IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


Përmbajtja:
Hyrje
1)Kuptimi i Inflacioni   Zhvillim 
2)Norma e inlflancionit
3)Deflacioni
4)Desinflacioni
5)Llojet e inflacionit

  •   Inflacioni i moderuar
  •  Inflacioni galopant
  •   Hperinflacioni

6)Pasojat e inflacionit
7)Shkaqet e inflacionit
8)Masat antiinflacionare
9)Kostot e inflacionit
10)Inflacioni ne Shqiperi krahasuar me vendet e tjera te rajonit.
Konkluzioni 

                                   Hyrje

1)Kuptimi i Inflacioni
 Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve,shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale në treg dhe e një sasie të madhe të parasë në qarkullim. Inflacioni mund tëshkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë e shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mundtë vijë edhe si pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale.Fjala inflacion per here te pare u perdor ne SHBA per te shprehur qarkullimin e parase gjate kohes se luftes qytetarete viteve 1861-1865,kur qevera ishte e shtrenguar te emetoj para letre per te financuar luften.
Fjala inflacion vjen nga latinishtja "inflare"qe do te thote fryrje,zmadhim etj.
Me inflacion kuptojm ate qrregullim te proceseve ekonomike dhe financiarene mes te ofertes dhe te kerkeses se mallrave dhe te sherbimeve i cli shprehetme rrtjen e emimeve dhe me zhvleresimn e parase.
Me inflacion kuptojme ate qrregullim monetar qe krijohet me leshimin neqarkullm te nje sasie me te madhe kartmonedhash dhe sorrogate te parase nekrahasim me sasine e domosdoshme te parave ari.
Shume autor kane dhen definicione te ndryshme lidhur me inflacionin dhe nder ta mund te permendim edhe Samuel Sonin i cili thote se me inflacion kuptojme periudhen e rritjes se pergjithshme te cmimeve te mallit dhe te faktoreve te prodhimt.
Inflacion ndikon ne prodhim, shprendarje ,konsum,ne blancin e pagesave, etj.
Inflacioni i asaj kohe pershkruhet keshtu:
"Dikur kemi shkuar ne dyqan me para ne xhepat tone dhe jemi kthyer me plote gjera ushqimore ne shportat tona.Tani po shkojme me shporta plote para , kurse po kthehemi me gjera ushqmore te cilat mund ti fusim ne xhepa".Inflacioni përbën një nga semundjet makroekonomike dhe konsiderohet shqetësim serioz për ekonomine në teresi dhe per firmat ne vecanti. Per këtë arsye cdo qeveri inflacionin e sheh si një ndër piketat kryesore stabilizuese makroekonomike. Inflacioni shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim dhe zvogelimi i sasisë së të mirave materiale në treg. Monetaristete ditëve të sotme gjetën një pergjigje bindëse pse fryhen cmimet:
 Inflacioni është një fenomen i kerkesës për para!

Zhvillimi
2)Norma e inlflancionit :
Me inflacioni do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme te nivelit tepërgjithshëm te çmimeve.               

                                        Niveli I cmimeve (t) – Niveli I cmimeve (t-1)
Norma e Inflacionit (t) =___________________________________  x100
                                                 Niveli I cmimeve (t-1)

 ku t është periudha korente dhe t-1 është periudha paraardhëse .
Sic del edhe nga përkufizimi i mësiperm, është e domosdoshme të theksojmëse inflacioni është një dukuri ekonomike qe shpreh ngritjen e nivelit tëpërgjithshëm të cmimeve dhe jo të cmimeve të mallrave apo të shërbimeve të vecanta. Me ngritjen e nivelit të përgjithshëm të cmimeve kemi parasysh ngritjen e nivelit mesatar të tyre. Natyrisht, jo të gjitha cmimet ngrihen në të njëjten masë gjatë periudhes së inflacionit. Disa cmime ngrihen më shumë,ndërsa të tjerë ngrihen më pak, sidoqoftë në një situatë inflacioniste niveli mesatar i tyre ngrihet.Krahas inflacionit , me ndryshimin e nivelit të çmimeve lidhen edhe konceptet e diflacionit dhe të desinflacionit.
3)Deflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse. Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet si inflacion nagativ.
Pra deflacioni është dukuri e kundërt prej inflaciont dhe paraqet jo ekuilibrin monetar.Jo ekuilibri monetar gjatë inflacionit shprehet kur sasia e parasë në qarkullim është më e vogel se ajo që është e nevojshme,kurse te inflacion i  joekuilibri monetar shprehet kur sasia e parse në qarkullim është më e madhe se sa ajo që është e nevojshme.Ketu qëndron edhe dallimi i inflacionit ndaj deflacionit.
Kuptimi i deflacionit te autorët e ndryshëm kuptohet,pra si e kundërta e problemit te inflaciont .Nese inflacionin e kemi shënuar si renie te fuqise blerese te parase ,deflacionin mund ta definojm si forcim i kesaj fuqie blerese.
Deflacioni eshte ajo gjendje ekonomike në të cilën oferta e mallit dhe e sherbimeve mbizoteron mbi kerkesen efektive te parase pa marre parasysh se a bëhet rënia apo jo e nivelit te pergjithshem te cmimeve.
 Pasojat e deflaciont jane :rënia e cmimeve ,
rritja e fuqise blerese te parase,
zvogelimi i prodhimit,te ardhurave nacionale etj.
Masat per menjanimin e deflacionit jane:
rritja e kerkeses se parase,
lehtesimi i kushteve per marrjen e kredise ,
stimulimi i eksportit ,
zvogelmi i tatimeve dhe zhdukja e dukurive që kanë shkaktuar deflacionin.

4)Desinflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraardhëse.Pra, gjatë situatave desinflacioniste inflacioni vazhdon të ketë vlera pozitive.
Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, si tregues të drejtpërdrejtë të tij shërbejnë indekset e çmimeve.

 
Përllogariten tre indekse të përgjithshme të çmimesh:
Indeksi i cmimeve të konsumatorit (CPI) është treguesi që përdoret më gjërësisht për matjen e inflacionit. (CPI) mat kosoton e një shporte,tregu mallrash dhe shërbimesh që konsumohen nga familja tipike qytetare gjat një periudhe të caktuar kohe.Në përllogaritjen e CPI mbahen parasysh edhe peshat specifike të cdo malli apo shërbimi në buxhetin e shpenzimeve të konsumatorit.
Indeksi i cmimeve të prodhuesit. Ky indeks mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë, pra nivelin e cmimeve në stadin e prodhimit.Në rastin e SHBA ky indeks llogaritet duke u bazuar në çmimet e rreth 3400mallrave të ndryshme. Llogaritja e indeksit të çmimeve të prodhuesit është i rëndësishëm për shkak të gjerësisë së mallrave dhe të shërbimeve që përfshin.
Ai përdoret gjerësisht në veprimtarinë tregtare.
 Deflatori I GNP. Deflatori I GNP llogaritet si raport I GNP nominal me GNPreal, shprehur në, përqindje, pra:
                                 GNP nominale 
 Deflatori I GNP= ____________________ x100
                                GNP reale
Ky raport mud te interpretohet si një indeks më i pergjithshëm i çmimeve përderisa ai përfshin çmimet e të gjitha mallrave dhe të shërbimeve. Për këtë arsye ekonomistët e konsiderojn deflatorin e GNP si matës më të mir te inflacionit se sa indeksi i çmimeve te Konsumatorit (CPI) dhe Indeksi i çmimeve të Prodhuesit (PPI).
Shpesh herë midis njerëzve lindin keqkuptime dhe krijohen konfuzione në lidhje me inflacionin,Këtu po paraqesim disa pyetje të cilat reflektojnë keqkuptimet e përbashkëta, së bashku me përgjigjet e tyre:
a.Ai bën inflacioni mallrat dhe shërbimet më të shtrenjta? Jo.Inflacion do të thotë që niveli mesatasr i cmimeve ngrihet. Shtrenjtësia e mallrave lidhet me cmimet relative të tyre, të cilat jo me doemos ndryshojnë.
b.A na bën inflacioni më të varfer? Jo patjeter.Të ardhurat tona nominale tentojnë të rriten gjatë periudhës së inflacionit ndërkoh që te ardhurat tona reale mundet të rriten sikurse mund të mos ndryshojn apo të ulen po gjatë kësaj periudhe.
c.A bëhen firmat më të pasura dhe puntorët më të varfer gjatë periudhës së inflacionit? Jo patjeter.
Efekti i inflacionit në shpërndarjen e të ardhurave varet nga lloji i inflacionit.
5)Llojet e inflacionit
Inflaconi paraqet dukurin negative në rrjedhat e zhvllimit ekonomik.Ai paraqitet në shkall dhe nivele të ndryshme nëpër faza zhvllimore të ekonomisë së një vendi.Inflacion mund ta ndajmë në bazë të kritereve të  ndryshme në lloje dhe nënlloje:
A.Sipas  intensitetit - si kriter merret shpejtësia e procesit të inflacionit dhe shkalla e shpenzimt të parasë .Sipas keti kriteri e ndajmë:
a)Inflacioni i moderuar(i permbajtur) - shprehë rrtjen e ngadalshme tënivelit të pergjithshëm të cmimeve .Kjo faze e inflacionit e ulët,ku zakonisht norma e inflacionit është një shifrore apo 2% - 3%.Ne kushte të inflacionit cmimet relatvisht janë stabile dhe njerëzit nuk frigohen nga zhvlerësimi i parasë vendore dhe jane te gatshem ti mbajne ne duart e tyre ose ti depozitojne në banka pasi që ato do të jenë thuajse në të njejtën vlerë për disa muaj apo për një vit më von.Ne këtë fazë të inflacionit njerëzit janë tëgatshëm të lidhin kontrata afatgjate me vlera monetare duke pasur besimin se niveli i cmimeve nuk do të delvavoj vlerën e tyre të gatshme.Ne situatën kurë ne ekonomin e një vendi kemi inflacion te moderuar(te permbajtur ) edhe sistemi monetar funksionon mirë që njëherit shpreh stabilitet ekonomik.
b)Inflacioni galopant - ky inflacion karakterizohet me nivel të lartë mesatar të cmimeve gjatë një viti.Në situatën e inflacionit galopant norma vjetore e inflacionit është dy ose tre shifror (13% - 16% ).Inflacioni galopant i sjell crregullme serioze ekonomisë së një vendi qe shprehet nepermjet treguesve makroekonomik e financiar.Me këtë rast shumë zhvleresohet paraja e vendit ,njerezit pasurin e tyre në vlerë monetare e shendrrojne në një valutë të fort të huaj p.sh.,në dollar.Njerezit frikesohen te mbajnë para të gatshme në dore apo të depozitojne në banka. Në këto situata sistemi monetar crregullohet,bie norma e interest ,rritet kursi devizor si dhe crregullohen transaksionet e brendshme të ekonomisë ,vecmas ato të tregtisë se jashtme.Ne këtë fazë të inflaciont gjenden shumë vende të botës që kryesisht janë vende mjaft të zhvilluara.
c)Hperinflacioni - në fazën e hiperinflacionit çdo proces ekonomik crregullohet dhe ky lloj i inflacionit është vdekjeprurës për ekonominë e një vendi. Ky lloj i inflaciont është i rrallë dhe zakonisht paraqitet në kushte të luftës.Studimi i këtij lloji të inflacionit është i rëndësishëm sepse hedh dritë mbi llojet e tjera të inflacionit.Si shembull të periudhave me hiperinflacion mund të përmendim Gjermaninë e viteve 1922-1923, ku në ketë periudhë indeksi i cmimeve u rrit nga 1 në10.000.000.000%. Banka Qëndrore nxirrte në qarkullim gjithmonë e më shumë kartëmonedha – dhe jo vetem ajo. Në të vertete shtypte para gjithkush donte. Korporata te mëdha si Hoechst apo Thyssen prodhuan kartëmonedha të reja për të bërë të mundur pagesën e rrogave të punëtorëve.
Jugosllavia ishte po ashtu ajo që përjetoj hiperinflacionin në vitet 1992-1993 e cila u karakterizua nga nje hiperinflacion shumë i lartë dhe nga një zhvlerësim i jashtëzakonshem i dinarit, për shkak të luftës Bosnje-Hercegovinë. Nëse njerëzit gjithmonë endërronin të kishin një shportë me para, gjatë kësaj periudhe hiperinflacioniste ndodhi e kunderta: ata më shumë preferonin shportën se sa paratë e pavlera që e mbushnin ate!
Disa nga karakteristikat kryesore të hiperinflacionit janë:
Së pari, shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet shumë shpejt. Në fund të periudhës së hiperinflacionit gjerman paratë qarkulluan 30 herë më shumë se në fillim të saj.
Se dyti, cmimet relative, perfshirë edhe cmimin e punes (pagën) bëhen jashtëzakonisht të pa qëndrueshëm. Pikërisht ky ndryshim shumë i madh në cmimet relative dhe në pagën reale me efektet përkatese në alokimin e burimeve dhe në shpërndarjen e të ardhurave, ilustron fare mirë kostot emëdha që shkaktohen nga inflacioni.
B.Sipas kohes se zgjatjes se procesit te inflaciont - inflaconi mund të jetë:
a)inflaconi afatgjate i cili është latent apo i permbajtur për nga itensiteti.
b)inflacioni i njehershem i cili paraqitet për nje kohe të shkurtër dhe posa të ndalet ndikim i shkaqeve të tij , ndërprehet procesi i inflacionit.
c)inflacioni kronik apo shume vjeçarë është ai inflacion i cili është me intensitet të mesëm dhe që është i pranishëm në një vend për shumë kohë , pra ky inflacion zgjatë shumë vjet.
C.Sipas origjines - sipas këti kriteri inflacioni mund të jetë i vendit dhe i huaj.
D.Sipas kalimit te ekonomise - mendohet në shkallën e zhvleresimt të parasë , pra inflacioni mund te jetë :
a)Inflacioni jo aktiv - është kur kemi kapacitet të paangazhuar të prodhimit dhe rezerva te lëndëve të para.
b)Inflacioni aktiv - paraqitet atëherë kur prodhimi nuk mund te rritet , pra inflacioni i ka të gjitha efektet e tij në këtë rast.
E.Sipas angazhimit - dallojmë :
a) Inflacionin e lire - është atëherë kur shitet nuk merrë kurrfare masash që të pengojë zhvillimin e inflacionit.
b) nflacioni i penguar - është kur shteti merrë masa për pengimin e tij.
 6)Pasojat e inflacionit
Pasojat e inflacionit ndihen ne te gjtha sferat e riprodhmit shoqëror , pra inflacioni ndikon në :
A.Në zhvillimn ekonomik - Inflacioni ka ndikim:
a)neutral-; Ndikimi neutral në zhvillimin ekonomik bazohet në disa botë kuptime të disa ekonomisteve klasik që kanë menduar se parat jane mjete teknike në kembim të mallrave
b)ndikim negative-; Ndikimi negatv - në zhvillimin ekonomik bazohet në këto argumente:
*inflacioni paraqet pengesë për zhvillimin ekonomik,
*destimulon kursimin,
*zvogelon angazhimin e rritjes së produktivitetit të punës
c)ndikim poztiv- ; Ndikimi poztiv - në zhvillimin ekonomik bazohet në faktin se inflacioni e stimulon rritjen e prodhimt duke ia siguruar tregun me kushte të përshtatshme të ngritjes se cmimeve.
B. Nidikimi i nflacionit në qarkullim dhe prodhim - inflacioni krijon iluzion te prosperitetit , perkatesisht të zhvillimit të ekonomise apo te rritjes se prodhmit.
C. Ndikimi i inflacionit në shprëndarje të të ardhurave - inflacioni ka ndikim dhe pasoja negative në shprendarjen e të ardhurave , kryesisht nga inflacioni dëmtohen punonjësit , nënpunesit , pensonistët , invalidët , marrësit e ndihmave sociale , kursimtarët kreditor etj.
D.Ndikimi i inflacionit në kembim ndërkombetar - inflacioni në shumë aspekte ndikon në mardheniet ekonomike nderkombetare.
7)Shkaqet e inflacionit
Shkaqet e inflacionit janë të shumte , por kryesisht radhiten në katër grupe:
A.Inflacioni i kerkesës efektive të parasë (fuqise blerese) - për shkak të kerkesës efektive të parasë paraqitet në bazë të lejimt të kredisë së bllokimit të pjesëve të vellimit monetar etj.
B. Inflacioni per shkak te shperndarjes dispropocionale të të ardhurave kombetare - shprendarja reale e të ardhurave kombetare si dhe ndryshimet në konsumin personal ,konsumin buxhetor,në atë investiv ,p.sh., pjesemarrja e konsumit investiv në të ardhurat kombetare atëherë paraqet procesi i inflacionit që e zvoglon pjesemarrjen e konsumit personal , buxhetor dhe të eksportit.
C.Inflacioni për shkak të zvoglimit të fundit të mallit - pasi që inflacioni si proces paraqitet në periudhat kur kerkesa e parasë është mbi ofertat e mallit dhe shërbimeve ,atëherë gjatë analizës së shkaqeve të inflacionit duhet të shoqerohen faktorët të ndryshem të cilët ndikojn në zvoglimin e ofertës së mallit .Në ofertën e mallit ndikojnë këto shkaqe :zvogelim absulut i prodhimit dhe zvoglimi relativ i prodhmit .
D.Inflacioni për shkak të ecurive të pavolitshme të bilancit të pagesave, -ecuria e përditshme e bilancit të pagesave është pasojë e inflacionit të pagesave,pra inflacioni i brendshëm.Ne këtë menyrë eksporti mallit zvoglohet,kurse importi rritet dhe keshtu që blanci i pagesave mund te jete pasiv.
Pasivi i bilancit të pagesave shkaktohet nga :
a)Inporti i madh i të mirave ekonomike sidomos produkteve bujqësore.
b)Per shkak të të mirave dhe paisjeve investive .
c)Per shkak te kamatës si dhe kthimit të huas se kontraktuar në periudhën e më hershme.
Pasiva e bilancit te pagesave duhet të mbulohet ,ajo mund te behet ne dy menyra: duke hyre borxh dhe me anë të devalvimit.
8)Masat anti inflacionare
Dukuria e inflacionit e cila është bërë përcjellës i përhershëm i ekonomisë prej të gjitha shteteve ka ndikuar që shkenca të studioj dukuritë , format ,shkaqet dhe pasojat e tij dhe njëkohesisht masat të cilat duhet marrë shteti per pengimin dhe perballimin e inflaciont.
Masat qe duhet ndermarre janë:
A. Masat monetare politike - ketu numrojmë:
a) rritjen e normes se kamates
b) ngritjen e normes së rezervës së detyrueshme
c) rritjen e letrave me vlerë dhe në rastet e inflaciont galopant edhe reformat monetare.
B.Masat monetare fiskale - ketu numrojmë:
a) ekuilibrin e buxhetit ,
 b)rritjen e tatimeve dhe të kontributeve ,
c) shpalljen e huase shteterore ,
d) masat në lemin e doganave,etj.

9)Kostot e inflacionit
Kostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa kostot e papunësisë. Dihet se nje transaksion ka dy anë, shitësin dhe blerësin. Kur cmimet rriten është shitësi që fiton kurse blerësi humbet. Prandaj analiza e kostove të inflacionit është krejt e ndryshme nga ato të papunësisë. Papunësia,sic e dimë paraqet nje humbje të pastër.Kurse, kur analizojmë inflacionin do të shohim se në një situatë inflacioniste mund të kemi njëkohësisht si të humbur ashtu edhe të fituar.
Theksuam se në një periudhë inflacionste jo të gjitha cmimet, përfshirë këtu edhe pagat, ndryshojnë me të njejën masë ose ritëm. Rrjedhimisht, do të kemi patjeter ndryshime në nivelin e cmimeve relative të mallrave dhe shërbimeve.
Pikërisht këto ndryshime në cmimet relative të mallrave dhe shërbimeve,krijojnë dy efekte nga inflacioni :
A) Inflacioni con në rishpërndarjen e pasurisë midis klasave ose shtresave të ndryshme të popullsisë.
B) Inflacioni con në një alokim jo eficent të burimeve të prodhimit. Kur kemi inflacion, paratë e humbasin vlerën e tyre. Vlera e parave shprehet në sasinë e mallrave dhe të shërbimeve që mund të blihen me to. Me fjalë të tjera, në kushtet e inflacionit me një sasi parash, për shembull, prej 500 lekësh, nuk mund të blihet e njëjta sasi mallrash apo sherbimesh qe bliheshin një vit me pare. Norma në të cilën bie vlera e parasë varet nga norma e inflacionit. Në qoftë se kjo e fundit është e lartë, paratë e humbasin vlerën e tyre shumë shpejt, dhe kur është e ulët, vlera e parasë bie më ngadalë.
Inflacioni është një dukuri ekonomike që ndodh në të gjitha vendet. Por norma e inflacionit varion nga një vënd në një tjeter. Kur norma e inflacionit ndryshon shumë dhe për një periudhë afatgjatë atëhere do të kemi si rezultat një ndryshim në vlerën e këmbimit të parasë vendase me paratë e vendeve të tjera.Megjithatë, efektet konkrete të zhvlerësimit të parasë, pra kostot e inflacionit, varen nga karakteri i inflacionit, nëse ai është i parashikuar apo i  paparashikuar.
a. Inflacioni i parashikuar quhet ajo norme e inflacionit e cila mund të parashikohet nga agjentët ekonomikë.
b. Inflacion i paparashikuar është ajo normë e inflacionit e cila i kap agjentet ekonomikë në befasi.E bejme dallimin midis inflacionit të parashikuar dhe të paparashikuar,sepse efektet që ato shkaktojnë ndryshojnë nga njëri tjetri. Le të ndalemi në shpjegimin e rastit kur kemi të bejmë me një normë inflacioni të parashikuar.Dimë se parate përdoren si masë e vlerës në transaksione të ndryshme.Huamarrësit dhe huadhënësit, punetoret dhe punedhënësit hartojnë kontrata në tregues vlerorë, monetarë. Në këto kushte në qoftë se vlera e parase ndryshon në mënyre të paparashikuar, gjatë kohës së zbatimit të kontratës,për shkak te inflacionit, atëherë madhësia reale e parasë së paguar ose të marre, të fituar ndryshon nga ajo e kontraktuara.
Interesi (kursi i interesit/kamata) është kostoja që huamarresi i paguan huadhënësit gjatë një periudhe të caktuar kohore, zakonisht e llogaritur në bazë vjetore. Kjo shumë e paguar ka si qellim të kompensojë huadhënësin për sakrificën qe po ndërmerr në humbjen e përdorimit të mënjëhershëm të parasë së tij, për uljen e vlerës së parasë si pasojë e inflacionit gjatë kohëzgjatjes së huadhënies, dhe e fundit, per rrezikun që paraqet procesi ihuadhëniës (psh, mos pagimi nga huamarrësi i shumës së dhënë hua).Ekzistojnë kurse të ndryshme interesi që varen nga faktorë si kush është huadhënësi (kreditori) e kush huamarrësi (kredimarrësi). Mënyra e harxhimit të kredisë luan po ashtu rol në cmimin e kredisë. Dy kurset më të njohura janë ato të Bankes Qëndore Evropiane dhe ajo e Bankes Amerikane (origj.Federal Reserve Bank).Ketë lloj interesi e paguajnë bankat komerciale kur marrin hua nga banka qëndrore.
Le të marrim një shëmbull që ilustron kthimin e kredisë :Një konsumator merr hua në bankë 5000 $ për të blerë një veturë dhe bie dakort që ta kthejë huanë e marrë pas një viti me një normë interesi 10% nëvit. Pas një viti ky përson do ta kthejë huanë e marrë prej 5000$ dhe do tëpaguajë 500$ interes (5000*10%=500$).
Supozojmë fillimisht se nuk kemi inflacion. Rrjedhimisht sasia e mallrave edhe shërbimeve që mund të blihen me 5000$ mbetët e njëjtë. Në këtë situatë,duke i paguar bankës 500$ si interes, konsuamtori heq dorë nga konsumi i masës përkatëse në mallra dhe shërbime. Ndërsa banka merr 500$ me shumë nga sa kishte në fillim dhe mund të blejë me to më shumë mallra dhe shërbime se sa në fillim. Tani le ta studiojmë këtë marrëveshje, por në kushtet kur ekonomia vuan nga një inflacion prej 10% në vit. Eshtë e qartë se në fund të vitit konsuamtori do ti kthejë bankës 5500$, ku 5000$ përbejnë kthimin e huasë së marrë dhe 500$ janë pagesa e interesit për huanë e marrë.Në këtë rast, kur banka merr 5500$, sasia e mallrave dhe shërbimeve që ajo mund të blejë më këto para është saktësisht e barabartë me ato që mund të kishte blerë me 5000$ një vit më parë. Përsa i përket konsumatorit,mëgjithëse ai i paguan Bankës 500$ interes, kjo pagesë nuk imponon ndonjë kosto oportune për të, sepse pas një viti vlera e parasë ka rënë (për shkak të inflacionit 10%). Shuma prej 5000$ që ai mori hua, është e qartë se pas një viti vlerësohet më pak në sasi mallrash dhe shërbimesh. Tani pas një viti duhen 5500$ për të blerë ato mallra dhe shërbime që blieheshin me 5000$ një vit më parë. Pra, rezulton se realisht konsumatori ka kthyer 5000 $. Kjo rënie në vleren e huasë e fshin se e asgjëson pagesen prej 500$ si interes. Themi se në ketë rast konsumatori (huamarrësi) është i fituar, kurse banka(huadhënësi) është i humbur.
Krejt ndryshe ndodh kur inflacioni është i parashikuar.

10)Inflacioni në Shqipëri Krahasuar me Vendet e Rajonit
Inflacioni është një tregues i ndryshimit të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi.
Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), i cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje. Në rastin e Shqipërisë, norma vjetore e inflacionit për 2009 ishte 3.7%, ndërsa për 2010 ishte 3.4%.
Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria paraqitet si më poshtë:
 

VlerësimetëFMN
Burimi:FMN
KomentetdheAnaliza:ODA

Shqipëria renditet e treta në rajon pas Serbisë (6.58%) dhe Turqisë (6.53%), të cilat janë karakterizuar nga periudha hiperinflacionare në dekadën e fundit. Ndërkohë pas Shqipërisë renditen: Greqia (2%), Kroacia (1.9%), Kosova (0.1%), Bosnja dhe Hercegovina (-0.025%) dhe Maqedonia(-1.64%).
Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të inflacionit gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Serbia. Në rastin e Shqipërisë, inflacioni është luhatur rreth normës 3%.
Një normë inflacioni e qëndrueshme, është e domosdoshme për rritjen ekonomike dhe përmirsimin e mirëqënies në një vend.



Konkluzioni

Argumentuam se pritjet e inflacionit mund të jenë shumë të dobishme në vlerësimin e besueshmërisë së politikës monetare dhe
gjykimet mbi racionalitetin empirik të tyre po bëhen gjithmonë e më të vlefshme në procesin e drejtimit të politikës monetare. Për të vlerësuar dhe kontrolluar karakteristikat empirike të pritjeve të
inflacionit është e rëndësishme gjetja e metodologjive, të cilat mund të mbledhin nga publiku pritjet dhe t’i transformojnë ato në
seri kohore.Pasojat e inflacionit mund te jene shume lenduese per ekonomine e vendeve.Madje lendesa eshte aq me e madhe ,sa me e madhe te jete diferenca midis norms aktuale te inflacionit me normen e parashikuar te saj.Pervec frenimit te tregjeve financiare,”zhurma” e prodhuar nga inflacioni tregon se sistemi I cmimeve nuk komunikon edhe informacionin.Keq informimi shtremberon vendimet per investime dhe punesim.Per te gjitha keto arsye,ekonomite me nje inflacion te larte  vuajne nje rritje te varfer. 





 



 



PUNIM SEMINARIK

Lënda: Komunikimi në mësimdhënie

Tema: Komunikimi shkollë-familje
  


Përmbajtja
1.Hyrja…………………………………………………………………………………..3
2.Bashkëpunimu në mes shkollës  dhe  familjes………………….…4
3. Fushat e veprimit dhe përgjegjësitë………………………….4
4. Përse duhet të bashkëpunojnë mësimëdhënësit dhe prindërit ………..5
5. Bashkëpunimi me prindër …………………….6
6. Aktivitetet e prindërve…………………………………………………….6
7. Kushtet e nevojshme për bashkëpunim me prindër………………………….7
8. Çka e vështirëson bashkëpunimin me prindër?............................................7
9.Disa mendime për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit me prindër………. 8
10. Përfundimi………………………………………………………………………..9
11. Literatura




Hyrje
Shkolla dhe familja përbëjnë dy faktorë të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Megjithë ndryshimet midis këtyre dy faktorëve të edukimit, duhet theksohet se shkolla ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e familjes për edukimin e fëmijës, dhe kjo është një karakteristikë e saj. Raporti që krijohet ndërmjet shkollës dhe familjes varet nga shumë faktorë. Rëndësi të madhe ka motivi që konsiston në dëshirën dhe gatishmërinë për bashkëpunim që është në favor të edukimit të brezit të ri.
Duke u nisur nga praktika shkollore por edhe nga trajtimet e ndryshme shkencore pedagogjike, mund të thuhet se është e pamundur të zhvillohet dhe të realizohet puna edukative-arsimore pa bashkëpunim  aktiv të familjes dhe shkollës. Në këtë funksion logjika dhe arsyet e bashkëpunimit të shkollës me familjen shihen si unitet të veprimtarisë praktike për qëllime të njëjta. Ky bashkëpunim duhet të mbështetet mbi baza të disa objektivave reale dhe funksionale si që janë: nevoja për bashkëpunim, format për bashkëpunim, format për arsimim pedagogjik të prindërve, masa për përmirësimin e kushteve për punë në shkollë, masa për përmirësimin e suksesit të nxënësve.
Shikuar në këtë kontest raporti i shkollës dhe familjes është i kushtëzuar reciprokisht dhe ky raport ka rëndësi parësore për afirmimin e shkollës.Në të vërtetë ky raport implikon që familja me ndihmën e veprimtarisë edukative – arsimore të pedagogjizohet,kurse ndikimi i familjes mbi shkollën reflektohet në shoqërimin e familjes me shkollën.Bashkëpunimi në mes të shkollës dhe familjes do të jetë më i frytshëm dhe do të garantojë sukses më të lartë nëse këto dy faktorë do të kuptojnë pozitat e tyre si partnerë të barabartë në këmbimin e informatave dhe përvojave. Në të njëjtën linjë duhet të jetë edhe bashkëpunimi i shkollës me bashkësinë e prindërve.Shkolla i saktëson objektivat e aktiviteteve të përbashkëta. Gjat punës me prindërit duhet pasur parasysh edhe vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohemi si dhe gjetjen e aktiviteteve dhe veprimeve të cilat do t`i tejkalojnë pengesat në këtë drejtim.Në ktë drejtim duhet të studjohen edhe përvojat e shkollave euro-perëndimore.
 bashkëpunimi në mes shkollës dhe familjes do të thotë këmbim i informatave
dhe përvojave fushat e bashkëpunimit-përgjegjësitë,
 përse duhet bashkëpunuar? bashkëpunimi me prindër, kushtet e nevojshme për bashkëpunim,  çka e vështirëson bashkëpunimin disa mendime për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit,  këshilla për të zhvilluar një bashkëpunim institucional,
 këshilli i prindërve.
Me këtë punim do të mundohemi që të paraqesim disa aktivitete me të cilat mendojmë se mund të ndikojnë në bashkëpunimin e ngusht të shkollës më familjen.Më poshtë do të paraqesim disa pyetje të cilat janë të trajtuara. Bashkëpunimi në mes të shkollës dhe familjes duhet të organizohet në mënyrë që ai të jetë permanent dhe serioz. Ky bashkëpunim nuk duhet të lejohet që të trajtohet si çështje vullneti dhe gadishmërie e shkollës mësuesve dhe e prindërve. 

    Bashkëpunimi në mes familjes shkollës

Që nga momenti i shkuarjes së fëmijëve në shkollë, në mes të prindërve dhe shkollës krijohet një lidhje reciproke e afatizuar (derisa fëmijët të shkojnë në shkollë, d.m.th. deri në mbarim të shkollimit). Që nga ai moment njohja me njëri tjetrin dhe informimi reciprok bëhen të domosdoshme. Në këtë kontekst fëmija bëhet urë lidhëse në mes të këtyre dy faktorëve. Prindërit duan të dijnë se cili apo cila është mësuesi e djalit apo vajzës së tyre. Mësuesit gjithashtu duan të dijnë se cilët janë prindërit e nxënësit. Nevoja e prindërve për të ditur më shumë për përbërjen e klasës, për orarin e mësimit, për shkollën etj. bëhet gjithnjë e më e theksuar, kurse pretendimi i shkollës për ti mbështetur si duhet dhe sa duhet nxënësit e tyre i detyron ata që të grumbullojnë informata për personalitetin e nxënësit, kushtet sociale etj. Për këtë qëllim, mësimdhënësit në fillim të vitit shkollor organizojnë mbledhje prindore dhe i njoftojnë prindërit me qëllimet kryesore të programit mësimor, tekstet mësimore dhe format e punës duke vënë theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit, i ftojnë prindërit për bashkëpunim të ndërsjellë.
Çka do të thotë bashkëpunim?

Bashkëpunim në mes prindërve dhe shkollës do të thotë këmbim i informatave dhe përvojave

Në këtë bashkëpunim që të dyja palët do të duhej të bisedojnë, ta dëgjojnë njëri-tjetrin, ta njohin njëri-tjetrin dhe t’i kuptojnë e mbështesin synimet e njëri-tjetrit. Në fushën e bashkëpunimit në mes të prindërve dhe mësuesve - shkollës me rëndësi të madhe është njohja dhe respektimi i detyrimeve, të drejtave dhe të kompetencave të njëri-tjetrit, gjegjësisht mospërzierja në kompetencat të njëri-tjetrit.



Përse duhet të bashkëpunojnë mësimdhënësit me prindërit ?

Prindërit dhe mësimdhënësit duhet të bashkëpunojnë për atë se:
edhe prindërit edhe mësuesit pretendojnë dhe mundohen që fëmijët, gegjësisht nxënësit e tyre t’i edukojnë dhe aftësojnë që të bëhen të zellshëm, të ndërgjegjshëm, të aftë e të pavarur në jetë.
prindërit dhe mësuesit edhe pse kanë përgjegjësi të ndryshme, edhe pse kryejnë detyra të ndryshme, duhet ta mbështetsin njëri-tjetrin që t’i arrijnë qëllimet e caktuara.
shkolla përveç arsimimit të nxënësve, u ndihmon dhe i përkrah prindërit në edukimin e fëmijëve të tyre.
mësuesit për arritjen e qëllimeve edukativo-arsimore kanë nevojë për përkrahjen e prindërve.
me bashkëpunim të ndërsjellë ndihmohet integrimi i fëmijës në shkollë.
fëmija duke ndjerë besimin në mes të prindërve dhe mësuesve lirohet nga konflikti i lojalitetit.
mësuesit dhe prindërit duke biseduar e bashkëpunuar, në marrëveshje reciproke i shfrytëzojnë mundësitë për zhvillimin harmonik të personalitetit të nxënësit.
si rezultat i bashkëpunimit të mirë edhe suksesi i nxënësve do të jetë më i mirë.
si rezultat i bashkëpunimit të mirë që të tre faktorët do të jenë të kënaqur.
Bashkëpunimi i mirëfilltë në mes të prindërve dhe mësimdhënësve krijon vetëbesim dhe besim të ndërsjellë te njëri-tjetri, vetëpërgjegjësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit, respekt, tolerancë dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit, gatishmëri për zgjidhje të favorshme për palët dhe kompromis Përmes bashkëpunimit shkolla- arsimtarët dhe prindërit arrijnë ta flakin frikën, pasigurinë dhe paragjykimet ndaj njëri-tjetrit. Përmes bashkëpunimit, mësimdhënësit dhe prindërit arrijnë të jenë më objektiv në vlerësim e situatave, në vlerësimin e të arriturave të nxënësve etj. Duke bashkëpunuar me njëri tjetrin mësimdhënësit dhe prindërit shtojnë komeptencën e tyre sociale dhe profesionale dhe kontribuojnë në procesin e zhvillimit dhe përparimit të arsimit.
Me rëndësi: Prindërit duhet ta perceptojnë dhe vlerësojnë veten si faktorë, gjegjësisht persona të pazëvendësueshëm, sepse nga ana fëmijëve të tyre perceptohen dhe vlerësohen si të tillë (më të rëndësishëm, më të dashur etj.). Mësuesit gjithashtu duhet ta perceptojnë dhe vlerësojnë veten ekspertë, por jo të pazëvendësueshëm. Që të dy faktorët suksesin e punës së tyre edukativo-arsimore duhet ta shohin në bashkëpunim të ndërsjellë. Bashkëpunimi në mes të prindërve dhe mësuseve nuk duhet të trajtohet si çështje vullneti dhe gatishmërie e mësuesve dhe prindërve të motivuar për bashkëpunim, por si pjesë integrale e punës institucionale.

Bashkëpunimi me prindër
Format e ndryshme te bashkëpunimit me prindërit
ü  Fillimi
o   një festë
o   një projekt
o   një lojë
o   një pyetësor etj.
ü  Mbrëmje informative
ü  Aktivitete të përbashkëta të shkollës dhe të prindërve
ü  Arsimimi i prindërve
o   Këshilli i prindërve Bashkëpunimi me prindërit
ü  Njohja
ü  Shkëmbimi i informacioneve
ü  Ruajtja e kontakteve
ü  Shfrytëzimi i dyanshëm i resurseve

Aktivitetet e prindërve
§  Bashkëpunimi në ndonjë projekt
§  Bashkëpunimi në ditët për vizita të prindërve
§  Përkujdesja për detyrat e shtëpisë
§  Organizimi i ditës së parë të shkollës
§  Referate
§  Festa me rastin e përfundimit të vitit shkollor
§  Organizimi i mbrëmjeve me prindër
§  Organizimi i mbledhjeve vjetore të prindërve
§  Bashkëpjesëmarrja në aktivitetet sportive
§  Përcjellja në rast ekskursionesh/ udhëtimesh shkollore
§  Vizita në shkollë gjatë një jave / apo mëngjesi
§  Grupet punuese për probleme aktuale
§  Përpunimi i informacioneve
§  Ndihma në përkujdesjen ndaj të rinjve me probleme të ndryshme
§  Projekte, p.sh.: Shkolla përkrah shëndetin e nxënësve
§  Bashkëpunimi për çështje publike
§  Përpunimi i broshurave shkollore
§  Fletë informative për prindër
§  Përgatitja e zgjedhjeve për zgjedhjen e përfaqësuesve nga ana e prindërve
§  Sigurimi i rrugës për në shkollë
§  Rregullimi i oborrit të shkollës etj.


Kushtet e nevojshme për bashkëpunimin me prindër
 Marrëveshje të qarta
§  Ndarje të qarta të detyrave
§  Kulturë e hapur dhe tolerante gjatë bisedave
§  Bashkëpunim i vërtetë në mes të mësuesve dhe prindërve
§  Grupi udhëheqet prej prindërve dhe dëshirohet një punë eficiente dhe me synime të qarta
§  Mbledhjet mbahen me një rend dite si dhe mbahet një proçesverbal
§  Shkëmbim i rregullt i informacioneve prindër- arsimtarë
§  Bashkëpunim konstruktiv
§  Respekt i dyanshëm
§  Kultura e komunikimit dhe e kritikës janë të domosdoshme
§  Arsimtarët dhe prindërit janë të kënaqur me konceptin e përfaqësimit përmes njerëzve të zgjedhur dhe nga kjo del një bashkëpunim plot besim
§  Vlerësim i punës
§  Këshillimi i prindërve dhe i arsimtarëve në fushën e bashkëpunimit
§  Besim i ndërsjellë
§  Akceptimi i grupit të prindërve
§  Bashkëpunimi i prindërve është eficient vetëm nëse prapa tij qëndron deri diku       një profesionalizëm
§  Bashkëpunimi i prindërve duhet të mbetet autonom
§  Prindërit duhet që ta marrin me shumë seriozitet detyrën e tyre të edukatorit të fëmijëve

Ø  Çka e vështirëson bashkëpunimin me prindërit
§  Problemet e komunikimit
§  Grupet e mëdha të prindërve
§  Mbledhje kaotike
§  Skepticizmi nga të dyja palët
§  Frika nga përzierja në kompetenca
§  Ndërrimi i shpeshtë i përfaqësuesve të prindërve
§  Ngarkesa me punë e arsimtarëve dhe prindërve
§  Definimi i pamjaftueshëm i kompetencave
§  Rezistenca ndaj së resë
§  Përvoja të këqija të arsimtarëve me prindërit
§  Mendime të ndryshme për një qëllim të përbashkët
§  Grupi i prindërve nuk merret seriozisht me bashkëpunimin
§  Interesimi i vogël i prindërve
§  Parashikime të gabuara
§  Mungesa e përkrahjes financiare 

Disa mendime për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit me prindër

  • Të aktivizohen organizatat e prindërve që veç më ekzistojnë
  • Të bëhen marrëveshje të qarta
  • Të krijohen struktura të qarta
  • Të punohet në grupe të vogla
  • Të përpunohen informacione të përgjithshme për kuptimin dhe qëllimin e bashkëpunimit me prindër
  • Të rregullohen kompetencat dhe fushat e detyrave
  • Të hartohet plan vjetor transparent
  • Të zhvillohet propagandë
  • Të kemi durim dhe besim në njëri tjetrin
  • Të informohet personeli arsimor dhe drejtoria e shkollës
  • Të përpunohet një koncept i përbashkët bashkëpunimi në mes të arsimtarëve dhe prindërve
  • Të zhvillohet politikë e kujdesshme informative
  • Të kemi tolerancë
  • Të bashkëpunohet së paku një vit
  • Të bëhet një punë e kujdesshme paraprake
  • Të merren persona kompetent nga ana e prindërve dhe arsimtarëve
  • Koncepti për bashkëpunimin me prinder duhet të jetë i gatshëm dhe t`u shpërndahet personave që bashkëpunojnë
  • Të fillohet (të mos pritet gjatë)

Këshilli i prindërve
Këshilli i prindërve është organ që i bashkon prindërit e nxënësve të një shkolle. Ai është një hallkë tjetër në mes nxënësve, arsimtarëve dhe udhëheqësisë së shkollës që dëshiron të kontribuojë për t’i njohur zhvillimet, problemet dhe të bashkëveprojë për zgjidhjen e tyre. Këshilli i prindërve është i hapur për iniciativa dhe për kritikë. Komentet shqyrtohen dhe propozimet për zgjidhje të ndryshme përpunohen në grupe projektuese, pastaj i dërgohen drejtorisë së shkollës. Këshilli i prindërve nuk ka ndikim në planin mësimor, në format mësimore ose në mënyrën se si e bëjnë vlerësimin e nxënësve arsimtarët.Kjo është në kompetencat e drejtorisë së shkollës dhe të Byros për Zhvillimin e Arsimit. Megjithatë këshilli i prindërve mund të diskutojë rreth këtyre temave dhe të ofrojë këshilla konstruktive. Shkolla jonë ka përvojë shumë të mirë në këtë drejtim. Kjo mund të vërtetohet edhe me aktivitetet dhe punët të cilat janë kryer në shkollën tonë gjtë tërë kohës sa ekziston shkolla. Këshilli i përindërve në shkollë punon sipas programës vjetore të cilën e sjell vetë këshilli.


Përfundimi
Shkolla është organizatë me funksion specifik. Ajo ka për qëllim dhe detyrë të planifikojë aktivitete që do të sjellin rezultate dhe sukses të lartë. Kjo do të thotë se qëllimi parësor është suksesi i nxënësve.Niveli i këtyre rezultateve determinohet edhe nga faktorë të mjedisit ku shkolla e zhvillon aktivitetin e saj. Me bashkëpunim kuptojmë partneritetin e barabartë në këtë rast të shkollës dhe familjes. Ky bashkëpunim ka për qëllim arritjen e susesit sa më të lartë në mësim,por ngërthenedhe tema dhe pyetje të tjera me rëndësi për të dy palët.Në vazhdim do të paraqes konkluza të cilat drejtori i shkollës duhet t`i ketë parasysh gjat bashkëpunimit me prindër.
Bashkëpunimi i shkollës dhe familjes është një çështje kyçe për zhvillimin e një shkolle të mirë.Për bashkëpunim të tillë përgjegjës janë të gjithë personat kryesorë: arsimtarët, nxënësit, drejtori, prindërit, shërbimi pedagogjik,administrata e shkollës,etj.
Shkolla dhe familja janë të detyruar të bashkëpunojnë, sepse ata e kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit. Ata e kuptojnë pozitën e tyre dhe e perceptojnë veten si faktorë të barabartë në biseda. Obligimet dhe detyrat i kryejnë në bashkëpunim dhe respektim të barabartë, duke mos u përzier në kompetencat e shkollës.
Bashkëpunimi i shkollës dhe familjes nuk duhet të trajtohet si çështje vullneti dhe gadishmërie e mësuesve dhe prindërve të motivuar për bashkëpunim, por si pjesë integrale e punës intucionale ku në qendër qëndron mirëqenia e fëmijës.
Familja më shumë duhet të fokusohet në detyrat edukative, kurse shkolla në detyrat arsimore dhe sociale.
- familja- e drejta dhe detyrimi për: përkujdesje, edukim, shpenzime të jetës, arsimin dhe përparësi në fushat : religjion, politikë, etikë, moral dhe vlerat personale.
Shkolla në këto fusha duhet ta akceptojë përparësinë e familjes dhe nuk guxon të ndikojë në mënyrë të njëanëshme dhe dozë të tepruar mbi nxënësit.
- shkolla ka detyrim në: dhënien e njohurive dhe zhvillimin e shkathtësive, përkrahje familjeve në edukimin e fëmijëve.
- Shkolla ka përparësi në fushat: mënyra e mësimdhënies,metodat e mësimdhënies dhe zgjedhjen e temave sipas planprogramës mësimore
Familja duhet ta akceptojë përparësinë e shkollës-mësuesit në fushën e mësimdhënies dhe lirinë në zgjedhjen e metodave në bazë të planit mësimor.
Familja e informon shkollën për aspekte familjare të cilat kanë ndikim në shkollë. Shkolla e informon familjen mbi ndodhitë kryesore në raport me mësimin dhe shkollën. Familja përkrahin shkollën në fushën e saj. Shkolla përkrah familjen në fushën e tyre. Bashkëpunimi i mirëfilltë në mes shkollës dhe familjes krijon vetëbesim dhe besim të ndërsjellë te njëri – tjetri, vetëpërgjegjësi dhe përgjegjësi ndaj njëri tjetrit, respekt, tolerancë, mirëkuptim dhe gatishmëri për zgjidhje të favorshme për palët dhe kompromis



Literatura
1. Gj. Kasapi, Pedagogjia Shkollore (Shkup, 2006)
      2. John D. Shkolla dhe shoqëria ( përkthim shqip Plejad Tiranë 2003 ).
      3.Xh. Beluli,pedagog në Sh. F. „ Naim Frashëri“ Tetovë ( konsultime nga praktika   shkollore ).





Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels