IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL



http://esseshkolle.blogspot.com/ Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. LEXO ME SHUME...
Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies. Fizika, kimia dhe biologjia janë tri shkenca natyrore. Quhen shkenca natyrore meqë studiojnë natyrën d.m.th., botën që na rrethon me të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të. Natyrën e përbëjnëToka, Dielli, planetët, ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu. Objekt studimi i kimisë është natyra bashkë me dukuritë që ndodhin në te . Fizika matematike është disiplin shkencore e krijuar si pikë premje ematematikës dhe fizikës. Një përcaktim tipik i kësaj dege jepet tek Gazeta e Fizikes Matematike: "aplikimi i matematikes tek problemet ne fizike si dhe në zhvillimin e metodave matematike të nevojshme për aplikimet dhe formulimin e teorive të fizikës." Ky përcaktim, nuk mbulon situatat ku rezultatet nga fizika përdoren për të ndihmuar në provat e matematikës abstrakte e cila në vetvete nuk ka asgjë të përbashkët me fizikën. Ky fenomen është bërë shumë i rëndësishëm, me zhvillimet në teorinë e kordave, zhvillime të cilat kanë rezultuar në kërkime të reja në matematike. Për përshkrimin e këtyre zhvillimeve, Erik Zaslov nxori frazën fizmatika, edhe pse shumica e studiueseve në këtë fushë këto arritje i konsiderojnë si pjese integrale e fushës se matematikës fizike.
Fusha të rëndësishme kërkimi në matematiken fizike janë: Analiza funksionale /fizika kuantike, gjeometria / relativiteti i përgjithshëm dhekombinatorika /Teoria e probabilitetit / fizika statistike. Kohët e fundit, teoria e kordave, ka arritur të bije në kontakt me fushat kryesore të matematikes duke përfshirëgjeometrinë algjebrike, topologjinë, dhe gjeometrinë komplekse. Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyrë) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e ligjeve gjithësinore që sundojnë lëndën, energjinë, hapësirën, dhe kohën, si dhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet si "shkencë themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës. Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e termodinamikës, elektromagnetizmit, dhe mekanikës kuantike. Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte edhe me sektorin teknologjik, si dhe kanë infleunca shumë të thella në shkencat e tjera , përfshirë matematikën dhe filozofinë. Për shembull, zhvillimi i teorisë së elektromagnetizmit coi në krijimin e pajisjeve të shumta elektrike (televizori, kompjuterat, pajisjet shtepiake.); zhillimet në termodinamikë cuan në zhvillimin e mjeteve të motorizuara për transportin; dhe zhvillimet në mekanikë motivuan dhe ndihmuan në zhvillimin e analizës matematikës , kimisë kuantike , dhe perdorimit të pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik në mikrobiologji. "Epoka e Atomit" përbën gjithashtu një koncept të rëndësishem në analizën filozofike dhe historike. Kimia eshte shkenca ose me sakte ajo dege e shkencave natyrore qe merret me studimin dhe ndertimit te vetive te materies dhe transformime te saj.Eshte studimi i vetive dhe struktures se atomeve(duke perfshire dhe izotopet e tyre te qendrueshem apo radiaktive),te perberjeve dhe molekulave,te perzierjeve dhe te tretesirave,si elemente baze te natyres dhe sesi ato kombinohen per te formuar stadet e ndryshme te materies qe na formojne ne dhe c'do gje qe na rrethon. Fizika,kimia dhe biologjia jane3 shkenca natyrore.Quhen shkenca natyrore meqe studiojne natyren dmth,boten qe na rrethon me te gjitha pasurite e saj dhe dukurite e shumta qe ndodhin ne te.Objekt studimi i kimise eshte natyra bashke me dukurite qe ndodhin ne te.
LIDHJET E FIZIKES ME KIMINE
1-Ligji i ruajtjes se mases
2-Ligji veprimit te mases
3-Ligji i gazeve ideale
4-Ligji i Hesit
5-Ligji Gei-Kysakut
6-Ligji i Van der Valsit
7-Ligji i Daltonit
8-Ligji i Henrit
9-Parimi Le Chatelier
10-Ekuilibri kimik LEXO ME SHUME...
Në shkencë, termi shkencat natyrore lidhet me afrimin natyror të studimit të universit, që kuptohet me origjinën e ligjeve të natyrës. Termi shkenca natyrore përdoret gjithashtu për të ndarë ato fusha që përdorin metodën shkencore për të studiuar natyrën nga shkencat shoqërore, që përdorin metodën shkencore për të studiuar sjelljen dhe shoqërinë njerëzore; nga shkencat formale, si matematika dhe logjika, që përdorin një metodologji tjetër; nga shkencat humane.
PËRMBAJTJA
1 Një pamje e përgjithshme
2 Historia
3 Degët e shkencave natyrore
3.1 Astronomia
3.2 Biologjia http://esseshkolle.blogspot.com/
3.3 Kimia
3.4 Shkencat e Tokës
3.5 Fizika
NJË PAMJE E PËRGJITHSHME
Eksperimenti Michelson-Morley u përdor për të provuar se drita nuk përhapet përmes eterit. Ky koncept i shekullit të 19-të më vonë u quajt i gabuar përpara teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit. Shkencat natyrore formojnë bazën e shkencave të aplikuara. Së bashku, shkencat natyrore dhe shkencat e aplikuara veçohen nga shkencat shoqërore, njëra në një anë, tjetra në anën tjetër. Ndonëse matematika, statistika dhe shkenca kompjuterike nuk konsiderohen si shkenca natyrore, ato japin një kontribut të madh në shkencat natyrore. Brenda shkencave natyrore, termi shkencë e fortë përdoret ndonjëherë për të përshkruar ato nënfusha të cilat bazohen në të dhëna sasiore, eksperimentale dhe fokusohen në saktësinë dhe objektivitetin. Këtu përfshihet fizika, kimia dhe biologjia. Në kontrast, shkencat e buta përdoren për të përshkruar fushat shkencore që bazohen në kërkimin cilësor, duke përfshirë këtu edhe shkencat shoqërore. LEXO ME SHUME...
HISTORIA
Në kohët e lashta dhe mesjetare, studimi objektiv i natyrës njihej si filozofi natyrore. Në mesjetën e vonë dhe periudhën e hershme moderne, një interpretim filozofik i natyrës u zëvendësua gradualisht me metodën shkencore. Punët e Ibn al-Haytham dheFrancis Bacon popullarizuan këtë metodë, duke ndihmuar edhe në fillimin e revolucionit shkencor. Nga fundi i shekullit të 19-të, studimi i shkencës ishte në kompetencën e profesionistëve dhe institucioneve. Duke bërë këtë, gradualisht mori emrin më modern shkencat natyrore. Termi shkencëtar u krijua nga William Whewell në një revizionim të vitit 1834 të On the Connexion of the Sciences i shkruar nga Mary Sommerville. Por fjala nuk hyri në përdorim të përgjithshëm deri në fundin e atij shekulli. Sipas një libri të famshëm të vitit 1923 Thermodynamics — and the Free Energy of Chemical Substances nga kimisti amerikan Gilbert N. Lewis dhe kimisti fizik amerikan Merle Randall, shkencat natyrore përmbajnë tre degë të mëdha: Përveç shkencave matematikore dhe logjike, ekzistojnë tre degë të mëdha të shkencave natyrore që qëndrojnë veçmas — ato janë mekanika, elektrodinamika dhe termodinamika. Sot, shkencat natyrore ndahen më shpesh në shkencat e jetës, si botanika dhe zoologjia ; dhe shkencat fizike, që përfshijnë fizikën, kiminë, gjeologjinë dhe astronominë. LEXO ME SHUME...
DEGËT E SHKENCAVE NATYRORE
Astronomia Misionet hapësinore janë përdorur për të fotografuar vendndodhje të largëta brenda Sistemit Diellor, si shikimi kraterit Daedalus prej Apollo 11 në anën e përtejme të Hënës. Kjo disiplinë është shkenca e objekteve qiellorë dhe fenomeneve që ndodhin jashtë atmosferës së Tokës. Merret me evolucionin, fizikën, kiminë, meteorologjinë dhe lëvizjen e objekteve qiellorë, ashtu si edhe me formimin dhe zhvillimin e universit. Astronomia përfshin ekzaminimin, studimin dhe modelimin e yjeve, planetëve, kometave, galaktikave dhe kozmosit. Shumica e informacionit e përdorur nga astronomët mblidhet nga vëzhgimi, ndonëse janë kryer disa riprodhime të fenomeneve qiellore në laboratorë (si kimia molekulare e mediumit ndëryjor). Ndërsa origjina e studimit të trupave dhe fenomeneve qiellorë daton që nga antikiteti, metoda shkencore në këtë fushë filloi të zhvillohet në mesin e shekullit të 17-të. Një faktor kyç ishte shpikja e Galileos, teleskopi që ekzaminonte qiellin e natës me më shumë detaje. Trajtimi matematikor i astronomisë filloi me zhvillimin e mekanikës qiellore të Njutonitdhe ligjet e gravitacionit të po këtij të fundit, ndonëse kjo qe iniciuar nga puna më e hershme e astronomëve si Kepleri. Nga fundi i shekullit të 19-të, astronomia ishte zhvilluar në një shkencë formale, me prezantimin e instrumenteve si spektroskopi dhe fotografia, bashkë me teleskopë shumë të përmirësuar dhe krijimin e observatorëve profesionalë. BIOLOGJIA
Një fragment i ADN, sekuencës kimike që përmban udhëzimet gjenetike për zhvillimin dhe funksionimin e organizmave Kjo fushë përfshin një mori disiplinash që ekzaminojnë fenomenet e lidhura me organizmat. Shkalla e studimit shkon nga biofizika e deri te ekologjia. Biologjia studion karakteristikat, klasifikimin dhe sjelljen e organizmave, ashtu si edhe si u formuan speciet dhe ndërlidhja e tyre me njëra tjetrën dhe mjedisin. Fushat biologjike të botanikës, zoologjisë dhe mjekësisë datojnë qysh nga fillimet e qytetërimeve, kurse mikrobiologjia u shfaq për herë të parë në shekullin e 17-të me shpikjen e mikroskopit. Gjithsesi, nuk ishte deri në shekullin e 19-të që biologjia u bë një fushë e unifikuar. Kur shkencëtarët zbuluan të përbashkëtat e të gjitha qenieve të gjalla, u vendos që ato të studioheshin si një e tërë. Disa zhvillime kyçe në biologji ishin zbulimi i gjenetikës; Teoria e evolucionit e Darvinit; Teoria e mikrobeve dhe aplikimi i saj në teknikat e kimisë dhe fizikës në nivelin e qelizave ose molekulave organike. Biologjia moderne ndahet në nëndisiplina nga tipi i organizmit dhe nga shkalla në të cilën organizmi i caktuar studiohet. Biologjia molekulare është studimi i kimisë themelore të jetës, kurse biologjia qelizore është vëzhgimi i qelizës; bllokut themeltar ndërtimor të të gjithë jetës. Në një nivel më të lartë, fiziologjia vëzhgon strukturat e brendshme të organizmit, kurse ekologjia vëzhgon si organizma të ndryshëm lidhen me njëri tjetrin. KIMIA
Kjo formulë strukturore për molekulën e kafeinës shfaq paraqitjen grafike të vendosjes së atomeve. Duke u marrë me studimin e lëndës në shkallë atomike dhe molekulare, kimia merret kryesisht me grumbujt e atomeve, si gazet, kristalet dhe metalet. Përbërja, vetitë statistike dhe reaksionet e këtyre materialeve janë ato që studiohen. Kimia gjithashtu merret me kuptimin e vetive dhe bashkëveprimeve të atomeve në pëdorimet e shkallëve më të gjera. Shumica e proceseve kimike mund të studiohen direkt në laborator, duke përdorur një seri teknikash për kontrollimin e materialeve dhe duke patur një kuptim të gjerë të këtyre proceseves. Kimia shpesh quhet "shkenca qendrore" për shkak të rolit të saj në lidhjen me shkenca të tjera natyrore. Eksperimentet e hershme në kimi e kishin rrënjën e tyre në sistemin e alkimisë, një grup besimesh që përzienin misticizmin me eksperimentet fizike. Shkenca e kimisë filloi të zhvillohet me punën e Robert Bojlit, zbuluesit të gazit dhe Antuan Lavuazierit, i cili zhvilloi teorinë e ruajtjes së masës. Zbulimi i elementëve kimikë dhe koncepti i Teorisë Atomike filluan të sistematizonin këtë shkencë, dhe kërkuesit zhvilluan një kuptim themelor të gjendjeve të lëndës, joint, lidhjes kimike dhe reaksionit kimik. Suksesi i kësaj shkence çoi në krijimin e kimisë industriale, e cila luan një rol të rëndësishëm në ekonominë botërore.
SHKENCAT E TOKËS http://esseshkolle.blogspot.com/
Shkencat e Tokës (gjithashtu e njohur si gjeoshkenca, gjeoshkencat ose Shkencat e Tokës), është një term i gjerë që përfshin shkencat rreth planetit Tokë, përfshirë gjeologjinë, gjeofizikën, hidrologjinë, meteorologjinë, gjeografinë fizike, oqeanografinë dhe shkencën e tokës bujqësore. Ndonëse minimi dhe gurët e çmuar kanë qenë interes i njerëzve gjatë tërë historisë së qytetërimit, zhvillimi i shkencave të lidhura me to si gjeologjia ekonomike dhe mineralogjia nuk ekzistonin deri në shekullin e 18-të. Studimi i Tokës, në veçanti paleontologjia, lulëzoi në shekullin e 19-të. Ngritja e disiplinave të tjera, si gjeofizika në shekullin e 20-të çuan në zhvillimin e teorisë së pllakave tektonike në vitet 1960, e cila ka patur një rëndësi për shkencat e Tokës ashtu si teoria e evolucionit pati për biologjinë. Shkencat e Tokës janë shumë të lidhura me studimin e klimës dhe industritë e naftës dhe eksplorimit të mineraleve. LEXO ME SHUME...
FIZIKA
Disa nga orbitalet e para elektronike të atomit të hidrogjenit të treguara si grafe të ngjyrosura të densitetit probabilistik. Fizika përfshin studimin e përbërësve themelorë të university, forcat dhe bashkëveprimet ato ushtrojnë mbi njëra tjetrën dhe përfundimet e nxjerra nga këto bashkëveprime. Në përgjithësi, fizika shihet si një shkencë themelore, sepse të gjitha shkencat e tjera natyrore përdorin dhe u binden parimeve dhe ligjeve të vëzhguara. Fizika varet shumë nga matematika si korniza logjike për formulimin e parimeve. Studimi i parimeve të university ka një histori të gjatë dhe kryesisht vjen nga vëzhgimi direkt dhe eksperimentimi. Formulimi i teorive për ligjet kryesore të universit kanë qenë kryesore për studimin e fizikës që në fillim të saj, me filozofinë e cila gradualisht iu dorëzua testimit eksperimental dhe sistematik si burim verifikimi. Zhvillime kyçe në fizikë përfshijnë teorinë e gravitacionit universal të Isak Njutonit dhe mekanikën klasike, teorinë e përgjithshme dhe të veçantë të relativitetit të Albert Ajnshtajnit, zhvillimin e termodinamikës dhe modelit kuantik të fizikës atomike dhe subatomike. Fusha e fizikës është shumë e gjerë dhe mund të përfshijë në të fusha si mekanika kuantike dhe fizika teorike, fizika e aplikuar dhe optika. Fizika moderne është duke u bërë më e specializuar, ku studiuesit kanë tendencë të merren me një temë të caktuar dhe jo të qenit "universalistë" si Albert Ajnshtajn dhe Lev Landau  LEXO ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
AUTORIZIM
 Unë i nënshkruari(emri, mbiemri,nr ID) ,autorizojë (personin e caktuar, emri,mbiemri,nr ID) për të vepruar në emër timin në të gjitha mënyrat në lidhje me LEXO ME SHUME...
shitjen e pronës ( me adrese:xxxxx, si dhe me nr. kadastral:xxxxx) , duke përfshirë edhe nënshkrimin e të gjitha dokumenteve që lidhen me këtë çështje.Çfarëdo dhe të gjitha aktet e kryera ne lidhje me shitjen e pronës nga (emri mbiemri i te autorizuarit si dhe nr ID)në emër timin do të ketë të njëjtin efekt si akte personal i imi. Ky autorizim është i vlefshëm deri në një njoftim tjetër me shkrim nga ana ime.
 (Emri juaj dhe nënshkrimin e autorizuar) __________________ 
(Emri dhe nënshkrimi i personit të autorizuar) _____________________ 
 vendi , Dhjetor 2014
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/
BIOGRAFIA E AUTORIT SAMI FRASHËRI 
http://eseshkolle.blogspot.com/ Mendimtar i thellë,gjuhëtar e shkrimtar,demokrat i shquar revolucionar,iluminist popullor e ideolog i lëvizjes kombëtare shqiptare të periodës së luftës çlimtare dhe të Rilindjes Kombëtare në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, ‘njëri nga intelektualët dhe patriotët shqiptarë me idetë më të përparuara të kohës, burrë i guximit dhe i veprimit, entuziast e i ditur’- si cilësohet ai në “Historinë e letërsisë shqipe”,lexo me shume....
vëllimi II. Sami Frashëri lindi më 5 qershor të vitit 1850 në fshatin Frashër, në lindje të Përmetit, si njëri nga gjashtë vëllezërit e familjes së njohur të Frashërve, dhe vdiq më 18 qershor të vitit 1904 në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Stamboll. Mësimet e para Samiu i mori në fashtin e vet, te hoxhët që i zuri i ungji, në turqisht,arabisht dhe persisht.Nëntë vjeç ngeli pa të atin, Halitin,ndërsa kur ishte njëmbëdhjetë vjeç i vdiq edhe e ëma,Eminja.Nën kujdesin e vëllait më të madh Avdylit bashkë me vëllain,Naimin shkoi në Janinë , që atëherë ishte qendër e rëndësishme tregtare e kulturore , ku në fillim ndoqi kursin e gjuhës arabe e persiane, e pastaj, për shtatë vjet, kreu gjimnazin tetëvjeçar grek “Zosimea”,që ishte një nga shkollat më të zhvilluara të asaj kohe në Ballkan.Këtu mori kulturë të gjerë klasike, u dha shumë pas shkencave dhe mësoi mirë disa gjuhë të vjetra, si:latinishten,greqishten,turqishten,arabishten dhe perishten. Jeta në Janinë, revoltet e fshatarëve kundër pushtuesve turq e çifligarëve dhe feudalëve shqiptarë që prej kohësh kishin hyrë në shërbim të pushtuesve osmanë dhe shtypnin e shfrytëzonin së bashku me ta masat e gjera popullore, pastaj idetë e revolucioneve borgjeze në botën perëndimore dhe të iluminizmit që kishte përfshirë atëherë shtresat e inteligjecies përparimtare, e ushqyen që herët shpirtin e ri dhe përparimtar të Samiut dhe të ndjenjës së tij për çlirimin dhe arsimimin e emancipimin e popullit të tij. Vërtet- si shkruan në Historinë e letërsisë sonë – vendi i Sami Frashërit në letërsinë shqipe nuk është ai i një artisti krijues sa i një mjeshtri të prozës politike dhe publicistike e polemiste, një punëtori të vyeshëm e inventiv të gjuhës e të shkencës,por edhe i një ideologu të lëvizjes kombëtare çlimtare dhe i emancipimit kulturor të popullit tonë.Me shkrimet e vet shqipe Sami Frashëri i dha një kontribut të dukshëm krijimit të arsmit shqiptar dhe zgjimit të ndërgjegjës kombëtare. Me të kryer shkollën e mesme (1871) në Janinë Samiu shkon (1872) në Stamboll, ku zhvillon një aktivitet të gjerë kulturor,shkencor,letrar e publicistik.Aty menjëherë bie në kontakt me intelektualët e shquar shqiptarë të Rilindjes sonë Kombëtare Vaso Pashën,Jani Vreton,Hoxha Tahsinin,Konstantin Kristoforidhin,Ismail Qemalin e të tjerë. Por njëkohësisht bënte pjesë edhe në lëvizjen përparimtare të të ashtuquajturve “turq të rinj” që kërkonin vendosjen e një regjimi kushtetues në Perandorinë Osmane. Atëherë Samiu u bë mik i ngushtë me njërin nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje,poetin Namik Kemali, me të cilin nisi të botonte revistën “Hadika” (Kopshti,1874) të cilën qeveria e ndaloi, kurse Samiun e Kemalin i internoi në Tripoli të Libisë. Atje Samiu e shkroi dramën “Besa” në gjuhën turke dhe kur u kthye (1875) kjo dramë edhe u luajt në Stamboll.Me tu kthyer në Stamboll, Samiu nis botimin e gazetës së përditshme turke “Sabah”(Mëngjesi,1875) dhe prej asaj kohe, Historia e letërsisë sonë shënon se gazetaria për Samiun u bë “ një mjeshtëri e dytë”. Gjatë jetës së tij ai drejtoi gjashtë gazeta revista të cilat luajtën një rol përparimatr në jetën politike, shoqërore e kulturore dhe u bënë edhe “tribunë për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, përmes mënyrave legale të kohës”.Në vitet në prag ghe gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881)Sami Frashëri është në ballë të patriotëve shqiptarë në Stamboll dhe kryetar i “Shoqërisë së të shtypurit të shkronjave(librave) shqip”. Atëherë(1879) bothet edhe “Alfabetarja” shqipe dhe zë fill i ashtuquajturi alfabeti shqip i Stambollit. Edhe pse nuk jetoi gjatë, Sami Frashëri arriti të shkruajë shumë vepra gjinish më të ndryshme, duke filluar nga traktatet politike e filizofike e deri te veprat letrare e shkencore,tekstet shkollore,fjalorët e të tjera. Në gjuhën shqipe shkroi gjashtë veprash, nga të cilat më e rëndësishmë është “Shqipëria ç’ka qenë,çështë e ç;do të bëhetë”.Shkroi edhe tekstet “Gjuha Shqipe”. “Dhe shkronja”(gjeografi) “Alfabetare e gjuhës shqipe” dhe “Gramatika e gjuhës shqipe”. Midis librave shkollorë të Samiut,Historia e letërsisë shqipe e shquan “Shkronjtorë” e tij për të cilën thotë se është e para gramatikë shqipe për shkollat , e punuar në baza shkencore të shëndosha , që “lojti një rol të mirë për fillimet e normalizimit të gjuhës së re letrare shqipe,veçanërisht të ortografisë”.Te “Abetarja” e Samiut gjemjmë copatë voglakëndimi,skica e tregime të shkurtra, që janë ndër “gjërat e para të letërsisë shqipe për fëmijë”. Në pjesën e parë të librit “Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhetë” , që çmohet si kryevepra e Sami Frashërit në gjuhën shqipe, autori bën një histori të shkurtër të popullit shqiptar që nga origjinat pelazgjike dhe ilire. Në pjesën e dytë përshkruan tokat shqiptare dhe pasuritë e tyre, veçoritë e cilësitë e popullit tonë, kurse në pjesën e tretë tregon gjendjen e Shqipërisë nën Perandorinë Osmane dhe rrugën e çlirimit të saj. Dihet se një pjesë të madhe të veprimatrisë së tij shkencore, letrare dhe publicistike Sami Frashëri e zhvilloi edhe në gjuhën turke,arabe e frënge.Për më tepër , llogaritet se në këto gjuhë shkroi rreth 45 vepra, duke mos numëruar shumë artikuj e punime të ndara.Përpos dramës “Besa”, në këto gjuhë shkroi edhe përktheu disa vepra që kanë edhe sot e kësaj dite vlerë të madhe për shkencën dhe kulturën bashkëkohëse turke.Ndër këto janë sidomos të dëgjuara veprat leksikografe dhe enciklopedike të Sami Frashërit si Fjalori etimologjik i turqishtes, i cili shërbeu si bazë për formimin e gjuhës letrare turke në Kongresin e vitit 1932,pas ardhjes në pushtet të krijuesit të shtëtit turk modern , Kemal Ataturkut. Samiu është ndër të parët që u angazhua për gjuhën e re letrare turke, për një alfabet turk të tipit latin.Përpos dramës “Besa” në turqisht shkroi edhe një dramë tjetër origjinale dhe novelën “Dashuria e Telatit dhe Fitnetës”, në të cilën proteston kundër zakoneve turke të martesës dhe ka përkthyer në turqisht gjashtë vepra letrare nga letërsitë e huaja si “Të mjerët” të Viktor Hygosë, “Robinson Kruso” të Daniel Defosë etj.
ANALIZA E VEPRËS PARATHËNIE
Sami Frashëri e shkroi veprën në vitin 1874, në kohën kur ishte i internuar në Tripoli të Libisë, ku u shfaq më 25 mars 1875, drama “Besa” është ndër të parat vepra të letërsisë shqiptare që trajton temën e besës në të gjitha aspektet e aj të ndërlikuara morale e psikologjike.Besa ose mbajtja e fjalës së dhënë, njihet si një nga institucionet më të rëndësishmë juridike të përfshira në Kanunin i Lekë Dukagjinit. Me besën nuk janë marrë vetëm juristët, studimet e të cilëve mbeten themelore për të kuptuar vlerën e saktë juridike e morale të saj.Studiues të ndryshëm që kanë kryer kërkime të vlefshme në fushat e disiplinave përkatëse, duke filluar nga udhëtarët që patën mundësi të vizitonin Shqipërinë në dhjetëvjeqarët e parë të shekullit të kaluar, deri te gjuhëtarët,etnografët,historianët, specialistët e folklorit dhe natyrisht, kritikët e letërsisë kanë analizuar më tej aspektet dhe ndërlikimet e kësaj së drejte zakonore.Besa falë forcës së saj të madhe sugjestiounuese si një normë e respektuar dhe praktikuar rreptësisht dhe rrënosjes së jashtëzakonshme shekullore që ka gjetur,dhe akoma gjen. Ndër shqiptarët, veçanërisht ndër malësorët, është bërë një burim i pashtershëm frymëzimi për shumë shkrimtarëe poetë. Në fakt të gjitha rrymat e letërsisë mbarëshqiptare,arbëreshe dhe shqiptare të shekujve të kaluar dhe të sotme, janë përpjekur të mishërojnë një paraqitje letrare që në mënyra të ndryshme thellohet në domethënien dhe rolin që besa, njëlloj dhe ndoshta më shumë se zakonet e tjera të ngjashmë, ka pasur në formimin e universit të ndërlikuar kulturor shqiptar.Përveç Sami Frashërit, edhe autorë të shumtë shqiptarë kanë shkruar për besën si p.sh Ernest Koliqi në veprën “Gjaku”, Ismail Kadare në “Kush e solli Doruntinën?”, “Prilli i thyer” etj. Drama është një freskë e bukur romantike-lirike që e futi në letërsinë tonë fshatarësinë dhe malësitë tona me një spektër ngjyrash më të theksshme ,duke i cilësuar bukur e me shumë pasion jo vetëm bukuritë e cilësitë e tyre, por edhe aspiratat e synimet e tyre, duke lartësuar vlerat e vërteta të moralit e të etikës së tyre, por edhe duke ndarë e veçuar vyrtytet nga çoroditjet e tyre gjatë kohës kur disa zakone e doke popullore, si është hakmarrja, e në këtë rast besa e dhënë dhe e mbajtur me çdo kusht e verbërisht janë bërë anakronizma të rrezikshme e me pasoja shumë tragjike për jetën dhe ekzistencën e popullit tonë, si i ka paraqitur këto autori edhe në këtë vepër të tij. Drama “Besa” përshkruan me një dashuri romantike bukuritë e Progonatit të tij dhe të njerëzve të tij,malësoret dhe jetën baritore, të tërë atë pastërtinë dhe dëlirësinë e saj , paprekshmërin e saj nga zgjedha huaj dhe nga jeta e prishur e qytetit dhe e konaqeve të bejlerëve si dhe nga ndytesitë e tyre.“Besa” e Sami Frashërit është me të vertetë një tabllo e bukur e fshatit dhe e malësive tona të atyre ditëve kur tashmë kishin filluar lëvizjet çlirimtare dhe përpjekjet për emancipimin e tyre.Njëkohësisht ajo ishte protestë kundër padrejësive dhe dhunimeve që i bëheshin popullit të tij,por edhe thirrje bashkatdhetarëve ë vet që “ të marrin një udhë të re, udhën ë përparimit,të qytetërimit”.E këtillë drama “Besa” është gjithnjë prezente në skenën shqiptare dhe vepër që shikohet dhe lexohet me vëmendje.
PËRMBLEDHJA
Historia e treguar nga Frashëri është e vendosur në Shqipërinë Jugore, përkatësisht ndërmjet fushave dhe fshatit Progonat, një fshat i vogël i krahinës së Kurveleshit në jug të Tepelenës. Protagonistët kryesorë janë dy të rinj: Merushja e Rexhepi, e para e bija e Zyberit dhe e Vahidesë, i dyti nipi i Zyberit. I mbetur jetim që në moshë të njomë, Rexhepi birësohet nga Zyberi, në shtëpinë e të cilit jeton së bashku me kushërirën e tij moshatare.Midis dy të rinjve zë fill një lidhje e thellë, që fillimisht e shpjegojnë me lidhjen farefisnore, por më pas zbulojnë se është një ndjenjë e vërtetë dashurie. Vepra fillon me aktin e parë me një pamje baritore me monologun e Merushës.Merushja duke pasur frikë se i ati mund ta ndajë nga kushëriri i dashuruar, ia beson vetes të vërtetën e njdenjave të saj, duke shpresuar se një mrekulli mund të realizojë ëndrrën e saj të dashurisë.Pasi kthehet Rexhepi ata bisedojnë pak, prapë duke fshehur ndjenjat që kanë për njëri tjetrin dhe kështu ja fillojnë këngës së bashku.Në këngët e tyre vërehet krenaria që kishin për jetesën që bënin,dhe nënçmimi për qytetarët si tek vargjet : Nevej qytetar s’jemi, Malësor emrin’ kemi. Duke kënduar vjen edhe Zyberi, babai i Merushes, kur ai i dëgjon duke kënduar së bashku, mallëngjehet dhe mendon për babain e Rexhepit që s’ishte gjallë të shihtë të birin si engjëll, të gëzohej edhe ai si Zyberi.Në këto momente Zyberi i thotë Merushes ta shikojë Rexhepin si vëlla, kësaj së fundit iprehet shpresa, ndërsa Zyberi fillon të fkasë për martesë dhe Merushja kundërshton që nuk do të martohet,duke thënë që do të qëndrojë afër të atit ndërsa Zyberi i thotë shtëpia e vashës, është te shtëpia e burrit dhe i thotë se nëse do Perëndia do t’ia gjej një burrë bari dhe s’do ta largojë nga malet.Zyberi dhe Rexhepi largohen dhe Merushja mbet përsëri vetëm.Në ato momente kalon Selfo, biri Fetah Agait, një i ri shqiptar në shërbim të beut të Tepelenës,Demirit.Selfo, prej kohësh i dashuruar me Merushën, i tregon shokëve për dashurinë e pandryshuar për vajzën.Vijon në mes të dyve një bisedë e shkurtër,por Merushja vendos menjëherë të largohet, duke e lënë kështu Selfon në ironinë dhe mos miratimin e shokëve (biri i një agai nuk mund të martohej me vajzën e një bariu).Gjersa largohen në të majtë duket Zyberi, kur ai i sheh këta fillon të flasë me vete duke shprehur urrejtjen që kishte për njeëz të tillë, të papunë, të msheftë e pa ndonjë fitim, që shkojnë kohën kotë,pijnë e prehen e hanë gjënë e dhjetë njerëzve. Kur vjen Zyberi e pyet Merushën për njerëzit që më herët ikën, ajo i thotë se ata kapën valle përpara saj, mirëpo ajo u largua,Zyberi i gëzuar për vajzën, e përqafon dhe i thotë se jeta e njeriut është dy ditë; sot jemi,nesër s’jemi, në këtë gjithësi vetëm një nder është që s’humbet kurrë, prandaj sa të mundësh vështro të ruash nderin...Ai thotë së bijës poashtu që kurrë të mos ia vëj sytë fustaneve,pallaskave të argjendta të këtyre njerëzve, dhe i thotë se të jap cilin të duash por jo njerëz të tillë ,sdua të zë miqësi me njerëz të tillë.Kur vjen edhe Rexhepi Zyberi i pyet të dy se kë dojnë, ata të dy thonë që sdojnë asnjë tjetër përveç njëri-tjetrit si vëlla e motër. Zyberi i kupton dhe fshehet që ti dëgjojë me vesht e tij e të kuptojë më mirë. Merushja dhe Rexhepi tani mbesin vetëm, dhe sigurisht edhe Zyberi i fshehhur që po i degjonte.Merushja fillon e para duke e pyetur Rexhepin se me tvërtete më do,ai përgjigjet se si jo, a ishte motra saj a po jo?Të njëjtën përgjigje edhe ajo i kthen kur ai thotë thuaj çke për të thënë, kur ajo i thotë vëlla Rexhepi i thotë se jo ai s’ishte vëllai i saj, se ai s’e donte si motër, por si të dashur. Edhe Merushja poashtu pranon që s’e si vëlla por ndryshe, mirëpo të dy frikohen se dashuria e tyre s’do pranohej, se prindërit nuk do jepnin leje, në këto çaste paraqitet Zyberi i cili kishte dëgjua gjithqka.Ai ju thotë të rinjve se s’kanë se pse të brengosen, se ata do t’i martoj dhe do bindë edhe Vahidenë që të japë leje për martesë.Ai i fejon aty për aty dhe ju thotë të gjejnë lule ti shkëmbejnë me njëri-tjetrin sepse lulja është shkëmbim i malësorëve,i barinjve, se edhe ju nga një lule jëni. Vepra vazhdon me aktin e dytë, që fillon me monologun e nënës së Merushës e cila është duke tjerë lesh.Monologu flet për se si i asaj kishin thanë në një vend të mirë për Merushen, për djalin e Fetah Borshit.Vahideja s’i një grua malësore që besonte në besytni të ndryshme,pasi i këputet peri disa herë, frikohet se kjo nuk ishte një shenjë e mirë. Kur Zyberi kthehet në shtëpi i tregon gruas lajmin e mirë, se vajza do bëhej nusja tyre, se do ta martojë për Rexhepin, kur Vahideja dëgjon në fillim kundërshton dhe thotë se Rexhepine kishte vëlla dhe se nuk do jepte leje pastaj Zyberi i flet se si ishin përqafuar të dy e qanin me ngashërim se frikësoheshin që ata nuk do ti lejonin atëherë ajo bindet. Zyberi i thërret të dy dhe i sjell përpara Vahidesë dhe ju thotë puthjani dorën nënës se do t’ju uroj.Ajo i uron dhe Zyberi thotë se që nesër dasma do të nisë, në mbrëmje ai do shkontë për në Tepelenë, e do të merr të gjitha që juduhen.Dhe thotë që t’i tregojnë të miqve, të ftojn të gjithë. Në anën tjetër në konak të Demir Beut ndodhen Selfo me shokët e tij.Selfo fillon t’ju flasë shokëve të tij për Merushën se qenka zënë e nuk e japin, se qenka fejuar për një bari, kushëririn e saj.Kështu së bashku me shokët vendosin ti thonë Demir Beut ta thërrasë të atin e t’i thotë për Selfon.Kur Demir Beu vjen i thotë Selfos se babai i tij po vinte, e kishte shkruar në letër djali i tij nga Mali i Zi.Para se të niset Selfua që ti tregojë nënës lajmin, i thotë shokit të tij Talhajt për fjalën që ia kishte dhënë, Talhajti i thotë se s’kishte harruar, të priste jashtë dhe se do i thonte Beut.Kur Beu i thotë se a shkoi Selfua, Talhai i thotë se kërkon edhe një gjë prej teje dhe i thotë se Selfua kërkon të marrë një vajzë bariu nga Pronati bej, dhe se nuk e jep bariu se e kishte fejuar gjetiu te i kushëriri i saj.Kështu Beu urdhëron që të shkojë ndokush e të thërrasë bariun.Pastaj ai e thërret Selfon dhe i thotë të heqë dorë nga dashuria,Selfo del jashtë duke fshirë sytë, ndërsa shoku tjetër i tij Arsllani hyn dhe flet me beun e ithotë që t’i ndihmojë Selfos se doli duke qarë.Bemir Beu prap e thëëret e Selfon dhe i thotë se ai është frikacak e qan për një vajzë. Selfo i thotë se unë gjallërinë se dua, por dashurinë e zemrës s’e shuaj dot!Sa t’i fal dashurinë gjalljes,i fal gjalljen dashurisë.Me zemërim nxjerr koburen dhe hidhet jashtë. Kur e sheh reagimin e Selfos, Demir Beu i jep fjalën se ai do ti thotë bariut të ta japë ty të bijën. Në skenë tani hyn edhe Zyberi,Demir Beu i thotë se ai do që të bëj krushqi me të ndërsa Zyberi i thotë se ti je një be i vendit ndërsa unë një bari i thjeshtë dhe i thotë se unë s’kam as vajzë për të të dhënë e as djalë për të martuar.Demir Beu prapë i thotë për vajzën por ai prapë i thotë se jo.Tek flasin të dy të nxehur Zyberi i thotë se : Sot për sot s’kemi ndonjë ndryshim midis nesh! Demir Beu kërkon që ai të arrestohet mirëpo Zyberi ikë me thkë në dorë dhe niset për në shtëpi. Vepra vazhdon me aktin e katërt, ku në fillim paraqitet dialogu ndërmjet Merushes e Saidës, e cila i thotë Merushes se jam gëzuar shumë mirëpo edhe për një gjë më vjen keq që do të mbetem vetëm ndërsa Merushja i thotë se prapë këtu do jem. Akti i katërt vazhdon me pamjen e tretë ku në krua Merushja është vetëm , dhe aty arrijnë Selfo e shokët e tij .Selfua shkon drejt Merushes dhe të tjerët me armë ndër duar rrinë pas.Selfo e zë për krahu Merushën ndërsa ajo thërret Saiden e cila e dëgjon dhe fillon e bërtet që ta lirojnë Merushën, në këto çaste duket Zyberi i cili sapo sheh Selfon nxiton të shpëtojë të bijën.Selfua shtie me armë në Zyberin, cili i goditur në krahëror bie përdhe.Me të parë babain Merushës i bie të fikët në krahëror të Selfos.Saidja thërret sa mund.Selfua e hedh në krahë Merushen dhe shkojnë bashkë me shokët,Zyberi ngre kokën dhe zbraz koburen, por i vete kot plumbi.Vahideja del më derë,bën një ulërimë dhe nxioton drejt Zyberit.I plagosur Zyberi i thotë të shoqes lëre mënjanë kufomën time , shpëto vajzën, e Rexhepit t’ia japësh,mos bëj ndryshe.Heq nja dy herë dhe var kokën pa shpirt.Pasi vajton një copë herë, Vahideja fshin sytë dhe me guxim të madh thotë që do të kërkoj gjakun e të shoqit dhe se fjalën do ia sjellë në vend.Së bashku me Saiden e marrin kufomën e çojnë brenda në kasolle.Vvahideja ngjesh një silah,dy kobure dhe jataganë në brez.Rripin e pushkës shkruar mbi krah.Pallaskat me fishekë ngjeshur mbrapa!Me një fytyrë trimërie del nga dera e kasollës. Akti i pestë fillon me Vahidenë në pyll,e cila e lodhur nga rruga ndalet të pushojë pas një shkëmbi.Në anën e kundërt të shkëmbit ndodhet Fetahu, i cili si zbret nga mali pushkën e lëshon përdhe dhe vetë rri e çlodhet.Fetahu pas njëzet vjetësh i mërguar nga shtëpia, po kthehej përsëri në atdhe.Monologu i tij në këto çaste ishte për atdheun, për dashurinë që njeriu ka për vendin ku është lindur, për ato viset e bekuara që ka shkuar në kohën e djalërisë,se njeriu për gurët e drurët e mëmëdheut drithëron, në mëmëdhe ka tjetër bukuri.Erë e mëmëdheut është e tjetër lloji. Kështu Fetahu i lodhur , armën e mbështet në një dru, jataganin dhe koburet i vë në kokë dhe zgjatet nën dru.Në anën tjetër duket Selmani me armë në krahë i cili dalëngadalë shkon drejt mbi kokë të Fetahut, nxjerr kupën e ujit dhe merrë ujë nga burimiqë ka pranë.Njëherë Fetahut ia lag pushkën e pastaj koburet.I merr jataganin e ia fsheh prapa një druri,fsheh koburen e tij pastaj nxjerr jataganin dhe ia mbështet mjën në krahë të Fetahut.Fetahu përnjëherë zjohet dhe ngriher për gjysmë, merr koburen në dorë vështron i mahnitur në sy Selmanin.Fetahu e njeh Selmanin dhe i thotë se gjërat që kanë bërë jashtë duhet t’i harrojnë, se tani ishin në mëmëdhe e për mall të mëmëdheut duhet të pajtoheshin mirëpo Selmani spranon duke i thënë Fetahut se ai ishte frikacak dhe se ai po luftonte me armë e ai vetëm me jatagan e me armë që pastaj kupton se edhe ato Selmani ia kishte lagur.Selmani i thotë ti kërkojë ndjesë e ti bie ndër këmbë nëse do që të shpëtojë gjallë nga duart e tij.Në anën tjetër të shkëmbit Vahideja po dëgjontë bisedën.Fetahu i përgjigjet se asnjëherë s’do binte ndër këmbë të tija prandaj i thotë të shkrepi armën se ai me krahë do mbrohej.Në këto momentë Vahideja nga një e çarë e shkëmbit kthen pushkën drejt Selmanit.Selmani bie përnjëherë përdhe pa shpirt.Fetahu shikon rrotull dhe sheh Vahiden e cila kishte lënë armët e ishte në mendime të thella. Kur i afrohet Fetahu fillon ti falenderohet dhe i thotë se nëse s’ke burrë e s’ke djalë bëhu motra ime, kështu Vahideja i tregon tragjedinëe saj që burrin sot ia kishin vrarë, e vajzën ia kishin rrëmbyer.Kur dëgjon këto fjalë Fetahu i jep besën se do të marr gjakun e burrit të saj e do të shpëtojë bijën e saj. Këtu tani fillon edhe tragjedia dramës.Duke folur së bashku ai e pyet për emrin e vendit se nga bjen burri që ia vrau të shoqin e is rrëmbeu vajzën.Vahideja i përgjigjet se nga Borshi, Selfo e quanin e ishte djali i Fetah Borshit.Tani Fetahu tronditet se si do vriste birin e tij,birin që s’e kishte parë njëzet vite, cili babë guxon të vrasë birin e tij?Dhe thotë vetmevete se unë do të jem i prari që do të bëj një gjë të këtillë.Por unë kam bërë be përmbi këtë libër të shenjtë ,prandaj do qëndrojë në besë. Vepra përfundon me aktin e gjashtë.Ngjarja është duke u zhvilluar në Borsh, në shtëpi të Fetahut.Kur Selfo mbërrin shkon dhe përqafon nënën Duri dhei thotë se kishte një lajm të mirë për të se djali po i kthehej,ishtë rrugës e këto ditë vinte, Duria u gëzua shumë, prandaj Selfo shfrytëzon rastin e i thotë që të mos e refuzoj e t’ia fal fajin që kishte bërë, sepse kishte rrëmbyer vajzën e bariut, plaka Duria nuk pranon e i thotë që tja shpjerë në shtëpi të atit.Mirëpo Selfo i thotë se ja do më lësh, ja veten tij do vriste dhe fillon të ngrehë koburen.Kur sheh këtë nëna plakë, i thotë le të bëjë çfarë të dojë por larg syve të saj.Ai Merushën e le në dhomë , e cila e mbyll dhomën nga brenda e e mbështetur në në jastëk ulët e qan.E vetme në dhomë sheh një kobure në mur dhe merr e dëshiron të shtie në vete por Selfo vie me kohë e e ndalon.Duke e marrë me të mirë Selfon, atë e ze gjumi në gjunjë në të Merushes ajo merr koburen e e kthen drejt krahërorit të saj në ato çaste duket Rexhepi nga dritarja dhe hyn brenda dhe kur sheh Selfon në gjumë dëshiron ta mbysë por Merushja nuk e lë dhe në këto momente hyjnë edhe Fetahu e Vahideja, Fetahu i qaset Selfos e e vështron, ndërsa Vahideja ju tregon Merushës e Rexhepit se ky njeri do marrë gjakun e të shoqit e do shpëtojë bijën e saj.Fetahu ulet e e puth nga sytë Selfon dhe me vete është në dilemë se si do vrasë djalin, dritën e syve të tij dhe zbraz koburen,Selfo vdes,Fetahu tërhiqet e fillon të thotë birin tim e vrava.Merrushja,Rexhepi e Vahideja mbesin me gojë hapur dhe të tre përnjëherë e pyesin biri yt ? Ai përgjigjet se po, se pas njëzet vjetësh sot me tu kthyer në shtëpi bëra këtë të keqe.I bie përsipër të birit dhe qan.Vahideja duke e vështruar me tmerr në sy i thotë një që zgjat dorë mbi dritë të syrit është më i keq se një egërsirë! Ndërsa Fetahu ia kthen se: nga një që s’mban fjalën, nga një që prish benë, nga një që s’qëndron në besë,nga një që s’ruan nderin;kjo është një mijë herë më e lehtë.Kjo është një egërsirë,ajo tjetra është më e keqe! Unë e në e vrava birin tim birin tim, për të mbajtur besën e vrava,solla në vend dhe nderin e shtëpisë!...unë punën timë bëra.Gjakun e burrit ta mora!...gjaksorin e vrava! Me një dorë zë Merushen, me tjetrën zë Rexhepinpër dore e i jep te njëri-tjetri e duke shikuar nga Vahideja ai thotë që nënën ta dojnë dhe Vahideja i thotë të dojnë babanë se edhe ai është babai i tyre, në këtë jetë e në atë është vëllai im. Fetahu tani merr gjakun e djalit e kthen koburen drej krahërorit dhe e zbraz dhe duke thënë “Unë gjaksori i birit tim!” bie. Edhe Vahideja ngreh koburen e do ta zbrazë në krahëror të sajin por Fetahu i plagosur merr mundim e ia largon nga dora koburen, në këto momente hyjnë shoktë e Selfos dhe Fetahu ju shpjegon se ai,i ati, e kishte vrarë Selfon, ai ju tregon për Vahiden se si e kishte shpëtuar e si i kishtë dhënë besë se do shpëtontë të bijn e saj, e gjakun e burrit do t’ia merrte,e unë besën ë mbajta edhe gjakun e djalit e mora, dhe duke treguar Vahidenë thotë se kjo grua është motra ime, këta djem janë djemtë e mij,mëma ime është edhe e këtyre. Vepra përfundon me pamjen e dhjetë të aktit të gjashtë,në dhomë tani hyn edhe plaka Duria kur sheh Selfon i merren mendtë e bie mbi të pastaj sheh Fetahun e shkon tek ai i duke qarë e duke i thënë se erdhe dhe gjete djalin e vdekur, ndërsa Fetahu i thotë e unë e vrava për të qëndruar në besë.Plaka Duria me hidhërim të madh fillon të qajë dy djemtë e humbur për një ditë por Fetahu i thotë se ja tre bijë po ti lë, kjo është imë motër e këta bijtë e mi, vajzën t’ia japësh djalit, me ta duhet të rrish këtu ,gjithë tok.Ja nënëzë fjalën e fundit këtë kam humbe dy djem fitove tr,duke thënë këto fjalë ai vdes. Plaka Duria ngreh kryet e hap duart e thërrët bijtë emi ndërsa Merushja,Rexhepi e Vahideja i hidhen në gji e i thonë: Nënëza jonë!
ANALIZA KRITIKE E VEPRËS lexo me shume....
Drama “Besa” është drama e parë e autorëve të Rilindjes që është shkruar në gjuhë të huaj por më temë shqiptare përkatësisht ajo e shkruar në gjuhën turke në gjashtë akte, ka një njësi veprimi,po me një ritëm të çrregulluar:një zgjatje e tepruar në dy aktet e para,i dyti gati pa funksion,dhe me një përfundim të vrullshëm e të ngutshëm. Temë kryësore e kësaj drame është mbajtja e fjalës dhe e besës. Në këtë dramë mbajtja e besës me çdo kusht ka si rrjedhim vrasjen e djalit nga ana e të atit që kthehet në vendlindje pas mërgimit shumëvjeçar,kur madje edhe kur mund të gjendeshin edhe zgjidhje të tjera pa e lënduar etikën dhe besën si një kategori morale.Në këtë vepër aq sa madhërohet mbajtja e besës aq edhe theksohet tragjikja e mbajtjes dhe ruajtjes së traditës me çdo kusht. Paraqitja e rrjedhimeve të këtilla tragjike të fjalës së mbajtur me çdo kusht dhe të hakmarrjes që përfundon me fikjen e dy shtëpive dhe me vrasjen e tre burrave. Nuancat në të cilat gjendet besa në veprën e Frashërit përvijojnë në variante të ndryshme të betimit , si kur është fjala për marrëveshje pozitive ashtu edhe për hakmarrje.Duke përmbledhur fazat në të cilat zhvillohen ngjarjet, dallohen pesë makrofjali në të cilat shfaqet e realizohet besa: Zyberi u premton të rinjve se do martohen. Demiri i premton Selfos t’i japë Merushen. Vahideja vendos të marrë gjakun për vdekjen e të shoqit dhe të shpëtojë Merushen. Fetahu ofrohet të zëvendsojë Vahidenë,duke premtuar të hakmerret për nderin e saj si grua dhe si nënë. Fetahu hakmerret për Vahidenë, duke vrarë birin e tij. Fetahu hakmerret për vdekjen të birin, duke vrare veten e tij. Ideja kryesore mbi të cilën autori edhe kishte shkruar këtë dramë është paraqitja e disa vyrtyteve e zakoneve më të larta të popullit shqiptar të cilat ishin të denja për skenë siç ishin dashuria për atdhe,shpirti i sakrificës, besa dhe faktin se ata nuk e kishin për gjë jetën. Ndërsa motivet mbi të cilat poeti kishte shkruar këtë dramë janë: Motivi i besës:Ështe motivi kryesor mbi te cilin autori edhe kishte shkruar dramën sipas të cilës kishte marrë edhe emrin “Besa”.Paraqitja e kësaj kategorije morale,mbajtja e saj e cila duke zënë rrënjë në etikën e moralin e njeriut tonë,mund të sjellë shkeljen e normave të tjera të moralit dhe të etikës sonë që vetvetiu vijnë e bëhen deformacion i vetë kësaj tradite. Motivi i relacioneve shoqërore:Ndonëse i paangazhuar drejtëpëdrejtë në luftën klasore, ndonëse imagjinues fantast i një bote demokratike,Samiu flet në këtë vepër me shumë urrejtje kundër bejlerëve e sejmenëve të tyre dhe me ndjenja simpatie të ngrohtë dhe admirim të madh për popullin e thjeshtë të fshatrave dhe të malësive tona,për barinjtë më të thjeshtë.Me anë të personazhit të Zyberit, ai lufton drejtpërdrejtë kundër bejlerëve, të cilët në atë kohë shkilnin e shfrytëzonin fshatarët e varfër shqiptarë.Autori nxjerr në pah edhe subjektin në shesh të luftës së vërtëtë, klasore kur Zyberi i thotë Demir beut : “Shkoi ajo kohë që di ti, sot gjithkush është i lirë, s’kemi ndryshime fare në mesin tonë, e di ti apo jo?” Autori kështu e lartëson moralin e malësorëve të ndershëm, ani pse të varfër dhe thuajse i vjen keq për varfërinë e tyre: “Kështu është nisur kjo e shkreta jetë! Njëri ze punën pa gdhirë dhe mezi fiton një copë bukë me djersë të ballit, një tjetër që është i lig për tërë njerëzinë, pa punuar,pa u munduar fare, pi e prehet dhe dhe ha gjënë e dhjetë njerëzve” Diskursi i dramës “Besa” është romantiko-lirik. Në dramën “Besa” autoripërshkruan me një dashuri romantike bukuritë e Progonatit të tij dhe të njerëzve të tij, malësorët dhe jetën barishtore, të tërë pastërtinë dhe dëlirësinë e saj,paprekshmërinë nga zgjedha e huaj dhe nga jeta e prishur e qytetit.Përveq përshkrimit të natyrës fshatare, autori poashtu përshkroi edhe dashurinë e sinqertë dhe rinore, pastaj për dashurinë vashërore të dy vajzave të mitura në pafajsinë dhe paprekshmërinë e tyre që ëndërrojnë jetën e tyre të lirë me barinjtë e tyre në malet e fushat e Progonatit të tyre.Gjithë ajo harmoni e mrekullueshme e jetës dhe e natyrës së pasur,formojnë një simfoni harmonike romantiko-lirike Zyberi:Sa figurë madheshtore aq edhe e thjeshtë e bariut trim e bujar i cili me njomësinë e prindit e kupton dashurinë e së bijës me të kushëririn e saj të largët. Zyberi është personifikim trimërie e bujarie,mospërkulje e krenarie,guximi e shpirtmadhësie të njeriut të thjeshtë shumë të dashur, shumë të ndieshëm përkundër gjithë vrazhdësisë së natyrës dhe zakoneve që mbretërojnë në malet tona. Vahideja:Është fytyrë shumë e gjallë dhe e dashur,bareshë e thjeshtë malësore plot me bestytni e paragjykime të vjetra që parasheh fatkeqësinë pse i këputet peri dhe nuk mund ta kuptojë kurrsesi Zyberin e saj që pranon ta martojë Merushën me Rexhepin, që deri dje i quante motër e vëlla. Vahideja është me të vërtet një grua fshatare e urtë, e butë, e hutuar pas brengash të veta për ti rritur e bërë të lumtur fëmijët e vetë dhe kujdeset për burrim.Deri atëherë ajo është një grua e thjehtë malësore, një nënë që dridhet për folenë e saj.Ajo është e këtillë deri në atë çast kur do të shëndrrohet në tigreshë që do ta shpëtojë vajzën e vet nga kthetrat e gjaksorit dhe ta marrë gjakun e burrit të vrarë në truall të vet,duke mbrojtur vajzën e vet e nderin e shtëpisë dhe të familjes së vet.Është kjo një grua-nënë që i dridhet shpirti për fëmijën e burrin, por që nuk bie në gjunjë as kur i vritet burri dhe ia rrëmbejnë vajzën, e që nuk do t’i dridhet gishti as kur shtie pushkë në Selmanin tinëzak, që ia lag armët Fetahut para se ta thërrasë në dyluftim. Fetahu:Është fytyra më tragjike e veprës, që pati fatin e lig të kalojë njëzet vjet në luftërat e turkut dhe kur kthehet në atdhe, pasi shpëton nga dora tinëzake e Selmanit, i takon të vrasë e dëshirit për ta mbajtur besën e të vrasë veten për të marrë gjakun e djalit. lexo me shume....

Informacioni bazë:
Emri: XXX
Mosha: 9 vjeçe
Numri i vëllezërve dhe motrave: Nuk ka

Probleme fizike: Që në moshë të vogël mban syze, të cilat i mban gjithë kohës. Problem tjetër është gjuha, ka vështirësi në shkrim e lexim të gjuhës shqipe, sepse njohuritë e para i ka marrë në gjuhën greke.
Veprimtaritë e zgjedhura për fëmijën
Loja me gotat
Kemi dy gota me të njëjtën sasi uji, njërën gotë me ujë e hedhim tek gota e gjatë. Cila gotë ka më shumë ujë?
Përgjigjia: Njësoj të dyja, sepse ka njësoj ujë sa gota tjetër, nga gota e vogël e hodhëm tek gota e gjatë.”
Loja me pastelinë
http://eseshkolle.blogspot.com/Nëse unë kam një top prej pasteline dhe e petëzoj me shkop, ose e ndaj në 10 pjesë të vogla, cila nga këto të treja do të ketë masë më të madhe?
Përgjigjia: Të treja janë njësoj se topin e pastelinës i japim forma si të duam dhe prap e njëjta masë mbetet.
Loja me sipërfaqe
Kemi një sipërfaqe katrore ku kemi vendosur katër kuba në çdo cep, nëse kubat i vendosim në qëndër të katrorit, në cilin rast do kemi sipërfaqe më të madhe?
Përgjigjia: Në figurën e dytë se kubat janë në qëndër e zënë më pak vend.
Stadi i zhvillimit të kësaj fëmije sipas Piazhesë i përket fazës së tretë: Operacionale konkrete (7-11vjeç).
Të gjitha këto përgjigje të kësaj fëmije janë në lidhje me logjikën e moshës së saj dhe me aftësinë e saj për të kuptuar. Ato janë një tregues i strukturës së mendimit të saj që i korrespondon mesatarisht moshës dhe nivelit të saj të zhvillimit. Sepse ashtu siç ka një rritje organike, ekziston edhe një rritje mendore. Gjatë veprimtarive të kryera me këtë femijë, vëzhgova që në momente të caktuara ajo fliste me vete. Në këtë rast kemi të bëjme me të folurin vetjak që sipas Piazhesë kemi të bëjmë me “të folurit egocentrik”, ndërsa sipas Vigotskit e folura vetjake është e rëndësishme në zhvillimin konjitiv. Kështu e folura konjektive e ndihmon këtë fëmijë të rregullojë mendimet e saj, në zgjidhjen e detyrave etj.
Përfundime
Piazhe dhe Vigotski kanë si synim kryesor zhvillimin konjektiv të fëmijëve. Piazhe studioi mënyrat me anë të të cilave fëmijët përvetësojnë konceptet dhe organizojnë idetë dhe skicoi periudhat e parashikueshme sipas një rendi të caktuar të zhvillimit intelektual. Progresi i këtyre periudhave varet nga përshtatshmëria vazhdimisht në rritje e fëmijës ndaj situatave të reja. Për Piazhen, zhvillimi motorik dhe eksplorimi i mjedisit janë bazat për mendimin logjik që vjen më pas. Për zhvillimin kognitiv janë të rëndësishme dy procese: asimilimi dhe akomodimi. Teoria e Vigostskit thekson rolin e kulturës dhe gjuhës në zhvillimin konjektiv.
Në lidhje me të dy teoritë konjektive, unë parapëlqej të përdor teorinë e Vygotskit në klasë. Unë besoj se skeleritë, njohuritë e formuara, dialogu, dhe mjetet kulturore janë komponente të rëndësishme në përvetësimin e njohurive nga nxënësit. Duke i ndihmuar nxënësit në zonën e zhvillimit proksimal, ne i ofrojmë atyre strategji të të mësuarit të cilën e përdorim më vonë. Piazhe propozoi shumë strategji edukimi të zbatueshme, siç është zhvillimi i mësimit me ane të shprehjeve në veprimtari dhe lojëra. Megjithatë, Vigotski përfshiu rëndësinë e bashkëveprimit shoqëror dhe ndërtimin e njohurive bazuar në teorinë e zhvillimit konjektiv.
Në përfundim:
Mësuesi fokusohet të sigurojë një ndihmesë për nxënësit në nevojë, dhe të sigurojë mjetet kulturore si burim edukativ.
Mësuesit mund të sigurojnë grupe mësimore, në mënyrë që çdo nxënës të ndihmojë njëri tjëtrin nëpërmjet procesit të zhvillimit.
Veçanërisht në klasat e sotme të ndryshme, mësuesi duhet të bëhet i ndjeshëm ndaj kulturës dhe gjuhës së nxënësit, dhe të jetë lojtari kryesor në ndërtimin e njohurive të nxënësit.



NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Vlerat e çmuara të kulturës etnografike shqiptare më në fund do të kenë një strehë, ku do mund të ekspozohen. Pavioni i etnografisë do të përfundojë brenda këtij LEXONI ME SHUM....
viti sipas etnografes Afërdita Onuzi. Mbi 1000 objekte, si veshje tradicionale, argjendari, armë dekorative mbi 100 vjeçare do mund të shkunden nga pluhuri i fondeve dhe të prezantohen për publikun e gjerë në hapësirën e pavionit. Onuzi, e cila është marrë mirëfillazi me konceptimin e këtij muzeu thote se ky është një kurorëzim i punës së etnografëve ndër shekuj. Por shqetësim kryesor për specialisten është mos funksionimi i ekspeditave. Në këtë pavion do të pasqyrohen vlerat kulturore te krahinave të ndryshme të Shqipërisë Diskriminim i sertë ndaj monumenteve kulturore shqiptare Monumentet e trashigimisë kulturore shqiptare në gjithë Kosovën, janë nën presionin e vazhdueshëm dhe sistematik të dhunës fizike dhe keqpërdorimit që nuk kursen as vlerat më të shenjta, sic ka ndodhur, me monumentin më shpirtëror kulturor e historik gjithëshqiptar, me shtatoren e Skënderbeut në qendër të Prishtinës, që është cënuar rëndë, është poshtëruar keq, është përdhosur barbarisht! LEXONI ME SHUM....

 Kultura në përgjithësi, e në veçanti çështja e monumenteve të kulturës shqiptare, në Republikën e Kosovës, skajshmërisht është e lënë pasdore, dhe shkarazi vetëm sa për sy e faqe zihet në gojë, kur entet, institucionet dhe asociacionet e kulturës kanë nevojë që të përpilojnë raportet e “punës” dhe të arsyetojnë financat që i kanë shpenzuar. Pra, monumentet e kulturës shqiptare në Kosovë, jenë në një gjendje tejet të palakmueshme: krejtësisht të pambrojtura, të lëna në pamëshirën e stihisë së kohës dhe të faktorit njeri, që me keqardhje duhet ta themi se, është shumë larg nivelit të dëshiruar të vetëdijës elementare kulturore për vlerësimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin shpirtëror të vlerave të gjithmbarshme të trashigimisë material kulturore e historike. 
 LEXONI ME SHUM....
2. Monumentet e kulturës shqiptare janë nën presionin e vazhdueshëm dhe sistematik të dhunës fizike, janë të injoruara nga pakujdesia masive popullore dhe neglizhenca e theksuar institucionale, që nuk ka ndonjë qëndrim të formuar përkitazi me mbrojten, trajtimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve kulturore shqiptare. Në këtë gjendje janë edhe monumentet që logariten si vlera të vecanta kombëtare të evidentuara si “nën përkujdesjen shtetërore”, por, as këto nuk e gëzojnë kujdesin dhe mirëmbajtjen minimale institucionale. Prandaj, është krejtësisht normale që monumentet e trashigimisë kulturore shqiptare i kërcënon shpërbërja e sistematike dhe e vazhdueshme, nga prekjet e ashpra iracionale dhe keqdashëse, por edhe nga “përdorimi” jokulturor i monumenteve me rastin e riteve të ndryshme ceremoniale nga qytetarët, që i cënojnë me mënyrën e sjelljes dhe të përdorimit të vlerës së tyre. Kjo ka ndodhur me monumentet më të lavdishme kulturore, historike e fetare, të cilat brutalisht “qëndisen” me lloj-lloj shenjash dhe cinglash tekanjoze që, nuk përkojnë aspak me karakterin dhe funksionin e monumentit dhe e dëmtojnë vlerën, funksionin dhe e devalvojnë imazhin e monumentit të caktuar. Në këtë gjendje, është e shpjegueshme dhuna sistematike që manifestohet ndaj monumenteve të trashigimisë kulturore shqiptare, në gjithë Ksovën, e cila nuk kursen as vlerat më të shenjta, sic ka ndodhur, me monumentin më shpirtëror kulturor e historik gjithëshqiptar, me shtatoren e Skënderbeut, në qendër të Prishtinës, që është cënuar rëndë, është poshtëruar keq, është përdhosur barbarisht! Ky rast e shpjegon krejtësisht gjendjen në të cilën ndodhen monumentet kulturore shqiptare në Kosovë. 
 3. Kur flasim për monumentet kulurore në Kosovë, cështja e ka edhe anën tjetër të medaljes – ekstrafaqen, që ka të bëjë me monumentet kulturore serbe, për të cilat Kosova ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e tyre! Për të qenë sa më mirëkuptues ndaj realitetit kosovar që vazhdon të jetë në periudhën e tranzicionit shtetëror, duhet ta kemi parasysh pafuqinë shtetërore të Kosovës për të refuzuar detyra poshtëruese. Mirëpo, në anën tjetër, përkushtimi i zjarrtë dhe efikasiteti brilant i masave të sigurisë për mbrojtjen e monumenteve te trashigimisë serbe, ta turbullon vrerin, sepse paraqet përkushtimin ekstrem të institucioneve për mbrojtjen me cdo kusht, ndërkohë që, monumentet kulturore shqiptare lihen krejtësisht pas dore! Për të mos i shprehur emocionet e mllefta për gjendjen, po themi vetëm se, mbrojtja e këtillë e monumenteve kulturore serbe në Kosovë është e pamerituar plotësisht! Problemi duket i vogël për në fakt është tepër i madh, sepse kemi të bëjmë me një diskriminim “pozitiv” të sertë në dobi të serbëve, e në dëm të shqiptarëve! LEXONI ME SHUM....
Përkujdesja speciale shtetërore për monumentet serbe dhe pakujdesia totale për monumentet shqiptare, është absurd i paparë, sepse nuk mund të gjindet në asnjë lloj përvoje botërore, që të shkel vlerat autoktone dhe të mbrojë vlerat e huaja, sidomos kur është fjala për vlera të kultivuara për qëllime armiqësore, sic dihet se janë sajuar monumentet e trashigimisë kulturore serbe në Kosovë! Kjo duhet të thuhet hapur dhe zëshëm, sepse është fakt konkret, i pamohueshëm. Në këtë situatë, angazhimi shtetëror i Kosovës për mbrojtjen e monumeneve serbe është joserioz dhe i dëmshëm. Pse u dashka që nga buxheti modest i Kosovës të shpenzohen mjete të majme për mbrojten speciale të monumenteve tendencioze të një populli tjetër të ardhur në Kosovë dhunshëm! Pse dhe si arsyetohet angazhimi i 140 policëve të specializuar ekstra, për mbrojtjen e monumenteve kulturore-historike e fetare serbe! Si shpjegohet kjo zemërgjerësi banale, që privilegjon vlerat e huaja në dëm të vlerave të vendase, që janë si mos më keq, pos tjerash, edhe sepse janë sakatuar nga dhuna gjenocidale e vendit dhe popullit që Kososva tash e merr nën mbrojtje special(!). Kjo është e tepërtë, sepse ajo që të duhet në shtëpi, nuk cohet në fqinjësi. 
Monumentet kulturore serbe janë problem i Beligradit. Prishtina ka monumentet e veta, dhe ndaj serbëve duhet të merr për obligim garancën e trajtimit sipas konventave ndërkombetare, që i përcaktojnë qartë detyrat obligative. Prishtina biles, duhet të jetë insistuese kategorike e kërkimit të veprimeve reciproke nga serbët për monumentet shqiptare matanë kufirit, sipas standardeve të garantuara dhe jo privilegjimin e kujdoqoftë! Kjo ëshë rruga e zgjidhjes, që duhet të realizohet sot, sepse nesër bëhet vonë.
 Korce:Voskopoja dhe zhvillimi i saj ka sjelle ne qytetin e Korces perfaqeses te nje fondacioni francez i quajtur "Trashegimi pa kufi" i cili mes vemendjes per restaurimin dhe kthimin ne identitet te monumenteve te rralla ne vende te ndryshme te botes ka mare ne mbrojtje ne Shqiperi Voskopojen. Ne nje takim me prefektin e Korces Niko Peleshi eshte kerkuar edhe mbeshtetja e ketij institucioni ne planin strategjik te zhvillimit te kesaj zone turistike dhe historike ne vend. Plani strategjik i zhvillimi prezantuar ne prefekturen e Korces eshte hartuar me komunen e Voskopojes dhe fondacionin francez "trashegimi pa kufi" dhe ka si qellim zhvillimin shoqeror, mjedisor te Voskopojes dhe vlerave unikale te saj. Pritet qe strategjia e zhvillimit ekonomik dhe social te ece paralelisht me zhvillimin e kesaj zone ne pikpamjen e ndertimeve mbas vendimit te KRRTSH-se per masterplanin e Voskopjes e cila do te ngrihet mbi ate ekzistuese duke ruajtur vlerat e saj dhe do te shtrihet ne nje siperfaqe prej 180 mije hektaresh. Prefekti korcar ka garantuar vemendjen e strukturave te shtetit per kete zone me nje status te vecante ne pikmamjen kulturore dhe historike, ndersa retsaturimi i kishave dhe manastireve mbetet nevoja me urgjente ne kete zone. Aktualisht fondacioni franzec qe ka mare persiper te hartoje planin strategjik te Voskopojes qe daton ne fillim te shekullit te XVII-te, eshte duke restauruar kishen e Shen Thanasit qe vjen qe nga krijimi i Voskopojes, ndersa afresket dhe ikonat e saj mbajne per autor vellezerit Zografi. LEXONI ME SHUM....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

PROTEINAT NË TRUPIN E NJERIUT
Proteinat janë lëndë organike, janë makromolekula të cilat kryesisht përbëhen nga elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azoti si dhe rrallë herë edhe prej sulfurit.
Proteinat janë baza kryesore të qelizave. Ato jo vetëm që i japin qelizave një strukturë, por janë edhe makina molekulare, ku bëjnë transportimin e materieve, pompojnë jonet, i katalizojnë reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues. Elementet ndërtues për ndërtimin e proteinave janë proteinogjenet, gjegjësisht aminoacidet, të cilat përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Tek njerëzit bëhet fjalë për 21 llojesh të aminoacideve, ku zinxhiri që përbëhet prej nën 100 aminoacide quhen dhe peptide dhe kur të krijohet zinxhiri më i gjatë atëherë mund të themi se bëhet fjalë për proteinë. Madhësia e një proteine sipas rregullës matet me kilo-Dalton (kDa). Proteina më e madhe tek njeriu është Titin dhe është diku 3600 kDa, përbëhet nga më shumë se 30.000 aminoacide dhe përmban 320 proteindomene. Numri për nga dallimi i zinxhirit aminoacide është gjigante. Formimi i një proteine, si dhe ndërtimi i saj është e koduar me gjenin përkatës. Proteinat janë molekula që të gjitha qeniet njerëzore janë në gjendje t’i sintetizojnë nga atomi i karbonit (C). Proteinat janë molekula shumë të gjata, dhe përbëhen nga amino acidet që janë elementet përbërëse të proteinave. Proteinat janë elemente ndërtuese të organizmit tuaj, glucidet dhe lipidet janë gjithashtu të rëndësishme pasi që janë përbërës të organizmit.Proteinat janë furnizuesi i vetëm i azotit në organizëm që është i domosdoshëm për rritjen, dhe mbajtjen në jetë .Ato përtërihen pa ndalur, deri 250-300gr në ditë. Shpejtësia e përtëritjes ndryshon sipas proteinave. Ato plaken dhe fillojnë të shkatërrohen. Ky shkatërrim furnizon energji. 1gr proteine = 4kalori(Kcal)
 PROTEINAT NË TRUPIN E NJERIUT
 Nevojat ditore varen nga pesha : llogaritet 0.8-0.9 gr për 1 kilogram të peshës në ditë, me ndryshime në bazë të rëndësisë së aktivitetit muskulor. Për bodybuilding nevojat janë mesatarisht 1.5-2gr për kilogram,në ditë:
 PESHA JUAJ PROTEINA GJATË DITËS
(FAKTORI 1.8G/KG/DITË
 45kg 81 gr në ditë
50kg 90 gr në ditë
55kg 99 gr në ditë
60kg 108 gr në ditë
65kg 117 gr në ditë
70kg 126 gr në ditë
 75kg 135 gr në ditë
80kg 144 gr në ditë
 85kg 153 gr në ditë
 90kg 162 gr në ditë
 Nevoja për proteina ndryshon sipas: moshës, gjinisë, (gratë kanë më pak nevojë pasi që masa e tyre muskulore është më e vogël).Këto nevoja ditore plotësohen duke konsumuar dy ose tri here në ditë ushqim me origjinë kafshësh ose bimësh të pasur me proteinë.
 EKZISTOJNË MË TEPËR SE 10000 PROTEINA
 Proteinat me prejardhje bimore:Këto proteina janë prezente në bishtaja (soja,qiqër etj.). Proteinat me origjinë bimore nuk kanë të gjitha aminoacidet esenciale (përveç sojës). Proteinat me prejardhje nga kafshët: Këto përmbajnë të gjitha aminoacidet e domosdoshme,dhe i gjejmë në mish, peshq, vezë dhe prodhime qumështi. Proteinet me prejardhje nga kafshët duhet të konsumohen çdo ditë për të plotësuar nevojat me aminoacide të domosdoshme. Proteinat “e nxjerrura”: vinë nga vezët dhe nga soja, këto janë burimet e amino-acideve të kualitetit më të mirë. Tri burime kryesore te gatshme: Nga i bardhi i vesë, kazeina dhe whey (hirra), kjo e fundit është më e njohur nga bodybuilder-ët. Këto prodhime ofrojnë përparësinë të ofrojnë proteinën pa materie yndyrore apo kaloritë që i shoqërojnë këto materie. Proteina është një proteinë e lactoserum-it, me prejardhje nga hirra (lactoserum), ideale për ta ndaluar katabolizmin (shkatërrimin e muskujve). Ajo tretet shpejtë nga organizmi. Ky burim i proteinave është i pasur me glutaminë. Është gjithashtu edhe një burim i shkëlqyeshëm i amino-acideve të Degëzuara (ose në angl. BCAA Branched Chains Amino Acids),të domosdoshëm për rikuperimin e rritjes muskulore. Një proteinë që nuk preferohet të merret para se të flemë pasi që nuk shpërndan gjatë kohë amino acide në trup. Në këtë rast preferohet kazeina ose proteina e vesë.Në mbrëmje: Së paku 3 orë pas darkës. Përzihet me qumësht(gjysmë yndyror ose me 0% yndyrë),eventualisht me qumësht nga soja, lëng portokalli(lëshon një sekrecion që është i dobishëm për tretjen e proteinave nga organizmi (por të shmanget marrja në mbrëmje))Nga 1.8 deri në 2 g proteine për kilogram të peshës trupore të ndarë në 4-5 ngrënie.Kujdes, shumë Whey të shitur në treg përmbajnë më tepër përbërës (amino-acide, glutaminë, kreatinë etj), lexoni mirë përbërjen që të evitoni mbi dozimin.
 AMINOACIDET
 Fenilamina është një nga aminoacidet.Struktura e përgjithshme e aminoacideve është e mëposhtmja: Ku grupi R përfaqëson një grup specifik për çdo aminoacid. Në bazë të vetive kimike të këtij grupi aminoacidet klasifikohen në acide, bazike, polare dhe apolare. Grupi amin i një aminoacidi lidhet me grupin karboksil të një tjetri dhe eliminohet një molekulë uji. Lidhja mes dy aminoacideve quhet lidhje peptide. Një zinxhir aminoacidesh të lidhur me lidhje peptide quhet polipeptid dhe shumë polipeptide përbëjnë një proteinë.
 VETITË
 Vetitë e proteinave lidhen me vetitë e përbërësve të tyre, aminoacideve: janë elektrolite amfotere. Për të matur peshën molekulare të proteinave duhen përdorur teknika mjaft të vështira një ndër të cilat është spektometria e masës. Proteinat janë kompozime amfotere. Proteinat, në përgjithësi, nuk treten mirë në ujë, por formojnë tretësira koloideale, gjë që është në pajtim me natyrën e molekulave të tyre. Disa prej tyre treten në ujë (p.sh e bardha e vesë), ndërsa disa të tjerë në tretësira të holluara të acideve, bazave ose të kripërave të holluar.
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Monumentet e kulturës së një qyteti e kombi janë simbole të rëndësishme që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin në shekuj dhe vite. Monumentet e kulturës jo vetëm në perëndim, por edhe në vendet ish-komuniste kanë LEXO ME SHUME....
patur dhe vazhdojnë të kenë një vëmendje të veçantë. Të gjithëve që na ka rënë rasti të vizitojmë vende të ndryshme të kontinentit tonë, dhe “shkrihemi” duke treguar një foto të bërë në këto monumente.
Mezi presim të bëjmë dhe publikojmë një foto, tashti në FB., për t’u treguar të gjithëve se kemi qenë në “filan” vend apo në "filan" monument të kulturës europiane. Po përse nuk duhet që këto institucione shpirtërore dhe materiale të një kombi të mos marrin vendin që ju takon edhe tek ne, të bëhen të vlefshëm deri të shenjta për të gjithë ne?! Zhvillimet sociale dhe urbane mbas viteve ‘90-të, zhvillimi dhe “nënvleftësimi” i këtyre monumenteve mund të takohet edhe në vende të tjera ish-komuniste por tek ne, në këto vite pati përmasa alarmante duke i kthyer biles edhe në “kioska” rakie e qoftesh dhe duke u marrë me to gjithkush qoftë edhe pa një formim dhe edukim në këtë fushë.    
Këto monumente shpesh u trajtuan si të “njerkës”, e në fakt janë tonat. Urbanizmi dhe krijimi i “monumenteve” shumë urbane personale, shtëpi banimi shpesh pa asnjë projekt dhe hapsira të tjera urbane, nuk i zëvendëson vlerat e vërteta materiale dhe shpirtërore të një qyteti ose një kulture të caktuar. Shpirti urban dhe urbanizimi material dhe shpirtërorë, nuk takohet vetëm në vendet e ish-komuniste. Ky koncept për urbanistikën dhe mënyrën e jetesës gati zuri vend edhe në perëndim. Por studjuesit dhe specialistët e zhvillimeve sociale dhe urbane përpiqen gjithnjë e më shumë të ruajnë traditën dhe monumentet e saj urbane materiale dhe shpirtërore territoret e tyre me të gjitha vlerat kulturore e shpirtërore.
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime :
“Ansambël arkitekturor” është tërësia e një numri ndërtesash, të cilat i lidh një koncept i njëjtë krijues.
“Ansambël historik” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me vlera historike.
“Ansambël muzeal” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike që mbrohet nga shteti.
“Ansambël urban” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me një qendër qytetare, e cila mund të formohet prej një ose disa pjesëve të një zone banimi.
“Ansambël urbanistik, arkitektonik, tradicional” është tërësia urbanistiko-arkitektonike e një qendre të banuar, e formuluar sipas kritereve kompozicionale të së kaluarës.
“Arkitekturë tradicionale” është arkitektura e së kaluarës me zbatim kohor relativisht të gjërë.
7.“Dëmtim” është ndërhyrja në dëm të pasurisë kulturore, materiale ose jomateriale, që cënon funksionin ose pamjen origjinale të këtyre pasurive. LEXO ME SHUME....

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels