IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Në bojë të penës një mal me dhimbje më ra
nëpër dallgët e jetës të mbushura me lot
Kur fati pa mëshirë si prepotent më tha
Që oqeanin e dhimbjes ta përshkoja me not

Kur valët në shpirt rrebelohen si cunam
Kur kristalina e syrit me lahet me lot
Kur zemëra në gjoks mëdjeg si vullkan
Që të matesh me fatin qënka gjë e kotë

Nëpër rrëza malesh ku bien vetëm gurë
Në shkretëtira zjarresh ku nuk çelin dot trëndafilat
Në tufane psherëtimash qe nuk u sosën kurrë
Në përqafime hipokritësh ku të rrethojnë mëlqinjat

O Zot më jep dhimbje po më bëj të fortë
O Zot më bëj dritë që rrugën ta shikoj
O Zot më jep shpresë kur notoj në lotë
O Zot më jep mëndjen të di ku të shkoj

O Zot që më linde dhe më bëre njeri
Në pafundesinë e lindjeve jam numur si krijesë
Fatin që më dhe si valle mund që ta di
Më bëj të eci mbi këmbët e mia gjer sa të vdesë

O Zot më jep dhimbje nëse dikë lehtëson
Dhe psherëtimat e dhimbjes përgjithmonë ja heq
Se malin e dhimbjes vetëm një rreze e lumturon
Vetëm mos më ler që të bëhem i keq

Nuk dua që lule të shkel kur të shkoj
Nuk i dua rrugët me sixhade shtruar
Që kur qefini i bardhë ftohtësinë të më mbulojë
Të kem se çfarë të fjeturve për tu treguar

Nuk do të kem se çfarë të gjallëve tju lë pas
Se petalet e luleve rrojnë vetëm pak ditë
Nëse do të mposht në jetë stuhi dhe tallaz
Do të më shikojnë në sy edhe kur të mos i hap më sytë

Related Posts:

  • NJERËZIT E EGËRNjerëzit e egër s’ishin aq të egër, sa modernët e sotëm. Bukuroshet epshndjellëse, pas shfrimit, nuk i vrisnin. Rivalit egërshan, nuk ia hiqnin nga trupi kokën dhe nuk përdhunonin vogëlushët e egër të fisit. Nuk u vi… Read More
  • MISTERET E NATËSNatë e thellë,shumë frikë kam, një dritë shikoj,era fryn muzikën dëgjoj, ajo muzikë,të bën për vete, një mister ,as vetë se kuptoj, ç'far do jetë ,janë ëngjëjt,apo djalli vetë, Ajo muzikë e ëmbël,janë si kambana, rrënqeth t… Read More
  • E TËRA JE SOMNABUL Nje erë fortë që fryn Shëron plagët në veshin tënd Zonjushë e kaltër Gishtat e mi Dhjetë gjarpërinj të urtë Zvarriten të etur Rreth barkut tënd prej bore Të pinë uj mishi nën kërthizë Ti fillon të ndëgjosh më mirë Në këto ç… Read More
  • NeC'do ''Person" hyn ne jeten tone per nje "Arsye" "Dikush"...per pak... "Ore"... dikush per "Pak kohe" te tjere "Pergjithmone". "Gjithsecili" prej tyre merr "Dicka tonen" dhe na "Dhuron dicka". Dhe keshtu "Mesoj… Read More
  • UDHËTIMI ME TË VERBRINMirdita i them, ktheu kokën,sa dëgjoi, ai shikim, i çuditshëm, shumë ,më lëndoi, Po flisja ,me veten, pse shikoi, me habi, ai njeri i verbër ,njeri pa njeri, Shikimi i tij , shikim ,me boshllëk, jeton në errësirë, dhe drit… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels