangur
çdo gjë që mund të ndihmonte në aktivizimin e tij
Kanceri i gjirit është ndërmë të përhapurit nëbotë dhe çka përbënme të vërtetë një faktshqetësues është shtimi i numrittë grave të sëmura gjithnjë e mëtepërPërqindjen më të lartë e kanë gratë e veriut dhe të perëndimittë Evropës, si dhe të veriuttë kontinentit amerikan, ndërsamë pak të prekura janë ato që banojnë në vendet afrikane dheaziatike. Historikisht, metoda për luftimin e kancerit të gjirit,siç ndodh edhe në shumë lloje t tjera kanceresh, është diagnostikimii hershëm dhe trajtimi me
medikamentet e duhura. Por, gjithnjë e më shumë, po vihet re mundësia e parashikueshmërisësë rrezikut individual dhe veprimetqë duhet të ndërmerren për
parandalimin e tij.




Gjenetika
Një faktor shumë i rëndësishëm është edhe predispozita gjenetike e individëve ndaj një sëmundjeje të tillë, çka përbën një faktor të cilin nuk mund ta
kontrollosh dot. Nuk ke ç’të bësh kur ke një trashëgimi të caktuar gjenetike nga të parët e tu, pasinuk mund të ndryshohet ajo që të është përcjellë. BRCRA1 është
gjeni që tregon predispozitën e lartë të dikujt për kancer gjiri dhe ky gjen është lehtësisht I identifikueshëm. Ky gjen ështëshumë i rrallë tek ata njerëz që nuk e kanë gjenetikisht prirjen për kancerin e gjirit. E vetmja gjë që mund të bëjmë në një rast të tillë është identifikimi I hershëm i gjenit dhe marrja e masave për të shmangur çdo
gjë që mund të ndihmonte në aktivizimin e tij. Është plotësisht e mundur mbajtja e një mënyre jetese që shmang në maksimum lindjen dhe përhapjen e kancerit.Ndërsa për ato gra që nuk e kanë një gjen të tillë, do të ishte e mjaftueshme një mamografi e
herëpashershme mbi moshën 40 vjeç. Nëse jeni të prirur gjenetikisht, atëherë kontrolli duhet të jetë më i shpeshtë dhe duhen marrë disa lloj mjekimesh të
shoqëruara me mënyra jetese të përshtatshme.






Mjekimet parandaluese
Me të identifikuar gjenin kanceroz, mund të nisni marrjen e disa mjekimeve për ta
parandaluar “zgjimin” e tij. Një nga karakteristikat e kancerit është se të krijon përshtypjenfillestare të një sëmundjeje inflamatore. Në këtë rast, një masë
parandaluese do të ishte marrja e mjekimeve anti-inflamatore. Ndër to mund të përmendim një dozë të ulët të aspirinës. Ka  disa mjekë që nuk e rekomandojnë një gjë të tillë, megjithatë kjo kurë parandaluese është shumë e përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kurë parandalon edhe sëmundjet e zemrës. Për momentin, mjekimi më i përdorur parandalues për kancerin e gjirit është Tamoxifeni,
një anti-inflamator shumë i fuqishëm. Aktualisht shumë  institute kërkimore mjekësore po merren me krijimin e ilaçeve parandaluese për kancerin e
gjirit, të cilat ende nuk kanë dale në treg, por pritet brenda një kohe të shkurtër. Kanceri i gjirit është një sëmundje që ka të bëjëshumë me gjendjen hormonale të gruas gjatë stadeve të jetës së saj, ndaj përdorimi i hormoneve të caktuara është një nga masat që mund të rekomandohen në të ardhmen për parandalimin
e kancerit. Vështirësia e përdorimit të medikamenteve parandaluese nuk qëndron tek ato, por te vështirësia e identifikimit të gjenit kanceroz BRCRA1. Nuk
ka ende një mënyrë efikase për identifikimin e këtij grupi njerëzish, ndaj edhe medikamentet parandaluese, sado efikase që mund të jenë, duhet të përdoren
me shumë kujdes.


Lindja e fëmijëve
Një nga teoritë që shpjegon rritjen e numrit të të sëmurave me kancer gjiri në të gjithë
botën, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe gjysmë të zhvilluara është sjellja në jetë e fëmijëve në një moshë të vonë. Duket se pasja e një fëmije në moshë të hershme është një “masë” parandaluese. Madje, sa më herët, aq më mirë. Megjithatë bëhet fjalë vetëm për statistika. Ndoshta shumë statistika që lidhen me kancerin e gjirit janë
vetëm koincidenca dhe nuk kanë të bëjmë me kancerin, por gjithsesi nuk mund të përjashtohet fakti se ato janë një mundësi. Nëse një grua e ushqen me gji fëmijën
e saj, mendohet se trupi prodhon hormone mbrojtëse për kancerin e gjirit. Zakonisht grate i ushqejnë fëmijët gjatë moshës 29, apo 30 vjeç dhe kjo bën që ato të jenë shumë më të mbrojtura në pjesën tjetër të jetës. Ushqimi I fëmijës me qumësht gjiri është masë mbrojtëse për moshën kur kanceri i gjirit ka më shumë gjasa që të shfaqet, pra për moshën 50-60 vjeçare. Mendohet se ky veprim i mbron gratë në fazën fillestare të sëmundjes. Nëse të gjitha gratë do të ushqenin fëmijët e tyre për një kohë të gjatë
me gji, atëherë, sipas statistikave, në 20 gra të diagnostikuara me kancer
gjiri do të shpëtonte njëra, ose e thënë ndryshe do të kishte një përmirësim prej 5  perqind të shifrës .




Kanceri I zorreve

Disa të gabimet rralla në dy gjene të ADN-së lidhen ngushtë me kancerin e zorrëve.
Shkencëtarë nga universiteti i Oksfordit renditen të gjithë gjenet e ADN-së të 20 personave nga familje me histori të kancerit të zorrëve. 8 nga 20 personat kishin zhvilluar kancer në zorrë, ndërsa pjesa tjetër kishte një kushëri të parë parë me këtë sëmundje. Rezultatet e studimit që u publikuan në revistën Nature Genetics, tregojnë se të gjithë ata që kishin një të metë në gjenet POLE dhe POLD1 u prekën nga kanceri në zorrë ose kishin shenja parakanceroze.
Për të konfirmuar rezultatet, shkencëtarët vëzhguan për të meta të këtyre dy gjeneve në 4 mijë persona me kancer të zorrëve, dhe në rreth 7 mijë të tjerë pa këtë sëmundje.
         

Tek njerëzit pa kancer të zorrëve, nuk u gjet asnjë nga gabimet gjenetike, ndërsa një defekt në gjenin POLE u gjet tek 12 persona në grupin e njerëzve me kancer të zorrëve, dhe tek 1 person që kishte defekt në gjenin POLD1.
Studimi gjithashtu sugjeron se të metat në gjenin POLD1 mund të shtojnë rrezikun për kancer në mitër dhe kancer në tru, pasi 7 persona në studim u diagnostikuan me kancer në gji dhe 1 person u prek nga 2 tumore në tru.
Autorët thonë se këto gabime gjenetike janë te rralla, por nëse një person i trashëgon, gjasat për kancer në zorrë janë të larta. Nga analizimi i personave me histori familjare me këtë kancer, mjekët mund të identifikojnë ata që janë në rrezik të lartë dhe keshtu mund të përpiqen për të parandaluar sëmundjen duke përdorur kolonoskopy dhe metoda te tjera.
POLE dhe POLD1 janë 2 gjenet e përfshira në proceset që riparojë ADN-në. Nëse këto gjene nuk funksionojnë siç duhet, ADN-ja e një personi mund të dëmtohet, duke çuar në ndryshime gjenesh që shkaktojnë kancerin e zorrëve.
Sipas autorëve, studimi gjithashtu tregon se shkencës i mbetet ende shumë për të mësuar në lidhje me gjenet që rrallë gabojnë, dhe se në ç’mënyrë këto gabime rrisin rrezikun e një personi nga kanceri i zorreve.
                                       



Rreth Industrisë Ruse

Ne Rusi industri te cilat konsiderohen si konkuruese jane ato te naftës e gazit, minierave, përpunimit te gurëve të çmuar dhe metaleve, ndërtimin e avioneve, të prodhimit të hapësirës ajrore, armëve dhe prodhimin e makinerive ushtarake, inxhinieri elektrike, industrinë e automobilave, transportin, rrugëve dhe prodhimit te makinerive bujqesore, industri te lehta etj.
Industrite kimike ne Rusi
Industrisë kimike ne Rusi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Industria kimike ofron lëndëve të para kimike si fosforitet, kripëra të përbashkëta dhe kalium, squfur dhe disa produkte të tjera. Kimia themelore dhe kimia e sintezës organike jane disa nga deget e kimise Ruse.
Kimia themelore përfshin prodhimin e plehrave minerale, klor, natriumi, acid sulfurik dhe produkteve të tjera. Kimia e sintezës organike përfshin prodhimin e gomës sintetike, plastikës, dhe fibrave kimike.
Të gjitha kripëra kalium janë minuar në fushën e madhe në Solikamsk (në veri të Perm Oblast) me pleh prodhuar në qytetet e Solikamsk dhe Berezniki. Një tjetër fushë e madhe e materialit fosfat është e vendosur në Egoryevskoye, Oblast Moskë. Shumica e plehrave azotike janë prodhuar në Tula Oblast, Smolensk rajon, Togliatti, Novgorod. Prodhimi i gomës sintetike është e vendosur në Yaroslavl, Voronezh, Efremov, rajoni Tula, dhe Kazan. Më vonë ajo u shfaq në rajon Vollga, Uralet, dhe Krasnoyarsk. Prodhimi i plastikës është vendosur në rajonin e  Vollges dhe Siberise perëndimore.
Industrite minerale dhe e perpunimit te energjise elektrike
Lëndë djegëse dhe energjisa elektrike sherben  për të gjithë sektorët e ekonomisë dhe siguron zhvillimin ekonomik. Produktet e karburantit dhe te energjisë komplekse janë aktualisht eksporti kryesor i Rusisë. Lëndë djegëse dhe energjia komplekse sherbejne per nxjerrjen dhe përpunimin e lëndëve djegëse të ndryshme dhe prodhimin e energjisë elektrike. FEC gjithashtu përfshin industri të angazhuar në prodhimin, transportimin, përpunimin e burimeve primare të energjisë (naftë, gaz, qymyr). Rusia është prodhuesi i dytë më i madh i energjisë elektrike, pas Shteteve të Bashkuara, dhe i treti pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në konsumin e energjisë së brendshme. Rusia eksporton pothuajse 40%  te resurseve primare te energjise.
Rëndësia e prodhimit të gazit për industrinë e vendit është në rritje. Mbi 85% e gazit është prodhuar në Siberine lindore dhe pastaj eksportuar në shtetet baltike dhe jashtë vendit.
Rezervat e qymyrit në Rusi janë më të medhenjte në botë; potenciali i energjisë i industrisë së qymyrit është shumë më e lartë se sa industria e naftës.
 Ndërtimi makinave në Rusi
Ndërtimi i makinave  është industria kryesore në Rusi, e cila është përqendruar kryesisht në Moskë, Shën Petersburg, Uralet, dhe  Siberine perëndimore. Ai i siguron të gjitha industritë e tjera me pajisje dhe makineri. Ndertimi i makinave ze pothuajse 30% te ekonomise ruse.  Industritë e ndërtimit te makinava kanë një strukturë mjaft komplekse që përbëhet nga mbi 70 degë. Më të rëndësishme janë elektronike, kompjuterike, robotikë, ndërtimin e makinës bujqësore dhe të transportit, prodhimin e makinave , ndërtimin e avionit, ndërtimin e anijeve etj


Metalurgjia ne Rusi
Kompleks Metalurgjik i Rusisë përfshin nxjerrjen e mineraleve metalike, pasurimin e tyre dhe shkrirjen metalike. Kjo industri përfshin metalurgjine e metalit dhe jometalike. Më shumë se 90% e metaleve të përdorura në ekonominë kombëtare janë metaleve me permbajten kryesore celik.. Në industrinë e çelikut bejne pjese llojet e mëposhtme të ndërmarrjeve: e ciklit të plotë te  bimëve metalurgjike, ato te prodhimit te gizës, çelikut , e lidhjeve te hekurit me kromin, mangan, silikon dhe elementë të tjerë; metalurgji te lehta te celikut etj.
Volumi i metalurgjise se metaleve jo te hekurta jane me te ulta se ato te hekurit. Por çmimi i produkteve të saj është shumë më e lartë. Midis tyre janë jo-metale të rënda (bakër, zink, plumb, nikel, krom), ato me peshe te lehte (alumin, magnez, titan), ato qe sherbejne si lidhje (e përdorur si një shtesë të çelikut - tungsten, molibden, vanadium), dhe metale të çmuar (ar, argjend, platin).
Qendër e madhe e minierave dhe shkrirjes së mineraleve të bakrit është Norilsk. Rezervat më të mëdha të aluminit janë të vendosura në Krasnoyarsk e cila ofrojn rreth gjysmen  e aluminit të Rusisë.




http://eseshkolle.blogspot.com/Energjia  në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet.
Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë "J", për nder të Xhejms Xhaulit.
Puna dhe ngrohtësia kanë të njëjtën njësi energjie, por janë koncepte fizike krejtësisht të ndryshme.
Energjia ndodhet në çdo sistem mekanik të veçuar.
Format e energjisë
Energjia kinetike
Objektet që lëvizin kanë energji kinetike, energjinë e lëvizjes. Sa më shpejt të lëvizë diçka, aq më shumë energji kinetike ka. Ndërsa kur e ul shpejtësinë, ajo humbet energji kinetike. Ne jetën e përditshme , hasim shumë shpesh në raste që kanë të bëjnë me energjinë kinetike. Për njehsimin e energjisë kinetike përdorim formulën:
Energjia potenciale
Është trajtë e energjisë mekanike e kushtëzuar prej pozitës reciproke të trupave ose të molekulave të njëjtit tip. Energji potenciale kanë trupat të cilët janë të aftë të kryejnë punë për shkak të pozitës, p.sh. Teli i lakuar, tjegullat në kulm, librat në rafte etj.
Shndërrimi i energjisë
Energjia nuk mund të krijohet apo shkatërrohet. Kjo do të thotë se sasia e energjisë në Gjithësi është gjithnjë e njëjtë. Sa herë që ndodh ndonjë gjë, energjia thjesht shndërrohet në një formë tjetër. Kjo gjë ndodh, për shembull, kur bimët përdorin energji nga drita e diellit për të krijuar ushqim, që pastaj e hanë kafshët.
Shndërrime të energjisë ka kudo në jetën tonë. Marrim një makinë me rrota dhe e lidhim me një trup me një rrotull te palëvizshme. Trupi i varur ka një lloj lartësie nga toka. Kjo i jep atij energji potenciale ose të lartësisë. Kur ne do ta lëshojmë trupin energjia e tij e lartësisë do te shndërrohet ne energjinë e lëvizjes se karrocës me rrota. Ka shume forma energjie. Disa prej llojeve te energjisë janë energjia mekanike, e lartësisë, e lëvizjes, energjia kimike, e ushqimit qe përcillet ne muskuj, energjia bërthamore qe përdoret për energjinë elektrike, energjia termike kur molekulat dhe atomet ne lëvizje çlirojnë nxehtësi. Dielli është një burim energjie termike dhe dritore.
Ligji i ruajtjes së energjisë
Ligji i ruajtjes se energjisë thotë qe : Energjia as nuk mund të krijohet as nuk shkatërrohet, por mund të transformohet nga një formë në një tjetër.
Rëndësia e energjisë për shoqërinë
Thënie mbi energjinë
"Energjia dhe këmbëngulja ndryshojnë gjithçka". Benjamin Franklini
"Energjia është e njëjtë me dëshirën dhe qëllimin." Sheril Adams
"Energjia është një kënaqësi e amshueshme, dhe kush dëshiron, por nuk vepron, përhap murtajën." Uilliam Blejk
"Synimet ju ndihmojnë të kanalizoni energjitë tuaja në veprim. " Les Braun

Puna
Fuqia (fizikë)
Entropia
Termodinamika
Eksergjia
Energjia e lirë
Energjia kimike
Ushqimi na jep energjine e nevojshme per te cilen ka nevoje qeliza qe te funksionoj,është energjia qe ndodhet ne lidhjet qe bashkojne mes tyre atomet qe formojn molekulat e ushqimeve,e quajtur ENERGJI KIMIKE.Te gjitha substancat qe ushqehemi,qofshin ato qe vijn nga kafshet/bimet permbajne energji kimike qe shfaqet si flake dhe nxehtesi kur digjen ushqimet. Energjia qe mund te perdoret nga qelizat permbahet ne molekulen e nje sheqeri te thjështë ,te glukozes.Reaksjoni i djegies se glukozes,qe ne qeliza clron energjin e nevojshme per veprimtarine e tyre,quhet frymemarrje qelizor. Fotosinteza është procesi me ane te te cilit perdorin energjine e diellit per prodhuar.duke u nisur nga CO2 dhe nga H2O ,molekula organike te pasura me energji kimike si glukoza.


Energjia diellore
Energjia diellore (ose solare) mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmes fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë.
Me energji diellore nënkuptohet energjia (termikeo-elektrike) e prodhuar nga shfrytëzimi i drejtpërdrejte te energjisë se rrezatuar nga Dielli drejt Tokës. Në çdo moment Dielli transmeton drejt orbitës 1367 Watt për metra katror. Sasia e energjisë diellore që arrin në sipërfaqen e tokës është shumë e larte, gati dhjetëmijë here me e larte se gjithë energjia e përdorur nga njeriu. Energjia Diellore bën pjesë në grupin e energjive te rinovueshme si Biomasa, Biokarburanti, Gjeotermike, Hidroenergjetike, Eolike etj. Teknologjitë kryesore për prodhimin e energjisë termike dhe elektrike nga dielli janë :
Paneli Diellor Termik
Paneli Diellor me përqendrim
Paneli fotovoltaik
Shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike quhet ndryshe fotovoltaik.
Elektriciteti (greq. ήλεκτρον, ilektron = qelibar) është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedha e ngarkesës. Kjo përfshin shumë dukuri të mirënjohura fizikore si rrufeja, fushat elektromagnetike dhe rrymat elektrike, dhe është vënë në përdorim industrial në elektronikë dhe fuqinë elektrike. Këto koncepte të lidhura, por të dallueshme janë më të njohura nga terme më të sakta :
Fusha elektrike - është një efekt i krijuar nga një ngarkesë elektrike që ushtron një fuqi në sendet e ngarkuara në afërsinë e saj.
Forca elektrike - është aftësia e një fushe elektrike për të vepruar, zakonisht matet në volt (V).
Rryma elektrike - është lëvizja apo rrjedha e pjesëzave të ngarkuara elektrike, matet në amper (A).
Energjia elektrike - është energjiae fituar nga rryma e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.
Fuqia elektrike - është përqindja me të cilën energjia elektrike kthehet apo ndryshohet në një formë energjie tjetër, si drita, ngrohtësia apo energjia mekanike.
Ngarkesa elektrike - është një lidhje e vetive të ruajtura të disa pjesëzave nënatomike, të cilat përcaktojnë ndërveprimine tyre elektromagnetik. Lënda e ngarkuar elektrikisht ndikohet dhe krijohet nga fushat elektromagnetike.
Elektromagnetizmi- është një ndërveprim themeltar.
== Historia e elektricitetit Elektreciteti është nje emertim i pergjithshem per llojllojshmerinedukurive qe ndodhin nga praniadhe rrjedhja e ngarkeses.'


Ligjet e termodinamikës
Në termodinamikë, janë katër ligje me vlefshmëri të përgjithshme, aq sa ato nuk varen nga detalet e bashkëveprimit ose sistemit që studiohet. Prandaj, ato mund të aplikohen/zbatohen në sistemet tek të cilat nuk dihet asgjë, veçse balanca e energjisë dhe transferimi/shkëmbimi i materies. Shembujt e tillë përfshijnë parashikimin e Einstein – it për emisionin spontan në shek.XX dhe hulumtimet e tanishme në termodinamikën e vrimave të zeza (black holes).
Katër ligjet janë:
-Ligji i zeros në termodinamikë, i cili thotë se ekuilibri termodinamik është një relacion ekuavalencial
Nëse dy sisteme termodinamike janë në ekuilibër termik me sistemin e tretë, atherë ato dy sisteme janë në ekuilibër termik me njëri
tjetrin.
-Ligji i parë i termodinamikës, rreth konservimit/ruajtjes së energjisë
 Rritja e energjisë së një sistemi të mbyllur është e barabartë me sasinë e energjisë së shtuar sistemit me anë të nxehtësisë,
 minus sasinë e humbur të të punës së bërë të
sistemit në rrethinë.
-Ligji i dytë i termodinamikës, rreth entropisë
Entropia totale e një sistemi të izoluar termodinamik tenton të rritet sa herë që i afrohet
vlerës maksimale.
-Ligji i tretë i termodinamikës, rreth temperaturës absolute
Kur sistemi asimptotikisht i afrohet temperaturës zero absolute të gjitha proceset pothuaj mbarojnë dhe entropia e sistemit
asimptotikisht i afrohet vlerës minimale.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels