IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Tema:Krahasoni dy shtete ,dallimet dhe te perbashketat e tij ne arsim.

Sistemi arsimore ne Amerike :

 Arsimi publik amerikan mirmbahet nga qeveria shteterore dhe vendore,rregulluar na Departamenti Amerikan i Arsimit.Femijet jane te detyruar me shumicen e shteteve te vijojne mesimet nga mosha 6-7 vjec { duke filluar me sistemin parashkollor ose klasen e pare}deri sa te mbushin tetembedhjete vjet{zakonisht deri ne mbarim te klases se dymbedhjete,shkolles se mesme}disa shtete i lejonje femijet ta lene shkollen ne moshen gjashtembedhjete ose shtatembedhjete vjecare.
Shkollimi i detyruar eshte i parashikuar kryesisht ne nivelin primar ose sekondar,te cilat emertohen ndryshe elementare dhe e larte.Mosha e rregjistrimit ne shkolle varion nga Shteti ne Shtet,nga 5-8 vjec dhe perfundon 14-18 vjec.Disa shtete tjerat e kane te detyrueshme edhe deri ne moshen 18 vjec,
Hapi i pare ne edukimin eshte edukimi parashkollor qe fillon ne moshen 5 ose 6 vjec per disa shtete dhe per te tjera 4 deri ne 5 vjec.
Edukimi fillor ose ndryshe {niveli paresor}
Mesimdhenesit e shkollave elementare jane te pajisur me edukimin e nevojshem te zhvillimit konjitiv dhe psikologjik te femijeve qe ne universitet.Ne pergjithesi dy nivelet kryesore qe jane elementar dhe dytesor,ndahen ne shkallen e pare te marre nga kopshti dhe shkallen finale ne fund te sistemit 12 vjecar.
Niveli dytesor ose {arsimi i mesem}
Ky nivel ndahet ne dy nivele te tjera:shkolla e mesme dhe shkolla e larte.Ne shkollat e mesme {fillojne 14-18 vjec dhe ndryshojne sipas shtetit perkates} vlersohen shume teknologjia,aftesite personale,zbatimi i njohurive,te menduarit dhe komunikimi etj.Pervec shkollave te mesme normale jane te perhapura edhe disa shkolla publike qe quhen magnet schools,te cilat ofrojne nje flozofi te vecante arsimimi.Po keshtu shkollat profesionale te cilat perqendrohen ne kurse tregtar ose industriale.Ata qe nuk aarijne certifikaten e diplomimit te shkolles se mesme,pra ne moshen 18 vjec,konsiderohen se kane braktisur arsimin.
Niveli i trete ose {shkolla e larte}.Niveli universitar dhe akademik fillon pasi ka pefunduar shkolla dytesore.Ketu perfshihen kolegjet ose universitetet dhe konsiston ne dy ose kater vjet studimi.
Keto vite studimi perfundojne me diplome ,te cilat ndahen ne “Bachelor”te degeve perkatese.”Bachelor of arts” dhe “Bachelor of science”





Sistemi arsimore ne Kine
.Ne kine po zhvillohet po zhvillohet arsimi me permasat me te medha ne bote,tani numri i studenteve ne shkolla i ka kaluar 200 milionet.Sistemi arsimore ne kine perbehet nga arsimi parashkollor,arsimi fillor,arsimi i mesem dhe arsimi i larte.Qeveria zbaton arsimin e detyrueshem  9 vjecar.Qeveria kineze i kushton rendesi shume te madhe zhvillit te arsimit te detyrueshem ,dhe nepermjet perpjekjeve perqindja e perhapjes se arsimit te detyrueshem ka arritur mbi 90 % nga 80%  qe ishte para 10 vjetesh.
Arsimi I te miturve :  ne Kine do te thote arsimi I femijeve parashkollore nga mosha 0 dei ne 6 vjec.Ne kine arsimi I te miturve behet kryesisht ne kopshtet e femijeve ose ne kurset prashkollore.ministria e KInes ka hartuar posacerisht programin e arsimit te te miturve sipas aftesive dh evecorive psikike te femijeve te moshave te ndryshme.Ne kine ne peegjithesi pranohen ne kopshte femije ne moshen 3 deri ne 6 vjec por ka disa kopshte qe pranojne femije edhe me moshe me te vogel.Ne kine ka kopshte femijesh shteterore dhe private.KOpshtet shteterore kane histori te gjate,pervoje,model te pjekur,dhe shpenzime te ulta.Kurse kopshtet private kane shpenzime me te larta kane karakteristikat e veta  dhe regullojne metoden,permbajtjetn e edukimit sipas nevojave te tregut.
Arsimi fillor:
 Arsimi fillor I Kines fillon ne moshen 6 vjecare dhe kryhet ne 6 vjet ne lendet mesimore perfshihen gjuha kineze,matematika,shkenca,gjuha e huaja,edukata,muzika,sport.etj.Ne etapat e arsimit te detyrueshem,pjesa me e madhe w shkollave fillore jane shteterore.Sektoret arsimore kineze po perpiqen te permiresojne kushtet e mesimdhenies te shkollave te dobeta,ne menyre qe nxenesit te marrin arsimin e detyrueshem sa me te barabarte.Ne zonat fshatare me vendbanime te shperndara zbatohet arsimi I perqendruar domethene te perqendrohen femijet ne shkolla qendrore me kushte me te mira dhe me konvikte nxenesish.
Arsimi I mesem I ciklit te ulet:
Arsimi I mesem I ciklit te ulet eshte prape arsim I detyrueshem.Ai behet per 3 vjet ne lendet mesiomore perfshihen gjuha kineze,matematika,gjuhe te huaja,fizika,kimia,edukata etj.Pjesa me e madhe e shkollave te mesme te ciklit te ulet jane shteterore.Nga shkolla filore per pranimin ne arsimin e ciklit te ulet nuk behet provim,sektoret perkates arsimore percaktojne shkollen e nxenesve sipas pozites gjeografike te shkolles se tyre fillore dh sipas vullnetit te tyre.
Arsimi I mesem I ciklit te larte: Arsimi i mesem i ciklit te larte do te thote arsimi pas kryerjes se shkolles se mesme te ciklit te ulet,ku perfshihen shkolla e mesme e pergjithshme,shkolla e mesme profesionale dhe teknikume profesionale,Arsimi imesem i ciklit te larte nuk eshte i detyrueshem.Nxenesit duhet te paguajne disa shpenzime ndryshe nga dy nivelet e meparshme.Arsimi I mesem I ciklit te larte eshte 3 vjet. Shkollat e Arsimit te mesem  te ciklit te larte jane shteterore,per shkak  se arsimi I mesem I ciklit te larte nuk eshte I detyrueshem.ne kine per tu pranuar nga shgkolla e mesme e ciklit te ulet ne ate te ciklit te larte studentet duhet te kalojne nje provim,dhe shkolla I pranon studentet sipas vullnetit dhe notave te tyre.
Arsimi I larte:
Ne arsimin e larte te Kines perfshihen studimet ne shkollat e larta profesionale,ne universitetet,dhe studimet pasuniversitare per magjister dhe per doctor,shkollat e larta ndahen ne shkollat e larta normale,shkollat e larta profesionale,universitet televizive,shkollat e larta per te rriturit etj.Ne kine per  tu pranuar ne shkollat e larta,studentet duhet te kalojne nje provim,dhe shkollat e larta i pranojne ata sipas vullnetit dhe notave te tyre ne provim.Ata qe nuk kane aaritur normen e pranimit ne provim ose ata qe jane te pashkeputur nga puna ndjekin shkolla te larta private ose ato radio-televizive.
Arsimi jashteshkollor:
Pervec  arsimit  ne shkolle,ne Kine ekzistojne edhe shume institucione arsimore jashteshkollore.Ne institucionet jashteshkollore perfshihen qendrat te rinjeve,qendrat e aktiviteteve te ndryshme,arsimi ne internet etj.Ne keto institucione femijet dhe te rinjte marin njohuri muzikore,vizatim koreografine etj ,ata plotesojne njohurite kulturore.
Provimet per marrjen e certifikatave :
 Ne Kine zhvillohen edhe provime per te fituar certifikata te ndryshme.Keto provime konsiderohen si kapital per te shtuar mundesine e punesimit dhe per te vertetuar aftesine e tyre profesionale.Psh perfshihen  provimet e gjuheve te huaja ,te nivelit te kompjuterve,provimet e drejtesise e kontabilitet etj.



Tema:  Sfidat ne arsim
Analiza gjinore e teksteve te shkollës fillore.   
Studim i Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

1. Përmbledhje e shkurtër e studimit

Ky studim fokusohet në tekstet e shkollës fillore nisur nga fakti i pranuar se:
edukimi në vitet e para të shkollimit është shumë i rëndësishëm për jetën e fëmijëve. Kjo
periudhë përkon me kohen kur, nxënësit mësojnë mbi veten, të tjerët dhe botën që i
rrethon dhe fillojnë t'u japin trajte dhe te formojnë marrëdhëniet me veten dhe të tjerët.
Identifikimi i mënyrës se si paraqiten rolet gjinore, si behet vlerësimi i çështjeve
që lidhen me përkatësinë dhe identitetin gjinor në tekstet e shkollës fillore, si vjen e
përditshmja gjinore tek nxënësit përmes teksteve, është objekti koherent i studimit.
Studimi tenton të mbërrijë në disa përfundime dhe mbi këtë bazë të japë sugjerime
lidhur me përkatësinë dhe identitetin gjinor, dhe perspektiva gjinore në tekstet e shkollës fillore.
Shtysë për këtë analizë kanë shërbyer jo vetëm një sërë nismash të ngjashme në
vende të ndryshme, por edhe përpjekjet për ta instrumentalizuar kurrikulën e reformuar
të pasviteve 90, në funksion të qëllimeve të socializimit të nxënësve edhe ne aspektin gjinor.
Studimi ka pikënisje përmbajtjen e teksteve ekzistuese. Ato janë analizuar
përmes teknikave të logjikës formale të krahasimit, sintezës, induksionit dhe deduksionit.
Kërkimi është bërë direkt në tekstet e nxënësit, për çdo lëndë veçmas, dhe indirekt,
përmes identifikimit të koherencave dhe inkoherencave brenda të njëjtit tekst dhe midis
teksteve. Analiza e teksteve është realizuar duke u mbështetur në metoda kualitative dhe
kuantitative. Kur ka qenë e mundur dhe e arsyeshme janë përdorur metoda tipike të
studimit të përvojës njerëzore, siç janë metodat komplekse të analizës së rrëfimit, analizës
së përmbajtjes, analizës semiotike, etj.
Për të bërë një analizë sa më të plotë janë marrë në konsideratë dhe dokumentet
bazë të politikave arsimore si: ligji për arsimin parauniversitar, standardet e arsimit fillor,
programet për çdo lëndë. Kjo ka ndihmuar për të rrokur në tërësi çështjen dhe për të parë
nëse ekzistojnë koherenca e nevojshme mes këtyre dokumenteve për të mbërritur tek
tekstet e nxënësit të cilat në të vërtetë duhet të përcjellin frymën e këtyre dokumenteve.
Disa nga gjetjet e analizës së realizuar në tekstet e shkollës fillore përfshijnë:
• Tekstet me së shumti përcjellin tek nxënësit role gjinore të stereotipizuara,
• Sjelljet njerëzore prezantohen si tipikisht femërore ose mashkullore,
• Gratë dhe vajzat gjenden më së shpeshti në role kujdesuese,
• Vajzave iu jepen ne mënyrë të vijuar mesazhe që iu kujtojnë përgjegjësi të
veçanta që ato kanë,
• Rolet gjinore paraqiten të zbehta në dinamikën e rritjes dhe plotësinë jetësore,
• Ilustrimet në tekste përgjithësisht sjellin një fokus më të plotë të meshkujve,
• Lidershipi në jetën e shoqërisë në përgjithësi dhe në jetën e institucioneve
sociale në veçanti i besohet më shumë individëve meshkuj sesa femra;
• Në raportet me të tjerët, prevalenca kuantitative është në favor të gjinisë
mashkullore.




Qëllimi i studimit

Ky studim ka si qëllim:
• Të evidentojë situatën në tekste, parë nga perspektiva e natyrshmërisë së
zhvillimit të përkatësisë, identitetit dhe roleve gjinore,
• Të evidentojë situatën ne tekste, parë nga perspektiva e metamorfozave dhe tendencave globale, zhvillimeve lokale, lidhur me çështjet gjinore,
• Të analizojë tekstet e nxënësit në pikëpamjen e përkatësisë, identitetit dhe roleve
gjinore,
• Të analizojë ndjeshmërinë gjinore të teksteve, konkretisht tё ilustrimeve,
mesazheve, personazheve, roleve sociale, profesioneve që paraqiten për gratë dhe
burrat, vajzat dhe djemtë,
• Të evidentojë dhe analizojë në tekste:
skenat tipike sociale ku formohen rolet gjinore,
pushtetin dhe aktorët socialë në formimin e identitetit gjinor,
burimin e autoritetit gjinor,
format e diktimit të roleve gjinore,
skenat ku formohet roli gjinor,
vendi dhe shkalla e gjinive në vendimmarrje,
rolet gjinore në shoqërinë shqiptare që po urbanizohet,
• Të evidentojë dhe analizojë streotipizimin e roleve gjinore,
• Te ndjekë procesin e vetërregullimit dhe balancimit gjinor,
• Të identifikojë çështje të përkatësisë gjinore në konkteksin e politikave të arsimit
për tekstet,
• Të bëjë sugjerime lidhur me përfshirjen e perspektivës gjinore në fushën e arsimit.
Arsimimi është instrumenti kryesor i shoqërisë përmes të cilit mund të arrihet ndryshimi
social. Edukimi ka një rëndësi të jashtëzakonshme – ai nuk lidhet vetëm me sigurimin e
shkollave të mjaftueshme, teksteve dhe mësuesve të kualifikuar. Ai lidhet me një kontekst
të caktuar social, në të cilin duhet të shihet si një e drejtë e të gjithëve, ku individët kanë
mundësi të përmirësojnë mirëqenien e tyre sociale dhe ekonomike dhe të marrin pjesë në
jetën publike


Detyra 1
Tema:Organizimi I mesimit ne shkolle {neni 38}

1. Hyrja (përgatitja) në punën mësimore
Hyrja apo përgatitja në punën mësimore, zë vend të rëndësishëm si etapë e organizimit të punës mësimore. Varësisht se në çfarë mënyre do të zhvillohet puna me etapën përgatitore, ashtu do të zhvillohen etapat që pasojnë. Pra, suksesi i kësaj etape varet se çfarë qasje do t’ i bëhet hyrjes nga ana e arsimtarit.
Është me rëndësi të ceket se përmes kësaj etape mundësohet përgatitja për të vazhduar realizimin e etapave pasardhëse, prandaj mund ta quajmë etapa përgatitore.
Hyrja në parim zgjat shkurt, përafërsisht 5 minta aq sa të zhvillojë kurreshtjen tek nxënësit për atë që do të mësohet. Në pjesën hyrëse të orës arsimtari bën pëgatitjen nxehjen e nxënësve për të përvetësuar mësimin e ri. Në fillim arsimtari në mënyrë spontane duke marrë shembuj nga jeta e përditshme bën lidhjen e tyre me mësimin e ri, bën nxitjen e ndjenjave dheemocioneve, stimulimin e funksioneve intelektuale, krijon atmosferë për punë mësimore dhe nxit nteresim për përvetësimin e njohurive të reja duke e vënë nxënësin para problemit mësimor, respektivisht duke e subjektivizuar edhe vetë nxënësin si faktor i rëndësishëm i punës mësimore.
Pra, hyrja fillon me parashtrimin e pyetjeve nga njësia mësimore e kaluar, me bisedë të lirë, me demonstrim, me të vërejturit e ilustrimeve, ndërlidhjen e problemit me ndonjë objekt, kontrollimi i detyrave të shtëpisë, etj.
Hyrja e cila ka për qëllim të krijojë atmosferë të punës ka një nënetapë që nuk vërehet shumë, ajo është paraqitja e qëllimit të mësimit. Pas krijimit të atmosferës së punës si dhe zgjerimit të komunikimit paraqitet qëllimi.
2. Shtjellimi – zhvillimi i lëndës së re
Është etapë më e rëndësishme e punës mësimore. Ndryshe quhet edhe zhvillimi i lëndës së re, e cila fillon nga faza përgatitore e orës dhe përfshinë pjesën qendrore të saj, realizon përmbajtjen edukative dhe arsimore, që është parashikuar sipas planit dhe programit, duke formësuar punën mësimore në pikëpamjë didaktiko-metodike, nxënësit fitojnë dituri të reja.
Kjo etapë zgjat 15-20 minuta dhe paraqet proces në të cilën realizohen qëllimet dhe detyrat e mësimit të definuar në njësinë mësimore. Siç theksuam edhe më lartë kërkesa themelore që shtron kjo etapë e orës mësimore është që nxënësi të përvetësojë e thellojë dituri, të ushtrojë, përforcojë e sistematizojë dituritë e përvetësuara.
Kjo etapë e punës mësimore për nga karakteri i veprimeve operative të saj, është një proces i angazhimit të përbashkët të mësimdhënësit dhe nxënësve, i cili rrjedh nga vetë karakteri bashkëkohor i organizimit të mësimit. Mbështetur në këto kërkesa, etapa e shtjellimit të lëndës së re ndodhet në varësi direkte (sikurse edhe etapat tjera) nga përgatitja paraprake e nxënësve, që zakonisht bëhet në pjesën hyrëse të orës, që ka për qëllim integrimin e nxënësve në punën dhe përmbajtjet e reja mësimore.
Në këtë etapë pozitë të rëndësishme ka nxënësi si subjekt aktiv, i cili ka rol me rëndësi në punën mësimore dhe në tërë procesin e organizimit didaktik të mësimit duke fituar përmasa të reja të angazhimit në të gjitha sferat dhe etapat e artikulimit mësimor
3. Ushtrimet në punën mësimore
Si pjesë përbërëse e punës mësimore janë edhe ushtrimet në punën mësimore. Ushtrimet përbëjnë një etapë shumë të rëndësishme në organizimin e procesit mësimor.
Me ushtrime në mësim kuptojmë formimin e shkathtësive në përvetësimin e teknikës së kryerjes së ndonjë veprimi. Ushtrimet kanë për qëllim t’ i aftësojnë nxënësit për kryerjen me sukses të veprimtarive përkatëse.
Kjo etapë didaktike në procesin mësimor ndahet në disa faza, edhe atë:
Ushtrime fillestare
Ushtrime plotësuese dhe
Ushtrime korrektuese
Ushtrimet mund të ndahen në:
Ushtrime me gojë (ushtrime për të shprehurit e gjuhës amtare, në gjuhën e huaj, për zgjedhjen e problemeve mësimore, etj.)
Ushtrime me shkrim (për përvetësimin e shkrimit në gjuhën amtare, në formë të përshkrimeve dhe diktimeve, për punë gjysmë të pavarur, për t’ u
shprehur drejtë në gjuhë të huaj, për zgjidhjen e problemeve në mësim,punimet krijuese me shkrim të nxënësve, etj.)
Ushtrimet mbështeten në aftësinë e të kuptuarit dhe të menduarit, sikurse edhe mbi bazën e zhvillimit të shumë proceseve të përbëra psikike, sidomos në të vërejturit, perceptimin, kujtesën dhe aktivitete të tjera intelektuale, të cilat ngrejnë ushtrimet në një shkallë më të lartë dinamogjene, duke mundësuar edhe zhvillimin e veçorive kreative të shprehjes individuale të veprimeve.
Gjatë ushtrimeve në punën mësimore shpeshherë përdorën rregullatorë apo mjete të veçanta didaktike, që u lehtësohet nxënësve kryerja e ndonjë veprimtarie. p. sh. gjatë ushtrimit të skrimit fillestar përdoren fletore me vija të ndryshme.
Është karakteristike për këtë etapë didaktike se ajo zbatohet kryesisht në mënyrë individuale, domethënë me të ushtruar individual nxënësit fitojnë shkathtësi.
4. Përsëritja dhe përforcimi në punën mësimore
Sikurse etapat e cekura më lartë, edhe etapat e përsëritjes dhe përforcimit janë pjesë shumë me rëndësi në punën mësimore.
Në Fjalorin e Pedagogjisë, përsëritje është kthimi te matriali i mësuar, i bërë me qëllim ngulitjeje, thellimi, zgjerimi dhe sistematizimi të njohurive, aftësive dhe shprehive të nxënsve.
Sipas Dr. Nijazi Zylfiut, përsëritja përfshinë në vete edhe të gjithë strukturat përbërëse të përforcimit, dhe se përsëritja është një komponentë relativisht i pavaruri mësimit, i cili mbështetet në tërësi edhe në elemenete të veçanta të përforcimit të ligjeve të të nxënit, gjatë punës mësimore.
Detyrë e mësimit është që dituritë dhe shkathtësitë e fituara të bëhen pasuri e përhershme e nxënësit dhe të pengohet harresa. Për këtë qëllim organizohet përsëritja, që në tërësinë e procesit mësimor ka karakter të etapës së veçantë didaktike.
Zakonisht, përsëritja organizohet në fund të orës, por edhe gjatë orës. Ajo organizohet kryesisht me anë të pyetjeve të shtruara nga ana e arsimtarit. Përsëritja mund të organizohet edhe në formë të kontrollit të njohurive si: me pyetje, me detyra, me aktivitete praktike, etj. Thamë më lartë, mund të përfundojmë se përsëritja gjatë zhvillimit të mësimit të ri na ndihmon të bëjmë lidhjen e mësimit të ri me mësimn e kaluar. Pra, njohurtë e fituara ë parë mund t’ i shfrytëzojmë si bazë mbështetjeje për t’ i kuptuar më lehtë njohuritë e reja.

5. Detyrat e shtëpisë të nxënësve
Detyrat e shtëpisë të nxënësve është etapë shumë e rëndësishme e organizimit të punës mësimore shikuar nga aspekti klasë-orë-lëndor i organizimit.
Detyrat shtëpiake janë pjesë e pandarë e punës mësimore, që nënkupton vazhdimin e detyrave mësimore të nisura në shkollë dhe përfundimin e tyre në shtëpi. Përmes tyre bëhet aktivizimi i drejtpërdrejtë dhe i pavarur i nxënësve për përforcimin dhe përsëritjen e lëndës mësimore pa mbikqyrje nga ana e arsimtarit.
Sipas mënyrës së kryerjes së veprimeve, detyrat mund të ndahen në:
detyra me shkrim,
detyra me gojë dhe
detyra praktike.
Kurse sipas qëllimit se çfarë kemi përcaktuar si objektiv, ato ndahen në:
detyra përgatitore,
detyra për ushtrime dhe
detyra për përforcim.
Kërkesa themelore didaktike është që çdo punë e pavarur e nxënësit duhet të kontrollohet. Mënyra e kontrollimit mund të ndërrojë nga arsimtari; nganjëherë mjafton edhe një kontrollim i rezultateve kalimthi, por është shumë me rëndësi që arsimtari të kontrollojë kohëpaskohe imtësisht dhe me kujdes të madh detyrat e shtëpisë të nxënësve dhe nëse nuk ka kohë të mjaftueshmegjatë mësimit për këtë qëllim, këtë punë e kryen edhe jashtë mësimt, në shkollë ose në shtëpi.
Kontrollimi i detyrave të shtëpisë të nxënësve është shumë me rëndësi, sidomos kontrollimi i hollësishëm, sepse te nxënësit krijohet bindje e thellë se arsimtari i kontrollonë detyrat detajisht dhe në këtë mënyrë ata do të mundohen sa më shumë që punën e tyre ta kryejnë sa më saktë dhe në mënyrë të pavarur.


6. Kontrollimi dhe vlerësimi (notimi) i diturive
Kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve si pjesë përbërëse e organizimit të punës mësimore, është një fazë shumë e rëndësishme dhe e pashmangshme, përmes së cilës bëhet kontrollimi dhe vlerësimi i përvetësimit të njohurive, shprehive dhe aftësive të nxënësve.
Kontrolli i nxënësve, si një etapë paraprake dhe përcjellëse e procesit të vlerësimit, duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo ore dhe etape të punës mësimore dhe të krijojë bindjen e mësimdhënësit për efektet e punës së vet. Kontrollimi zhvillohet në orë të veçanta, por kryesisht është pjesë përëbërëse e çdo ore mësimore dhe përfshinë jo vetëm dituritë, por edhe shkathtësitë dhe shprehitë e fituara.
Kontrollimi i njohurive të nxënësve mund të jetë:
kontrollimi gojarisht, përmes të cilit arsimtari e kontrollon nxënësin në mënyrë verbale (bashkëbisedimi), d. m. th. nxënësit i parashtrohen pyetjet përkatëse dhe prej tij kërkohet që në mënyrë të pavarur të japë përgjigje të caktuar.
kontrollimi me shkrim, këtu kontrollimi bëhet në bazë të detyrave grafike ose me shkrim të nxënësit, detyrave të shtëpisë dhe atyre shkollore, përmes testeve të ndryshme, përmes zgjidhjes së detyrave në tabelë.
kontrollimi praktik, zakonisht kryhet nëpër laboratore apo jashtë me anë të ushtrimeve (punëve) të ndryshme.
Përmes vlerësimit, mund të konstatojmë suksesin dhe mundësitë e nxënësit për përvetësimin e dijeve, gjithashtu vlen të theksohet se mund të zbulojmë prirjet për kreativitet, përparësitë dhe dobësitë në mësim të çdo nxënësi, qëndrimin ndaj punës (mësimit), aftësinë e të vlerësuarit kritik, etj.
Në fund, është me rëndësi të thuhet, se kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve, si etapë me peshë në organizimin e punës mësimore, duhet të jetë i plotë dhe objektiv, sa më i drejtë dhe i saktë, arsimtari gjithmonë duhet të merret me tërë klasën e jo vetëm me nxënësit e mirë, rezultatet e arritjeve të nxënësve t’ i bëjë publike si dhe të krijojë atmosferë humori në momente të caktuara.

Biblografia
Zylfiu, Dr. sci. Nijazi. Didaktika (Teoria e mësimit dhe e mësimdhënies),
Murati, Prof. Dr. Xheladin. Didaktika (Metodologjia e mësimdhënies),
Osmani, Shefik. Fjalor i pedagogjisë, Tiranë, 1983



PUNIM SHKENCOR
Emri:……………….
FAKULTETI I EKONOMI- TURIZMIT
Dega:EKONOMI-TURIZËM
Viti:II
Lënda:Bazat e Marketingut
Pedagogu:MSc. ..................
Tema: CIKLI I JETËS SË PRODUKTIT

Cikli I jetes se produkteve. Jeta e nje produkti kalon ne 4 faza:1) Faza e hyrjes – eshte nje faze me ritje te dobet shitjesh,dhe korenspondojne meshperndarjen progressive ne treg. Lakorja e fitimit paraqitet negative ( me humbje) pershkak te shpenzimeve te larta te nisjes. Gjate kesaj faze ndermarja mund te zgjedh se sido te jete promocioni dhe cmimi I produktit. a. strategjia e ajkes se shpejt – produkti me cmim te larte, promocion te larte b. strategjia e ajkes progressive – produkt me cmim te larte, promocion te ulet c. strategjia e ajkes se depertimit masiv – cmim te ulet, promocion te larte d. strategjia e depertimit progresiv- cmim te ulet, promocion te ulet2) Faza e ritjes - shitja ritet hovshem, bleresit e pare e riblejn produktit, nderkaqkonsumatore te rij paraqiten nen ndikimin e thashethemeve te favorshme. Konkurente terij hyjne ne treg. Ne kete faze produktit I shtohen karakteristikat dheperfekcionimi.Marzhet dhe fitimtimet jane ne maximum per shkak se shpenzimet eprodhimit ulen me shpejt.ndermarja perpiqet qe kete faze ta mbeshtet sa me gjate qe tejete e mundur. Kete e realizon nepermjet disa menyrave : a. permisimin te cilesise se produktit ose shtimit te modeleve te tjera karakteristike b. goditjes se segmenteve te reja c. bindjes permes publicitetit dhe jo vetem te realizimit te njohjes d. publiciteti per krijim parapelqimesh e. ulje progressive te cmimeve me qellim qe te terhiqen ne treg konsumatoret me teardhura me te pakta,pra ata qe jane me te ndjeshem dnaj cmimit. f. perdorimi I kananaleve te reja ne shperndarje.3) Faza e pjekurise – paraqet fazen kur ngadalsohet ritja e shitjeve per shkak se produktitash me esht pranuar nga tregu.fitimi arin nivelin maximal pastaj fillon te bjer per shkakte shpenzimeve te marketingut qe behet per te mbeshtet produktin perballkonkurencec.kjo faze permban 3 periudha:A} Pjekuria ritese-nenkupton fazen kur kemi shitje mirpo me ritem renes pershkak tengopjes se shpendarjes. B}Pjekuria e qenderueshme-shitjet qendrojne ne nje nivel constant C}Pjekuria me renje-niveli I shitjeve ne vler absolute fillon te bjer,disa konsumator udrejtohen produkteve te tjera ose zevendesuesve te tyre.gjate fazes se pjekuris ndermarjetperdorin 3 strategji:a}Modifikimi I tregutb.Modifikimi I produktit{permisim ne cilesi,karakteristika dhe kerkim stili}c}Modifikimi I marketingut mix{cmimit,shperndarjes,publicitetit,promocionit} 4}Faza e renies-gjate kesaj faze shitjet nuk pushojne se renuari, poashtu edhefitimet.shitjet bien per shum arsye si: a.progresi teknologjik chon ne lindjen e produkteve te reja qe zevendsojn ekzistuesin b.modefikimet ne shitje dhe ne mod provojne ne largimin e clientelesc.importimi I produkteve nga jasht con ne mohimin e atyre te tregut te mbrendshem Evoluimi I nje tregu -tregu mund te evuloj me paraqitjen e nevojave te reja, te veprimit te konkurences, teteknologjis si dhe faktoreve te tjer.
http://esseshkolle.blogspot.it/2. -tregu teorik I profesionit -jo konsumator relative-keta konsumator mund ta blejn produktin por aktualish jo,sepsecmimi I duket I shtrejt
Cikël jete për kategori produkti, tip produkti dhe një markë
Kategoria e produktit ka jetëgjatësi më të madhe se tipi i  produktit dhe tipi më të madhe se shumica e markave.
Tipat e produktit është më afër lakores.
 Markat kanë një lakore shitjeje përgjithësisht të parregullt, në varësi të ndryshimeve strategjike dhe taktike.

http://esseshkolle.blogspot.it/Cikli kërkesë/teknologji. Marketingu duhet të nisë nga nevoja dhe jo nga produkti.
 Çdo nevojë plotësohet me ndihmën e një teknologjie.
Çifti kërkesë/teknologji paraqiten shumë produkte.
Për çdo cikël jete produkti ekzistojnë cikle markash të ndryshme.

Fazat e ciklit të jetës së një produkti
 Çdo fazë e produktit paraqet shanse dhe probleme të dallueshme.
  produkti me jetë të kufizuar,

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels