Nevoja e psikologut dhe pedagogut në shkollat tona është shumë e rëndësishme, duke e parë të arsyeshme dhe preventiv për parandalimin e sjelljeve devijuese, dhe duke e parë të nevojshme konsultimet e fëmijëve me probleme të ndryshme siç janë: problemet emocionale, familjare, sociale etj.
Sot pa një shërbim profesional, pothuaj është e pamundur të paramendohet veprimtaria e suksesshme e procesit edukativ në shkollë. Arsimtari në shkollë është një person që mbanë mësim, që e udhëheqë mësimdhënien, që përgatitet dhe e planifikon punën mësimore, që e organizon, hulumton dhe e përparon atë.
Është vështirë të mendohet se të gjithë mësimdhënësit mund të përgatiten njësoj në mënyrë të pavarur për punë mësimore në shkollë, të cilët do të mund të planifikonin e organizonin, e aq më tepër të avanconin veprimtarinë mësimore, pa pasur mbështetje nga shërbimi profesional psikologjik.
Kjo për faktin se ndonëse mësimdhënia dhe mësimnxënia janë një veprimtari e veçantë profesionale ku nuk do të mund të jenë të mjaftueshme për mësimdhënësin vetëm njohuritë e ngushta profesionale, por edhe njohuritë tjera shtesë nga psikologjia, pedagogjia, teoria e mësimit, metodika etj. Prandaj, Institucionet tona duhet ta kuptojnë se shërbimet profesionale, roli i psikologut është i vlefshëm për shkollën, për nxënësit, për mësimdhënësit.
Këto shërbime do ta lehtësonin edhe punën e mësimdhënësve, prindërve e veçanërisht edhe vet adoleshentët. Ky shërbim profesional është i rëndësishëm dhe i vlefshëm, po aq edhe i rëndësishëm po sikurse mjeku për sëmundjen, agronomi për bujqësinë. Roli profesional psikologjik – pedagogjik në shkollat tona është një këshilltar permanent I arsimtarëve, është urë lidhëse ndërmjet partneriteti shkollë – familje – komunitet, është me të vërtetë lokomotiva e vërtetë e punës në shkollë.
Çfarë mund të sjelli roli i psikologut në shkollë?
Ndihmon çdo mësimdhënësi të sigurojë kushte të nevojshme për mësimdhënie dhe nxënësit për mësim nxënie;
Mundëson çdo mësimdhënës që të identifikojnë sa më herët tek nxënësi përparësitë dhe mangësitë e tyre;
Ndihmon mësimdhënësve në përpilimin e programit të punës edukative që u dedikohet nxënësve në harmoni me nevojat aktuale të bashkësisë së klasave;
Ndihmon mësimdhënësve që t’ia krijojnë mundësin çdo nxënësi për të marrë pjesë në punën e pavarur mësimore, motivimin, zgjidhjen e problemeve, në marrjen e vendimeve;
Motivon çdo mësimdhënës që të bashkëpunojë me punën e shërbimit profesional në shkollë;
Mundëson dhe motivon çdo mësimdhënës që të koordinojë bashkëpunimin e shkollës me komunitetin;
Ofrim këshillimi për individët si: nxënësit, prindërit, mësimdhënësi;
Mbështetjen e ndryshimit, nxitjen dhe motivimin për ndryshim në fushën mësimore, akademike, të marrëdhënieve sociale dhe funksionimit personal;
Trajtimi e rasteve individuale dhe në gupe. Këshillimi individual ofrohet në formën e takimeve individuale konfidenciale. Ai mbulon çështjet e vështirësive e mirëqenies psikologjike kryesisht të nxënësve, çështjet e vështirësive të tyre në përparimin në mësime, këshillimin e mësuesve për bashkëpunimin me nxënësit, këshillimin e prindërve për trajtimin e fëmijëve dhe të adoleshentëve.
Puna me nxënësit
Shërbimi i psikologut ua lehtëson punën edhe nxënësve, ndihmon ta njohin, kuptojnë dhe pranojnë vetën, dinjitetin e tyre, duke i orientuar në shfrytëzimin e mundësive të tyre për përparimin e vazhdueshëm në shkollë, duke pasur nxënësit një mundësi të flasin me psikologun ti drejtohen për problemet, sfidat dhe vështirësitë në mësimnxënie, dhe problemet e tjera sociale, familjare etj.
Krijon kushte të favorshme në shkollë për zhvillimin social, emocional, intelektual te të gjithë nxënësit;
Ndihmon në edukimin dhe socializim e nxënësve;
Ndihmon në tejkalimin e vështirësive si ato psikike, emocionale, sociale etj.
Rëndësi të madhe për informimin dhe orientimin profesional e cila është një punë shumë e rëndësishme dhe ndihmë për të rinjtë, për orientimin dhe ndërtimin e karrierës në të ardhmen. Ndihmon prindërve që të krijojnë një atmosferë të volitshme dhe një qëndrim prindëror ndaj fëmijës. Duke u konsultuar për mënyrën qasjen dhe bashkëpunimin me fëmijët e tyre, koordinimin dhe partneritetin shkollë – familje – komunitet.
Shërbimi profesional në shkollë vetëm sa e ngrit cilësinë e mësimnxënies, motivimin e nxënësve, punën dhe seriozitetin e nxënësve për mësim. Nxënësit me këtë shërbim do të jenë larg devijimit, dhe konsumimit të substancave narkotike sepse përcjellja, zhvillimi dhe kujdesi i tyre do të ishte në mënyrë permanente nga profesionistët dhe lehtësim i prindërve për komunikimin dhe qasjen me fëmijët.
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...