IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Sistemi I timarit u zbatua ne te gjithe teritorin vecanarisht ne zonat fushore. Sistemi I timarit nuk mundi te shtrihej ne krahinat e thella malore te cilat ruajten per nje kohe te gjate te derjten e qeverisjes autonome. Te tilla ishin: malesia e madhe, dukagjini, mirdita, dibra, cermenika, laberia, himara.
Kuvendet shqiptare dhe ballkanike
Me qellim qe qendresa antiosmane te organizohej me mire dhe te
kishin nje udheheqje te vetme u mbajten disa kuvende shqiptare e ballkanike. Qeshor 1594 u mblodh kuvendi I pergjithshem shqiptar ne manastirin e Shen Merise ne Mat. Ai vendosi qe te organizohej kryengritja e pergjithshme clirimtare. Por perfaqesuesit e ketij kuvendi nuk siguruan dot ndihmen e kerkuar nga perendimi. Me 1601 ne manastirin e shenkollit ne bjeshket e oroshit te krahines se atehershme te dukagjinit u mblodh nje kuvend tjeteri pergjithshem ku moren pjese delegate nga 14 krahina shqiptare duke perfshire dhe kosoven. Pervec ketyre u  bene perpjekje dhe ne shkalle ballkanike per organizimin e luftes antiosmane. Korrik 1614 u mbajt kuvendi I pare ballkanik ne Kuc te Malsis se madhe dhe perfaqesues shqiptare, serb, malazez, maqedonas. Shtator 1614 u mblodh ne kuc kuvendi I 2 ballkanik 1616 u mblodh kuvendi I 3 ne prokup te serbise. 1620 kuvendi I 4 ne Beograd ne keto kuvende u hartuan projektet per nje kryengritje te pergjithshme kunder sundimit osmsn.
Cilat qen shkaqet kryesore te konvertimit nga feja krishtere ne fene islame.
Sultan mehmeti 2 patrik Gjergj Skalarin. patrikane institucion legal me synimin[; 1. per te kontrolluar popullin e krishteruar dhe per te vjelur sa me shume taksa.   Fillesat e perhapjes se islamizmit ne trevat shqiptare ndeshen ne shek XVI. Lidhet me dervishet misionare konvertimi ne fene islame deri ne fillim shek XVI ne trevat shqiptare ishin te medha perhapja e islamizimit mori hov ne fund shek XVII. Konvrtimi nga feja ortodokse dhe katolike ne fene islame u be ne dy rruge: 1. Vullnetare 2. Detyrim pra ne menyre te drejtperdrejt dhe terthorazi.
Cdini per shtetin e epirit
Shteti I epirit shtrihej ne jug te mbreterise se Ardianeve nga lumi Vjosa deri ne gjirin e ambrakise nga deti jon deri ne mallet e Pindit. Popullsia e shtetit epirit ishin iliret, prandaj sipas tradites e kohes antike shkrimtaret greke I quanin epiriotet barbare. Epitet qe greket ua vinin te gjithe popujve qe nuk ishin greker. Ne epir jetonin 14 fise te medha dhe shume fise te tjera te medha. Fiset kryesore ishin moloset, thespotet kaonet. Shteti I epirit filloi organizimin e tij ekonomik qe ne shek V p.k. mbreteria molose krijoi nje organizim politik e ushtarak me te fuqishem se ato te krijuara nga fiset e tjera. Kjo u dha mundesi moloseve te njiheshin si shtet I forte ne qender te epirit.
Arti dhe kultura ilire paganizmi.
Iliret gjate kohes se organizimit fisnore kane pasur zhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimeve figurave gjeometrike. Arti figurative ka qene pak I zhvilluar. Arti dekorativ ka pasur qellim: 1. Estetik zbukurues 2. Botekuptimore qe shprehej ne shume motive qe kishin karakter pagan figurat gjometrike me te pelqyera per iliret ka qene trekendshi rreti vijat zig zag.
Kultura ilire
Kultura ilire mori zhvillim ne shek VIII plk. Kjo culture u formua ne saj te vete zhvillimit shoqeror ne vendbanimet ilire dhe te zgjerimit te mardhenieve tregtare e kulturore me vendet me te perparuara fqinje. Iliret ishin mjeshter te punimit te metalit pas shekullit 5 p.k kultura ilire arriti nivelin e cultures qytetare. Ato nuk qendruan te izoluara vetem me kultren e tyre tradicionale por diten te huazonin cdo gje perparimtare, bashkekohore si ne ekonomi organizim politik.
Shkollat shqiptare
gjate shek XI –XV shkollat ishin kishtare dhe drejtoheshin nga kleri kishtar. Rol te rendesishem fetar kulturor letrar dhe shkencore luajten manastiret dhe shkollat kishtare ne trevat shqiptare ortodokse dominonin shkolle greqishte dhe sllavishte gjuha shqipe nuk kishte status te tille ajo ishte ne ndikimin e kultures greko-bizantine dhe slave.


Shkollat ortodokse
Greke dhe slave ne trevat shqiptare ishin kryesisht shkollat elementare. Planet dhe programet e ketyre shkollave nuk ishin unike por vareshin nga shkalla dhe aftesia e mesuesit. Nxenesit mesonin greqisht arihmetik lexim dhe vepra krishtare dhe klasike. Mesuesit ishin klerik por edhe artizanet te ndryshem (rrobaqepes kepucet) te cilet mesimi e zhvillonin ne kisha. Mesimi ishte thjeshte kolastik. Ne mesimin e lexim shkrim perdornin metoda e mesimit shkronje per shkronje sipas emrit te tyre. Pastaj pasonte lidhja e tyre ne shkolle nxenesit mesonin vjersha fetare dhe kenge kishtare. Mesimin e vijonin djemte.
Shkollat katolike.
Ne shekkullin IX kisha e romes dergoi missioner te urdherit te benedikaseve. Ne pjesen veriore te arberise murgjit francez benediknin u vendosen ne 1236. Parimi themelor I tyre ishte lutu e puno. U shquan per punen e tyre. Veprimtaria e tyre ne lemin e shkollimit zhvillohej ne disa drejtime. Ato ruajten dhe pershkruan doreshkrime te mocme sikurse shkrimin e shenjte. Merreshin  me artikteture duke ndertuar kisha e kuvende, shkolla. Merreshin me agriculture duke kultivuar ullishte e vreshta. Ne manastiret e tyre zuri fill dhe letersia e mirefillte artistike mesjetare. Prane kuvendeve te tyre u happen dhe shkolla te ulta fetare dhe shkalla e studimit te larte.
Cilet ishin mbreterite e para ilire dhe organizmi I tyre.
Mbreteria e enkejve, taulanteve, ardianeve, dardaneve, shteti I erpirit, shteti I paioneve, organizimi I tyre.
Keto 4 shtete jane organizmat e para shteterore plotesisht te formuara. Ne fillim tee pokes se hekurit pas shekkullit XI PLK organizmi ekonomik filloi te ndryshoje. Ne disa dege te ekonomise zejtari, bujqesi, blegtori, lindi prona private. Kjo ndikoi ne zhvillimin ekonomik dhe per nje organizim te brendshem me te persosur. U vecua aristrokracia fisnore dhe ushtarake qe perbehej kryesisht nga pronaret e zejtareve dhe te ekonomive te tjera te vendit.
Cdini per qytetet ilire. Ishin qytete te fortifikuara apo jo? Dhe organizimi politik.
Nder qytetet kryesore ilire ishin damastoni, bylysi, albanapoli, dimali, skodra, lisur, metaoni, ulcini, rizoni etj… disa prej tyre prene dhe monedhen e vet prej bronzi dhe prej argjendi. Keto qytete luajten rol te madh jo vetem ne ekonomi e ne culture por dhe ne historine politike te ilirise duke u bere baze e gjith organizimi shoqerore politik perfshirja e kolonive helene dyrrahu dhe apolonia ne shtetin ilir dhe perzirja e banorve te tyre me iliret ndikuan ne rritjen e fuqise ekonomike dhe zgjerimin e mardhenieve tregtare me te gjitha krahinat e ballkanit dhe jasht tije.
            Cdini per bazat shoqerore ilire. Shtresat e shoqerise.
Qytetare te lire,fshatare te lire, shklleverit,
Fshatari I lire tek adrianet kishin nje numer te vogel fshataresh te shpronesuar te cilet I shin detyruar qe nje pjese te provimeve tu a jepnin zotrave te tyre te tokes ku punonin.
Kush I drejtonte qytetet  si e kryenin veprimtarine.
Shteti ilir ishte mbreteri e trashguar. Ne krye te shtetit ilir ishte mbreti. Drejtimi I shtetit behej me bashke sundues ose miqte e mbretit. Lejohej qe fronin mbreteror ta zinin edhe grate. Qytetet kishin te drejten e vete qeverisjes se tyre Brenda kuadrit te shtetit ilir. Ne krye te qytetit qendronte  poli dinasti, sundimtaret e qytetit. Ne kohen e mbretit kent pushteti I polidinastive u kufizua mjaft dhe pushteti mbreterore u be I pakufizuar.
Sa luftra romake –ilire u zhvilluan dhe kush ishin shkaqet
U zhvilluan 3 luftra romako-ilirie. Mendimi me I perhapur per shkaqet e fillimit te ketyre lufterave eshte qe romaket e nisen luften kunder ilireve sepse pirateria ilire ishte bere shqetesuese per tregtaret romakedhe sepse mbreteresha ilire teuta, ishte sjelle keq ndaj perfaqesuesve te romes qe kishin ardhur per tu ankuar kunder pirateve ilire. Ne te vertete keto jane vetem pretekste qe perdoren romaket per te filluar luften. Shkaku I vertete I pushtimeve romake ne iliri jane synimet hegjenomoniste te romes te asaj kohe ku ajo ishte kthyer nga nje nga shtete me te  fuqishme mesthetare. Edhe fuqizimi ekonomik ilir demtonte interest e tregtareve dhe sklavopronare romak.
Pasojat e dyndjes e popullit barbar.
Dyndjet barbare paten pasoja te thella ekonomike shoqerore politike dhe etike. Vendi u shkaterrua fshatrat u shkretuan, qytetet u plackiten, perberja e popullsise ndryshoi, pushteti bizantin u dobesua dhe popullsia ilire u ndodh perballe rrezikut te shkllaverimit. Me gjith ate popullsia e prevalasit, dardanise epirit te ri epirit te vjeter I beri balle me sukses edhe vales kolonizuese slave, qendroi kompakte aty ku oshte ne atedheun e vet historic me gjuhen e saj te lashte dhe me karakter etnik te vecante.
Cdini per pricipaten e arberit dhe despotin e artes
U krijua nje klase pronaresh te medhenje te quajtur dinate qe benin pjese ne aristrokacine ushtarake civile dhe ne klerin u shtua nr I fshaterave qe detyroheshin te punoni ne pronat e dinateve si qiramarres ose si puntore me meditje. Filluan te njiheshin disa fise qe u bene te fuqishme si Skurra, Arianitet Muzank Vrana. Ne fund shek XII fillim shek XIII ndryshuan mjafte rrethanat politike. U krijuan shtete te reja.
Principata e Arbrit Perfaqesuesi I pare ka qene Progoni 1190- 1198. Qendra e princioates u be kruja pas tij sundimin e vazhduan bijte e tij gjini 1198-1208 e me pas Dhimitri 1208-1216. Kulmin e fuqise principata e arriti nen drejtimin e dhimitrit I cili mbante tituj te larte si gjykates e princ i arberve, arkond I madh etj. Dhimitri nenshkroi nje marreveshje bashkepunimi me republiken e raguzes. Filloi bisedimet me papen e romes per konvertimin e fese se tij nga ortodokse ne katolike.
Despotati I Artes qe fillimisht perfshiu trevat kryesisht trevat e shqiprise se poshtme. E krijoi Mihal Engjell KOmneni. Trashgimtar ishte Teodori vazhdoi politiken e pushtimeve dhe pati nen ndikimin e tij principaten e arbrit. Ai synonte rimekembjen e perandorise byzantine.
Besimi ilire
Forma me e lashte e besimit tek iliret eshte paganizmi . perhapje te madhe tek iliret pati kulti I diellit. Mjaft I perhapur ka qene edhe kulti I gjarperit. Ate e konsideronin si mbrojtes te luftetareve dhe te te vdekurve. Iliret nderonin gjithashtu token paraardhesit e fisit dhe te familjes. Kulti matriakal I nenes si prodhuese ne jete mbeti tek ata si kulti me I perdorur. Nen ndikimin Helen ne besimet ilire u futen dhe kultet e perandorive greke si zeusi perendia e gjithpushtetshme, posedoni zot I detrave, artemisi perendia e blegtorise etj.

Popullsia ilire
Si banoret me te lashte parailire dhe paragreke njihen pallazget. Ata paten nje shtrirje te gjere nga ballkani I jugut e deri ne Azi te vogel. Herodit tregon se gjuha e pellazgeve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Mereshin me buqesi e detari ishin mjeshter te mire ndertimi u permenden nga shkrimtaret e lashte greke homeri dhe herodoti.
Iliret 2 teorit
Lidhur me prejardhjen e ilireve ka 2 teori
1.      Teoria me e vjeter pohon se iliret kane ardhur nga Europa qendrore ne ballkan dhe kane sjelle kulturen e tyre te italshtatit. Kjo lidhet me dyndjet e popujve nga veriu ne shek XII –XI PLK qe u shtrin edhe ne ballkan. kjo teori eshte rrezuar nga studimet arkeologjike te kryera pas L2B. ato kane treguar se gjurmet e kulturave perendimore Halshtatiane ndeshet ne Iliri me shume si rezultat I kontakteve kulturore e tregtare dhe I levizjes artizane te perpunimit te metaleve. Vete fakti se varrimet me diegie dhe futja e kockes se djegur ne ene nuk jane tipike per trevat e shtrirjes se ilireve por ndeshen rradhe e vetem ne zona te kufizuara.  Kjo deshmone kunder ardhjes se ilireve ne ballkan.
2.      Teoria e dyte me e qendrueshme me argumenta bindese eshte ajo qe I sheh iliret si autokton ne ballkanin perendimore. Kjo do te thote qe : 1. Iliret formuan kulturen ne vendin e tyre 2. Formuan gjuhen ne vendin e tyre 3. Formuan edhe tiparet antropologjike te vendit te tyre ne ballkan . kjo argumentohet me zbulimet arkeologjike ne shume qendra vendbanimi dhe varrezat ku shtrine iliret.
Formi I etnasit ilir Fillimet I ka ne periudhen e bronzit te mesem e vazhdon deri ne periudhen e hekurit te hershem.
Autotoktonia ilire Nenkupton formimin etnik ne vend , mbi bazen e nje vazhdimesie te gjate kulturore e cila ka pesuar ndryshimet e kohes, duke marre edhe nga kultura e popujve fqinje apo te ardhur, por duke ruajtur gjithnje tiparet e veta etnike.
Tevat e banuara nga iliret. Vendbanimet ilire gjendeshin ne pjesen perendimore te gadishullit te ballkanit, qe nga deget e danubit lumenjte sara dhe drava ne very e deri ne gjirin e ambrakise ne jug, ne lindje me maqedonine perendimore.
Vendbanimet ilire. I perkasin shk XI-V  p.l.k ne vendet kodrinore – malore x tu mbrojtur nga kundershtaret. Vendbanime te sofistikuara me mur guri. Sip e vendbanimeve ilire ishin 4-5 HA, ishin vendbanime fshatare.
Emir etnik ‘’ilir’’ I kesaj po permendet me shpesh ne veprat e autoreve antic qe ne shekkullin  V p.k por emrat e disa fiseve te vecanta ilire fillonin te permenden qe nga Homeri ne shek XII p.l.k.
Fiset ilire.
1.Enkelejdet x gjate lumit ohrit
2. Desartet ne qytetin e antipatise (berat) deri ne pelion (pogradec)
3. Taulantet, lumi vjosa ne jug – durres.
4. Albanet perbri taulanteve.
5. adrianet x rreth shkodres.
6. dardanet trevat e kosoves.
7. paionet very te kosoves, lumi varda- lumi struna
8. dalmatet x gjate adriatikut te mesem.
9. penestet per gjate drinit te zi.
10. molaset ne epir nga lumi shkumbin – lumi vjosa ne jug.
11. kaonet x gjate lumit drinos qendra ishte saranda.
12 thespatet ne jug te butrintit  - gjiri I ambrakise.


http://eseshkolle.blogspot.com/

·Ky artikull është për mrekullitë e botës së lashtë, për tjetër shih Shtatë mrekullitë e botës.
Shtatë mrekullitë e botës së lashtë (nga e majta në të djathtë, nga lart poshtë)
Piramida e Keopsit
Kopshtet e varura të Babilonisë
Tempulli i Artemidës në Efes
Shtatorja e Zeusit në Olimpia
Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas
Kolosi i Rodosit
Fari i Aleksandrisë

Piramida e Keopsit është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e  lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s - 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.
Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi :
·Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug
·Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
·Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell. Per ndertimin e kesaj piramide punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen. Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste,qe vijne nga e gjithe bota.

Kopshtet e varura të Babilonisë

I ndodhur në qytetin e lashtë të Babilonisë (e quajtur Porta e Zotit), pranë Bagdadit sot (Iraku),  kopshtet e varura të Babilonisë janë ndërtuar rreth 590 p.e.s nga mbreti Nebukodonosor II (edhe pse tradita atributet e ndërtimin e tyre ia jep Mbretëreshës Semiramide, asire).
Legjenda tregon që mbretëresha - përshkruar dhe në pikturën e famshme të Degas, "Semiramide në ndërtimin e Babilonisë", çka përshkruhet e në opera lirike - gjente trëndafila të freskët në kopshte çdo ditë, madje edhe në klimën e thatë që karakterizonte qytetin.
Duhet të theksohet se në kulturën tradicionale të Mesopotamise, kuptimin e fjalës i ngjan kopsht të Xhennetit, parajsës. Disa historianë, duhet thëne, se nuk janë dakord për ekzistencën ose jo të kopshtet mbretërore të qytetit të Babilonisë.
Çështja e vendndodhjes së kopshteve është akoma e pazgjidhur dhe studime, ende në vazhdim, kanë lëshuar shumë hipoteza, përfshirë edhe atë që nuk ndodheshe brenda në Babiloni, një nga shtatë mrekullitë e botës antike. Nga burimet e lashta, informacionet për kopshtet nuk flasin askund se ku ndodheshin ato.
Një teori fillestare ishte dhënë nga gjermani Koldewey Robert, i pari qe ka kryer gërmime në vend, midis 1889 dhe 1917. Ai mendoi se kopshtet ishin vendosur në këndin verilindor të Pallatit te Jugut, meqenëse ai kishte zbuluar një strukturë të madhe te mbuluar me fuçi dhe të përbërë nga katërmbëdhjetë dhoma, me një mur perimetrues. Kjo teori, megjithatë, ka kufirin e saj sepse janë larg lumit Eufrat, ku duhej marre uji për ujitje, dhe se dyti, fakti se qasja në kopshte mund të bëhet vetëm përmes dhomave private dhe zyrave. Për më tepër, me gërmimet e vazhdueshme, duket më i besueshëm se dhomat e zbuluara nga Koldewey duheshin ndoshta për magazinimin e mallrave.
Një teori e dytë ishte avancuar nga D. J. Wiseman, e cila i mendon këto kopshte "më lart dhe te vendosura pranë murit veriperëndimor" te Pallatit të Jugut, nga e cila zgjateshin kopshtet, pranë brigjeve të Eufratit. Në gjysmën e parë të viteve nentedhjete dijetari DWW Stevenson sugjeroi një tjetër pamje (në fakt ka deklaruar se nuk mund të jenë atje ku tregohet nga Wiseman, sepse në kohën e ndërtimit te tyre, Eufrati mbulonte zonën në fjalë) se kopshtet ishin tarraca të ndërtuara gjithsesi shumë afër Pallatit Jugor, dhe ndoshta në murin jugor të tij. Në ditët e sotme për këtë hipotezë nuk ka të dhëna.
Studimet e fundit kanë dhëne një teori të re (mbështetur nga Stephanie Dalley), se kopshtet nuk ishin të vendosur të gjithë në Babiloni, por në qytetin e afërt të Nineveh. Dalley mbështetet në burimet klasike dhe thotë se ka një konfuzion mes Babilonisë dhe Nineveh nga fakti se kalimi nga Asirisht në pushtet Babylonian nuk ishin perceptuar si një përçarje nga autoret klasike te cilët vazhdonin të te identifikonin një mbretëri, atë "të Asirisë", e cila kishte ndryshuar thjesht kryeqytet. Përveç kësaj, burimet heshtin në Babiloni për ndërtimin e kopshte, ndërsa burimet Asirisht dëshmojnë për punën e rëndësishme nën ujë në Nineveh Senasheribi (68-631 p.e.s.) dhe praninë e kopshteve pranë brigjeve të Hors.
Babilonia ishte e rrethuar nga një unazë e dyfishtë muresh, që ndërpriteshin vetëm nga porta e Ishtarit, përmes të cili lidhej rruga kryesore me qytetin e mbuluar me pllaka me xham blu dhe stolisur me mbi 120 statuja të luanëve me grykë hapur. Mbi derë u gjet, nga arkeologu Koldewey Robert, struktura që mbante bazën për mbështetjen e tarracave të këtyre kopshteve.
Duke pasur parasysh se në atë kohë, përdorimet e tokës ishin bujqësore, krijimi i një kopshti botanik ishte diçka e pazakonte. U krijua një kopsht botanik me llojet e bimëve me origjinë nga vende të tjera dhe që jetonin në klimat më të lagështa. Prandaj u ndërtua një sistem kompleks hidraulik që, mes tjerash, ishte për të ngritur ujin nga lumi e për të çuar ujin ne kopshtet ; me shpeshtësinë dhe sasinë qe nevojitej. Terracat e Kopshteve ishin ndërtuar krejtësisht prej guri dhe janë përmendur edhe nga Herodoti.
Në kopshtet e varura të Babilonisë janë mbështetur disa skena nga opera Semiramide shkruar nga Gioacchino Rossini, ne një libret nga Gaetano Rossi (Semiramis di Voltaire), të kryera në Teatron La Fenice në Venecia, 3 shkurt 1823.

Tempulli i Artemidës në Efes

Historia e ndertimit

Në shekullin VI para e.s., ky qytet ka qenë gjithmonë qendra e kultit të Afërditës, e quajtur më vonë Diana nga romanet. Flitet për perëndeshën e natyrës dhe kafshëve të egra dhe paraqitet e shoqëruar nga një sorkadhe dhe e armatosur me hark dhe shigjeta. Nga antikiteti ekziston një tempull i dedikuar perëndeshës. Por në shekullin VII para e.s., qyteti pësoi një sulm nga cimerët. Edhe pse qyteti rezistoi, tempulli u dogj dhe u shkatërrua. Gjithçka ishte në duart e mbretit të Lidias, Kreso. Po, është i njëjti që ka shpikur disqet e çuditshme prej metali të quajtura "kreseidas". Asnjë nuk e di se ku do ndalojnë këto shpikje moderne... por Kreso ishte një mbrojtës i shenjtëve dhe artistëve dhe ai propozoi të ngrihej një tempull i ri i Artemisës, më i mirë se i pari. Për këtë u bë një thirrje publike ku u kërkohej të gjithë qytetarëve që të dhuronin para për tempullin e ri. Më në fund tempulli u ngrit.
Llogariste 127 kolona të mrekullueshme nga 20 m lartësi, diçka e jashtëzakonshme për kohën, gjithashtu përmbante dhe skulptura të Eskopes. Ky tempull shkëlqeu qytetin e Efesit gjatë dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia : në vitin 356 para e.s., bariu Erostrato e shkatërroi tempullin duke e ndezur thjesht për famë. Pa dyshim që ky pionier i famës e arriti atë që kërkonte, provë është që ende i kujtohet emri edhe sot. Por në atë kohë arriti diçka më shumë se fama : duke u treguar të gjithë njerëzve që për çudi Escopa ka një Erostrato dhe që mrekullitë e ndërtuara nga njerëzit duhet të jenë të mbrojtura nga vetë njerëzit. Kjo histori ka një epilog : kur rreth 20 vjet më vonë, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, dëgjoi historinë e tempullit dhe zbuloi që tempulli ishte shkatërruar në të njëjtën ditë që kishte lindur ai. Kjo koincidencë e bëri që ta rindërtonte tempullin gjatë kohës që ishte në Efes, duke u përpjekur të krijonte një qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli (bëhet e treta herë me këtë rindërtim) nuk e rimori kurrë të shkuarën e tij të shkëlqyer.

Shtatorja e Zeusit në Olimpia

Shtatorja e Zeusit në Olimpia gjendet në tempullin e ndërtuar, kushtuar zotave në qytetin grek të Olimpit, shtatorja u bë në vitin 462 p.e.s. nga skulptori antik grek, Fidis, në fildish dhe arë. Ajo është e punuar me teknikën krisoelefantine. Zeusi paraqitej i ulur në një fron të bërë me të njëjtat materiale si dhe statuja që paraqiste perëndeshën Victoria të lidhur në krahun e djathtë dhe në të majtën skeptrit, rreth tij ishin skulptura të ndryshme të heronjve mitologjikë. Skulptura kishte lartësi prej 14 m. Sipas historianëve të autorizuar, ishte më e bukura skulpturë dhe riprodhimi i saj njihet vetëm në monedha të takuara në shekullin XIX. Jetoi rreth 1000 vjet (më shumë se të gjitha mrekullitë e tjera) derisa disa fanatikë kristianë të mbretërisë të Teodosit II e dogjën, por ajo nuk u shkatërrua totalisht. Zhdukja totale ndodhi në shekullin VI dhe nuk ngeli asnjë gjurmë e saj si pasojë e tërmeteve. Statuja ka shërbyer për shumë vjet për të kurorëzuar fituesit e olimpiadave greke.

Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas

Viti 352 para e.s.. Mrekullitë e botës, që në këtë kohë ishin katër, pakësohen në 3, sepse Erostrati djeg tempullin e Artemisës. Por zhvillimi është duke ardhur: një mrekulli e re do të ndërtohet, me shumë koincidenca me tempullin e Artemisës dhe do të duket si një vepër e bërë me magji për të kompensuar humbjen. Jemi në Halicarnaso, në Caria, një shtet në Azinë e Vogël. Bëhet fjalë për një qytet të rëndësishëm, që llogariste dhe një fabrikë nga ato të disqeve të çuditshme të metalit të shpikura nga  Creso që prodhojnë para. Qyteti shfaq shkëlqim. Por tani qyteti është në zi , Mausolo vdiq. Çfarë varri mund të ishte i denjë për një mbret të tillë? E veja e tij, Artemisa, merr vendimin që të mos kursehet në shpenzime. Është tamam sikur i gjithë qyteti ta dinte që kurrë më nuk do kthehej një epokë aq e mrekullueshme si ajo e Mausolos , prandaj njerëzit u vunë në dispozicion të demonstronin mirënjohjen dhe t’i bënin një varr, më specialin e historisë, aq sa i dha emrin mauzoleumeve të ndërtuara më vonë. Filluan punimet: arkitektët Satiros dhe Piteos ndërtuan një podium kënddrejtë mbi të cilin ngrihej një kolonë e rregullit jonik. Mbi këtë një piramidë e shkallëzuar. Dhe në majë një statujë. Bashkësia e të gjitha këtyre arrinte lartësinë marramendëse prej 50 m. Por kjo nuk ishte e gjitha. Skulptorët më të mirë të Greqisë të asaj epoke bënë statujat dhe mozaiket: Briaxis, Timoteo, Leucastes dhe famozi Scapo. Por kjo mrekulli do të ishte ajo që duroi më pak në kohë nga të gjitha. Sapo kaluan 16 vjet, më 334 para e.s., Aleksandri i Madh shkatërroi qytetin. Ai që dha urdhër për rindërtimin e tempullit të Artemisës tregon tani anën e tij shkatërrimtare. Edhe pse vite më pas mbretërit e Egjiptit që morën Carian e rindërtuan Halicarnason, qytet që është edhe në ditët tona (sot quhet Bodrum), nga mauzoleumi ngeli vetëm legjenda.

Kolosi i Rodosit

Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar për të tregtuar me Greqinë. Azia dhe Egjipti  falë kësaj e shndërruan në qendrën tregtare më të madhe të Mesdheut Oriental. Mbreti Demetri i Poliarcetës, i njohur për eksperiencën ushtarake sidomos nëpër rrethinat, aq sa në të ardhmen ushtarakët do t’i referoheshin teknikës së tij duke e emërtuar "Poliarcetica", vendosi të sulmojë Rodin. Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua të tërhiqej. Për të festuar këtë triumf, qyteti vendosi të ndërtonte një monument për kujtim të Helios, zoti i diellit, në port. Punimet i udhëhoqi Cares Lindos. Në fillim statujën e veshën me hekur dhe sipër me pllaka bronzi. Më në fund, kur statuja përfundoi, kishte jo më pak se 32 m lartësi. Fama e saj solli udhëtarë nga e gjithë bota antike për ta parë. Me Kolosin e Rodit në atë kohë ishin 5 mrekullitë e botës që ishin ngritur mbi faqen e tokës, numër që erdhi duke u rritur. 56 vjet më vonë nga ndërtimi i tij në 223 para e.s., një tërmet e shëmbi Kolosin. Banorët e Rodit ndoqën këshillat e një orakulli dhe vendosën t’i lënë pjesët e tij atje ku ranë nga tërmeti. Dhe kështu u bë gjatë 90 vjetëve deri në 654 para e.s., kur myslimanët morën copat e bronzit si plaçkë lufte. Madhësia e statujës ishte e tillë saqë anijet kalonin mes këmbëve të tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevojë për mitifikim, sepse u deshën më shumë se 2000 vjet kur njeriu arriti të bënte diçka më madhështore.
Fari i Aleksandrisë
Fari i Aleksandrisë, skicë nga arkeologu Hermann Thiersch, 1909
Egjipt, viti 280 para e.s. Që kur Aleksandri i Madh i liroi egjiptianët nga dominimi persian, lidhjet mes grekëve dhe egjiptianëve u forcuan aq shumë sa mbreti i tyre, Ptolomeu II, ishte me origjinë greke. Ky bashkëpunim i grekëve dhe egjiptianëve ishte më i dukshëm në kryeqytet, Aleksandri. Themeluar prej Aleksandrit të Madh në vitin 332 para e.s., ky qytet i zhvilluar u bë vatra më e rëndësishme e kulturës helene. Por këtë herë mrekullia nuk do të jetë një tempull, as ndonjë lloj tjetër monumenti ose ndërtese, por një kullë. Kjo kullë do të shërbente për të udhëhequr anijet e shumta që mbërrinin në brigjet e Aleksandrisë. Mbreti vendosi të ndërtonte një kullë që të identifikonte vendin dhe qytetin nga shumë larg. Për këtë përdorën ishullin e vogël të Faros, përballë portit. Arkitekti Sastro drejtoi punimet, që, sa më shumë ecnin jepnin një pamje të mrekullueshme. Kur përfundoi, kulla ishte më shumë se 120 m. Në majë të saj kishte pasqyra metalike për të treguar pozicionin e saj ditën, duke reflektuar dritën e diellit dhe natën për mungesë të dritës ndizej zjarr (vatër). Kjo mrekulli do të rezistonte shumë, rreth 1600 vjet deri në shekullin XIV, kur tërmetet do ta shembnin. Emri i mrekullisë ishte "Kulla e Farit" dhe i linte mbrapa të gjitha ndërtimet e bëra deri në atë kohë që kishin për qëllim të udhëhiqnin anijet.

http://eseshkolle.blogspot.com/


Ese "Miqesia"
 Qe me lindjen e njeriut ka lindur dhe nevoja te mos jete vetem.Per te mbijetuar atij I duhej te qendronte me te tjere te llojit te tij .Por tani kohet kane ndryshuar .Njeriut nuk I duhet me te mbrohet nga kafshet e egra por nga dicka me e madhe me e eger dhe me e pameshirshme sic jane vete njerezit.Kjo shpjegon nevojen per miqesine …

Miqesia eshte nje marredhenie qe mund te ndertohet ne shume forma.Ajo ka per qellim t’I beje njerezit te ndihen me mire ,me te sigurt ,sikur nuk jane te vetem ne problemet e tyre por kane dike qe jo t’ua zgjidhe por thjesht t’I degjoje ato.Por si cdo gje tjeter qe ka nje fillim dhe nje mbarim , edhe miqesite nuk jane te perjetshme.Kjo ndodh sepse perkrah perditshmerise hyjne smira ,intrigat ,konkurenca etj,veti kto qe kane lindur qe me njerezimin dhe po shtohen per shkak te individualizmit njerezor.Vete jeta eshte kthyer ne nje lufte per mbijetese ne cdo hallke te saj .Prandaj pertej deshires se madhe nuk mund te krijojme dhe te mbajme kurre nje miqesi te sinqerte e dashamirese.Jo vetem me nje mik por edhe me nje te aferm apo te familjes kthehemi ne nje moment te caktuar ne rivale e konkurrente te forte.Megjithate ne emer te kesaj “mbijetese” ne nuk kemi pse humbasim te gjitha virtytet me te mira te cilat duhen vite per t’u fituar.Dhe ne nj e moment hedhim poshte vite te tera pune.


Eshte bere zakon qe ne fillim te shohim anen negative.Por kjo edhe pse nje arme mbrojtese s’eshte e thene qe duhet perhere.Duhet te mendojme pozitivisht duke pare anet me te mira te tjetrit.Duhet ta pranojme shokun apo mikun per ate qe eshte dhe jo per ate qe do donim ne te ishte.


Cdokush prej nesh I ka te dyja anet e medaljes sepse askush nuk eshte I persosur.Nese do mendonim cdo moment te gjithe keshtu do te jetonim ne paqe me veten ne rradhe te pare por edhe me te tjeret.Nuk duhet te behemi njerez te sukseseve por te vlerave.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels