IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


http://eseshkolle.blogspot.com/
FAKULTETI I STUDIMEVE TE INTEGRUARA ME PRAKTIKEN
Ese argumentuese
 Tema:“ Siguria ne pune,detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit”.
 Siguria ne pune, detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit    
Ligji per Sigurine dhe shendetin ne pune cakton detyrimet e punedhenesin dhe punemarresit.
Siguria dhe shendeti ne pune tashme eshte detyrim i punemarresit, i cili duhet te marre te garantoje sigurine dhe mbrojtjen e shendetit. Por, edhe punemarresi duhet te plotesoje disa detyrime pikerisht ne lidhje me
sigurine dhe shendetin ne pune.
Punedhenesi:Ky ligj rregullon detyrimet e punedhenesve per sigurimin e mbrojtjes se punemarresve ne te gjitha aspektet qe lidhen me sigurine dhe shendetin ne pune, si dhe merr masat e nevojshme nepermjet parandalimit te rreziqeve per aksidentet ne pune dhe semundjet profesionale, informimit  dhe formimit profesional te punemarresve, organizimit te mbrojtjes kolektive dhe individuale, sigurimit te organizimit te vendit te punes dhe mjeteve te nevojshme
Eshte parashikuar ngritja per here te pare dhe funksionimi i sherbimeve te mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe Keshillit Nderministror te sigurise dhe shendetit ne pune. Keto struktura do te sherbejne per zbatimin e masave parandaluese dhe pjesemarrjen e balancuar te punemarresve ne hartimine dokumentit te vleresimit dhe parandalimit te rreziqeve qe burojne nga puna.
Nje tjeter risi eshte detyrimi i punedhenesve per te hartuar dokumentin e vleresimit dhe parandalimit te rrezikut, i cili permban masat me karakter teknik, organizativ, higjieno - sanitare, te cilat do te zbatohen sipas kushteve specifike te vendeve te punes te aktivitetit. Ligji parashikon qe cdo punedhenes i nje subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, fizik apo juridik eshte i detyruar te mbuloje me sherbim mjekesor ne pune,nepermjet mjekut te punes.
Nje tjeter detyrim eshte qe ne rastet e aksidenteve ne pune, si dhe te semundjeve profesionale, punedhenesi eshte i detyruar te njoftoje menjehere Inspektoratin e Punes, Institutin e Sigurimeve Shoqerore,Organet e prokurorise, etj.

PËRGJEGJËSIA E PUNËMARRËSIT PËR SHPËRBLIMIN E DËMIT
Punëmarrësi është i detyruar që të  shpërblejë punëdhënësin për dëmin e shkaktuar pronës së tij publike apo private. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me një detyrim moral por edhe një detyrim juridik sepse sjell pasoja për shkak të cënimit me faj të pronës nga ana e punëmarrësit gjatë kryerjes së punës së tij apo detyrës së tij.
 Në këtë rast kemi të bëjmë me  një përgjegjësi materiale indirekte dhe formale pasi përveç forcimit të disiplinës në punë, ka karakter parandalues për punëmarrësit e tjerë dhe rivendoset dëmi pasuror që ka pëesuar ndërmarrja apo  institucioni duke realizuar shpërblimin e dëmit nga ana e punëmarrësit. Subjekti i përgjegjësisë së dëmit është vetëm punëmarrësit i cili ka shkaktuar dëmin me dashje apo nga pakujdesia, në momentin që kryehen detyrën apo punën dhe është në marrëdhënie pune.
Punëmarrësi ngarkohet me përgjegjësi për shpërblimin e dëmit[3] në qoftëse në veprën  e tij veprimin ose mosveprimin vërtetohen 4 elementë të domosdoshëm:
1.Dëmi pasuror.     2.Faji.     3.Paligjshmëria e veprëes.     4.Lidhja shkakësore.
Punemarresi: Ligji per Sigurine dhe Shendetin ne Pune parashikon detyrime jo vetem ndaj punedhenesit, por edhe ndaj punemarresit. Keshtu punemarresi ka detyrim te perdore me korrektesi makinerite, aparaturat, veglat,substancat e rrezikshme,  pajisjet e transportit dhe mjetet e tjera, si edhe te perdore me korrektesi pajisjet mbrojtese individuale, te vena ne dispozicion te tyre dhe, pas perdorimit, rikthimin e tyre ne vendin qe eshte planifikuar ruajtja e tyre e sigurt. Gjithashtu, punemarresi ka detyrim te mos nxjerre jashte sherbimit, te ndryshoje ose te zhvendose arbitrarisht mekanizmat e siguri se te montuara ne makineri, te aparaturave, veglave, impianteve dhe ndertesave, dhe ti perdore si duhet keta mekanizma - behet e ditur neligjin per sigurine ne pune.        Sipas ketij ligji, punemarresi duhet te njoftoje, ne menyre te menjehershme, punedhenesin, punemarresin e ngarkuar per ceshtjet e sigurise dhe shendetit ne pune dhe perfaqesuesit e punemarresve, per cdo situate pune, per te cilen kane nje motiv te arsyeshem per ta vleresuar si rast qe paraqet nje rrezik te rende te menjehershem per sigurine dhe shendetin, si dhe per cdo defekt te konstatuar ne sistemin e mbrojtjes. Sipas ligjit, aksident ne pune konsiderohet gjate punes, kohes se pushimitte punes apo edhe rruges per ne pune.    
DETYRIMET PUNEDHENES – PUNEMARRES                                                                                                               Ne fushen e marrdhenieve juridike te punes, ne respektim te ligjislacionit ne fuqi punemarresi duhet te respektoje si me poshte:                                                                            1-Kryejrejn e punes personalisht (neni 42 K.P)                                                                              2-Detyrimin e bindjes (neni 23 K.P)                                                                                               3-Detyrimin e dhenies llogari (neni 25K.P)                                                                                           4-Detyrimin e besnikerise (neni 26 K.P).                                                                           Detyrimet e punedhenesit                                                                                                                     1-Mbrojtjen e personalitetit (neni 32 K.P)                                                                                         2-Ndalimin e mbledhjes se informacionit per punemarresin                                                                         3-Ndalimin e kontrollimit te sendeve personale                                                                              4-Masa desiplinore vetem kur jane te parashikuara ne marrdhenien kolektive.      
Rastet kur vleresohet aksidenti ne pune           
 Ligji per Sigurine dhe Shendetin ne Pune parashikon vleresimin e aksidentit ne pune cka do te thote se ne cilat raste dhe situata kemi aksidente ne pune. Keshtu sipas aksidentit vleresohet se ka ndodhur ne pune ose per shkak te punes, kur punemarresi demtohet ne keto raste si gjate kryerjes se punes, sipas pershkrimit te saj, si edhe kryerjes se nje pune tjeter, pa urdher te punedhenesit, por per arsye madhore, ne intereste punes, kryerjes se nje pune tjeter me porosi te punedhenesit. Gjithashtu aksident ne pune konsiderohet edhe gjate kohes se pushimit nevendin e percaktuar nga punedhenesi, ose per venien ne rregull temakinerive, veglave te punes, veshmbathjeve, para ose pas mbarimit te punes, - behet e ditur ne ligj, duke shtuar se aksident ne pune eshte edhe gjate rruges ne linjen e drejtperdrejte, nga banesa per ne pune dhe anasjelltas, ne rastet kur transporti eshte i organizuar nga punedhenesi apo individualisht nga punemarresi, si edhe gjate kryerjes se kurseve teformimit profesional.Gjithashtu, aksident ne pune konsiderohet edhe demtimi gjate dhenies se ndihmes se pare, per motive te kryerjes se detyres, ne rastet e fatkeqesive natyrore.
Aksidentet ne pune:
Aksidentet ne pune, bazuar ne pasojat dhe numrin e personave te demtuar, klasifikohen ne kater kategori. Sipas ligjit, jane aksidente qe shkaktojne paaftesi te perkohshme ne pune per me shume se 3 dite kalendarike. Kategoria e dyte jane aksidente qe shkaktojne invaliditet te perkohshem ose te perhershem e pasur nga kategoria e trete qe jane aksidente me vdekje. Ndersa kategoria e katert jane aksidente masive, ku te pakten dy apo me shume persona demtohen ne te njejten kohe dhe per shkak te se njejtes arsye. Ligji per Sigurine dhe Shendetin ne Pune ka percaktuar edhe kategoriteme te rrezikuara. Keshtu, sipas ketij ligji, grate shtatzena, grate me femijene gji, te miturit, si dhe personat me aftesi te kufizuar mbrohen ndajrreziqeve, qe i prekin ata ne menyre te vecante. Punedhenesit detyrohente pershtatin vendet e punes, duke marre parasysh pranine e grupeve, qe jane te ndjeshme ndaj rreziqeve. Mbrojtja e sigurise dhe e shendetit per grupet, qe jane te ndjeshme ndajrreziqeve, nuk duhet te perbeje shkak per te krijuar situata tepafavorshme per gruan ne tregun e punes, thuhet ne ligjin per Sigurinedhe Shendetin ne Pune.



















Bibliografia
1.      Leksione të përgatitura nga pedagogu i lëndës
2.      CELA, K. – HAXHI, P., “E DREJTË E KRAHASUAR E PUNËS”, Tiranë, 2002.
3.      GHERA, Eduardo, “ DIRITTO DEL LAVORO “, Bari, 1993.
4.      KODI I PUNËS, Tiranë, 1995.
5.      KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Tiranë, 1998.
6.      ALKET HYSENI, “TË DREJTAT E NJERIUT NË KUSHTETUTËN SHQIPTARE”,  “Dita 2000”, Tiranë 2008
7.      “PËRMBLEDHJE MBI TË DREJTËN E PUNËS”,  Përkthim i Fondacionit Gjerman në Shqipëri “Hans Seidel”.
8.      Vendime të GJYKATËS KUSHTETUESE. Vendime të GJYKATËS SË LARTË.

Vlerësimi i pedagogut:
Pikët:
I.       Parashtrimi i tezës së esesë:

II.      



III.   Argumentimi:




IV.  Përfundimi:




Totali





http://eseshkolle.blogspot.com/
Lidhjet e muzikës me matematikën dhe fizikën
Në aspektin psikologjik ndjenjat që shkaktohen gjatë zgjidhjes së një problem muzikor duket të jenë të ngjashme me zgjidhjen e një enigme matematikore. Në muzikë, si në fizikë, çfarë shkon përpjetë duhet të bjerë poshtë sepse shumica e sistemeve të organizimeve muzikore dhe fizike kanë një pikë fikse referimi
duke u tërhequr drejt saj. Ideja është se kanë tërheqje gravitacionale apo një fushë magnetike
 Muzika dhe Matematika kanë role shumë të ndryshme në shoqëri, ky është përceptimi i zakonshëm në jetë, mirëpo ato janë të lidhura me njëra-tjetrën. Për shumë njerëz, matematika është një enigmë e cila merret me zgjidhjen e problemeve të ndryshme dhe e karakterizuar nga numrat natyrorë, racionalë, abstraktë, të njohur, të panjohur, të ftohtë dhe të pashpirt. Nga ana tjetër muzika është art i bukur, ka të bëjë me emocionin, me ndjenjat dhe me jetën.
Në kohën e grekëve të lashtë, matematika dhe muzika ishin të lidhura ngushtë. Muzika u konsiderua si një disiplinë rigoroze matematikore, e cila trajtonte marrëdhëniet, raportet dhe proporcionet. Në quadrivium (kurrikuli i shkollës Pythagorean ) muzika ishte e vendosur në të njëjtin nivel si aritmetika, gjeometria dhe astronomia.
Muzika ishte shkenca e “shëndoshë” dhe në harmoni me matematikën, e cila nuk duron paqartësi sepse nuk tingëllon mirë, vetëm një harmoni në mes notash sjell rezultat të duhur, sikur edhe matematika që kërkon saktësi në llogaritje.
Si lidhen muzika dhe matematika me njëra-tjetrën?
Ka aspekte të ndryshme, të cilat tregojnë këtë lloj marrëdhënie. Së pari, disa hulumtime kanë dëshmuar se fëmijët duke luajtur në piano shpesh, tregojnë aftësi të përmirësuara në shkenca të aplikuara, në zgjidhjen e problemeve (enigmave), duke luajtur shah apo kryerjen e veprimeve matematikore. Së dyti, në një analizë të veçantë krahasuese– Nxënësi duke marrë një kurs muzike tregoi rezultate më të mira rreth njëmbëdhjetë për qind mbi mesataren në mësim.
Të gjitha këto studime mbi raportet “harmonike” dhe proporcionet ishin thelb i muzikës gjatë etapës Pitagoreane. Ky perceptim, megjithatë e humbi rëndësinë e tij në fund të Mesjetës ku filloi zhvillimi i muzikës më komplekse.
Më i zakonshëm dhe më i drejtë është interpretimi gjeometrik i seksionit të artë (mesit të artë). Një ndarje e një linje kreative dhe imagjinare në dy pjesë të pabarabarta quhet mesi i artë.
Kjo përqindje nuk mund të gjendet vetëm në forma gjeometrike por edhe në natyrë. Një tjetër hulumtim ka treguar se Moxarti në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme ka aplikuar harmoninë mes zhvillimit dhe përmbledhjes në pothuajse të gjitha sonatat për piano. Ai e ka aplikuar këtë seksion (mes) të artë edhe pse disa prova tregojnë tërheqjen e tij nga matematika dhe reflektojnë mbi një aspekt artistik gjeometrik.
Në aspektin psikologjik ndjenjat që shkaktohen gjatë zgjidhjes së një problemi muzikor duket të jenë të ngjashme me zgjedhjen e një enigme matematikore.
Muzika është ART ndërsa “Matematika ka shumë nga karakteristikat e një arti” të identifikuar me periudha artistike, (barok, klasik, renesancë etj) kjo dhe çfarëdo lidhje tjetër që ekziston në mes të muzikës dhe matematikës, mund të themi se edhe pse kanë shumë të përbashkëta, të dyjat pa dyshim janë disiplina shumë të ndryshme.
 Muzika dhe Fizika
Konceptet që ne përdorim për t’i kuptuar ato, kanë një ngjashmëri në shumë aspekte, Për shembull, ne flasim për “e lartë” dhe “e ulët”, “shpejt” dhe “ngadalë” , drejtvizore, valore, tingulli, eho etj, ndoshta pa e kuptuar se sa e thellë është metafora në këtë kontest.
Në muzikë, si në fizikë, çfarë shkon përpjetë duhet të bjerë poshtë sepse shumica e sistemeve të organizimeve muzikore dhe fizikë kanë një pikë fikse referimi duke u tërhequr drejt saj, ideja është se kanë tërheqje gravitacionale apo një fushë magnetike. Të dy fazat janë në ekuilibër: Energjitë e tyre janë komplementare; format e tyre janë një imazh i njëri-tjetrit, ata janë si dy anët e një ekuacion “reverzibil”.
Për mua, përkufizimi i fizikës tingëllon me dyshim, por mundësitë për studimet mbi idetë themelore dhe abstrakte të tilla si muzika dhe fizika, si pjesë e një arsimi në artet liberale, të cilat mbështeten në një shoqëri të civilizuar dhe të arsimuara janë duke u bërë gjithnjë e më pak.
Ngjashmërinë më të madhe në mes të muzikës dhe fizikës e hasim më shumë tek instrumentet, ndërtimi i tyre dhe mënyra se si ato lëshojnë tingullin, bjen fjala flauta është në thelb një tub që është i hapur në të dyja anët. Ajri është në lëvizje nga fillimi gjerë në fund dhe kështu krijojnë një ton në bazë të vullnetit dhe dëshirës. Kjo është nga aspekti teknik i ndërtimit dhe ekzekutimit të instrumenteve. Muzika dhe Fizika, sado që kanë terminologji bukur të ngjashme ato plotësisht janë të ndryshme. Për mua, paralelet më të rëndësishme mes muzikës dhe fizikë aktualisht ndodhen në një nivel më filozofik.
http://eseshkolle.blogspot.com/
          DETYRE KURSI
Dega: Mesuesi per Arsimin Parashkollor
Lenda : Psikologji Komunikimi ne Femijerine e Hershme
Tema:Femijeria e hershme ,kurioziteti dhe stimulimi I pavarsise.
CFARE TRAJTOHET NE KETE DETYRE KURSI?
     ~ Si ta ndihmojme femijen te behet I pavarur
    ~ Si te stimulojme kuriozitetin e femijes
    ~ Vezhgimi I ndryshimeve
    ~ zhvillimi I trurit te femijes

    ~ Si funksionon imagjinata e femijes
    ~ Stimulimi I imagjinates

PAVARESIA E FEMIJES             
Sa më shumë të rritet fëmija aq më shumë ai/ajo e kupton se është një individ ndryshe nga ju. Nevoja për t’i bërë gjërat vetë vjen si pasojë e rritjes së identitetit.
Më poshtë ofrohen këshilla për të shtuar zellin e fëmijës drejt pavarësisë:
Bëjeni shtëpinë tuaj një mjedis sa më të sigurtë për eksploruesin tuaj të vogël. Për të zhvilluar realisht pavarësinë e tij/saj fëmija duhet të provojë në mënyrë të vazhdueshme kufinjtë duke eksploruar atë që e rrethon. Prandaj është e rëndësishme të sigurohesh se shtëpija juaj është një mjedisi sigurtë për fëmijën tënd. Në vend që të sillesh rrotull duke thënë “jo”sa herë që ai/ajo prek diçka që mund ta dëmtojë atë, largoji objektet e rrezikshme dhe mbushe shtëpinë me gjëra të sigurta dhe të këndshme. Kështu që ju do t’i jepni atij/asaj gjithnjë e më shumë liri dhe do filloni të qetësoni veten tuaj.
Lejojeni fëmijën tuaj të drejtojë veten. Çdo prind e ka të nevojshme vendosjen e kufizimeve, por ndonjëherë nuk ka problem nëse e lejoni fëmijën tuaj t’i marrë vendimet vetë edhe pse ato mund të duken të çuditshme.
Tregoji fëmijës mënyrën. Aftësimi në një punë të caktuar është celësi i pavarësisë dhe përmbushjes së fëmijës suaj. Por, për të forcuar aftësitë e tij/saj ju duhet të demostroni qartësisht dhe gradualisht detyrat duke i ndarë ato në pjesë të veçuara.
Lëreni fëmijën tuaj në ritmin e tij/saj. Kur fëmija juaj shikon se si ju bëni gjithçka pa patur një interesim të përcaktuar- gatuani, pastroni, kujdeseni për mobiljet- ajo/ ai kërkon të përfshihet dhe t’ju ndihmojë. Kur kjo ndodh, përpiqu të gjeni  një mënyrë që fëmija juaj t’ju qëndrojë pranë.
Kontrolloni dëshirën tuaj për t’u përfshirë. Nëse ju  i keni caktuar një punë fëmijës suaj, lejojeni ta vëzhgojë me kujdes edhe nëse fëmijës mund t’i duhet dyfishi i kohës për ta bërë këtë gjë. Nëse nuk jeni vonë dhe nxitoni, lejojeni fëmijën të shpenzojë pesë minuta për të palosur këmishën e gjumit në mëngjes. Kështu ai/ajo do të ndihet më i/e përmbushur më pas sesa po ta realizonit ju punën në vend të tij/saj.
Nëse fëmija juaj po përjeton ankthin e ndarjes, ka mundësi që ndarja nga ju të  jetë problematike. Më poshtë jepen disa këshilla sesi ju mund ta ndihmoni atë të ndihet më i qetë edhe kur është vetëm:
Thuaj mirupafshim me siguri. Largimi juaj është shumë i vështirë për fëmijën por nëse ju do të veproni sikur kjo të mos përbënte një problem shqetësues dhe se ju do të ktheheni shpejt, ju do ta ndihmonit të largonte frikërat dhe të qetësohej. Shpreheni përshëndetjen tuaj të largimit në një mënyrë të këndëshme por të rëndësishme dhe më pas shkoni drejt derës. Nëse fëmija juaj shpërthen në lot, përpiquni të mos shprehni mërzitjen tuaj në sy të tij/saj.
Praktikoni mungesat. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësohet me largimet dhe ardhjet tuaja duke përdorur orën e kuzhinës. Vendose alarmin për pesë minuta dhe thuaji: ”Mami do të shkojë në dhomën tjetër për pesë minuta dhe do të kthehet prapë. ”Sapo ai/ajo ta kuptojë se ju do të ktheheni prapë, vendose alarmin për një peiudhë më të gjatë kohë, derisa ai/ajo të pregatitet për ndarje më të gjata të moshës parashkollore.
Evitoni largimet fshehurazi. Edhe pse mund të duket ndihmuese largimi pa ju parë fëmija, në të vërtetë ikja tinëz do ta mërzisë atë edhe më shumë. Me ta kuptuar se ju jeni larguar pa i thënë mirupafshim, ai/ajo do të qajë dhe do të shqetësohet për ardhjen tuaj.
Tregojini atij/asaj se e doni shumë. Jepini fëmijës suaj dashuri dhe mbështetje në mënyrë të vazhdueshme dhe ai/ajo do të ndërtojnë besimin e nevojshëm për të drejtuar veten. Inkurajojeni çdo herë që ajo përpiqet të bëjë vetë dicka por asnjëherë mos e largoni nëse ai/ajo vjen te ju për t’u siguruar. Fëmija e kërkon dhe e dëshiron këtë risigurim për një kohë më të gjatë.
          Si të stimuloni kuriozitetin e fëmijës suaj…

Fëmijët nga natyra janë kuriozë. Përvec kësaj çdo gjë në botë për ta është e re edhe pse mund të jetë një milingonë që tërheq një fije shumë më më madhe se trupi i saj ose një kërmill që zvarritet përgjatë një trotuari të lagur. Kurioziteti natyror i fëmijës suaj mund të shkaktojë shpërqëndrim te ju nëse nuk keni kohë si psh: ju jeni duke e çuar atë në cerdhe/ kopësht dhe autobuzi është duke ardhur. Por ky mund të jetë një tregues që ju kujton juve se fëmija jeton në një botë ku udhëtimi i kërmillit është më i rëndësishëm sesa i juaji. Ka disa mënyra për të nxitur kuriozitetin e fëmijës tënd dhe për të luajtur me të.

Vëzhgo me kujdes ndryshimet

Fëmijët i adhurojnë ndryshimet, ndoshta pjesërisht për këtë arsye ata ndryshojë shumë shpejt. Fillo me gjërat që ndodhen përreth: Shihni së bashku yllin e parë që del në qiell dhe shprehni një dëshirë, ose vini re hënën çdo natë për një javë rresht dhe diskutoni sesi ndryshon forma e saj.

Lërini në botën e tyre të vogël

Fëmijët pëlqejnë gjërat e vogla: butonat, tespijet, gurickat. Kush e di pse  — ndoshta ky është rezultati i të jetuarit në një botë ku nuk mund të shohësh sipër
tavolinës. Gjithsesi nuk duhet harruar se sendet shumë të vogla janë të rrezikshme për fëmijët nën 4 vjeç.
Ju gjithashtu mund të keni vënë re se fëmija juaj pëlqen hapësirat e vogla dhe të rehatshme që i japin asaj një ndjesi privatësie dhe përshtatshmërie. Shndërrojini batanijet në “guva” ku ata mund të rrijnë dhe të luajnë. Fëmijët preferojnë sendet që kanë masën e tyre të cilat mund t’i manipulojnë lehtësisht dhe këto mund të përdoren për një shumëllojshmëri eksperimentesh në kuzhinë dhe projektesh ndërtimi
Zhvillimi i trurit të fëmijës

Fëmija juaj ka lindur me rreth 100 bilion qeliza trunore. Kjo është interesante por mos harroni që gjatë fëmijërisë së hershme numri i këtyre qelizave rritet. Secila prej këtyre qelizave trunore merr dhe dërgon sinjale elektrike duke krijuar lidhje mes qelizave trunore të cilat përmes përsëritjes kthehen në rrjeta. Këto rrjeta (shpesh të quajtura qarqe) i mundësojnë atij të mësuarin dhe të menduarin. Në vitin e tretë të jetës truri i fëmijës do të ketë krijuar rreth 1000 trilion lidhje.
Pikërisht në këtë moment truri  i fëmijës suaj  është duke krijuar rrugë kalimet që do të përdoren gjatë gjithë jetës. Një lidhje  trunore që përdoret në mënyrë të vazhdueshme bëhet e përhershme, edhe nëse nuk përdoret me (ose përdoret rrallë) mund të zhduket. Kjo është arsyeja që specialistët e vënë shumë theksin në tre vitet e para të temës: Çdo gjë që fëmija juaj bën që nga loja të të ushqyerit, të ecurit, të lexuarit dhe të kënduarit ndihmon në stimulimin e trurit.
Ndërsa ju e ekspozonni fëmijën tuaj ndaj pamjeve të reja, tingujve, ndjesive ju zgjeroni njohuritë e tij në një botë më të gjallë. Dhe kur ju përdorni imagjinatën tuaj në  ndërveprim me të – “ Shiko, unë jam tigri I xhunglës!” “Le të imagjinojnë sikur po shkojmë në shtëpinë e gjyshes” – ju ngacmoni trurin e tij për të ndërtuar “rrugëkalimi imagjnare”.
Si funksionon imagjinata e fëmijës ?

Mund të jetë e vështirë të kuptoni se cfarë po mendon fëmija juaj, për shkak se aftësitë verbale të fëmijës suaj nuk janë aq mirë të zhvilluara. Por, ju mund të shihni grimca të imagjinatës në imitimet e tij mbi gjërat që sheh rrotull tij- një sjellje që shpesh shfaqet rreth moshës 18 deri 20 muajsh. Fëmija juaj mund të kopjojë gjërat që po bën, imitues I rutinës së tij ditore duke pretenduar të ushqejë arushin e tij ose ta vërë atë në gjumë, etj.
Si e ndihmon fëmijën tuaj stimulimi i imagjinatës
Imagjinata aktive do ta ndihmojë fëmijën tënd në më shumë mënyra se sa mund të mendohet:
Përmirësimi  i fjalorit. .
Marrja e kontrollit. .
Zgjidhjen e problemeve. 
http://eseshkolle.blogspot.com/

   Në kohën e sotme, pjesa më e madhe e fëmijëve është e vaksinuar ndaj disa sëmundjeve ngjitëse të fëmijërisë dhe si rrjedhojë, shumë nga këto sëmundje janë më pak të shpeshta dhe kalojnë më lehtë.


Në kohën e sotme, pjesa më e madhe e fëmijëve është e vaksinuar ndaj disa sëmundjeve ngjitëse të fëmijërisë dhe si rrjedhojë, shumë nga këto sëmundje janë më pak të shpeshta dhe kalojnë më lehtë. Shumë prej këtyre sëmundjeve, kur kalohen në fëmijëri, lënë imunitet (mbrojtje) të përjetshme tek njeriu. Mjaft sëmundje ngjitëse shkaktohen kryesisht nga viruset, si rrjedhojë
nuk ka ilaç për trajtimin e tyre: megjithatë, pothuajse të gjithë fëmijët shërohen shpejt dhe pa probleme nga këto sëmundje.
Duke qenë se këto sëmundje janë ngjitëse, pra mund të transmetohen tek fëmijë të tjerë, në rast se fëmija juaj ka ndonjë sëmundje të tillë, është mirë të informoni edhe prindët e fëmijëve me të cilët ka
qenë në kontakt.
Kujdes!
Nëse fëmija juaj ka një nga këto sëmundje ngjitëse, mund të ketë temperaturë të lartë. Asnjëherë mos i jepni aspirinë për uljen e temperaturës, sepse ajo mund të shpërthejë një sëmundje shumë të rëndë tek fëmija që quhet Sindromi Rey. I jepni supostë, ose shurup paracetamoli, apo ibuprofeni. Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse fëmija juaj ka një sëmundje ngjitëse dhe paraqet ndonjë nga shenjat e mëposhtme:
• Përgjumje jo e zakonshme
• Dhimbje koke, apo forcim, ngrirje të qafës.
• Konvulsione (përdredhje të gjymtyrëve e trupit).
• Shfaqje të papritur në lëkurën e të gjithë trupit të njollave të vogla si kokë gjilpëre, në ngjyrë të kuqe të errët.
FRUTHI
është një nga sëmundjet më ngjitëse: mjafton të mendosh që 90% e fëmijëve që i janë afruar një personi me fruth, sëmuren. Mosha në të cilën është më i shpeshtë është rreth 3 vjeç, ndërsa është me
të vërtetë e vështirë të infektohet fëmija më i vogël se 6 muaj, pasi trupi i të voglit është i mbrojtur nga nëna, nëqoftëse ajo e ka kaluar fruthin. Sëmundja ngjitet nga personi në person me anë të pështymës, që nga fillimi i sëmundjes (veçanërisht nga dita e shtatë), deri në ditën e pestë pas shfaqjes të shenjave në lëkurë.
Si dallohet?
Fruthi dallohet si një sëmundje e zakonshme ftohjeje: e ftohur, lotim dhe skuqje sysh, temperaturë e lartë dhe kollë. Kontrolloni gojën në brendësi të faqeve, në pjesën e dhëmballëve: dy ose tre ditë para se të shfaqen shenjat në lëkurë, do të dalloni njollëza të vogla, të bardha, me kalcium, por që zhduken
shpejt (12-18 orë). Lëkura bëhet me njolla të kuqe, rrafsh me lëkurën dhe njolla në formë pikash paksa të ngritura, që dalin në fytyrë dhe pas veshëve dhe pastaj shpërndahen në të gjithë trupin. Temperatura në këtë pikë rritet, duke arritur dhe 40 gradë. Fëmija ka temperaturë dhe kollë dhe mund të ketë bezdi të shohë dritën.
Në pritje të pediatrit
• është e këshillueshme të mbahet fëmija në qetësi, më mirë në krevat.
• Largoni dritat shumë të forta, nëse i ka sytë e skuqur.
• Nëse temperatura është rritur, jepini një ilaç kundër temperaturës.
• Mbani një dietë të lehtë, gjysmë të lëngshme.
• Jepini fëmijës të pijë sa më shumë lëngje (ujë me sheqer etj.).
Si kurohet?
Nuk ekziston një terapi e veçantë kundër virusit të fruthit. Pediatri do të këshillojë një ilaç kundër temperaturës, nëse është shumë e lartë, Ka pediatër që, nëse sëmundja është e kohëve të fundit, japin trupa mbrojtës të imunitetit të organizmit (gamaglobulina specifike). Kjo mbrojtje jo gjithmonë e shmang sëmundjen, por shenjat mund të jenë më të pakta dhe koha e sëmundjes më e shkurtër. Në përgjithësi, në 3-5 ditë temperatura bie, ashtu siç pakësohen dhe shenjat në lëkurë: pasi shërohet, fëmija nuk do të sëmuret më. Infeksioni siguron mbrojtje për të gjithë jetën. Po nuk pati probleme, jeta e tij normale do të rifillojë afërsisht pas 8-10 ditësh nga fillimi i sëmundjes. Megjithatë është mirë të parashikohet një javë
pushim, para se të rifillojë kopshtin apo shkollën.
Probleme të mëtejshme
Fruthi mund të shkaktojë probleme, në disa raste edhe të rënda tek fëmijët e vegjël nën dy vjeç. Midis atyre, më të shpeshta janë infeksionet e veshit, fytit dhe bronkopneumonia, kur virusi i fruthit godet mushkëritë. Rreziku më i madh është encefaliti, që është infeksioni viral i sistemit nervor. Prandaj sot rekomandohet vaksinimi kundër fruthit, rreth muajit të 15-të të jetës. Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse fëmija juaj paraqet ndonjë nga shenjat e mëposhtme:
• Përgjumje jo e zakonshme.
• Dhimbje koke, apo forcim, ngrirje të qafës
• Konvulsione (përdredhje të gjymtyrëve të trupit).
SHYTAT
E quajtur me emrin e përditshëm “Shyta”, kjo sëmundje shkaktohet nga një virus që godet gjëndrat e pështymës dhe shkakton fryrje të gjëndrave pranë veshit. Më rrallë vendoset në sistemin nervor dhe organe të tjera (testikuj, pankreas, vezore). është e shpeshtë tek fëmijët nga 3 deri në 12 vjeç. Të vegjlit, në gjashtë muajt e parë të jetës janë të mbrojtur nga nëna, në qoftë se ajo i ka kaluar shytat. Sëmundja mbetet ngjitëse, gjatë gjithë kohës që gjëndrat janë të enjtura.
Si dallohet ?
Shfaqet papritur, dy – katër javë pas infeksionit, me një enjtje midis veshit dhe nofullës së poshtme. Mund të shfaqet edhe vetëm në një anë, por në 75 % të rasteve, pas disa ditësh shfaqet dhe në anën tjetër. Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë, ose pak temperaturë dhe ka vështirësi në përtypje dhe
gëlltitje, për shkak të dhimbjes. Në pritje të pediatrit është mirë të mbahet fëmija në shtrat për dy ditë, derisa temperatura të zhduket. Për të lehtësuar dhimbjen, jepini ushqime gjysmë të lëngshme (supë, perime) dhe pije të ftohta, por jo të tharta, si lëng limoni apo portokalli. Vendosini një borsë me ujë të ngrohtë pranë faqes, apo një peshqir të ngrohtë, për pakësimin e enjtjes. Njoftoni menjëherë mjekun nëse shfaqet enjtje, skuqje, dhimbje në testikuj (organet seksuale mashkullore), ose nëse fëmija mban të ngrirë qafën dhe ka dhimbje kur lëviz kokën.
Si kurohet?
Nuk ka ilaç kundër virusit të shytave. Pediatri mund të këshillojë një ilaç kundër temperaturës, që shërben edhe për të qetësuar pak dhimbjen. Në përgjithësi, pas ditës së katërt të sëmundjes, enjtja fillon e pakësohet, duke u zhdukur ditën e dhjetë. Shytat mund të parandalohen duke vaksinuar fëmijët
rreth muajit të 15-të.
LIJA E DHENVE (VARICELA)
Kjo sëmundje, shumë e përhapur dhe e shpeshtë në fëmijëri, shkak tohet nga virusi herpes. Zakonisht godet në periudhën midis janarit dhe majit fëmijët nga 5 në 9 vjeç dhe infektimi përhapet nga personi tek personi (nga fëmija tek fëmija) nëpërmjet lëngjeve (sekrecioneve) të hundës dhe të gojës, dhe pasi
shfaqen flluska, nëpërmjet lëngut që ato kanë. Periudha e fshehtë shkon nga 11-21 ditë, ndërsa mundësia më e madhe për t’u ngjitur është nga momenti i shfaqjes së acarimit të lëkurës, derisa të gjitha flluskat kthehen në kore dhe zgjat zakonisht 6 ditë.
Si dallohet
Në fillim, shenjat janë shumë të thjeshta: fëmija ndjen një gjendje jo të mirë të përgjithshme, ka pak temperaturë dhe pak oreks. Pas dy ditësh dalin njolla të kuqe, që shumë shpejt bëhen qeska të mbushura me lëng. Nga të pastra e të qarta, bëhen të turbullta e më pas kthehen në kore. Njollat shfaqen fi llimisht në fytyrë në kokë dhe pastaj në trup, për të kaluar pastaj në krahë, këmbë dhe organet seksuale. Në pak ditë i gjithë trupi ka të gjitha shenjat e sëmundjes (njolla, qeska dhe kore) në faza të ndryshme. Kruarja mund të bëhet edhe shumë e bezdisshme dhe temperatura mund të shkojë deri në 39 gradë. Në pritje të pediatrit
• Në përgjithësi është e kotë të veçosh fëmijën e sëmurë nga vëllezërit e tjerë, sepse mund të jenë infektuar përpara se të jenë shfaqur njollat.
• Mbani në pushim absolut fëmijën dhe matini temperaturën: nëse është e lartë, jepini dozën e këshilluar të ilaçit kundër temperaturës (mos i jepni aspirinë).
• është e këshillueshme të bindësh fëmijën të mos kruhet, që të mos infektojë puçrrat: pra mbajani thonjtë të shkurtra dhe mund të përdorni edhe doreza.
• Për të lehtësuar kruarjen, mund të jenë të dobishme banjot me ujë të vakët. Fshijeni fëmijën me kujdes, pa e fërkuar.
Si kurohet
Kundër virusit të lisë nuk mund të bëhet asgjë. Në përgjithësi, rreth ditës së pestë apo të gjashtë të sëmundjes, koret e formuara fi llojnë të bien, duke lënë shenja të celëta në lëkurë dhe nganjëherë (veçanërisht nëse fëmija është kruar) shenja të vogla. Në këtë pikë, fëmija nuk ia ngjit më të tjerëve dhe pas disa ditësh pushim, që nga dita e njëmbëdhjetë ai mund të rifi llojë shkollën. Sot në treg ofrohet një ilaç (aciklovir), që në disa raste është parë si efi kas, por duhet përdorur që 24 orë nga shfaqja e njollave.
RUBEOLA
çfarë është?
Rubeola është një sëmundje ngjitëse, e lehtë dhe ndoshta fëmija juaj nuk do të ndjehet shumë i sëmurë e nuk do t’i pëlqejë të qëndrojë shtrirë në shtrat. Shenjat e kësaj sëmundje shfaqen dy ose tri
javë pasi fëmija është infektuar.
Shenjat
Dita e parë dhe e dytë
• Shenja të ngjashme me ato të një rrufe të lehtë
• Dhimbje e lehtë fyti
• Enjtje e gjendrave që ndodhen mbrapa veshëve, në anët e qafës dhe në zverk.
Dita e dytë dhe e tretë
• Shfaqja në lëkurë e njollave të sheshta në ngjyrë rozë, të cilat zakonisht shfaqen në fillim në fytyrë dhe më tej përhapen në të gjithë trupin.
• Rritje e lehtë e temperaturës. Dita e katërt dhe e pestë Pakësimi i shfaqjeve në lëkurë dhe përmirësimi i gjendjes së përgjithshme.
Dita e gjashtë
Fëmija kthehet normal.
Dita e nëntë dhe e dhjetë
Fëmija nuk është më ngjitës.
Pasojat
Kjo sëmundje kalon pa lënë pasoja tek fëmijët dhe të rriturit, por në rast se një grua shtatzënë infektohet
nga rubeola veçanërisht në tre muajt e parë të shtatzanisë, foshfoshnja në barkun e saj do të lindë me
anomali të rënda. Parandalimi Vaksina kundër rubeolës, e cila në kalendarin tonë të vaksinimit bëhet
së bashku me fruthin, e mbron fëmijën nga kjo sëmundje.
Mjekimi
Nuk ka ndonjë ilaç të veçantë për mjekim. Mjafton të kujdesemi për disa shqetësime që ka fëmija, si
temperatura, kruarja etj.
 

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels