IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Vështrim mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
                                ( nga lashtesia deri më 1912)
                                      
        Trualli i Shqiperise, eshte nder me te lashtet vende te Europes Ai , ka qene banuar qe nga koha e paleolitit te mesem(100.000-30.000 vjet me pare)  e ne vazhdim. Kerkimet arkeologjike kane deshmuar se banoret neolitiko- eneolitik  te Fushës se Korçës  mbillnin drithera e  rritnin kafshe shtepiake .Ata  prodhonin kategori te ndryshme enesh,vegla pune prej briri,prefse prej stralli dhe  objekte  te tjera te perdorimit te perditshem.
     Gjatë epokes  se bronzit (2000-1100 p.e.r.),nga banoret  iliret  e hershem ilire ,ndertohen vendbanime e para te fortifikuara (Gajtan,Tren, etj).Po keshtu lindën edhe  format e para ekonomise, sidomos metalurgjia e bronzit ,qe arriti te prodhoje  armë te ndryshme  mbi bazen e  prototipave egjeanë .  Ne fazen e fundit te   epokes se bronxit (shek.XIII-XII para kr.) nga Mikena  importoheshin  sasira te konsiderueshme veglash pune prej bakri (thika ,kama,shpata etj,),nderkohe qe iliret eksportonin  per ne Greqi produkte te ndryshme prej leshi ,lekurash,mishi,gje e gjalle ,dru,ndoshta edhe dridhera.
 Ne kohen e hekurit (shek. XI-V para Kr.) vihet re nje zgjerim i vendbanime te reja   te fortifikuara . Shume shpejt ato u kthyen  në qendra te prodhimit te qeramikes  dhe te veglave te punes. Në dekadat e para te kesaj kohe u vune ne perdorim  sëpatat e tipave  dalmato-shqiptare ;me pas   filluan te preferohen  armët prej hekuri, qe zëvendesuan plotesisht  tipat prej bronzi .Nga perpunimi artistik i metaleve , gjate shek.VIII-VII para Kr.,per nevojat e pajisjes se  kaloresve aristokratë  ,farketaria ilire  prodhoi parzmoret, kallçijtë dhe përkrenaret  prej bronzi.
    Aty nga fundi i shek VII para krishtit  u   themeluan disa ngulime greke ,qytetet e njohura bregdetare:Dyrrachion (Durresi), Apolonia, dhe Oricum.  Zhvillimi ekonomik dhe urbanizimi i shpejte qe pervijoi gjate shek. IV-III para Kr. ,sidomos ne trevat bregdetare, çuan ne formimin e nje vargu qytetesh  ilire. Perkrah  poliseve  te njohura helene, u ngriten edhe qytete ilire si;Butroti (Butrinti), Scodra, (Shkodra), Lissus (Lezha) etj.Per nga pozita dhe roli qe luajten keto qendra qytetare , u bene  pjese e civilizimit te botes mesdhetare.
   Pas vendosjes se  rendit skllavopronar  ne qytetet mëdha(Dyrrahu,Apolonia, Scodra, Lissus etj )gjate  shek.IV-III, zbatohen  principet urbane te  sistemit ortogonal hipodamik. Ne agorate e disa  qyteteve u gjallerua aktiviteti  ekonomik .  Shtresat zejtare  ngriten nje sere ngrehinash te tipit punishte, ku shfrytezohej  puna e sklleverve. Krahas formes private te pronës (qe deshmohet nga vulat e punishteve) ,ekzistonte prona skllavopronare shteterore.  Specializimi i  degeve te zejtarise imponoi shtimin e prodhimit  te veglave të punes .Edhe  poçeria hodhi  forma enesh qe imitonin  tipat helene. Ne shek.llI-II para Kr. punishtet shtetërore dhe private zotëronin  plotësisht tregun ilir duke  ngushtuar importin helen.
   Prona private u perhap  edhe ne bujqesi, ku zbatohej dhenia me qira e tokës nga pronarët e medhenj. Nje mbishkrimi shek. IV para Kr. tregon se ne fisin ilir i pajoneve (fqinje me maqedonet) ,prodhohej  aq shume  grure, saqe  plotesonin nevojat e krahines se tyre ,por edhe furnizonin me shumice qytetin e Athines.Ne kete kohe fillloi te perdorej gjeresisht parmenda prej druri. Figuren e nje parmende te ketille ,madje edhe te pajisur me plor hekuri ,e ndeshim  ne faqen e nje eneje –hambar (pitos),e zbuluar gjate  germimeve  arkeologjike te kryera ne fshatin Tren te rrethit Korçe.
    Ne burimet e shkruara iliret i permendin  si mjeshtra te kultivimit  te ullirit ,rrushit dhe te pemeve te tjere frutore.Prej elbit ata nxirrnin nje pije te shijshme “sabaja”,ndersa ne Dyrrachion  prodhohej nje lloj vere   prej mjalti, e thirur me emrin” Balisk”.
     Nje ndikim per zhvillimin ekonomik  ne periudhen antike luajti edhe  mbreteria ilire.Per nevojat e shkembimeve ne tregun antik, u hodhen ne qarkullim monedhat e shtetit ilir,por edhe prerjet e qyteteve  të Apolonisë, Dyrrahut, Skodrës, Lisit, Bylisit, Amantias luanin nje rol te ndjeshem ne kembimet tregtare. Gjate shek.IV-II para Kr. prodhimet ilire konkuruan mallrat helene .
     .Shekujt IV-II para Kr. shënojnë lulëzimin ekonomik dhe kulturor të qyteteve ilire. Që në shek. IV para Kr. Dyrrhachioni qyteti kishte një kantier për ndërtim anijesh dhe mjeshtërit ilir permenden si ndërtues të aftë të anijeve liburne.Ne cdo qytet kishte   punishte për punimin e metaleve, të lëkurës, të prodhimit të qeramikës ,të pëlhurës etj.
    Pas pushtimit nga Roma me 168 para Kr.  iliret u futen gradualisht ne juridiksionit e administrates provinciale romake.Me ardhjen në pushtet të Oktavian Augustit, disa qytete ilire (Dyrrachium, Buthrot etj.) u shpallen koloni romake dhe ne mjediset  e tyre  filluan të zbatoheshin parimet e sistemit romak të ekonomise. Ne tokat pjellore u krijuan latifunde ku u zbatua gjeresisht puna e skllevërve. Pas   shek.II mbas Kr. projektuesit romake e orientuan ekonomine ilire ne zhvillimin e  bujqesise, blegtorise dhe shfrytezimin e minierave. Tregtia u orientua nga eksporti drejt Romes. Nje  prioritet te vecante iu perkushtua  qytetit  te Dyrrachiumit  ku ,per nje kohe relativisht te shkurter u ndërtuan: amfiteatri, biblioteka, terma publike, ujësjellësi si dhe shumë vila luksoze.
           Pas krijimit te provinces romake  te  Maqedonise per zhvillimin e infrastruktures  rrugore  ne Ballkan u  perpunua  nje strategji e ve cante. Ndertimi i rruges romake transballkanike(Dyrrachium-Thessalonik rreth 395 km), e thirur” Via Egnatia”,si vazhdim i “Via Apia “ne Itali ,beri te mundur zgjerimin e lidhjeve tregetare dhe shndrimin e  bregdetit te Ilirise Jugore si ure lidhese ne mes Perendimit dhe  Orientit.Rruga Egnatia ,e shtruar midis viteve 146-143 nga  prokonsulli Maqedonise, Cnaesus Egnatius, pershkonte distancen    nga Apolonia e Ilirise  ne Thesalonik me rreth  267 milje(395 km).  Me vone, pikenisje e Egnatias u be  kolonia e Dyrrachiumit dhe duke mbritur ne Bizanz ajo kish nje gjatesi prej  553milje (830 km). Gjurmimet e bera pergjat segmentit Dyrrachium-Philippi (kalldremet,urat e  gurit,kanalizimet etj), kane deshmuar per tekniken e ndertimit  te via Egnatias. Traktet ne forme kalldremi te ndertuar me gure plloçake, te zbulura   ne Kryeluz te Kavajes, Librazhd( Xhure ,Cekrez ,Dardhe), kane gjeresi qe varion 4-6.7 m.
    Dijetari i shquar romak , Ciceroni(106-43 paraKr.) do ta percaktonte kete rruge   me shprehjen e njohur:”nostra militare”.Por ,per  karakterin e  Via Egnatias  burimet e shkruara dhe objektet  e ndryshme  arkeologjike(relievet ,guret  miliare e vecanerisht mbishkrimet qe gjenden ne to ),flasin shkoqur se , krahas  shfrytesimit per operacione   ushtarake, ky aks  rrugor funksionoi vazhdimisht edhe  si arterie  prioritare e tregut nderrajonal.
         Qytetet koloni romake te Iliricumit Jugperendimor  kishin  lidhje të gjëra ekonomiko-tregtare me qendrat  kryesore portuale  të pellgut Adriatiko-Mesdhetar dhe sidomos me rajonet e gadishullit Apenin.Nga te dhenat epigrafike  rezulton se , pervec   perfaqesuesve  te shtresave te qytetareve te thjeshte ,dalin edhe emra qe kane te bejne me skllevër e liberte, por edhe te  profesione te ndryshme si ajo e shkruesit, muzikantit, kovaçit, karpentierit, rrobaqepesit etj.Në një mbishkrim të shek. II pas Kr. bëhet fjalë për një edil (kujdestar ndërtimesh), i quajtur Syr Epidamni nga Dyrrachiumi , për të cilin, pas vdekjes ,mjeshtrit karpentier, i kanë dedikuar  një monument.

    Perbri Egnatias, ne rajonet ekonomikisht te zhvilluar,  u ndertuan edhe nje varg stacionesh( mancio) .Nje i tille eshte Ad Quintum( ne afersi te   Scampinit), i ndertuar ne shek.II mbas Kr.,prane te cilit kishte  edhe nje   kompleks  monumental ( me  terme,nymfe, etj.).
         Via Egnatia  duke kaluar permes qendrave te medha urbane(Dyrrachium-Scampis-Lychnidos-Herakleia-Edessa-Pella-Thessalonike-Amphipolis-Philippi-Neapolis-Ankontisma -Traianopolis- Byzanz ), perfaqesonte  arteren me te shkurter qe lidhte  bregdetin e Ilirise jugperendimore  me Egjeun verior dhe  Bosforin.Ndersa te gjitha rruget e tjera ne veri dhe ne jug te saj ishin thjesht degezime. 
           Kjo rritje e tregut  provincial deshmohet arkeologjikisht ne qarkullimin e amforave te transportit te tipeve Dressel,Lamboglia dhe te llampave  te prodhuara nga firmat romake.Burimet historike dhe te dhenat epigrafike flasin shkoqur per presencen e tregetareve  romake ne Dyrrachium Thessalonike,Amphipolis,Apollonia,Pella Edessa etj.Keshtu ne nje stele varri te shek.I para Kr., e zbuluar ne Dyrrachium eshte shkruar ne greqisht emir i tregetarit nga Ankona().
           
     Qarkullimi ne qytetet ilire  i monedhave  të perandorit Hadrian dhe te A.Piut nuk eshte e rastit,por mbeshtetet nga fakti se  ndertimet me kryesore( ujesjelljellesat, banjot publike etj.) jane bere gjate sundimit te ketyre perandoreve . Gjate kesaj faze nga punishtet e qyteteve vazhduan te prodhoheshin sipas nje teknologjie te re  tullat e tjegullat. Pervec qeramikes sigilata italike, nuk perjashtohet mundësia  e ngritjes ne qytet e filialeve të firmave apenine .Artikuj mjaft te kerkuar ishin  kandilat e tipit me kanal(Firmenlampen) te prodhuar nga mjeshtrat italikë : FELIX, FORTIS, OCTAVI, NERI, VIBIANI, FESTI etj.cka provon  se  tregtia e qytetit ishte orientuar me gadishullit Apenino -verior
       Edhe  enet  prej qelqi,  imitojne modele italike ose forma të  qeramikes arretine. Ato perfaqesohen nga urnat cinerare, shishet e vogla (unguentaret dhe balsamaret), eprovetat etj..  Me origjine nga Korinthi ,ashtu sic eshte konstatuar edhe ne  Apoloni, Butrint, Bylis ,jane kandilat korintike te firmave : KARPU, POSFORU, KALISTU, FLAVU etj.Qytetet e Ilirise Jugperendimore zhvillonin  nje tregti te rregullt me qendra  të Azise së Vogel, ishujt e Egjeut, nga Atika, Afrika e Veriut,te gadishullit  Iberik etj.
 Gjate periudhes se  shekujve te pare mbas Kr.   perbri qyteteve te via Egnatias tregetoheshin edhe mallra te ndryshme te prodhimit romak dhe ato qe importoheshin nga vendet ekzotike.(prodhime te farketarise,bizhuteri, etj.)
         Me ndarjen e Perandonise Romake (viti 395), Iliria hyn ne perberjen e Perandonise Bizantine,nderkohe , ne kufijte e saj, u dynden gotet, avaret etj. Kriza e rendit skllavopronar dhe dyndjet e barbareve u pasqyruan ne ekonomine ilire me vendosjen e sistemit te kolonatit ne shek.IV te er. Shekujt IV-V te e.r. shenojne nje renie relative te qyteteve dhe zoterim te ekonomise bujqesore.Megjithate  periudha  e antikitetit te vone per portet e Epirit te Ri ishte koha e rigjallerimit  te lidhjeve tregtare me mjaft provinca dhe qytete  te Mesdheut     Gjate kesaj  periudhe kemi   nje shkembim intensiv te artikujve te artizanatit lokal bizantin, me  importet orientale   e perendimore (gote ,longobarde etj). Ne  qytetet  e provincave bizantine te Epirus Novas,
Macedonia Prima e Secunda, Thessali,Rhodope,etj,krahas te tjerave, eshte zbuluar nje lende e pasur me plastike arkitektonike dekorative te prodhuara me mermer Prekonnesos dhe te Thasosit ,materiale keto, qe jane transportuar dendesisht nepermjet trasese se Egnatias.Keshtu ne  baziliken B te Philippit jane perdorur elemente arkitektonike prej mermeri te Thasosit,ndersa tek bazilikat e provinces  Epirus Nova(Dyrrachion ,Scampis etj.) ndeshen si materiale ndertimi  kolona e kapitele te importuara nga Preconesios
Per prefekturen e   Illyricumit(Praefectus praetoria Illyricum ) ,gjate  antikitetit  te  vone , Thesaloniki
ishte punishtja kryesore  e prerjes se monedhave bizantine,nderkohe qe  Dyrrachioni,Stoboi,Heraklea,Lynkestis,Amphipolis,Neapoli e qytete te tjere  konsideroheshin si qendra te medha tregetare perbri rruges Egnatia. Ne tregjet e e tyre qarkullonin amforat orientale , amforat cisterne te Samosit, ene te guzhines(terrasigillata  fokeane ,ene te tipit Griss ,etj).  Nder artikujt e importuar nga Egjeu dhe Azia e Vogel per ne Itali preferoheshin vererat, produktet  ushqimore tekstilet e mallra te tjere. Gjatë shek.V-VII  linjat më të rrahura detarë ishin itineraret:  Kerkyra-Patras-Korinth-Dyrrhachion; Dyrrhachion-Brindizi-Otranto; Dyrrhachioni -Olcinium-Salona etj.
     Në kushtet e sundimit bizantin, Durrësi ,Kruja, Scodra ,Lisus,Sarda, Berati ,Aulona etj ishin ndër qytetet e  Ballkanit (Hemusit) që  perballuan zigzaket e zhvillimit mesjetar.Ne shek. VII-VIII, si fazë e parë e mesjetës së hershme ,në kushtet e sundimit bizantin ,Durrësi, ishte ndër qytetet e paktë të Ballkanit (Hemusit) që perjetoi një periudhë “qetësie”.  Përfaqësuesi i fundit i dinastisë së Justinianit, Maurik Tiberi (582-602), bëri disa investime në Durrës. Njëfarë qëndrueshmërie arriti të kishte qyteti edhe në kohën e perandorit Herakli(610-641).
    Pas largimit të garnizoneve bizantinë në vitin 616, vartësia e qytetit të Durrësit nga pushteti  qëndror pësoi një shkëputje relative. Kjo bëri që në Durrës dhe në trevën përreth tij  të rigjallërohen organet e lashta të vetëqeverisjes lokale dhe të zhvillohej më tej tradita vendase me tipare të reja, tanimë feudale.
   Pas rinovimit te raporteve politike e ekonomike midis Bizantit  dhe perendimit( e vecanerisht politika e bashkeekzistences se perpunuar nga perandori Herakli, ) u vu re nje rigjallerim i tregetise me  qytetet italike. Keto mardhenie ishin kaq te gjera sa nje pjese e mire e rajonit te Pulias, te Sardenjes,Lacios,e Kampanias, pas  vitit 600 , thirej me emrin  “Bizanti  Perendimor “ 
    Aty nga mesi i shek.VII deri ne fund te shek.VIII ne tregjet e qyteteve ,qe munden te  mbijetojne(Dyrrachion,Thesalonik,Amphipolis, Philippi, Neapolis ,Chrystopolis etj), pervijoi nje tregeti aktive ,madje ne Thesaloniki vepronte kommerkiarios apothekes dhe nuk perjashtohet qe dege te saj te kishte edhe ne Dyrrachion e Chrysoupolis. Thesaloniku ishte kommerkiarioi nepermjet te cilit behej jo vetem rishperndarja e te gjithe prodhimeve te artizanatit bizantin, por edhe te mallrave italiane,lusitane ,  iraniane etj .  Prania e disa mallrave, sic duket italike, shpreh lidhjet me qendrat e perkundrejta  te Adriatikut .Keshtu perkrenarja e tipit Baldenheim (me origjine ostrogote),  e njohur si gjetje ne Heraklea Lynkeste,  Justininana Prima etj., mendohet se mund te jete prodhuar ne Ravene. Edhe enet prej qelqi italiko-verior gjate  shek.VII, ishin mjaft  te preferuar si artikuj ne tregjet e Dyrrachionit, Lissusit, etj.
    Gjate shek.VII, ashtu si ne mbare  perandorine , u vune re kufizime te qarkullimit te monedhave  edhe  ne rajonin e Adriatikut te Poshtem, shfaqje kjo e krizes se sistemit monetar ne gjithe perandorine bizantine . Duke qene nen kontrollin e drejperdrejte te sllaveve dhe te avareve , rruga Egnatia , gjate kesaj kohe ,pothuajse pushtoi se qeni si arter kryesor tregtar i perandorise.  Keto rrethana sollen si pasoje mbylljen e rruges baze te sferes se kembimit dhe te qarkullimit te monedhes ne Ilirikumin.
         Prirje per pakesim dhe madje, per nje nderprerje  te monedhes, pati dhe gjate shek.VIII. Duke filluar nga Konstanci IV Pogonati (v.668) e deri tek Theofili (v.829) zbulimet arkeologjike ne Shqiperi,  kane dhene fare pak  gjetje  monetare dhe per rrjedhoje nuk mund te behet fjale per rrjedhshmeri normale te qarkullimit monetar gjate kesaj  periudhe. Por megjithese ky kufizim i  qarkullimit monetar solli veshtiresi te ndryshme ne ekonomi . Pavaresisht nga ky nivel prodhues i qyteteve  te Adriatikut te Poshtem , prapeseprape germimet arkeologjike dhe burimet flasin per nje vazhdimesi te panderprere te jetes qytetare  edhe gjate kesaj periudhe.
         novelat bizantine të shek.VIII-IX, flitet për Arhondinë e Durrësit, si qarku më i madh e më i rëndësishëm dhe  ndër brezat bregdetarë të Adriatikut lindor. Durrësi ,me skelën e tij njihej si baza më e madhe e flotës ushtarake bizantine dhe arhondi (sundimtari) kishte në kontroll të gjithë komandantet e kësaj flote. Gjatë  kesaj periudhe  qyteti pati lidhje dhe kontakte të drejtpërdrejta ose anësore me
Konstandinopojën,Selanikun dhe me qytete të tjera të Bizantit.
      Roli i qyteteve u rrit akoma me tej pas themelimit te themave. Pozicioni i favorshem gjeografik i themave te Dyrrachionit,Thesalonikut,Strymonit dhe Macedonise, riperteritja e Via Egnatias, (qe ne kete kohe thirej edhe me emerin “Via Dyrrachion”),fuqizimi i kontakteve me rajonet e Mesdheut, rritja e vleres se monedhes bizantine  te gjitha keto bene te mundur qe midis shek.IX-XI te perjetohet  nje impuls te ri ekonomik. Ne tregjet e Via Egnatias, gjate kesaj kohe , qarkullonin prodhimet e qeramikes (tipet Otranto I e II),  nje numer i larmirte me stoli te natyres ballkano-bizantine : vethe, unaza, varese, byzylyke, mjetet e liturgjise (enkolpione te tipit “Holy Land”,  kryqe e shandane )
       Via Egnatia dhe akset qe lidheshin me te :Rruga e Sofjes, Rruga transversale (Naissus-Serdika-Portes Trajanes-Philippoi-Adrianople) ,ishin arterieret kryesore te trafikut tokesor te Ballkanik qendror dhe jugor  gjate shek.IX-XI.
      Në fillim të shek.XI në Durrës kishte një lagje që banohej kryesisht nga tregetare  venedikas dhe amalfianë. Gjeografi i shquar arab i shek.XII Abu Abdullah Al-Idrizi e quan Durrësin si “…qytet i madh dhe me shumë banorë  .
     Gjate shek.XII-XIV, periudhe që përkon me kohën e vonë bizantine, në qendrat e bregdetit të Arbanonit janë vërejtur ndikime të kulturës romaniko-gotike. Ky proces pati intensitet të dukshëm pas vendosjes së normanëve në Durrës me 1081. E ndersa në fazën e parë (1081-1204) kemi të bëjmë me ndertime  të pjeshme të arkitekturës e artit perëndimor, në fazën e dytë (1204-shek.XIV), me ndermjetësinë e urdhërave franceskanë e domenikanë, u ndërtuan në Durrës dhe në prapatokën e tij (Cetë, Rodon etj.) kisha të mirëfillta të stilit romaniko-  gotik.
    Ne fillim te shek.XIII (vitet 1204-1213) Durresi ishte organizuar ne formen e  Dukatit te tipit venecian dhe  kish arritur nje zhvillim te dukshem ekonomik, me popullsise qe llogaritej me rreth 25.000 banore.    Edhe gjate shek.XIV-XV  administrata  e Venedikut  ne Durres kishte sjelle  ne qytet pronare  me prejadhje nga fisnikeria italiane (De nobili genere).Midis tyre kishte  familje te shquara,si Kontarenet,Maurot,,Barbadigot etj.,qe kishin blere toka e bageti  jo vetem ne Durrres,por edhe ne Vlore e Butrint duke ngritur ne afersi te ketyre qyteteve  edhe fermat e tyre (casale).
Ne kete kohe permenden zanatcinj te ndryshem : botari (prodhuesit e vozave), lekurpunuesit, kepucaret, bukepjekesit, kasapet (macellarius).etj.. Qytetet arberore  kishin unifikuar  masat e peshave dhe vulat qe vendoseshin  mbi thaset e kripes. Midis mallrave   kryesore qe  eksportoheshin nga Arberia  per ne tregjet e Adriatikut ,e vecanerisht per ne Venedik,Ankona,Raguze etj, pervec kripes dhe peshkut, kishte edhe prodhime te tjera si:dritherat,bulmetra verera,dyll,mendafsh,lekura,lende druri,bageti te gjalla, kuajt (albanos hyppos) etj. Tregtaret durrsake permenden me anijet e tyre ne Venedik.  Nder artikujt e importit qe vinin nga Venediku, Raguza e qytete te tjera italike ishin cohrat e shtrenjta, armet, stolite prej ari, xhamat, orendi shtepiake  etj.Ne tregun e Durresit ,Shkodres ,Vlores e gjetke  , sic ka rezultuar edhe nga germimet arkeologjike,ishin mjaft te preferuar enet me glazure te prodhimeve veneciane
            Per gjallerimin e tregut,krahas monedhave te njohura te te Republikes,Venediku preu dhe vuri ne qarkullim  prerjen e re me legjenden : DALMAT  ET  ALBAN.
Deri  ne fund shek. XV per nga niveli  ekonomiko-shoqeror ,Arberia  ecte krahas vendeve të tjera adriatiko-ballkanike. Por pushtimi osman e nderpreu ketë zhvillim.  
          Sipas kronikanëve osmanë të shek.XVI Durrësi apo sic e cilësojnë ato, Konstantinopolis i dytë, u pushtua nga turqit më 15 gusht 150 Pushtimi otoman pati pasoja të rënda jo vetëm për Durrësin, por dhe për mbarë Arbërinë. Qyteti  i madh dhe hijerëndë u transformua në një qytet të vogël me 100-120 shtëpi duke mbetur i tillë për një periudhe relativisht të gjatë
            Gjatë shekujve XVI-XVII qytetet shqiptare u përfshine  në njësitë administrative-ushtarake turke,  te sanxhaqeve dhe kazave. Vetëm në shek.XVII Durresi  filloi ta rimarrë veten duke u bërë qendër e tregtisë tranzite dhe skela kryesore e Shqipërisë së mesme. Tregtare venedikas, raguziane e fiorentinas te  kesaj kohe kerkonin te eksportonin nga Shqiperia nepermjet skeles se Vlores, Durresit dhe Lezhes. Gjate shek.XVII  Durresi u shdrua qendra  kryesore e vendit ku, nepermjet skeles se tij,qarkullonin mallrat e tyre rreth 100 tregtare vendas( nga Shkodra, Elbasani, Voskopoja etj)dhe te huaj,qe kishin   edhe magazinat e tyre ne kete qytet. Vetem gjate vitit 1699 u eksportuan nga Durresi per ne Venedik 3000 kv dyll, 15000kv lesh te cilesise se pare dhe sasira te medha lekure .   Tregtia tranzite me karvane ndiqte rrugen e vjeter Durres- Elbasan- Oher- Selanik.                     
      Durresi gjate shek.XVIII konsiderohej si porti kryesor i Shqiperise, madje edhe  si skela me rendesi nderballkanike ku ishin vendosur disa konsullata te vendeve europiane. Prodhimet shqiptare terhoqen vemendjen e mjaft shteteve evropiane. Keshtu Franca themeloi zyren konsullore ne Durres ne 1669. Pas vitit 1718 ne Durres krijohen agjensi konsullore edhe Anglia , Hollanda, Venediku, Raguza dhe Austria. 
      Aty nga fund i shek. XVI-fillimi i shek.XVII ,ekonomia e vendit nisi ta rimarre veten, çka  çoi në rigjallerimin ekonomik  te qyteteve si: Berati, Shkodra, Elbasani, Prizreni, Gjirokastra etj.    shek.XVIII Franca, Venediku, Hollanda, Raguza e më vonë Austria, kishin ngritur ne Durres konsullatat e tyre. Në mesin e shek.XIX qyteti kishte 84 dyqane, 64 magazina, 8 hane të bukura  si dhe disa konsullata dhe agjensi të huaja.
   Në harkun kohor ,fundi i shek XIX- fillim të shekullit XX ,Shqiperia  përfaqësonte një vend  të vogël të tipit oriental ku mbizotëronte prodhimi zejtar.  Përmes porteve detare si :Durresi e Vlora  tyre realizoheshin eksportet dhe importet  detare me pellgun Adriatiko-Mesdhetar ,ashtu dhe me Evropën Qendrore. Nga limani Durrësit eksportoheshin drithra buke për në tregjet e Venedikut, Triestes dhe Dalmacisë. Në Austri dhe Egjypt dërgoheshin kafshë të gjalla. Lëkurat e kafshëve dhe leshi shiteshin në Venedik, ndërsa duhanin e dërgonin për ta përpunuar në fabrikat e cigareve të Milanos. Nga ky port eksportoheshin  gjithashtu fasule, farë liri, brirë kafshësh etj. Importi përbëhej nga prodhime industriale dhe bujqësore si dhe lëndë të parë: zink, kallaj, llamarinë etj.


    [1].M. Korkuti-F.Prendi, Modelli e strutture insediative durante il Neolitico e l'Eneolitico in Albania.  "Mem. Museo Civ. St. Nat. Verona": Sez. Scienze Uomo, 4, 1995,  pp..  99-103, 
                    [2]. M. Korkuti, Rapports de civilisation illyro-égéens a l'âge du bronze et survivances de certains objets de type mycénien à l'âge du fer), "Studia Albanica" 1970,  2,  f.  43-59.G.Touchis – P.Lera,  Le bronze moyen dans le bassin de Korçë á la lumière des fouilles de Sovjan, L'Illyrie Méridionale et l'Épire dans l'Antiquité –IV: Actes du IVe ,colloque international de Grenoble (10-12 octobre 2002). Paris, 2004,  f.  23-28.
    [3].B.Jubani, Il traffico e gli scambi commerciali–culturali fra l'Albania ed i paesi limitrofi nella prima epoca del ferro.  "Südost-Europa-Schriften band 17. Prähitorische Archäologie in Südosteuropa band 11". Handel, tauch und verkehr im bronz-und frühei-senzetlichen Südosteuropa. München-Berlin, 1995,  f.  363-369.

     [4]. H. Ceka - N.  Ceka, Sur le développment de l'état ches les Illyriens,Studime Historike"1969,  2,  f.  133-143.

   [5]. P.Cabanes,   La presence grecque sur la côte orientale de l’Adriatique en Illyrie du Sud. Greek influence along the East Adriatic Cost. Proceedings of International Conference held in Split from September 24th to 26th , 1998. Split, 2002.  f.  51-62.

  [6].S.Anamali ,Arkeologjia e Bujqesia ,Trane 1980,p.16.
  [7].Sh. Gjongecaj- O.Picard, Drahmes d'Apollonia et de Dyrrachion dans les Balkans.Studia Albanica, 1/2005. Tiranë, 2005,  f.  139-154.

   [8]. S.Islami, Problems of Illyrians History,Studia Albanica, 2000, XXXIIIe année. Tiranë, 2001,  f.  47-55.

  9. A.Hoti,  Epidamn–Dyrrhachion,Tiranë, 2006,pp.22-26.
    [10].  A.Hoti-D.Komata,Via Egnatia: The Dyrrachion – Philippi,itinerary.”2 nd Internacional Conference  of Ballkan Historical  Studies”,(Kavala,15-18 september 2005),pp.112-114.

   [11].  A.Hoti-D.Komata,Via Egnatia…,idem.
  [12]. A.Hoti,  Epidamn...,
  [13]. L’arte albanese, 88, nr.355.
  [14]. F.Tartari,La nécropole du I er –IV e SC. de notre ère a Durrachium,pp. 43-97.
. E.SHEHI‘ I rapporti commerciali di Dyrrachium  e di altre citta dell Illyricum del sud con i centri del Mediterraneo (III secolo a.C.-III secolo d.C), Atti del 1° incontro scientifico Antichità Altoadriatiche LII,Trieste 2003,p. 214.

  [16]. F.Tartari,La nécropole…,idem.
  [17]A.Hoti-D.Komata,,Via Egnatia: The Dyrrachion – Philippi,itinerary.”2 nd internacional conference  of Ballkan historical            studies”,(Kavala,15-18 september 2005),pp.112-114.


    [18].A. Hoti, L’Illirico Sudoccindentale nei IV-VII secolo’  Gli  Illiri e l’Italia, Atti del Convegno Internazionale di Studi, Treviso, 16 ottobre 2004, Treviso 2005, 53-75.
    [19] A.Hoti-D.Komata, Trade relations between the ancient tomns of Albania and the Aegeus region during the IV-VII centuries, Η ΚΑΒΑΛΑ ΚΑΙ ΤΑ ΒΑΛΚΑΝΙΑ (20-23 Σεπτεμβρίου 2001), Καβαλα 2004, pp.167-180.
   [20] . A. Hoti- H. Myrto,‘ Imperial Byzantine coins from Durrës’, Iliria, 1991, 1-2, 91-122.
     
   [21]. A.Hoti,Des croix médièvales trouvées en Albanie.  "Iliria",  1995,  1-2,  f.  241-248.

  [22].A.Hoti,A treasury of coins of Alex Comnen I from Durrës, “Iliria”, 1994, 1-2,  f. 249-266
  [23]. A.Hoti,  Epidamn...,
  [24]. Historia e …, 2002.f.263             

 [25]. Historia e ,  f.266,268-269.
 [26].A.Hoti Glazed pots from the city of Durrës of the 10th-15th cent,  “Iliria”,1989, 1, f. 213-230.
 [27]A.Hoti, The archaeological excavations of the   year 1988 in the  city of Durrës,   “Iliria”, 1988, 2, f. 271-272.
 [28] . S. Santoro - A. Hoti - B. Sassi’L’Anfiteatro di Durazzo.Studi e Scavi 2004-2005,” Annali Scuola Archeologica Italiana”,Atene LXXXIII, s.III,4, T.II,  2004, p.725.
. A.Hoti, Epidamn..,pp.38-39.
                 


30. Historia e …, f.577,pp.599-600.
 31. Historia e …, f.618.
 32.A.Hoti,  Epidamn..,p.41.

Nevoja e psikologut dhe pedagogut në shkollat tona është shumë e rëndësishme, duke e parë të arsyeshme dhe preventiv për parandalimin e sjelljeve devijuese, dhe duke e parë të nevojshme konsultimet e fëmijëve me probleme të ndryshme siç janë: problemet emocionale, familjare, sociale etj.
Sot pa një shërbim profesional, pothuaj është e pamundur të paramendohet veprimtaria e suksesshme e procesit edukativ në shkollë. Arsimtari në shkollë është një person që mbanë mësim, që e udhëheqë mësimdhënien, që përgatitet dhe e planifikon punën mësimore, që e organizon, hulumton dhe e përparon atë.


Është vështirë të mendohet se të gjithë mësimdhënësit mund të përgatiten njësoj në mënyrë të pavarur për punë mësimore në shkollë, të cilët do të mund të planifikonin e organizonin, e aq më tepër të avanconin veprimtarinë mësimore, pa pasur mbështetje nga shërbimi profesional psikologjik.

Kjo për faktin se ndonëse mësimdhënia dhe mësimnxënia janë një veprimtari e veçantë profesionale ku nuk do të mund të jenë të mjaftueshme për mësimdhënësin vetëm njohuritë e ngushta profesionale, por edhe njohuritë tjera shtesë nga psikologjia, pedagogjia, teoria e mësimit, metodika etj. Prandaj, Institucionet tona duhet ta kuptojnë se shërbimet profesionale, roli i psikologut është i vlefshëm për shkollën, për nxënësit, për mësimdhënësit.

Këto shërbime do ta lehtësonin edhe punën  e mësimdhënësve, prindërve e veçanërisht edhe vet adoleshentët. Ky shërbim profesional është i rëndësishëm dhe i vlefshëm, po aq edhe i rëndësishëm po sikurse mjeku për sëmundjen, agronomi për bujqësinë.  Roli profesional  psikologjik – pedagogjik në shkollat tona është një këshilltar permanent I arsimtarëve, është urë lidhëse ndërmjet partneriteti shkollë – familje – komunitet, është  me të vërtetë lokomotiva e vërtetë e punës në shkollë.

Çfarë mund të sjelli roli i psikologut në shkollë?

Ndihmon çdo mësimdhënësi të sigurojë kushte të nevojshme për mësimdhënie dhe nxënësit për mësim nxënie;

Mundëson çdo mësimdhënës që të identifikojnë sa më herët tek nxënësi përparësitë dhe mangësitë e tyre;

Ndihmon mësimdhënësve në përpilimin e programit të punës edukative që u dedikohet nxënësve në harmoni me nevojat aktuale të bashkësisë së klasave;

Ndihmon mësimdhënësve që t’ia krijojnë mundësin çdo nxënësi për të marrë pjesë në punën e pavarur mësimore, motivimin, zgjidhjen e  problemeve, në marrjen e vendimeve;

Motivon çdo mësimdhënës që të bashkëpunojë me punën e shërbimit profesional në shkollë;

Mundëson dhe motivon çdo mësimdhënës që të koordinojë bashkëpunimin e shkollës me komunitetin;

Ofrim këshillimi për individët si: nxënësit, prindërit, mësimdhënësi;

Mbështetjen e ndryshimit, nxitjen dhe motivimin për ndryshim në fushën mësimore, akademike, të marrëdhënieve sociale dhe  funksionimit personal;

Trajtimi e rasteve individuale dhe në gupe. Këshillimi individual ofrohet në formën e takimeve individuale konfidenciale. Ai mbulon çështjet e vështirësive e mirëqenies psikologjike kryesisht të nxënësve, çështjet e vështirësive të tyre në përparimin në mësime, këshillimin e mësuesve për bashkëpunimin me nxënësit, këshillimin e prindërve për trajtimin e fëmijëve dhe të adoleshentëve.

Puna me nxënësit

Shërbimi i psikologut ua lehtëson punën edhe nxënësve, ndihmon ta njohin, kuptojnë dhe pranojnë vetën, dinjitetin e tyre, duke i orientuar në shfrytëzimin e mundësive të tyre për përparimin e vazhdueshëm në shkollë, duke pasur nxënësit një mundësi të flasin me psikologun ti drejtohen për problemet, sfidat dhe vështirësitë në mësimnxënie, dhe problemet e tjera sociale, familjare etj.

Krijon kushte të favorshme në shkollë për zhvillimin social, emocional, intelektual te të gjithë nxënësit;

Ndihmon në edukimin dhe socializim e nxënësve;

Ndihmon në tejkalimin e vështirësive si ato psikike, emocionale, sociale etj.
Rëndësi të madhe për informimin dhe orientimin profesional e cila është një punë shumë e rëndësishme  dhe ndihmë për të rinjtë, për orientimin dhe ndërtimin e karrierës në të ardhmen. Ndihmon prindërve që të krijojnë një atmosferë të volitshme dhe një qëndrim prindëror ndaj fëmijës. Duke u konsultuar për mënyrën qasjen dhe bashkëpunimin me fëmijët e tyre, koordinimin dhe partneritetin shkollë – familje – komunitet.

Shërbimi profesional në shkollë  vetëm sa e ngrit cilësinë e mësimnxënies, motivimin e nxënësve, punën dhe seriozitetin e nxënësve për mësim. Nxënësit me këtë shërbim do të jenë larg devijimit, dhe konsumimit të substancave narkotike sepse përcjellja, zhvillimi dhe kujdesi i tyre do të ishte në mënyrë permanente nga profesionistët  dhe lehtësim i prindërve për komunikimin dhe qasjen me fëmijët.
 Te vertetat e hebrenjve ne Shqiperi
Falë dokumenteve të identifikuara nga autori i librit, punës kërkuese të kryer prej tij dhe dëshmive të siguruara, ky studim provon se Shqipëria ishte në atë periudhë i vetmi shtet europian që kishte hapur dyert zyrtarisht për mijëra hebrenj të shtetësive të ndryshme. Megjithëse dhe pavarësisht se ajo vetë ndërroi tri herë regjim brenda kësaj kohe, duke kaluar nga një sistem politik në një tjetër krejt të ndryshëm, nga mbretëria në "bashkim personal" me Italinë e Musolinit dhe prej këndej në regjencën me "pavarësi relative" të periudhës së Reich-ut, kur pjesa më e madhe e shteteve të tjera europiane ua kishin mbyllur hebrenjve çdo portë, shqiptarët i mirëpritën ata ngado që erdhën.


Edhe në periudhën komuniste nuk pati antisemitizëm. Nderim i merituar i është bërë për këtë popullsisë shqiptare, e cila, në shumicën e saj, i ka mbrojtur dhe fshehur hebrenjtë duke qenë vetë në një gjendje të vështirë, duke përballuar shumë rreziqe e pengesa, që nga mundësimi i ndërlikuar i hyrjes së tyre në vend, deri tek pranimi e mbrojtja pa dallim feje dhe, mbi të gjitha, pavarësisht se cili ishte opinioni politik i secilit prej tyre si mbrojtës i hebrenjve të vet. Kjo trashëgimi, që është ende vepruese, e dëshmuar prej shumë shekujsh në Shqipëri, tipike për këtë vend të vogël tradicional, meriton të theksohet, sepse pjesërisht për shkak të kësaj tradite dhe një tolerance fetare shekullore shembullore, që mund të quhet legjendare; historikisht bashkësi të vogla jo homogjenësh, jo shqiptarësh, në radhë të parë hebrenjtë, u pritën e u mirëpritën në Shqipëri, duke filluar të paktën prej kohës kur një komunitet i rëndësishëm hebrenjsh qe përjashtuar nga Spanja në periudhën e persekutimeve inkuizicioniste nën kurorën e Izabelës katolike - 1492 - (më pas dhe nga Portugalia).

Është për t‘u vënë në dukje në kuptimin e fjalëpërfjaltë se nderimi më i bukur i shqiptarëve ndaj traditës së tyre të Besës është shprehur ndaj pjesës më të madhe të komuniteteve hebraike, shpesh të dala e të formuara nga familje refugjatësh. Libri që u ofrohet lexuesve ka rëndësi për t‘u kujtuar opinioneve se hebrenjtë e shpëtuar në Shqipëri u mbrojtën njësoj nga myslimanët, ortodoksët, katolikët dhe, natyrisht, edhe nga një numër i konsiderueshëm skeptikësh ndaj fesë, ateistësh po ashtu. Ky heterogjenitet fetar ekziston edhe sot ashtu siç ekzistonte në atë kohë rreziku, dhe është po aq dytësor dhe jo i rëndësishëm si faktor dallimi në sytë e pjesës më të madhe të shqiptarëve, sepse, mbi të gjitha, sipas shprehjes së një shkrimtari romantik vendës, feja e shqiptarit është të qenit shqiptar.

Sipas botimeve statistikore perëndimore të dy dekadave të fundme, sot vetëm një e treta e popullsisë deklaron se i përket njërës prej tri feve, ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve, që është dyfishi, nuk shpreh asnjë lloj përkatësie apo preference fetare. Kjo karakteristikë tjetër e kulturës tradicionale shqiptare ka qenë pa dyshim një ndihmesë për mikpritjen e hebrenjve në epoka të ndryshme të historisë së tyre. Për sa i përket numrit të hebrenjve që gjetën shpëtim në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkimet e autorit të librit saktësojnë se 2265 persona kanë qenë të shënjuar zyrtarisht në regjistrat dhe shkresat e autoriteteve të shtetit shqiptar në periudhën 1930-1944.

Kopje të dokumenteve të arkivave të shtetit shqiptar u janë dorëzuar nga studiuesi Shaban Sinani autoriteteve të "Memorial Museum of Holocaust" në SHBA. Të dhënat janë autentifikuar nga dr. Vadim Altskan në gusht të vitit 2005. Me të drejtë autori mendon se është e mundshme që hebrenj të tjerë, përveç atyre të regjistruar, gjetën shpëtim në Shqipëri duke u pajisur me dokumente identiteti false apo nëpërmjet hyrjeve të fshehta në vend, pa dijeninë e autoriteteve shqiptare dhe ushtrive pushtuese. Kërkime plotësuese për këtë argument, sigurisht të drejtuara nga vetë autori i veprës, janë ende në proces e sipër. Një prej kapitujve më thelbësorë dhe më edukativë të studiuar nga prof. Shaban Sinani është ai që u kushtohet "krimeve të kryera nga Divizioni SS Skanderbeg", angazhimi pronazist i të cilit solli në studimet për Holokaustin vlerësime të diskutueshme dhe shpesh konkluzione paksa të nxituara.

Në fakt, sikurse e provon autori përmes dokumenteve të publikuara, duke përfshirë një urdhër shoqërimi të të burgosurve lëshuar nga komanda eprore për këtë divizion në gusht të vitit 1944, në listën nominale të të burgosurve që duhej të zhvendoseshin nga Kosova për në Bergen Belsen (fillimisht në një kamp më të vogël afër Beogradit), pra, në atë që quhet "transport liste" (saktësisht në burim: "Transport der Kommunisten und Partisanen et "Gefangenentransport ins Reich"), rezulton se nga 801 persona që gjenden në të katër listat së bashku, duke përfshirë dhe shtojcat, të gjithë të shënjuar emër për emër në listat në fjalë, bashkë me datat dhe motivet e arrestimit, në të vërtetë vetëm 35 janë hebrenj. Të tjerët janë shqiptarë, malazezë, serbë, maqedonas, të arrestuar si komunistë, partizanë, "banditë, kundërshtarë të Reich-ut" etj.

Ka shumë rëndësi saktësimi që autori i bën së vërtetës historike, që Divizioni SS "Skanderbeg", i përbërë kryesisht nga njerëz të cilëve u ishte premtuar bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ("Shqipëria e Madhe") dhe besonin në këtë premtim, megjithëse nuk mund t‘i mungonte vullneti për të zbatuar urdhrat për përndjekjen e hebrenjve (sikurse nuk u mungonte ky vullnet edhe në zbatimin e urdhrave ndaj bashkatdhetarëve të vet), pati më pak se tetë muaj jetë, u shpërbë shumë shpejt, për shkak të dezertimeve të shumta, demobilizimit, inefikasitetit dhe qëndrimeve të tjera që nuk u jepnin kënaqësi autoriteteve naziste.

Për fat të keq, dimë se për disa divizione të tjera të ngjashme, të krijuara në të njëjtën kohë nga nazistët pushtues në një numër vendesh europiane, duke motivuar simpatinë e "autoktonëve" për Reich-un e tretë, madje në gjirin e kombeve, kanë gjetur një përligjje të njëzëshme në disa rrethe ndërkombëtare historiografike. Sido që të jetë, fakti i thjeshtë që numri i hebrenjve të pranishëm në Shqipëri në periudhën e rrezikut, në vitet 1930-1944, gati është 15-fishuar deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, duket që dëshmon e përcakton mungesën e vullnetit dhe të vendosmërisë së shumicës së shqiptarëve për t‘u bashkuar me qëndrimet naziste për ta persekutuar këtë komunitet.

Studimi i dëshmive të vëna nga autori në shërbim dhe në vëmendje të dijetarëve në lidhje me numrin e saktë të hebrenjve të zhvendosur nga Kosova drejt kampeve të përqendrimit duhet t‘i lejojë dhe i lejon secilit prej nesh të vërë pikëpyetjet e veta mbi vlefshmërinë e shifrave të shërbyera deri më tani, shifra të cilat pa dyshim janë ende të pranishme për shkak të mosnjohjes apo mospërfilljes së pamerituar të ekzistencës së dokumenteve të nxjerra në dritë nga prof. Shaban Sinani. Nga ana tjetër, duhet pranuar edhe ana objektive e problemit: është e sigurt që izolimi i vendit për rreth 50 vjet nuk ka favorizuar apo inkurajuar aspak kërkimin në këtë fushë, duke filluar këto kufizime së pari me kërkimin e historianëve të huaj.

 Jashtë çdo lloj polemike, në parim larg disa ideve çmendurake apo disa legjendave që janë ende në fuqi, thelbësisht të formësueshme sipas vullnetit vetjak; nga mosnjohja, nga mungesa e informacionit apo nga mungesa e shpirtit të kërkimit në lidhje me burimet e vëna në dispozicion; autori mbi të gjitha ka bashkangjitur një kapitull rreth historisë se si Shqipëria arriti të fitonte një vëmendje ndërkombëtare për të mbajtur gjallë shpresat e hebrenjve si një territor i mundshëm i mikpritjes së tyre. Kjo vëmendje erdhi në një proces shumëvjeçar bashkëbisedimi me përfaqësues të mëdhenj të shoqatave ndërkombëtare të hebrenjve, të qeverive amerikane e britanike dhe të faktorëve të tjerë diplomatikë, të shqetësuar për atë që mund të ndodhte qysh në fillim të viteve 1930, në funksion të realizimit të ekzilit masiv të hebrenjve prej vendeve ku rrezikoheshin. Në fakt Shqipëria u bë në ato vite një atdhe i rezervuar i hebrenjve të Europës dhe kjo pjesë e historisë së Shqipërisë nuk njihet aspak mirë.

Duke u mbështetur te një dokumentacion shumë i detajuar, shpesh i pabotuar ndonjëherë, prof. Shaban Sinani ka dashur dhe tentuar t‘u përgjigjet pyetjeve të gjithsecilit dhe e arrin këtë me ndershmëri, me pasion dhe me bindjet shkencore që e karakterizojnë dhe e nderojnë. Në fund të leximit të kësaj vepre, subjekti i së cilës evokon një qëndrim të papërsëritur në llojin e vet, karakteristikë e dukshme dhe e veçantë e Shqipërisë, një fakt shumë i rëndësishëm të vë në mendime: Autoritetet vendore të një shteti të vogël të pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore refuzuan kategorikisht t‘u dorëzonin autoriteteve pushtuese listat e emrave të popullsisë së tyre hebreje, po ashtu dhe listat e hebrenjve të ardhur që gjetën shpëtim në Shqipëri, dhe kjo bëri që këta të fundit të shpëtonin, ndoshta jo absolutisht të gjithë (duke iu referuar faktit se gjatë luftës nën kontrollin e qeverisë së Shqipërisë ishte dhe Kosova e një pjesë e Maqedonisë së sotme), por shumica dërrmuese e tyre jashtë çdo dyshimi.

Çfarë do të kishte ndodhur nëse të gjithë përfaqësuesit e shteteve europiane do të kishin pasur të njëjtin qëndrim, do të kishin arritur në të njëjtat zgjidhje dhe do të kishin vepruar me të njëjtën vendosmëri? Nëse është e vështirë t‘i përgjigjesh kësaj pyetjeje apo t‘i shkosh deri në fund kësaj hipoteze, shembulli i dhënë nga autoritete të ndryshme e të njëpasnjëshme shqiptare provon se, sido që të ketë qenë ndalimi formal i pranuar prej gjermanëve nazistë për të (mos) ndërhyrë në punët e brendshme të vendit, merita për çështjen hebreje u takonte vetëm shqiptarëve dhe vendimeve të tyre dinjitoze, që kontribuuan për shpëtimin e ndriçuar tashmë të hebrenjve në Shqipëri.

Për të përfunduar po i lejoj vetes të evokoj disa radhë të cituara në gjuhën e origjinalit nga reflektimet e prof. Henry Morgenstein, fjali të marra prej gjykimeve të tij personale të ekspozuara në website-in e këtij dijetari, të shkruara përpara përditësimit shkencor zyrtar të kësaj historie, që sot është e njohur dhe e pranuar edhe nga instancat më të larta të Institutit Yad Vashem të Jeruzalemit: Një histori kam dëgjuar - por në këtë moment nuk e mbaj mend se kush ma ka thënë apo se si mund ta vërtetoj. Ka vetëm një vend i cili zyrtarisht i ka pranuar hebrenjtë emigrantë, dhe ky vend është Shqipëria. Kur ua tregoja këtë "histori shpëtimi" nxënësve të mi në Traverse City Michigan, unë gjithmonë kam theksuar faktin që ka shumë vende të tjera në botë - Amerika midis tyre - të cilët kanë qenë të përgjegjshëm për "zgjidhjen përfundimtare" të Hitlerit, që përfaqëson vendimin për t‘i vrarë të gjithë hebrenjtë. Në fillim Hitleri u tha hebrenjve vetëm të largoheshin duke lënë pasuritë e tyre, pa sendet e tyre, pra, ata duhej vetëm të largoheshin.

 Hebrenjtë u lejuan të largoheshin nga Gjermania dhe gjermanët okupuan pasuritë e tyre. Në atë kohë pjesa tjetër e botës kishte "kuota" për numrin e hebrenjve që mund të lejonte në territorin e vet dhe "kuotat" e tyre të emigrimit gjithnjë ishin të mbushura, të realizuara, kështu që Hitleri iu rikthye "zgjidhjes së tij përfundimtare". Shqiptarët dhe Shqipëria nuk caktuan kurrë "kuota" për numrin e hebrenjve që do të pranonin. Kushdo që arriti të hyjë në tokën e tyre gjeti strehë, fshehje dhe shpëtim.

Motivimi i nxenesve neper shkolla me theks te vecante ne shkolla te mesme profesionale......

Une besoj se arsimtaret dhe profesoret qe jane te kycur ne procesin arsimore  tani me e kuptojne se c'fare ndryshimesh kane ndodhur ne arsimin neper vendet ish komuniste.Keshtu ne ne shkollen tone te mesme profesionale ekonomike - juridike "8 Shtatori" patem rastin te degjojme nje ligjerate nga perfaqesues te ambasades amerikane ne Maqedoni.Ne kete ligjerate perfaqesuesit sollen disa shembuj se si ne SHBA  motivohen nxenesit e tyre nese ata arrijne sukses  deri aty sa qe te bejne edhe ndonje zbulim.Ne bashkebisedim u kycen edhe koleget e shkolles  dhe natyrisht se edhe ata dhane mendimet e tyre.Keshtu une po jap  mendimin tim por po e sjell ketu edhe mendimin e kritik te nje kolegu.Une p.sh me vetedije nxenesve gjate ores mesimore u marr shembuj te ndryshem kjo per shkak se ne raste te caktuara nxenesit me duket se jane me te interesuar kur u tregon ndonje shembull praktik se sa tu flasesh per teori.Natyrisht se une i percjell zhvillimet e ndryshme dhe mundohen te jape shembuj te fresket.Keshtu une shpesh marre shembuj pozitive per ti stimuluar ata qe kur te perfundojne mesimet apo studimet se si mund te behen te suksesshem.Natyrisht se ne nuk mund te krahasohemi me Ameriken qe atje p.sh per nje zbulim mund te shperblehesh edhe me miliona dollare por kishte raste kur nxenesit ishin shperblyer edhe me udhetime te ndryshme apo edhe me nje takim me presidentin e shtetit Barak Obama.Ndersa sa i perket disa zbulimeve psh. qe ra fjala aty  per produktet e ndryshme (kuptohet se ne jemi shkolle e mesme profesionale ekonomike -jurdike) qe sollen koleget e ambasades amerikane une mora shembull supermarketet ne Tetove.Keshtu po te verehet re neper keto supermarkete dominojne produktet na importi.Pradaj une thashe se c'faredo qe te prodhosh mendoj se nuk eshte gabim.Ndersa nje koleg  pak me i moshuar kolegeve amerikane  u tha :-Si ta motivoj  une nxenesin   kur e kam problem ta motivoj veten.Sepse une marr afer 390 dollare amerikane ne muaj per punen qe bej.Pra edhe kjo eshte nje kritike  e qelluar.Ne kete drejtim une mendoj se pagat  e profesoreve neper shkollat e mesme do te duhej te ngriteshin prej 450 deri ne 500 euro ne muaj.Natyrisht se kjo mase do te ishte edhe si nje motiv per vete profesionistet e arsimit  por edhe per vete nxenesit qe edhe ata ta duan arsimin me shume.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels