IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://eseshkolle.blogspot.com/
Çështjet që kanë të bëjnë më planifikimin dhe zhvillimin e kurrikulës nuk kanë vetëm karakter politik dhe social por edhe karakter teorik dhe praktik. Sot konsiderohet një vëmëndje në rritje për  problemet që qarkon kurrikulumi shkollor. Çështja bëhet interesante dhe për faktin se kuptimet  për elementë kurrikularë po i nënështrohen një ridimensioni të plotë konceptual dhe konkret. Në këtë kontekst, artikulli synon të sjellë përvoja nga bota për prirjet e ndryshme dhe disa probleme, që lidhen me një aspekt të fushës të fushës: politika dhe vendimarrjet kurrikulare.
         Në teoritë e kurrikulës dhe praktikat e saj janë zhvilluar shumë drejtime, që e konsiderojnë atë një fush të studimit sistematik. Në të ardhmen, me siguri që do të dalin drejtime dhe probleme të tjerë, por problemi kryesor për mësuesit dhe specialistët e fushës, si atëhere dhe tani, do të mbetet i njëjtë: zgjedhja e alternativës kurrikulare më të përshtatshme.
        Për më tepër, problemi kryesor nuk shtrohet thjesht se cilat janë zgjedhjet që duhen bërë, por edhe si duhen bërë këto zgjedhje. Kjo varet jo vetëm nga bindjet dhe rezultatet që presin hartuesit dhe zbatuesit e kurrikulës, por edhe nga bindjet dhe kërkesat e gjithë shoqëris.
       Në këtë kuadër, artikulli, më konkretisht, shqyrton:
  -politikat e zgjedhjes së alternativës kurrikulare brenda kontekstit të shoqëris.                         - grupet dhe individët që ndikojnë vendimmarrjet në fushën kurrikular                                                     - mënyrat se si ndikojn ata.
    Teorikisht, një kurrikul mund të krijohet edhe nga një person i vetëm, për një nxënës të vetëm, në një rast të vetëm. Zakonisht, gjithësesi dhe kudo, kurrikulat krijohen për më shumë se një nxënës dhe për përdorim të vazhdueshëm duke prekur interesat jo vetëm të një mësuesi, por të një grupi të madh. Në këtë rast lind nevoja e koordinimit të kujdessëm të gjithë aktorve që ndikojnë dhe përcaktojnë proçesin kurrikular. Idetë e kohëve të fundit mbi planifikimin, zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e kurrikulës marrin parasysh komleksitetin, që rezulton kur njerëzit e përfshirë në vendimarrjen, i ndjekin bashkohërisht këto detyra. Bashkëpunimi është i  nevojshëm, por shpesh ndodhin fërkime ndërmjet njerëzve, pavarsisht nga fakti se rolet u janë përcaktuar mjaft qartë. Në realitet, gjithmonë ngrihen pyetjet se kush duhet të marrë vendime, kur dhe si, përgjigjet e të cilave i japin këtij proçesi një natyrë komplekse. Klein (1991) e përshkruan në këtë mënyrë situatën:
    Çështja se kush i merr vendimet kurrikulare është një çështje themelore që zgjat pafund, mbi të cilën janë kryer diskutime dhe debate të vazhdueshme gjatë gjithë historisë së fushës kurrikulare... Renditja e  pjesëmarrësve të përcaktuar zyrtarisht për vendimmarrje të kurrikulës është shumë komplekse. Thelbi i çështjes qëndron jo vetëm në atë se kush i merr vendimet, por edhe cilat nga këto vendime do t’i nënshtrohen diskutimeve. ( Klein, 1991, p.1 ) (nënvizimi im)
        VENDIMMARRËSIT DHE NDIKIMI MBI TA
Në kuptimin formal, vendimmarrësit e kurrikulës mund të përkufizohen si individë ose grupe që, për shkak të statusit të tyre profesional ose pozicioneve të autoritetit, ushtrojnë ndikim dhe kanë disa shkallë fuqie për të përcaktuar proçedurat, që duhet të ndiqen në shkolla. Ndikimi i tyre në kurrikulat nuk është i rastit. Mësuesit vazhdimisht marrin vendime se si duhet të zbatohen kurrikulat në lëndën e tyre. Drejtorët mund dhe duhet të marrin vendime që ndikojnë në kurrikulat e planifikuara dhe të zbatuara në shkollat e tyre.  Inspektorët shpesh marrin vendime që ndikojnë në përdorimin e kurrikulës në një numër shkollash dhe në aktivitetet e qindra mësuesve dhe nxënësve.
     Megjithëse, vendime të tilla janë pjesë e roleve të tyre profesionalë, mësuesit në vetveten ndikohen nga nxënësit, drejtorët nga prindërit, inspektorët nga anëtarët e rëndësishëm të komunitetit.  Por, në përgjithësi, ndikimi i nxënësve, prindërve dhe antarëve të komunitetit është jo i drejtpërdrejt dhe grupe ose individë të tillë nuk konsiderohen si vendimmarrës të kurrikulës deri sa të marrin një status zyrtarë për shqyrtimin e kurrikulës, pra të kenë të drejtën e votës në një komitet kurrikule.
    VENDIMMARRËSIT
Tabela 1 liston disa individë ose grupe që janë vendimmarrës të  kurrikulës për shkak të roleve si edukatorë profesionist ose për shkak të autoritetit të tyre. Vendimet mund të fillojnë me plane shumë të hollësishme dhe të individualizuar për lëndë të veçanta, deri tek programet e jashtme të përshtatur për përdorim për një rreth të tërë apo për të gjithë vëndin.
     Në nivel shkolle, mësuesi dhe drejtorët merren kryesisht me vendimet që lidhen drejtëpërsëdrejti me mësimin e përditshëm. Mësuesit synojnë të fokusohen në kurrikulën e lëndës së tyre duke mbajtur parasysh edhe kurrikulën  e lëndëve të tjera, të përafërta me lëndën e tyre. Drejtorët synojnë të merren me koordinimin brenda kurrikulës së një niveli ose të niveleve të ndryshëm. Në nivel rrethi, inspektorët merren kryesisht me vendimet rreth programeve të përgjithshme. Në nivel shtetëror, punonjësit e arsimit ose punonjësit e institucioneve të edukimit bëjnë politikën e vendimeve për programet e përgjithshme, si p.sh. programet për nxënësit e talentuar.
     Vendimarrësit e kurrikulës – mësuesit, drejtorët dhe administrorët – përderisa ndikohen nga shumë individë apo grupe nuk veprojnë në vakum. Ky ndikim mund të rritet në disa mënyra, duke filluar nga bisedimet jozyrtare deri tek informacioni që kalon nëpërmjet medias. Ky ndikim mund të rritet në disa mënyra, duke filluar nga bisedimet jozyrtare deri tek informacioni që kalon nëpërmjet medias. Nganjëherë, individët apo grupet e shfaqin ndikimin e tyre në mënyrë të përgjithëshme, nëpërmjet pikpamjeve dhe opinjoneve të tyre. Herë të tjera ata e shfaqin atë në mënyrë të veçantë, me anë të programeve specifikë të kurrikulës. Kështu, ka grupe që kënaqen me (1) formën ë paraqitjes së kurrikulës, duke synuar gjuhën me të cilën është shkruar ajo, grupe të tilla ndikojnë në (2) proçeset ose proçedurat e vendimmarrjes kurrikulare, sikundër ka dhe grupe që synojnë  ( 3) përmbajtjen e kurrikulës. Grupet që merren me gjuhën, proçedurat dhe përmbajtjen sipas një programi të caktuar, zakonisht quhen grupet e trysnisë. Këto grupe punojnë më synime të veçanta dhe me metoda të caktuara. Grupet e trysnisë shpesh ushtronjë ndikim të fuqishëm edhe atëhere kur nuk kanë status zyrtar për shqyrtimin e kurrikulës. ( Shiko, p.sh. tabelën 1, që paraqet grupet e ndryshëm të trysnisë dhe ndikimet e tyre në një debat të mundshëm për realizimin e disa kërkesave arsimore).
 Grupet që ndikojnë
Grupet që ndikojnë në vendimarrjen kurrikulare janë të ndryshëm dhe me efektivitet të ndryshëm. Tabela 2 liston disa grupe, nivelet e përfshirjes si dhe ndikimet e tyre në vendimmarrje. Në këtë tabelë janë përfshirë si organizatat profesioniste ashtu edhe ato joprofesioniste. Disa grupe kanë motive të mira, grupet të tjera kanë interesa më të ngushta.
         Bordet e shkollës. Bordet e shkollës (një organ i ri që po krijohet edhe në sistemin tonë arsimor ) janë shembuj të grupeve, që zakonisht kanë motive të mira, ndonëse ky përgjithësim nuk është përherë i vërtetë. Në nivel lokal, bordet e shkollave zenë një pozicion ambicioz atëhere kur anëtarët e tyre janë edhe vendimmarrës dhe ndikojnë mbi vendimarrësit e tjerë. Megjithëse bordet e shkollave mund të ngarkohen ligjërisht me administrimin lokal të shkollave, duke mos qenë profesionistë e kanë më të lehtë që vendimet për kurrikulen t’ua lënë në dorë edukatorëve profesionistë. Ata përfshen në një numër çështjesh që nxitin vendimarrjet për kurrikulën, si çështjet e sigurimit të burimeve, të punësimit të mësuesve dhe të stafit mbështetës. Ndikimi i bordit të shkollës në vendimmarrjet kurrikulare të bëra nga drejtorët e shkollave dhe nga mësuesit dhe kështu nuk marrin pjesë plotësisht në vendimmarrje, por ushtrojnë ndikimin e tyre mbi këto vendime.
      Motivet e një bordi shkolle mund të jenë të mira, po ai mund të ndikohet nga strukturat e fuqishme ( të pushtetit ) brenda komunitetit. Për pasojë, vendimmarrjet e tij mund të pasqyrojnë ndikimet e njerëzve dhe grupeve të jashtme. McCarty dhe Ramsey (1971) kanë përcaktuar katër tipe të ndryshmëm të strukturave të pushtetit, që ekzistojnë në lloje të ndryshme komunitetesh.
1.     Në komunitetin e dominuar nga një grup, një grup i vogël brënda tij kontrollon përbërjen e bordit dhe për pasojë dhe politikat e tij. Inspektori ose duhet të plotësojë kërkësat e këtij grupi të vogël, të fshehur në prapaskenë, ose duhet të lerë zyrën. Pra, ky grup, kontrollon vendimmarrjet kurrikulare si nëpërmjet bordit ashtu edhe nëpërmjet inspektorit.
2.     Në komunitetin që bashkon grupe të dallueshme, bordi i shkollës përbëhet nga përfaqsues të disa grupeve konkurente brënda tij. Një nga këto grupe kontrollon bordin dhe politikat e tij. Sa herë që do të merren vendime të rëndësishme rreth kurrikulës, fraksioni mbizotërues mund të këmbëngulë mbi kontrollin e këtyre vendimeve. Kjo e vendos inspektorin nën trysninë e kërkesave të këtij fraksioni.
3.      Në komunitetin pluralist, bordi i shkollës përbëhet nga përfaqsues të disa grupeve konkuruese, por brenda tij nuk ka një grup të vetëm që të ushtrojë kontrollin mbi bordin. Shpesh politikat e bordit janë rezultat i paqëndrueshmërive ose i aleancave midis grupeve. Në këtë lloj komuniteti, bordi ushtron ndikim të vogël në vendimet kurrikulare të inspektorit dhe mësuesve. Ata duhet të maten në vendimmarrjet që pajtohen me dëshirat e komunitetit me qëllim që maxhoranca e bordit të mos jetë kundër tyre.
4.     Në komunitetin indiferent bordi është i pandjeshëm dhe ushtron pak ose nuk ushtron asnjë lloj ndikimi në vendimet kurrikulare. Në këto rrethana, inspektori dhe mësuesit e rrethit kanë liri të konsiderueshme në marrjen e vendimeve sipas dëshirës së tyre.
           Media. Kudo në botë, përveç stacioneve shtetërorë dhe publikë të medias, funksionojnë edhe një numër i madh stacionesh privatë televiziv dhe të radios. Megjithëse rrallë të organizuar në mënyrë të njësuar, ata duhet të ndikojnë në vendimmarrjen e kurrikulave. Në pamje të parë, funksioni kryesor i medias së lajmeve është raportimi në publik i ngjarjeve më të shënuara. Përshtatja e një kurrikule të re nga Administrata Arsimore Lokale, (një ngjarje e shëmtuar kjo), ka çuar në arrtijen e rezultateve të shkëlqyera në testin e matematikës. Një raportim i tillë nga media ushtron trysni në vendimmarrësit e një rajoni tjetër për ta përshtatur edhe ata një kurrikul të till. Megjithatë, duhet të merren parasysh ndryshimet ndërmjet dy rajoneve, si p.sh. ndryshimet në përbërjen social-ekonomike të popullsisë ose në përvojat dhe aftësitë e mësuesve të tyre. Këto ndryshime mund të krijojnë një gjëndje kritike; ajo që ecën në një rajon mund të mos ecë në një tjetër.
    Media e lajmeve, deri sa zëri i vendimmarresve të kurrikulës të dëgjohet përfundimisht, rrallë merret plotësisht me çështjet komplekse të arsimit. Shpesh, ajo jep në publik rezultate jorealiste për arsimin kur i zmadhon arritjet. Në këtë mënyrë, media e lajmeve ushtron në mënyrë të tërthortë ndikimin e saj mbi vendimmarrësit e kurrikulës. 
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels