IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Nje variatet faktoresh percaktojne nje aftesi individuale te te nxenit dhe shpejtesise se te nxenit. Kater faktoret me te rendesishem jane mosha individuale, motivimi, eksperieca paraprake dhe intelligjenca. Vec kesaj, zhvillimi i caktuar dhe crregulimet ne te nxene mund te dobesojne aftesite e personit me te nxenet.


Mosha
Kafshet dhe njerezit e te gjitha moshave jane te afta prej tipe me te perbashketa te te nxenit – formal, kushtezimi klasik dhe kushtezimi operant. Me rritjen e femijeve ata behen me te zotet te nxene me shume  dhe me te marrin informacionin ne menyra me te sofistikuara.
Psikologu zviceran Jean Piaget (Zhan Piazhe. psikolog zhvillimi) mbron idene qe rritja e femijes shkon nëpërmjet kater stadeve te ndryshme te zhvillimit konjitiv.
Ne stadin sensoromotor, (prej lindjes deri ne 2 vjec) foshnjat e perdorin ndjeshmerine tyre te nxene rreth trupit te tyre dhe objekteve ne ambjentin qe i rrethon.
Ne stadin paraoperacional ( rreth moshes 2 – 7 vjec) femijet mund te mendojne per objektet per gjera qe nuk jane prezente, por duhet thene qe te menduarit e tyre eshte primitiv dhe egocentrik dhe kane veshtiresi ne te parin e botes prej pikpamjeve te te tjereve.
Ne stadin konkret operacional ( 7 – 11 vjec) femijet mesojne rregullat e pergjithshme rreth botes fzike, si fakti qe sasia e ujit mbetet e njejte ne se ajo derdhet ne ene me forma te ndryshme.
Perfundimisht ne stadin operacional (mbi 11 vjec) femija behet i afte te mendojne ne menyre logjike dhe abstrakte.
Te rriturit vazhdojne te nxene njohurite dhe aftesite e tyre gjate gjithe jetes se tyre. Psh. Shumica e te rriturve mund te nxene ne menyre te sukseshme nje gjuhe te huaj, megjithese femijet zakonisht mund  te fitojne rrjedhshmerine me me lehtesi. Ne se te rriturit e vjeter  jane te shendetshem, aftesia e tyre e te nxeneit zakonisht nuk dobesohet nga mosha. Semundjet qe lidhen me moshen e cilat involvojne perkeqesim te funksionimit mental   sic e shte semundja e Alzheimerit  mund te demtoje rende aftesine e te nxenit te nje personi.

Motivimi.
Te nxënit eshte zakonisht me eficent dhe me i shpejte kur te nxenet eshte i motivuar dhe i vemendshem. Studimet e sjelljes tek kafshet dhe tek njerezit kane treguar se nje menyre efektive e ruajtjes se motivimit te te nxenit eshte dhenia e  perfocimit te menjehershem dhe te forte per reagimet korrekte. Megjithate, kerkime te tjera kane provuar se nivele shume te larta jane jo ideale. Psikologet besojne nje nivel te mesem te motivimit eshte me i miri per te nxenet e detyrave. Ne se niveli i motivacioneve eshte i ulet, ai ose ajo mund te dorezohen shpejt. Ekstremi tjeter, nje nivel shume i larte i motivimit mund te shkaktoje te tille stres dhe shkaterrim sa qe te nxenet nuk mund te fokusohet tek detyra.
Experienca paraprake
Se sa mire nje person e nxe nje detyre te re, varet fuqishem nga eksperiencat e meparshme me detyra te ngjashme.  Pikerisht nje reagim mund te transferohet prej nje stimuli ne nje tjeter permes procesit te pergjithesimit, njerezit mund te mesojne sjellje te reja me shpejt ne se sjelljet jane te ngjashme me to ata mund te performojne tashme. Ky fenomen eshte quajtur trasferimi pozitiv. Dikush qe ka nxene te drejtoje nje makine, psh, do te jete i afte te ngase makina te tjera edhe pse ndjesia dhe perdorimi i makines do te ishte i ndryshem. Ne rstin e transferimit negativl eksperienca paraprake e nje personi mund te interferoje me te nxene dicka te re.   Per shembul, pas memorizimit nje  liste shtitjesh eshte me e veshtire te memorizohet nje liste shitjesh te ndryshme 

Inteligjenca

Psikologet dine se njerezit ndryshojne individualisht ne nivelet e tyre te inteligjences dhe keshtu ne aftesite e tyre te te nxenit dhe te te kuptuarit. Shkencetaret kane rene dakort ne debatet  zjarrta rreth percaktimit dhe natyres se inteligjences. Nje person mund te nxere aftesite lehtesisht ne disa kategori por veshtiresi ne te nxenet e tjera.

Te  nxenet dhe çrregullimet ne zhvillim

Nje varietet crregullimesh mund te ndikojne ne aftesite e nje personi per te nxene nje sjellje apo aftesi te re. Te nxenet dhe çrregullimet ne zhvillim zakonisht se pari shfaqen ne femijeri dhe shpesh  vazhdojne dhe ne moshen madhore. Femijet me ADHD (Attention-Deficit Hyperactivity Disorder) çregullime të vëmendjes e kanë të vështire te përqendrohen ne kohe te mjaftueshme tek detyrat specifike. Femijet me autizem ne menyre tipike kane veshtiresi ne te folur, ne te kuptuarin e gjuhes, dhe bashkeveprimin me te tjeret. Njerezit me zhvillim te ngadalshem mendor, karakterizohen kryesisht nga intelegjence shume e ulet, mund te kete andralla me kontrollimin e detyrave baze jetesore dhe aftesite akademike. Femijet me crregullime ne te nxene apo ne zhvillim shpesh marrin arsim special sipas nevojave dhe aftesive individuale.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels