IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


PĆ«rmbajtja:
Hyrje
1)Kuptimi i Inflacioni   Zhvillim 
2)Norma e inlflancionit
3)Deflacioni
4)Desinflacioni
5)Llojet e inflacionit

  •   Inflacioni i moderuar
  •  Inflacioni galopant
  •   Hperinflacioni

6)Pasojat e inflacionit
7)Shkaqet e inflacionit
8)Masat antiinflacionare
9)Kostot e inflacionit
10)Inflacioni ne Shqiperi krahasuar me vendet e tjera te rajonit.
Konkluzioni 

                                   Hyrje

1)Kuptimi i Inflacioni
 Inflacioni Ć«shtĆ« njĆ« rritje ngulmuese e Ƨmimit tĆ« tĆ« mirave dhe shĆ«rbimeve,shkaktuar nga disniveli i krijuar nga njĆ« sasi e vogĆ«l e tĆ« mirave materiale nĆ« treg dhe e njĆ« sasie tĆ« madhe tĆ« parasĆ« nĆ« qarkullim. Inflacioni mund tĆ«shkaktohet nga rritja e sasisĆ« sĆ« parasĆ« nĆ« qarkullim ose nga kĆ«rkesa si pasojĆ« e shpenzimeve tĆ« qeverisĆ« ose shtypjes sĆ« parasĆ« sĆ« re. Gjithashtu ajo mundtĆ« vijĆ« edhe si pasojĆ« e uljes sĆ« ofertĆ«s sĆ« tĆ« mirave materiale.Fjala inflacion per here te pare u perdor ne SHBA per te shprehur qarkullimin e parase gjate kohes se luftes qytetarete viteve 1861-1865,kur qevera ishte e shtrenguar te emetoj para letre per te financuar luften.
Fjala inflacion vjen nga latinishtja "inflare"qe do te thote fryrje,zmadhim etj.
Me inflacion kuptojm ate qrregullim te proceseve ekonomike dhe financiarene mes te ofertes dhe te kerkeses se mallrave dhe te sherbimeve i cli shprehetme rrtjen e emimeve dhe me zhvleresimn e parase.
Me inflacion kuptojme ate qrregullim monetar qe krijohet me leshimin neqarkullm te nje sasie me te madhe kartmonedhash dhe sorrogate te parase nekrahasim me sasine e domosdoshme te parave ari.
Shume autor kane dhen definicione te ndryshme lidhur me inflacionin dhe nder ta mund te permendim edhe Samuel Sonin i cili thote se me inflacion kuptojme periudhen e rritjes se pergjithshme te cmimeve te mallit dhe te faktoreve te prodhimt.
Inflacion ndikon ne prodhim, shprendarje ,konsum,ne blancin e pagesave, etj.
Inflacioni i asaj kohe pershkruhet keshtu:
"Dikur kemi shkuar ne dyqan me para ne xhepat tone dhe jemi kthyer me plote gjera ushqimore ne shportat tona.Tani po shkojme me shporta plote para , kurse po kthehemi me gjera ushqmore te cilat mund ti fusim ne xhepa".Inflacioni pƫrbƫn njƫ nga semundjet makroekonomike dhe konsiderohet shqetƫsim serioz pƫr ekonomine nƫ teresi dhe per firmat ne vecanti. Per kƫtƫ arsye cdo qeveri inflacionin e sheh si njƫ ndƫr piketat kryesore stabilizuese makroekonomike. Inflacioni shkaktohet nga rritja e sasisƫ sƫ parasƫ nƫ qarkullim dhe zvogelimi i sasisƫ sƫ tƫ mirave materiale nƫ treg. Monetaristete ditƫve tƫ sotme gjetƫn njƫ pergjigje bindƫse pse fryhen cmimet:
 Inflacioni Ć«shtĆ« njĆ« fenomen i kerkesĆ«s pĆ«r para!

Zhvillimi
2)Norma e inlflancionit :
Me inflacioni do tĆ« kuptojmĆ« ngritjen e vazhdueshme te nivelit tepĆ«rgjithshĆ«m te Ƨmimeve.               

                                        Niveli I cmimeve (t) ā€“ Niveli I cmimeve (t-1)
Norma e Inflacionit (t) =___________________________________  x100
                                                 Niveli I cmimeve (t-1)

 ku t Ć«shtĆ« periudha korente dhe t-1 Ć«shtĆ« periudha paraardhĆ«se .
Sic del edhe nga pƫrkufizimi i mƫsiperm, ƫshtƫ e domosdoshme tƫ theksojmƫse inflacioni ƫshtƫ njƫ dukuri ekonomike qe shpreh ngritjen e nivelit tƫpƫrgjithshƫm tƫ cmimeve dhe jo tƫ cmimeve tƫ mallrave apo tƫ shƫrbimeve tƫ vecanta. Me ngritjen e nivelit tƫ pƫrgjithshƫm tƫ cmimeve kemi parasysh ngritjen e nivelit mesatar tƫ tyre. Natyrisht, jo tƫ gjitha cmimet ngrihen nƫ tƫ njƫjten masƫ gjatƫ periudhes sƫ inflacionit. Disa cmime ngrihen mƫ shumƫ,ndƫrsa tƫ tjerƫ ngrihen mƫ pak, sidoqoftƫ nƫ njƫ situatƫ inflacioniste niveli mesatar i tyre ngrihet.Krahas inflacionit , me ndryshimin e nivelit tƫ Ƨmimeve lidhen edhe konceptet e diflacionit dhe tƫ desinflacionit.
3)Deflacioni pasqyron procesin e rƫnies sƫ Ƨmimeve mesatare nƫn nivelin e periudhƫs paraardhƫse. Ndryshe deflacioni mund tƫ pƫrcaktohet si inflacion nagativ.
Pra deflacioni Ć«shtĆ« dukuri e kundĆ«rt prej inflaciont dhe paraqet jo ekuilibrin monetar.Jo ekuilibri monetar gjatĆ« inflacionit shprehet kur sasia e parasĆ« nĆ« qarkullim Ć«shtĆ« mĆ« e vogel se ajo qĆ« Ć«shtĆ« e nevojshme,kurse te inflacion i  joekuilibri monetar shprehet kur sasia e parse nĆ« qarkullim Ć«shtĆ« mĆ« e madhe se sa ajo qĆ« Ć«shtĆ« e nevojshme.Ketu qĆ«ndron edhe dallimi i inflacionit ndaj deflacionit.
Kuptimi i deflacionit te autorƫt e ndryshƫm kuptohet,pra si e kundƫrta e problemit te inflaciont .Nese inflacionin e kemi shƫnuar si renie te fuqise blerese te parase ,deflacionin mund ta definojm si forcim i kesaj fuqie blerese.
Deflacioni eshte ajo gjendje ekonomike nƫ tƫ cilƫn oferta e mallit dhe e sherbimeve mbizoteron mbi kerkesen efektive te parase pa marre parasysh se a bƫhet rƫnia apo jo e nivelit te pergjithshem te cmimeve.
 Pasojat e deflaciont jane :rĆ«nia e cmimeve ,
rritja e fuqise blerese te parase,
zvogelimi i prodhimit,te ardhurave nacionale etj.
Masat per menjanimin e deflacionit jane:
rritja e kerkeses se parase,
lehtesimi i kushteve per marrjen e kredise ,
stimulimi i eksportit ,
zvogelmi i tatimeve dhe zhdukja e dukurive qƫ kanƫ shkaktuar deflacionin.

4)Desinflacioni pasqyron procesin e rƫnies sƫ Ƨmimeve mesatare por duke mbetur mbi nivelin e periudhƫs paraardhƫse.Pra, gjatƫ situatave desinflacioniste inflacioni vazhdon tƫ ketƫ vlera pozitive.
Pƫrderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit tƫ Ƨmimeve, si tregues tƫ drejtpƫrdrejtƫ tƫ tij shƫrbejnƫ indekset e Ƨmimeve.

 
Pƫrllogariten tre indekse tƫ pƫrgjithshme tƫ Ƨmimesh:
Indeksi i cmimeve tƫ konsumatorit (CPI) ƫshtƫ treguesi qƫ pƫrdoret mƫ gjƫrƫsisht pƫr matjen e inflacionit. (CPI) mat kosoton e njƫ shporte,tregu mallrash dhe shƫrbimesh qƫ konsumohen nga familja tipike qytetare gjat njƫ periudhe tƫ caktuar kohe.Nƫ pƫrllogaritjen e CPI mbahen parasysh edhe peshat specifike tƫ cdo malli apo shƫrbimi nƫ buxhetin e shpenzimeve tƫ konsumatorit.
Indeksi i cmimeve tƫ prodhuesit. Ky indeks mat nivelin e Ƨmimeve tƫ shitjes me shumicƫ, pra nivelin e cmimeve nƫ stadin e prodhimit.Nƫ rastin e SHBA ky indeks llogaritet duke u bazuar nƫ Ƨmimet e rreth 3400mallrave tƫ ndryshme. Llogaritja e indeksit tƫ Ƨmimeve tƫ prodhuesit ƫshtƫ i rƫndƫsishƫm pƫr shkak tƫ gjerƫsisƫ sƫ mallrave dhe tƫ shƫrbimeve qƫ pƫrfshin.
Ai pƫrdoret gjerƫsisht nƫ veprimtarinƫ tregtare.
 Deflatori I GNP. Deflatori I GNP llogaritet si raport I GNP nominal me GNPreal, shprehur nĆ«, pĆ«rqindje, pra:
                                 GNP nominale 
 Deflatori I GNP= ____________________ x100
                                GNP reale
Ky raport mud te interpretohet si njƫ indeks mƫ i pergjithshƫm i Ƨmimeve pƫrderisa ai pƫrfshin Ƨmimet e tƫ gjitha mallrave dhe tƫ shƫrbimeve. Pƫr kƫtƫ arsye ekonomistƫt e konsiderojn deflatorin e GNP si matƫs mƫ tƫ mir te inflacionit se sa indeksi i Ƨmimeve te Konsumatorit (CPI) dhe Indeksi i Ƨmimeve tƫ Prodhuesit (PPI).
Shpesh herƫ midis njerƫzve lindin keqkuptime dhe krijohen konfuzione nƫ lidhje me inflacionin,Kƫtu po paraqesim disa pyetje tƫ cilat reflektojnƫ keqkuptimet e pƫrbashkƫta, sƫ bashku me pƫrgjigjet e tyre:
a.Ai bƫn inflacioni mallrat dhe shƫrbimet mƫ tƫ shtrenjta? Jo.Inflacion do tƫ thotƫ qƫ niveli mesatasr i cmimeve ngrihet. Shtrenjtƫsia e mallrave lidhet me cmimet relative tƫ tyre, tƫ cilat jo me doemos ndryshojnƫ.
b.A na bƫn inflacioni mƫ tƫ varfer? Jo patjeter.Tƫ ardhurat tona nominale tentojnƫ tƫ rriten gjatƫ periudhƫs sƫ inflacionit ndƫrkoh qƫ te ardhurat tona reale mundet tƫ rriten sikurse mund tƫ mos ndryshojn apo tƫ ulen po gjatƫ kƫsaj periudhe.
c.A bƫhen firmat mƫ tƫ pasura dhe puntorƫt mƫ tƫ varfer gjatƫ periudhƫs sƫ inflacionit? Jo patjeter.
Efekti i inflacionit nƫ shpƫrndarjen e tƫ ardhurave varet nga lloji i inflacionit.
5)Llojet e inflacionit
Inflaconi paraqet dukurin negative nĆ« rrjedhat e zhvllimit ekonomik.Ai paraqitet nĆ« shkall dhe nivele tĆ« ndryshme nĆ«pĆ«r faza zhvllimore tĆ« ekonomisĆ« sĆ« njĆ« vendi.Inflacion mund ta ndajmĆ« nĆ« bazĆ« tĆ« kritereve tĆ«  ndryshme nĆ« lloje dhe nĆ«nlloje:
A.Sipas  intensitetit - si kriter merret shpejtĆ«sia e procesit tĆ« inflacionit dhe shkalla e shpenzimt tĆ« parasĆ« .Sipas keti kriteri e ndajmĆ«:
a)Inflacioni i moderuar(i permbajtur) - shprehƫ rrtjen e ngadalshme tƫnivelit tƫ pergjithshƫm tƫ cmimeve .Kjo faze e inflacionit e ulƫt,ku zakonisht norma e inflacionit ƫshtƫ njƫ shifrore apo 2% - 3%.Ne kushte tƫ inflacionit cmimet relatvisht janƫ stabile dhe njerƫzit nuk frigohen nga zhvlerƫsimi i parasƫ vendore dhe jane te gatshem ti mbajne ne duart e tyre ose ti depozitojne nƫ banka pasi qƫ ato do tƫ jenƫ thuajse nƫ tƫ njejtƫn vlerƫ pƫr disa muaj apo pƫr njƫ vit mƫ von.Ne kƫtƫ fazƫ tƫ inflacionit njerƫzit janƫ tƫgatshƫm tƫ lidhin kontrata afatgjate me vlera monetare duke pasur besimin se niveli i cmimeve nuk do tƫ delvavoj vlerƫn e tyre tƫ gatshme.Ne situatƫn kurƫ ne ekonomin e njƫ vendi kemi inflacion te moderuar(te permbajtur ) edhe sistemi monetar funksionon mirƫ qƫ njƫherit shpreh stabilitet ekonomik.
b)Inflacioni galopant - ky inflacion karakterizohet me nivel tƫ lartƫ mesatar tƫ cmimeve gjatƫ njƫ viti.Nƫ situatƫn e inflacionit galopant norma vjetore e inflacionit ƫshtƫ dy ose tre shifror (13% - 16% ).Inflacioni galopant i sjell crregullme serioze ekonomisƫ sƫ njƫ vendi qe shprehet nepermjet treguesve makroekonomik e financiar.Me kƫtƫ rast shumƫ zhvleresohet paraja e vendit ,njerezit pasurin e tyre nƫ vlerƫ monetare e shendrrojne nƫ njƫ valutƫ tƫ fort tƫ huaj p.sh.,nƫ dollar.Njerezit frikesohen te mbajnƫ para tƫ gatshme nƫ dore apo tƫ depozitojne nƫ banka. Nƫ kƫto situata sistemi monetar crregullohet,bie norma e interest ,rritet kursi devizor si dhe crregullohen transaksionet e brendshme tƫ ekonomisƫ ,vecmas ato tƫ tregtisƫ se jashtme.Ne kƫtƫ fazƫ tƫ inflaciont gjenden shumƫ vende tƫ botƫs qƫ kryesisht janƫ vende mjaft tƫ zhvilluara.
c)Hperinflacioni - nĆ« fazĆ«n e hiperinflacionit Ƨdo proces ekonomik crregullohet dhe ky lloj i inflacionit Ć«shtĆ« vdekjeprurĆ«s pĆ«r ekonominĆ« e njĆ« vendi. Ky lloj i inflaciont Ć«shtĆ« i rrallĆ« dhe zakonisht paraqitet nĆ« kushte tĆ« luftĆ«s.Studimi i kĆ«tij lloji tĆ« inflacionit Ć«shtĆ« i rĆ«ndĆ«sishĆ«m sepse hedh dritĆ« mbi llojet e tjera tĆ« inflacionit.Si shembull tĆ« periudhave me hiperinflacion mund tĆ« pĆ«rmendim GjermaninĆ« e viteve 1922-1923, ku nĆ« ketĆ« periudhĆ« indeksi i cmimeve u rrit nga 1 nĆ«10.000.000.000%. Banka QĆ«ndrore nxirrte nĆ« qarkullim gjithmonĆ« e mĆ« shumĆ« kartĆ«monedha ā€“ dhe jo vetem ajo. NĆ« tĆ« vertete shtypte para gjithkush donte. Korporata te mĆ«dha si Hoechst apo Thyssen prodhuan kartĆ«monedha tĆ« reja pĆ«r tĆ« bĆ«rĆ« tĆ« mundur pagesĆ«n e rrogave tĆ« punĆ«torĆ«ve.
Jugosllavia ishte po ashtu ajo qƫ pƫrjetoj hiperinflacionin nƫ vitet 1992-1993 e cila u karakterizua nga nje hiperinflacion shumƫ i lartƫ dhe nga njƫ zhvlerƫsim i jashtƫzakonshem i dinarit, pƫr shkak tƫ luftƫs Bosnje-Hercegovinƫ. Nƫse njerƫzit gjithmonƫ endƫrronin tƫ kishin njƫ shportƫ me para, gjatƫ kƫsaj periudhe hiperinflacioniste ndodhi e kunderta: ata mƫ shumƫ preferonin shportƫn se sa paratƫ e pavlera qƫ e mbushnin ate!
Disa nga karakteristikat kryesore tƫ hiperinflacionit janƫ:
Sƫ pari, shpejtƫsia e qarkullimit tƫ parasƫ rritet shumƫ shpejt. Nƫ fund tƫ periudhƫs sƫ hiperinflacionit gjerman paratƫ qarkulluan 30 herƫ mƫ shumƫ se nƫ fillim tƫ saj.
Se dyti, cmimet relative, perfshirƫ edhe cmimin e punes (pagƫn) bƫhen jashtƫzakonisht tƫ pa qƫndrueshƫm. Pikƫrisht ky ndryshim shumƫ i madh nƫ cmimet relative dhe nƫ pagƫn reale me efektet pƫrkatese nƫ alokimin e burimeve dhe nƫ shpƫrndarjen e tƫ ardhurave, ilustron fare mirƫ kostot emƫdha qƫ shkaktohen nga inflacioni.
B.Sipas kohes se zgjatjes se procesit te inflaciont - inflaconi mund tƫ jetƫ:
a)inflaconi afatgjate i cili ƫshtƫ latent apo i permbajtur pƫr nga itensiteti.
b)inflacioni i njehershem i cili paraqitet pƫr nje kohe tƫ shkurtƫr dhe posa tƫ ndalet ndikim i shkaqeve tƫ tij , ndƫrprehet procesi i inflacionit.
c)inflacioni kronik apo shume vjeƧarƫ ƫshtƫ ai inflacion i cili ƫshtƫ me intensitet tƫ mesƫm dhe qƫ ƫshtƫ i pranishƫm nƫ njƫ vend pƫr shumƫ kohƫ , pra ky inflacion zgjatƫ shumƫ vjet.
C.Sipas origjines - sipas kƫti kriteri inflacioni mund tƫ jetƫ i vendit dhe i huaj.
D.Sipas kalimit te ekonomise - mendohet nƫ shkallƫn e zhvleresimt tƫ parasƫ , pra inflacioni mund te jetƫ :
a)Inflacioni jo aktiv - ƫshtƫ kur kemi kapacitet tƫ paangazhuar tƫ prodhimit dhe rezerva te lƫndƫve tƫ para.
b)Inflacioni aktiv - paraqitet atƫherƫ kur prodhimi nuk mund te rritet , pra inflacioni i ka tƫ gjitha efektet e tij nƫ kƫtƫ rast.
E.Sipas angazhimit - dallojmƫ :
a) Inflacionin e lire - ƫshtƫ atƫherƫ kur shitet nuk merrƫ kurrfare masash qƫ tƫ pengojƫ zhvillimin e inflacionit.
b) nflacioni i penguar - ƫshtƫ kur shteti merrƫ masa pƫr pengimin e tij.
 6)Pasojat e inflacionit
Pasojat e inflacionit ndihen ne te gjtha sferat e riprodhmit shoqƫror , pra inflacioni ndikon nƫ :
A.NĆ« zhvillimn ekonomik - Inflacioni ka ndikim:
a)neutral-; Ndikimi neutral nƫ zhvillimin ekonomik bazohet nƫ disa botƫ kuptime tƫ disa ekonomisteve klasik qƫ kanƫ menduar se parat jane mjete teknike nƫ kembim tƫ mallrave
b)ndikim negative-; Ndikimi negatv - nƫ zhvillimin ekonomik bazohet nƫ kƫto argumente:
*inflacioni paraqet pengesƫ pƫr zhvillimin ekonomik,
*destimulon kursimin,
*zvogelon angazhimin e rritjes sƫ produktivitetit tƫ punƫs
c)ndikim poztiv- ; Ndikimi poztiv - nƫ zhvillimin ekonomik bazohet nƫ faktin se inflacioni e stimulon rritjen e prodhimt duke ia siguruar tregun me kushte tƫ pƫrshtatshme tƫ ngritjes se cmimeve.
B. Nidikimi i nflacionit nƫ qarkullim dhe prodhim - inflacioni krijon iluzion te prosperitetit , perkatesisht tƫ zhvillimit tƫ ekonomise apo te rritjes se prodhmit.
C. Ndikimi i inflacionit nƫ shprƫndarje tƫ tƫ ardhurave - inflacioni ka ndikim dhe pasoja negative nƫ shprendarjen e tƫ ardhurave , kryesisht nga inflacioni dƫmtohen punonjƫsit , nƫnpunesit , pensonistƫt , invalidƫt , marrƫsit e ndihmave sociale , kursimtarƫt kreditor etj.
D.Ndikimi i inflacionit nƫ kembim ndƫrkombetar - inflacioni nƫ shumƫ aspekte ndikon nƫ mardheniet ekonomike nderkombetare.
7)Shkaqet e inflacionit
Shkaqet e inflacionit janƫ tƫ shumte , por kryesisht radhiten nƫ katƫr grupe:
A.Inflacioni i kerkesƫs efektive tƫ parasƫ (fuqise blerese) - pƫr shkak tƫ kerkesƫs efektive tƫ parasƫ paraqitet nƫ bazƫ tƫ lejimt tƫ kredisƫ sƫ bllokimit tƫ pjesƫve tƫ vellimit monetar etj.
B. Inflacioni per shkak te shperndarjes dispropocionale tƫ tƫ ardhurave kombetare - shprendarja reale e tƫ ardhurave kombetare si dhe ndryshimet nƫ konsumin personal ,konsumin buxhetor,nƫ atƫ investiv ,p.sh., pjesemarrja e konsumit investiv nƫ tƫ ardhurat kombetare atƫherƫ paraqet procesi i inflacionit qƫ e zvoglon pjesemarrjen e konsumit personal , buxhetor dhe tƫ eksportit.
C.Inflacioni pƫr shkak tƫ zvoglimit tƫ fundit tƫ mallit - pasi qƫ inflacioni si proces paraqitet nƫ periudhat kur kerkesa e parasƫ ƫshtƫ mbi ofertat e mallit dhe shƫrbimeve ,atƫherƫ gjatƫ analizƫs sƫ shkaqeve tƫ inflacionit duhet tƫ shoqerohen faktorƫt tƫ ndryshem tƫ cilƫt ndikojn nƫ zvoglimin e ofertƫs sƫ mallit .Nƫ ofertƫn e mallit ndikojnƫ kƫto shkaqe :zvogelim absulut i prodhimit dhe zvoglimi relativ i prodhmit .
D.Inflacioni pƫr shkak tƫ ecurive tƫ pavolitshme tƫ bilancit tƫ pagesave, -ecuria e pƫrditshme e bilancit tƫ pagesave ƫshtƫ pasojƫ e inflacionit tƫ pagesave,pra inflacioni i brendshƫm.Ne kƫtƫ menyrƫ eksporti mallit zvoglohet,kurse importi rritet dhe keshtu qƫ blanci i pagesave mund te jete pasiv.
Pasivi i bilancit tƫ pagesave shkaktohet nga :
a)Inporti i madh i tƫ mirave ekonomike sidomos produkteve bujqƫsore.
b)Per shkak tƫ tƫ mirave dhe paisjeve investive .
c)Per shkak te kamatƫs si dhe kthimit tƫ huas se kontraktuar nƫ periudhƫn e mƫ hershme.
Pasiva e bilancit te pagesave duhet tƫ mbulohet ,ajo mund te behet ne dy menyra: duke hyre borxh dhe me anƫ tƫ devalvimit.
8)Masat anti inflacionare
Dukuria e inflacionit e cila ƫshtƫ bƫrƫ pƫrcjellƫs i pƫrhershƫm i ekonomisƫ prej tƫ gjitha shteteve ka ndikuar qƫ shkenca tƫ studioj dukuritƫ , format ,shkaqet dhe pasojat e tij dhe njƫkohesisht masat tƫ cilat duhet marrƫ shteti per pengimin dhe perballimin e inflaciont.
Masat qe duhet ndermarre janƫ:
A. Masat monetare politike - ketu numrojmƫ:
a) rritjen e normes se kamates
b) ngritjen e normes sƫ rezervƫs sƫ detyrueshme
c) rritjen e letrave me vlerƫ dhe nƫ rastet e inflaciont galopant edhe reformat monetare.
B.Masat monetare fiskale - ketu numrojmƫ:
a) ekuilibrin e buxhetit ,
 b)rritjen e tatimeve dhe tĆ« kontributeve ,
c) shpalljen e huase shteterore ,
d) masat nƫ lemin e doganave,etj.

9)Kostot e inflacionit
Kostot e inflacionit janƫ mƫ pak tƫ dukshme se sa kostot e papunƫsisƫ. Dihet se nje transaksion ka dy anƫ, shitƫsin dhe blerƫsin. Kur cmimet rriten ƫshtƫ shitƫsi qƫ fiton kurse blerƫsi humbet. Prandaj analiza e kostove tƫ inflacionit ƫshtƫ krejt e ndryshme nga ato tƫ papunƫsisƫ. Papunƫsia,sic e dimƫ paraqet nje humbje tƫ pastƫr.Kurse, kur analizojmƫ inflacionin do tƫ shohim se nƫ njƫ situatƫ inflacioniste mund tƫ kemi njƫkohƫsisht si tƫ humbur ashtu edhe tƫ fituar.
Theksuam se nƫ njƫ periudhƫ inflacionste jo tƫ gjitha cmimet, pƫrfshirƫ kƫtu edhe pagat, ndryshojnƫ me tƫ njejƫn masƫ ose ritƫm. Rrjedhimisht, do tƫ kemi patjeter ndryshime nƫ nivelin e cmimeve relative tƫ mallrave dhe shƫrbimeve.
Pikƫrisht kƫto ndryshime nƫ cmimet relative tƫ mallrave dhe shƫrbimeve,krijojnƫ dy efekte nga inflacioni :
A) Inflacioni con nƫ rishpƫrndarjen e pasurisƫ midis klasave ose shtresave tƫ ndryshme tƫ popullsisƫ.
B) Inflacioni con nƫ njƫ alokim jo eficent tƫ burimeve tƫ prodhimit. Kur kemi inflacion, paratƫ e humbasin vlerƫn e tyre. Vlera e parave shprehet nƫ sasinƫ e mallrave dhe tƫ shƫrbimeve qƫ mund tƫ blihen me to. Me fjalƫ tƫ tjera, nƫ kushtet e inflacionit me njƫ sasi parash, pƫr shembull, prej 500 lekƫsh, nuk mund tƫ blihet e njƫjta sasi mallrash apo sherbimesh qe bliheshin njƫ vit me pare. Norma nƫ tƫ cilƫn bie vlera e parasƫ varet nga norma e inflacionit. Nƫ qoftƫ se kjo e fundit ƫshtƫ e lartƫ, paratƫ e humbasin vlerƫn e tyre shumƫ shpejt, dhe kur ƫshtƫ e ulƫt, vlera e parasƫ bie mƫ ngadalƫ.
Inflacioni Ć«shtĆ« njĆ« dukuri ekonomike qĆ« ndodh nĆ« tĆ« gjitha vendet. Por norma e inflacionit varion nga njĆ« vĆ«nd nĆ« njĆ« tjeter. Kur norma e inflacionit ndryshon shumĆ« dhe pĆ«r njĆ« periudhĆ« afatgjatĆ« atĆ«here do tĆ« kemi si rezultat njĆ« ndryshim nĆ« vlerĆ«n e kĆ«mbimit tĆ« parasĆ« vendase me paratĆ« e vendeve tĆ« tjera.MegjithatĆ«, efektet konkrete tĆ« zhvlerĆ«simit tĆ« parasĆ«, pra kostot e inflacionit, varen nga karakteri i inflacionit, nĆ«se ai Ć«shtĆ« i parashikuar apo i  paparashikuar.
a. Inflacioni i parashikuar quhet ajo norme e inflacionit e cila mund tƫ parashikohet nga agjentƫt ekonomikƫ.
b. Inflacion i paparashikuar ƫshtƫ ajo normƫ e inflacionit e cila i kap agjentet ekonomikƫ nƫ befasi.E bejme dallimin midis inflacionit tƫ parashikuar dhe tƫ paparashikuar,sepse efektet qƫ ato shkaktojnƫ ndryshojnƫ nga njƫri tjetri. Le tƫ ndalemi nƫ shpjegimin e rastit kur kemi tƫ bejmƫ me njƫ normƫ inflacioni tƫ parashikuar.Dimƫ se parate pƫrdoren si masƫ e vlerƫs nƫ transaksione tƫ ndryshme.Huamarrƫsit dhe huadhƫnƫsit, punetoret dhe punedhƫnƫsit hartojnƫ kontrata nƫ tregues vlerorƫ, monetarƫ. Nƫ kƫto kushte nƫ qoftƫ se vlera e parase ndryshon nƫ mƫnyre tƫ paparashikuar, gjatƫ kohƫs sƫ zbatimit tƫ kontratƫs,pƫr shkak te inflacionit, atƫherƫ madhƫsia reale e parasƫ sƫ paguar ose tƫ marre, tƫ fituar ndryshon nga ajo e kontraktuara.
Interesi (kursi i interesit/kamata) ƫshtƫ kostoja qƫ huamarresi i paguan huadhƫnƫsit gjatƫ njƫ periudhe tƫ caktuar kohore, zakonisht e llogaritur nƫ bazƫ vjetore. Kjo shumƫ e paguar ka si qellim tƫ kompensojƫ huadhƫnƫsin pƫr sakrificƫn qe po ndƫrmerr nƫ humbjen e pƫrdorimit tƫ mƫnjƫhershƫm tƫ parasƫ sƫ tij, pƫr uljen e vlerƫs sƫ parasƫ si pasojƫ e inflacionit gjatƫ kohƫzgjatjes sƫ huadhƫnies, dhe e fundit, per rrezikun qƫ paraqet procesi ihuadhƫniƫs (psh, mos pagimi nga huamarrƫsi i shumƫs sƫ dhƫnƫ hua).Ekzistojnƫ kurse tƫ ndryshme interesi qƫ varen nga faktorƫ si kush ƫshtƫ huadhƫnƫsi (kreditori) e kush huamarrƫsi (kredimarrƫsi). Mƫnyra e harxhimit tƫ kredisƫ luan po ashtu rol nƫ cmimin e kredisƫ. Dy kurset mƫ tƫ njohura janƫ ato tƫ Bankes Qƫndore Evropiane dhe ajo e Bankes Amerikane (origj.Federal Reserve Bank).Ketƫ lloj interesi e paguajnƫ bankat komerciale kur marrin hua nga banka qƫndrore.
Le tƫ marrim njƫ shƫmbull qƫ ilustron kthimin e kredisƫ :Njƫ konsumator merr hua nƫ bankƫ 5000 $ pƫr tƫ blerƫ njƫ veturƫ dhe bie dakort qƫ ta kthejƫ huanƫ e marrƫ pas njƫ viti me njƫ normƫ interesi 10% nƫvit. Pas njƫ viti ky pƫrson do ta kthejƫ huanƫ e marrƫ prej 5000$ dhe do tƫpaguajƫ 500$ interes (5000*10%=500$).
Supozojmƫ fillimisht se nuk kemi inflacion. Rrjedhimisht sasia e mallrave edhe shƫrbimeve qƫ mund tƫ blihen me 5000$ mbetƫt e njƫjtƫ. Nƫ kƫtƫ situatƫ,duke i paguar bankƫs 500$ si interes, konsuamtori heq dorƫ nga konsumi i masƫs pƫrkatƫse nƫ mallra dhe shƫrbime. Ndƫrsa banka merr 500$ me shumƫ nga sa kishte nƫ fillim dhe mund tƫ blejƫ me to mƫ shumƫ mallra dhe shƫrbime se sa nƫ fillim. Tani le ta studiojmƫ kƫtƫ marrƫveshje, por nƫ kushtet kur ekonomia vuan nga njƫ inflacion prej 10% nƫ vit. Eshtƫ e qartƫ se nƫ fund tƫ vitit konsuamtori do ti kthejƫ bankƫs 5500$, ku 5000$ pƫrbejnƫ kthimin e huasƫ sƫ marrƫ dhe 500$ janƫ pagesa e interesit pƫr huanƫ e marrƫ.Nƫ kƫtƫ rast, kur banka merr 5500$, sasia e mallrave dhe shƫrbimeve qƫ ajo mund tƫ blejƫ mƫ kƫto para ƫshtƫ saktƫsisht e barabartƫ me ato qƫ mund tƫ kishte blerƫ me 5000$ njƫ vit mƫ parƫ. Pƫrsa i pƫrket konsumatorit,mƫgjithƫse ai i paguan Bankƫs 500$ interes, kjo pagesƫ nuk imponon ndonjƫ kosto oportune pƫr tƫ, sepse pas njƫ viti vlera e parasƫ ka rƫnƫ (pƫr shkak tƫ inflacionit 10%). Shuma prej 5000$ qƫ ai mori hua, ƫshtƫ e qartƫ se pas njƫ viti vlerƫsohet mƫ pak nƫ sasi mallrash dhe shƫrbimesh. Tani pas njƫ viti duhen 5500$ pƫr tƫ blerƫ ato mallra dhe shƫrbime qƫ blieheshin me 5000$ njƫ vit mƫ parƫ. Pra, rezulton se realisht konsumatori ka kthyer 5000 $. Kjo rƫnie nƫ vleren e huasƫ e fshin se e asgjƫson pagesen prej 500$ si interes. Themi se nƫ ketƫ rast konsumatori (huamarrƫsi) ƫshtƫ i fituar, kurse banka(huadhƫnƫsi) ƫshtƫ i humbur.
Krejt ndryshe ndodh kur inflacioni ƫshtƫ i parashikuar.

10)Inflacioni nƫ Shqipƫri Krahasuar me Vendet e Rajonit
Inflacioni ƫshtƫ njƫ tregues i ndryshimit tƫ nivelit tƫ pƫrgjithshƫm tƫ Ƨmimeve nƫ njƫ ekonomi.
Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit tĆ« Ƨmimeve tĆ« konsumit (IƇK), i cili mat ndryshimin e Ƨmimit tĆ« njĆ« shporte artikujsh qĆ« pĆ«rfaqson ato mallra qĆ« konsumohen zakonisht nga njĆ« familje. NĆ« rastin e ShqipĆ«risĆ«, norma vjetore e inflacionit pĆ«r 2009 ishte 3.7%, ndĆ«rsa pĆ«r 2010 ishte 3.4%.
Krahasuar me vendet e rajonit Shqipƫria paraqitet si mƫ poshtƫ:
 

VlerƫsimetƫFMN
Burimi:FMN
KomentetdheAnaliza:ODA

Shqipƫria renditet e treta nƫ rajon pas Serbisƫ (6.58%) dhe Turqisƫ (6.53%), tƫ cilat janƫ karakterizuar nga periudha hiperinflacionare nƫ dekadƫn e fundit. Ndƫrkohƫ pas Shqipƫrisƫ renditen: Greqia (2%), Kroacia (1.9%), Kosova (0.1%), Bosnja dhe Hercegovina (-0.025%) dhe Maqedonia(-1.64%).
Duke bƫrƫ njƫ analizƫ kohore, vihet re se vendi me uljen mƫ drastike tƫ inflacionit gjatƫ dhjetƫvjecarit tƫ fundit ƫshtƫ Serbia. Nƫ rastin e Shqipƫrisƫ, inflacioni ƫshtƫ luhatur rreth normƫs 3%.
Njƫ normƫ inflacioni e qƫndrueshme, ƫshtƫ e domosdoshme pƫr rritjen ekonomike dhe pƫrmirsimin e mirƫqƫnies nƫ njƫ vend.



Konkluzioni

Argumentuam se pritjet e inflacionit mund tƫ jenƫ shumƫ tƫ dobishme nƫ vlerƫsimin e besueshmƫrisƫ sƫ politikƫs monetare dhe
gjykimet mbi racionalitetin empirik tƫ tyre po bƫhen gjithmonƫ e mƫ tƫ vlefshme nƫ procesin e drejtimit tƫ politikƫs monetare. Pƫr tƫ vlerƫsuar dhe kontrolluar karakteristikat empirike tƫ pritjeve tƫ
inflacionit Ć«shtĆ« e rĆ«ndĆ«sishme gjetja e metodologjive, tĆ« cilat mund tĆ« mbledhin nga publiku pritjet dhe tā€™i transformojnĆ« ato nĆ«
seri kohore.Pasojat e inflacionit mund te jene shume lenduese per ekonomine e vendeve.Madje lendesa eshte aq me e madhe ,sa me e madhe te jete diferenca midis norms aktuale te inflacionit me normen e parashikuar te saj.Pervec frenimit te tregjeve financiare,ā€zhurmaā€ e prodhuar nga inflacioni tregon se sistemi I cmimeve nuk komunikon edhe informacionin.Keq informimi shtremberon vendimet per investime dhe punesim.Per te gjitha keto arsye,ekonomite me nje inflacion te larte  vuajne nje rritje te varfer. 





 



 

Related Posts:

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels