IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/

 Jeronim de Rada (Girolamo de Rada), lindi në vitin 1814 dhe vdiq në vitin 1903, ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe.
  U lind në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi nëNapoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë
shqiptare "L'Albanese d'Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste tëItalisë ndaj atdheut të të parëve.
Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe tëgjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.
Mjaft e gjerë është edhe veprimtaria poetike e De Rada Nisi të botojë që herët por shkrimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike- epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843. I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën Pasqgra e një jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet në luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafan është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.
De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit"
Tituj të veprave • Milosao • Një pasqyrë e jetës njerëzore • Serafina Topia • Skënderbeu i pafan • Fjamuri i Arbërit (revistë) • Rapsodi të një poeme shqiptare, mbledhur në kolonitë e rrethit të Napolit,1983 Prishtinë: Rilindja • Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli Elleni e i Latini 1997 Cosenza Brenner • Këngë të milosaut : poemë 2002 Tiranë : Naim Frashëri • Autobiografia, 2000 Tiranë: Onufri • Parime të estetikës : mendime rreth jetës dhe qëllimeve të saj (ekstrakte) 2003 Tiranë : Globus R
De Rada është romantiku ynë i parë, i cili pa se letërsia popullore e përdorur në vepra luan një rol të rëndësishëm në pasurimin e tyre. Ai, siç dihet, u mor edhe me mbledhjen e folklorit në viset e ndryshme ku jetonin arbëreshët, në radhë të parë, në viset e Kalabrisë, sidomos të fshatit të tij të lindjes, Makit. Pas mbledhjes së krijimtarisë gojore arbëreshe, De Rada botoi edhe vepra origjinale me vlera të mëdha artistike, siç janë “Këngët e Milosaos” (1836), “Një pasqyrë e jetës njerëzore” (1898) dhe “Skënderbeu i pafan” (1872-1884). Ndër këto vepra më së shumti shquhet poema romantike, apo siç e quajnë dsia studiues, romani autobiografik lirik i dashurisë, “Këngët e Milosaos”. Vepra “Këngët e Milosaos” për subjekt ka historinë e dashurisë së Milosaos, birit të sundimtarit të Shkodrës me Rinën, vajzë e varfër, bijë e Kollogresë, një dashuri e thjeshtë fshatare, me temë nga shekulli i XV, e mbrujtur me një lirizëm të thellë dhe me një dekor të pasur natyrorë. Subjekti kryesor i kësaj vepre është i ngjashëm me dashurinë e autorit, e cila ishte e gjykuar të shuhet. Pra, në këtë vepër, dy të rinj, Milosao dhe Rina, çojnë dashuri të pastër ndonëse dallimet klasore e thonë fjalën e kobshme, pengojnë që të gëzohet fryti i zemrave: dashuria. Për shkrimin e kësaj vepre, si dhe për shkrimin e veprave të tjera, De Rada u mbështet shumë në truallin e poezisë popullore sa gjatë gjithë veprës së ndihet fort fryma e krijimtarisë gojore, natyrisht e transponuar mjeshtërisht në shpirtin e poetit, me përjetimin që iu tha në zemër. Përgjatë kësaj pune poeti nuk u bë imitues i verbër i poezisë popullore, por u ngjall nga ajo, duke e ngritur artin e vet shumë lart. Ndoshta në këtë ndikoi fakti se edhe vetë subjekti i poemës kishte të bënte me ndjenjat e të rinjëve fshatarë, të cilët luftonin dhe dashuronin. Në këtë vepër, si edhe në të tjerat, De Rada, letërsinë popullore e shfrytëzoi në mënyrë asimiluese dhe krijuese. Megjithë mbështetjen në letërsinë gojore, kudo në krijimtarinë e tij shihet vula vetjake e poetit. Me elementet nga folklori te De Rada nuk duhet kuptuar vetëm ndikimin apo huajtjen e vargjeve, por këtu duhet të përfshihet edhe huazimi i motiveve, ambienteve, personazheve, ngjarjeve dhe tipave që shpesh i ndeshim në poezinë popullore. Në rend të parë, për të shkruar veprën “Këngët e Milosaos”, De Rada nga poezia popullore arbëreshe huazoi personazhet me të gjitha karakteristikat dalluese. Nga figurat e kësaj poezie mori Milosaon, heroin kryesor të poemës, i cili në këngët popullore arbëreshe ndeshet me emërin Miloshin.


http://eseshkolle.blogspot.com/
BRETKOSA
Bretkoca (apo mashkulli i saj Bretku) është kafshë e vogël pa bisht, me ngjyrë të murrme a të gjelbër, me këmbët e prapme të gjata, që ecën duke kërcyer dhe që mund të jetojë në ujë dhe në tokë.
Ka disa lloje si Bretkosa e gjelbërt, e barit, dhe janë të njohura për këndimin (kuakin), që lëshojnë dhe për tufat që krijojnë.
Zbulohet bretkosa më e vogël në botë
Një lloj bretkose që duket të jetë më e vogla në botë është zbuluar në Papua, Guinea e Re, nga një ekip amerikan.
Me një gjatësi 7mm, Paedophryne amauensis mund të jetë vertebrori më i vogel në botë - grup që përfshin gjitarët, peshqit, zogjtë dhe amfiët.
Kërkuesit gjithashtu kanë gjetur një të aferm të largët, Paedophryne swiftorum.
Bashkë me paraqitjen e llojeve të reja në revisten PLoS One, ata sugjerojne se përmasa e vogel e bretkosës lidhet me habitatin e tyre në fletet e gjetheve të rëna në dyshemenë e pyllit.
Gjetja e bretkosave nuk është një detyrë e lehtë. Ato janë të maskuara mes gjetheve të rëna në pyll, dhe kanë zhvilluar sinjale zanore të përngjashme me ato të insekteve, duke i bërë ato të vështira për t'i zbuluar.
Gjinia Paedophryne është zbuluar vetëm së fundmi dhe përbëhet nga një numër llojesh me përmasa të vogla të gjetur në pika të ndryshme të pyjeve lindore të Papua Guinea e Re.
Para se të gjendej Paedophrynes, titullin "bretkosa më e vogel në bote" e mbante bretkosa e artë braziliane (Brachycephalus didactylus) dhe i afermi i saj i larget kuban, (Eleutherodactylus iberia). Ata të dy jane më pak se 1cm të gjate.
Helmi i bretkosës, si kurues për kancerin
Uashington, 3 Korrik 2011– Imagjinoni sikur helmi i një bretkose të mund ta kthente kancerin nga një sëmundje vdekjeprurëse në një sëmundje kronike të shërueshme. Apo një virus që do të ndryshonte trajtimin për njerëzit që vuajnë nga fibroza cistike. Këto janë vetëm disa nga shpikjet që u nderuan me çmim në konferencën e Londrës për të Ardhmen e Mjekësisë.
Profesor Kristofer Shou dhe kolegët e tij shpresojnë se janë në prag të gjetjes së një trajtimi të ri që mund të ndryshojë mënyrën se si e shohim kancerin sot. Ata po përpiqen të mbledhin një proteinë që del përmes sekrecioneve nga disa bretkosa të marra nga Kina. Ekipi ka udhëtuar në gjithë botën duke testuar 200 lloje bretkosash nga 3,500 që ekzistojnë gjithsej.
“Ne e hasëm këtë molekulë rastësisht nga kjo bretkosë e quajtur Waxy Monkey. Dhe nga testet që bëmë doli se ajo e ndalon tërësisht rritjen e enëve të gjakut”.
Ekipi i profesor Shou arriti të merrte helm nga bretkosat duke përçuar një rrymë të lehtë elektrike në lëkurën e tyre.
“Pas testeve të tjera zbuluam se kjo molekulë ishte më e fuqishmja për ndalimin e zgjerimit të enëve të gjakut, dhe sigurisht që këto të fundit janë qenësore në procesin e sëmundjes së kancerit, qoftë për përhapjen e tij apo ndarjen e qelizave kanceroze në trup”.
Ekipi shpreson t’i fillojë testimet në kafshë brenda dy vjetëve. Profesor Shou thotë për VOA se mes tjerash, ata po zhvillojnë kërkime edhe për molekula që shkatërrojnë bakteret rezistente ndaj ilaçeve, apo virusin HIV, parazitët e malaries etj.
Një shpikje tjetër është drita fosforeshente e përdorur për fotografimin e dhëmbëve. Ajo tregon shumë më tepër seç mund të shihet me sy të lirë. Pacientët mund të shohin qartë se ku ka më tepër mundësi që të kenë probleme me mishin e dhëmbëve dhe cilat pjesë duhet t’i pastrojnë më me kujdes.
“Gjërat mund të shihen që kur kanë filluar të prishen, çka nuk mund të dallohet me sy të lirë. Dhe me një higjienë më të mirë të gojës, këta dhëmbë mund të riparohen pa pasur nevojë të gërryhen dhe të mbushen”.
Ndërkohë, përparim vazhdon të bëhet në fushën e gjenetikës. Megjithëse është e vështirë të imagjinohet, kjo gjë është shumë e rëndësishme, sepse do të thotë se trajtimet për fibrozën cistike janë të mundura.
Një ekip i Kolegjit Imperial të Londrës ka zbuluar një mënyrë për ta zëvendësuar gjenin e gabuar të fibrozës cistike me gjenin e duhur. Vështirësia ngelet tek mënyra se si do të futet ky gjen në mushkëritë e pacientit.
“Gjeni nuk mund të futet thjesht në mushkëri dhe të shpresosh se qelizat e marrin atë. Na duhet një mënyrë e caktuar për t’i përcjellë këto gjene në qeliza dhe për këtë kemi krijuar një virus që do të jetë efikas në përcjelljen e gjenit në mushkëri”.
Pacientët e sëmurë me fibrozë cistike kanë një regjim trajtimi shumë të rëndë. Ata marrin ilaçe çdo ditë. Përveç kësaj, ata u nënshtrohen fizioterapisë për ndalimin e mukusit që mund t’u bllokojë mushkëritë.
Zonja Grizenbah thotë se një dozë e virusit të ri do të zgjaste për dy vjet dhe kjo do të ishte shumë e rëndësishme nga pikëpamja terapike, meqenëse do të rrallonte marrjen e ilaçeve nga pacientët me fibrozë cistike.



http://eseshkolle.blogspot.com/MOSZBATIMI  I  LIGJIT
“RAST:
NJE DITE DJALI I XHAXHAIT U SEMUR RENDE.MENJEHERE E DERGUAM NE SPITAL. PORSA HYME ATJE ASKUSH NUK U INTERESUA PER TE. BABAI
IM THIRRI DOKTORIN DHE AI ERDHI TA KONTROLLONTE .AI I THA BABAIT SE AI KISHTE GURE NE VESHKA DHE DUHEJ TE OPEROHEJ .POR KUR BABAI I DHA PARA ATIJ AI NDRYSHOI MENDIM .THA SE NUK DUHET OPERUAR POR DUHEN MARRE ILAQE PER TI SHUAR DHIMBJET . NE DITET E SOTME CDO GJE ZGJIDHET ME PARA .NESE NE SPITAL SHTETEROR NUK JEP PARA ATA TE LENE TE VDESESH , NUK E KANE PROBLEM.KORRUPSIONI ESHTE KTHYER NE ZAKON . DHE NUK ESHTE SE E PERDORIN NJE APO DY QYTETARE TANI E PERDORIN TE GJITHE ,KUSH ME SHUME  E KUSH ME PAK.”
AI ESHTE BERE PJESE E JETES TONE

ESHTE SHNDERRUAR NE DICKA NORMALE

SHKAQET
KORRUPSIONI …NJE FENOMEN QE E PERDORIN TE GJITHE VETEM SE NE MENYRA TE NDRYSHME .
MOSNJOHJA E LIGJIT …KA SHUME PERSONA QE NUK DUAN TIA DINE PER LIGJIN DHE E SHKELIN ATE ME DASHJE OSE PA DASHJE .
INTERESI PER TE PASUR SA ME SHUME PASURI NE MENYRE TE JASHTELIGJSHME ,,,KJO I SHTYN ATA TE MERREN ME SHITJEN E DROGAVE TE PALIGJSHME .
DESHIRA PER TE PASUR PUSHTET ..PER KETE ATA JANE NE GJENDJE EDHE TE VRASIN APO TE RREMBEJNE NJEREZ TE CILET MUND TE JEN TE PAFAJSHEM OSE JO . 
CILAT DO QOFSHIN SHKAQET ASKUSH SKA TE DREJTE TA SHKELE LIGJIN OSE PERNDRYSHE DO PERBALLET ME PASOJA .

PASOJAT

ARREST ME BURG PER PERSONAT QE KRYEJNE VEPRA PENALE SI EDHE :
GJOBA PENALE .
DEMSHPERBLIM PERMES SIGURIMEVE PER ATA QE SHKATERROJNE MAKINAT E TE TJEREVE .

SUGJERIME

TE HIQEN NGA PUNA PERSONAT QE MERREN ME KORRUPSION.
TE GJENDEN MENYRA TE REJA PER TUA BERE TE DITUR QYTETAREVE SE LIGJI DUHET ZBATUAR ME PERPIKMERI .
DUHET GJETUR NDONJE MENYRE PER TI BERE ATA TE REAGOJNE SE LIGJI ESHTE PER TE GJITHE DHE DUHET ZBATUAR NGA TE GJITHE JO VETEM NGA SHTRESAT E ULETA TE POPULLSISE .

http://eseshkolle.blogspot.com/
Një permbledhje Gjuhës nga 
Komunikimi 

Sinonimet , Antonimet

Komunikimi lindi kohe me pare nga vete njerezit .Njerezit kishin nevoje te shprehnin mendimet , idete e tyre ,ndenjat per cdo gje qe e rrethonte . Fillimisht njerezit filluan te pikturonin ato cka shihnin ne
menyren e tyre . Me pas piktura mori trajten e fjaleve dhe gjuhes se shkruar . Te shumta jane deshmite qe tregojne se njerezimi ka filluar shume kohe me pare te komunikoje, kjo shihet nga pikturat ne muret e shpellave nga shkornjat e alfabeteve te atehershme etj . Normalisht komunikimi ka hap pas hapi ardhur gjithnje duke u zhvilluar duke marre trajta te reja ne cdo kohe ,nga antikiteti e deri ditet e sotme ku ne zoterojme tashem nje komunikim mjaft modern ,elektronik ,efikas dhe shume te shpejte .
Të komunikosh do të thote të japësh dhe të marrësh informacione, të shkëmbesh ide , mendime , ndjenja etj.
Dhënësi, marrësi, mesazhi, referenti, kodi dhe kanali janë gjashtë elementet qe bashkëveprojnë me njeri-tjetrin në çdo lloj komunikimi
Llojet e komunikimti janë : Komunikim gjuhësor dhe jo gjuhësor
Komunikimi gjuhësor ka si kod gjuhën (shqip, anglisht,italisht etj) Komunikimi jo gjuhësor është ai që realizohet me anë të gjesteve , zërit , dritës , ngjyraveve , figurave , simboleve ejt.
Përmes gjuhës së folur dhe të shkruar ne arrijmë të : shprehim ndjena, shkëmbejme ide dhe provoja, tragojmë gjëra te verteta dhe imagjinare, përshkruajmë njerëz,kafshe, gjëra, situata etj . Gjuha e folur dhe e shkruar është mjeti kryesor I komunikimit. Nepermjet gjuhës zbëthen të gjitha sistemet e shenjave . Për të komunikuar sa më mirë ne duhet të zhvillojem të katër aftesite gjuhesore : të folurit ,të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit.
Sinonimet Janë fjalë të ndryshme me kuptim të njëjtë ose të ngjashëm . Antonimet Janë fjalë me kuptime të kundërta .
Sinonimet Janë fjalë të ndryshme me kuptim të njëjtë ose të ngjashëm . Antonimet Janë fjalë me kuptime të kundërta .





http://eseshkolle.blogspot.com/
GJUHA AMTARE, SIMBOL I NJË KOMBI Gjuha është një nga tre simbolet e një shteti. Ajo përcakton identitetin tonë. Gjuha e çdo kombi ështe unike. Ajo mbart në vetvete historinë dhe kulturën e tij.
FLAMURI SHQIPTAR
GJUHA AMTARE
HIMNI KOMBËTAR
HISTORIKU I GJUHËS SHQIPE Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Dijetari i njohur gjerman Franz Bopp vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane.
FAMILJA E GJUHËVE INDO- EVROPIANE
Origjina Gjuha shqipe e ka burimin, prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes.  Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në një nga veprat e tija. Hans Erich Thunman
Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja. Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. “Formula e pagëzimit” (Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit)
Të dhëna për “formulën e pagëzimit”  Formula e pagëzimit gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.  Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht). Kjo formulë është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”. Pal Ëngjëlli
Fjalorthi i Arnold von Harfit¢ Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von Harf, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Ai kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Fjalori i Arnold von Harfit
Ungjilli i Pashkëve Ungjilli i Pashkëve është një tekst i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar, njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”. Ungjilli i Pashkëve
“Meshari” i Gjon Buzukut  Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. ¢ Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. Meshari dhe busti i Gjon Buzukut
DIALEKTET E GJUHËS SHQIPE  Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten.  Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja). Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin.
NDARJA E SHQIPERISË SIPAS DIALEKTEVE
SHQIPJA STANDARDE  Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
ALFABETI SHQIP   Në vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punën për te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera.
ZHVILLIMI I GJUHËS SHQIPE GJATË PERIUDHËS SË RILINDJES KOMBËTARE   Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior.  Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re veprimtarive të kësaj lëvizjeje. Anëtar të “Shoqatës së të shtypurit shkronja shqip” (Jani Vreto, Lazër Lumezi dhe Mati Logareci)
KONGRESI I MANASTIRIT Kongresi i Manastirit u mblodh më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit. Ne këtë Kongres, , u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe.
PJESËMARRËSIT NË “KONGRESIN E MANASTIRIT”
KOMISIONI LETRAR SHQIP  Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916.  Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare.  Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
KONGRESI I DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE   Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u hap në Tiranë më 20 nëntor të vitit 1972.   Aty morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.   Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar.
ALFABETI I SHQIPES   Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
PËRHAPJA E GJUHËS SHQIPE
RILINDAS, QË KANË DHËNË KONTRIBUTIN E TYRE NË PËRPARIMIN E GJUHËS SHQIPE Aleksandër Xhuvani (1880-1961)   Veprimtarinë e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
EQREM ÇABEJ (1908- 1980)   Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.   Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
KOSTANDIN KRISTOFORIDHI (1827- 1895)   Lexues dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës.   Veprimtaria e tij themelore ishte në dy fusha të lidhura ngushtë: për gjuhën dhe për shkollën shqipe. Botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfabetin.
NAUM VEQILHARXHI (1767 - 1846)   Naum Veqilharxhi (1767 - 1846) ishte ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës shqipe. Shqiptari i parë sipas dokumenteve personale zyrtare.  Abetarja e parë e tij u shkrua dhe u botua në vitin 1844. Kjo abetare përmbante dhe një alfabet origjinal, por meqë ai ishte unik në llojin e tij, i vështirë për t'u shkruar dhe pa asnjë ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati mundësinë për ta bërë popullore.
SI NDIKON MËSIMDHËNIA DHE MËSIMNXËNIA NË GJUHËN SHQIPE TEK FËMIJËT SHQIPTARË QË NDODHEN JASHTË SHTETIT?   Mësuesët, të cilët japin mësim në gjuhën shqipe në shkollat jashtë kufijëve shqipëtar, japin një kontribut të madh në vazhdimësinë e gjuhës amtare, si dhe në edukimin e këtyre fëmijëve, që jetojnë jashtë vendit, me vlerat e gjuhës sonë.
"THEMELIN E DITURISË DHE TË ATDHETARISË E PËRBËN GJUHA SHQIPE."

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels