IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://esseshkolle.blogspot.com/
http://esseshkolle.blogspot.com/
MBETURINAT URBANE DHE RICIKLIMI I TYRE CFARE KUPTOJME ME ME TERMIN “RICIKLIM”? 

 Riciklimi eshte perkufizuar si nje proces ku mbetjet perpunohen ne produkte, materiale ose substanca qofte per qellimin paresor ose tjeter. Kjo perfshin riperpunimin e materialeve organike por nuk perfshin prodhimin e energjise,ose riperpunimin ne material qe do te perdoren si lende djegese. Per ta bere sa me te thjeshte kete proces dhe riperfitimin e materialeve te riciklueshme,eshte vene ne funksion grumbullimi i diferencuar: leter,qelq,plastike apo mbetjet e njoma (qe jane mbetjet ushqimore). Gjithmonë do të ketë mbeturina, pasi është pjesë e prodhimit. Por këto nuk duhet të jenë të tepruara, toksike apo jo të riciklueshme. Nëse duam mbrojmë ose të paktën të shqetësohemi për mjedisin ku jetojmë, duhet të bëhen përpjekje në drejtim të parandalimit të mbeturinave në burim. Në rast se kjo nuk realizohet, atëherë duhet të insistohet në përdorimin e materialeve që mund të riciklohen. Riciklimi i mbeturinave urbane është një ndër metodat më efektive për të mbrojtur mjedisin aq të kërcënuar në dekadat e fundit dhe.për të kursyer energji aq të vlefshme në ditët e sotme. Riciklimi ka efekt pozitiv në ekonomi, duke krijuar vende të reja të punës dhe fitime (me shitjen e materialit të ricikluar). Megjithatë, riciklimi ka edhe çmimin e vet mjedisor:Shpenzon energji dhe liron ndotës (siç bën çdo aktivitet njerëzor). Aty ku njerezit jetojne dhe punojne gjithmone tepron dicka. Cdo zhvillim ekonomik sjell komoditet. Te gjithe ndihemi mire kur kemi ne dore mallra qe nuk i kemi njohur me pare. Por, sa me shume mallra konsumojme, aq me teper mbeturina flakim. Per te gjitha mbeturinat jane bere nje shqetesim i dites dhe nje problem mjaft i veshtire per t'u zgjidhur, per vete faktin se njerezit sillen ne menyre jo te drejte me mjedisin. Ekspertet pohojne faktin se ka nevoje qe popullsia te informohet dhe te sensibilizohet, ne menyre qe mbeturinat te perdoren serish permes metodave ricikluese. Prandaj, ekspertet rekomandojne qe ato nuk duhen lene thjesht ne natyre, por te menjanohen ne menyre te organizuar dhe sidomos te riperdoren nepermjet proceseve te riciklimit.
NË SHQIPËRI PËRSE NUK ZBATOHET POLITIKA RICIKLUESE? BARRIERAT QE PENGOJNE RICIKLIMIN JANE:
1.Cmimi i larte i energjise dhe transportit.
2.Fuqia e dobet ekonomike e grumbulluese.
3.Individet dhe kompanite.
4.Mungesa e informacionit ne nivel publik,administrativ dhe zyrtar,apo mungesa e kulturës se sa përftim mund të ketë një shoqëri,një biznes, një shtet nga politikat ricikluese.
5.Mungesa ne stimulin dhe promovimin e riperdorimit,perpunimit dhe riciklimit.
6.Mungesa e eksperiences nga vete biznesi. Megjithëse për çdo qeveri problemi i menaxhimit të mbeturinave urbane, mbetet një”minë me sahat”, pasi problemi asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje, qytetarët përsëri vazhdojnë të akumulojnë mbetje urbane disa herë më shumë se sa mund të përballojmë,pa u shqetësuar për përfundimin.Nese marim ne analize kushtet ekonomike te Shqiperise,do mund te mernim ne trajtim nje rast analog psh:rasti I Spanjes,e cila arriti te dilte nga nje gjendje krize ekonomike te ngjashme me ate te Shqiperise duke shfytezuar kursimin e madh qe te lejon riciklimi I mbetjeve.Ne na mungon ajo fryme edukuese qe ekziston ne Spanje sepse fale edukimit te njerezve qe te hidhnin mbetjet leter ne kosh me vec dhe ato mbetje qelqurina ne kosh tjeter,kompanite e riciklimit kursenin miliona dollare ne punen e tyre. Ne fakt ne Legjislacionin tone mjedisor eshte perfolur per nje pike te perfshire te Strategjine Kombetare te Mbetjeve qe parashikon sistemin e grumbullimit te mbetjeve ne 3 kosha.
PROJEKTI 90 MIJE EURO PER PLEHRAT E LEZHES(QYTETI I PARE QE APLIKOI NDARJEN E MBETURINAVE NE KATEGORI TE NDRYSHME QE NGA VITI 2008)
Rasti me konkretizues ne ditet e sotme qe vlen per tu marr shembull eshte rasti I Gjermanise.Ne Berlin,ne cdo qoshe te rruges ndodhen tri vazo te medha metalike ku shkruhen fjalet:
1)QELQ-e para e bardhe,e dyta jeshile,e treta bojekafe.ketu lejohen te hidhen shishe sipas ngjyrave perkatese.Prane ketyre jane 2 kazane tek te cilet shkruhet:
2)PLASTIKhttp://esseshkolle.blogspot.com/
3)PAPIER(per ambalazhe prej plastmasi dhe letre).Per cdo shtepi,shteti ka shperndare falas ene ku mblidhen vec e vec qelqet,materialet plastike dhe letrat.Secili I vendos mbeturinat ne enen e caktuar,cdo gje riciklohet. Tjeter shembull interesant eshte:Qendra për ripërdorim në Vilvoorde afër Brukselit e cila mbledh falas nga qytetarët një gamë të gjerë të produkteve të hedhura dhe punon që të zgjas jetën atyre produkteve duke i riparuar dhe rishitur ato. Aty mund të gjeni çdo gjë, nga librat e përdorur, rroba, vepra arti deri të orenditë elektroshtëpiake dhe mobilje. Në të njëjtën kohë, këto qendra punësojnë persona me mundësi të kufizuara në tregun e punës (emigrantë, personat me arsim të ulët, personat me të dhënat krimi, etj), në këtë mënyrë u ofrojnë atyre trajnime dhe duke bërë të mundur riintegrimin e tyre në tregun e punës .Raste pak a shume te peraferta kemi dhe ne Shqiperi,si pika te caktuara grumbullimi te objekteve te perdorura kundrejt nje pagese te vogel ndaj individeve qe i sjellin keto.Nje shembull shume i njohur eshte Shtepia e ofertave ne Tirane,apo dhjetera dyqane qe bejne rimbushjen e tonerave te printerit, duke kursyer keshtu para dhe demtim te mjedisit.
PSE TE MOS NDJEKIM DHE NE,STRATEGJI TE TILLA ZHVILLIMI?
Teknologjia për të ricikluar mund të quhet e kushtueshme, por në të vërtëtë është shumë e lirë, krahasuar me koston mjedisore dhe koston për të prodhuar një produkt të ri duke filluar që nga lënda e pare.Ne Shqiperi 60% e mbetjeve mund te riciklohen por ende metoda e riciklimit të mbeturinave të produkteve specifike si qelq, metal, alumin etj është në fazën e zhvillimit.Fabrikat e riciklimit perpunojne rreth 30% te mbeturinave te vendit dhe 70% te importit. Disa nga problemet eshte se prodhuesit kerkojne te perpunojne vetem mbeturinat e vendit sepse: Ka kosto me te ulet Nuk paguhet transporti,dogana dhe tatimi mbi vleren e shtuar(TVSH) Shqiperia ka kapacitet per te perpunuar 800 mije ton ne vit mbeturina inorganike.Nderkohe ne vend qe te perpunohen ne fabrika te posacme,shihet se e vetmja menyre e standartizuar eshte djegia ne natyre.Ky proces eshte i ndaluar me ligj.Ketu konsiston nje anashkalim i drejteperdrejte i rregullave shteterore.Riciklimi i mbetjeve mbetet sporadik dhe shpesh perdoret grumbullimi i plehrave ne periferi te qyteteve, nga ku komuniteti rom dhe te varfrit perfshihen ne perzgjedhjen e atyre pak materialeve qe shkojne per riciklim, ne me te shumten e rasteve kanace dhe objekte metali.Sipas statistikave perllogaritet nje shifer prej 92% e komunitetit rom qe figuron I papune dhe qe merret me mbledhjen e mbeturinave.Jane rregjistruar rreth 12.000 individe qe merren me mbledhjen e metaleve por jane te patrajnuar madje nuk kane as kontrate zyrtare me bleresit e ketyre mbetjeve.
KOMPANITE RICIKLOJNE KETO RRYMA MBETJESH:
Lloji I ricikluesit Nr.i kompanive Leter* 3 Plastike** 10 Tekstile 1 Alumin 4 Celik 15 metal skrap 21 dru 1 goma te perdorura 1 vajra te mbetura** 1 *Njera nga kompanite ricikluese operon aktualisht ne Tirane. Quhet “Hermes-Apollon”.Eshte nje nga subjektet e pakta juridike qe eshte licensuar nga Ministria e Mjedisit.Eshte themeluar ne vitin 2000.Kjo kompani grumbullon 1.5 ton leter dhe 3-4 ton kartona ne dite duke prodhuar dhe hedhur ne treg leter higjenike,kartopeceta dhe leter kuzhine. ** Mbeturinat plastike duan mijëra vjet të dekompozohen, ndërsa djegia e tyre sjell sëmundje kancerogjene brenda pak vitesh. Kështu shprehen ambientalistët për problemin e mbetjeve plastike, të cilët rekomandojnë se zgjidhje më e mirë është riciklimi i tyre. Ky fenomen vihet re sidomos në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi dhe Fieri. Riciklimi i plastikës duket ka dobi kryesisht në vende si Shqipëria: a)ku paguhet pak krahu i punës dhe nuk ka taksa mjedisi, b)ku mund të helmohet pa pengesë,ajri dhe toka(Djegia e mbetjeve plastike çliron në ambient,gazra helmuese, të cilat sjellin sëmundje të rënda) ***Ka vetem nje kompani private ne Durres qe merret me mbledhjen e vajrave te mbetura me qellim riciklimi.
NDARJET E MBETURINAVE SIPAS PERBERJES.
Mbeturinat urbane kryesore përfshijnë këta përbërës: qelqin, letrën, plastikën, gomën, metalet me natyrë hekuri ose jo,kartonët, pajisjet elektrike,teknikën e bardhë,mbeturinat organike etj Qelqi - Si burim i mbeturinave shtëpiake ai mund të vijë nga xhamat, por kryesisht nga kavanozët,shishet për një përdorim apo të ripërdorshme të pijeve etj. Kjo lendë e parë ricikluese mund të riciklohet dhe të ripërdoret qindra herë. Letra - Letra vjen nga paketimet, gazetat, letrat për zyrë, posta etj. Gazeta tradicionalisht riciklohet dhe bëhet karton apo prape gazetë. Letra për zyrë riciklohet dhe kthehen në letër higjenike.Mbeturinat e letrës mund të riciklohen dhe të shndërrohen në letër të re, por gjithashtu mund të shndërrohen në material izolues të zërit. Metalet - Prodhimet nga hekuri, çeliku të cilat shkrihen dhe ripërdoren në industrinë e rëndë. Shishet “PET-it” (qe perdoren per ambalazhim lengjesh ushqimore) mund të riciklohen dhe të shndërrohen në topa tenisi apo qilima. Gomat e përdorura- mund të riciklohen dhe shndërrohen në material për qilima dhe të përdoret në asfalt. Mbeturinat organike- mund të kompostohen dhe përdoren si pleh natyral për kopshte. Prodhimet e aluminit si: kanaçet e pijeve etj-janë produkte që mund të kursejnë shumë energji nëse riciklohen. Kursimi i energjisë dhe mbrojtja mjedisore si dhe përparësitë tjera ekonomike dhe mjedisore janë shumë të mëdha kur alumini riciklohet
ADMINISTRIMI I MBETJEVE
Administrimi i mbetjeve ne Shqipëri është ne një nivel shume te ulet.Me sisteme për grumbullimin e mbetjeve te ngurta janë pajisur vetëm qytetet, por jo zonat rurale.Praktikohet shume pak riciklimi.Kryesisht mbetjet asgjësohen ne vend-grumbullimet e mbetjeve. Nuk ka sisteme grumbullimi ne zonat rurale dhe qytetet e vogla. Pjesa me e madhe e mbetjeve te këtyre zonave depozitohen neper lumenj ose ne ane te rrugëve te cilat transportohen nga ujërat dhe ne ketë mënyre zhvendosen ne një pjese tjetër toke dhe ne fund ne rrjedhat ujore. Sistemi I sotem I administrimit te mbetjeve eshte I kontrolluar nga pushteti vendor.
RAPORTI I FUNDIT MJEDISOR I HARTUAR NGA QEVERIA PERMBLEDH KETO CESH
TJE: Sistemet per grumbullimin dhe heqjen e mbetjeve jane te pamjaftueshme dhe joefektive. Vendimet per mbledhjen dhe heqjen e tyre nuk mund te behen ne mungese te nje informacioni te besueshem. Nuk ka nje tradite te mirefillte per trajtimin dhe heqjen e mbetjeve. Burimet financiare dhe teknike jane te pamjaftueshme. Publiku ka mungese informacioni persa i perket rrezikut qe shkaktohet nga administrimi i mbetjeve. Specialistet e mjedisit sqarojne se problemi me i madh ne administrimin e mbetjeve ne Shqiperi nuk qendron te mungesa e ligjeve,por tek : Mungesa e planifikimit te menaxhimit institucional, teknik, kapaciteteve njerezore, burimeve financiare, investimeve ne infrastrukture, Mungesa e mjeteve ekonomike te perdorura per administrimin e mbetjeve, Komunikim i dobet midis qeverise lokale dhe qendrore mbi çeshtjet e mbetjeve, mungesa e rrjeteve per t'i mbledhur dhe perpunuar ato. Ekziston nje lloj tarife per mbetjet e njohur si:”Tarife e Pastrimit”e vendosur nga njesite e qeverise vendore sipas Ligjit per Taksa Lokale.Keto taksa jane te ndryshme per bashki te vendeve te ndryshme dhe kane te bejne vetem me pastrimin e qytetit,mbledhjen,transportimin dhe per heqjen e mbetjeve urbane nga gropat perkatese. Po te bejme nje analogji me legjislacionin e nje shteti tjeter ne kete aspekt do merrnim rastin e shtetit te Anglise.Taksat e çdo shërbimi të grumbullimit dhe deponimit të mbeturinave janë të përfshira në “taksën e përgjithshme të mjedisit” në kuadër të tatimit komunal. Banorët të cilët refuzojnë të paguajnë taksën e tyre të këshillit dërgohen në gjyq nga Komuna dhe mund të gjobiten ose të futen në burg për shkak të mospagesës së “taksës së këshillit”. Megjithëse ligji favorizon ambalazhet e qelqit dhe ato të përziera, kjo nuk është e mjaftueshme për të patur një ndikim të vërtetë në mjedis. Kjo sepse, në mënyrë paradoksale riciklimi përsëri nuk ndodh, pasi politika e taksave ka karakter vetëm vjelës dhe përfitues, në kurriz të konsumatorit dhe tregtarëve të vegjël dhe aspak vizionar për të krijuar struktura ricikluese me paratë e fituara. Vlen të përmendet se politika të ngjashme kanë qenë të suksesshme në vendet evropiane, për vet faktin se infrastruktura e grumbullimit të ambalazheve të riciklueshme është mjaft e sofistikuar. Si rrjedhojë, çdo individ, pasi paguan, së bashku me produktin, edhe taksën e ambalazhit, është i aftë që të marrë përsëri lekët e tij mbrapsht në momentin që ai kthen ambalazhin për riciklim, pranë pikave të shumta të dedikuara për riciklimin e ambalazheve (kryesisht në të gjitha super-marketet). Por,ndryshe nga Evropa,ne nuk kemi të bëjmë me një taksë mjedisore, por me akcizë malli. Për më tepër,duke e trajtuar si akcizë, kësaj i shtohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar(TVSH), që e rrit edhe më shumë vlerën. Vitet e fundit Shqipëria po orientohet ndjeshëm ndaj politikave mjedisore, kjo edhe si rrjedhojë e presionit që vjen nga BE,dhe që kryesisht synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian. Ne fakt ka politika qe Shqiperise si nje vend anetar qe I jane vene si raste kushtezuese nga Bashkimi Evropian per menaxhimin e mbeturinave duke i dhene përparësi parandalimit, pastaj riciklimit.si psh: Azbesti është një mineral fijor që është përdorur në Evropë për izolim elektrik dhe të ngrohjes, duke përforcuar betonin dhe polimere, izolimin e zërit etj.Në përgjithësi, më shumë se 3000 produkte përmbajnë azbest. Sot, azbesti është i ndaluar në Bashkimin Evropian dhe ka masa të vazhdueshme të gjera mbështetëse për heqje të azbestit në vendet anëtare të BE-së,nder te cilet jemi dhe ne anetare. Në të njëjtën kohë, pothuajse asnjë vëmendje nuk i është dhënë heqjes së azbestit dhe asgjësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor deri tani.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels