"Hamleti" Subjekt, koment dhe analize (Shekspir)
Tragjedi Shekspiriane
Subjekti : Fantazma a mbretit te vrare te Danimakres shfaqet ne Elsinore, dhe shihet fillimisht nga Horatio dhe nje sherbetor.Horatio I thote birit te mbretit te vdekur, Hamleitit, I cili vendos te takoje fantazmen.Nga ajo , ai kupton se I ati eshte vrare nga xhaxhai I tij, Klaudius me helm ne vesh.Xhaxhai I tij I kishte zene fronin dhe kishte marre nenen Gertrude per grua. Hamleti tronditet dhe per te zbuluar te verteten, nis te shtiret si I cmendur.Ofelia, e dashura e tij bashkepunon me te atin, Polonin dhe mbreterit per te zbuluar te verteten e Hamletit.Duket sikur
Hamlet eshte vertete I
marre, dhe ai bashkohet me trupen e teatrit per te vene ne skene nje tragjedi ku perhskruhet menyra si Klaudi vrau mbretin.Klaudi nuk e perballoi sot dhe u largua nga shfaqja, duke e siguruar keshtu Hamletin per fajsine e tij. Ndersa hyri ne dhomen e nenes, ai vret Polonin I cili ishte fshehur ne dollap.Pas kesaj Ofelia cmendet, dhe Laerti vellai I saj kthehet nga Franca.Klaudi shtyn Laertin kunder Hamletit, dhe vendos qe gjate nje dyluftimi rutine, te helmoje shpaten e Laertit, nderkohe qe Hamleti ishte debuar per ne Anlgi, por u kthye prape prej sulmeve pirate.Ai u kthye gjate funeralit te Ofelise e cila vdiq e mbytur ne lume. Me pas, Klaudi e merr ne gosti ku kishte vere te helmuar, per Hamletin.Gertruda e pi gabimisht dhe vdes, Laerti plagos Hamletin me shpaten e helmuar, dhe me pas veten.Hamleti detyron Klaudin te pije veren e helmuar dhe vdesin te gjithe.Kur vijne norvegjezet per t dhene lajme te luftes, I gjejne te gjithe te vdekur.Ka mbijetuar Horatio miku I Hamletit I cili tregon historine e Hamletit. Personazhet : Hamleti : karakter kompleks.Intelektual, akademik, I sjellshem. I lekundur, misterioz, I pasigurte , enigmatic , I rrembyer, melankolik.Ai ka dy karakteristika : gjakftohtesine ne kohe rreziku dhe shpejtesine rrufe ne veprim.Tragjizmi I tij qendron ne faktin qe planet e medha shpirterore te tij , perballe fatalitetit te vdekjes humbasin kutimin e tyre.Dilemat e tij jane te shumta por permendim ate qe c’ka eshte jeta ? detyre apo e drejte e njeriut?A duhet vendosur puna dhe misioni para dashurise? - fati ironic. Hamleti eshte nje hero I vetmuar ku kompromisi me kriminelin dhe hiprokizia e jetes nuk I lene vend per te jetuar sic ai do.Hamleti nuk deshiron te vrase mbretin per ti marre fronin, por ai ka ideale humaniste.Ai brengoset per lumturine e pergjithshme dhe do ta ndreqe ate “ kjo bote u shtur” .. Klaudi : personazhi antagonist, tiran, egoist, I lig, burracak. Fjalet e tij hipnotizojne por dhe helmojne veshet, njelloj si krimi I tij. Gertruda : sharmante, karakter I pasur por shpesh keto duken si cilesite e saj te vetme, pasi nuk ka mendime te kthejjta ne situate kritike. Fabula : Melankolia e Hamletit, hakmarrja per vdekjen e mbretit Hamlet,kurthe dhe dredhi. Nenfabula : Dashuria e Ofelise dhe Hamletit, Laerti ne France, cmenduria e Ofelise. Temat : Hakmarrja, cmenduria, lakmia, udheheqesi ideal, spiunimi dhe fuqia e artit jane vetem disa prej temave qe trajtohen ne kete tragjedi kaq te gjere.Tema te tjera jane : Pamundesia e te qenurit I sigurte. – vete tragjedia me shume na shtron pyetje sesa na jap ergjigje.Pyetjet shtrohen qe ne rrafshin fantazmagorik dhe abstract “ A duhet besuar fantazma, apo eshte nje krijim I se keqes? “ , ne rrafshin tokesor “ Si mund te veprojme kur kemi te bejme me nje krim pa deshmitare? “ , ate psiklogjik “ Si mund te kuptojme shpirtin e nje njeriu dhe te vertetat e tij vetem duke pare reagimet apo gjestet? “ etj. Kompleksiteti I aksioneve - Hamleti mendon shume per veprimet e tij, jo vetem persa I perket siguire, por dhe gjendjed emocionale, shpirterore etj.Ndryshe nga ai persnazhet e tjere veprojne pa u menduar gjate, por mesa duket , veprimet e pamenduara mire cojne ne demin e vete personazhit.Kujtojme ketu Klaudin me helmin dhe Laertin ne dyluftim. Misteri I vdekjes : Hamleti obsesionohet me vdekjes.Ai e shef ate edhe ne aspektin shpirteror ( fantazma e tea tit), edhe fizik (kafka e Jericos).Ai gjithashtu e sheh vdekjen si nje mundesi per te shpetuar nga jeta torturuese dhe dilemat e tij, por misteri pertej vdekjes eshte ai cka e mban njeriun ende ne jete. Shteti si nje trup I semure : mund te themi keshtu, sepse mesa duket,mireqenia e Danimarkes varet nga familja mbreterore.Para se te vinte Klaudi, Danimarka nen nje qeverisje te mire ishte e qete, ndersa tashme ajo eshte kthyer ne nje trup te infektuar nga korruptimi I Klaudit dhe Gertrudes.Ne fund kemi tone optimiste per fatin e Danimarkes.
Mesazhet : Ide te thella humaniste, ngrihet kulti I njeriut me virtyte qe ngadhejen ne luften kunder se keqejes dhe bjerrjes qe jane rrenjet e nje shoqerie ne mjerim. Thirrja qe I ben Hamletit nenes se tij eshte universal ne dhimbjen qe percon; aty ku ka shprese virtyti mund te lulezoje dhe njeriu mund te gjeje fuqine Brenda vetes qe te permiresoje jeten e tij dhe cilesite e tij te brendshme “ Jeto me gjysmen me te paster”
Motivet :
1.Incesti (Klaudio- Gertrude, Laerti – Ofelia, Hamlet- Gertrude)
2.Urrejtje ndaj femres (Lidhja mes seksualitetit femeror dhe bjerrjes )
3.Veshet dhe degjimi ( fjalet perdoren si per te komunikuar,ashtu dhe per te shtremberuar realitetin) Simbolet : Kafka e Jericos. Procesi fizik I vdekjes dhe dekompozimit e habit Hamletin.Ai kujton se Jeriko ishte gaztori I babait te tij, dhe tani ishte ngrene nga krimbat dhe I kishte mbetur vec kafka.Ky fat do t’I perfhije te tere, madje dhe vete mbretin.Mbreti do te jete dhe vete nje dite ushqim per krimbat qe do te perdoren per te peshkuar, e peshqiit ushqim per njerezit.Ne kete menyre, Shekspiri jep ne menyre artistike rrjedhen e jetes per te gjithe njerezit njesoj) Kjo tragjedi eshte shkruar me varg te bardhe.Shekspiri perdor pesekembeshin jambik per te krijuar ndjesite tingelluese sepse ky varg ka aftesine e krijimit ten je ritmi qe rrit ndjesite emocionale
.Ky varg dallohet nga perdorimi I nje zakonereje te patheksuar dhe nje zanoreje te theksuar prapa saj. Gjetjet artistike : 1.Tensioni I trefishte – vrasja e mbretit, cnderimi I nenes, krimi ndaj babait 2.Fantazma – ne mungese te deshmitareve te gjalle krijon piken e lidhjes 3.Drama Brenda drames 4.Marrezia e shtirur. Ligjerimet poetike : 1. lirika e dashurise Hamlet- Ofeli 2.poezia elegjiake – cmenduria e ofelise 3.Komike- komedianet dhe gazmoret 4.misteri – fantazma 5. monologue shperthyes 6. poezia e larte tragjike.
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...