IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



SHKOLLA E LARTË E EDUKIMIT
DEGA: MASTER SHKENCOR NË EDUKIM
VITI: I LËNDA: BAZAT E PSIKOLOGJISË
DETYRË 

Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës  Informacioni bazë: Emri: Idba Gashi Mosha: 9 vjeçe Numri i vëllezërve dhe motrave: Nuk ka Probleme fizike: Që në moshë të vogël mban syze, të cilat i mban gjithë kohës. Problem tjetër është gjuha, ka vështirësi në shkrim e lexim të gjuhës shqipe, sepse njohuritë e para i ka marrë në gjuhën greke.  Veprimtaritë e zgjedhura për fëmijën . Loja me gotat Kemi dy gota me të njëjtën sasi uji, njërën gotë me ujë e hedhim tek gota e gjatë. Cila gotë ka më shumë ujë? Përgjigjia: Njësoj të dyja, sepse ka njësoj ujë sa gota tjetër, nga gota e vogël e hodhëm tek gota e gjatë.” . Loja me pastelinë Nëse unë kam një top prej pasteline dhe e petëzoj me shkop, ose e ndaj në 10 pjesë të vogla, cila nga këto të treja do të ketë masë më të madhe? Përgjigjia: Të treja janë njësoj se topin e pastelinës i japim forma si të duam dhe prap e njëjta masë mbetet.
Loja me sipërfaqe Kemi një sipërfaqe katrore ku kemi vendosur katër kuba në çdo cep, nëse kubat i vendosim në qëndër të katrorit, në cilin rast do kemi sipërfaqe më të madhe? Përgjigjia: Në figurën e dytë se kubat janë në qëndër e zënë më pak vend. Stadi i zhvillimit të kësaj fëmije sipas Piazhesë i përket fazës së tretë: Operacionale konkrete (7-11vjeç). Të gjitha këto përgjigje të kësaj fëmije janë në lidhje me logjikën e moshës së saj dhe me aftësinë e saj për të kuptuar. Ato janë një tregues i strukturës së mendimit të saj që i korrespondon mesatarisht moshës dhe nivelit të saj të zhvillimit. Sepse ashtu siç ka një rritje organike, ekziston edhe një rritje mendore. Gjatë veprimtarive të kryera me këtë femijë, vëzhgova që në momente të caktuara ajo fliste me vete. Në këtë rast kemi të bëjme me të folurin vetjak që sipas Piazhesë kemi të bëjmë me “të folurit egocentrik”, ndërsa sipas Vigotskit e folura vetjake është e rëndësishme në zhvillimin konjitiv. Kështu e folura konjektive e ndihmon këtë fëmijë të rregullojë mendimet e saj, në zgjidhjen e detyrave etj.  Përfundime Piazhe dhe Vigotskikanë si synim kryesor zhvillimin konjektiv të fëmijëve. Piazhe studioi mënyrat me anë të të cilave fëmijët përvetësojnë konceptet dhe organizojnë idetë dhe skicoi periudhat e parashikueshme sipas një rendi të caktuar të zhvillimit intelektual. Progresi i këtyre periudhave varet nga përshtatshmëria vazhdimisht në rritje e fëmijës ndaj situatave të reja. Për Piazhen, zhvillimi motorik dhe eksplorimi i mjedisit janë bazat për mendimin logjik që vjen më pas. Për zhvillimin kognitiv janë të rëndësishme dy procese: asimilimi dhe akomodimi.Teoria e Vigostskit thekson rolin e kulturës dhe gjuhës në zhvillimin konjektiv.
Në lidhje me të dy teoritë konjektive, unë parapëlqej të përdor teorinë e Vygotskit në klasë. Unë besoj se skeleritë, njohuritë e formuara, dialogu, dhe mjetet kulturore janë komponente të rëndësishme në përvetësimin e njohurive nga nxënësit. Duke i ndihmuar nxënësit në zonën e zhvillimit proksimal, ne i ofrojmë atyre strategji të të mësuarit të cilën e përdorim më vonë. Piazhe propozoi shumë strategji edukimi të zbatueshme, siçështë zhvillimi i mësimit me ane të shprehjeve në veprimtari dhe lojëra. Megjithatë, Vigotski përfshiu rëndësinë e bashkëveprimit shoqëror dhe ndërtimin e njohurive bazuar në teorinë e zhvillimit konjektiv. Në përfundim: - Mësuesi fokusohet të sigurojë një ndihmesë për nxënësit në nevojë, dhe të sigurojë mjetet kulturore si burim edukativ. - Mësuesit mund të sigurojnë grupe mësimore, në mënyrë qëçdo nxënës të ndihmojë njëri tjëtrin nëpërmjet procesit të zhvillimit. - Veçanërisht në klasat e sotme të ndryshme, mësuesi duhet të bëhet i ndjeshëm ndaj kulturës dhe gjuhës së nxënësit, dhe të jetë lojtari kryesor në ndërtimin e njohurive të nxënësit.



STRESI Stresi është i pashmangshëm në jetë. Ndërkohë ju nuk mund ta keni menduar por stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mësuar aftësitë manaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit jane të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda, dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. Ja disa teknika qetësuese: Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimt të stresit:

■ Shkruaj: Diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm prakikë e adoleshentëve.

■ Shpreh ndjenjat: Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë normale për të qenë pastaj i qetë.
■ Bëj diçka që të kënaq : Një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve ju ndihmojnë të dobësoni stresin. ■ Qendra relaksimi: Këtu përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.
■ Aktivitete që njihen pak : Të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe rri me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj. Ja disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:
■ Manaxho kohën: Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.
■ Strategjitë për të përballuar: Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes ndikuar nga stresi dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
■ Krijo një stil jete: Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan, dhe limito sa të mundesh konsumin e alkolit.
■ Mbaj afër miq të mirë: Njrëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që I mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
■ Ndrysho mënyrën e të menduarit: Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar, dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin . Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’ju vijë në ndihmë një mik ose familjar ju mund të kërkoni këshillën ë e një profesionisti. Si mund ta përcaktoj shkallën e stresit tim? Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar., sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë. Shumë njerëz kanë mësuar se si të silllen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju. Sa ndikim ka stresi tek unë? Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Dhe dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjithë këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhënie me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen normale. Por pak stres është normal, madje i nevojshëm për të patur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë i dobishëm kur reaksioni i shpejtë ndaj tij bëhet i dobishëm. Prapseprapë , mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i dalë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që ju rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohe ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk ju lënë të mendoni rreth stresit PERSONALITETI DHE ÇRREGULLIMET SHPIRTËRORE E premte, 12 Shkurt 2010 19:57 administratori Vlerësimi i personalitetit është me rëndësi të madhe në shumë fusha të psikologjisë. Personaliteti përkufizohet si modelet e dallueshme dhe të qëndrueshme të sjelljes dhe njohjes që karakterizojnë përshtatjen në jetë. Çdo matje e personalitetit duhet të jetë e vlefshme,e besueshme,e standardizuar dhe praktike. Vëzhgimi i sjelljes së një personi në situata të përditshme për një periudhë kohe mund të ndihmojnë në të kuptuarit e personalitetit STRESI Stresi është çdo gjë që ushtron kërkesa ndaj të cilave ne duhet të përshtatemi. Ai mund të shkaktohet prej rreziqeve fizike ose kërcënimeve psikologjike. Presioni ndodh kur përpiqemi shumë për të plotësuar kërkesat që ushtrohen mbi ne nga të tjerët dhe nga vetvetja. Ankthi është një ndjenjë e paqartë frike dhe shqetësimi për të ardhmen dhe shpesh është një reagim emocional ndaj stresit. Fakti se sa stres përjetojmë varet nga stresorët në jetën tonë,nga karakteristikat e personalitetit dhe nga aftësitë përballuese. Njerëzit që mësojnë se sjellja e tyre është jo efektive në arritjen e qëllimeve dorëzohen dhe përjetojnë paaftësinë e fituar për të ndihmuar veten. psikologjia e shëndetit---synon të kuptojë ndikimet psikologjike në gjendjen shëndetësore të njerëzve. Përballimi i stresit i orientuar në zgjedhjen e detyrës përfshin zgjidhjen realiste realiste të problemit që shpie te stresi. SJELLJA ANORMALE Kur një individ nuk është në gjendje t'i përshtatet si duhet jetës së përditshme,ai vuan nga ndonjë çrregullim. Format më të lehta të sjelljes anormale quhet çrregullime të ankthit. Gjendjet anormale më të rënda përfshijnë depresionin dhe skizofreninë. Një person mund të quhet anormal në qoftë se ai ose ajo sillet në mënyrë të çuditshme në një formë që devijon në mënyrë të ndieshme nga norma. Një sjellje e tillë mund të shfaqet nëpërmjet iluzioneve (të besuarit në gjëra të paqena),halucinacioneve (ndjesi shqisore që nuk kanë lidhje me mjedisin e vërtet përreth), dhe frikës ose riteve të pazakonta që nuk i shërbejnë asnjë qëllimi të dukshëm. ANKTHI Zakonisht përkufizohet si një ndjenjë jo e theksuar frike dhe pasigurie. Ankthi mund të quhet si një frikë ndaj kërkesave që i bëhen një individi kur ai nuk e di me saktësi ç'janë këto kërkesa. Personi vetë,në përgjithësi,nuk ka një ide të qartë për arsyen e vërtet të ankthit .Në fakt prirja është për ta shmangur të menduarit për frikën,sepse një gjë e tillë veçse e shton atë. Te personi me gjendje ankthi shpesh zhvillohen sjellje të caktuara ritualistike, që e ndihmojnë për të ulur ankthin përkohësisht,por që në fakt i shtojnë problemet,sepse nuk i zgjidhin ato. ÇREGULLIMET E GJENDJES SHPIRTRORE Kur një person provon një prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëherë mund të themi se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore. Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni. -Depresioni madhor-karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe te qenit i pavlefshëm. Depresioni mund të varrojë në mënyrë të dukshme nga pikëpamja e seriozitetit të gjendjes. Në formë të lehtë është normale që njerëzit të ndjehen depresivë, kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi,apo kur u vdes ndonjë i afërt. Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë,probleme bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë. Simptomë tjetër mund të përfshijnë:prishjen e gjumit, rënien në peshë, këputjen, ndjenjën e fajit të kotë ose atë të qenit i pavlefshëm dhe mendimet rreth vdekjes dhe vetëvrasjes. Këto simptome shfaqen në një periudhë të paktën dy javore. Personat të cilët janë në depresion të thellë e përshkojnë veten e tyre,si të trishtuar dhe të pashpresë. Problemi më i madh i depresionit është mundësia për të kryer vetëvrasje.
Psikologjia e Femije dhe e Njeriut Për të ditur se çfarë t’u thuash fëmijëve dhe si t’ua thuash atë është një sfidë e përherëshme prindërore. Fatkeqësisht, disa fjalë qoftë edhe nga mënyra sesi thuhen mund të shkaktojnë dhimbje emocionale që lënë gjurmë gjatë gjithë jetës. Studimi i ri tregon se komentet negative rreth peshës trupore, pamjes së jashtme ose ndaj mënyrës së të ngrënit që bëhen nga prindërit apo pjestarë të familjes mund të prekin rëndë vetbesimin e një fëmije. Kjo dukuri vihet re më shumë tek vajzat sesa tek djemtë, thuhet në studim. Autorët e studimit intervistuan 450 vajza që kishin probleme me pamjen e jashtme, pra ishin pak të shëndosha apo hanin ose flisnin shumë. Rezultatet treguan se 80 përqind e tyre thane se kur kishin qënë të vogla, ato ishin përballur me komente negative rreth pamjes së jashtme, ose kishin provuar fjalë fyese si dembele, e shëmtuar apo budallaqe. Ekspertët thonë se komente të tilla janë tepër të dëmshme dhe i bëjnë fëmijët të ndjehen të keqtrajtuar emocionalisht, dhe krijojnë çrregullime në oreksin e tyre. Studimi arriti në përfundimin se ndikimi i kritikave, veçanërisht ndaj mbipeshës apo pamjes së jashtëme të fëmijës ishte akoma më i keq kur komentet bëheshin nga nëna më shumë sesa nga pjestarët e tjerë të familjes. Ndjenja e vetbesimit është një karakteristikë që krijohet me vështirësi, thuhet në studim, prandaj një koment apo kritikë pa takt, një fjalë fyese pa qëllim, sjellin pasoja afatgjate në jetën e fëmijëve. Unë besoj në njeriun, që dallohet nga të gjitha krijesat e tjera të gjalla për nga uniteti i tij. Sepse njeriu jeton në vetëdije të plotë. Njeriu, i vetëdijshëm për vetveten dhe për të ardhmen e tij, e di që ardhmëria e tij është për të vdekur, ai është i vetëdijshëm për vogëlsinë dhe pafuqinë e tij ; njeriu e sheh tjetërsinë e tjetrit ; njeriu jeton në natyrë dhe i nënshtruar ndaj ligjeve të natyrës, ndonëse ai ta kapërcejë atë nëpërmjet mendimit. Unë besoj në njeriun si produkti i një evolucioni natyror që vjen nga konflikti për të qenë njëkohësisht rob i natyrës dhe i ndarë nga ajo, si dhe nga nevoja për tu bashkuar dhe harmonizuar me të. Unë besoj në natyrën e njeriut, kontradiktë e ngulitur në kushtin njerëzor. Të jetosh në këtë kontradiktë kërkon një hulumtim të përhershëm zgjidhjesh duke krijuar, nga ana e tyre, kontradikta të reja dhe nevojë për përgjigje të reja. Unë besoj tek përgjigjet ndaj këtyre kontradiktave, sepse ato e ndihmojnë njeriun për të kapërcyer ndjenjën e tij të huajësisë dhe i japin atij një ndjenjë afrimiteti, uniteti dhe përkatësie. Unë besoj në çdo përgjigje ndaj kontradiktave, sepse ato e vënë njeriun përpara alternativës për të ecur para apo për tu zbrapsur. Çfarëdo qoftë zgjedhja, dhe veprimet që e shoqërojnë atë, ajo çka ai ka zgjedhur është udha që i lejon atij për të zbrapsur apo progresuar humanitetin në të. Unë besoj në zgjedhjen e vetme të njeriut ndërmjet jetës dhe vdekjes, ndërmjet krijueshmërisë dhe dhunës shkatërruese, ndërmjet realitetit dhe iluzioneve, ndërmjet objektivitetit dhe intolerancës, ndërmjet pavarësisë vëllazërore dhe nënshtrimit ndaj një sundimi. Unë besoj në kuptimin e jetës si lindje e përhershme dhe lulëzim i vazhdueshëm. Unë besoj në kuptimin e vdekjes si fund ndaj rritjes dhe përsëritje e përjetshme. Unë besoj që njeriu ku përgjigja e të cilit është regresive, është një njeri në kërkim uniteti, që e kërkon këtë unitet duke u çliruar nga frika e padurueshme e vetmisë dhe e pasigurisë, dhe duke përçudnuar atë çka e kthen në njerëzor dhe e shqetëson këtë njeri. Orientimi regresiv shfaqet në tre fenomene që mund t’ia behin bashkë ose veçmas : nekrofilia, narcisizmi dhe simbioza incestuoze. Kuptoj me nekrofili dashurinë për gjithçka që është e lidhur me ushtrimin e dhunës dhe të shkatërrimit ; dëshira për të vrarë ; admirimi për forcën ; joshja e vdekjes, e vetëvrasjes, e sadizmit ; dëshira për ta shndërruar organiken në inorganike nga një nevojë e pa mënjanueshme « për të vënë rregull ».
Nekrofilisë i mungojnë nga natyra cilësitë e nevojshme për krijimin dhe ajo strehohet, e vënë në lëvizje nga një ndjenjë pafuqie, në zgjidhjen e lehtë, që është të shkatërruarit, që për të ka peshë vetëm një gjë : forca. Kuptoj me narcisizëm qëndrimin e njeriut i cili, duke pushuar së treguari një interes autentik ndaj botës së jashtme, për t’u lidhur veçse pas vetvetes, grupit, klanit, fesë, kombit, racës së tij, ka deformuar plotësisht frymën e tij për të shquar gjërat. Nevoja për kënaqësi narcizike rrjedh, në përgjithësi, nga nevojshmëria për të kompensuar një skamje materiale dhe kulturore. Kuptoj me simbiozë incestuoze tendencën për të qëndruar i lidhur pas nënës së vet apo pas zëvendësuesve të saj – gjaku, familja, tribuja -, prirja për t’i ikur barrës së padurueshme të përgjegjësisë, lirisë dhe ndërgjegjes, dhe për të kërkuar mbrojtje dhe dashuri në një azil sigurie dhe dashurie të paguar shtrenjtë, ngaqë çmimi i kësaj është, për njeriun, ndalja e zhvillimit të tij për të qenë njerëzor. Unë besoj në njeriun që zgjedh për të evoluar, sepse ai gjen, falë shpërthimit të forcave të tij njerëzore, një unitet të ri. Tre orientime, të cilat mund të paraqiten veçmas apo bashkë, janë një terren i favorshëm për shpërthimin e tyre : biofilia, dashuria për humanitetin dhe për natyrën, pavarësia dhe liria. Unë besoj tek dashuria, sepse ajo është kyçi i rritjes njerëzore. Dashuria, bashkimi me një qenie apo një gjë jashtë vetes, vendos një lidhje me tjetrin, e lejon një qenie për tu ndjerë një me të tjerët, por nuk i heq asgjë ndjenjës së saj të integritetit dhe pavarësisë. Dashuria është një orientim produktiv që ka për natyrë disa kërkesa që duhet të jenë të plotësuara njëkohësisht. Ajo kërkon që të interesohemi ndaj objektit të dashurisë sonë apo të bashkimit, që të ndjehemi përgjegjës për të, që ta respektojmë dhe ta njohim. Unë besoj tek përvoja e dashurisë. Asnjë kënaqësi nuk është më njerëzore sesa ajo e dashurisë, asnjë nuk është më e aftë për të humanizuar njeriun. Por dashuria, siç dhe arsyeja, nuk njeh gjysma. Ne nuk duam përgjysëm. Unë besoj tek nevojshmëria për të qenë « të lirë » nga lidhje të brendshme dhe/ose të jashtme, me qëllim për të fituar « lirinë » e krijimit, ndërtimit, të hyrjes tek dija etj., me qëllim për tu kthyer një individ i zgjuar dhe i përgjegjshëm. Unë besoj tek liria e përkufizuar si aftësi për të ndjekur zërin e arsyes dhe të njohjes, dhe për tu rezistuar zërave të pasioneve iracionale ; unë besoj tek çlirimi, i cili e kthen njeriun të lirë dhe të aftë për të përdorur mundësitë e tij racionale, për të kuptuar objektivisht botën dhe pjesën që ai ka në këtë botë. Unë besoj tek « lufta për liri » që nuk qe në përgjithësi gjë tjetër përveçse lufta kundër një autoriteti të imponuar që kërkon për të thyer vullnetin e njeriut. Sot, « lufta për liri » është më tepër çlirimi ind ividual dhe kolektiv nga një « autoritet » i zgjedhur « me dëshirë », një çlirim nga forca të brendshme që na nxitin për t’iu nënshtruar atij, sepse ne nuk e durojmë lirinë. Unë besoj tek liria, jo aq si cilësi e pandryshuar që ne « e kemi » apo « nuk e kemi », por si akt çlirimi nga vetja jonë, nga i cili ne përdorim lirinë tonë për të bërë zgjedhje. Çdo etapë e jetës që ngre shkallën e pjekurisë së njeriut, ngre gjithashtu dhe aftësinë e tij për të zgjedhur zgjidhjen që e çliron atë. Unë besoj tek « liria e zgjedhjes », ndonëse ajo të mos jetë gjithmonë e njëjtë për të gjithë njerëzit në çdo moment. Një njeri me orientim ekskluzivisht nekrofil, narcizik apo simbiotik dhe incestuoz nuk mundet për të bërë gjë tjetër përveçse zgjedhjen e regresionit. Njeriu i lirë, i çliruar nga lidhjet iracionale, nuk bën zgjedhje regresive. Unë besoj që liria e zgjedhjes u shtron probleme vetëm njerëzve që kanë orientime të kundërta, dhe tek të cilët liria për të zgjedhur është për këtë arsye e kushtëzuar nga dëshira të pavetëdijshme dhe racionalizime siguruese. Unë besoj tek dashuria për fqinjin, nëse ajo është e sinqertë dhe pa sentimentalitet dhe iluzione, nëse ajo është një formë ndihme, duke e ndihmuar tjetrin për të gjetur udhën e vet. Asnjë nuk mundet për ta « ndihmuar » fqinjin e tij duke vendosur për të. Të vetëdijësohesh mbi zgjidhje çliruese mundet për të zgjuar energji të fshehura dhe të nxisë për të zgjedhur më parë jetën sesa vdekjen. Unë besoj tek barazia ndërmjet njerëzve, që çdo njeri është në gjendje për ta ndjerë nëse ai mëson për të njohur vetveten, nëse ai pranon që është i barabartë me të tjerët dhe identifikohet me to. Çdo individ mbart humanitetin në vete ; « kushti njerëzor » është unik dhe i njëllojtë për të gjithë njerëzit megjithë dallimet e pashmangshme në zgjuarsi, talent, madhështi, ngjyrë, etj. Unë besoj tek nevojshmëria për të përmendur gjithmonë barazinë ndërmjet njerëzve me qëllim për të penguar që ato të instrumentalizohen reciprokisht.
Unë besoj tek vëllazërimi nëse ai është dashuri për fqinjin. Por ai mbetet i pakuptimtë sa kohë që nuk janë zhdukur të gjitha lidhjet « incestuoze » që frenojnë aftësinë e një qenie për të gjykuar objektivisht « vëllain » e vet. Unë besoj tek humaniteti në njeriun dhe tek aftësia e qenies njerëzore për t’iu afruar atij nëse ai kapërcen shoqërinë e vet. Sado i lidhur që të jetë me shoqërinë ku ai lind, ai duhet të mësojë për të parë nëse ajo nxit apo pengon lulëzimin e potencialit njerëzor. Ai nuk mundet për të patur njohje të natyrës njerëzore nëse tabutë, kufizimet, vlerat e përçudnuara i duken atij të « natyrshme ». Unë besoj tek funksioni i dyfishtë – nxitës dhe frenues – i shoqërisë, dhe pra tek konflikti i përhershëm ndërmjet shoqëri dhe humanitet. Shoqëria do të pushojë së frenuari njerëzit dhe së bëri ato qytetarë të cytur nga shija e të sunduarit kur qëllimi i saj do të jetë i njëjtë më atë të humanitetit. Unë besoj tek një shoqëri e shëndoshë në të cilën të mundesh – dhe të duhesh – për të shpresuar, tek një shoqëri e cila nxit aftësinë e njeriut për të dashur fqinjin e tij, për të punuar dhe krijuar, për të zhvilluar arsyen e vet dhe një vështrim objektiv të vetvetes, të bazuar mbi përvojën e energjisë së tij prodhuese. Unë besoj tek ringjallja kolektive e shëndetit mendor, burim shprese, tek mendja e shëndoshë në njeriun, që i jep atij dhuntinë e dashurisë dhe krijimit, duke e çliruar atë nga lidhje incestuoze me klanin dhe tokën e vet, duke i dhënë atij një identitet të bazuar mbi përvojën që ai ka mbi vetveten e tij si subjekt dhe veprues i forcave të veta, duke e paisur atë me pushtetin për të qenë i prekur nga realiteti brenda dhe jashtë tij, dhe për të zhvilluar objektivitetin dhe arsyen e tij. Unë besoj tek bashkimi i forcave të një numri në rritje individësh të ethshëm për të punuar me atë që ka të njëjtat merake, përballë një bote që është duke u kthyer e çmendur dhe çnjerëzore. Unë besoj tek njerëzit me synime të qarta ku përpjekjet e të cilëve nuk kufizohen për të ofruar një përshkrim njerëzor të botës, por që nisen si gjurmues mbi udhën e humanizimit dhe punojnë për transformime të mundshme. Një interpretim i botës pa dëshirë ndryshimi mbetet i kotë : një ndryshim pa interpretim paraprak është një ndërmarrje e verbër. Unë besoj tek realizimi i një bote ku njeriu është më shumë, ndonëse duke patur pak, ku ekzistenca e tij nuk është e sunduar nga dëshira për të konsumuar, ku « njeriu » është qëllimi i parë dhe i fundit ku njeriu gjen mjetin për t’i dhënë një qëllim jetës së tij dhe forcën për të jetuar i lirë dhe pa iluzione Psika dhe Erosi Psikologjia si disiplinë shkencore, që për objekt studimi ka njeriun është mjaftë e re. Ajo, siç thotë psikologu gjerman Ebinghaus, e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër. Psikologjia si shkencë, nga pikëpamjet e veçanta, na i ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve si dhe na bënë të mundshme t’i kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet dhe veprimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë - në rrugë, në shkollë, në shtëpi etj. Pra, psikologjia studion realitetin psikik dhe jetën psikike. Me veçoritë psikike, nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, nevojat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen në reagimet dhe sjelljet e njerëzve. Psikologjia, siç thonë disa psikolog, duhet të na përgjigjet në tri pyetje, të cilat janë: “Çka?”, respektivisht ajo duhet t’i paraqesë dhe t’i përshkruaj në mënyrë të plotë dukuritë psikike; “Si?”, respektivisht të tregoj si zhvillohen proceset psikike dhe si formohen cilësitë psikike; “Pse?”, respektivisht t’i zbuloj shkaqet e dukurive psikike veç e veç dhe t’i shpjegoj sjelljet dhe veprimet e njerëzve. Detyra praktike e psikologjisë qëndron në të zbatuarit e rezultateve të gjurmimeve teorike, me qëllim të kryerjes sa më me sukses të veprimtarive të ndryshme të njerëzve. Kështu p.sh. rezultatet e gjurmimeve psikologjike zbatohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, apo për punë sa më të suksesshme mësimore dhe edukative, ose për të larguar pengesat psikike të njerëzve, të cilët e vështirësojnë kryerjen e punëve apo kontaktin me njerëz e të tjera. Pra, ç’ rëndësi ka psikologjia? Psikologjia na bënë të mundshme t’i njohim njerëzit, vetveten dhe jetën në përgjithësi, duke na treguar rrugën se si të veprojmë në situata të ndryshme, që t’i evitojmë të metat dhe t’i zbatojmë cilësitë pozitive. Pra, na tregon rrugën e formimit të vetive psikike të personalitetit. Fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (Psyche) - shpirt dhe “logos” - shkencë. Kjo fjalë lidhet me mitin e vjetër për Psikën dhe Erosin të cilin e shënoi historiani romak, Apulei. Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psika, e në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, nëna e Erosit, zonja e dashurisë, Venera, e xhelozonte këtë dashuri dhe me çdo kusht mundohej ta shkatërronte, duke proklamuar se një djalë nga familja e zotëve nuk mund të marrë një vajzë nga shtresa e ultë. Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe spekulimeve, kryezoti Zeusi vendosi që edhe Psika të pranohet në Olimp, në mesin e zotëve dhe kështu e bëri të mundur martesën e Psikës me Erosin. Dashuria, pra triumfoi mbi të gjitha, kurse ky mit mbeti nëpër shekuj si inspirim për artistë, të cilët zakonisht Psikën e paraqesin si një vajzë shumë të bukur me krahë të fluturës (Rafaeli, Rodeni, La Fonteni etj.), ndërsa Frojdi thotë se Psika paraqet fluturën e cila fluturon nga lulja në lule dhe jeton nga nektari dhe dashuria. Më vonë fjala “psikë” (psycho) përdoret për fjalën shpirt, duke përmbajtur atë kuptim deri në ditët tona, duke hyrë kështu me këtë kuptim në shkencën mbi shpirtin, psikologjinë. Ndërsa miti mbi Psikën dhe Erosin mbeten edhe si tregues simbolik në kuptim të dashurisë për shpirtin njerëzor. Ndërsa Erosi, më vonë, nga Frojdi, do të hyjë në psikologji, si një ndër nocionet më karakteristike për jetën, dashurinë, bashkëpunimin, krijimtarinë etj. Në të vërtet ç’është psikologjia? Është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion që do t’i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më tani prej saj. Nëse nisemi nga shpjegim etimologjik i fjalës: “psiko” - shpirt dhe “logos” - shkencë, dituri etj., del se psikologjia është shkencë që studion shpirtin! Mirëpo, pasi fjala shpirt është nocion që ka prioritet religjioz - filozofik, emërtimi shkencorë mbi psikologjinë do të mund të na keq orientonte se psikologjia ka të bëjë me probleme të ndryshme e të llojllojshme metafizike, me të cila shkenca e sotme, de fakto, as nuk merret as nuk i pranon. Psikologjisë moderne, sot nuk i interesojnë çështjet siç janë: “ç’është shpirti?”, “a është shpirti material apo jomaterial?”, “a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?”, pastaj “në çfarë marrëdhënie është ndaj trupit?” etj. Rreth këtyre pyetjeve janë bërë polemika të ashpra, që nga kohët e lashta e deri më sot, nga ana e idealistëve dhe materialistëve. Derisa idealistët mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Platoni), materialistët përkundrazi, mendonin se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati). Definicion të plotë mbi këtë edhe sot e kësaj dite nuk kemi. Sot psikologjia është shkencë universale, kurse zhvillimi i sajë në jetën e njeriut bashkëkohorë është shumë i madh. Edhe pse enden në zhvillim e sipër, asaj ia hapin dyer të gjitha fushat e jetës. Kohëve të fundit ajo ka depërtuar edhe në industri, tregti, armatë, politikë etj. Njëkohësisht, ajo ka kontribuar në zhvillimin më të shpejtë të këtyre lëmive, duke u dhënë atyre kuptim më të thellë, e në masë më të madhe ka kontribuar në humanizimin e tyre Pyetje ne Psikologji 1. Qfarë shkence është psikologjia ? -Psikologjia eshte studim shkencor i sjelljes,pervojes dhe proceseve mentale. 2. Cilat jane pikepamjet e para dhe me te njohura mbi fenomenet e psikologjis ? -Ato te Sokratit,Platoni dhe Aristotelit. 3. Kur,ku edhe nga kush u hap laboratori i pare psikologjik ? -Laboratori i pare psikologjik u hap ne Lajpcig te Gjermanise me 1879 nga psikologu gjerman V.Vunt.Prej kesaj date psikologjia konsiderohet si shkenc e pavarur. 4. Cilat jane drejtimet ose shkollat psikologjike? -Strukturalizmi,geshtalistet,biheviorizmi ku themelues ishte Xhon Uotson dhe psikoanaliza e Sigmund Frojdit. 5. Cilat jane deget e psikologjise ? -Psikologjia fiziologjike,eksperimentale,e zhvillimit,sociale,klinike dhe e keshillimit,shkollore dhe e edukimit,industriale dhe ingjinierike. 6. Cilat jane metodat dhe teknikat e hulumtimit ne psikologji ? -Metoda e te verejturit ose vezhgimit,metoda eksperimentale,testi,pyetesoret,intervista,historia e rastit...etj 7. Qka studion biopsikologjia ? -Studion mardheniet ndermjet organizmit te njeriut dhe jetes psikike te tij. 8. Cili eshte roli i sistemit nervor ? -Sistemi nervor eshte bartes i jetes psikike te njeriut dhe rregullator i gjithmbarshem i saj.Me anen e tij,impulset nervore qe shkaktohen nga ndikimi qe ushtrojne ngacmuesit ne shqisat e njeriut,barten ne qendrat trunore,ku shenderrohen ne perjetime te caktuara psikike siq jane mbresat,ndijimet,perceptimet etj. 9. Sa neurone ka sistemi nervor ? -Sistemi nervor perbehet nga rreth 14 miliarde neuronesh.Neuroni perbehet prej degezimeve te fijeve te shkurtra-dendriteve dhe prej fijeve te gjata-neuritit ose aksones.Ndermjet neuritit dhe dendriteve krijohet nje haperise qe quhet sinapsë. 10. Qfar roli ka neurotransmetuesi ? -Roli i neurotransmetuesit eshte i dyfisht ai kryen rol ngacmues dhe frenues te bartjes se informacioneve. 11. Sistemi nervor qendror dhe sistemi nervor periferik ? -Sistemi nervor qendror perbehet nga truri dhe palca kurrizore,kurse sistemi nervor periferik perbehet nga tubezat e fijeve nervore ku shtrihen jash kafkesh dhe palces kurrizore.Sistemi nervor periferik perbehet nga sistemi somatik dhe sistemi autonom ose vegjetativ.Sistemi somatik eshte baze organike e ndijimeve.Ai ben te mundshme marrjen e informacioneve nga bota e jashtme dhe reagimin e njeriut ndaj ketyre informacioneve. 12. Truri dhe palca kurrizore ? -Truri eshte pjesa kryesore e sistemit nervor.Ai eshte bartes organik i jetes psikike te njeriut.Truri perbehet nga truri i madh,truri i vogel dhe trungu i trurit.Truri i madh perbehet nga pjesa e perparme ku dallohet cipa dhe pjesa e ndermjeme ku jane talamusi dhe hipotalamusi.Talamusi ben lidhjen e qendrave te pjeseve te ndryshme te trurit kurse hipotalamusi luan rol ne jeten ndjenjore te njeriut dhe eshte rregullator i funksionimit te disa gjendrrave me tajim te brendshem.Truri i vogel ben rregullimin e barazpeshimit te trupit dhe koordinimin e disa levizjeve te ndryshme.Palca kurrizore kryen funksionin e bartjes se impulseve nervore. 13. Si ndahet testi ? -Testi ndahet ne test psikologjik dhe pedagogjik.Test psikologjik mat njohurit nga te pavarurit e mesuar ne shkoll,kurse pedagogjike masin njohurit te cilat jan arritur gjat mesimit ne shkoll. 14. Si mund te jet intervista ? -Intervista eshte parashtrim i pyetjeve me goje.Intervista mund te ndahet ne intervist e standardizuar dhe e pastandardizuar. E standardizuar eshte kur hulumtuesi parashtron ato pyetje te cilat i ka caktuar me pare,kurse ajo e pastandardizuar kur hulumtuesi eshte me i lire gjat parashtrimit te pyetjeve dhe mund te parashtroj pyetje edhe nese e sheh se eshte e arsyeshme. 15. Qeshte historia e rastit ? -Me ane te saj mblidhen te dhena per ndonje individ i cili ka veshtiresi ne adaptim,tek i cili edhe shfaqur ndonje problem dhe ti ndihmohet rreth atij problemi.. 16. Intervista ose biseda ? -Intervista eshte parashtrim i pyetjeve me goje.Intervista ndahet ne intervist te standardizuar dhe te pastandardizuar.Intervista eshte e standardizuar ateher kur hulumtuesi i parashtron vetem ato pyetje te cilat i ka caktuar me pare.Kurse e pastandardizuar eshte ateher kur hulumtuesi eshte me i lire ne parashtrimin e pyetjeve. Ai formulon pyetje varesisht nga rrjedha e bisedes nganjehere parashtron pyetje tjeter po qe se e sheh te arsyeshme. 17. Pyetsoret ose kuestionaret ? -Me anen e tyre mblidhen te dhena per subjektet nga te cilat kerkojme qe tu pergjigjen disa pyetjeve.Pyetsoret ndahen ne pyetsor te tipit te hapur dhe te mbyllur. Ne tipin e hapur subjekti e formulon vet pergjigjen,kurse ne tipin e mbyllur ai e zgjedh njeren prej disa pergjigjeve te ofruara. 18. Testi ? -Testi ne gjuhen shqipe do te thot provë.Me anen e tyre shihet a i kane individet ato cilesi dhe ne qfare shkalle.Testi eshte nje varg detyrash te zgjedhura sipas parimeve te caktuara,te cilat mundesojne qe ne menyre objektive te studiohen cilesit e ndryshme personale ose proceset psikike. 19. Dallimi mes karakteristikes primare dhe sekondare te adoleshenca ? - karakteristik primare jane ndryshimet qe ndodhin brenda organizmit ndersa ato jasht organizmit jane karakteristik sekondare. 20. A ka dallime individuale te adoleshenca ? -po ka sepse kemi individ me maturim te mehershem dhe te mevonshem. 21. A kemi dallime gjinore sa i perket adoleshences ? - po sepse femrat hyn 2 vjet me heret se meshkujt ne fazen e pubertetit. 22. Dallime kulturore ? -kemi edhe dallime kulturore ne disa vende puberteti edhe me i vonshem se te ne.Kjo varet nga kushtet klimatike,financiare,ekonomike...etj 23. Pjekuria e hershme ? - eshte nga mosha 24-25 vjeçe.Ne ket faz individi arrin aspektin me te lart te zhvillimit fizik... 24. Pjekuria e mesme ? - 35-46 vjet dhe eshte faza me kritike ku personat ballafaqohen edhe me smundje vdekjeprurese. 25. I posalinduri (periudha neonatale) ? - dy javet e para quhen periudha neonatale.Fizikisht i posalinduri eshte i dobet dhe i varur nga te rriturit.Nuk mund te ngreje koken ose te rrotullohet vete.Te degjuarit te ta eshte i mir dhe ata reagojne ne menyre te ndryshme ndaj ererave dhe shijeve te ndryshme.Ata mund te shikojn mir deri ne nje distanc 30cm.Ai fle 16 ore ne dite. 26. Foshnjeria : nga 2 jave ne 2 vjeç(Periudha sensirimotorike) ? - pas dy javesh i posalinduri merr titullun zyrtat foshnje.Rritja dhe zhvillimi fizik ne ket periudh eshte me e shpejt se ne te gjitha periudhat e tjera.Ne ket periudh foshnja fillon te bej levizje te ndryshme te mbeshteten ne krahet e tyre,kur jane 6muajsh mund te rrotullohen te ulen,kur jane 1 vjeç mund te ecin dhe te kapin me gishtat e tyre objekte te ndryshme dhe te flasin disa fjal e 6 muaj me vone kapaciteti i tyre arrin edhe deri ne 250 fjale,ne moshen 2 vjeçe prekin gjithqka, ecin mire dhe permisohet shume shikimi i tyre. 27. Femijeria e hershme : 2-7 vjeç(Periudha paraoperacionale) ? - ne ket periudh mendimi i femijes eshte egocentrik,ai nuk mund ti shoh gjerat nga pikepamja e te tjereve.Ai nga egocentrizmi nuk mund te dalloj realen nga imagjinarja.Ne ket moshe femija nga 250 fjale arrin ti pervetesoje rreth 14.000 fjale rreth moshes 6 vjeçare duke mesuar mesatarish 9 fjale ne dit.Ne ket moshe shumica e femijeve luajn edhe vetem edhe sikur femije te tjere te jene te pranishem. 28. Femijeria e mesme 7-11vjeç(Periudha operacionale) ? - keto jane vitet e shkolles fillore.Femijet me te vegjel se 7 vjeç kane dy gota te mbushura me uje njejte dhe ata nuk e kan te veshtire ta dallojne se ne gota gjendet e njejta mase e ujit,ndersa nese e qesin ujin prej njeres gote ne nje gote tjeter me te gjate dhe me te ngushte ata mendojne se gota e gjat ka me shume uje edhe nese derdhja e unjit te jet bere para syve te tyre ndersa femijet qe gjenden ne ket faze nuk mashtrohen nga dukja e tille. 29. Adoleshenca ? - adoleshenca shoqerohet me ndryshime te medha fizike te pubertetit ku personi behet i afte per tu bere prind.Adoleshenca mbaron ateher kur personi merr pergjegjsit si prind,pergjegjsit financiare...Ekzistojne tri sfera ne te cilat adoleshentet kane me shume probleme se sa individet e vegjel dhe te rritur :konflikti prinder-femije,ndryshimet e disponimit dhe sjelljet e rrezikshme. 30. Pjekuria e hershme dhe e vonshme ? - Pjekuria eshte koha e marrjes se pergjegjesive te te rriturve ne pune dhe ne marredheniet sociale.Pjekuria nuk eshte fundi i procesit te zhvillimit ndryshimet zhvillimore vazhdojne edhe gjat pjekurise. 31. Maturimi ? - shpreh rritjen sistematike fizike te sistemit nervor dhe strukturave te tjera trupore. 32. Identiteti gjinor dhe rolet gjinore ? - Kur flitet per gjini duhen te dallohen dy aspekte identiteti gjinor dhe roli gjinor.Identiteti gjinor eshte pervoja subjektive e te qenit mashkull ose femer. Roli gjinor eshte shprehja sjellore e jashtme e identitetit tuaj gjinor.Nje person qe ka tipare edhe femerore edhe mashkullore quhet androgjen. 33. Cikli njerezor i reagimit seksual ? perbehet nga kater faza :eksitimi,faza e platese,orgazma,rezolucioni. 34. Emocionet ? - perjetimet personale,te kendshme apo te pakendshme psh kenaqesija,neveritja,frikesimi,brengosja,mburrja etj.Emocionet dhe motivet mund ta drejtojne sjelljen tone por dallimi eshte se emocionet shkaktohen nga jashte kurse motivet nga brenda. 35. Ndryshimet fiziologjike me rastin e emocioneve ? - me rastin e emocioneve paraqiten edhe ndryshimet fiziologjik ne organizem.Me rastin e frikes dhe zemerimit eshte konstatur rritja e adrenalines ne gjak qe sjell rritjen e sheqerit ne gjak.Eshte vertetuar se me rastin e emocioneve te pakendshme lekura behet perçues me i mire i rrymes elektrike qe quhet refleks psikogalvanik. 36. Shprehja e emocioneve ? - emocionet mund ti shprehim me fytyr,me levizjet e trupit dhe me zë.. 37. Klasifikimi i emocioneve ? - ka klasifikime te ndryshme te emocionece.Sipas Pluthchik ai permend tete emocione baze ose paresore :gezimi,pranimi,frika,habia,trishtimi,neveria,zemerimi dhe kunderveprimi.Me kombinimin e tyre formohen emocionet dytsore ose sekondare psh me kombinimin gezim-pranim kemi emocionin e dashuris,me kombinimin zemerim- kunderveprim kemi agresivitetin. Sipas Lazarus kemi tri grupe te emocioneve : emocionet negative(zemerimi,frika,zhelozia,neveria),emocionet e perziera(shpresa,keqardhja),emocionet pozitive(lumturia,mburrja,dashuria). 38. Stresi ?- eshte perjetim i ngjarjeve si rrezikim i mirqenies fizike dhe psikologjike.Kudo qe ka jet ka edhe stres ai eshte i paevitueshem nuk eshte i keq por as edhe i dobishem per shendetin tone.Stresi shkakton semundje te lehta por nganjehere edhe te renda. 39. Pasojat e stresit kronik ? -stresi i pakontrolluar mund te shkaktoj veshtiresi si : diabeti,çrregullimet e tretjes, renia e imunitetit,problemet ne lekure,nderlikimet e shtatzanis etj Nga ngjarja stresuese mund te shkaktohet sulmi ne zemer.Jane konstatuar shum vdekje na sulmet ne zemer pas termetit ne Los Angeles me 1996. 40. Problemet psikologjike ? - nga stresi shkaktohen edhe çrregullime psikologjike.Disa jane si pasoje e djegjes emocionale e disa si rezultat i prishjes se substancave kimike ne tru.Stresi i pakontrolluar ndikon ne kujtesen ton e sidomos ne kujtesat afatshkurter.Stresi veshtireson gjumin,sjell depresionin. 41. Perballimi i stresit ? - stresin mund ta perballojm ne disa menyra si perkrahja emocionale nga te tjeret,meditimi dhe relaksimi. 42. Dallimi mes te mesuarit dhe te nxenit ? - te nxenit eshte ajo qe mesuesi e shkemben,na e spjegon mesimin e ne e absorbojm e marrim nga ta.Kurse te mesuarit eshte kur mesojm ne menyr te pavarur. 43. Dallime gjinore ne aftesi kognitive dhe arritje akademike ? - femrat arrijne rezultate me te larta se meshkujt ne testet e shkathesive gjuhesore,kuptimit te te lexuarit,kujteses verbale dhe hapesinore kurse meshkujt arrin rezultate me te larta se femrat ne testet e arritjeve ne matematik,ne shkenc,shkenca kompjuterike etj. 44. Dallime gjinore ne emocione dhe sjellje sociale ? - femrat jane me te kujdesshme dhe kuptuese,miqesore,besuese dhe te hapura,me te afta te fshehin emocionet e tyre kurse meshkujt jane me garues dhe dominante,ngulmues,te pafrikshem ndaj rreziqeve,me vetbesim te lart,bejne shumicen e llojeve te krimeve. 45. Dallime gjinore ne zgjedhjen e partnerve dhe sjelljen seksuale ? - femrat parapelqejn nje partner me te moshuar,qe ka potencial per te ardhura te larta,nje partner me karakter te mir kurse meshkujt parapelqejn nje partnere me te re,e cila eshte fizikisht atraktive,jane me aftesi te mira ne amviseri,jane xheloze sa i perket seksualitetit. 46. Cili lloj i agresivitetit eshte prezent te femrat ? - te femrat agresiviteti verbal kurse te meshkujt agresiviteti fizik. 47. Afektet - jane emocione te vrullshme dhe intensive,te cilat nuk zgjasin shume. Pasionet - jane shprehi te formuara gjat jetes te cilat percillen gjithmone me emocione intensive. Disponimet - jane gjendje emocionale te kendshme ose te pakendshme te cilat zgjasin relativisht shum por nuk jane intensive. Xhelozia - burimi kryesor i xhelozis eshte mungesa e siguris personale. Hidherimi - paraqitet ateher kur humbim diqka te rendesishmeper ne. 48. Baza biologjike e kontrollimit te emocioneve ? - sistemi nervor autonom qe reagon ne menyr te pavullnetshme me stimulim -hipotalamusi si gjenderr(gjendrra mbiveshkore) me hormonet adrenalinen dhe nenadrenalinen. 49. Dallimi mes motiveve biologjike dhe sociale ? - motivet biologjike jane te lindura ndersa motivet sociale jane te fituara gjat jetes



1. SHKOLLA E LARTË E EDUKIMIT
DEGA: MASTER SHKENCOR NË EDUKIM
VITI: I
LËNDA: MODELE TË MËSIMDHËNIES DETYRË KURSI
2. SKENARI 8: Nxënësit e klasave fillore harxhojnë shumë kohë duke mësuar copa të vogla informacioni specifik si alfabetin, si të gërmëzojnë fjalën shtëpi, shumën e 6 dhe 6, dhe kështu. Për më tepër ata janë në stadin e veprimeve konkrete të zhvillimit kognitiv. Për shkak të këtyre dy arsyeve, është normale që t’i jepet fidbek i shpejtë dhe i menjëhershëm, sa më shpesh të jetë e mundur kur instruktoni nxënës të klasës së parë. Nëse një fëmijë gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike ka rëndësi t’i tërheqësh vëmendjen për gabimin, sa më specifikisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Kur një nxënës jep një përgjigje të saktë, është po aq e rëndësishme të përforcosh përgjigjen në mënyrë që të forcohet. Në një mënyrë të tillë, ju duhet të përpiqeni të jepni fidbek të shpeshtë, të detajuar dhe të menjëhershëm, kur jep mësim në klasat fillore, ose kur shpjegon informacion faktual studentëve më të rritur. ZHVILLIMI Procesi i të nxënit, nis që në fëmijëri, dhe çdo gjë që ndodh në atë moshë, lë gjurmët e veta në gjithë periudhën jetësore të individit. Fëmijët janë një “tabula rasa”, ku ajo që shkruhet në të është shumë e vështirë për t`u fshirë apo për t`u modifikuar, pra fëmijët mësojnë atë që jetojnë. Të nxënët në këtë skenar ndërtohet në mënyrë aktive, pra, paraqitet si një proces i zbulimit aktiv. Roli i mësuesit në këtë skenar nuk është që të ngulitë njohuritë tek nxënësi nëpërmjet përsëritjes së vazhdueshme, ose t’i shtyjë nxënësit që të mësojnë nëpërmjet përdorimit të shpërblimeve apo dhe dënimeve. Roli i tij është që të lehtësojë zbulimin duke dhënë burimet e nevojshme dhe duke i udhëhequr nxënësit ndërkohë që ata përpiqen të marrin njohuri të reja mbi ato ekzistuese dhe të modifikojë njohuritë e vjetra për tu përshtatur me njohuritë e reja. Meqë mënyrat e të nxënit të nxënësve janë aq të ndryshme, sikurse ngjyrat e ylberit, është e domosdoshme që unë si mësuese të njoh se cilin stil preferojnë më shpesh nxënësit dhe ta kenë 2
3. parasysh në procesin e mësimdhënies. Kështu, gjatë studimit të këtij skenari dalin në pah këto modele të mësimdhënies: Zhvillimi Kognitiv Në këtë skenar jemi në fazën konkrete operacionale (e treta) të zhvillimit kognitiv sipas Piazhe-së. Kjo fazë fillon kur nxënësi fillon të përdorë logjikën e duhur. Nxënësi është në gjëndje të klasifikojë objektet, ti rendisë ato sipas cilësive të tyre dhe e ndajnë një problem në disa komponente, në mënyrë për ta zgjidhur atë. Aftësitë kognitive në këtë skenar ndërlidhen me proceset mendore që hynë në funksion gjatë marrjes së informacioneve, interpretimit, depozitimit në kujtesë dhe më pas riprodhimit të tyre. Kjo gjë vihet re në rastin ku nxënësit i duhet të mësojnë alfabetin, pra: nxënësit njihen me shkronjën që do të mësojnë, e interepretojnë atë me shembuj ose dhe duke gërmëzuar fjalë që fillojnë me atë shkronjë. Më pas, informacionin e depozitojnë në kujtesë për ta përdorur në mësimet e tjera. Teoria Bihejvioriste Në këtë skenar kjo teori vihet re në rastin kur nxënësi p.sh. gërmëzon saktë ose gabim. Në rastin e gërmëzimit saktë kemi vlerësim, ndërsa në rastin gabim, nxënësi ndëshkohet. Por në këtë rast, ajo që është më e rëndësishme është që nxënësi duhet stimuluar. Gjatë zbatimit të kësaj teorie në këtë skenar duhet që nxënësit ti ndihmojmë të kalojnë me vullnet dhe sukses situatat që u krijojnë ankth ( p.sh gërmëzimi i fjalëve). Gjithashtu nuk duhet të harrojmë dhe lëvdatat të cilat duhet të jenë të qarta dhe të motivuara. Teoria e përpunimit të informacionit Ashtu si kompjuteri, mendja njerëzore e merr informacionin, kryen mbi të operacione për t’i ndryshuar formën dhe përmbajtjen, e ruan informacionin, e nxjerr kur i nevojitet dhe gjeneron reagimet ndaj tij. Në këtë skenar, aktiviteti i mendjes së nxënësve është në aftësinë që ata kanë për të mbledhur, ruajtur dhe përdorur informacionin. Kjo gjë, vihet re në kohën që i duhet nxënësit për të mbledhur, gërmëzuar apo në mësimin e alfabetit. Rezultati që pritet nga përpunimi i informacionit shprehet nëpërmjet sjelljes si: një shtrembërim fytyre, një përgjigje ose një lëvizje e trupit nga nxënësi në varësi të situatave që krijohen në klasë apo në skenarin e dhënë. 3
4. Bazuar tek skenari këto teori kanë avantazhe dhe disavantazhe të cilat do jenë si mëposhtë: Zhvillimi Kognitiv Avantazhi i kësaj teorie është fakti që nxënësit mund të bëjnë veprime llogjike, mund të kuptojnë ndryshimet si dhe mund të bëjnë ruajtjen dhe klasifikimin e detyrave. Disavantazhi kryesor i kësaj teorie është tek ndarja e fazave të zhvillimit të fëmijëve. Nuk është çdo gjë e ndarë me thikë që kjo fazë fillon dhe mbaron me grupmosha të caktuara. Në fakt, fazat mbivendosin njëra tjetrën sepse mund të kemi zhvillim të vonshëm apo të hershëm të fëmijës. Teoria Bihejvioriste Avantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: − Përqëndrohet tek sjellja dhe sjelljet mund të mbikqyren dhe manipulohen (përforcimi negativ dhe pozitiv). Në këtë skenar kemi përforcim pozitiv në rastin kur nxënësi jep një përgjigje të saktë dhe në këtë rast duhet që nxënësi të stimulohet. Por është dhe rasti kur nxënësi e zgjidh problemin gabim, dhe kemi të bëjmë me përforcim negativ. Si përforcimi pozitiv ashtu edhe ai negativ, bëjnë që sjellja të përsëritet. Ndërsa, ndryshimi është se përforcimi pozitiv është efektiv sepse pas kryerjes së një sjelljeje jepet diçka pozitive, ndërsa përforcimi negativ është efektiv për arsye se hiqet një diçka e pakëndshme. − Përshtatet me mjedisin. Mjedisi ose klasa ku zhvillohet mësimi ndikon në personalitetin dhe sjelljen e nxënësit. Sepse është pikërisht ky mjedis që shkakton sjelljet e nxënësve. Disa sjellje që ndikohen nga mjedisi bëhen pak a shumë të mundshme dhe të parashikueshme. − Sjellja matet. Matjet ndihmojnë në grumbullimin dhe analizimin në mënyrë efektive të dhënave mbi sjelljen që shfaqin nxënësit në klasë apo mjedisin ku ata janë. Matjet që mund të përdorim në këtë skenar p.sh janë provimet apo minitestet për të parë se sa e kanë përpunuar informacionin nxënësit. Pra, ajo çfarë matet është sasia e të nxënit duke përdorur metoda që matin sjelljen. 4
5. Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: − Janë teori shumë mekanike. E konsiderojnë nxënësin si diçka të ngjashme me makinën apo kompjuterin, e zhveshin atë nga cilësi të tilla si: nga aftësia për të menduar, nga aftësia për të imagjinuar dhe nga aftësia për të kontrolluar sjelljen. − Nuk i kushtojnë rëndësi proceseve mendore. I kushtojnë shumë pak rëndësi proceseve mendore dhe mendojnë se duhet përqëndruar vëmendja më shumë në sjelljen aktuale sesa në proceset mendore. Teoritë bihevioriste nuk marrin parasysh individin, kapacitet e kreativitet, nevojat e fëmijës, motivacionin. Individi nuk mund të kontrollohet por duhen marrë parasysh nevojat dhe mundësitë e fëmijës, gjegjësisht nxënësit. Teoria e përpunimit të informacionit Avantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: − Roli aktiv i nxënësit në zgjidhjen e problemit. Ky rol duket në: formulimin e problemit, transformimin e tij në trajta që lehtësojnë zgjidhjen, përpilimin e një strategjie për zgjidhjen e tij dhe përdorimin e informacionit ose të feedback-ut gjatë kalimit stad pas stadi drejt zgjidhjes. − Thekson rolin e provës dhe të gabimit. Kjo lloj zgjidhjeje problemi përdoret shpesh kur nxënësit nuk kanë informacion tjetër ku të bazohen (teksti mësimor). Atëherë ata provojnë çdo lloj gjëje që i del përpara, derisa rastësisht të gjejnë zgjidhjen. Dhe në skenar kjo gjë vihet re gjatë procesit të feedback-ut ku nxënësi e gjen zgjidhjen saktë ose gabim, por duke bërë prova ai e ndreq gabimin. - Aftësia për të memorizuar problemat. 5
6. Nxënësi ka aftësi për të memorizuar çdo problem që i jepet, dhe këtë e ruan në kujtesën afatgjatë. Njohja e informacionit do bëhet pikërisht nga kujtesa aty ku informacioni është ruajtur. Nxënësit e memorizojnë informacionit më shpejt se të rriturit. Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: - Kapacitet i kufizuar Në ndryshim nga i rrituri, nxënësi nuk mund të mbajë mend shumë informacion. Por, me kalimin e viteve, ai është në gjendje të mbajë mend më shumë informacion. Gjithashtu nuk përcaktohet sa gjatë nxënësi e ruan këtë informacion në mendje përpara se ta humbë atë. Si dhe nuk përcaktohet sa shpejt nxënësi e përpunon informacionin. Kjo gjë vihet re dhe në skenar, në rastin kur nxënësi gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike. Pra, informacioni nuk është përpunuar siç duhet nga nxënësi përndryshe do të kishim përgjigje të saktë. Si përfundim mund të them që për teoritë e lartpërmendura mund të shtoj se këto teori kanë diçka të vlefshme dhe asnjëra nuk është e gabueshme. Ajo që dua të them është se duhet të dihet se cila teori ku duhet zbatuar, si duhet zbatuar dhe sa duhet zbatuar. Gjithashtu duhet të dihet nëse keto teori janë të përshtatshme për tu zbatuar në situata të caktuara, siç ishte dhe situata e paraqitur në skenar. Teoria që mund të jetë më e përshtatshme është ajo e përpunimit të informacionit, ku duhet të sigurohemi që nxënësi e ka mendjen në mësim. Ti ndihmojmë ata të vendosin lidhje midis informacionit të ri dhe atij ekzistues. Gjithashtu duhet që informacionin ta përsërisim në mënyrë që të eliminojmë mësimin përmëndësh nga ana e nxënësve. 6
7. Nxënësi ka aftësi për të memorizuar çdo problem që i jepet, dhe këtë e ruan në kujtesën afatgjatë. Njohja e informacionit do bëhet pikërisht nga kujtesa aty ku informacioni është ruajtur. Nxënësit e memorizojnë informacionit më shpejt se të rriturit. Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: - Kapacitet i kufizuar Në ndryshim nga i rrituri, nxënësi nuk mund të mbajë mend shumë informacion. Por, me kalimin e viteve, ai është në gjendje të mbajë mend më shumë informacion. Gjithashtu nuk përcaktohet sa gjatë nxënësi e ruan këtë informacion në mendje përpara se ta humbë atë. Si dhe nuk përcaktohet sa shpejt nxënësi e përpunon informacionin. Kjo gjë vihet re dhe në skenar, në rastin kur nxënësi gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike. Pra, informacioni nuk është përpunuar siç duhet nga nxënësi përndryshe do të kishim përgjigje të saktë. Si përfundim mund të them që për teoritë e lartpërmendura mund të shtoj se këto teori kanë diçka të vlefshme dhe asnjëra nuk është e gabueshme. Ajo që dua të them është se duhet të dihet se cila teori ku duhet zbatuar, si duhet zbatuar dhe sa duhet zbatuar. Gjithashtu duhet të dihet nëse keto teori janë të përshtatshme për tu zbatuar në situata të caktuara, siç ishte dhe situata e paraqitur në skenar. Teoria që mund të jetë më e përshtatshme është ajo e përpunimit të informacionit, ku duhet të sigurohemi që nxënësi e ka mendjen në mësim. Ti ndihmojmë ata të vendosin lidhje midis informacionit të ri dhe atij ekzistues. Gjithashtu duhet që informacionin ta përsërisim në mënyrë që të eliminojmë mësimin përmëndësh nga ana e nxënësve. 6

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels